>Pacolli sjell në Prishtinë Beyonce dhe Shakirën?

>

Presidenti I Kosovës, Behxhet Pacolili është duke menduar seriozisht që të sjellë në Kosovë  megayje- këngëtare të njohura të skenës botërore si Beyonce, Shakira apo Lady Gaga, në një koncert në Prishtinë. 

E gjithë kjo nismë për të sjellë superyjet më të njohura të muzikës, bëhet në kuadër të përmisimit të imazhit të Kosovës në opinionin ndërkombëtar.Lajmi është konfirmuar në mënyrë të tërthortë dhe nga vet zëdhënsi i Presidentit të Kosovës, Arbër Geci, i cili për  portalin Qendra.Info pranoi se janë duke i diskutuar ide të tillë.
“ Për momentin nuk mund të konfirmojë se për cilat emra bëhet fjalë, por kjo ide është duke u diskutuar gjerësisht në Presidencë. Brenda dy ditësh mund të konfirmojmë se për cilët emra bëhet fjalë”, tha zëdhënsi i Presidentit të Kosovës, Arbër Geci.
Para disa ditësh me ftesë të Presidentit të Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, në Kosovë erdhi legjende e futbollit botërorë, Franz Beckenbauer, apo i mbiquajtur Kaizer, i cili në gjuhën shqipe ka kuptimin e Perandorit.
“  Beckenbauer nuk do të jetë i fundit që do të vizitojë Kosovën. Do të ketë dhe shumë figura tjera të larta me ndikim botërorë nga të gjitha sferat që do të vinë në Kosovë. E gjithë kjo bëhet për të përmisuar imazhin e Kosovë në botë”, tha zëdhënsi Geci./topLajm
Advertisements
Postuar te Kulturë, Show-Biz. Komentet te >Pacolli sjell në Prishtinë Beyonce dhe Shakirën? Janë të Mbyllura

>Leçiq: Ende e mbaj mend shuplakën e Bekim Fehmiut

>

Aktori, ish-ministër i Kulturës i Serbisë, Branisllav Leçiq (56), ka nisur karrierën në vitin 1977, me rolin e tij në filmin e Goran Markoviqit “Specijalno vaspitanje” (Edukimi special). Roli i Të Ziut në serialin “Sivi dom” të Darko Bajiqit do t’i jepte atij
epitetin e njërit prej aktorëve më joshës. “Asnjëherë nuk më ka shkuar ndërmend që të bëhem aktor. 


Njashtu si çdo fëmijë, kam dashur të bëhem pilot, kozmonaut, apo marinar. E kam pasur pasion letërsinë dhe kam lexuar bajagi shumë. Më kanë interesuar sporti, kultura, shkenca dhe religjioni. Sikur të mos më pranonin në Akademi, me siguri se do të merresha me njërën nga to dhe një Zot e di se cilën rrugë do të ndiqja”, kujton Leçiq. Teatri i Shabacit qe ai që ia besoi rolin e parë. Asokohe do të kuptonte se aktrimi është ftesa më e bukur. “Profesori im Minja Dediq do të zbulonte tek unë diçka që në momentin e parë as unë vetë nuk do ta kuptoja. 


Jam një aktor që nuk parapëlqen të shikojë filmat në të cilët ka luajtur. Kjo nuk më intereson. Çasti është çdo gjë kur jam në shesh xhirimi. Kjo është e rëndësishme dhe nuk më bën fare që të më pëlqejë vetja”, ka thënë ai. Deri tash Leçiq ka pas vetes role të shumta, por në mënyrë të veçantë e mban në mend një vaki kur po xhirohej filmi i parë në të cilin luajti ai. “E mbaj në mend që Bekim Fehmiu gjatë xhirimeve të filmit ‘Specijalno vaspitanje’ më dha një shuplakë. 


Gjatë provave më goditi në njërën faqe, nja dy a tri herë. Por kur xhiruam para kamerave ‘ma ka dhezë’ një shuplakë të fortë në faqen tjetër. Mbeta i habitur. Kur më vonë e pyeta përse e bëri një gjë të tillë, më tha se kërkonte habinë në çehren time dhe me atë çfarë kishte bërë ia doli”, ka thënë Leçiq. Branisllav Leçiq i takon gjeneratës së re të aktorëve në Serbi. Si i ri i ka rënë hise të ndajë sheshin e xhirimeve me aktorin e madh shqiptar, i cili vdiq tragjikisht në qershor të vitit të kaluar. 


Në komemoracionin që ishte mbajtur në Teatrin Jugosllav të Dramës në kryeqytetin serb ai kishte ndarë kujtime të paharrueshme me Fehmiun, kur kishte folur në skenë me emocione, pa mikrofon. Për aktorin me nam kishte thënë se ai ka mbetur njeriu në kërkim të së vërtetës dhe ka gjetur farën e humanes brenda tij e nuk është dorëzuar asnjëherë. 


“Disa mbase do të flasin edhe për përkatësinë kombëtare, por unë dua t’ju them që në mesin e serbëve Bekimi ka qenë shqiptari më i madh, e në mesin e shqiptarëve serbi më i madh”, kishte thënë Leçiq më 22 qershor të 2010-s./kn

Postuar te KOSOVË, Kulturë. Komentet te >Leçiq: Ende e mbaj mend shuplakën e Bekim Fehmiut Janë të Mbyllura

>Kryevepra me rërë

>

Adhurues të shumtë të artit dhe artistë të vërtet nuk “qajnë” tërë kohën duke u ankuar për mungesë të fondeve dhe mjeteve për artet në
përgjithësi, por gjejnë mënyrën edhe pa mjete dhe kushte arrijnë të bëjnë kryevepra në rërë.

Kryevepra me rërë
Kryevepra me rërë
Postuar te Kulturë, Kuriozitet. Komentet te >Kryevepra me rërë Janë të Mbyllura

>10 gratë më frymëzuese në botë

>

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave ju sjellim një klasifikim të 10 femrave më frymëzuese, aktiviste në të drejtat e njeriut, në kulturë, ekonomi dhe politikë. Britanikja “The Guardian” sjell një
klasifikim të 100 grave mëfrymezuese “Top 100 inspiring women”, të ndara në 10 kategori. Në po ju sjellim vendin e parë për secilën nga kategoritë. 


Shoqëri Civile
Nawal El Saaddawi ( Egjipt)
Mjeke, psikiatre, feministe, pedagoge dhe shkrimtare


Art, film, muzikë dhe modë
Lady Gaga
Me veshje ekzotike, performanca të jashtëzakonshme, ikonë popi e gjeneratës së Twitter dhe Facebook.


Biznes
Carol Bartz
Shefja e parë femër e një kompanie të madhe siç është Yahoo.


Drejtësi
Gareth Peirce
Avokate e cila ka luftuar fort kundër gabimeve të drejtësisë


Politikë
Aung San Suu Kyi
Udhëheqëse pro-demokracisë së Birmanisë, e cila ka inspiruar botën me rezistencën e saj jo të dhunshme kundër diktaturës.


Shkencë
Jane Goodall
Një ithtare e çështjeve të mjedisit, që gjithashtu ka bërë një punë të jashtëzakonshme me shimpanzetë, duke zbuluar se ato kanë lidhje sociale dhe familjare si dhe janë të afta për të arsyetuar, komunikuar dhe shprehur dashuri.


Sport
Caster Semenya
Një atlete e re, e cila mes polemikash mbi gjininë e saj u bë fituese e kampionatit botëror të atletikës për femra.


Teknologji
Martha Lane Fox
Sipërmarrëse e cila themeloi lastminute.com, një ëeb i cili po vizitohet gjithnjë e më shumë nga e gjithë bota. Lastminute.com jep referenca mbi udhëtime, darka, makina, hotele dhe shumë shërbime të tjera.


Televizion
Oprah Winfrey
Prezantuese televizive, aktore dhe filantropiste, jo vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës por në të gjithë botën.


Letërsi
Doris Lessing
Noveliste, fituese e çmimit Nobel, e njohur si promovuese e punës së grave dhe emancipimit të tyre./shekulli

Postuar te Bota, Kulturë. Komentet te >10 gratë më frymëzuese në botë Janë të Mbyllura

>Cfarë mendojnë meshkujt përvec seksit?

>

Cfarë mendojnë meshkujt përvec seksit? Ky është titulli i librit që shumë shpejt është shndërruar në bestseller në faqen internetit Amazon në Britaninë e Madhe.Të gjithë do të mendonim se bëhet fjalë për një libër që flet për gjithcka, vetëm për seksin jo. Në fakt volumi përvec titullit nuk ka asgjë të shkruajtur, 200 faqet e librit janë të bardha.

Ideja nuk është e asnjë grupi feminist, por e shkrimtarit Sheridan Simove, 39 vjec i diplomuar në Oksford.

“Ky libër është frut i studimeve dhe praktikës 39 vjecare mbi objektin në fjalë, e pas kaq shumë kohësh kuptova se nuk mund të mendoj për gjë tjetër përvec seksit. Është një përfundim tronditës dhe njerëzit duhet të informohen për të. Por si t’i informojmë? E thjeshtë, botimi i një libri me 200 faqe bosh”, shprehet “shkrimtari” i librit në fjalë./yp
Postuar te Kulturë. Komentet te >Cfarë mendojnë meshkujt përvec seksit? Janë të Mbyllura

>Ish-presidenti kroat luan në një komedi

>

Ish-presidenti kroat, Stjepan Mesiq, ka pranuar rolin në komedinë e re të Filip Shovagoviqit, “Tensioni i lartë i modës”, xhirimi i së cilës do të fillojë së shpejti. 
Filmi do të fillojë të xhirohet brenda dy muajve, transmetojnë mediet kroate. 

“Pas konsultimeve të shumta dhe kërkimit të aktorit ideal për rolin e presidentit, u pajtuam midis të tjerave që rolin ‘kryesor’ t’ia besojmë ndonjë aktori të pashëm apo personi interesant. Në statusin e tij aktual, ish-presidenti Stjepan Mesiq kombinon të dy këta personalitete. Ndërsa me pranimin e rolit na ka rritur frymëzimin”, ka thënë regjisori i Filmit, Filip Shovagoviq./kn

Postuar te Kinematografi, Kulturë, Kuriozitet. Komentet te >Ish-presidenti kroat luan në një komedi Janë të Mbyllura

>“The Social Network” mbërrin në Prishtinë

>

Në botë ka arritur të përfitojë mbi 640 milionë “vartës”. Rrjeti social “Facebook”, ueb – faqja e dytë më e klikuar fill pas “Google”, ka prapa rrëfimin për krijimin e tij, i cili tashmë i është
prezantuar shumicës së përdoruesve, përmes ekranit të madh.


 “The Social Network” në regji të David Fincher, prej të hënës ka zënë vend edhe në ekranin e Kinemasë ABC. Filmi u është “servuar” adhuruesve kosovarë të kinematografisë një ditë pas mbajtjes së ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscar”, në të cilën u kurorëzua me tri çmime, duke përfshirë çmimin për skenarin më të mirë të adaptuar, për montazhin më të mirë dhe për muzikën më të mirë origjinale.

Ngjarja e filmit me skenar të Aaron Sorkin zhvendoset në vitin 2003. Historia nis kur Mark Zuckerberg (Jesse Eisenberg), student i Unversitetit të Hardwardit, vendos t’i japë fund lidhjes së tij me Erica Albright (Rooney Mara). Fundi i lidhjes me Erican shënon fillimin e etapës më të rëndësishme të jetës së Markut. I nxitur nga inati ai krijon një ueb – faqe të quajtur “facemash”, të cilën e shfrytëzon për të dëmtuar reputacionin e studenteve të Hardwardit. Pasi dënohet nga drejtori i universitetit, Mark nis “aventurën teknologjike” që do t’i ndryshojë jetën. Kinemaja ABC pret që “The Social Network” të ndryshojë me të madhe numrin e shikuesve. 


“Është hit botëror dhe ka fituar tri çmime ‘Oscar’ dhe besojmë se do të ketë interesim pasi filmi është pritur mirë në gjithë botën”, ka thënë Miradije Vallahiu, menaxhere e kompanisë për distribuimin dhe shfaqjen e filmit “Genci”. 
Interesimi për historinë e krijimit të “Facebookut” për sociologen Sibel Halimi është i pritshëm. 
“Është e natyrshme që njerëzit të kenë dëshirën të shohin një film që ka të bëjë me diçka që e përdorin”, ka thënë Halimi. 


Megjithatë, ajo ka shtuar se “The Social Network” ka gjasë të tërheq një pjesë të caktuar njerëzish. 
“Filmi më shumë do t’i interesonte një grupi të caktuar sepse shoqëria ka më shumë interesim që ta përdor ‘Facebook’-un, sesa të dijë si është krijuar. Por do të duhej të kishte kureshtje, sidomos nga ana e studentëve, për një iniciativë që ka nisur si e vogël e ka marrë përmasa globale”, ka shtuar ajo.


Për dramaturgun Arian Krasniqi sjellja në Prishtinë e “The Social Network”, pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscar”, është një iniciativë e qëlluar.
“Është mirë që kinemaja ka arritur ta sjellë në afat rekord këtë hit botëror. Në gjithë kinematë e vendeve tjera, ka pasur interesim dhe mendoj se do të ketë interesim edhe në Kosovë, duke pasur parasysh temën që trajton”, ka thënë Krasniqi.
“The Social Network” deri tani ka arritur të grumbullojë mbi 96 milionë dollarë në arkat filmike anembanë botës./kn

Postuar te Kulturë. Komentet te >“The Social Network” mbërrin në Prishtinë Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: