>Modelja tropojane me veshje intime

>

Alketa Musaj ka lindur në Tiranë, por me origjinë është nga Tropoja. Dhe i pëlqen të na e thotë shpesh gjatë bisedës këtë gjë. “E theksoj gjithmonë që jam me origjinë nga Tropoja, këtu në Itali ka shumë raste që nuk tregojnë që janë shqiptarë, kurse unë e them me krenari gjithmonë që jam shqiptare, madje nga veriu i Shqipërisë, TROPOJA, dhe jam 24 karat tropojane, – na thotë Alketa duke qeshur.

Ajo jeton me familjen në Milano prej vitesh dhe ka një karrierë si modele të nisur që në moshën 15 vjeç.Sot është 21 vjeç.”Në Shqipëri kam vetëm tezen,mezi po pres ta vizitoj”,-thotë.Aktualisht Alketa punon tek një firmë e njohur e veshjeve intime për femra, ku ka një kontratë deri në vitin 2012.

Nga një sondazh i zhvilluar nga një portal i madh shqiptar në internet,ku u pyetën shqiptarët kudo që jetojnë se kë do cilësonit si modelen më të mirë shqiptare,nga rezultatet e votimeve,Alketa u shpall modelja më e preferuar.Alketa momentalisht ndodhet në Australi,pjesë e setit të një filmi që flet për mënyrën se si shumë femra nga lindja e Europës,si Rusia, Rumania, Ukraina,Moldavia,Shqipëria përfundojnë prostituta në Itali.

Skenari,sipas atyre që na tregon Alketa flet për një nga këto goca,e cila rastësisht njihet me një producent që merrej me spektakle dhe sfilata mode.Vajza largohet nga jeta e rrugës dhe nis punë si modele, nga ku merr shumë shpejt famë.”Po e xhirojmë ne studentët e regjisë”,-thotë Alketa,e cila është njëkohësisht studente për regjisurë.

Alketa Musaj

Alketa Musaj

Alketa,a keni menduar të sfiloni për ndonjë stiliste shqiptare?

Do kisha shumë dëshirë të sfiloj për stilistë shqiptarë, por për fat të keq jam e kufizuar tashmë nga kontrata me firmën që punoj. Në fakt jam e kufizuar edhe në shumë evenimente të tjera. Para ca kohësh p.sh. kisha mundësi të isha si velinë e “Strizia la notizia” tek Canale 5. Kisha shumë dëshirë të isha velinë atje, vetëm që të thosha që jam shqiptare, sa herë që të më lejonin të flisja gjatë emisionit.

E ka problem i fejuari yt faktin që duhet të pozosh dhe “me veshje intime”?

Jo,i fejuari im është edhe ai fotomodel,kështu që nuk kemi patur të tilla komplekse,as unë për atë,as ai për mua,meqë jemi nga e njëjta fushë.

Një pjesë e publikut shqiptar, ndoshta do tju paragjykonte për këtë punë, ju shqetëson reagimi i tyre?

Po më pyet a më vrasin paragjykimet e të tjerëve për shkak të profesionit që kam? Po të them që mua më pëlqen ajo shprehja shqiptare, që e kam dëgjuar që e vogël dhe që i shkon pikërisht kësaj pyetjeje: “Qentë le të lehin, karvani shkon përpara” (qesh)

Keni pozuar ndonjëherë nudo?

Kam pozuar vetëm një herë nudo, për një pije energjike dhe kam patur shumë oferta nga revista të ndryshme për të pozuar nudo,këtu mund të përmend revistën “Panorama” këtu në Itali,për të cilën pozon dhe shoqja ime e ngushtë, Manuela Arcuri, me të cilën kaloj gjithë kohën e lirë.Gjithashtu,kam patur ofertë edhe nga revista “Playboy” dhe do kisha pozuar nudo me gjithë qejf, por siç e thashë më lart,më kufizon kontrata.Do pozoja me gjithë qejf,madje meqë më jepni rastin të them diçka rreth kësaj,do i ftoja të gjitha gocat që i janë futur fushës së modës,që të çlirohen nga komplekset,se në art nuk ka komplekse, ndryshe,kot sa i futesh artit.

Si e kanë pritur këtë fakt (të të qenit modele, të pozoni gjysmë e zhveshur dhe e zhveshur) të afërmit tuaj në Shqipëri apo Itali?

