>KEK-u iu drejtohet prishtinalive: Kursejeni rrymen pash Zotin

>

KEK njoftoi sonte se konsumi në komunën e Prishtinës ka arritur në mbi 200 megavatë/orë. Kjo kërkesë është e papërballueshme për t’u mbuluar, si pasojë e mbingarkesave që po shkaktohen në rrjetin e shpërndarjes. Prandaj, Korporata Eelektroenergjetike e Kosovës apelon fuqishëm tek
konsumatorët e kryeqytetit që ta kursejnë maksimalisht energjinë elektrike dhe ta mirëshfrytëzojnë atë, në mënyrë që të jetë situatë e përballueshme.

Advertisements
Postuar te KOSOVË. Komentet te >KEK-u iu drejtohet prishtinalive: Kursejeni rrymen pash Zotin Janë të Mbyllura

>Shkëlqen Jessica Alba

>

Aktorja hollivudiane, Jessica Alba, ishte rrezatuese në paraqitjen që bëri mbrëmjen e fundit në javën e modës në Paris, siç tregojnë edhe fotografitë që bënë menjëherë xhirot e botës.

Alba ishte e pranishme në një darkë të organizuar nga Vogue në nder të dizenjueses së Gucci-t, Frida Giannini, e realizuar në hotelin luksoz “Rochefoucauld Doudeauville”.

Jessica shoqërohej prej aktoreve të tjera hollivudiane, Gemma Arterton dhe Diana Kruger. Midis të pranishmeve ishte edhe

Princesha e Monakosë, Charlotte Casiraghi/tch

Postuar te Fashion, Show-Biz. Komentet te >Shkëlqen Jessica Alba Janë të Mbyllura

>SHBA-të ja bëjnë me dije EDVIN KRISTAQ RAMËS

>

Zëvendës/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Tommas Countryman, duke folur për ngjarjet e 21 janarit në rrugët e Tiranës, tha
sot se zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhje.


Ai e quajti jetike punën e prokurorisë si institucion i pavarur për të kryer një hetim të besueshëm. “Hetimet do të drejtohen nga pala shqiptare me ndihmën teknike nga SHBA-ja dhe të tjerë, në mënyrë që përgjegjësia për dhunën, për vrasjet e së premtes të përcaktohet në mënyrë ligjore, në një formë që përmbush standardet evropiane”, deklaroi Countryman. 

 “Një hetim i paanshëm, me ndihmë teknike nga jashtë, është një prej elementëve kyç për të zgjidhur dilemën e tanishme politike. Dhe për sa kohë palët i përmbahen këtij qëndrimi dhe e lejojnë prokurorinë të bëjë punën, besoj se kjo do të ndihmojë në qetësimin e gjendjes dhe do të sjellë dialogun dhe kompromisin e duhur”, u shpreh Countryman. 


Ai tha se u mirëprit vendimi i kryeministrit për të anuluar manifestimin e së shtunës, i planifikuar nga Partia Demokratike, ndërsa e quajti të gabuar atë të kryetarit të PS-së,  Edi Rama, për ta zhvilluar demonstratën paqësore. 


“Gjendja sot në Shqipëri është tejet e mbingarkuar. Edhe me synimet më të mira javën e kaluar për të zhvilluar një protestë paqësore pati dhunë. Është e vështirë për çdo politikan të premtojë kur planifikohet në një situatë kaq të nxehtë. E di që demonstrata bëhet në kujtim të tre viktimave, por jam i shqetësuar se nëse demonstrata zhvillohet, nëse kalohet në dhunë në vend që të nderoheshin viktimat do të krijohej efekti i kundërt”, nënvizoi Countryman. 


Sa i takon një kompromisi mes palëve, Countryman thotë se nuk është i pamundur. “Besoj se ndaj me shumicën e shqiptarëve zhgënjimin që politika është personalizuar dhe është bërë e pamoralshme”, tha ai. 


Si hapin e ardhshëm në Shqipëri, zyrtari i DASH-it foli për qetësimin e situatës, që prokuroria të lejohet të bëjë punën, për të gjetur fakte dhe palët të tregojnë angazhim për një fushatë të pastër, të ndershme e transparente për zgjedhjet lokale të majit.  Ai nënvizoi se në një vështrim afatgjatë, Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, duhet të zgjidhë problemet përmes sistemit të vetë politik dhe jo të mbështetet te SHBA-ja apo BE-ja./kn

Postuar te RAJONI. Komentet te >SHBA-të ja bëjnë me dije EDVIN KRISTAQ RAMËS Janë të Mbyllura

>E le Playboy-në, bëhet presidente e klubit të futbollit

>

Një ish-modele polake, e quajtur Izabela Lukomska Pyzalska, do të kalojë nga koopertinat e Playboy në drejtimin e një skuadre futbolli, bëri të ditur gjatë ditës e

përditshmja italiane “Corriere dello Sport”.


33-vjeçarja, tepër e vjetër për të konkurruar ende në fushën e botës erotike, ka blerë pronësinë e Warta Poznanit, një klub që militon në kategorinë e dytë polake. Menjëherë ajo ka treguar se i ka idetë e qarta dhe ka nisur shlyerjen e pagesave të prapambetura të lojtarëve dhe të kryejë disa përforcime, për të garantuar mbijetesën e skuadrës në division.


”Nuk dija asgjë për botën erotike kur nisa të punoja, kështu që jam e bindur që mungesa e njohurive të mia për futbollin nuk do të më pengojë të jem e suksesshme”, deklaroi ish-modelja, e cila theksoi se nuk është e frikësuar nga bota maskiliste e një sporti si futbolli.

”Nuk është një problem për mua”, vazhdoi ajo. “Unë burrat i ha për mëngjes”. Sipas gjuhëve të këqija të shtypit polak, klubi në vështirësi financiare nuk do ta ketë të vështirë të sigurojë mbijetesën, pasi presidentja do të dijë të entuziasmojë lojtarët edhe pa u dhënë atyre pagat./tch


Postuar te Show-Biz, SPORT. Komentet te >E le Playboy-në, bëhet presidente e klubit të futbollit Janë të Mbyllura

>Xhandarmeria serbe po hyn edhe në Kosovë

>

Prezenca e xhandarmerisë serbe po vazhdon t’i shqetësoj dhe frikësoj banorët shqiptarë të cilët jetojnë në brezin kufitar me Serbinë, veçmas në fshatin Sllubicë, komuna e Gjilanit.
Ata thonë se nëse nuk ndërmerret diçka nga autoritetet kosovare dhe KFOR-i do të detyrohet të largohen nga vendlindja e tyre. “Ose na mbroni ose do të largohemi nga këtu, sepse ne nuk e

dëshirojmë praninë e xhandarmërisë këtu”, ka thënë banorët e kësaj lagjeje.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, të mërkurën kërkoi prezencë më të madhe të KFOR-it dhe policisë në brezin kufitar me Serbinë, veçmas afër lagjes “Zahiraj”, ku shpesh ka prezencë të xhandarmërisë serbe.
Imami i fshatit Sllubicë, Jusuf Mustafa, kohë më parë deklaroi se, çdo të premte, kur vjen në Sllubicë për t`i kryer shërbimet fetare, njoftohet nga banorët për lëvizje të forcave serbe brenda territorit të Kosovës, deri në 500 metra thellësi, dhe kjo ndodh rregullisht. Ai dhe qytetarët e tjerë të këtij fshati, kërkuan nga paqeruajtësit amerikanë që t`u thonë qartë nëse janë ose jo të sigurt në tokat e tyre, për të cilat posedojnë tapi prej 200 vjetësh. (INA)
Postuar te KOSOVË. Komentet te >Xhandarmeria serbe po hyn edhe në Kosovë Janë të Mbyllura

>Rozana bëhet sërish bionde

>

Është njohur gjithmonë për eksperimentet e vazhdueshme që bën me look-un, ama këtë herë i ka kaluar kufijtë. Kurrë më parë s’kishte ndërmarrë ndryshime në një kohë kaq të shkurtër.

Në harkun kohor të 1 muaji këngëtarja Rozana Radi është kthyer nga bionde, në flokëkuqe, për t’u rikthyer sërish vetëm pak ditë më parë në bionde. Ka qenë një nga koncertet e saj të fundjavës që e

ka sjellë Rozin të ndryshuar sërish në sytë e publikut.

Ishte pikërisht ky, koncerti që na njohu edhe më shumë me popullaritetin e vajzës së dashur të skenës. Gjatë asaj mbrëmjeje e kishe të vështirë t’i numëroje vizitorët dhe kjo për dy arsye: E para sepse ishin të shumtë në numër dhe e dyta sepse ishin gjatë gjithë kohës në lëvizje (duke kërcyer), si pasojë e këngëve ritmike që Rozi kishte zgjedhur për të interpretuar.

Përmes këtij takimi me fansat Rozana premtoi se shumë shpejt do të vinte për ta edhe kënga më e re e saj. Mbrëmja përfundoi rreth orës tre të mesnatës dhe asnjëri prej të pranishmëve nuk u largua përpara saj. 

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Rozana bëhet sërish bionde Janë të Mbyllura

>Ferizaj: Nxënësi i armatosur në mësim

>

E.D.(17), nxënës i shkollës ekonomike “Faik Konica” në Ferizaj i armatosur ka shkuar në shkollë me ditë të tëra. Mirëpo, veprimin e tij dikush e ka
denoncuar në polici dhe hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Stacionit Policor në Ferizaj, menjëherë ka vepruar.
“Në bashkëpunim me drejtorin e kësaj shkolle dhe kujdestarin e klasës kemi kontaktuar me të dyshuarin  E.D., 17 vjeçar, i cili ka pranuar se posedon një armë të cilën nuk e kishte me vete dhe se atë  e ka lënë në një shtëpi të pa banuar në rrugën “Ramadan Rexhepi'”, ka bërë të ditur Agim Gashi, zëdhënës rajonal i PK-së.
Pastaj i dyshuari në prezencë të punëtorit të Qendrës për punë sociale, ka bashkëpunuar lidhur me lokacionin e  ndodhjes së armës dhe me atë rast është konfiskuar arma e llojit “EKOL Tuna” me një karikator dhe një fishek të kalibrit 6,35 mm.
Në konsultim me Prokurorin kujdestar të Qarkut në Prishtinë i dyshuari është liruar, kurse rasti është  proceduar në procedurë të rregullt./koha

Postuar te KOSOVË. Komentet te >Ferizaj: Nxënësi i armatosur në mësim Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: