>Lokali në Pragë ha dhe pi, paguan sa të duash

>

Pronarit të një kafeterie në Pragë i lindi një ide jo konvencionale, por shumë e suksesshme për të tërhequr klientët. Ua la mysafirëve
të caktojnë vetë çmimet e pijeve dhe ushqimit.

“Nuk kisha klientë dhe nuk mundja të tërhiqja mysafirë të rinj, fillova të mendoj për diçka më interesante. Tani lokali është plotë çdo ditë”, thotë Ondrej Lebovski (42 vjeç), pronar i kafeterisë “Big Lebowski”, shkruajnë mediat botërore.

Klientët e këtij lokali caktojnë vetë çmimet e ushqimit, bile edhe suvenirëve, posterëve, librave, lodrave dhe kutive të shahut të cilat shiten në këtë lokal.

Lebovski, e ka futur në përdorim këtë “menu” prej muajit gusht. Prej asaj kohe nuk ka probleme me myshterinjtë dhe as që po mendon ta mbyllë lokalin. “Mysafirët po përpiqen të jenë korrekt, disa lënë më shumë e disa më pak para”, thotë Lebovski, i cili ofron edhe koktejin “Rusi i Bardhë”, pijen e preferuar të heroit të filmit, Big Lebowski i luajtur nga Jeff Bridges./bw

Advertisements
Postuar te Bota, Kuriozitet. Komentet te >Lokali në Pragë ha dhe pi, paguan sa të duash Janë të Mbyllura

>2011-ta, viti i hapësirës për Europën

>

Viti 2011 do të jetë viti i lëshimit të raketave dhe i eksplorimit të hapësirës për Europën, deklaroi drejtori i
përgjithshëm i Agjensisë Europiane Hapsinore, Jean-Jacques Dordain.

Kontinenti pret që tre raketa të ndryshme të hidhen në hapësirë nga Guajana Franceze gjatë muajve të ardhshëm. Ariane 5 do të bashkohen nga një raketë ruse Sojuz dhe nga një sistem i ri i quajtur Vega.

”Për 30 vjet me radhë kemi hedhur në hapësirë dhe eksplozuar nëpërmjet raketës më të mirë që ekziston sot në botë, Ariane”, deklaroi Dordain. “Megjithatë, ajo ka qenë vetëm një raketë”.

”Duke nisur nga ky vit, eksplorimi do të bëhet nëpërmjet tre sistemeve paralele,  Trafiku hapësinor do të jetë shumë më i ngjeshur sivjet dhe presim që edhe zbulimet të jenë më të mëdha”.

Një platformë e re lëshimi është ndërtuar në Guajanën Franceze, për të lejuar Bashkimin Europian që të bashkëpunojë më ngushtësisht me Federatën Ruse. Për herë të parë, një raketë ruse do të lëshohet nga kjo bazë europiane dhe jo nga Bajkonuri në Kazakistan./tch

Postuar te SHKENCË, Studim. Komentet te >2011-ta, viti i hapësirës për Europën Janë të Mbyllura

>Si të grini qepë pa ju lotuar sytë?

>

Ju pëlqen shumë qepa por keni frikë mos ju djeg sytë? Ja sekreti i mosdjegies së syve gjatë prerjes apo pastrimit të qepës.

Sipas një lajmi në adresën “Ehow”, nuk është më e nevojshme të mbyllni dyert apo të fshiheni pas dere kur grihet qepë. Gjatë prerjes qepa lëshon në ajër një lloj avulli kimik që shndërrohet në acid sulfurik dhe më pas dëmton sytë tuaj duke shkaktuar lotimin e tyre. Por, ju mund të parandaloni qarjen nëse ndryshoni teknikat e prerjes dhe përgatitjes së qepës. Ja masat që duhet të merrni për të parandaluar lotimin e syve:  

– para se të qëroni apo prisni qepën lëreni 30 minuta në frigorifer. Avulli sulfurik do të veprojë më ngadalë në të ftohtë.

– rrënjën e qepës hiqeni ose priteni në fund fare. Sepse përbërësit sulfurik janë të përqendruar më shumë në rrënjët e saj.


– priteni qepën me një thikë të mprehtë. Kështu në qelizat e qepës do të ushtrohet më pak presion dhe do të lëshojë më pak përbërësit sulfurik. Një thikë e mprehtë do të lehtësojë ndarjen e qepës dhe të minimizojë kontaktin e qepës me avullin e lëshuar. 

– hapni një dritare apo ndizni një qiri me aromë ndërkohë që grini qepën. Flaka e nxehtë e qiriut tërheq avullin dhe pakëson sasinë e avullit të përhapur në ajër.


Postuar te Kuriozitet, Studim. Komentet te >Si të grini qepë pa ju lotuar sytë? Janë të Mbyllura

>Së pari i ofendon, pastaj u kërkon falje

>

E egra Taylor Momsen është detyruar që t’u kërkojë falje prindërve të saj për shkak të komenteve që i kishte bërë gjatë një interviste.
Në të vërtetë, aktorja dhe këngëtarja problematike kishte deklaruar se prindërit e saj ishin fajtorë për’ sjelljen e saj të’ shfrenuar, sepse që nga fëmijëria, e kishin shtyrë atë në qendër të vëmendjes së medieve dhe botës së shoubiznesit.

Ajo mendon se vendimi i prindërve të saj që ta fusin në botën e modelimit qysh në moshën 2-vjeçe, ishte i gabuar. “Asnjë dyvjeçar nuk duhet të punojë. Nuk jam shoqëruar me bashkëmoshatarët e mi, nuk kam pasur shokë. Vazhdimisht kam punuar dhe nuk kam pasur jetë reale”, kishte komentuar Momsen.

Mirëpo, tani ka deklaruar se deklaratat e saj plotësisht të qarta, janë nxjerrë nga konteksti dhe se është mirënjohëse ndaj prindërve të saj për mbështetje në punë.

“Mendoj se prindërit e mi e kanë kuptuar se asgjë nga ajo që kanë lexuar, nuk është e vërtetë dhe se fjalët mund të shtrembërohen”, ka deklaruar Momsen, e cila njihet edhe si një vajzë e skandaleve, sidomos me foto lakuriqe dhe abuzim të drogës./yp

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Së pari i ofendon, pastaj u kërkon falje Janë të Mbyllura

>Ligjin e bëj unë!

>

Festat ikën, pushimi gati se mbaroj, por nuk kanë të mbaruar aq shpejtë edhe
risitë që ju ofron topLajm.com! Vizitorë të dashur, kësaj here stafi jonë po ju sjell një koleksion të fotografive të femrave të forta, të cilat si duket e bëjnë ligjin! Kënaquni!
















Postuar te Show-Biz. Komentet te >Ligjin e bëj unë! Janë të Mbyllura

>Seks me 17-vjeçaren, Berluskoni thirret në prokurori

>

Prokurorët italianë kanë thirrur për dëshmi kryeministrin Silvio Berluskoni. Sipas një shkrese të dalë sot nga prokuroria e Milanos, kryeministri Berluskoni

duhet të paraqitet më 21, 22 ose 23 janar për të dhënë shpjegime për

raportin e tij me vajzën e quajtur Karima El Mahroug e njohur si Rubi.

Prokurorët kanë pretenduar se Berluskoni e ka paguar vajzën për të kryer mardhënie seksuale kur ajo ishte në moshën 17 vjeçe, por avokatët e kryeministrit kanë thënë se agjë në këto akuza nuk është e vërtetë.

Sipas prokurorëve, Berluskoni e kishte shfrytëzuar pozitën e tij si kryeministër për të liruar vajzën e cila ishte arrestuar në Milano për një vepër penale.

Avokatët e Berluskonit kanë thënë se kjo është ndërhyrje e rëndë në jetën private të kryeministrit dhe lojë politike nga qarqe të caktuara të gjyqësorit.

Seksi me 17-vjeçaren, Berluskoni thirret në prokurori
Seksi me 17-vjeçaren, Berluskoni thirret në prokurori


Postuar te Bota, Thashetheme. Komentet te >Seks me 17-vjeçaren, Berluskoni thirret në prokurori Janë të Mbyllura

>Thaçi, 30 mijë vota para Mustafës

>

Sipas disa rezultateve të pakonfirmuara zyrtarisht, pesë më të votuarit nga PDK-ja janë Hashim Thaçi, Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj, Azem Syla dhe Jakup Krasniqi. 


Derisa sipas një liste theksohej se Thaçi ka siguruar 114.682 vota, një burim brenda PDK-së ka mohuar këtë duke theksuar se kreu i këtij subjekti, Thaçi, ka 158 mijë vota me rinumërimin nga procesi i sërishëm i zgjedhjeve më 9 janar. 


Ndërsa në pesëshen e parë të LDK-së, e cila është renditur në pozitën e dytë në këto zgjedhje, sipas burimeve tona brenda këtij subjekti janë Isa Mustafa me rreth 126 mijë vota, pasojnë Sabri Hamiti me mbi 30 mijë vota, Ismet Beqiri, Eqrem Kryeziu, Nekibe Kelmendi, për të vazhduar me pesëshen e dytë: Lutfi Haziri, Arben Gashi, Skënder Hyseni, Naser Osmani, etj. Ndërkaq në pesëshen e parë të AAK-së më të votuarit janë Ramush Haradinaj, Ukë Rugova, Blerim Shala, Donika Kadaj, Daut Haradinaj, për të vazhduar me pesëshen e dytë: Ahmet Isufi, Ardian Gjini, Burim Ramadani, Ramiz Kelmendi, etj.

Raporti përfundimtar i Qendrës së Numërimit të votave do të jetë i gatshëm vetëm pas rivotimit në Mitrovicë. Kështu është thënë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sipas të cilit edhe vendimi për procesin e rinumërimit të 92 kutive të votimit më 9 janar është një nga arsyet e mosbërjes publike të raportit të plotë të 760 kutive të votimit të rinumëruara./kosovasot

Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >Thaçi, 30 mijë vota para Mustafës Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: