>Pse kemi qejf të bëjmë thashetheme

>

 “Psst…çka ka të re? Të gjithë e kemi bërë këtë: kemi përcjellë një thashetheme pikante apo me padurim kemi
dëgjuar të palarat e dikujt tjetër. Edhe pse papritmas mund të jemi ndier me faj, kemi vazhduar të dërdëllisim sidoqoftë.
E vërteta është që 80 për qind e bisedave tona të përditshme janë krejtësisht personale, dhe pjesa më e madhe e bisedës janë thashetheme më shumë se asgjë tjetër, sipas një studimi të vitit 2009 nga Nicholas Emler, profesor i psikologjisë në Universitetin e Surrey në Angli. Arsyeja kryesore që ne vazhdojmë ta bëjmë edhe më shumë: “Është argëtim i parezistueshëm”, tha Frank McAndrew, profesor i psikologjisë në Knox College në Galesburg të Illinois. Në fakt, mendjet tona janë të thurura ashtu që të mendojnë për të në atë mënyrë, thotë antropologjistja biologjike Helen Fisher, autore e “Why Him? Why Her?: How to Find and Keep Lasting Love”. Kur ne dëgjojmë një thashetheme të re pikante, truri ynë mund të reagojë ndaj risisë së saj në të njëjtën mënyrë si ndaj ndonjë përvoje të re dhe eksituese: Ngrihen nivelet e dopaminës në tru. “Me rritjen e dopaminës vijnë ndjenjat e energjisë dhe entuziazmit”, tha dr. Fisher. 
Por kjo është vetëm një pjesë e tregimit. Pse ne e bëjmë këtë. Kur ndihmon dhe kur dëmton është po aq fascinuese sa… paj, një thashetheme e mirë.. Lexoni më poshtë sekretet e kësaj – dhe lirisht shpërndajini fjalët.
    
Pse e bëjmë këtë
Përgjigjja e shkurtër: ta kuptojmë njëri-tjetrin. Pasi që ç’është e drejta kurrë nuk e dimë se çka janë duke menduar të tjerët, duke mbledhur informata nga dhe për ta – në esencë, duke luajtur detektivin amator – është mënyrë më e afërt për të hyrë brenda kokave të tyre. “Ne jemi gjithmonë duke eksploruar, duke tentuar ta zbulojmë misterin përbrenda,” tha Emrys Westacott, profesor i filozofisë në  Alfred University në New York dhe autori i librit të ri “The Virtues of Our Vices”. Duke folur, edhe atëherë kur është thashetheme, është një mënyrë e rëndësishme për t’i njohur njerëzit nëpërmjet njerëzve tjerë, pajtohet Susan Hafen, profesoreshë e komunikimit në Weber State University në Utah.
Sigurisht, ka mënyra më të mira për ta bërë këtë, por në të vërtetë ne nuk mund të durohemi. Thashethemet janë pjesë e ADN-së sonë. Mendojeni si një instinkt mbijetese. Për të mbetur gjallë dhe përparuar, paraardhësit tanë parahistorikë është dashur të arrijnë t’i kuptojnë punët e brendshme në komunitetin e tyre – kujt kanë mundur t’i besojnë për të dalë në gjueti së bashku, me kë duhej të çiftohen. Përgojimi ka qenë mënyra sesi e kanë zbuluar këtë. “Ne në parim jemi pasardhësit e një grupi të njerëzve që fusin hundët në punë e të tjerëve”, tha dr. McAndrew.
Ne mund të mos kemi nevojë të bëjmë thashetheme për të mbijetuar në mënyrën e njëjtë si paraardhësit tanë, por kjo mund të na ndihmojë se kujt t’i besojmë (“Askush nuk mund të thotë një fjalë te keqe për Susie”) apo nga kush të shmangemi (“Çdokush është duke folur se çka ka bërë Linda”). Është një mënyrë për të naviguar rrjetet tona komplekse shoqërore, tha Robin Dunbar, drejtor i Institute of Cognitive & Evolutionary Anthropologyn në Universiteitn e Oxfordit. 
Në anën tjetër, ne po ashtu bëjmë thashetheme për t’i informuar të tjerët se kush jemi ne. Le të themi që ju ia përcillni një thashetheme pikante për jobesnikërinë e fqinjit tuaj. Duke ofruar opinionin tuaj për këtë gjë ju mundësohet që ta tregoni vetë karakterin tuaj të moralshëm. Në anën tjetër, ju do të zbuloni nëse pajtohet me ju personi me të cilin jeni duke “biseduar”. Derisa flisni bashkë detajet dhe gjykoni veprimet negative , “ajo çka jeni duke bërë në të vërtetë është që thoni, ‘Ne jemi më të mirë se ata’”, thotë dr. Fisher. Ju jeni duke riafirmuar dhe ndarë vetë vlerat tuaja.”
Aspekti pozitiv i thashethemeve

Përveç që liron materiet kimike të trurit që bëjnë të ndiheni mirë si dopamina, thashethemet po ashtu rrisin edhe nivelet e progresteronit, një hormon që redukton stresin dhe shqetësimin, sipas një studimi të fundit të Universitetit të Michiganit. Mirëqenia jonë merr një shtytje tjetër nga fakti që thashethemet na lidhin. “Ju qeshni, ju qani…ju lidheni,” tha dr. Fisher. “Ju jeni duke e forcuar lidhjen mes juve dhe personit me të cilin jeni duke folur.”
Dhe në vend të punës, duke qenë të mbushur me një mal me thashetheme ju mund të jeni në pozitë përparësie – veçanërisht tani. Një studim i vitit 2008 nga Society for Human Resource Management (SHRM) ka zbuluar që gjatë periudhës 12-mujore gjatë recesionit, 54 për qind të profesionistëve të Human Resources (burimeve njerëzore) kanë raportuar një ngritje në thashethemet e zyrës për suspendimet e mundshme. Prandaj bisedat për kolegë jo vetëm që ju sigurojnë informata të dobishme ditë për ditë, si gjërat që i shkaktojnë bezdi shefit tuaj, por po ashtu mund të merrni paralajmërime për sigurinë e vendit tuaj të punës. Ju dëgjoni gjëra me anë të thashethemeve që zakonisht nuk do të kishin dalë publikisht,” tha dr. Westacott. “Nuk ka memo zyrtare për informata si këto, dhe prapëseprapë njerëzit kanë nevojë t’i dinë”. 
Një plus tjetër: Thashethemet na mbajnë në rregull. Sipas një studimi të vitit 2004 të Florida State University, thashethemet na mësojnë se çka është sjellje normale dhe e pritur, dhe na ndalon të mos bëjmë të kundërtën. “Duke kuptuar që dikush mund të flasë për ju, ju parandalon të silleni në mënyrë të papranueshme,” tha dr. McAndrew.


Aspekti negativ i thashethemeve

Nuk është befasi: Përgojimi mund të jetë dëmtues, sidomos kur kemi të bëjmë me bisedë keqdashëse që nuk shërben asnjë qëllim përpos se të përpiqemi të ulim dikë tjetër për ta ngritur veten lart. Jo vetëm që është përjashtuese, por “ajo çka vëni në sferën publike mund ta dëmtojë në të vërtetët reputacionin e dikujt,” tha Westacott. Dhe me ardhjen e mesazheve textuale, pastaj Facebook, Twitter dhe YouTube, thashethemet tani ndodhin në një shkallë shumë më të madhe dhe më të shpejtë. “Më herët është dashur më shumë kohë që informatat prej pikës A të shkojnë në pikën B,” tha dr. McAndrew. “Teknologjia ka lëvizur përpara më shpejt se aftësia jonë për ta menaxhuar.”
A do të thotë kjo që ne bëjmë më shumë thashetheme, sepse jemi të lidhur me teknologjinë tonë 24/7? E vështirë të thuhet, pajtohen ekspertët, meqenëse është fenomen i vështirë për t’u matur. Ajo çka ka ndryshuar, thonë ata, është mënyra sesi ne e bëjmë këtë – dhe informatat e papërmbajtshme që i shpërndajmë. “Ka ndryshuar qasja ndaj privatësisë,”, thotë dr. Westacott. “Të moshuarit shpesh çuditen me atë që të rinjtë janë të gatshëm të vënë në domenin publik. Kjo transparencë vullnetare çon deri te problemet, ju postoni një fotografi të dikujt në gjendje të dehur, dhe pastaj ai nuk fiton punën apo nuk pranohet në kolegj”- apo edhe shumë më keq. Dëshmia shqetësuese: titujt kryesorë shokues të gazetave si i studentit të Rutgers University i cili ka bërë vetëvrasje pasi që është ekspozuar online. 
Cila është zgjidhja? Një vetëcensurë më e mirë. “Kur dyshoni, mos e bëni!” tha dr. McAndrew. “Ju gjithmonë mund ta bëni të njohur një gjë  edhe më vonë nëse dëshironi, por nuk mund ta ktheni mbrapa, kur njëherë del nga çanta.” Vetëm pse dini një thashetheme atraktive nuk do të thotë që duhet edhe ta shpërndani. Matni pluset dhe minuset para së të thoni diçka. Pyetni veten, nëse them këtë gjë a do ta dëmtojë dikë, apo e gjitha është thjesht argëtim? Dhe pastaj përgjigjja le të jetë udhërrëfyesi juaj./kn

Postuar te Studim, Thashetheme. Komentet te >Pse kemi qejf të bëjmë thashetheme Janë të Mbyllura

>Kosova rrezikon humbjen e milionave për pacientët me HIV/AIDS dhe tuberkuloz

>

Kosova rrezikon të humbë 9 milionë euro fonde për trajtimin e pacientëve me HIV/AIDS dhe tuberkuloz. Kjo për shkak se
donatori, Fondi Global, nuk është i kënaqur me punën e Ministrisë së Shëndetësisë, veçanërisht të sekretarit të përhershëm të saj. Ky i fundit nuk ka pranuar të flasë për një gjë të tillë. Nga korrespondencat që ka siguruar KTV-ja, Fondi Global të premten ka njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe partnerët se ka ngrirë këto fonde për Kosovën./kn

Postuar te KOSOVË, Mjekësi. Komentet te >Kosova rrezikon humbjen e milionave për pacientët me HIV/AIDS dhe tuberkuloz Janë të Mbyllura

>Baroso përsërit thirrjen për dialog Prishtinë-Beograd

>

Tash kur kanë përfunduar zgjedhjet në Kosovë dhe pritet formimi i qeverisë dhe institucioneve tjera, Bashkimi Evropian ka përsëritur të hënën thirrjen për
nisjen e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe atë që ky dialog të nisë sa më parë, sepse, siç shprehen në Bruksel, kjo do të ishte në të mirë të të dyja palëve.
Thirrjet të hënën kanë ardhur nga niveli mjaft i lartë, nga kryetari i Komisionit Evropian, Hose Manuel Baroso, i cili i ka thënë këto pas takimit që pati me kryeministrin e Serbisë, Mirko Cvetkoviq, në Bruksel, raporton Radio Evropa e Lirë.
Ne shpresojmë se, si Prishtina, ashtu edhe Beogradi, do ta shfrytëzojnë këtë rast që t’i zgjidhin çështjet praktike, të cilat do të lehtësonin jetën e njerëzve në Kosovë, ka thënë kryetari i Komisionit Evropian. Baroso, po ashtu, ka përshëndetur gatishmërinë e Beogradit për të nisur dialogun me Prishtinën. 
Kryetari i Komisionit Evropian ka thënë se përshëndet edhe gatishmërinë e Beogradit që t’i mbajë si dy çështje të ndara raportin e Dick Martyt në Këshillin e Evropës dhe dialogun me Prishtinën.

Kryetari i Komisionit Evropian ka përsëritur edhe kërkesat që më herët i kishin parashtruar zyrtarë të tjerë të BE-së drejtuar Dick Martyt, që ai nëse ka prova, t’i paraqesë ato dhe të bashkëpunojë me EULEX-in gjatë hetimeve. 
Pohimet rreth krimeve dhe krimit të organizuar ne i marrim seriozisht, ndërsa lufta kundër këtyre dukurive, duhet të jetë obligim i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë këtu edhe Kosovën, është shprehur Baroso, për të shtuar se, sipas tij, kjo çështje mund të vazhdojë tutje vetëm nëse mblidhen dëshmitë, të cilat do të ishin të pranueshme edhe për gjykata.

Presidenti i Komisionit Evropian i ka dhënë këto deklarata, pasi nga kryeministri i Serbisë, Cvetkoviq, në Bruksel kishin marrë përgjigjet për pyetësorin, të cilin Komisioni Evropian i kishte dërguar Beogradit, në mënyrë që të përgatitet përgjigja për aplikimin e Serbisë për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE. 
Kryeministri i Serbisë, Cvetkoviq, ka thënë se vendi i tij është i gatshëm për dialog dhe se vetëm me biseda mund të zgjidhen edhe çështjet më të komplikuara. 
I pyetur për raportin e Dick Martyt, ai ka theksuar se Serbia, sipas tij, nuk dëshiron ta politizojë këtë raport, por kërkon hetime të pavarura në mënyrë që të gjendet e vërteta. 
Madje, edhe nëse këto hetime konfirmojnë atë çfarë është thënë në raport, ne nuk do ta kriminalizojmë një popull të tërë, por do të konsiderojmë se bëhet fjalë për raste individuale, ashtu siç individualizojmë edhe ngjarje tjera që kanë ndodhur në territorin e ish-Jugosllavisë, është shprehur kryeministri i Serbisë, Cvetkoviq./kn

Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >Baroso përsërit thirrjen për dialog Prishtinë-Beograd Janë të Mbyllura

>Jetoi 6 muaj me 13 cm dru në kokë

>

Një qytetar rus ka jetuar 6 muaj me një copë druri 13 cm në kokën e tij. Qytetari ka shpëtuar nga copa e drurit me ndihmën e një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Kirurgët në qytetin Yekatering të Rusisë kanë arritur të heqin nga koka e Vladimir Bitnev-it një copë druri të përmasave 13 cm. Pasi kishte jetuar 6 muaj pa ndjerë asgjë, Bitnev është vizituar tek mjekët vetëm kur i kanë filluar dhimbjet. Doktorët u çuditën shumë kur panë grafinë e kokës së Bitnevit.

Ja si rrodhën ngjarjet: 

“6 muaj më parë Bitnev kishte shkuar në shtëpinë e tij verore ku përkujdesej për mbarëvajtjen e pemës së mjedrës. Papritmas atij i rrëshqiti këmba dhe Bitnev u rrëzua përtokë duke i rënë të fikët. Zonja Bitnev lajmëroi menjëherë ambulancën pasi shikoi bashkëshortin e saj të shtrirë përdhe. Bitnev qëndroi tre ditë në koma dhe kur u zgjua mjekët nuk gjetën asnjë shenjë sëmundjeje teksa përdorën diagnozën e dëmtimit të trurit.”

Pas gjashtë muajsh, Bitnev pati dhimbje koke dhe fryrje të faqes. Këtë here Bitnev kaloi nëpër një kontroll më të hollësishëm. Në fund të tomografisë së trurit mjekët gjetën një pjesë druri 13 cm në kokën e Bitnevit.

Mjekët pohojnë se Bitnev është me shumë fat ngase nëse copa e drurit do të lëvizte edhe 2mm më tej, Bitnev mund të humbiste aftësinë e të shikuarit dhe të verbohej.

Operacioni kaloi me sukses. Ndërkohë që kirurgët shprehen se Bitnev gëzon shëndet të plotë , copëzën e drurit të nxjerrë gjatë operacionit e kanë ruajtur në muzeun e spitalit.

Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Jetoi 6 muaj me 13 cm dru në kokë Janë të Mbyllura

>Berisha në komision: Grushti ndaj shtetit i organizuar

>

Kryeministri Sali Berisha dëshmoi para pak momentesh në komisionin hetimor parlamentar për ngjarjet e 21 janarit, duke akuzuar si autorë të këtij grushti ndaj shtetit, treshen Rama-Ruçi-Gjinushi.
“Ishte një grusht shteti, i cili u paralajmërua në mënyrën më të përsëritur nga autorët e tij, nga Rama, Ruçi dhe Gjinushi. Ishte një grusht shteti, i cili u përgatit duke shfrytëzuar trashëgiminë më të zezë të Partisë Socialiste. Grushti i shtetit u udhëhoq nga një treshe në krye të kësaj partie, duke besuar se PS-ja do t’i mbështesë plotësisht ata”, tha Berisha.

Ai akuzoi Partinë Socialiste se nuk ka ardhur asnjëherë në pushtet me vota të lira, duke shtuar se kjo parti edhe me drejtuesit e rinj po tenton të eliminojë votën e lirë.

“Zoti kryetar, ata që më rrethuan mua dhe Këshillin e Ministrave ishin bajloz të një pushteti të vjetër. Grushti kishte dy gjysma: ana e ndritshme që ishte Rama-Gjinushi-Ruçi dhe kishte edhe anën e errët dhe këta ishin personat që qëndronin në bulevard. Dhjetëditëshin e fundit kreu i grushtit të shtetit, Edvin Rama do të deklaronte se kryeministri i vendit ose të pranonte pushtetet ose do të tejkalonte Kushtetutën. Një natë përpara do të paralajmëronte kryeministrin se do të duhet të kalonte mbi kufoma”, tha kryeministri.

Berisha përmendi këtu edhe videon e transmetuar ndaj Ilir Metës, duke e vlerësuar si një manipulim të kreut të opozitës Ilir Meta./gs

Postuar te RAJONI, Shqiperi. Komentet te >Berisha në komision: Grushti ndaj shtetit i organizuar Janë të Mbyllura

>Ndërron jetë kompozitori i Agjentit 007

>

Kompozitori i kolonave zanorë të serialit “Agjenti 007” dhe disa prej krijimeve më të
rëndësishme të Hollivudit ndërroi jetë gjatë mesditës.

77-vjeçari John Barry pësoi një infarkt, ndërsa ndodhej në banesën e tij në Nju Jork, raportoi CNN.

Barry, fitues i pesë çmimeve Oscar ndërmjet shumë çmimeve të tjerë për krijimet e tij, kompozoi kolonën zanore të 11 filmave të “James Bond”-it.

Ai konsideroj si gjenia i kolonave zanore të Hollivudit dhe një prej pianistëve më të mëdhenj të planetit./tch

Postuar te Kinematografi, Show-Biz. Komentet te >Ndërron jetë kompozitori i Agjentit 007 Janë të Mbyllura

>Bie nga 305 metra lartësi, mbijeton

>

Një alpinist ka rënë nga maja e një mali të lartë 305 metra… dhe mbijetoi.

Adam Potter është

gjetur nga helikopteri i shpëtimit duke qëndruar në këmbë pas rënies dhe duke parë hartën.

Skocezi ka pësuar dëmtime në kurriz për shkak të përplasjes me shkëmbinjtë gjatë rënies.

“Mali kishte disa vende me ngricë dhe rrëshqita. Kur po bija, mundohesha ta ngadalësoja veten, por ishte e pamundur. Ngadalësohesha kur bija në shkurre, por rimerrja sërish shpejtësi”, tha Potter.

Burimet mjekësore skoceze thanë: “Prisnim më të keqen kur po kërkonim. Është e pamundur të biesh nga ajo lartësi dhe të jesh në gjendje të flasësh e të qëndrosh në këmbë. Kjo është një mrekulli.”/tch

Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Bie nga 305 metra lartësi, mbijeton Janë të Mbyllura

>Dielli i dytë për Tokën

>

Fjalët se Ylli i Betelges është pranë shpërthimit dhe se në qiellin tonë do të shfaqet një diell i dytë qarkullojnë prej muajsh tashmë,
por një pedagog i universitetit të South Queensland, në Australi, është cituar së fundmi të thotë se eventi do të ndodhë vitin që vjen, pra në vitin 2012.

Betelges, një yll i kuq gjigand në krahun e djathtë të konstelacionit të Orionit mund të shihet pa shumë vështirësi natën në këtë periudhë të vitit. Ai është i dukshëm në lindje, menjëherë pas perëndimit të Diellit si një yll i shndritshëm i kuq.

Shumë shkencëtarë dhe astronomë të tjerë besojnë se shpërthimi i tij në supernova mund të ndodhë në çdo kohë.

Është e ditur tashmë që jeta e këtij ylli mund të përfundojë, por për ekspertët nuk ka asgjë të përcaktuar saktë. Shpërthimi mund të vijë nesër apo pas mijëra vjetësh.

Por, çfarë do të ndodhë nëqoftëse Betelges shpërthen vërtet?

Astronomët parashikojnë se ai nuk do të rrezatojë kaq shumë sa Dielli, por do të jetë më i ndritshëm se hëna e plotë dhe do të shihet edhe gjatë ditës. Por, “Discovery News” thotë se nuk ka arsye për panik. Ylli gjigand është 640 vite dritë larg Tokës dhe shpërthimi i tij nuk paraqet ndonjë rrezik.

Supernova ndodh me yjet masive në fund të jetës së tyre. Ato krijohen nga yjet përmes fuzionit bërthamor duke e kthyer hidrogjenin në helium dhe pastaj heliumin në karbon dhe elementë të rëndë.

Dielli nuk do të jetë në gjendje të gjenerojë një supernova në fundin e jetës së tij për shkak se nuk ka masën e duhur./tch

Postuar te Kuriozitet, SHKENCË. Komentet te >Dielli i dytë për Tokën Janë të Mbyllura

>Ska rroga me rritje sot!

>

Shume punonjes te cileve u eshte premtuar se qe nga ky muaj do te marrin pagat me rritje, u jane drejtuar bankave per te pyetur se a u kane dal ato dhe sa u jane rritur rrogat. 


Por kane ngelur te zhgenjyer. 
Bankat, sic meson topLajm nuk kane mundur ti leshojne pagat, sepse nuk kane pasur lista dhe nuk kane ditur se a duhet qitur me rritje apo jo! nderkohe po te njejtat burime theksojne se keto paga nuk jane leshuar sespe mungojne informacionet nga thesari i shtetit./topLajm
Postuar te EKONOMI, KOSOVË. Komentet te >Ska rroga me rritje sot! Janë të Mbyllura

>Polici nuk i ndalet kolegëve të tij

>

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, i përkatësisë etnike serbe, i caktuar në detyrë zyrtare në stacionin policor Zubin Potok, është suspenduar të dielen, më 30 janar, pasi ai kishte penguar kolegët e tij në kryerje të detyrës zyrtare. 



Rasti ka ndodhur kur policia ka tentuar të ndalojë një automjet me targa “KM” në fshatin Zhabar të Mitrovicës, por ngasësi i automjetit, i cili po qarkullonte me shpejtësi nga drejtimi i Zubin Potokut në drejtim të Mitrovicës, ka injoruar prezencën e policisë së Kosovës dhe nuk është ndalur. Automjeti i dyshuar, në pamundësi të shmangies nga patrullat e policisë së Kosovës, është ndalur duke goditur njërin nga automjetet zyrtare të policisë së Kosovës. Personi që po drejtonte automjetin ka rezultuar se ishte pjesëtar i PK-së./kn

Postuar te KOSOVË. Komentet te >Polici nuk i ndalet kolegëve të tij Janë të Mbyllura