>Eliza Dushku: Ju rrëfej 25 gjërat që nuk dini për mua

>

Aktorja e famshme me origjinë shqiptare Eliza Dushku ka shkruar vetë për revistën amerikane “UsMagazine.com” 25 gjërat që njerëzit nuk dinë rreth saj. Gazeta “Tirana Observer” boton më poshtë shkrimin e plotë të Elizës shqiptare.

1. Unë zakonisht jam katastrofë në kuzhinë.
2. …por unë mund të bëj gatime tradicionale shqiptare të klasit botëror…
3. …sepse unë jam thesar i kombit shqiptar, së bashku me familjen Belushi dhe Nënë Terezën!
4. Pjesëmarrja në filma dhe në TV më kanë dhënë mua një tjetër kuptim, por edhe arritje.
5. Jam fanatike e “Archbishop Desmond Tutu”.
6. Qyteti i Bostonit është qyteti im më familjar.
7. Agresiviteti është shumë i zakonshëm për mua.
8. Unë kam thyer njëherë brinjët, krahun, por edhe hundën.
9. Kushdo që më merr në telefon duhet ta provojë tre herë që ti dalë sekretaria ime.
10. Pseudonimi ndërsa rritesha ka qenë “Corky Shmeshman”. Por tani i dashuri im, Rick Fox, më thërret “Shmubula”.
11. Kënga ime më e preferuar në karioke është ajo e Madonas “Like a Prayer”.
12. Derisa mbusha moshën 18 vjeç nuk e dija se çfarë ishte Guçi.

13. Fshehtazi unë ëndërroj që të isha një dermatologe.
14. Unë kam katër nishane nëpër trupin tim.
15. Vëllai im është stilist dhe është shoku im më i mirë.
16. Fjalorin e të folurit e kam si një shitëse droge.
17. Emrin ma kanë vënë sipas pionieres së feminizmit Eliza R. Snoë.
18. Puna ime në shërbim të fëmijëve të ish-ushtarakëve në Uganda është shumë e rëndësishme për mua.
19. I kam shumë frikë mushkonjat.
20. Bregdetet më bëjnë gjithnjë të qaj.
21. Duke qenë mjaft e matur, më ka bërë që të ndryshoj jetën.
22. Unë nuk mund ti rregulloj dot vetë flokët e mia.
23. Kam qenë në 134 qytete të 36 shteteve të ndryshme. Pasaporta është prona ime më e çmuar.
24. Patatet e ëmbla janë ushqimi më i preferuar për mua.
25. Unë vdes që të regjistroj video-lojëra, sepse kështu nipërit e mi mund “të luajnë” me mua./vi
Klicken für Bild in voller Größe

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Eliza Dushku: Ju rrëfej 25 gjërat që nuk dini për mua Janë të Mbyllura

>Fatlumi, supertalenti shqiptar në Zvicër

>

Supertalenti shqiptar Fatlum Musliji është kualifikuar të dielën në finalen e “Die grosste Schweizer Talente” pas një vlerësimi maksimal të marrë nga juria e këtij kompeticioni.
Në gjysëmfinale talenti shqiptar nga nga Bilaçi i Bujanovcit në Kosovë u paraqit me një kërcim i cili bëri të ngrihej në këmbë të gjithë publikun. 


Surpriza për të gjithë shqiptarët ishte se në grupin e këngëve që Fatlumi kishte përzgjedhur për të shoqëruar performancën e tij, kishte futur edhe një këngë shqiptare, Aurela Gaçe dhe Marsel me Origjinale (shih min 02:00 – 02:15). Një pjesë e cila ka bërë të ngrihen në këmbë të gjitha familjen e tij e cila e ishte e pranishme gjatë shfaqjes. 


Ndër me të entuziamuarit në juri nga performanca e tij ishte Dj Bobo, i cili i dha vlerësimin maksimal duke e quajtur një “Diamant që shkëlqen”. Në finalen e 20 marsit bashkë më Fatlumin do të shkojnë edhe Tenöre von Phenomen dhe këngëtarja Julia Maria. Fituesi i kësaj gare do të marrë një shpërblim prej 100.000 franga zvicerane.

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Fatlumi, supertalenti shqiptar në Zvicër Janë të Mbyllura

>Njëzet të arrestuar për plagosjen e Tatlises

>

Policia turke ka arrestuar njëzet persona të cilët mund të jenë të përfshirë në sulmin e 13 marsit mbi ikonën turke Ibrahim Tatlises- njofton Hurriyet.
Polica kishte përpiluar një listë me armiqtë e mundshëm të Tatlises dhe ka marrë leje nga gjykata për t’i intervistuar ata.
Faktet e grumbulluara nga policia kanë bërë që të arrestohet edhe armiku i kahershëm i këngëtarit, Abdullah Ucmak, ndërsa, sipas gazetës Hurriyet, kallashnikovi me të cilin është plagosur Tatlises është gjetur tek e dashura e Ucmak.
Ndërkohë, të mërkurën Tatlises është zgjuar nga koma e induktuar dhe ka mundur të flasë me mjekët, porse nuk ka mundur të lëvizë anën e majtë. Kurse sipas mjekëve, rreziku i vdekjes ka rënë në 10%.

Postuar te Bota, Show-Biz. Komentet te >Njëzet të arrestuar për plagosjen e Tatlises Janë të Mbyllura

>Rihanna: Më pëlqen trupi im edhe pse "nuk është perfekt"

>

Në kopertinat e revistës Vogue të muajit prill, këngëtarja Rihanna duket me shumë vetëbesim. Por këngëtarja 23 vjeçe thotë se nuk ndjehet gjithmonë ashtu. 

“Unë e dua trupin tim edhe pse nuk është perfekt. Unë vetëm se ndjehem seksi dhe nuk dua të bëj ndonjë ndryshim në të. Unë ndjehem komod dhe kjo gjë nuk është e pashëndetshme”.
Fakti që këngëtarja e hitit “Umbrella” është e kënaqur me format  e saj është një gjë e mirë pasi që ajo pohon se nuk është fanse e të shkuarit në palestra sportive.


“E urrej të shkoj  në palestër. Urrej çdo gjë që është shumë rutinë dhe shumë e zakonshme. Mërzitem shumë -shumë shpejtë”, rrëfen Rihanna.
Ajo pohon se kurrë nuk ka qenë person që i është bashkuar turmës.


“Kur unë ishe 14 vjeçe, atëherë kur fillova të dilja, gjithmonë kam dashur të dukem ndryshe ngë të tjerë. Gjithmonë kam pasur të veshur një bluzë polo, pantallona,  atlete ndërsa kapelën e vija mbrapsht. Vetëm kështu nuk do të dukesha sikurse vajzat e tjera”, thotë këngëtarja Rihanna.

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Rihanna: Më pëlqen trupi im edhe pse "nuk është perfekt" Janë të Mbyllura

>Ibrahim Tatlises filloi të flasë

>

“Ai mund të lëvizë dorën e djathtë dhe këmbën e djathtë, të na japë dorën dhe të flasë me ne. Ky është një progres pozitiv”, ka thënë neurokirurgu Ilhan Elmaci. Mjekët kanë njoftuar të mërkurën se pas heqjes nga aparati për frymëmarrje, Ibrahim Tatlises kishte filluar të flasë. 

Megjithatë, sipas mjekëve, rreziku për jetën ende lëviz nga 10 deri në 80 për qind. “Ai mund të lëvizë dorën e djathtë dhe këmbën e djathtë, të na japë dorën dhe të flasë me ne. Ky është një progres pozitiv”, ka thënë neurokirurgu Ilhan Elmaci. 


Ikona turke u plagos të dielën mbrëma nga, siç thuhet, së paku dy sulmues të paidentifikuar, gjatë largimit nga një studio televizive.Ndërkohë, janë angazhuar dhjetë ekipe policore me nga 30 policë, për gjetjen e agresoreve.

Postuar te Bota, Show-Biz. Komentet te >Ibrahim Tatlises filloi të flasë Janë të Mbyllura

>Dafina Zeqiri, më e transmetuara në radiot kosovare

>

Ka përfunduar edicioni i shtatë i manifestimit tradicional të radiove nga gjitha trojet shqiptare, “Radiofest”. Të dielën në mbrëmje në qytetin e Gjakovës, nga nikoqirja e këtij evenimenti “Radio Gjakova”, edhe këtë herë janë

mirëpritur shumë njerëz që punojnë në radio, këngëtarë e artistë të ndryshëm me influencë në vend. Para publikut performuan: Muharrem Mici, Butrint Bicurri, Gentian Gojani, Albi Xhepa, Vesa Smolica, këngëtarë tjerë, grupi i vallëzimit modern “Art Dizajn” dhe humoristët Sevdai Radogoshi e Besim Dina.

Radiot garuan në kategorinë e radio reportazhesh dhe radio reklamës. Çmimi për reportazhin më të mirë i ka takuar “Radio Prizrenit”, ai për spotin publicitar “Radio Kosovës”. Festivali ka sjell edhe risi, është futur një çmim special që ka të bëj me zërin më radiofonik në Kosovë, i cili këtë vit i takoj gazetarit dhe moderatorit, Nderim Neziri.
Këtë çmim e ndau “Radio Dukagjini”. Neziri ka thënë se nuk ka pritur se që në vitin e parë të ndarjes së këtij çmimi të jetë ai fituesi. “Dëgjova që në kuadër të këtij festivali do të ndahet edhe çmimi për zërin më potent, më kumbues, më të mirë, por për asnjë çast nuk e kam menduar që unë do të jem fituesi. Më erdhi befasishëm, andaj e përjetova me më shumë gëzim. Prej vitesh punoj në fushën e gazetarisë pa pretenduar çmime apo përfitime shtesë, por qenkan të ëmbla”, ka pohuar për “Zërin” Neziri.
Dafina e emocionuar për çmimin
Në mbrëmjen finale të “Radio Festit” si çdo vit u bë edhe shpallja e këngëtares më të transmetuar, më prodhuese dhe më të dëgjuar. Nëse ne vitet tjera ky çmim i ka takuar këngëtareve si Adelina Ismaili, Altuna Sejdiu, etj, sivjet ai shkojë tek Dafina Zeqiri, e cila në pamundësi për të qenë prezentë në skenën e atij festivali, (gjendej në Suedi), ka lëshuar një deklaratë ku tregon gëzimin e madh të saj.
“Jam shumë e nderuar që radiot më kanë vlerësuar me këtë çmim. Nuk di si ta shpreh gëzimin që jam këngëtarja më e pëlqyer dhe më e kërkuar nga ata që dëgjojnë radio. Radio më ka ndihmuar shumë të arrij dhe të jem më afër publikut. Dihet që kjo media ka ndikim të madh dhe luan rol në ngritjen tonë. Radio dëgjojnë të gjithë, kudo që janë, në shtëpi, veturë, kafiteri, andaj duhet t’ia dimë vlerën”, ka thënë e emocionuar ajo.
Ndërkohë, këngëtarja Zeqiri premtoj që do të vazhdoj të punoj me të njëjtin ritëm. “Nuk do ti zhgënjej kurrë adhuruesit e mi dhe ata që e dëgjojnë muzikën time. E, këtë do ta dëshmoj edhe me albumin që do të dalë së shpejti”, tha këngëtarja më e pëlqyer nga dëgjuesit e radiove në Kosovë.
Drejtori i këtij festivali, Skënder Gola për “Zërin” ka kujtuar edhe një herë qëllimin e këtij festivali. “Qëllimi i këtij manifestimi që nga ditët e para e organizimit ishte dhe mbetet nxitja e gazetarëve dhe stafit teknik të radiove për t’i ofruar audiencës një program me vlera të qëndrueshme, siç pretendon gjinia e radioreportazhit, fatkeqësisht e munguar nëpër shumë radio nga viti në vit, si dhe përmes spoteve cilësore publicitare të ofrojë tregun dhe të sigurojë afarizëm normal për vet radiostacionet” tha Skender Gola, i cili premtoj që në vitet në vijim “Radio Festi” do të jetë edhe më i madh dhe më i dëgjuar.
Të shtojmë se mbrëmja premierë e edicionit të 7-të të “Radio Festiti” është transmetuar drejtpërdrejt nga “Radio Dukagjini”, “Radio Gjakova” dhe shumë radio të tjera në Kosovë./vi

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Dafina Zeqiri, më e transmetuara në radiot kosovare Janë të Mbyllura

>Vdes reperi Nate Dogg

>

Reperi i njohur amerikan Nate Dogg, ka vdekur të martën në moshën 41 vjeçare.Këtë lajm e bën të ditur tabloidi Long Beach Press.
Detaje rreth vdekjes së tij nuk dhënë,por gazeta zbulon se Nate Dogg,emri i vërtetë i të cilit është Nathaniel Hale D. kishte pësuar dy lendime gjatë viteve të fundit.

Bashkëpuntori i tij, reperi Snoop Dogg,  në faqen e tij në Twitter ka postuar një status ku shkruhej: ”R.I.P Nate Dogg”.

Reperi Ludacris në Twitter tha: Është një zbrazëti e caktuar në zemrën e hip-hop që kurrë nuk mund të jetë e mbushur.Jam i lumtur që kemi bërë historinë së bashku.

Nate Dogg ka lindur në Long  Beach.

Ai karrierën e filloj me Snoop Doggy Dogg, Warren G dhe një grup të quajtur 213.Ai realizoi “The Chronic” me Dr.Dre ndërsa më vonë edhe njëherë bashkpunoj me reperin Snoop Dogg dhe së bashku realizuan këngën ”Doggystyle” njofton gazeta Times./topLajm



Postuar te Show-Biz. Komentet te >Vdes reperi Nate Dogg Janë të Mbyllura

>Ku është Anna Kournikova?

>

Ku është tenistja e njohur ruse Anna Kournikova të cilën ka kohë që nuk e kemi parë nëpër kronika. Edhe pse me të thënë të drejtën ajo filloi karrierën dhe pati sukses si teniste, por bukuria e saj e veçantë e bëri atë që të jetë shumë e famshme dhe të bëhet konkurruese edhe në showbiz. 

Më 2001 ajo fillon lidhjen me këngëtarin Enrique Iglesias, me të cilin u martua në vitin 2003 në një ceremoni të fshehtë. Më 2007 Enrique deklaron se është ndarë prej saj, por pas një kohe i han fjalët e tij dhe thotë se ishte vetëm një shaka. Pasi që ajo nuk është ftuar kohëve të fundit të pozoj për ndonjë fotografë të mirënjohur, paparacët e kapën atë duke ngarkuar bagazhin e saj në veturë. Format trupore të saj mund të thuhet se nuk janë aq keq, por jo edhe aq mirë sa jemi mësuar ta shohim./qe

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Ku është Anna Kournikova? Janë të Mbyllura

>Gemma Massey i ‘qet’ në fushë

>

Gemma Massey është një aktore e filmave pornografik dhe është një prej yjeve kryesore të kësaj industrie. Karakteristikë e përmendur e saj janë gjokset e mëdha dhe natyral. Ajo ka një histori të gjatë të
fotografimeve për revistat rozë më të njohura botërore herë e zhveshur herë gjysmë e zhveshur. Ajo ka një fytyrë të bukur dhe trup të mrekullueshëm.

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Gemma Massey i ‘qet’ në fushë Janë të Mbyllura

>Babai i Angelina Jolie: Ju rrëfej lidhjen tonë me shqiptarët

>

Aktori Amerikan John Voight, ylli i kinematografisë hollivudiane, flet për bashkëpunimin e tij me aktorët shqiptarë, John dhe Jim Belushi. Babai i aktores së mirënjohur Angelina Jolie, e cila ka ecur pikërisht në gjurmët e të atit, rrëfen si dhe uron pavarësinë e Kosovës si shteti më i ri i Evropës. “Jam i gëzuar për shqiptarët”, ka thënë aktori i njohur amerikan, Voight.

John Voight: Aktori i njohur shqiptar John Belushi, i dha dritë kinematografisë botërore

Aktori i njohur amerikan John Voight  ka dhënë shumë për filmin botëror, një jetë të tërë, sidomos kinematografisë së viteve ’70. Karriera e tij nis në mjuzikëllat e Broadway-t për të vazhduar në vitet ’60-të me serialet televizive, për të kaluar më pas me filmat e ekranit të madh dhe me rolet prej protagonisti. Është aktori John Voight, babai i aktores tepër të njohur, bukuroshes Angelina Jolie, e cila ka ndjekur gjurmët e të atit duke iu kushtuar kinematografisë. 

Për herë të parë, aktori John Voight prononcohet për një media shqiptare. Fituesi i çmimit “Oskar” në vitin 1978 si aktori më i mirë, për filmin “Duke u kthyer në shtëpi”, por edhe i çmimit “Golden Globe” e “Palma e Artë” në po të njëjtën kategori, rrëfen për “Presheva Jonë” bashkëpunimet e tij me aktorët shqiptarë.
AKTORI AMERIKAN JOHN VOIGHT ME NEFAIL MALIQIN
“Unë kam pasur fatin të njihem, por edhe të interpretoj me aktorë shqiptarë, me të cilët kam aktruar në filmin e Tom Cruis ‘Mission impossible’ të vitit 1996. Jam i mendimit se shqiptarët janë aktorë të shkëlqyer. Mjafton që të përmend emrin e aktorit të ndjerë, të madhit John Belushi, i cili u nda nga ne kolegët dhe ju shqiptarët në marsin e vitit 1982, pastaj vëllain e tij James Belushin, i cili vazhdon të jetë një aktor i suksesshëm”, tregon aktori John Voight.
“E di se ju shqiptarët keni humbur një aktor të jashtëzakonshëm, por ne kemi humbur një koleg dhe mik të madh. Por kjo nuk do të thotë se me të marrin fund aktorët e suksesshëm shqiptarë. Sot Shqipëria e Kosova ka shumë Belusha të tjerë”, shton babai i aktores hollivudiane Angelina Jolie.

ANGELINA  JOLIE:   NJË FOTO PËR KUJTIM NGA PRIZRENI I BUKUR KOSOVËS

Aktori i njohur amerikan John Voight duket i hjeshtë në komunikim, duke e bërë bisedën më të ngrohtë e më interesante. Sigurisht që i njeh shqiptarët, Shqipërinë e Kosovën, për shkak të aktorëve të njohur, kolegë të tij, James e John Belushi, por edhe për shkak të luftës së madhe të shqiptarëve të Kosovës për pavarësi. “Unë i njoh shumë mirë shqiptarët. E kush nuk i njeh shqiptarët, kush nuk e di se ku ndodhet Kosova? 

E di mirë dhe e njoh luftën e shqiptarëve liridashës për ta parë Kosovën të pavarur… Kosova sot ka fituar statusin të cilin e ka merituar. Jam i gëzuar kur sot në Kosovë shqiptarët dhe mbarë qytetarët e saj jetojnë në paqe dhe liri. I përgëzoj ata dhe uroj nga zemra pavarësinë e shtetit më të ri në Evropë”, thotë i qeshur ai duk më ofruar një foto të bijë së tij Angelina NJolie  e cila  e kishte bërë kohë më parë në Prizrenin tonë të bukur.

John Voight, një yll i kinematografisë botërore, aktor i njohur dhe i dashur

John Voight, ky aktor i suksesshëm në vitet ‘70, më pas do ta humbiste shkëlqimin e dikurshëm. I prezantuar në historinë e kinematografisë si një prej yjeve të para antikonformiste, u transformua më pas në një aktor pre e teprimeve të tij. Të duket sikur në historinë e kinemasë ka dy John Voight: i pari është një nga ata aktorët e rrallë, të bukure të talentuar të gjeneratës së re të viteve ’70 në Amerikë dhe i dyti, gati i panjohur pas një heshtjeje nisi të shfaqet sërish, edhe pse më rrallë në filmat e fillimviteve ’90. John Voight është më shumë i njohur për publikun shqiptar me filmin “Kampioni”. 

Emri i tij i vërtetë është Jonathan Vincent. Ai ka lindur më 29 dhjetor 1938. Është aktor, regjisor dhe producent i kinematografisë amerikane. Në vitin 1973 lidh kurorë për herë të dytë me Marcheline Bertrand, me të cilën ka edhe dy fëmijë që do të ndjekin gjurmët e tij në botën e kinemasë: James Haven dhe Angelina Jolie. Për një periudhë të gjatë kohe, Voight nuk ka komunikuar me të bijën, Jolie, pasi ajo e fajësonte për tradhtitë jashtëmartesore dhe vuajtjet që i ka shkaktuar të ëmës.
Postuar te Show-Biz. Komentet te >Babai i Angelina Jolie: Ju rrëfej lidhjen tonë me shqiptarët Janë të Mbyllura