Se si e kanë pritur të afërmit e mi faktin që pozoj me intimo apo edhe nudo,as e kam fare atë siklet.Pastaj,kur nuk më kanë ndaluar dot prindërit e mi,të cilët janë gjëja më e shtrenjtë për mua,ç’rëndësi kanë të tjerët?Punën si modele,e kisha ëndërr që e vogël.E dija që prindërit do ta kishin pak siklet,por e dija gjithashtu që do ndryshojnë mendje dikur.Mos t’ia mohojmë vetes ëndrrat,do thosha unë, se një jetë kemi dhe nuk e kemi të gjatë 500 vjet..

E gjatë: 1 metër e 94 centimetra
Parametrat e tjerë: 91-60-90
Sytë: jeshilë
Horoskopi: Luani
Pëlqen shumë: kafshët,sidomos qentë.
Pëlqen: klimën malore dhe shumë pak plazhin

Alketa Musaj

yp

Advertisements
Postuar te Fashion, Modë. Komentet te >Modelja tropojane me veshje intime Janë të Mbyllura

>Aktori vritet me të vërtetë gjatë xhirimeve

>

Një aktor 54-vjeçar mbeti i vrarë me të vërtetë, gjatë një skene ku ai duhet të vdiste, gjatë xhirimit të një dokumentari anglez, lajmëroi sot “Daily Mail”.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë, kur gjatë xhirimit të një skene nga një betejë mesjetare, një heshtë u thye dhe një copë iu ngul aktorit në zgavrën e syrit, duke shkaktuar një skenë makabër.

Hetimet e mëparshme zbuluan se aktori nuk mbante një helmetë të përshtatshme dhe as nuk kishte pozicionuar mburojën në pozicionin e duhur.

Xhirimet duhet të ilustronin një betejë historike, e cila do të transmetohej në një dokumentar të një programi historik./tch

Postuar te Kinematografi. Komentet te >Aktori vritet me të vërtetë gjatë xhirimeve Janë të Mbyllura

>Qeveria e re e Kosovës, Thaçi në darkë me Dellin

>

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) javën e ardhshme pritet ti shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare si dhe të bëjë certifikimin e tyre.

Ndërkohë, kryeministri në largim, Hashim Thaçi ka filluar takimet intensive me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, ku po bisedohet rreth krijimit të qeverisë së ardhshme të Kosovës.


Siç njofton agjencia e lajmeve INA, Thaçi është shprehur i gatshëm t’i dëgjoj sugjerimet e bashkësisë ndërkombëtare rreth garniturës së ardhshme qeveritare.

Pikërisht për formimin e qeverissh së ardhshme si dhe çështje të tjera relevante për stabilitetin e brendshëm të Kosovës dhe më gjerë, ai mbrëmë në një restorant të Prishtinës diku në periferi, është takuar me ambasadorin e SHBA-ve, Christofer Dell, Shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Peter Feith si dhe kreun e Partisë Liberale Serbe, Sllobodan Petroviç.

Një takim i njëjtë pritet të realizohet edhe sonte, ku nuk përjashtohet që përfaqësuesit ndërkombëtar t’i propozojnë kryeministrit Thaçi edhe emra për në postet ministrore. Në takim e sontëm pritet të marrin pjesë edhe aktorë tjerë të skenës politike kosovare.

Kryeministri Thaçi ka deklaruar se, para përvjetorit të tretë të pavarësisë së Kosovës do të ketë institucione të reja dhe në këtë drejtim do të respektohet të gjitha procedurat e parapara ligjore. (INA)

Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >Qeveria e re e Kosovës, Thaçi në darkë me Dellin Janë të Mbyllura

>Behgjet Pacollit i lind djalë

>

Diari është anëtari më i ri i familjes Pacolli.
 I biri i sapolindur i Behgjetit i cili pretendon të marr postin e presidentit të Republikës së Kosovës peshon 4800gr dhe është i gjatë 55cm. Bashkëshortja e Pacollit, Masha të birin nuk e ka lindur në Kosovë./TopLajm

Postuar te KOSOVË. Komentet te >Behgjet Pacollit i lind djalë Janë të Mbyllura

>Shqiptari padit Facebookun, kërkon 500 mijë$

>

Një shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 340 miq në Facebook, ka vendosur që të padisë gjigandin e internetit për

shkak se i ka mbyllur llogarinë që kishte hapur aty, pa asnjë shpjegim. Mustafa Fteja kërkon 500 mijë dollarë si dëmshpërblim për këtë çështje. “E kisha Facebook për një qëllim- për të mbajtur kontakte me familjen time,” thotë Fteja, që ka shkuar në SHBA para 17 vitesh. Fteja, 30 vjeç, mësoi në shtator se llogaria e tij ishte çaktivizuar.

