>
“peshqëve më të mëdhenj” të krimit të organizuar në vend, sipas raporteve të shërbimeve intelegjente ushtarake perëndimore që i ka siguruar The Guardian.
>
“peshqëve më të mëdhenj” të krimit të organizuar në vend, sipas raporteve të shërbimeve intelegjente ushtarake perëndimore që i ka siguruar The Guardian.
>
Bashkëshortja e Ramush Haradinajt, sot ka lindur një djalë, që është djali i dytë i liderit të AAK-së, i cili për shkaqe të njohura ndodhet në Hagë.
>
EULEX-i nuk do të filloj hetime për tregtinë me organe, përderisa nuk merr dëshmi nga Dik Marti, ka thënë zëdhënësja e misionit, Irina Gudeleviq për mediat serbe.
“EULEX-i i ka dërguar Martit dy letra përmes të cilave i kërkon t’i dorëzojë prokurorisë cilindo informacion ose dëshmi që do të mund të ndriçonte eventualisht pohimet në raportin e tij”, ka thënë
Gudeleviq.
Ajo bëri të ditur se përkundër kërkesave ende nuk kanë marrë përgjigje nga Marti, sikurse edhe ndonjë dëshmi, ose burim që do të shtynte nisjen hetimeve për pohimet e tij./kp
>
Studiuesit gjermanë kanë arritur në konkluzionin se mënyra më e mirë për të mos harruar një poezi apo një teoremë që sapo e kemi mësuar mund të jetë një sy gjumë.
Rezultatet e eksperimenteve të tyre, botuar në revistën “Nature Neuroscience”, tregojnë në fakt se gjatë gjumit truri i reziston më mirë asaj ç’ka mund të dëmtojë ose fshijë një kujtim, sesa kur është zgjuar.
Studime të mëparshme kishim vërtetuar se kujtesa e shkurtër, e përqendruar përkohësisht në një pjesë të trurit të quajtur hipokam, nuk fiksohet aty menjëherë. Dihet gjithashtu se riaktizivimi i këtyre kujtimeve, pak kohë pas mësimit të tyre, luan një rol përcaktues në transferimin e tyre drejt zonës së ruajtjes së përhershme, neokorteksit, “hard-disku” i trurit.
Por, kjo periudhë riaktivizimi e bën të cënueshme kujtesën. Për shembull, mësimi i një poezie të dytë në këtë interval kohor rrezikon të vështirësojë ndjeshëm regjistrimin e një poezie të parë në kujtesën e gjatë.
Duke u nisur nga parimi se gjumi nuk kishte asnjë ndikim në këtë proces, Bjorn Rasch dhe kolegët e tij të Universitetit të Lubeck (Gjermani) u përpoqën të siguroheshin me një eksperiment.
Kështu, ata i kërkuan 24 vullnetarëve të mbanin mend 15 çifte letrash me figura kafshësh dhe objekte të zakonshme. Dyzet minuta më vonë, gjysmës së personave, të mbajtur zgjuar, iu kërkua të mbanin mend edhe një seri letrash të tjera paksa më të ndryshme.
Nga ana tjetër, 12 vullnetarët e tjerë u vunë të bënin një sy gjumë para se të mbanin mend serinë e dytë të letrave. Të dy grupet u testuan më pas për aftësinë e tyre për të mbajtur mend serinë e parë të letrave.
Për habinë e madhe të kërkuesve, ata që kishin bërë një sy gjumë, shfaqën një rezultat më të mirë, duke mbajtur mend mesatarisht 85 për qind të letrave, për kundrejt 60 për qind të asaj ç’ka mbanin mend ata që kishin qëndruar zgjuar./bw
>
“Plumbat erdhën nga kryeministria, direkt kemi qenë me duar në xhepa vetëm me paketa cigareje. S’ka pasur pas nesh protestues, kanë qenë mbi
20 vetë që leviznin derën e kryeministrisë. Unë jam me xhup portokalli, ai që e mbaj me duar në kokë, i kishte hyrë plumbi këtu në kokë dhe i kishte dalë ketëj”.
Viktima dhe i mbijetuari janë të dy nga Kalaja e Dodës me banim në Laknas të Tiranës, por prej vitesh emigrantë në Greqi. Ata kishin vendosur të protestonin e të niseshin sërish në Greqi.
“Erdhëm nga Kamëza në qendër të Tiranës dhe pastaj do iknim në Greqi. Mendova të merrnim pjesë në protestë sepse jemi refugjatë prej 20 vjetësh”, tregon Peposhi.
Ndërsa vëllai i Hekuranit, Zabit Deda thotë se nuk do ta falë gjakun e të vëllait dhe do të kërkojë drejtësi në Strasburg.
“Në cdo moment ne presim që të zbardhet e vërteta, por me këtë lloj qeverie…. Me sa të kem mundësi unë do ta ndjek cështjen e vëllait tim, deri në gjykatën e Strasburgut”, shprehet Zabit Deda.
Në Strasburg i ka sytë edhe shoku i ngushtë i viktimës, njeriu i fundit në frymën e tij të fundit. “Ne kemi një traditë në veri, që kur e pranojnë vrasjen burrat falen dhe shfaqen para popullit. Ndërsa frikacakët fshihen. Ne nuk kemi për t’i falur ata që vranë shokun tim, vëllain tim. Unë e di se nga ka ardhur plumbi. Nëse s’do ta nxjerrin vetë kush është, do ta nxjerrë koha. Do t’i shkoj deri në fund”, thotë Peposhi./tch
>
Të premten, mes të plagosurve me armë zjarri ishte edhe një gazetar. Fatos Mahmutaj, gazetari i ABC News, ka rrëfyer për Top Channel se është
goditur nga një gardist me armë dhe se ky është deklarimi i tij edhe në prokurori pas ngjarjes.
“Prokurori më tha që do jap deklarime. I sqarova se plagosja ime ka ardhur nga gardisti, personi që qëlloi me automatik drejt meje”, tregon Mahmutaj.
Reporteri i kronikës së zezë rrëfen momentin që u qëllua, por shprehet se, nuk është në gjendje të kuptojë nëse u qëllua ai i pari në dorë, apo u vra personi ngjitur me të.
“Shof që tek cepi i kryeministrisë, ku dallohet një dritare e zezë, ishte një gardist i ulur dhe i mbuluar me mburojën e vetë. Pas tij ishin dy gardistë të tjerë në të njëjtin pozicion. Por nuk jam në gjendje të përcaktoj nëse ishte një kërcitje nga e djathta. Kthehem dhe shoh që personi që ishte pranë meje në të majtë kishte një vrimë”, thotë Mahmutaj.
Dëshmia e dhënë nga reporteri i ABC News është ndër më kryesoret nga ato të cilat ka mbledhur prokuroria në lidhje me vrasjen e tre personave dhe plagosjen e disa të tjerëve me armë zjarri në protestën e 21 janarit përpara kryeministrisë./tch
>
Gjatë shpalljes së fitueseve në spektaklin e bukurisë “Miss Universe Kosova”, kanë ndodhur disa gjëra të pakëndshme mes dy yjeve të
estradës që është dashur të performojnë atë natë dhe një konflikt indirekt mes Genta Ismajlit dhe Dafina Zeqirit, si prapaskenë, ashtu dhe në “after party”. Gjatë natës finale të “Miss Universe Kosova”, përveç sfilimit të bukurosheve pjesëmarrëse, në skenë duhej të paraqiteshin edhe këngëtaret Genta Ismajli e Dafina Zeqiri, si pjesë e programit argëtues.
Genta ishte lajmëruar të performojë këngën e saj “Femrat shqiptare”, kurse Dafina kishte përgatitur një miks të këngëve “Si çokollatë”, “Amazing girl” dhe hitin e fundit në duet me Ledrin, “Po m’pëlqen”. Të gjithë ata që e kanë parë spektaklin nga fillimi deri në fund, përveç sfilimit të vajzave pjesmarrëse, kur erdhi radha e prezantimit të Gentës në skenë, kënga kishte filluar në ajër kurse këngëtarja nuk ishte paraqitur në skenë.
Në atë moment lindën shumë dyshime, të cilat edhe ngjallnin përsëri “konfliktin” që po vazhdon mes Dafina Zeqirit dhe Genta Ismajlit. Vonesa e saj në performancë thuhej se ishte bërë pikërisht në momentin e fundit, pas disa kërcënimeve që ajo dhe stafi i saj i’u kishte bërë organizatorëve të spektaklit, pasi këto të fundit kishin pranuar që në skenë të paraqitet edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, e jo vetëm Genta të jetë ylli i mbrëmjes. “Është dashur të jetë vetëm Genta dhe gjithë spektakli të shndëriste vetëm me praninë e saj”, kështu janë dëgjuar fjalët e tezes së Gentës, që bën pjesë në stafin e saj, drejtuar të pranishmëve prapa skene. E gjithë ngjarja ka precipituar, Genta ka kërcënua se do të braktisë spektaklin dhe do të niset drejt shtëpisë, nëse organizatorët nuk përmbushin aty për aty kushtet, të cilat ajo i kishte kërkuar më herët.
Në anën tjetër organizatorët e kishin të patjetërsueshme të futin në program edhe Dafinën, së cilës ia kishin dhënë fjalën më herët. Me të dëgjuar këto kërcënime, edhe bashkëpunëtorët e Dafinës kishin dhënë “ultimatum” që nëse nuk paraqitet edhe Dafina, madje në fillim si ylli i vërtetë i mbrëmjes, ata do të bëjnë “skandal” dhe i gjithë organizimi do merrte kahje negative. Pasi kishin bërë një marrëveshje të mundshme që Genta u paraqit e para, kurse i kishin bërë një lutje Dafinës të paraqitet pak më vonë, pas disa minutave në skenë paraqitet Genta, e veshur me një fustan elegant ngjyrë “pink” . Pas saj, në skenë ka dalë edhe Dafina e veshur me shumë elegancë, me një fustan të shkurtër, po ashtu seksi. “Në këtë spektakël për pak sa nuk ishte bërë nami”, – tregon për “Panorama plus”, një punonjës në Tv21, i pranishëm në mbrëmje.
“Dafina i bërtiste Gentës duke e akuzuar për shkrimet që kishin dalë në media për aferën e saj dhe të Xhuli Nurës, por i kishte ndaluar Agroni (organizator i spektaklit), një kameraman, mandej kishin ndërhyrë edhe këta të Tv21. E teksa kjo aferë po bën jehonë shumë të madhe në media, edhe pas mbarimit të spektaklit, dy këngëtaret të cilat para disa muajve shfaqeshin si shoqe dhe në media deklaronin se nuk kanë asgjë mes tyre, pikërisht në “after party” të “Miss Kosova Universe” kishin injoruar njëra – tjetrën, si dhe rrethin e shoqërisë e kishin krejtësisht të ndryshëm. Genta shihej e shoqëruar nga një djalosh e ri dhe i panjohur për ne, kurse herë pas here bënte foto edhe me disa fansa të saj të pranishëm në mbrëmje. Ndërsa Dafina gjithmonë shihej e shoqëruar nga i dashuri i saj Krenari, herë pas here me këngëtaren Rovena Stefa, motrën e saj dhe disa persona të tjerë që përbënin shoqërinë e saj atë natë.
Nga mbi 180 fotografi të cilat ishin postuar në facebook, askund nuk mund të shihnim së bashku as edhe në një foto, Genta Ismajlin dhe Dafina Zeqirin. I gjithë ky skandal i përfolur më lart, siç mësojmë është bërë për shkak të konkurrencës së madhe që po bëhet kohëve të fundit mes këtyre dy yjeve të estradës. Thuhet që Gentës i janë ndërpresë gati të gjitha kontratat me diskotekat më të mëdha në Zvicër, vend ku realizonte një pjesë të madhe të fitimit, dhe në vend të saj flitet se është angazhuar Dafina, e cila më shumë me ndihmën e familjarëve të saj ka fituar përkrahje të madhe në karrierë, gjë që për publikun deri më sot ka qenë fshehtësi e ruajtur mirë.
Vlora Çitaku (zv. ministre e Jashtme e Kosovës) e cila është vajzë e tezes së Dafinës, ishte angazhuar që të censuroheshin të gjitha mediat, që të mos publikohej çfarëdolloj informacioni në dëm të Dafinës, teksa vajza tjetër e tezes, Fëllënza Çitaku Bajçinovci, si punëtore e RTK-së, i kishte siguruar aksesin në çdo media të mundshme, si dhe kishte bërë përzgjedhjen e pyetjeve që do ia parashtronin Dafinës. E kur jemi tek sponzorizimi që është pjesa më e rëndësishme për një karrierë të suksseshme, agjencitë e fluturimit “Eurokoha” dhe “Kosova Airlines” janë sponsorët kryesorë në karrierën e Dafinës që nga fillimi, gjëra këto të mbajtura fshehur deri më tani, pasi daja i Dafinës është bashkëpronar në agjencinë e fluturimit “Eurokoha” dhe “Kosova Airlines”./yp