>Kushti i AAK-së, Blerim Shala kryeministër

>

Blerim Shala, nënkryetari i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, siç merret vesh nga një burim brenda kësaj partie, ka thënë se

lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është pro koalicionit me PDK-në për formimin e Qeverisë së pritshme. Mirëpo, për këtë koalicion Haradinaj ka paraparë disa kushte.

Haradinaj me çdo kusht e kërkon postin e kryeministrit për vet Shalën e jo presidencën, siç është folur deri tash, raporton Koha.
Sipas këtyre burimeve, Haradinaj e ka vënë këtë kusht, për shkak të paqartësisë rreth kohëzgjatjes së qëndrimit të tij në Hagë dhe shqetësimit për fatin e partisë, nëse ai vazhdon të mbetet për më gjatë atje.
Nëse Shala merr postin e presidentit, që nënkupton automatikisht heqjen dorë nga funksionet partiake, atëherë, kjo konsiderohet humbje për partinë e Haradinajt. Kurse po t’i takonte kryeministria AAK-së, dhe po të bëhej Shala kryeministër, ai do të ushtronte edhe më tutje funksionin e nënkryetarit të parë të partisë, që do të thotë funksionin e kreut të saj në mungesë të liderit Haradinaj.
Sipas këtyre burimeve, nëse është për t’u besuar plotësisht fjalëve të Shalës, Haradinaj edhe më tutje ka besim të madh tek ai dhe në mungesë të tij, atë e parasheh si zëvendësues të denjë./indeksonline
Advertisements
Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >Kushti i AAK-së, Blerim Shala kryeministër Janë të Mbyllura

>Xhuli e Dafina vazhdojnë “muhabetin”

>

“Muhabeti” në mes të këngëtares Dafina Zeqiri dhe modeles Xhulije Nura nuk ka të ndalur. Çdo ditë e më shumë dyshja është në qendër të shtypit rozë. Deklarata e fundit e këngëtares Dafina Zeqiri në lidhje me modelen Xhulije Nura ishte se sipas saj Xhuli dëshiron të bëj famë në krahë të Dafinës.
Nura ka thënë se e vërteta herët a vonë do të del në sheh, dhe se ajo ka punë shumë më të mençura për të bërë se sa të merret me Dafinën.
“Sa i përket shpifjeve të Dafina Zeqirit nuk kam çfarë të shtoj, sepse kam punë më të mençura të bëjë sesa të shpenzojë kohë kot me gjëra që nuk ia vlejnë. E gjitha që dua të them është se me kohë gjërat do të dalin në shesh, dhe e vërteta do të dihet.
“Është një fjalë e urtë ’kur të tjerët shkruajnë se i ke punët keq, atëherë punët ai person i ka më së miri, ndërsa kur të tjerët flasin mirë, atëherë diçka nuk është në rregull’. Kështu që kurrë më mirë punët nuk i kam pasur, studimet në mjekësi janë duke më shkruar shumë mirë. Dafina pasi që nuk ka punë më të mençur, merret me punë të kota dhe me thashetheme”, ka thënë Xhuli për Telegrafi.com
Xhuli po ashtu ka bërë të ditur se është e angazhuar në realizmin e disa projekteve, por dëshiron njëherë të mos zbuloi asgjë.
“Jam e angazhuar në realizimin e disa projekteve të rëndësishme, e për të gjitha këto do të njoftoheni me kohë”, ka përfunduar Xhuli. /Telegrafi
Postuar te Show-Biz. Komentet te >Xhuli e Dafina vazhdojnë “muhabetin” Janë të Mbyllura

>Shikojeni çfarë bukuroshe ka humbur futbollisti Ronaldo

>

Modelja Braziliane 27 vjeçare Raica Oliveira ish e dashura e yllit të futbollit Brazilian Ronaldo ka xhiruar editorial seksi me veshje të
brendshme për markën Ultimo dhe ka dëshmuar edhe njëherë se ka trup dhe pamje të mirë. 



Kjo bukuroshe me gjashtë tatuazhe në trup flet anglishten,portugalishten,frengjishten,spanjollishten dhe italishten. Është vegjetariane dhe i pëlqejnë kafshët , respektivisht qentë dhe ka tetë qen. Ndërkaq përveç karrierës si fotomodele ajo dëshiron të studjoj filizofinë.

Sa i përket karrierës si modele ajo e ka ëndërruar që kur ka qenë në moshën 10 vjeçare.Duke iu falemnderuar agjentit të modës,menaxherit,Sergio Mattos ajo futet në ujrat e manekenizmit dhe vazhdon me sukses këtë rrugë.

Pikërisht ky menaxher ka zbuluar dhe ka futur në rrugën e manekenizmit edhe modelen tashmë të njohur Gisele Bundchen.
Në vitin 1999 Raica Oliveira u gjend në mesin e 30.000 kandidateve të paraqitura në Elite Model Look dhe aty doli fituese.

Në përzgjedhjen botërore në Francë ajo merr vendin e dytë dhe kështu me këtë çmim ajo veç futet në rjedhat ndërkombëtare të modës.

Dior, Dolce & Gabbana, Yves Saint Laurent, Vogue, Chanel, Lancome, Victoria’s Secret, Pepe Jeans, Sports Illustrated, JLO, H&M, Elle, Marie Claire, TNG, Ann Taylor dhe XOXO etj, janë disa nga markat e njohura botërore dhe magazinat e modës ku ajo ka bashkëpunuar.

Tashmë është bërë fytyrë e njohur e Ultimo që nga viti I kaluar kur erdhi dhe zuri vendin e modeles Kelly Brook.





Postuar te Show-Biz. Komentet te >Shikojeni çfarë bukuroshe ka humbur futbollisti Ronaldo Janë të Mbyllura

>Edhe veshur edhe zhveshur, seksi

>

Edhe pse i ka sytë të kaltër, Daniela Freitas, e ndërtoi karrierën duke reklamuar veshje të brendshme, ndërsa në kampanjën e re nuk duket aspak më pak seksi me më shumë rroba në trup.

Duke pozuar për fotografin e njohur, Pierre Dal Corsu, braziliania tregoi të gjitha bukuritë e saj, duke i zhveshur ngadalë të gjitha rrobat dhe duke pozuar në të gjitha anët.

Kjo 22-vjeçare, deri tani ka realizuar kampanja të shumta sikur ato për “Victor Hugo”, “Women’Secret”, “S.Oliver” etj., por duhet ta pranojmë që më mirë duket në veshje të brendshme./yp
Postuar te Seks dhe Dashuri, Show-Biz. Komentet te >Edhe veshur edhe zhveshur, seksi Janë të Mbyllura

>Dymbëdhjetë orë seks me Robert Patinson-in

>

Robert Pattinson dhe Kristen Stewart për realizimin e vazhdimit të ri të “Twilight sagës” i kaluan 12 orë në shtrat duke incizuar “skenën e nxehtë”.
Kështu që adhuruesit e filmave për

vampirët modern, të bërë sipas romaneve të Susan Meyer, më në fund do të kënaqen me skenën e seksit ndërmjet Edvardit dhe Belas. Kjo iu duk interesante dhe nuk i erdhi aspak vështirë Pattinsonit.

“Nuk e kam pasur aspak të vështirë”, tha 24-vjeçari dhe shtoi: “Gjithmonë më kaplon pasioni në këto raste, dhe harroj që me mijëra njerëz qëndrojnë para nesh”. Vazhdimi më i ri i filmit për vampirët, “Breaking Dawn”, do të arrijë në kinema më 18 nëntor./yp

Postuar te Seks dhe Dashuri, Show-Biz. Komentet te >Dymbëdhjetë orë seks me Robert Patinson-in Janë të Mbyllura

>Pse Kaos nuk janë në BABA Records?

>

Rep grupi Kaos është larguar nga studioja e tyre Baba Records, pas shumë vitesh bashkëpunimi.
”Shum prej juve po doni me dit qa u bo, po ju

kallzoj…Officially Kaos Nuk jon mo nBaba records. Far arsye nuk ka. Po dojna me punu ma shum per veti… Thats it!”, ka shënuar anëtari i grupit VigPoppa në profilin e tij në Facebook.

Ai më tej ka shtuar se ka respekt për grupin Tingulli i 3nt dhe Skillz, por thjesht kanë zgjedhur të vazhdojnë në rrugë të ndara.Kaos ishte pjesë e shtëpisë muzikore Baba Records së bashku me Tingullin e 3nt, Skillz dhe shumë reperë të tjerë./io
Postuar te Show-Biz. Komentet te >Pse Kaos nuk janë në BABA Records? Janë të Mbyllura

>CR7: Llorente i duhet Realit

>

 Fernando Llorente shumë lehet mund t’i bashkohet skuadrës së Realit gjatë merkatos së dimrit. Muaj me parë trajneri portugez, Jose Mourinho kishte

thënë skuadrës së tij i duhet një sulmuesi siç është Llorente. Ndërkohe pas lëndimit të argjentinasit Gonzale Higuain ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është ndalur të flas rreth transferimit të mundshëm të një sulmuesi gjatë këtij afati kalimtar.

Sipas tij, Llorente do të ishte një transferim perfekt. “Ne kemi nevojë për një sulmues për gjashtë muajt e ardhshëm, dhe Llorente mund të jetë ai që na duhet neve”, tha CR7. Pa asnjë fije dyshimi Fernando Llorente është ndër sulmuesit me të mirë në Premiera Division./topLajm
Postuar te SPORT. Komentet te >CR7: Llorente i duhet Realit Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: