>Lionel Messi fiton FIFA Topin e Artë

>

Leo Messi është shpallur lojtari më i mirë i vitit të kaluar duke rrëmbyer çmimin “FIFA Topi i Artë 2010” në gala ceremoninë e mbajtur të hënën në Cyrih të Zvicrës.

Lista e ngushtë e lojtarëve konkurrues për këtë trofe ishte ajo e yjeve të Barcelonës, argjentinasit Lionel Messi dhe spanjollëve Andres Iniesta dhe Xavi Hernandez.
Ashtu që trofeun më të çmueshëm personal për futbollistët, që për herë të parë e ndajnë bashkë France Football dhe FIFA, e mori Lionel Messi për performancat e tij me Barcelonën dhe me përfaqësuesen e Argjentinës.
Gjatë vitit të kaluar Messi, me Barcelonën fitoi Kampionatin spanjoll, Superkupën e Spanjës, u shpall lojtari i vitit në La Liga, ishte golashënuesi më i mirë në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, mori Këpucën e Artë evropiane dhe u shpall lojtari më i mirë në Argjentinë.
Trajneri aktual i Real Madridit, Jose Mourinho, u shpall trajneri i vitit, në veçanti për suksesin e arritur me skuadrën e Interit, me të cilën fitoi Ligën e Kampionëve, Scudetton dhe Kupën e Italisë. Ndërsa konkurrues pati trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola dhe atë të Spanjës, Vicente del Bosque.

Formacioni më i mirë i vitit 2010:
Portier: Iker Casillas
Mbrojtës: Carles Puyol, Gerard Pique, Lucio, Maicon
Mesfushorë: Xavi, Andres Iniesta, Wesley Sneijder
Sulmues: Cristiano Ronaldo, David Villa, Lionel Messi

Futbollistja më e mirë e vitit sipas FIFA-s u zgjodh brazilianiaMarta, ndërsa në konkurrencë ishte edhe Fatmire Bajramaj nga Istogu që bart ngjyrat e Gjermanisë.

‘FIFA Puskas Award’ për golin më të bukur i takoi mesfushorit turk të Bayern Munichut, Hamit Altintop, për golin e shënuar me Turqinë kundër Kazakistanit.

Çmimi i FIFA-s për “Fair Play” i takoi përfaqësues së femrave të Haititi U-17, ndërsa trajnerja më e mirë e femrave u shpall ajo e Gjermanisë, Silvia Neid. /Telegrafi
Advertisements
Postuar te SPORT. Komentet te >Lionel Messi fiton FIFA Topin e Artë Janë të Mbyllura

>FIFA shpall sot lojtarin më të mirë të vitit

>

Çmimi më i rëndësishëm për futbollistët si individë do të jepet sot. FIFA dhe “Topi i Artë”, dy ish-trofe të ndara, do të zbulojnë sot se
kë kanë gjykuar si futbollistin më të mirë të botës, për 12 muajt e kaluar. A do të ruajë mbretërimin e tij, Lionel Mesi?

Do të shpallet Ksavi si lojtari më i mirë, pasi ka shpërthyer në mesfushë? Apo do të jetë “gjeniu”, Andres Injesta, ai që do të nderohet me këtë çmim, pasi shënoi golin e fitores në finalen e Kupës së Botës?

Prezantimi Çmimi “Topi i Artë FIFA”, konsiderohet si vlerësimi më i lartë për futbollistët si individë. Është krijuar në vitin 2010, pas bashkimit të çmimeve “Topi i Artë” dhe “Lojtarit më të mirë të vitit nga FIFA”.

Ky çmim ka një histori të gjatë dhe të pasur dhe është krijuar nga revista “France Football” në vitin 1956, për të nderuar futbollistin më të mirë të vitit në Europë. Tashmë votohet nga gazetarët, teksa kompeticioni është i hapur për të gjithë lojtarët, të
të gjithë kombësive dhe kudo ku ata luajnë.

FIFA vendosi të nderonte futbollistin më të mirë me një çmim nga ana e saj në vitin 1991, ndërsa për femrat në 2001-shin. Në 2004-n, FIFA vendosi për trofeun e tyre, që kandidatët të përzgjidheshin nga trajnerët e kombëtareve dhe kapitenëve të ekipeve.

Më vonë, në 2010-n, këto 2 çmime u “shkrinë” bashkë për të formuar atë të tanishmin, “Topi i Artë FIFA”, nën menaxhimin e FIFA-s, dhe fituesi i parë i këtij versioni do të shpallet sonte. Eventi i këtij viti do të prezantohet nga zyrtarët e FIFA-s në Zyrih, në orën
19:00, sipas orës lokale.

Në vitet e kaluara, lista e “Topit të Artë” përbëhej nga vetëm 3 emra, të cilët përballeshin në ceremoninë finale, por tashmë që është bashkuar me çmimin e FIFA-s, lista përbëhet nga 23 emra.

Sigurisht që lista ka patur edhe kundërshtime, pasi lojtarë të tillë si Shvajnshtajger, apo Uesli Shnejder në veçanti nuk janë përfshirë. Por kjo tashmë ka kaluar dhe mbetet të shohim vetëm 3-shen e mbetur. Të gjithë luajnë tek Barcelona, të gjithë janë lojtarë të
klasit botëror, 2 janë spanjollë ndërsa i treti është argjentinas, por do të ketë vetëm një fitues.

Sonte do të jepen edhe 7 çmime të tjera. “Formacioni i vitit FIFA/FIFPro” është një nga më të rëndësishmit. Vitin e kaluar 11 më të mirët ishin: Kasijas, D.Alvesh, Terri, Vidiç, Evra, Xherrard, Ksavi, Injesta, K.Ronaldo, Torres, Mesi.

Një tjetër çmim është “Trajneri më i mirë i vitit”, ku kandidatë janë Visente del Boske i Spanjës, Pep Guardiola i Barcelonës dhe Hoze Mourinjo i Realit të Madridit. Një çmim identik jepet edhe për femrat, ku kandidate janë: Meinert e Gjermanisë U-20, Silvia Neid e Gjermanisë dhe Pia Sandheixh e SHBA-ve.

Do të jepet edhe çmimi për “Futbollisten femër më të mirë të vitit” ku garojnë Fatmire Bajramaj (nga Kosova, lindur në Gjermani) dhe Brixhit Prinz të Gjermanisë dhe Marta e Brazilit, 4 herë fituese e këtij trofeu. Do të jepet një trofe edhe për “Presidentin e Federatës së Futbollit, më të mirë të vitit”, të cilin vjet e fitoi Mbretëresha
Rania e Jordanisë.

Çmimi “FIFA Fair Play” do të jepet sot gjithashtu, kur kujtojmë se vjet e mori anglezi Sër Bobi Robson. Në fund ngelet edhe çmimi “FIFA Puskas” për golashënuesin më të mirë të të gjitha kampionateve. Ky është i vetmi çmim, për të cilin votohet nga fansat.

Për herë të parë pas 21 viteve, “Topi i Artë FIFA” dominohet tërësisht nga një klub i vetëm. Në 2010-n, futbolli njeh me të drejtë Barcelonën si ekipin më spektakolar në botë, dhe identifikon talentët si Mesi, Injesta dhe Ksavi, si arkitektë të futbollit në të gjithë
historinë e tij.

Postuar te SPORT. Komentet te >FIFA shpall sot lojtarin më të mirë të vitit Janë të Mbyllura

>Jennifer Lopez, e shkëlqyer në postera

>

Jennifer Lopez, e shkëlqyer në postera

Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Jennifer Lopez u shfaq në një formë të shkëlqyer, në posterat e rinj gjigantë që janë vendosur në të gjithë SHBA-në.

J.Lo pozoi për linjën e re të veshjeve Gucci, së bashku me dy fëmijët e saj, Max dhe Emme. Gucci po hedh në treg modelet e reja për fëmijë.

Ndërkohë, këngëtarja është duke kaluar këtë periudhë të lirë duke pushtuar në plazhet e mrekullueshme të Malibusë./tch

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Jennifer Lopez, e shkëlqyer në postera Janë të Mbyllura

>Genta Ismajli: 2011 më gjeti single

>

Mbrëmjen e vitit të ri e ka kaluar me kolegët dhe fansat e saj në Kërçovë të Maqedonisë, në një natë tejet speciale. E ndërsa i kërkojmë të na bëjë një
bilanc të asaj çka arritir në 2010, Genta në përgjigjet: “Ka qenë një vit me shumë angazhime, arritje, por edhe zhgënjime, për të cilat nuk është se ndihem keq.

Thjesht do të dëshiroja që rezultati i tyre, të ishte i drejtë, dhe jo i shitur”. Por, pavarësisht kësaj, Genta beson se 2011 do të jetë një vit i mirë, në të gjitha aspektet. Madje ajo dëshiron ta quajë 2011 si vitin e saj.

“2011 është viti i Gentës. Shpresoj dhe besoj që do të punohet me më shumë rregullsi, por për më shumë do ia lëmë kohës”. Aktualisht është duke punuar për këngë të reja, si dhe është duke përfunduar studimet e saj të larta dhe albumin.

Sa i përket 2011, Genta thotë se edhe ky vit e ka gjetur singëll megjithatë ajo shpreson që gjatë këtij viti ta gjejë mashkullin e saj.”Nuk mërzitem. Im a single lady, krenare e pavarur”, përfundon ajo./yp

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Genta Ismajli: 2011 më gjeti single Janë të Mbyllura

>Rachel Burr me gjoksin e saj ka mahnitur meshkujt bile edhe femrat

>

Bukuroshja Australiane ka xhiruar editorial seksi për magazinën Ruse FHM dhe ka fascinuar Rusët me pamjen e saj.
Pa dyshim se meshkujt Rus si dhe meshkujt e gjithë botës habiten dhe kënaqen kur shohin një trup të mrekullueshëm si kjo,por interesante është fakti se edhe femrat e pëlqejnë.

,, Kur shkoj në banjo vijnë femrat dhe më pyesin se a mund të mi prekin gjinjët. I prekin për tu vërtetuar se a janë të vërteta ,pra natyrale .Kjo kureshtje e tyre mua nuk më pengon ‘’ deklaron bukuroshja 26 vjeçare në një intervistë.

Ajp pranon se kohëve të fundit i janë rritur gjinjët,mvarësisht edhe prej kushteve klimatike , mirëpo për ti mbajtur në formë dhe për ti mbajtur të forta bukuroshja meret edhe me ushtrime./yp

Postuar te Seks dhe Dashuri, Show-Biz. Komentet te >Rachel Burr me gjoksin e saj ka mahnitur meshkujt bile edhe femrat Janë të Mbyllura

>Takohen kryeministri Thaçi dhe shefi i EULEX-it De Marnak

>

Kryeministri në largim, Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Xavier Bout de Marnhac.
Si thuhet në komunikatën nga zyra për komunikim publik, në takim është diskutuar për gjendjen aktuale politike në vend, me theks të veçantë për procesin e mbajtjes së zgjedhjeve.

“Kryeministri Thaçi ka vlerësuar se ky proces ishte i qetë dhe në përputhshmëri me standardet e zgjedhjeve të lira dhe demokratike”, citohet të ketë thënë Thaçi.

Nga ana e tij, shefi i EULEX-it, de Marnhac ka shprehur vlerësimin se aspektet e sigurisë së zgjedhjeve janë trajtuar mirë.
Thaçi dhe Marnhac janë pajtuar “për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Misionit të EULEX-it, në funksion të fuqizimit të sundimit të rendit dhe ligjit dhe avancimit të gjithëmbarshëm të proceseve zhvillimore në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë./yp

Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >Takohen kryeministri Thaçi dhe shefi i EULEX-it De Marnak Janë të Mbyllura

>Ulrike Lunacek, shuplakë Kosovës për zgjedhjet

>

“Kosova nuk i ka plotësuar standardet ndërkombëtare gjatë procesit të rivotimit të djeshëm”, kështu ka deklaruar sot Ulrike Lunacek,  kryesuese e delegacionit monitories të Zgjedhjeve të Parlamentit Evropian. 

Ajo ka potencuar se ky process do të ketë ndikim në procesin integrues të Kosovës por edhe në imazhin e vetë shtetit më të ri në botë. Lunacek tha se ajo vetë është dëshmitare e shumë

paregullësive që kanë ndodhur dje. Nga ana tjetër KQZ thotë se procesi I djeshëm ka qenë më I mirë se ai i 12 dhjetorit.

“Defekte serioze kanë shënuar vullnetin politik të pamjaftueshëm për të zhvilluar zgjedhje të mirëfillta në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe praktikat e mira zgjedhore” kështu thuhet në deklaraten lidhur me procesin e ripërsëritjes së zgjedhjeve nga delegacioni monitorues I Parlamentit Evropian.

Më tutje në këtë deklaratë potencohet se Kosova duhet të ndërmerr hapa të menjëhershëm për të përmirësuar procesin e ardhshëm zgjedhor për të garantuar të drejtat demokratike të qytetarëve të Kosovës, si dhe për të forcuar perspektivën evropiane të vendit. Në deklaratë kërkohet ndjekja e manipuluesve të zgjedhjeve, jo vetëm të këtyre të fundit por edhe atyre locale të vitit 2009.

Por pjesa më e fuqishme ishte lënë të thuhet spontanisht. Ulrike Lunacek,  kryesuese e delegacionit monitorues të Zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, na e dha sot një “shuplakë të nxehtë”. Ajo me fjalë tjera, tha se zgjedhjet janë deshtim.

Këto zgjedje nuk kanë plotësuar standardet ndërkombëtare. Marrë përbazë këtë, është e cartë që ka vërejtje të mëdha për procesin dhe jo vetëm nga ne por edhe nga vëzhguesit vendas që këto zgjedhje nuk përputhen plotësisht me standartet e kërkuara, pra nuk përputhen me atë cfarë është normale dhe e pranueshme. Ka pasur pjesë që kanë qenë në rregull mirëpo shumica jo” tha Lunacek

Eurodeputetja tjetër Jutta Steinruck tha se ajo vetë ka qenë dëshmitare e shumë manipulimeve dhe kërcënimeve gjatë ditës së djeshme.
Nga ana tjetër Ulrike Lunacek ka bërë të ditur se ky process mund të ketë ndikim edhe në të ardhmen evropiane të Kosovës.

Po ka rrezik që të ketë ndikim, jo në procesin e integrimit në tërësi por në hapat e ardhëshëm që pritet të mirren. Do të kenë ndikim edhe në imazhin e Kosovës dhe të gjitha të arriturat që ky vend I ka bërë deri më tash. Më vie shumë keq që duhet ta them këtë por kjo është e vërteta” ka pohuar Lunacek

Mirëpo kryeshefi I sekretariatit të KQZ-së, Xhemajl Peqani tha se procesi I djeshëm ka qenë më I mirë se ai I 12 dhjetorit.

Po cdo process do të jetë më I mirë se tjetri sepse nëse ka pas në një process gabime ato do të evitohen. Mirëpo me rëndësi është që procesi I rivotimit ka rrjedhur mire.” tha Peqani

Monitorueset e Parlamentit Evropian kanë pohuar se është e domosdoshme që reforma zgjedhore të çohet përpara në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira zgjedhore./radio-dukagjini
Postuar te Zgjedhjet 2010/2011. Komentet te >Ulrike Lunacek, shuplakë Kosovës për zgjedhjet Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: