Sulmohet Jenson Button

Kampioni aktual i Formula 1, Jenson Button, është sulmuar duke u kthyer në hotel në Sao Paolo të Brazilit, pas garave kualifikuese në Intergalos. 

Sulmues të armatosur kanë tentuar të parakalojnë automjetin, në të cilin gjendej Button. Mirëpo, ai dhe udhëtarët e tjerë kanë shpëtuar të palënduar, falë lëvizjes së shpejtë të tij. 

Pos ngasësit të McClaren-it, në automjetin e blinduar, të cilin ekipi e ka siguruar për Jenson Button dhe kolegun e tij nga ekipi, Luis Hamilton, gjendej edhe babai i tij John, trajneri Michael Colier dhe menaxheri Richard Godard. 

Pos automjetit të blinduar, McClaren për vozitësit e tij në Brazil, ka siguruar edhe shoferin, i cili është pjesëtar i policisë dhe gjithkund i armatosur. 

Pikërisht, shoferi ka shpëtuar Buttonin dhe udhëtarët e tjerë, pasi që me kohë ka hetuar sulmuesit dhe shpejt ka reaguar, duke depërtuar nëpër trafik të dendur dhe në mënyrë të sigurt i ka dërguar në hotel. 

Për këtë shkak, zyrtarët e Sao Paolos, kanë paralajmëruar se Button dhe krerët e McClarenit do të kenë masa të sforcuara të sigurisë, që në mënyrë të sigurt të arrijnë në stazën Interlagos, ku në orën 17:00 sipas kohës tonë, do të zhvillohet gara e Formula 1 për Çmimin e Madh të Brazilit. /koha

Postuar te Formula 1, SPORT. Komentet te Sulmohet Jenson Button Janë të Mbyllura

Ferrari dhe Alonso shkëlqejnë edhe në Singapor

Ferrari, pas suksesit në Monza duket se gjeti formen e duhur për të fituar edhe në qytetin e ndriquar të Singaporit. 

Alonso i cili në tri vitet e fundit fitoi këtë garë dy here ishte protagonist kryesor gjatë provave kualifikuese ku edhe arriti të radhitet në poziten e pare startuese për garen e neserme.
“Të nisesh i pari në një shteg ku është vështirë të tejkalosh është një dhuratë e madhe, ne e dinim se kjo është e rëndësishme dhe ia dolem fal punes ekipore të treguar gjatë gjithë vikendit tha Alonso gjatë një konference. Ne ishim të përqëndruar në të gjitha fazat dhe kështu duhet të mbetet deri në fund ngase çdo gjë mbetet ende e hapur.
Në Monza e dinim se Ferrari do të përshtatej mirë, por jo edhe për këtu andaj kjo fitore dëshmon se përmirësimet e bëra në F10 ishin në drejtim të duhur dhe jam i lumtur se kemi një bolid të përsosur për garat e mbetura u shpreh Alonso.

Përfituesi më i madh në garë ishtë Mark Webber i cili pas një kualifikimi jo edhe aq të mirë duke u radhitur në poziten e pestë startuese, arriti të përfundoj garen në poziten e tretë fal një strategjie të përkryer nga skuadra Red-Bull.

Humbës në këtë garë mbetet Lewis Hamilton të cilit fati nuk po i buzeqesh duke përfunduar pa pikë në tri nga katër garat e fundit.
Këte herë Hamilton pas daljes nga bokset u gjet fare prane Weberit që mbante vendin e tretë, por që po haste në probleme për ti tejkaluar pilotet e mbetur pas, u përpoq ta sulmoj Webberin për të rimar vendin e tretë qe në fund rezultoj me kontakt dhe dëmtim të gomes se majtë duke e detyruar atë ta përfundoj garen i frustruar dhe për tu pajtuar edhe me një garë pa pikë. Është vetem një incident garues dhe asgje me shumë thanë në fund si Hamilton ashtu edhe Webber.

Kampionati në Formula 1 mbetet ende shumë i hapur si për konstruktorë, ashtu edhe pilotët ku në mes të pesëve qendron një difrence te vogel pikesh, që mund të shuhet nga rezultati i vetem një gare.
Rradhitja e pilotëve pas gares së Singaporit: Mark Webber kryeson me 202, Alonso 191, Lewis Hamilton 182, Sebastian Vettel 181 dhe kampioni në fuqi Jenson Button 177.

Red Bull prin ende në titullin për konstruktor me 383 pikë të tubuara, ndjekur nga Mercedess Mclaren me 359 dhe Ferrari qe tash ka tubuar 319 pikë.

Postuar te Formula 1, SPORT. Komentet te Ferrari dhe Alonso shkëlqejnë edhe në Singapor Janë të Mbyllura

Triumfon Alonso

Fernando Alonso fitoi çmimin e madh të Singaporit dhe tashti kërcënon seriozisht Mark Weberin në luftën për titull të kampionit të botës në F 1.

Spanjolli udhëhoqi tërë garën dhe vetëm në xhirot e fundit të saj ndjeu kërcënimin e pilotit të Red Bull, Sebastian Wettel, që la pas shokun e skuadrës, australianin Mark Weber.

Për t’u përmendur në këtë garë mbetet parakalimi i Weberit ndaj Hamiltonit nga mesi i garës së sotme. Në përpjekje për të mos humbur pozicionin e tij, Lewis Hamilton pësoi një kontakt të lehtë me australianin dhe u detyrua të braktisë garën.

Në xhiron e parafundit protagonist u bë piloti i Lotusit, Heiki Kovalainen. Finlandezi me qetësinë më të madhe merr një zjarrfikëse dhe shuan flakët që kishin përfshirë pak sekonda më parë makinën e tij.

Pas kësaj garë renditja për pilotë vazhdon të mbahet nga Weber me 202 pikë, që tashmë ndjen kërcënimin e Alonsos me 191 pikë, i treti renditet Hamilton me 182 pikë. Për konstruktorë udhëheq Red Bull me 383, i ndjekur nga Meclaren me 359, dhe Ferrari me 316 pikë.
Formula 1 rikthehet pas dy javësh me garën për çmimin e madh të Japonisë.

Postuar te Formula 1, SPORT. Komentet te Triumfon Alonso Janë të Mbyllura

Lewis Hamilton shpalos synimin kryesor për garat e mbetura

Përfundimi garave të ardhme mbetet synimi kryesor për kampionin e vitit 2008 të Formula 1 Lewis Hamilton.

Hamilton, përkundër gabimit të madh në garen e fundit mbetet i përkushtuar të vazhdojë luftimin për titullin e dytë. 

Ai mban poziten e dytë në kategorinë e pilotëve me gjithësejt 182 pikë të tubuara. Ai ndjehet fajtor për veprimet e tij në dy nga tri garat e fundit ku perfundoj pa marrë pikë dhe pranon se këto mund ti kushtojnë edhe me humbjen e titullit, por mbetet i përkushtuar të luftoj në garat e mbetura ku si synim kryesor do ta ketë përfundimin e garave, ndërsa në Singapore synon ta fitoj garen.

Postuar te Formula 1, SPORT. Komentet te Lewis Hamilton shpalos synimin kryesor për garat e mbetura Janë të Mbyllura

Alonso optimist se Ferrari mund të vazhdon me fitore

Përmirësimet e fundit në bolidin F10 risin optimizmin tek F. Alonso, i cili beson se me modifikimet e fundit mund të sjellin fitore të reja për Ferrarin.
Duke qenë i vetëdijshëm me konkurencen ai shton se në garat e ardhme ne duhet të japim maksimumin dhe se nuk ka hapsirë për gabime ngase kemi hyrë në finale të Formula 1 dhe të gjithë duhet të punojmë së bashku për të rrembyer titullin e kampionit këtë vit. Ai pas fitores se fundit në Itali, që ua dhuroj tifoseve të kuq vizitoj qendren e Ferrarit në Maranello për ti falenderuar të gjithë përsonalisht për sukseset e deritashme dhe u impresionua shumë më shpirtin luftarak që gjeti në Maranello.

Postuar te Formula 1, SPORT. Komentet te Alonso optimist se Ferrari mund të vazhdon me fitore Janë të Mbyllura

Red Bull, Mclaren apo Ferrari?

Red Bull, McLaren apo Ferrari?
Formula 1 ka hyrë në fazen finale ku kanë mbetur të zhvillohen vetem edhe pesë gara deri ne fund. Mundësitë janë të hapura ku pesë pilotë kanë gjasa teorike të shpallen kampion. Renditja e pilotëve është si në vijim
01 Mark Webber 187
02 Lewis Hamilton 182
03 Fernando Alonso 166
04 Jenson Button 165
05 Sebastian Vettel 163
Gara e fundit e zhvilluar në Monza të Italisë u fitua nga Ferrari, pilotet e skuderisë së kuqe arriten dy podiume, Ferndando Alonso e fitoj garen, ndersa Filipe Massa u radhit i treti dhe tubuan gjithsejt 40 pikë të arta për ti mbajtuar ata në garë për të dy titujt atë të pioltëve dhe të konstruktorve. Për Luis Hamilton gara përfundoj qysh në fillim, kur Luis tentoj ta parakaloj F. Massen, për vend të tretë me çrast demtoj pjesën e parme të bolidit të tij dhe përfundoj garen pa marr pikë.

Kampionati i Formula 1 gjithnjë po bëhet më i nxehtë për shkak të rivalitetit në pistë dhe ndryshimeve nga java në javë. Red Bull që konsiderohet se në këtë vit ka ndërtuar bolidin më të shpejt nuk po arrin të siguron pikë të mjaftueshme për të gëzuar ndonjë komoditet në fund. Në tri garat e fundit kemi tre fitues të ndryshëm, Hungari fitoj Red Bull, në Belgjikë McLaren ndersa në Itali fitoj Ferrari.

Tash mbetet të shihet se kush do ta fiton garen e radhes që zhvillohet naten në drita të reflektoreve në qytetin e bukur të Singapurit me datën 24-26 Shtator 2010.

Postuar te Formula 1, SPORT. Komentet te Red Bull, Mclaren apo Ferrari? Janë të Mbyllura

AKSIDENTI i Sakon Yamamotos!

Fernando Alonso (Ferrari) merr titullin pas betejës emocionuese me Jenson Button (McLaren) në Grand Prix Italia.

Është hera e parë që Alonso (Ferrari) triumfon në Grand Prix para tifozëve të vet (Tifosi) . Që nga fillimi dhe pas çdo ndalese ai ndoqi Button (McLaren) për të rimarrë vendin e parë të cilin e humbi që
në fillim të garës. Button përfundoj garën i dyti kurse Massan (Ferrari) i treti. Vendi i katërt dhe i pestë iu takoj gjermanëve Sebastian Vettel dhe Nico Rosberg (Mercedes)
Momentet vendimtare të garës pasuan ndërmjet xhiros së 36-të dhe 37-të

Ngjarja u shënua me një aksident ku pas nisjes së Sakon Yamamoto nga PITSTOP, ai goditi në kokë anëtarin e grupit të tij me krahun e djathtë të automjetit. “Kam qenë shumë i brengosur për incidentin gjatë ndalesës sime në PITSTOP,” tha Yamamoto, i cili përfundoi garën në vendin e 19-të. Yamamoto: “Kam pyetur nëse ai është në rregull dhe jam informuar se ai nuk ishte lenduar në mënyrë serioze”. Hispania Racing është gjobitur me  20,000$ (rreth 15.000€) për lirimin e pasigurt të makinës së Yamamoto`s.

– Kreu i ekipit Kolin Kolles tha: “Ai është jashtë rrezikut për jetë. Ne tani shpresojmë që ai të shërohet sa më shpejt të jetë e mundur.” / AD

Postuar te Formula 1, SPORT. Komentet te AKSIDENTI i Sakon Yamamotos! Janë të Mbyllura