>Pleqtë që qeverisin botën

>

Fidel Kastro, Hosni Mubarak, mbreti i Arabisë Saudite, ai i Tajlandës dhe diktatori i Koresë së Veriut: të gjithë të moshuar e të sëmurë. 
Këto vende “aplikojnë” ende procesin e komplikuar të kalimit të pushtetit te fëmijët apo të afërmit, që rrezikon destabilizimin në zonat më

delikate të planetit 

Hosni Mubarak, Presidenti i Egjiptit, që nga viti 1981, është 81 vjeç. Fidel Kastro, që sapo ka mbushur 85, është prej gjysmëshekulli kreu suprem i Kubës. 83-vjeçari Bhumibol Adulyadejmban mban rekordin për sa i përket qëndrimit në detyrë: është mbreti i Tajlandës që prej vitit 1946.
 Abdulah in Abdul Aziz, mbreti i Arabisë Saudite, është 86 vjeç. Në fund të listës, por jo për nga rëndësia, “lideri suprem”, Kim-Jong Il, tirani i pamëshirshëm i Koresë së Veriut është duke mbushur të 70-at. Të pestë janë shumë të sëmurë, ndoshta ndonjëri prej tyre nuk do të arrijë dot deri në fund të 2011-s. 
Por edhe sikur kjo të mos ndodhë, dobësia fizike e këtyre liderëve përkthehet automatikisht në dobësi politike, që i detyron vendet e tyre të përballen me procesin delikat të transferimit të pushtetit, që mund të sjellë ndryshime të paparashikuara në strukturën e pushtetit. Përtej ndryshimeve të mëdha të çdo lloji, kulturore, ekonomike, gjeografike dhe sociale mes këtyre vendeve, është befasuese të zbulosh ngjashmëritë e procesit të transferimit të pushtetit.
Advertisements
Postuar te Histori. Komentet te >Pleqtë që qeverisin botën Janë të Mbyllura

>Gjermania ofron 150 mijë vende pune për të huajt

>

Të paktën 150 mijë vende pune i ofroi Gjermania sivjet për shtetasit e Rumanisë, Bullgarisë dhe Kroacisë, me gjithë faktin se qytetarët e dy vendeve të para kanë kufizime në
tregun gjerman të punës, ndërsa Kroacia nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, shkruan sot gazeta rumune Gandul.

Pjesa më e madhe e vendeve të punës të ofruara kanë të bëjnë në profesionet inxhinierë, punonjës mjekësorë, kuzhinierë dhe kamerierë.


Qytetarët e tri vendeve, të cilët do të shkojnë të punojnë në Gjermani, do të duhet të kenë leje për punë, megjithatë mund ta fitojnë me angazhim vendimtar të punëdhënësit gjerman, shton gazeta.
Gazeta rumune  shkruan se në qoftë se punëdhënësi nuk e përmbushë premtimin, kandidatët për punë mund të ngrenë proces gjyqësor. 



Gazeta nuk përmend se nga viti 2013 rumunët dhe bullgarët do të mund të punësohen në Gjermani pa kufizime./koha

Postuar te Bota. Komentet te >Gjermania ofron 150 mijë vende pune për të huajt Janë të Mbyllura

>Severina, foto sexy dhuratë 150 mijë adhuruesve në FaceBook

>Këngëtarja kroate Severina ka bërë kalendarin e saj të nxehtë të vitit 2011 dhe në vend se këtë ngjarje ta përjetojnë vetëm partnerët dhe
bashkëpunëtorët e Petrolit,ajo ka vendosur që fotot ti ndaj bashkë me adhuruesit e shumtë që i ka në facebook mbi 150.000 në shenjë falemenderimi.

Më parë ishin publikuar vetëm tre foto ,kurse tash mund të shihet ajo edhe në 12 foto të tjera seksi dhe atë bardhë e zi. 


Postuar te Fashion, Modë, Seks dhe Dashuri. Komentet te >Severina, foto sexy dhuratë 150 mijë adhuruesve në FaceBook Janë të Mbyllura

>Fisnik Ismaili i FER nuk pajtohet me OVL

>

Fisnik Ismaili anëtar I kryesisë së partisë Fryma e Re I cili ka qenë edhe pjestar I Ushtrisë Clirimtare të Kosovës ka shprehur indinjatë të thellë me qëndrimin e organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së.

Ai në profilin e tij në FaceBook ka shkruar :
“E kisha lutë organizatën e veteranëve të luftës së UÇK-së që

kur e jep ndoj deklaratë mos me e cekë se po flet në emën të TETANË veteranëve të luftës, sepse ka shumë veteranë, sikur unë, që as nuk jemi anëtarë të kësaj organizate edhe mujmë mos me u pajtue me qëndrimet e tyne, pikërisht prej faktit që kanë anëtarësue shumë njerëz, të cilët kurrë pushkë s’kanë prekë, por kanë qëllue kushëri të ‘udhëheqësve’ tanë.”/toplajm

Postuar te POLITIKË. Komentet te >Fisnik Ismaili i FER nuk pajtohet me OVL Janë të Mbyllura

>Alkena i mëson Nikut këngë patriotike

>

Ervini dhe Ermela e kanë përfunduar turnin e tyre në provën e javës, e rradhën ia lënë Alkenës me Kreshnikun. Ky i fundit i thotë Ermelës para se të largohet se sonte do që të flerë me të. Ermela nuk i kthen përgjigje dhe shkon brenda në shtëpi. 

Niku e ngacmon Alkenën teksa ajo

mban gotën e provës dhe ajo i thotë ta lërë të qetë. Niku shprehet se Alkena është vajzë e qetë e nuk i shkon të bëjë si nevrike. 

Alkena i thotë Nikut të përqëndrohet tek prova, sepse ka për ti shkaktuar humbjen e saj në të kundërt. 
Ajo e pyet Nikun nëse di këngë patriotike e i thotë se do t’ia mësojë ajo në të kundërt. Niku i kërkon t’i këndojë një këngë dhe Alkena ia plotëson dëshirën. Më pas të dy këndojnë himnin e flamurit, e recitojnë vjershë patriotike. 


Niku shprehet se mund të ketë ndonjë banor që nuk di këngë me tematika të tilla, e kur Torosi afrohet pranë tyre, Niku e pyet a e di himnin e flamurit. Torosi fillon ta këndojë menjëherë. Alkena nuk ndalet me kaq, e vazhdon ti mësojë Kreshnikut vjershë patriotike. 

Pranë tyre afrohet dhe Alma e Niku shprehet me shaka se po i propozon Alkenës, por ajo nuk e pranon. Alma i thotë të përpiqet dhe pak, por Alkena i përgjigjet të dyve se nuk do ta pranojë Nikun as në këtë jetë e as në tjetërn. 


Ata shkëmbejnë batutat me njëri-tjetrin dhe qeshin sëbashku me Almën e Nedën. 

Postuar te Big Brother. Komentet te >Alkena i mëson Nikut këngë patriotike Janë të Mbyllura

>A i ngjan Dafina Zeqiri , Halle Berry?

>

Dafina Zeqiri me look të ri shfaqet në Revisten “Select”. Por në këtë foto ajo ngjason me një yll të kinematografisë amerikane. 


Është fjala për
aktoren e famshme Halle Berry./bw


Postuar te Show-Biz. Komentet te >A i ngjan Dafina Zeqiri , Halle Berry? Janë të Mbyllura

>I dalin "duqat" Dick Mart(ave)

>

Raporti i fundit i Këshillit të Evropës për mbrojtjen e dëshmitarëve në Kosovë përmban të pavërteta. 
Fakt i pakontestueshëm është rasti i dy prej dëshmitarëve, të cilët përmenden si të vrarë në rastin Haradinaj, e të cilët janë gjallë dhe

jetojnë në Pejë.


Në një intervistë ekskluzive për KTV-në, pjesëtarët e familjes Muriqi rrëfejnë përjetimet tyre të rënda pas përmendjes së emrave dhe mohojnë të kenë qenë dëshmitarë të Hagës. 

Për ta, raporti është shpifës, ashtu siç e konsiderojnë edhe raportin tjetër të Dick Martyt. Paralajmërojnë padi ndaj institucionit që i shpalli të vdekur.
Më i vjetri i familjes Muriqi, Ramizi e lexon për të di satën herë gazetën dhe nuk u beson syve.
Ai lexoi dhe dëgjoi se Sadik dhe Vesel Muriqi kanë qenë dëshmitarë të mbrojtur nga Haga në rastin Haradinaj dhe janë vrarë, ashtu siç pretendon raporti i fundit i Këshillit të Evropës për dëshmitarët e mbrojtur në Kosovë.
KTV-ja i takon të gjallë teksa jetojnë në Pejë normalisht dhe ky duket të jetë fakt i mjaftueshëm që të rrëzojë pohimet e raportit që pretendon se në Kosovë janë vrarë dëshmitarët për krime të luftës.
Në rrëfimin ekskluziv për KTV-në, Ramizi përkrah njërit prej të përmendurve si të vdekur, Sadik Muriqi, tregon se bashkëfamiljarët e tij kurrë nuk kanë pasur ndonjë kontakt në jetën e tyre me Hagën.
Ai nuk di si ta argumentojë se janë gjallë pos t’i tregojë letërnjoftimet e tyre, ndërsa kërkon edhe të verifikohet kush ka dyshime.
Raportin e quajnë shpifës.
Sadik Muriqi, i përmendur në raport si i vrarë, është më fjalëpak, por ende ndihet i shokuar lidhur me atë se një deputet i një institucioni, si Këshilli i Evropës, i shpallë ata të vdekur dhe shkruan të pavërteta.
“Unë kur e kam ni në televizion, e kam ni veten shumë keq për do gjana që s’më kanë ndodh kurrë. Skam qenë dëshmitar i kurrkujna kurrë. E kam ni veten keq. Nuk e di qysh mundet me qit emra në raport, kur njerëzit janë gjallë”.
Raporti shpifës për dëshmitarët, thonë ata, dëshmon se i gjithë raporti i Dick Martyt është i tillë.
Ata paralajmërojnë padi dhe kërkojnë ndihmën e medias që të vazhdojë të raportojë të vërtetën, duke i ndaluar shpifjet që në fillim.
Disa ditë më parë, deputeti nga Monakoja i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Jean Charles Gardetto (në foto), në raportin për dëshmitarët e mbrojtur, theksonte se në Kosovë gjendja është shumë e rëndë. 
Në raport pretendohej se në rastin Haradinaj, disa dëshmitarë që duhej të dëshmonin në gjykim janë vrarë. Këtu përfshihen edhe Sadik dhe Vesel Muriqi, që ishin nën program mbrojtjeje nga ana e Hagës.
Raporti është futur për diskutim në agjendën e sesionit dimëror të Këshillit Evropës, që pritet të zhvillohet mes 24 dhe 28 janarit, ku do të prezantohet edhe raporti i Dick Martyt me pretendimet e tij për trafikimin e organeve njerëzore gjatë luftës çlirimtare në Kosovë.
Fakti që dy prej emrave të përmendur janë gjallë mund të ngjallë debat lidhur me kredibilitetin e raportuesve dhe të vetë Këshillit të Evropës. /Indeksonline
Postuar te KOSOVË. Komentet te >I dalin "duqat" Dick Mart(ave) Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: