>Pesë luftues natyralë të ftohjes dhe gripit

>

Gripi dhe ftohja, edhe kur janë në formën e vet më të butë, pengojnë jetën e përditshme. E zvogëlojnë nivelin e energjisë, bëhemi apatikë, dhe të lodhur. Është supozim i gabuar që do të
kalojë vetvetiu dhe që mënyra më e mirë është të vazhdojmë me ritmin e zakonshëm të jetës dhe të presim të kalojë, sepse kjo thjesht është e pamundshme. Injorimi i problemit zgjat agoninë, e të mos flasim që viruset e bakteret i shpërndani edhe përreth. 

Pushimi
Është supozim i gabuar që duhet të ushtroni nëse keni grip apo ftohje për t’u djersitur. Trupi ka nevojë për energji për luftë kundër sëmundjes, ndërsa ushtrimet e lodhshme ia marrin. Pushimi i mundëson trupit që tërë forcën ta drejtojë në luftë kundër virusit. Sistemi i imunitetit forcohet gjatë pushimit, veçanërisht gjatë gjumit, çka do t’ju ndihmojë që më lehtë t’i kapërceni ftohjen apo gripin.

Uji
Në rast të ftohjes dhe gripit trupi mund të dehidrojë fare lehtë. Për ta parandaluar këtë është e domosdoshme të pini shumë lëngje. Gjatë kësaj kohe doza e rekomanduar prej tetë gotash duhet të jetë minimumi absolut që duhet të pini. 

Vitamina C
Besohet që vitamina C e forcon imunitetin dhe që është mjet i fuqishëm kundër ftohjes dhe gripit. Shumica sugjerojnë dozën prej 1000 mg në ditë e cila do duhej t’i lehtësonte simptomat. Megjithatë, mënyra më e mirë për marrje të shëndetshme të vitaminës C është me anë të pemëve dhe perimeve të pasura me këtë vitaminë. 

Hudhra
Hudhra që nga lashtësia njihet për efektet e veta shëndetësore, por në kohërat moderne është zvogëluar përdorimi i saj në ushqim për shkak të aromës së theksuar e cila qëndron në trup edhe me ditë. Megjithatë, nëse jeni të sëmurë dhe qëndroni në shtëpi, anëtarët e familjes nuk do të brengosen për aromën, prandaj konsumojeni. Më së miri konsumojeni të freskët, por nëse nuk ju konvenon ashtu, shumë mirë do t’ju shërbejë edhe hudhra në ushqim. 

Shtogu 
Ekstrakti i shtogut është i fuqishëm në luftën kundër viruseve dhe është mjaft profilaktik. Ndihmon në luftimin e infeksionit tashmë të krijuar dhe vepron edhe në mënyrë preventive. 

Mund të vëreni që shumica e gjërave të përmendura vepron në forcimin e sistemit të imunitetit, sepse lufta kundër ftohjes dhe gripit bazohet në sistem të fortë të imunitetit. Kjo është për shkak të asaj që kundër ftohjes dhe gripit nuk ekziston ndonjë ilaç konkret dhe i mbetet forcës apo fuqisë së trupit të luftojë kundër infeksionit. Pikërisht për këtë sistemi i fortë i imunitetit është më i rëndësishmi./kn

Advertisements
Postuar te Mjekësi, Studim. Komentet te >Pesë luftues natyralë të ftohjes dhe gripit Janë të Mbyllura

>Gjatë operimit vdiqën 54 pacientë, por Kirurgjia flet për suksese

>

Gjatë vitit 2010 u kanë vdekur 54 pacientë gjatë operacionit kirurgëve të Qendrës Klinikë Universitare të Kosovës (QKUK), , por ata prapë lavdërohen për suksese. 
Nuk flitet në rrafshin personal për suksese, por në atë të përgjithshëm. Megjithatë, vetëm një kirurg ka paraqitur me fakte suksesin e tij, me të cilin do të mund të krenohej mjekësia kosovare. 

Sali Krasniqi, kirurg në QKUK, për më se një vit i ka operuar 5 pacientë në veshka, pa i prerë fare organet e tyre. Besarta Shala, 27- vjeçare nga Peja, është prezantuar si suksesi i tij i fundit në fushën e kirurgjisë. 
Besarta nuk ka besuar në “mrekullinë”, siç e ka quajtur ajo, të profesionalizmit të Krasniqit, derisa e ka parë se, pas vetëm 24 orësh nga operacioni,  është ngritur në këmbë dhe ka mundur të kryejë çfarëdo pune, qoftë edhe të rëndë fizike. 


Besarta ka deklaruar se për një kohë të gjatë ka pasur dhimbje të mëdha në pjesën e fundme të barkut. Mjekët kishin zbuluar ciste në veshkat e saj. Ajo thotë se e kishte përjetuar rëndë këtë lajm dhe kishte pasur shumë drojë për të hyrë në operacion.
“Ka ndodhur mrekullia, falë doktor Salihut”, ka thënë Besarta e emocionuar.  

Krasniqi ka bërë të ditur se ka përdorur metodën laparaskopike tek të gjithë këta pacientë, për të hequr cistet në veshka. Këto janë metodat më të avancuara në botë në fushën e shëndetësisë, ku operacioni bëhet pa prerje të organeve të pacientëve.
Krasniqi sqaron se operacionet e veshkave, me prerje, janë shumë të vështira për pacientin, si në aspektin e rikthimit në jetën normale, si në atë financiar. 

Drejtori i Kirurgjisë së Përgjithshme, Mehmet Maxhuni, duke prezantuar punën njëvjeçare, për vitin e kaluar, të kësaj Klinike, gjatë një konference për shtyp, të martën ka porositur pacientët e Kosovës që për kujdesin kirurgjik të mos shkojnë jashtë vendit, sepse ato janë shumë më profesionale këtu. 


“Për kirurgji mos shkoni jashtë vendit, sepse kemi shërbime profesionale. Dhe madje kemi shumë raste që janë operuar jashtë vendit, por janë kthyer për t’u shëruar tek ne”, ka konstatuar Maxhuni. 
Megjithatë, ai ka pranuar se gjatë 2010-ës në Kirurgji kanë vdekur 54 pacientë. “Ky është numër i pranueshëm për shëndetësinë”, ka vlerësuar ai.  
Maxhuni, ka pohuar se në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë, kryhen 90 për qind e  shërbimeve kirurgjike që kryhen edhe në shtetet e zhvilluara dhe pacientët nuk kanë nevojë të shkojnë jashtë vendit për intervenime kirurgjike. 


Ai ka treguar se në QKUK, mund të bëhet edhe operacioni i restrikcionit të mëlçisë dhe tumori në rrugë binare, të cilat, sipas tij,  kryhen në mënyrë shumë profesionale, dhe atë “shumë më mirë se në klinikat private dhe klinikat e tjera jashtë vendit”. 
Maxhuni ka pohuar se në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë, ekzistojnë 9 salla të operacionit, shtatë prej tyre për intervenime operative selektive dhe 2 për intervenime emergjente.



Ai ka thënë se vetëm në ambulancat specialistike, gjatë 2010-ës, janë kryer 19.165 kontrolle mjekësore, kurse operacione në Kirurgji Abdominale janë kryer 693, në vaskulare 353, në Torakale 588, në Plastike 461, në Laparaskopi 645 dhe në Endoskopi 645 intervenime.
Sipas tij, Klinika e Kirurgjisë ka gjithsej 4 profesorë të kirurgjisë, dhe 6 asistentë të tyre. Ndërsa, janë  57 mjekë specialistë, 35 prej tyre kirurgë të përgjithshëm , 6 specialistë të Kirurgjisë Plastike dhe rekonstruktime, 10 specialistë të Kirurgjisë Vaskulare dhe 6 specialistë të Kirurgjisë Torakale
./topLajm

Postuar te KOSOVË, Mjekësi. Komentet te >Gjatë operimit vdiqën 54 pacientë, por Kirurgjia flet për suksese Janë të Mbyllura

>Alergjitë më të çuditshme në botë

>

Nuk është gjithmonë faji i luleve, pluhurit apo qimeve të maces.

Ka disa alergji që janë shumë të çuditshme dhe të pabesueshme. Ja disa prej tyre:
Alergji nga uji

Edhe elementi më elementar i jetës mund të shkaktojë alergji. Është një formë e reagimit të organizmit nga kontakti me ujin, pavarësisht temperaturës dhe aciditetit të tij. Kjo është një formë shumë e rrallë alergjie që shkakton kruajtje.

Alergji nga seksi

Quhet ndryshe edhe “alergji ndaj burrave”. Prek femrat të moshës 20-30 vjeç dhe është një alergji ndaj spermës që shkakton djegie ose kruajtje.

Alergji nga ushtrimet fizike

Të bësh ushtrime fizike me barkun plot është e rrezikshme sepse shkakton kruajtje, dhimbje barku dhe të vjella sidomos kur kemi konsumuar fruta para stërvitjes.

Alergji nga dielli

Alergjia nga dielli shkaktohet kur rrezet e tij bëjnë reaksion me parfumet ose solucionet me të cilat lyejmë trupin.

Alergji nga teknologjia

Të gjithë instrumentet teknologjike (televizor LCD, MP3 etj.) lëshojnë valë elektromagnetike. Tek disa njerëz këto valë shkaktojnë dhimbje koke ose vështirësi në frymëmarrje.

Postuar te Mjekësi, Studim. Komentet te >Alergjitë më të çuditshme në botë Janë të Mbyllura

>Coca-cola mund të shkaktojë kancer

>

Prej kohësh është e njohur se teprimi i pirjes së coca-cola mund të shkaktojë obezitet, por një studim i ri, i publikuar në një revistë italiane, zbulon se efektet negative të pijes
më të famshme në botë mund të jetë edhe të tjera.

Denoncimi erdhi nga Qëndra e Shkencës për Interesin Publik, një organizatë amerikane që merret me shëndetin publik. Ajo parashtroi një kërkesë zyrtare për ndalimin e përdorimit të ngjyruesit të ëmbël të pijes freskuese.

Sipas Qëndrës, substanca e karamelit ka në përbërje dy substanca, të cilat janë të lidhura me kancerin e mushkërive, mëlçisë dhe tiroides.

Siç shpjegoi drejtori ekzekutiv i Qëndrës, Micheal Jacobson, “bëhet fjalë për një risk minimal të shtuar për shfaqjen e tumorit, por kaq është e mjaftueshme që autoritetet që përkujdesen për shëndetin publik, të alarmohen”.

Nga ana e saj, kompania refuzoi fuqimisht raportin, duke thënë se substancat në fjalë janë studiuar me detaje në shumë vende të botës, por në asnjë prej tyre ato nuk janë shpallur si të dëmshme./yp

Postuar te Kuriozitet, Mjekësi, SHKENCË. Komentet te >Coca-cola mund të shkaktojë kancer Janë të Mbyllura

>Zbardhja e dhëmbëve – rrezik

>

Zbardhja e dhëmbëve me përzierje të sodës bikarbone, hirit dhe peroksid hidrogjenit mund të shkrijë zmaltin, ashtu që dhëmbët duken edhe më të
errët sesa kanë qenë.

Stomatologët tërheqin vërejtjen se të rinjtë gjithnjë e më shumë po e rrezikojnë shëndetin e tyre, duke shfrytëzuar tretmanin e zbardhjes së dhëmbëve në shtëpi me përzierje të sodës bikarbone, hirit dhe peroksid hidrogjenit.
Dentistët tërheqin vërejtjen se kjo metodë mund të shkrijë zmaltin, ashtu që dhëmbët duken madje edhe më të errët sesa kanë qenë.
Soda shtëpiake është abrazive ashtu që mund tërësisht ta shkatërrojë zmaltin dhe ta errësojë dhëmbin, por edhe të shtojë ndjeshmërinë.
Kristalet e kripës mund të gërvishtin zmaltin, por edhe çdo tretman i cili përfshin thartinë, posaçërisht është i dëmshëm. /Telegrafi/
Postuar te Hulumtime, Mjekësi. Komentet te >Zbardhja e dhëmbëve – rrezik Janë të Mbyllura

>Kosova rrezikon humbjen e milionave për pacientët me HIV/AIDS dhe tuberkuloz

>

Kosova rrezikon të humbë 9 milionë euro fonde për trajtimin e pacientëve me HIV/AIDS dhe tuberkuloz. Kjo për shkak se
donatori, Fondi Global, nuk është i kënaqur me punën e Ministrisë së Shëndetësisë, veçanërisht të sekretarit të përhershëm të saj. Ky i fundit nuk ka pranuar të flasë për një gjë të tillë. Nga korrespondencat që ka siguruar KTV-ja, Fondi Global të premten ka njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe partnerët se ka ngrirë këto fonde për Kosovën./kn

Postuar te KOSOVË, Mjekësi. Komentet te >Kosova rrezikon humbjen e milionave për pacientët me HIV/AIDS dhe tuberkuloz Janë të Mbyllura

>Kirurgët mendojnë vetëvrasjen

>

Orët e pafundme në sallën e operacionit, impakti i punës në jetën profesionale dhe stabilitetin familjar, gabimet që mund të jenë bërë gjatë operacioneve dhe
abuzimi me pijet alkolike janë arsyet se pse kirurgët mendojnë për vetëvrasjen.

Ky është rezultati i një studimi të disa shkencëtarëve nga Rochester (USA) të cilët dalin në përfundimin se mendimi për vetëvrasjen është më i shpeshtë tek kirurgët në krahasim me njerëzit e profesioneve të tjera.

Sipas tyre, një faktor tjetër i rëndësishëm në idenë për t’i dhënë fund jetës është se kirurgët dinë shumë mirë edhe mënyrat për vetëvrasjen.

Sipas shkencëtarëve amerikanë, “nëse një kirurg fillon të ndjejë një rënie motivimi në jetën e përditshme ose në punë, probleme me gjumin, lodhje dhe trishtim duhet të ketë kujdes. Nëse këto simptoma zgjasin, duhet të konsultohet me ekspertin”.
Në këtë studim janë vëzhguar mbi 8000 kirurgë. 

Postuar te Mjekësi, Studim. Komentet te >Kirurgët mendojnë vetëvrasjen Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: