>Gruaja e shqiptarit fiton në “Kush do të bëhet Milioner”

>

Gruaja e një shqiptari, Michela De Paoli, ka fituar në Itali 1 milion euro në kuizin e njohur “Kush do të bëhet milioner”
që transmetohet në Kanalin 5 të Mediaset. Burri i saj, Durim Pici, i ka thënë asaj që duhet të shkojë në konkurs. Muratori shqiptar i ka thënë gruas së papunë se mund të fitojë konkursin. “E shihja që dinte gjithmonë çdo përgjigje kur  transmetohej kuizi. E nxita të shkonte,” thotë Pici. 
Kurse e ëma e saj thotë se ajo di pesë gjuhë të huaja./tema


Advertisements
Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Gruaja e shqiptarit fiton në “Kush do të bëhet Milioner” Janë të Mbyllura

>Noizy bën këngë me pullë të kuqe, tërbohen fansat me “Nëse ta lypi"

>

Një këngë me vargje të nxehta e me titull “Nëse ta lypi”, ka bërë shumë për vete fansat e reperit të sukseshëm Noizy,

një bashkëpunim së fundi i këngëtarit me Lil, Koli, dhe Varrosi. Kënga ka disavargje ku Noizy, siç duket, ai i bën këngët për veten e tij, i drejtohet një femre të panjohur në club, ndërsa e fton të shkojnë në shtrat, ndërsa i drejtohet me vargun “Nëse ta lyp zemër, a ma kishe dhënë?”, që është dhe fillimi i këngës.

Kënga “nëse ta lypi” është publikuar para se Noizy të niste turin e koncerteve për Krishtlindje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Së bashku me Gentën, Real 1 dhe Dj Blunt, ai ka diskutuar atje për një fazë të re karrierës së tij, fillimin e një bashkëpunimi me këngëtaren e muzikës pop, Kristine Elezaj, një këngëtare me origjinë gjysmë shqiptare, mjaft e suksesshme në Amerikë. Ajo jeton në Nju Jork dhe ka marrë pjesë në “Grammy Aëards” ndërsa janë takuar për herë të parë në datë 20 dhjetor 2010 dhe ka qenë një kërkesë e vetë këngëtares për këtë bashkëpunim të realizuar nëpërmjet menaxherit të saj në Amerikë. Mediat amerikane kanë shkruar se ky vit do të jetë viti i Kristine në muzikën pop dhe ky është një fat i madh edhe për Noizyn, i cili ka menduar që të zhvendoset për ca kohë atje, ku do të realizohen dhe duetet e para më këngëtaren. Perfomancat e para të Noizyt me këngëtaren 24-vjeçare do të mbahen në Detroit dhe Nju Jork. Panorama
Postuar te Show-Biz. Komentet te >Noizy bën këngë me pullë të kuqe, tërbohen fansat me “Nëse ta lypi" Janë të Mbyllura

>Xhelozia dhe pasiguria

>

Kjo ndjenjë, shpesh është e lidhur me rrethana kohore dhe përfundimtare, qe do te thotë manifestohet ndjeshëm në raste te veçanta te jetës.

Xhelozia dhe pasiguria janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Bëhet fjalë për një gjendje emotive, ku të gjithë njerëzit kanë pasur eksperiencat e tyre. Manifestohet, me një ndjenjë humbjeje, që të bën të dyshosh për atë që mendon, duke marrë vendime të gabuara. 

Kjo ndjenjë, shpesh është e lidhur me rrethana kohore dhe përfundimtare, qe do te thotë manifestohet ndjeshëm në raste te veçanta te jetës. 

Pasiguria, nuk është e dëmshme, përkundrazi në disa raste, mund të jetë e nevojshme që të përmbushim më së miri zgjedhjet e duhura, kështu që është funksionale për vet personin, por pasiguria mund të bëhet patologjike kur, edhe pse jeni të lidhur nga një situatë specifike, behet një ndjenjë që qëndron prej kohesh./yp/

Postuar te Hulumtime, Show-Biz. Komentet te >Xhelozia dhe pasiguria Janë të Mbyllura

>De jure: Albert Ajnshtajn ka qene shtetas Shqipetar

>

Ne nje nga rrugicat karakteristike te qytetit te Pogradecit, ne lagjen Burima, ne krahun e djathte te kishes se vjeter te qytetit, ndodhet nje vile dykateshe e zhytur ne mes te nje lulishteje dhe nje kopshti me molle dhe hardhi rrushi.


Ne katin e siperm te shtepise valevitet nje flamur kombetar. eshte shtepia e Bashove, aktualisht e doktor profesorit te asociuar, Jovan Bashos, shef i sherbimit ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza, ne Tirane.





– Sapo futesh ne shtepine e Bashove, do te ndeshesh me nje portret te shkencetarit te madh gjerman, Albert Ajnshtajnit, i cili eshte i vendosur ne nje nga pozicionet kryesore te shtepise.


Perqendrimi tek kjo foto nuk i habit pjesetaret e familjes Basho, pasi ata na thane se Albert Ajnshtajni ka qene mik i madh i kesaj familjeje, madje shkencetari i madh Albert Ajnshtajni, pas kontakteve te shumta ne Vjene me doktorin e famshem Jani Basho (i cili pasi kthehet ne Shqiperi punon si mjek personal i mbretit Zog), Ajnshtajni vjen ne Shqiperi ne prillin e vitit 1931, kur ndiqej nga nazistet gjermane, per shkak te origjines se tij hebreje dhe me pas pajiset me nje pasaporte shqiptare dhe te largohet me kete pasaporte ne drejtim te SHBA-se. 


Po cilat jane faktet e kesaj nenshtetesie shqiptare te Albert Ajnshtajnit? 


Ne regjistrin e vjeter te vitit 1931, AK0 31, ne faqen 53 /1, ndodhet ky shenim :
– Sot me daten 10 prill 1931, u paraqit te zyren e Bashkise se Poradecit dr. Jani Bashua, i lindur me 1892 ne lagjen Burima te Poradecit, i biri i Kozmait dhe Anastasise, me profesion mjek personal prane naltmadhenise se tij Zogu i Pare, i cili na jep garanci qe Albert Ajnshtajni te behet qytetar i Poradecit. Kjo bashki e pajis me vertetim dhe certifikate Albert Ajnshtajnin, si banor te Poradecit ne lagjen Burima.
Nepunsi i Bashkise Dhensi i garancise 
Reis Asllani Dr. Jani Basho 


Dr. Jani Bashua, pas studimeve me rezultate te shkelqyera ne Vjene, ne vitin 1928 emerohet si mjek personal i mbretit Zogu i Pare. Ne kujtimet e mbledhura nga nipi i tij, dr. Jovan Bashua, doktor Jani Bashua pershkruan me hollesi kete moment:


Ka qene 16 dhjetori 1930. Mbreti Zog, sapo hengri darke, i filluan disa dhimbje te forta barku. Pasi e viziton dr. Jani Bashua e keshillon mbretin qe te shtrihej. Sipas Jani Bashos, mbreti Zog, prej dy vjetesh vuante nga nje semundje zorresh. Ne kete situate u shtrua problemi qe te vertetohej diagnoza.


Pas dy ditesh, mbreti Zog therret dr. Jani Bashon dhe i thote qe te pergatitej se do te shkonin se bashku ne Rome per analiza te hollesishme. Dr. Jani Bashua i pergjigjet se ishte e drejta e tij, por nese do t`i merrte mendim atij, duhet te shkonin te vizitoheshin ne Vjene.


Mbreti Zog ia miratoi propozimin dhe naten e 26 janarit, delegacioni i larte shqiptar, me pasaporta me emra te falsifikuar per te ruajtur sekretin, u nis nga Durresi me nje kacatorpedinier te flotes italiane, i cili te nesermen i coi ne Trieste. Aty i priste treni personal i Viktor Emanuelit, me te cilin mberriten ne Vjene dhe me pas u sistemuan ne hotelin Imperial.


Ne Vjene, dr. Jani Bashua takoi profesoret e tij dhe njeherazi dhe miqte e tij, nder te cilet, aktorin e famshem Aleksander Moisiu. Ne takimin qe ai pati tek shoket e tij dhe miqte e ngushte, ata i bene nje kerkese:


Miku i tij, Albert Ajnshtajni, ishte ne rrezik dhe kerkohej nga nazistet gjermane si hebre dhe duhej te largohej, por e kishte te pamundur, pasi pasaporten e tij gjermane ia kishte sekuestruar gestapoja. Keshtu, i thane ata, meqenese ju jeni mjeku personal i mbretit Zog, i thoni mbretit t’i jape nje pasaporte shqiptare.


Pas vizitave te shumta dhe analizave qe iu bene mbretit Zog nga mjeket me te mire austriake dhe vecanerisht prof. Hollznecht-i, i cili i beri me shume se 30 radiografi per t`i percaktuar diagnozen, ne nje moment pushimi, kur mbreti Zog po pinte kafe me dr. Janin ne ambientet e hotelit, dr. Jani Bashua i ben kerkesen mbretit Zog qe te pajiset shkencetari Albert Ajnshtajni me pasaporte shqiptare, sepse jeta e tij eshte ne rrezik nga nazistet.


Mbreti, pasi e degjoi deri ne fund propozimin e mjekut te tij personal, i thote, dakord, thuaji te vije ne Shqiperi dhe beje t`i doktor Jani nje here pogradecar, si banues te Poradecit, me pas i japim nje pasaporte shqiptare.


Ne kujtimet e tij, thote dr. Bashua, ate dite kur i beri kerkesen, mbreti ishte ne forme te mire dhe ne mbremje ata shkuan se bashku ne operen e Vjenes per te pare “Aiden” e Verdit. Por, kur dolen jashte tek porta anesore ku po prisnin dy makina, mbreti Zog ishte ne makinen e pare me truprojen e tij Llesh Topallajn dhe me Eqerem Libohoven.


Sapo hipnim ne makine, kujton dr. Jani Bashua, u degjuan te shtena armesh qe na erdhen nga anash. Lleshi u rrezua per toke, ndersa Eqerem Libohova ishte plagosur ne pulpen e kembes. Mbreti Zog u ul ne gjunje dhe mori pozicion dhe filloi qe te shtjere me pistoleten qe kishte ne brez andej nga erdhen krismat.


Dr. Jani Bashua thote se menjehere shkova tek mbreti Zog dhe e pyeta se si ishte, por ai me tha shiko te tjeret se ai ishte mire. Shkova tek Topallaj dhe pashe qe ai kishte vdekur nga nje plumb qe e kishte zene ne arterien kardiake ne qafe. Me pas i lidha kemben Eqerem Libohoves per te nderprere hemorragjine dhe u nisem drejt spitalit.


Por, vazhdon dr. Jani Bashua, mbreti Zog e mbajti premtimin dhe nje dite ma rikujtoi qe t`i thuash atij shkencetarit qe te vije ne Shqiperi dhe ta pajisim me pasaporte shqiptare.


Po cilat jane deshmite e tjera qe e vertetojne kete? 
Dr. Prof. Jovan Bashua, i cili eshte marre me mbledhjen e kujtimeve te xhaxhait te babait te tij, Jani Basho, thote per gazeten “Shekulli”:


Para se te vinte ne Shqiperi, ne qershor te vitit 2002, mbreteresha Geraldine i dha nje interviste nje gazetari anglez ne revisten “Style”, me titull “Kthimi i mbretereshes”, ku deklaron se ne Shqiperi kishte ardhur Albert Ajnshtajni dhe mbreti Zog e kishte pajisur me pasaporte shqiptare.


Se dyti, ish-bankieri i Bankes Kombetare Shqiptare ne kohen e Zogut, Ajeti Bega, i ka deklaruar ish-drejtorit te Fizikes Berthamore, prof. Dr. Skender Kojes, se Ajeti Bega kishte takuar personalisht ne Banken Shqiptare Albert Ajnshtajnin, ne fillim te vitit 1931, kur Ajnshtajni i ishte paraqitur ne Banken Kombetare Shqiptare per te kryer disa veprime midis Bankes Shqiptare dhe asaj gjermane.


Por, nepunesi Bankes, Ajeti Bega, tregon se ai nuk e ndihmonte dot, pasi banka e tyre veprime te tilla nuk kishte kryer ne ate kohe. Atehere, Albert Ajnshtajni i ka thene Ajeti Beges qe t`i thoshte pak drejtorit te tij qe e kerkonte Albert Ajnshtajni per te sqaruar dicka.


Sapo Ajeti eshte futur ne zyren e drejtorit te bankes, i cili ishte italian dhe i ka thene se e kerkonte Albert Ajnshajni, ai eshte ngritur me vrull nga karrigia dhe ka thene “si ka mundesi te me kerkoje Albert Ajnshtajni”. Kush eshte ky, e kishte pyetur Ajeti Bega? eshte nje nga shkencetaret me te medhenj te botes.


Me pas, Ajnshtajni ka prishur nje cek me nje shume te caktuar qe ia kishte dhene mbreti Zog si dhurate. Sipas dokumenteve zyrtare, Albert Ajnshtajni, ne Banken e Tiranes ka qene me daten 9 prill 1931, ku ka kryer dhe veprimet e mesiperme.


Me daten 10 prill, dr. Jani Bashua ka marre certifikaten me emrin e Ajnshtajnit ne Pogradec dhe me pas eshte plotesuar me nderhyrjen direkte te mbretit Zog pasaporta me nenshtetesi shqiptare e Albert Ajnshtajnit nga Ministria e Brendshme shqiptare.


Sipas te dhenave zyrtare, Albert Ajnshtajnit, pasaporta gjermane i ishte sekuestruar nga Gjermania naziste dhe sipas te dhenave zyrtare, Albert Ajnshtajni ka shkuar dy here ne Amerike ne dhjetor te 1931-shit dhe ne vitin 1932, me pasaporten shqiptare qe e pajisi mbreti Zog, pasi nuk kishte pasaporte tjeter.


Vetem ne fund te vitit 1932, Albert Ajnshtajni ka marre edhe nje pasaporte tjeter nga shteti zviceran, nderkohe qe te gjitha sherbimet e vitit 1931 dhe 1932 i ka kryer me pasaporten shqiptare.


Padyshim, thekson Dr. Prof. Jovan Bashua, populli yne me te drejte duhet te krenohet se ka shpetuar mijera hebrej dhe midis tyre dhe shkencetarin me te madh te shek XX, Albert Ajnshtajnin. 


Kush ishte Jani Bashua? 

U lind ne Pogradec ne vitin 1892. Pogradeci i dha kaltersine e liqenit dhe mallin e pashuar per vendlindjen, qyteti i Manastirit i dha formimin fillestar ku kreu liceun, kurse Vjena i dha profesionin e mjekut me diplome te shkelqyer. Vjena e formoi si intelektual dhe si shkencetar. Nderkohe, revista “Djaleria” qe ai drejtonte ne Vjene, i dha rastin te shpalose talentin edhe si publicist.


Tirana, kryeqyteti i vendit te tij ku ai sherbeu per nje kohe te gjate, e beri te njohur si mjek. Dr. Jani Bashua eshte ai qe krijoi rrjetin e pare shendetesor te vendit, perkrah me mjeket e famshem te asaj kohe, Rifat Frasherin, Bilal Golemin, Frederik Shiroken, etj. 
Doktor Jani Bashua ka bere pjese ne ajken e rinise Universitare vjeneze te shekullit XX. Kjo e beri te njohur me Aleksander Moisiun dhe miqesine shumevjecare me Albert Ajnshtajnin.


Mik i ngushte me dy korifej te letrave, bashkeqytetaret e tij, Lasgush Poradecin dhe Mitrush Kutelin, dhe per shume vite mjek personal i mbretit Zog, i cili jo vetem kreu detyren e mjekut, por dhe te nje keshilltari te mire. Pas clirimit ka punuar ne poste drejtuese si drejtor i spitalit Obstetrik-Gjinekologjik ne Tirane.


Me pas, dr. Jani Bashua krijoi berthamen e spitaleve te qendres spitalore “Nene Tereza”. Dr. Jani Bashua eshte themeluesi i Obstetrikes dhe Gjinekologjise dhe hartuesi librave shkencore te kesaj fushe. Ndahet nga jeta me 12.2.1957./FP

Postuar te Kuriozitet. Komentet te >De jure: Albert Ajnshtajn ka qene shtetas Shqipetar Janë të Mbyllura

>Plan për vrasjen e Ramës

>

Në protestën homazh të 28 janarit, të zhvilluar nga opozita, kreu i saj Edi Rama shfaq
et i rrethuar nga truproja të shumtë.

Arsyeja e ruajtjes së tij, nuk u bë publike atë ditë, por  një ditë më parë, në datën 27, policia kishte shoqëruar dhe marrë ne pyetje tre persona, të cilët e kishin kërcënuar shefin e opozitës përmes mesazheve telefonike.

Pas kërcënimit Shërbimi Informativ Shtetëror i kishte vënë në përgjim tre shtetasit dhe informoi policinë se tre shtetas po krijonin kushte për eleminimin fizik të kreut të opozitës.

Katër ditë pasi ishin shoqëruar në polici dhe disa orë pasi Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë burg me afat një mujor ndaj tre personave të arrestuar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dha detaje për arrestimin e tyre.

“Më datë 27 janar, rreth orës 18:00 Policia e Shtetit mori informacione mbi një kërcënim ndaj shtetasit Edi Kristaq Rama nga shtetasi Luan Zenel Rami, vjeç 37, lindur në Burrel e banues në Tiranë. Sipas informacionit paraprak në këtë kërcënim me sms, shtetasi Luan Zenel Rami, kërkonte zhdëmtimin e automjetit të tij privat, të dëmtuar gjatë protestës së 21 janarit, i cili ndodhej i parkuar përballë 2 kullave në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Njëkohësisht Policia e Shteti dhe strukturat përkatëse të Gardës së Republikës, u njoftuan dhe morën masat për përforcimin e sigurisë fizike të shtetasti Edi Kristaq Rama dhe personaliteteve të larta shtetërore”, tha në një konferencë për shtyp, Hysni Burgaj.

Por kreu i Partisë Socialiste e ka nënvlerësuar këtë zhvillim duke thënë se jeta e tij nuk është më e rëndësishme se jeta e tre protestuesve që u vranë përpara selisë së Kryeministrisë më 21 janar.

“S’kam asnjë koment për këtë pasi është gjëja e fundit në botë për të cilën do t’u merrja kohë qytetarëve të këtij vendi. Përsëris jeta ime nuk është më e çmuar se sa jeta e atyre tre burrave të pafajshëm që dolën në rrugën e protestës për një Shqipëri më të mirë. Jam në rrugë me ata dhe me të gjithë që kanë këtë rrugë”, tha Rama./TCH/
Postuar te Shqiperi. Komentet te >Plan për vrasjen e Ramës Janë të Mbyllura

>Rezultatet e fundit nga KQZ

>

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dhënë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të fundit.


Totali i qytetarëve që kan pasur të drejt vote është 1.632.276 ku  45.29% e tyre kan votuar apo 739.258 votues


Kurse sipas partive politike rezultatet janë këto:

PDK 224.339 votues (32.11%) me 34 mandate
LDK 172.552 Votues (24.9%) me 27 mandate
VV 88.652 votues (12.69%) me  14 mandate
AAK 77.130 votues (11.04%) me 12 mandate
AKR 50.951 votues (7.21%) me 8 mandate
FER 15.156 votues (2.7%) me asnjë mandat

Postuar te Zgjedhjet 2010. Komentet te >Rezultatet e fundit nga KQZ Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: