>Historia e purove kubaneze dhe pse ato janë unikale

>

Shpesh herë kur flasim për Kubën, ose siç e thërasin ndryshe “Ishulli i Lirisë”, togfjalëshat e parë me të cilat nisin pothuajse të gjitha bisedat tona kanë të bëjnë me Fidel Kastron dhe pushtetin e tij.


Kuba nuk është thjesht një vend me një sistem politik ndryshe, por është shumë më shumë se aq, ai është një vënd i mrekullueshëm dhe mjaft i bukur, një destinacion mjaftë i preferuar për miliona turistë nga mbarë bota, të cilët duan të prekin, të shijojnë dhe të mësojnë diçka më shumë mbi temperamentin, shpirtin e pasur dhe thjeshtësinë me të cilën jetojnë vëndasit. Kuba është vëndi i rumit, i salsës dhe i purove të famshme kubaneze. 


Traditat në Kubë zënë një pjesë të rëndësishme në mënyrën e jetesës të kubanezëve, ato vlerësohen dhe ruhen me xhelozi nga ata. Një nga këto tradita është edhe prodhimi i purove, zanat i cili trashëgohet brez pas brezi. 


Një fakt që nuk mund të kundërshtohet, është se shteti ishull është një ndër prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenjë të purove në botë. Gjithçka fillon në luginën Vuelta Abajo, aty ku ndodhen plantacionet më të mëdhaja të duhanit, kjo kulturë bujqësore me të cilën “Republica de Cuba” krenohet para botës.


Historia 

Para 500 vjetësh Kristofor Kolombi preku me duart e tij gjethet e duhanit, me të cilat pjestarët e fisit indian “Tainos” mbushnin çibuqet e tyre dhe tymosnin duhanin që ata e quanin “cohiba”. 


Ata besonin se në këtë mënyrë tërhiqnin në anën e tyre shpirtrat e mirë. Spanjollët erdhën në ishull me Kolombin dhe me një lehtësi e përqafuan këtë traditë të vëndasve. 


Dy marinarë nga ekuipazhi i anijes së Kolombit, në vitin 1492, Rodrigo de Jerez dhe Luis De Tores kanë qënë dy evropianët e parë që provuan duhanin kubanez. Admirali spanjoll në atë kohë, nuk ishte në dijeni për vlerën tregëtare që do të sillte ne kontinentin e vjetër, në Evropë.


Gjatë 1700 – ës purot zënë vëndin e parë në eksportin e madhrave kubaneze. Sot puroja kubaneze është shëndruar në shënjë të pamohueshme të mirëqënies. 


Ajo është një produkt autentik i një cilësie të lartë, shija, aroma, ngjyra dhe forma e së cilës janë arritur me punën e stërmundimshme të duarve të mjeshtërve, të cilët kanë shkrirë talentin dhe shpirtin e tyre në krijimin e kësaj vepre arti. Kënaqësinë nga puroja e pakrahasueshme kubane mund ta shijojë çdo kush që i kushton asaj kujdesin dhe vëmëndjen e merituar.

Advertisements
Postuar te Histori. Komentet te >Historia e purove kubaneze dhe pse ato janë unikale Janë të Mbyllura

>Ballkani, gadishulli i korrupsionit

>

Thasë me para që çohen në zyrën e një Kryeministri, i cili njihet si qejfli i orëve të shtrenjta. 
Një tjetër Kryeministër që bën pasuri të

paimagjinueshme nga vitet e gjata të kontrabandës së cigareve, e shumë raste të tjera si këto. Ngado që të hedhësh sytë sot në Ballkan ndeshesh me akuza që u bëhen liderëve dhe ish-liderëve të gadishullit për raste korrupsioni të nivelit të lartë. 

Por ndërsa ka nga ata që thonë se korrupsioni është një fenomen normal për Ballkanin, ka nga ata që në këtë situatë, pikërisht, shohin progres. 
Në një rajon që u përça nga konflikti rreth 2 dekada të shkuara, kombet që aspirojnë të bashkohen me BE-në e ndiejnë urgjencën e nevojës për të vënë para drejtësisë të korruptuarit.
“Për shumë vjet, krimi i organizuar dhe korrupsioni kanë hasur pak, ose asnjë pengesë në rrugën e tyre, duke e shtuar dhe shtrirë në këtë mënyrë influencën e tyre në Europën Juglindore”, thotë analisti politik i Ballkanit, Misha Gleni. 
“Kjo traditë tani është duke ndryshuar me shpejtësi dhe kryesisht për shkak të kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian ndaj qeverive rajonale për të pastruar veprimet e tyre”. Edhe pse akuzat janë bërë deri më tani vetëm ndaj disa liderëve të rajonit, ndryshimet kanë filluar të ndihen që larg, përtej kufijve kombëtarë. 
Anëtaret e Bashkimit Europian, Rumania dhe Bullgaria, ndodhen nën presionin e fortë të Brukselit për të luftuar ryshfetet dhe korrupsionin tre vjet pasi vendet iu bashkëngjitën bllokut të 27 vendeve anëtare të BE-së. Gjermania dhe Franca së fundi i ka paralajmëruar që nuk do t’i lejojë të futen në zonën e shteteve Shengen shumë shpejt, sepse kjo mund të kishte “pasoja të rënda” për sigurinë e gjithë bllokut.
Postuar te RAJONI. Komentet te >Ballkani, gadishulli i korrupsionit Janë të Mbyllura

>Megan Fox, dashuri e pastër në publik

>

Është gjithmonë diçka e bukur të shikosh yjet e Hollivudit në spontanitetin e tyre, sidomos kur ke parasysh falsitetin e
pasarelave dhe buzëqeshjet e përhetshme të tapeteve të kuq.


Megan Fox u fotografua duke i kërcyer bashkëshortit të saj Brian Austin Green në qafë, me shumë dashuri dhe dëshirë, ndërsa ndryshe nga herët e tjera këtë herë kishte veshur vetëm tuta sportive.


Çifti u lidh në martesë gjatë qershorit, në një ceremoni të zhvilluar në Hauai. Ndërkohë, Fox është shfaqur veçanërisht e dobësuar kohët e fundit.


Një mike e saj deklaroi për revistën Now: “Ka humbur nga një kile në secilin prej tetë muajve të fundit dhe dëshiron të dobësohet ende. Mendon se kjo paraqitje e re do ta ndihmojë që ta marrin më seriozisht si aktore. Asaj i pëlqejnë rolet dramatike dhe mendon se pjesë më të harkuara të trupit do ta ndihmonin të kishte më tepër sukses”./yp

Postuar te Seks dhe Dashuri, Show-Biz. Komentet te >Megan Fox, dashuri e pastër në publik Janë të Mbyllura

>Edhe majmuni masturbon (Video)

>

Shumë shkencëtarë thonë se njeriu e ka prejardhjen prej majmunit. Teori të shumta kanë qarkulluar, por është e sigurt se

ngjajnë shumë njeriu dhe majmuni. Në video shfaqet majmuni duke kryer aktin e masturbimit, aq të dashur edhe nga qeniet njerëzore./indeksonline

Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Edhe majmuni masturbon (Video) Janë të Mbyllura

>Vritet kongresistja amerikane, 6 të vdekur

>

Kongresistja demokrate Gabrielle Giffords, është qëlluar me armë në kokë për vdekje disa herë nga afërsia, gjatë një ngjarjeje në Arizona. Së paku 6 persona
të tjerë janë vrarë dhe 12 persona besohen se janë lënduar gjatë sulmit. Personi që gjuajti u arrestua pas pak në një supermarket në Tucson. Giffords, 40 vjec, e përfaqësonte distriktin e tetë të Arizonës në Dhomën Përfaqësuese, dhe ishtee martuar me astronautin, Mark Kelly. Ajo bënte pjesë në komitete të ndryshme kongresionale, duke përfshirë  ato për shërbimet me armë dhe punë të jashtme./indeksonline

Postuar te Bota. Komentet te >Vritet kongresistja amerikane, 6 të vdekur Janë të Mbyllura

>Doktori në telefon me të dashurën teksa Jackson vdiste

>

Doktori i akuzuar për vrasjen e Michael Jackson me mbidozë qetësuesish ishte i lidhur në të njëjtën kohë me
dy femra: një ish-striptiste dhe një kamariere. Kjo u mësua gjatë seancave që po zhvillohen në gjyqin kundrejt tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mësohet se Conrad Murray ishte në telefon me të dashurën e tij sekrete teksa gjeti JAckon në telashe. Kamarierja Sade Andind dëshmoi duke thënë se ishte duke folur me doktorin Murray në telefon teksa në krahun tjetër të telefonit ra heshtja. 

Prokurorët thanë se ky ishte moment kur 57 vjeçari Murray e pa për herë të parë Jackon duke kërkuar ndihmë. Tabulatet e telefonit tregojnë se Murray mori në telefon Anding në orën 11:51 am por jo ambulancën deri në orën 12:21. Pra del se ai ka pritur 25 minuta derisa ka lëshuar alarmin për atë çka po ndodhte. Sipas prokurorëve kjo kohë është shfrytëzuar prej doktorit që të fshihte drogën që kishte përdorur për Jackon përpara se sa të vinin mjekët. 

Ish-striptistja Nicole Alvarez e moshës 29 vjeçare tha se Murray, babai i një prej fëmijëve të saj në moshë 1 vjeçare, shumicën e kohës flinte në apartamentin e saj. Ajo tha se firmoste për shumë pako që vinin me postë në emër të doktorit Murray. Prokurorët konstatuan se pakot vinin në shumicën e rasteve nga Las Vegas përmes një kompanie farmaceutike./yp

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Doktori në telefon me të dashurën teksa Jackson vdiste Janë të Mbyllura

>Penelope Cruz: Johnny Depp është shumë qesharak

>

Penelope Cruz nuk ka mundur të mos qeshë derisa ka xhiruar filmin “Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides” me Johnny Depp.
Aktorja spanjolle luan vajzën e piratit, Angelina, në vazhdimin e fundit të serisë së filmave dhe thotë se skenat serioze kanë qenë vështirë të realizohen pasi bashkë-aktori i saj është aq bindës në rolin e kapitenit fatkeq, Jack Sparrow.

“Johnny është një person aq shumë qesharak, ai e ka krijuar këtë karakter të mahnitshëm. Problemi kryesor është se ai është aq shumë qesharak sa ka qenë vështirë të xhirojmë skenat dramatike, pasi nuk kam mundur të ndaloj së qeshuri. Kurrë nuk e dini se çfarë do të ndodhë më pas”, ka thënë Cruz./yp

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Penelope Cruz: Johnny Depp është shumë qesharak Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: