>Publikohet video spoti Versatile E – My Way

>

Versatile E foto nga Fadil Berisha NY, SHBA

Jeton dhe vepron në Britani të Madhe kurse Ju keni pasur mundësinë ta shihni edhe në Kosovë, e ta dëgjoni edhe në mega koncertin e këngëtarit Snoop Dogg të mbajtur në korrik të vitit 2010 në stadiumin e Prishtinës.


Versatile E tanimë ka publikuar video spotin e këngës së tij “My way” (Mënyra ime). 


Versatile E foto nga DardaMEDIA.com
e marrë në koncertin e mbajtur në Prishtinë

Video spotin “My Way” për herë të parë keni pasur mundesi ta shikoni më herët në emisionin “Express” të transmetuar në KTV, mirëpo tani atë ju mund ta gjeni edhe në YouTube.com kurse këngën në formatin .mp3 në kualitet të lartë mund ta gjeni në iTunes.com dhe Amazon.com


Video spoti është drejtuar nga një ekip profesional në Angli në bashkëpunim me regjisorin Parris Stewart “Goreela Records” i cili jeton dhe vepron në New York, SHBA, autor i shumë video spoteve të këngëtarëve botërorë si Jay-Z, Fabolous, LudacrisLetoya Luckett, Busta Rhymes e shumë të tjerë

Versatile E – May Way

Përveç këngës My Way Versatile E më heret ka publikuar edhe singlat The Escapade, Different Words, Same Mind, Capital E dhe It’s Over.






TopLajm ju sjell disa nga fotot e marra gjatë incizimeve të këtij video spoti gjithashtu edhe videon e publikuar në YouTube.com









Versatile E – My Way

Advertisements
Postuar te Show-Biz. Komentet te >Publikohet video spoti Versatile E – My Way Janë të Mbyllura

>Sfida e PDK-së

>

Kriteret që i ka shpallur ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Christopher Dell, për qeverinë e re mund t’i sjellin telashe Hashim Thaçit brenda partisë.


Por, Dell nuk ka lënë asnjë dilemë duke thënë se të gjithë zyrtarët që janë dënuar ndonjë herë nga ndonjë gjykatë, që kanë aktakuzë ose që kanë përjetuar ndonjë aksion të EULEX-it, si
bastisje ose marrje në pyetje, nuk duhet të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme, shkruan sot gazeta Express.


Rasti i Fatmir Limajt, që është njeriu i dytë për nga votat në PDK dhe që është edhe nën hetime të EULEX-it, mund t’i shkaktojë më së shumti kokëçarje Thaçit dhe PDK-së.
Sipas kritereve të ambasadorit Dell, Limaj që ka udhëhequr deri më tani Ministrinë e Transportit, nuk do duhet të ishte pjesë e qeverisë së re. Porosi të ngjashme ka çuar edhe shefi i ICO-së, Pieter Feith.


Sipas analistëve politikë, “receta” e Dellit do të zbatohet kur të krijohet qeveria. Analisti Baton Haxhiu vlerëson se askush nuk do të provojë t’i kontestojë ose t’u rezistojë kushteve të Dellit. “Nuk mendoj se do të ketë kurrfarë rezistence në këtë drejtim. Këto janë kritere që i kanë vendosur BE dhe SHBA. Kriteri i parë është që qeveria, e cila pritet të miratohet – ose ta zbusim pak këtë – të jetë e njohur nga SHBA-të dhe BE. 


Kriteri i dytë është që të mos ketë qeveri nën hetime pra asnjëri prej anëtarëve të qeverisë mos të jetë nën hetime as mos të jetë i dënuar. Kriteri i tretë është që të ketë qeveri kredibile, profesionale dhe funksionale në raport me zhvillimin ekonomik dhe në raport me integrimet evropiane, duke përfshirë edhe dialogun me Serbinë”, ka thënë Haxhiu për Express.


Një kusht tjetër, sipas Haxhiut, është mandati i qeverisë së ardhshme. “Kriteri i katërt është që qeveria duhet të zgjasë më së paku 3 vjet për shkak të zhvillimit ekonomik dhe për shkak të dialogut me Serbinë që mund të zgjasë deri në 2 vjet dhe për shkak të privatizimit të kapaciteteve të rëndësishme”. Haxhiu nuk pret probleme as kur është fjala për Fatmir Limajn. “Fatmir Limaj është politikan i vetëdijshëm për shkak se kur bashkësia ndërkombëtare ka vendosur kritere të tilla, do të jetë ai që do të tërhiqet nga një eeveri e tillë, derisa të sqarohet në tërësi rasti i tij”, ka vlerësuar Haxhiu.


Analisti Shkëlzen Maliqi, po ashtu, konsideron se partitë politike do t’i marrinë parasysh kriteret e Dellit. “Nuk mund t’i anashkalojmë fuqitë e mëdha ose sugjerimet e tyre për shkak se Kosovës ende i duhet ndihma në këto procese të rëndësishme siç janë njohjet dhe dialogu me Serbinë”, ka thënë ai. 


Maliqi parashikon pak rezistencë. “Do të ketë ndoshta pak rezistencë ose probleme brenda partive, por besoj se në fund të ditës do të krijohet qeveria dhe megjithatë do të kemi një qeveri vërtet me duar të pastra, siç po thonë ata, me njerëz që nuk dyshohen ose nuk kanë qenë të dënuar”. Sipas Maliqit, kjo çështje mund të jetë objekt i negociatave. Ai konsideron se në qeveri do duhej të ishin njerëz me duar të pastra, pavarësisht problemeve që mund të shfaqen. /Telegrafi

Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >Sfida e PDK-së Janë të Mbyllura

>Google Translate përkthim live

>

Aplikacioni Google Translate për telefonat Android tani ka edhe funksionin eksperimental të përkthimit të bisedave. 


Punon ashtu siç kemi mësuar në filmat fantastiko-shkencor dhe siç na premtohet tashmë
me decenie – aparati incizon dhe njeh tekstin e artikuluar, pastaj e përkthen dhe e paraqet në ekran. Dhe kështu pandërprerë. 


Tani për tani përkrahen vetëm anglishtja dhe spanjishtja, por Google thotë se janë duke u përgatitur edhe gjuhët e tjera.

Sigurisht që do të ketë argëtim të mirë me këtë lodër të re, posaçërisht derisa nuk hekuroset mirë.

Postuar te Teknologji. Komentet te >Google Translate përkthim live Janë të Mbyllura

>PS, parti spiunësh

>

Ish-zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta, akuzoi sërish kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.
“Edi Rama, i cili është regjisori i montazhit të bërë, e ktheu PS në Partinë e Spiunëve të Shqipërisë. PS e bazon politikën e saj mbi

përgjimet e montuara dhe video të trukuara”, u shpreh Ilir Meta.

“Në 8 maj qytetarët e Tiranës do marrin vendimin për të pastruar qytetin nga drejtimi mafioz i tij”, deklaroi ish-ministri i METE-s.
Në përfundim Meta theksoi se “LRI-ja do të kontribuaojë nëmënyrë vendimtare për këtë ndryshim që pritet në krye të bashkisë së Tiranës dhe Rama do të largohet me turp jo vetëm nga kreu i bashkisë por edhe nga politka shqiptare bashkë me politikën e tij të vjetër të spiunëve”. /tch
Postuar te RAJONI. Komentet te >PS, parti spiunësh Janë të Mbyllura

>AAK e ndarë në dy rryma

>

Ka kohë që po flitet, por edhe po “shihet” se AAK-ja nuk është më unike, siç ishte kur atë e menaxhonte drejtpërdrejt lideri Haradinaj. Jo uniteti partiak u shfaq sidomos pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 12 dhjetorit dhe nisjes së

kalkulimeve për koalicione të mundshme për qeverisjen e pritshme të Kosovës.


Më konkretisht. Tashmë në AAK nuk mund të fshehën ithtarët e  koalicionit me Thaçin për të qeverisur Kosovën dhe kundërshtarët e këtij opsioni, të cilët këmbëngulin për të qëndruar në opozitë dhe të mos jenë bashkëpunëtorë të Thaçit.

Lajmi i raportuar nga Indeksonline se Burim Ramadani, Ardian Gjini, Besnik Tahiri dhe Avni Arifi po qëndrojnë në Hagë. Ata janë atje në një “vizitë private”, tek kreu i partisë, Ramush Haradinaj, vetëm sa i bën më të besueshme “llafet” se tashmë në AAK janë bërë dy “rryma”, të cilat praktikisht veprojnë ndaras dhe kanë pikëpamje relativisht të ndryshueshme njëra nga tjetra për shumë çështje dhe ecuri politike në Kosovë.

Këta të fundit, që aktualisht janë në vizitë të Haradinaj, janë të njohur si përfaqësues të rrymës që kundërshton pa u hamendur dhe me çdo kusht koalicionin me Thaçin. Këtë pikëpamje tashmë më shumë herë e kanë shfaqur publikisht Ardian Gjini, Burim Ramadani, Avni Arifi.
Dhe kjo vizitë e tyre në Hagë vjen në kohën që janë intensifikuar llogaritë për koalicionin e ri qeveritar, dhe kur tashmë janë bërë publik edhe zërat nga kjo parti që janë pro koalicionit..

Mirëpo, siç dihet, në fillim të këtij muaji, më saktësisht më 3 janar në Hagë ishte edhe Blerim Shala, nënkryetari i parë i kësaj partie, i cili tashmë botërisht dihet se është pro koalicionit me PDK-në e Thaçit. Por, po ashtu, dihet, se Shala nuk është i vetëm në ngulmimin për ta zbatuar këtë pikëpamje në ditët në vijim. Atë e përkrah Jahja Lluka, Naim Maloku, i cili u prononcua edhe publikisht për këtë etj.

Se cila rrymë do të triumfojë në AAK mbetet të shihet. Gjithsesi, fjala përfundimtare e liderit do të jetë e domosdoshme, mbase edhe vendimtare,  për t’i dhënë fund kësaj çështjeje, pasi që po shihet se lënia në vullnetin e këtyre taborreve, tashmë të ndara, për të vendosur pro, apo kundër koalicionit, siç u deklarua kohë më parë, është një mision i pamundur
Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >AAK e ndarë në dy rryma Janë të Mbyllura

>Ramë Buja: Të hetuarit të tërhiqen vetë

>

Anëtari i kryesisë së PDK-së Ramë Buja, pajtohet plotësisht me deklaratën ambasadorit Dell, dhe shefit të ICO-së, Piter Faith, që vendi duhet të qeveriset nga njerëz më duar të pastra, shkruan “Zeri”.

“Realisht atë që kërkon Ambasadori ka shumë të drejtë dhe duhet të

jetë kështu. Por, pyetja se a do ta ketë të vështirë PDK-ja të realizoi një qeveri të tillë, gjithsesi që do ta ketë të vështirë por jo të pa mundur”, ka thënë Buja.

Ai u a kujton atyre se ndërtimi i shtetit është më i rëndësishëm se sa individi.

“Unë konsideroj se ata persona janë shumë të ndërgjegjshëm dhe e kuptojnë peshën e rëndësisë së tyre, por edhe peshën e veprimit politik që duhet bërë. Andaj, besoj se kjo do të jetë diçka që do të mund të tejkalohet, jo pa telashe por do të tejkalohet”, ka thënë Buja.

Ambasadori Christopher Dell pati deklaruar se të gjithë ata zyrtarë që janë dënuar ndonjë herë nga ndonjë gjykatë, që kanë ndonjë aktakuzë ose që kanë përjetuar ndonjë aksion të EULEX-it, si bastisje ose marrje në pyetje, nuk duhet të jenë pjesë e qeverisë së re.

Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >Ramë Buja: Të hetuarit të tërhiqen vetë Janë të Mbyllura

>Dell e “hesht” PDK-në

>

Deklaratat e fundit të ambasadorit amerikan Christopher Dell, i ka mbyll për media zyrtarët e lartë të PDK-së.


Intervista e botuar në Kohën Ditore të shtunën dhe të dielën, e ambasadorit të SHBA-së në
Prishtinë, i ka “heshtur” zyrtarët e lartë të PDK-së, me deklaratën e tij se në Qeveri të re të Kosovës duhet të hyjnë njerëz kredibilë dhe me “duar të pastra”. 

I vetmi Rrustem Mustafa ka pranuar të shtunën t’u përgjigjet thirrjeve të Kohës Ditore, ndonëse as ai nuk ka dashur të komentonte asgjë nga deklarata e ambasadorit.



“Dua të rezervohem nga komentimet në këtë kohë, sepse më 25 të këtij muaji e kam një seancë gjyqësore”, ka thënë Mustafa, përmes një bisede të shkurtër telefonike. Edhe më shkurt ka folur për të kaluarën e tij. “S’kam bërë kurrë asgjë të keqe”, është shprehur ai.


Mustafa, si njëri nga nënkryetarët e PDK-së, më herët ka qenë i dënuar me katër vjet burgim, nën akuzën se ka kryer krime lufte. Bashkë me të, në kuadër të të ashtuquajturit “Grupi i Llapit”, ishte dënuar edhe Latif Gashi, me gjashtë vjet burgim. Të dy tash janë në listën e kandidatëve të PDK-së që kanë fituar numër të mjaftueshëm të votave për t’u bërë deputetë të ardhshëm të Kuvendit të Kosovës.


Por, nëse i nominuari i PDK-së për kryeministër, Hashim Thaçi, mandatohet për krijimin e Qeverisë dhe vendos ta dëgjojë këshillën e ambasadorit Dell, as njëri e as tjetri nuk do kenë mundësi që të kenë poste ministrore.


Respektimi i këshillës së ambasadorit amerikan do ta linte jashtë ekzekutivit edhe njërin nga ministrat, me të cilët është mburrur PDK-ja gjatë fushatës së fundit zgjedhore – Fatmir Limajn. Ministri në largim i Postë-Telekomunikacionit e ka një problem tjetër – është bastisur nga EULEX-i dhe tash është nën hetime. Të tillët Delli nuk ka dëshirë t’i shohë në Qeveri së paku derisa të kryhen hetimet ndaj tyre. /Telegrafi

Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >Dell e “hesht” PDK-në Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: