>Katastrofa në Japoni rrezikon SHBA-në

>

Bankrotimi shtetëror i Japonisë  pothuajse është i pamundshëm, ndërsa SHBA-të nga aspekti financiar kanë arsye të brengosen më shumë për pasojat e katastrofale të tërmet në Japoni, shkruan gazeta gjermane “Financial Times Deutschland”.

Duke analizuar situatën financiare në botë dhe në Japoni pas tërmetit, tsunamit dhe avarive në centralin bërthamor, gazeta vë në dukje se “nëse analizohen vetëm shifrat, atëherë Japonia është para bankrotit”. Posaçërisht pse edhe para tërmetit ka mbajtur rekordin për nga shuma  e borxhit në mesin e vendeve industrialist të zhvilluara. 

Shteti japonez është i ngarkuar dy herë më shumë se prodhimi i përgjithshëm vjetorë; dy herë më shumë se SHBA-të dhe dukshëm më shumë se Greqia.  Situata do të përkeqësohet edhe më shumë për shkak të shpenzimeve shtesë për rindërtimin e vendit. 


Shqetësimi se Japonisë mund t’i mungojnë paratë është i pabazë, meqenëse në tregun e atjeshëm të bonove shtetërore situata është krejtësisht ndryshe.  Për dallim nga SHBA-të, apo  Gjermania, japonezët pothuajse fare nuk varen nga kapitali i jashtëm.  Investitorët nga jashtë kanë në pronësi vetëm pesë për qind të bonove shtetërore. Ata edhe nëse e tërheqin tërë këtë kapital, deficiti mund të mbulohet lehtë nga bankat japoneze dhe fondi për pensione. 


NË rrezik më të madh janë financat shtetërore amerikane, të cilat në masë shumë më të madhe varen nga kapitali i jashtëm.  Pas kinezëve, japonezët kanë investimet më të mëdha në bonot e thesarit amerikan.  Po qe se ata tërheqin paratë, me qëllim që t’i investojnë në rindërtimin e vendit, kjo do krijonte një vrimë shumë të madhe në buxhetin SHBA-së./topLajm

Postuar te Bota, EKONOMI. Komentet te >Katastrofa në Japoni rrezikon SHBA-në Janë të Mbyllura

>Kosova zyrtarisht “e bankrotuar”

>

Për tri ditë sistemi financiar i vendit mbetet i bllokuar në tërësi. Asnjë cent nga arka e shtetit nuk guxon të shpenzohet derisa Kuvendi të miratojë propozim-vendimin e  Qeverisë, të nxjerrë javën e kaluar për lejimin e shfrytëzimit të fondeve shtetërore edhe gjatë muajit mars, deri në miratimin e buxhetit të këtij viti. Seanca e radhës e Kuvendit është paralajmëruar të mbahet të enjten. Deri këtë ditë, nga data 28 shkurt, financat e shtetit janë të bllokuara. 

Nga Ministria e Financave është thënë se të enjten pritet që si rend i parë i ditës të miratohet nga deputetët zgjatja e afatit për shfrytëzimin e financave të shtetit edhe për muajin mars, sikurse janë shfrytëzuar edhe në shkurt dhe janar. 

“Të enjten, pritet që propozimi i Qeverisë të miratohet në Kuvend. Deri më datën 3 mars, të gjitha financat e shtetit mbeten të bllokuara”, ka thënë Muharrem Shahini, zëdhënës i Ministrisë së Financave. 


Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, të martën, ka thënë se deri në fund të muajit mars, eventualisht në ditët e para të prillit, pritet të miratohet buxheti për komplet vitin fiskal. Ai nuk ka dhënë detaje se a do të kalojë në Kuvend propozimi për zhbllokimin e financave për muajin mars.
Opozita nuk do ta bllokojë, por do ta përkrahë vendimin e Qeverisë pasi të jetë shtjelluar ai në hollësi nga deputetët.
Arben Gashi, deputet nga radhët e LDK-së, ka thënë se grupi parlamentar i kësaj partie do të kërkojë debat rreth miratimit të propozimit të Qeverisë për financat e marsit. 


“Besoj se do të kalojë, sepse është obligative, mirëpo do të ketë debat rreth kësaj çështjeje”, ka thënë Gashi. Ai ka theksuar se LDK-ja do ta shqyrtojë në detaje para miratimit dokumentin e buxhetit të këtij viti. “Aty ka punë”, ka thënë Gashi, duke iu referuar miratimit të buxhetit.
Ligji i mbikëqyrjes së financave publike parasheh se në dy muajt e parë të secilit vit fiskal, në mungesë të miratimit të Ligjit mbi buxhetin, mund të ndahet një e dymbëdhjeta pjesë e buxhetit të vitit paraprak të ndarë në dy muajt e para me automatizëm. 


Ndërkohë, sipas Ligjit, në muajin mars nuk lejohet të bëhet asnjë pagesë nga arka e shtetit nëse paraprakisht nuk merret një vendim i veçantë në Kuvendin e Kosovës.


“Vetëm Kuvendi, me anë të një vendimi, mund të autorizojë zgjatjen e Ligjit për ndarjet buxhetore të vitit të kaluar fiskal. Ligji për ndarjet buxhetore i vitit të kaluar
fiskal, në asnjë rast, nuk mund të zgjatet për më shumë se tre muaj të vitit të ardhshëm fiskal”, thuhet në pikën 2 të nenit 24 të Ligjit për mbikëqyrjen e financave publike.


Sipas Ligjit, nëse zgjatja e përcaktuar në një vendim të Kuvendit ka skaduar dhe Ligji i ri për ndarjet buxhetore ende nuk është miratuar, atëherë, asnjë organizatë buxhetore ose autoritet tjetër publik nuk mund të autorizojë asnjë shpenzim ose pagesë derisa të miratohet Ligji i ri për Ndarjet Buxhetore. 


Sipas Ligjit për mbikëqyrjen e financave publike, projektimi dhe miratimi i buxhetit në Kuvendin e Kosovës nuk guxon të kalojë muajin mars. Të gjitha ndryshimet në buxhet, Qeveria e sapoformuar në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar detyrohet t’i bëjë gjatë muajit mars, ndërsa më pas në procedurë të përshpejtuar ta dërgojë draftin për miratim në Kuvend. 



Deputetët e Kosovës për ta nxjerrë vendin nga kriza fiskale, bazuar në Ligjin për mbikëqyrjen e financave publike, duhet që të aprovojnë propozimin e Qeverisë, të nxjerrë të mërkurën e kaluar, për lejimin e bërjes së pagesave dhe zhbllokimin e fondeve publike deri më datë 30 mars. Po qe se Kuvendi nuk arrin ta miratojë buxhetin brenda muajit mars, vendin e pret një krizë e thellë financiare, duke u bllokuar çdo qarkullim financiar./kn

Postuar te EKONOMI, KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >Kosova zyrtarisht “e bankrotuar” Janë të Mbyllura

>Shqipëria do të bëhet shumë e pasur. Përmes saj do të kalojnë tubat e gazit.

>

Shqipëria bëri mirë që nuk ia shiti 200 km2 det Greqisë. Nga ky veprim do të fitohen shuma të majme parash sepse po në këtë zonë detare parashihet të kalojnë tubat e gazit nga projekti “Gazsjellësi  “Trans-Adriatic Pipeline ”
Të gjitha këto i sjellin Shqipërisë qindra milionë euro fitime në vit për arkën e shtetit dhe për zhvillimin e vendit, pa harxhuar apo shpenzuar asgjë.

 “Gazsjellësi (Pipeline) Trans-Adriatic dhe operatori kroat “Plinacro Ltd.”, firmosën një memorandum mirëkuptimi për tregun e gazit në Evropë. Marrëveshja 3-vjeçare nënkupton se kompanitë do të shkëmbejnë informacione teknike dhe koordinojnë aktivitetet”. 


TAP është i gjatë 520 kilometra, (323-milje) dhe nëpërmjet rrjetit që do ndërtohet do të përcjellë apo transportojë nga 10 bilionë, deri në 20 bilionë metra kub gaz në vit, përmes linjës Greqi dhe Shqipëri, përmes Detit Adriatik në drejtim të Italisë, në Jug të rajonit të Puljas dhe më tej në brendësi të Evropës. “Ky gazsjellës ndërkombëtar do të kushtojë 1,5 bilion euro (2,1 bilion USD). Aksionarët e “TAP” janë firma EGL nga Zvicra (42.5%), ajo nga Norvegjia Statoil (42.5%) dhe ajo Gjermane E.ON Ruhrgas (15%).

Lajmi i firmosjës së marrëveshjes mes kompanive, është publikuar nga reporterët e çështjeve ekonomike në disa media ndërkombëtare .

Projekti IAP (Ionian Adriatic Pipeline) synon të lidhë sistemin ekzistues dhe të planifikuar të transportimit të gazit të Republikës së Kroacisë, nëpërmjet Malit të Zi, dhe Shqipërisë me sistemin e TAP-it (Trans Adriatik Pipeline). Gjatësia totale e tubacionit të gazit prej Splitit (Kroaci) në Fier (Albania) është 516 km. Kapaciteti i tij prej 5 bcm/y (miliard kub meter / vjet) do të sigurojë furnizimin me gaz natyror për Shqipërinë, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën dhe Kroacinë. Zbatimi i tërë projektit për tubacionin Jon-Adriatik mbështetë hapjen e korridorit të ri të energjisë për rajonin e Evropës Juglindore në kuadër të korridorit të katërt të transmetimit të BE-së, dhe me qëllim që të krijoj një drejtim të ri të furnizimit me gaz natyror nga Lindja e Mesme dhe rajoni Kaspik. Tubacioni Jon-Adriatik do të jetë dy-drejtimësh, dmth ai do të siguroj rajonin e Evropës Juglindore me gaz natyror gjithashtu edhe nga burime të tjera të tilla si Terminali i ardhshëm i Adria LNG (Liquified Natural Gas) i cili gjindet në ishullin Krk të Kroacisë./toplajm 
Postuar te EKONOMI, Shqiperi. Komentet te >Shqipëria do të bëhet shumë e pasur. Përmes saj do të kalojnë tubat e gazit. Janë të Mbyllura

>Shkup: Ekonomia peng i politikës

>

Kriza e krijuar politike, tensionimi i situatës ndëretnike së fundmi dhe paralajmërimet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme paraqesin elemente, të cilat negativisht dukshëm ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Maqedonisë vlerësojnë ekspertët.

Por, ky konstatim kundërshtohet nga ministri i Financave, Stavrevski, i cili zgjedhjet i sheh si shtytje për zhvillimin ekonomik të vendit me zhbllokimin e dialogut politik.

Zhvillimi ekonomik në Maqedoni tashmë një kohë të gjatë mbahet peng nga politika, thekson Hristo Kartallov, ligjërues në Universitetin e Shkupit, duke theksuar se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni drejtpërdrejt do të ketë pasoja në ekonominë e vendit dhe në tërheqjen e investimeve të huaja apo nga biznesi i brendshëm.
“Në kushtet kur në plan të parë zë vend mostoleranca ndëretnike dhe ajo ndërfetare me çka krijohet një situatë ku në çdo moment mund të eskalojë gjendja politike, gjithsesi ndikon tejet negativisht në ambientin e biznesit”, thekson Hristo Kartallov nga universiteti i Shkupit, sipas të cilit në periudhë zgjedhore bizneset i ndërpresin të gjitha aktivitetet e tyre investuese, sepse presin një klimë më të sigurt për kapitalin e tyre.
Nga ana tjetër, Visar Ademi, ekspert për çështje ekonomike nga Gostivari thekson se situata e krijuar me bllokimin e dialogut politik dhe elektricitetin negativ të shkaktuar nga kjo periudhë e mbajtjes eventuale të zgjedhjeve të parakohshme përfundimisht ndikon në vendimet e politikave ekonomike, të cilat fokusohen në absorbimin e simpatisë së elektoratit dhe jo instalimin e një ekonomie zhvillimore për Maqedoninë.
“Ky paralajmërim për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ka një kosto financiare që nuk është parashikuar në buxhetin e këtij viti. Unë nuk kam parë gjatë hartimit të buxhetit një zë kontabël që qeveria i ka planifikuar zgjedhjet, andaj dhe shpenzimet e paplanifikuara për procesin zgjedhor që do të thithen gjithsesi nga zërat tjerë kontabël, në një mënyrë do t`i dëmtojnë investimet publike të planifikuara për këtë vit”, thotë Visar Ademi, ekspert për çështje ekonomike.
Ademi e vlerëson si pozitive mundësinë që partitë politike shqiptare për herë të parë të përqendrohen dhe në politikat zhvillimore ekonomike që dukshëm do të ndikonin në përmirësimin e mirëqenies sociale të popullatës shqiptare dhe njëherësh të drejtojnë investimet edhe në pjesën perëndimore të vendit, ku shumica është shqiptare, dhe jo të fokusohen vetëm çështjet e hapura në planin politik.
“Partitë politike shqiptare përfundimisht duhet të dalin me një ofertë për zhvillimin ekonomik. Unë shpresoj që alternativat e tjera do të dalin me ofertë konkrete për politikat zhvillimore në ato segmente që prekin interesat e qytetarëve shqiptarë”, vlerëson Ademi.
Ndryshe nga ekspertët, ministri i Financave i Maqedonisë, Zoran Stavrevski, thotë se ka para të mjaftueshme për mbajtjen e zgjedhjeve, të cilat ai i sheh shtytje për të zhbllokuar ambientin politik dhe ekonomik pas braktisjes së Parlamentit nga ana e opozitës.
“Zgjidhja e kësaj krize përmes zgjedhjeve të parakohshme vetëm do të ndihmojë për zbatimin e reformave dhe për të gjithë do të jetë e qartë se kush do ta ketë pozitën për të formuar qeverinë, e cila do të formojnë politikën ekonomike dhe kjo është çështje më e rëndësishme për subjektet ekonomike. Sa më shpejt të dalim në zgjedhje dhe sa më shpejt ta përfundojmë, më mirë është për ekonominë, sektorin privat, për biznesmenët dhe reformat në Maqedoni”, pohon Stavrevski. /rel/
Postuar te EKONOMI, RAJONI. Komentet te >Shkup: Ekonomia peng i politikës Janë të Mbyllura

>Inxhinieri i ndershëm kthen dy milion funte

>

Një inxhinier i punësuar në firmën “Alkoa Haumet” mbeti i shtangur kur mori ekstraktin për rrogën, në të cilin figuronte shuma një mijë herë më e lartë se sa
rroga e tij e zakonshme. Sipas disa pohimeve bëhej fjalë për një shumë prej 2 milionë funteve (afro 2.3 milionë euro).

Si raporton e përditshmja britanike “Guardian”, ai shkoi menjëherë në drejtori dhe ktheu çekun e shënuar gabimisht. Zëdhënësi i kompanisë nuk deshi të konfirmojë lartësinë e shumës së paguar gabimisht inxhinierit të tyre.  

“lartësia e shumës është punë mes nesh dhe punëtorëve. Mund vetëm të them se bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme. Jemi të kënaqur që punëtori reagoi shpejt dhe që ka qenë aq i ndershëm”, tha zëdhënësi.
 
Krerët e kompanisë, selia e së cilës është në Cleveland të SHBA-së, deklaruan se do të bëhet hetimi për të konstatuar se si ka ndodhur ky gabim. Ata shtuan se gabimi do të konstatohej brenda disa ditësh dhe se ata do të kërkonin pastaj nga inxhinieri të kthejë paratë sikur ai të mos e bënte këtë me vetiniciativë./kn

Postuar te EKONOMI, Kuriozitet. Komentet te >Inxhinieri i ndershëm kthen dy milion funte Janë të Mbyllura

>Part-time, fenomeni që ka pushtuar Europën

>

Në kontinentin e vjetër, një në pesë persona punon me kohë të pjesshme. Ky fenomen është bërë një mënyrë të punuari dhe jetuari gjithmonë e më e përhapur. Ndoshta është mënyrë për të mos ngelur pa punë. Holanda mban vendin e parë në Europë.
Part-time, me kohën e shoqërisë gjithmonë e më fleksibël është bërë një mënyrë të punuari e të jetuari gjithmonë e më e përhapur. 

Ndoshta, sepse arrin, më shumë se instrumentet e tjera, të përfshijë në botën e punës ata, si për shembull gratë, që rrezikojnë të mbeten jashtë saj. Në Europë sot, një punëtor në pesë të tillë ka një kontratë me kohë të pjesshme. Në disa vende, përqindja është shumë e madhe. Zakonisht janë femrat ato që preferojnë të bëjnë një punë part-time, por në këto kohët e fundit ky fenomen ka përfshirë edhe drejtues dhe menaxherë. Part-time është tashmë pjesë e formave moderne të botës së punës.
Të dhënat kanë dalë nga një hetim i “Eurofond”-it, fondacionit europian për përmirësimin e kushteve të jetës dhe punës, që ka analizuar gjendjen në shumë sektorë ekonomikë në 30 vende europiane. Vendi që e ka më të përhapur këtë fenomen është Holanda ku 48.3 për qind e atyre që kanë një punë, ka në xhep një kontratë me kohë të pjesshme. Në vendet e ulëta më shumë se 90 për qind e kompanive ka mes punonjësve të saj të paktën një punëtor part-time. Vendi i dytë është Suedia, megjithëse me shifra më të ulëta, rreth 27 për qind e kontratave të përgjithshme. Gjithmonë në Holandë, por edhe në Belgjikë, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar ekziston përqendrimi më i lartë i kompanive që punësojnë me kohë të pjesshme më shumë se 20 për qind të forcës së punës. Nga ana tjetër, Italia mban rekordin e kompanive me më pak se 20 për qind të punëtorëve part-time. Brenda një dhjetëvjeçari, përmasat e këtij fenomeni kanë ndryshuar frikshëm. Në Gjermani, përqindja ka shkuar nga 19 në 26.1%. Në vendin e drejtuar nga Angela Merkel rreth 82 për qind e kompanive kanë një kontratë part-time mes punëtorëve të tyre. Edhe Zvicra ka kaluar nga 19.7 për qind në 27 për qind. Në Mbretërinë e Bashkuar nga 24.1 në 26.1 për qind. Në Spanjë, kuota e punëtorëve part-time ka kaluar nga 8 për qind në 12.8 për qind. Mesatarja e përgjithshme në 27 vendet e Bashkimit Europian ka kaluar nga 15.9 në 18.8 për qind.

Ndryshimet dhe arsyet

Sipas autorëve të këtij studimi janë të shumta dhe të ndryshme arsyet nga një vend në tjetrin ato që i kanë shtyrë njerëzit të mendojnë se një punë part-time ia vlen. Për femrat, puna më e përhapur part-time është ajo e babysiter-it, që nuk kërkon edhe ndonjë kualifikim të madh dhe çmimet janë shumë të kënaqshme. Pastaj janë edhe diferencat kulturore për sa u përket orareve të punës. Në disa vende si Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e reja anëtare të Bashkimit Europian konsiderohet i pranueshëm nga ana sociale të punosh me orare shumë të zgjatura, ndërsa në vende të tjera si për shembull në Francë, Suedi dhe Holandë, janë të pranishme sjellje që karakterizohen nga orare më të shkurtra pune. Gjithsesi, duhen përmendur edhe faktorë të tjerë.

Gratë

Sigurisht që ky fenomen mund të identifikohet me imazhin e gruas. Mesatarja e kontinentit është 32 për qind për femrat dhe 8.3 për qind për meshkujt. Rreth katër herë më shumë. Edhe në Holandë ashtu si në vende të tjera, gratë përbëjnë elementin kryesor në fenomenin e punësimit part-time. Tri gra në katër punojnë part-time, ndërsa për meshkujt ky raport është një me katër. Edhe në Gjermani raporti është 9.7 kundrejt 45 për qind. Në Mbretërinë e Bashkuar 11,8 kundrejt 43. Në Suedi dhe Danimarkë, mes vendeve ku fenomeni i punës part-time është më i zhvilluar shifrat janë pak më të zbutura. Por vendet ku kjo lloj pune si për femrat ashtu edhe për meshkujt nuk praktikohet thuajse fare është Bullgaria, Rumania, Sllovakia dhe Lituania.

Kualifikimet

Edhe për pozicionet e larta drejtuese part-time nuk është më një tabu absolute. Rreth 26 për qind e kompanive të përfshira në studim janë përgjigjur se kanë në stafin e tyre dikë që mbulon role menaxheriale, supervizorë apo kualifikim të lartë që ka një kontratë me kohë të pjesshme. Edhe këtu Holanda është më përpara se të gjithë. Në fakt, në vendet e ulëta rreth 47 për qind e kompanive ka në staf një drejtues me kontratë part-time. Shumë prej kompanive thonë se është një zgjidhje normale, ndërsa të tjerat e bëjnë në raste përjashtuese.

Karrierë

Pse kjo zhvendosje drejt këtij fenomeni? Sipas analizës, shumë prej atyre që punojnë me kohë të plotë tregojnë se ka një volum shumë të madh pune dhe detyra komplekse, ndërsa për ata që punojnë part-time kjo ndodh vetëm në 49 për qind të rasteve. Ndërkaq, mundësitë për të bërë karrierë në kompanitë ku punohet me kohë të pjesshme janë të vogla. Këtu mendojnë 6 në dhjetë veta. Po kështu, 45 për qind e të punësuarve part-time thonë se kanë shumë pak mundësi për t’u ngritur në detyrë dhe provuar eksperienca të reja, ndërsa kjo ndodh te 54 për qind e atyre që e kanë një kontratë të plotë. Megjithatë, kënaqësia që merret nga puna në të dyja grupet, si ata part-time si ata full time është e njëjtë.
Postuar te EKONOMI. Komentet te >Part-time, fenomeni që ka pushtuar Europën Janë të Mbyllura

>Ska rritje pagash! Athua pse?

>

TopLajm e dinte që “ska sen” prej pagave te Janarit. Kemi njoftuar qysh dje se bankat nuk kane pranuar lista te reja per pagat. Vetem sot, Qeveria e Kosoves vetem sonte e pau te rruges te dal permes nje komunikate dhe te jap sqarim se kete muaj ska paga me rritje.



“Vonesa në zbatimin e këtij vendimi vjen si pasojë e zgjatjes së paparashikuar të procesit zgjedhor dhe vonesës së konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Përkundër kësaj, Qeveria e Republikës së Kosovës i siguron të gjithë punëtorët e sektorëve përkatës që kanë përfituar nga rritja e pagave se vendimi për rritje do të realizohet me prioritet dhe në mënyrë retroaktive nga data 1 Janar 2011.
Qeveria e Republikës së Kosovës është e bindur se respektimi i të gjitha procedurave ligjore për zbatimin e këtij vendimi shtetëror është mënyra më e mirë për të siguruar një rritje të qëndrueshme të pagave dhe të mirëqenies qytetare.” thuhet ne komunikaten e Qeverise.

Pse komunikate, kur premtimi per rritje pagash behej publikisht dhe ballehapur. Kryeministri ne shkarkim, i cili eshte edhe fitues i zgjedhjeve te fundit, Hashim Thaci nuk iu duk e rruges qe te del dhe ti sqaroj keta rreshta para opinionit.

Nderkombetaret e kane pritur lajmin per mos rritjen e pagave.

Nëpërmjet të Ngarakurit me Punë, Michael Murphy Ambasada e SHBA-së ka përshendetur vendimin e qeverisë së Kosovës për shtyrjen e vendimit për rritjen e pagave.

“ Mirëpresim vendimin e Kryeministrit në largim Thaçi, që deri në aprovimin e buxhetit për vitin 2011 nga ana e Kuvendit, të shtyj pagesat për pagat e ngritura sipas vendimit të aprovuar të Qeverisë. Vendimi i Kryeministrit në largim, tregon respekt ndaj sundimit të ligjit dhe rendit Kushtetues të Kosovës. Nga udhëheqësia kërkohen vendime të rënda. Sot, Kryeministri në largim, tregoi se Kosova vë në rend të parë qeverisjen e mirë. Ky ishte vendim i mirë.”, thuhet në një njoftim./toplajm

Postuar te EKONOMI, KOSOVË. Komentet te >Ska rritje pagash! Athua pse? Janë të Mbyllura

>Ska rroga me rritje sot!

>

Shume punonjes te cileve u eshte premtuar se qe nga ky muaj do te marrin pagat me rritje, u jane drejtuar bankave per te pyetur se a u kane dal ato dhe sa u jane rritur rrogat. 


Por kane ngelur te zhgenjyer. 
Bankat, sic meson topLajm nuk kane mundur ti leshojne pagat, sepse nuk kane pasur lista dhe nuk kane ditur se a duhet qitur me rritje apo jo! nderkohe po te njejtat burime theksojne se keto paga nuk jane leshuar sespe mungojne informacionet nga thesari i shtetit./topLajm
Postuar te EKONOMI, KOSOVË. Komentet te >Ska rroga me rritje sot! Janë të Mbyllura

>Bankat: Interes me marrëveshje!

>

Normat e interesit për kredi edhe gjatë vitit 2010 nuk kanë shënuar ndonjë rënie, thonë përfaqësues të Institutit “GAP”.


Ndërkaq, njohës të çështjeve financiare, dyshojnë se bankat komerciale në Kosovë kanë marrëveshje të heshtur mes vete për çështjen e kamatave të kredive.

Bankat komerciale në Kosovë edhe gjatë vitit që lamë pas nuk i kanë ulur normat e interesit, norma këto që vazhdojnë të sillen prej 11 deri në 24 për qind. Por, gjatë 2010-ës, ky sistem u karakterizua me ndryshimet në prioritetet e bankave, të cilat kanë arritur të ofrojnë shërbime dhe pako të ndryshme, pavarësisht përqendrimit vetëm në kredi-dhënie, ashtu siç ishte në vitet e kaluara.


Kështu thuhet në raportin e fundit të publikuar nga Instituti për Studime të Avancuara “GAP”. Lidhur me këtë, Rudina Heroi, nga ky institut shpjegon më shumë.


“Ne kemi bërë hulumtimin për pesë lloje të kredive që janë më të konsumueshme, dhe ato mbesin të njëjta. Për kreditë personale, normat e interesit sillen prej 11 deri në 12 për qind, agro-kreditë kanë norma të interesit më të larta që shkojnë deri në 24 për qind, dhe po ashtu edhe kreditë e biznesit i kanë normat e larta, edhe pse këto kredi, gjegjësisht për tregti, më së shumti konsumohen në Kosovë”, thotë Heroi për Radion Evropa e Lirë.


Në anën tjetër, ekspertë për çështje financiare, thonë se pavarësisht numrit të madh të kredimarrësve, kamatat e kredive vazhdojnë të mbesin më të lartat në rajon.
Nuk përjashtohet mundësia që këto banka që veprojnë në Kosovë, të mos kenë ndonjë marrëveshje të heshtur apo edhe të nënshkruar.


Eksperti Xhemshit Duriqi, dyshon se bankat komerciale kanë marrëveshje të heshtur mes vete për këtë çështje. “Nuk përjashtohet mundësia që këto banka që veprojnë në Kosovë, të mos kenë ndonjë marrëveshje të heshtur apo edhe të nënshkruar. Kjo është çudi, se për 10 vjet të mos arrihet të bëhet një treg kreditor normal rreth kësaj çështjeje; si duket askush nuk është duke menduar”, vlerëson Duriqi.


Sipas Duriqit, mundësitë për ulje të kamatave të kredisë ekzistojnë. Ai thotë se futja e mjeteve financiare të disa institucioneve vendore që gjenden në bankat jashtë vendit, mund të ndikojë drejtpërdrejt në ulje të normave të interesit.


“Drejtpërdrejt shteti i Kosovës nuk mund të bëjë, por mund të bëjë politika zhvillimore të atilla, të cilat ndikojnë në uljen e normave. Mund t’ i tërheqë mjetet e veta të deponuara jashtë. Vetëm ato mjete nëse i lëshon në qarkullim përmes bankave komerciale me kamata më të ulëta, do të kishin ndikuar në mënyrë rapide në uljen e kamatave”, thekson Duriqi.


Edhe Rudina Heroi pohon se Qeveria e vendit duhet të krijojë kushte për uljen e normave të interesit. Qeveria duhet ta përmirësojë ambientin e biznesit e po ashtu edhe gjyqësia duhet të jetë më e fortë për arsye se shumë konteste mbesin në gjykatë pa u zgjidhur. “Qeveria duhet të ndërhyjë për t’i përmirësuar këto, në mënyrë që bankat të vërejnë se rrezikshmëria është më e ulët. Dhe, atëherë barra u mbetet bankave që t’i ulin normat”, pohon Heroi.


Normat e kredisë i përcaktojnë vetë bankat me politikat e tyre ekonomike. Banka Qendrore e Kosovës, ndërkaq, vetëm i menaxhon, por nuk ka asnjë të drejtë që të ndërhyjë në politikat afariste të bankave. /telegrafi

Postuar te EKONOMI, KOSOVË. Komentet te >Bankat: Interes me marrëveshje! Janë të Mbyllura

>Viti 2011 – pesimizëm në vendet e zhvilluara

>

Në tërësi, u anketuan 64 mijë persona, në 53 vende të ndryshme të botës. Njerëzit u pyetën
për parashikimet e tyre për ekonominë e shtetit dhe gjendjen personale në 12 muajt e ardhshëm.
Një pesimizëm i përgjithshëm ekziston në vendet e zhvilluara për të ardhmen, ndërsa shtetet me rritje të mëdha si Kina, Brazili dhe India rezultojnë më entuziastët, në një studim të “Gallup International”, publikuar gjatë ditës së sotme. Në tërësi, u anketuan 64 mijë persona, në 53 vende të ndryshme të botës. Njerëzit u pyetën për parashikimet e tyre për ekonominë e shtetit dhe gjendjen personale në 12 muajt e ardhshëm. Në total, pyetjes nëse viti 2011 do të jetë një vit i begatë, iu përgjigjën 30 për qind e të anketuarve pozitivisht, 28 për qind negativisht, ndërsa 42 për qind mendojnë se nuk do të ketë asnjë ndryshim. Bilanci negativ, pra me më shumë persona që presin një vit të mbrapshtë, mbizotëronte në 34 vende, ku figurojnë të shtatë vendet më të industrializuara të botës, SHBA-ja, Kanadaja, Japonia, Gjermania, Franca, Britania dhe Italia. Në 19 shtetet e mbetura, ekziston bindja se ekonomia dhe mirëqenia vetjake do të pësojë rritje. Vende me ekonomi në zhvillim si Brazili, Rusia, Kina dhe India binin në sy midis atyre me një popullsi entuziaste për të ardhmen. Rezultatet e sondazhit të tij, Gallup i përkufizonte: “Ndërsa pasuria vazhdon të jetë e përqendruar në Evropë dhe Amerikën e Veriut, optimizmit për të ardhmen është spostuar dukshëm nga perëndimi në lindje”./yp
Postuar te EKONOMI, Studim. Komentet te >Viti 2011 – pesimizëm në vendet e zhvilluara Janë të Mbyllura