“Di vetëm një gjë- nuk kam bërë asgjë,” tha dje ai. Nuk kam dhunuar asnjë rregull a ligj.” Në akuzën e tij, depozituar në Gjykatën Supreme të Manhattan-it, ai akuzon Facebook se nuk i është përgjigjur kërkesave të vazhdueshme të tij për të mësuar se përse ishte hequr nga faqja. Fteja, mysliman, gjithashtu akuzon kompaninë për diskriminim fetar. Facebook nuk i është përgjigjur kërkesave të mediave amerikane për një koment./topLajm
Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Shqiptari padit Facebookun, kërkon 500 mijë$ Janë të Mbyllura

>Lady Gaga shokon sërish

>

Këngëtarja e njohur, Lady Gaga, ka deklaruar se ka dizajnuar parfumin, që do të ketë aromën e gjakut dhe spermës. 

Ylli, që arriti shpejt të shënohet në listën e të famshmeve skandaloze, duket se në mënyrën më të mirë ka zgjidhur çështjen e marketingut për albumin e ri. 
Javën e kaluar qarkulloi lajmi se është fejuar, dhe tani ka folur për parfumin, daljen e të cilit e kishte paralajmëruar para katër muajve, transmetojnë mediet amerikane. 
Nëse kësaj i shtojmë edhe veshjen nga mishi, me të cilin u paraqit në ndarjen e çmimeve, është logjike të mendojmë se çka do të pasojë pas kësaj?/koha

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Lady Gaga shokon sërish Janë të Mbyllura

>Filmi që po thyen çdo rekord

>

Aktori Italian i humorit, që nga show humoristik “Zelig”, kaloi në ekranin e madh të kinemasë, po vazhdon të bëjë të flasë për filmin e tij të dalë para
pak kohësh në kinema, “Che bella giornata”.

Pasi kaloi në shitje biletash kolosalin “Avatar”, që në fundjavën e parë të daljes në kinematë italiane, Zalone arriti të mundë edhe të madhin Roberto Benigni me filmin “La vita e bella”. Kjo të paktën përsa i përket fitimeve të mbledhura nga shitja e biletave.

Të ardhurat e filmit të Zalone-s, janë më të mëdhatë në historikun e filmit italian. Vetëm në rreth 10 ditë, ai arriti të fitojë 31 milionë e 479 mijë euro, duke superuar rekordin e Benignit, që në 1997-ën, për të njëjtin hark kohor kishte mbledhur 31 milion e 231 mijë euro, bëjnë të ditur mediat italiane.

Në fakt, biletat në kohën e shfaqjes së filmit të Benignit, kushtonin më pak, por gjithsesi, shifrat mbeten shifra. “Che bella giornata”, filmi që paraqet aktualitetin italian me problemet sociale, ka hapur edhe një debat politik. Opinionet e politikanëve janë ndarë. Dikush nga krahu i majtë ka thënë, se Italia kishte më vlera në kohën e filmit të Benignit dhe si provë të degradimit ka marrë faktin që në klasifikimet e filmave më të parë është kaluar nga Benigni tek Zalone.

Dikush tjetër, po nga e majta, është shprehur, se jo vetem i ka pëlqyer Zalone, por ka shtuar, duke iu referuar moralit të nxjerrë nga filmi, se ndoshta politikanët duhet të mësojnë të jenë edhe ata më të thjeshtë.

Kundër Zalones është Ministri i Mbrojtjes La Russa, i njohur në Itali si adhurues i kinemasë. I djathti La Russa ka thënë se ndoshta filmi i Zalones është për 15-vjeçarë dhe ndoshta kështu shpjegohet edhe suksesi që ka korrur.

Vetë Zalone ka replikuar duke thënë se vlera e një filmi nuk matet nga paratë që mbledh e madje i ka kërkuar falje Benignit, duke shtuar se kur të marrë edhe ai 3 Oscar në Hollywood ashtu sikurse Benigni për “ La vita e’ Bella”, vetëm atëherë mund të thuhet se e ka kaluar.

Postuar te Kinematografi, Show-Biz. Komentet te >Filmi që po thyen çdo rekord Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: