>Fëmijët dhe rreziqet e pornografisë

>

Në moshën 11-vjeçare shohin imazhet e para pornografike. Në moshën 12-13 vjeç navigojnë në sajtet e para “hard” dhe shohin skena me përmbajtje të lartë dhune. Si mund të jenë kur të rriten këta fëmijë? I takon familjes dhe edukimit në shkollë të qëndrojë në krah të tyre…

Të parët që u fajësuan ishin prindërit anglezë: një në tre fëmijë, mes moshës 10-12 vjeç, shikon vazhdimisht faqe interneti me pullë të kuqe. Më të befasuarit rezultojnë estonezët, që zbuluan se 30 për qind e fëmijëve të tyre sheh imazhe pornografike. Më të zemëruarit prindërit kinezë, pasi një studim i bërë nga “China Youth Daily” ka treguar se pjesa më e madhe e fëmijëve në moshën e para adoleshencës kalojnë orë të tëra në internet në kërkim të seksit. 
Sot, në kohën kur televizioni nuk ofron ndonjë gjë shumë të madhe për fëmijët dhe kur interneti mund të përdoret lehtësisht nga të gjithë, kurioziteti për sajtet porno mund të shuhet vetëm me një klikim. Por pyetja që shtrohet është: si do jenë nesër këta fëmijë në jetë, kur impaktin e parë me seksin e kanë pasur që në moshën 11-vjeçare? Sot dihet që impakti me seksin është shumë i hershëm. Në ShBA, mosha 11-vjeçare është mesatarja kur nisin të shihen imazhet e para porno. 
Nga mosha 12 deri në 14 vjeç, të rinjtë kanë nisur të publikojë fotot provokuese në internet dhe një në pesë fëmijë e pranon se kërkon në “You Tube” video me skena që kanë përmbajtje të lartë seksi apo dhune. Gjithsesi këto të dhëna azhurnohen vazhdimisht. Për të qenë më e qartë, Sonia Livingstone e “London School of Economics and Political Science”, me rrjetin “EU kids online” ka realizuar studimin “Rreziqet dhe siguria e fëmijëve në internet”. 
Ajo ka bërë një “skaner” të rreth 25 mijë fëmijëve, njërit prej dy prindërve të tyre madje edhe fëmijë në moshën 9-vjeçare (sepse të vegjlit nisin ta përdorin internetin gjithmonë e më herët: 7 vjeç në Suedi dhe Danimarkë dhe 10 në Greqi, Itali, Turqi). Shqetësuese është dhe koha që kalojnë në rrjet: një në tre fëmijë mes moshës 9 deri në 10 vjeç e përdor internetin çdo ditë pa e ditur për rreziqet që u kanosen: të njohësh të panjohur, të shohësh imazhe shumë të rënda me seks dhe dhunë apo të marrësh dhe mesazhe që nuk përshtaten aspak me moshën. 
14 për qind e adoleshentëve nga 9 deri në 16 vjeç tregojnë se kanë parë në internet, në vitin e fundit, skena të tipit seksual. Por nuk është vetëm interneti: 21 për qind ka parë skena seksuale në televizor, revista apo telefona. Në krahasimin mes 25 vendeve spikat Estonia (30 për qind e të rinjve nën 16 vjeç ka parë imazhe seksuale online), Republika Çeke (29 për qind), Danimarka (20 për qind). Në Itali, përqindja e të rinjve që kanë parë skena seksi online është vetëm 7 për qind: më e ulët se kudo, sepse e ulët është edhe pjesëmarrja në internet. 
Por nëse marrim në konsideratë burime të tjera me përmbajtje pornografike, TV zë vendin kryesor. Fëmijët tanë navigojnë në internet kur janë në dhomat e tyre. Pothuajse 49 për qind e të rinjve europianë kanë kompjuterë në dhomë dhe askush nga prindërit nuk i kontrollon se çfarë shohin apo çfarë bëjnë në mesnatë. “Dikur e dija se çfarë bënin vajzat e mia në kompjuter, sepse qëndroja me to për shumë kohë. Sot kur janë në kompjuter dhe më shohin që kalojnë, ekranet boshatisen ndërsa ato ulin shikimet”, tregon Greg Holden, eksperte e sigurisë së informatikës. Sepse nga të dhënat, është shtëpia vendi nga bëhet lidhja e madhe e të rinjve me botën me drita të kuqe. 
“Fëmijët flasin pak, prindërit nuk marrin shumë vesh nga teknologjia, ata duhet t’i vëzhgojnë e të mos i lënë vetëm në internet. Kompjuteri nuk duhet të jetë privat, por i prekshëm nga të gjithë dhe në një vend të dukshëm për të gjithë”. Sigurisht nuk është e thënë që ekspozimi ndaj rreziqeve të përkthehet menjëherë si diçka e dëmshme, por pyetja është si të përballohet gjithë kjo për të mos u bërë e dëmshme më vonë. 
Psikologët thonë se familjariteti i madh me seksin mund të çojë në humbje të interesit dhe ta shikojnë si diçka natyrale dhunën që përmbajnë shumë prej këtyre imazheve. Po sipas tyre, familja dhe shkollat duhet të jenë ato që do të udhëheqin këto procese. Kontrolli i moderuar nuk të bën kurrë keq, po ashtu edhe informacioni i duhur.

Adoleshentët e painformuar

Janë të pasionuar pas teknologjisë, njohës të mirë të realitetit virtual më shumë se të trupit të tyre. Navigojnë në rrjet si profesionistë, por në dashuri dhe seks improvizojnë dhe rrezikojnë shumë. Janë këta adoleshentët europianë të shekullit të ri: 27 për qind e tyre nuk përdor fare masa mbrojtëse dhe kjo përqindje shkon në 35 kur flitet për vajzat. 
Rezultatet shihen, mjekët japin alarmin në spitalet ku çdo fundjavë mbërrijnë me dhjetëra vajza të trembura për të marrë pilulën e urgjencës, ndërsa janë shtuar së tepërmi sëmundjet seksuale mes të rinjve. Në vend që të informohen më shumë për të mbrojtur veten e jo të rrinë gjithë ditën në çat, të rinjtë europianë po mbështeten gjithmonë e më shumë te këto pilula, që në vitet e fundit po përjetojnë një bum të paparë shitjesh. 
Ato blihen dhe shiten në 55 për qind të rasteve nga minorenët. Adoleshentë të frikësuar me ide konfuze në fushën e seksit që shkojnë për të kërkuar pilulat e emergjencës, ka parë shumë edhe profesor Emilio Arisi. “Duhet të thyhen me çdo kusht barrierat e injorancës. 
Kjo, sepse kam dëgjuar të rinj se ishin të bindur që “Coca Cola” ishte si një lloj kontraceptivi, nëse bënin dashuri në këmbë nuk mbeteshin shtatzënë dhe se një pije me limon shpëtonte nga pasojat një raport të pambrojtur”, tregon ai. Ai ua vë fajin institucioneve dhe mungesës së lëndëve të edukimit seksual nëpër shkolla.
Advertisements
Postuar te Studim. Komentet te >Fëmijët dhe rreziqet e pornografisë Janë të Mbyllura

>Ushqimi për qëndrueshmëri seksuale

>

Dashuria kalon nëpër lukth, kurse lloje të ushqimit na ndihmojnë që të ndjehemi më të relaksuar  dhe me më shumë energji gjatë kohës së aktit seksual. Nutricionisti Ian Marber potencon disa lloje të ushqimeve që shtojnë qëndrueshmërinë në shtrat, por edhe kënaqësinë e partnerit të juaj. Enigma qëndron te qarkullimi i gjakut dhe shpejtësia, përkatësisht energjia.

 Xhenxhefili-  Në mënyrë natyrale përpunon gjakun sikur aspirina dhe përmirëson qarkullimin tij.
Hudhra – Nuk lë seksi-erë në gojë, por bëhet fjalë për njëra nga  perimet më përbajtësore. Pastron arteriet, prandaj edhe meriton epitetin e superushqimit për seks. 


Avokado – Është i pasur me acide esenciale yndyrore, parandalon formimin e droçkave të  gjakut dhe në këtë mënyrë garanton qarkullim të rregullt.  Ndikim të njejtë kanë  arrat edhe vaji i ullirit.
Kanella—Ndihmon që të mbahet niveli i përgjithshëm i energjisë. Shpejton metabolizmin dhe në të shumtën e rasteve konsumohet përmes si desert, në fund të racionit. Seksi me kanellë zgjatë më shumë.
Tartufi (Truflles) – Ian Marber nuk beson në afrozidiak, poo vlerëson se disa lloje të ushqimit shtojnë dëshirën për seks,si është tartufi. /Qendra/

Postuar te Seks dhe Dashuri, Studim. Komentet te >Ushqimi për qëndrueshmëri seksuale Janë të Mbyllura

>Seksi është mënyra më e lirë për humbjen e peshës

>

Nëse jeni duke kërkuar mënyrën për të rimarrë trupin tuaj në formë dhe për të humbur kaloritë e akumuluara gjatë sezonit të festave zgjidhja më e mirë është bërja e dashurisë. Sigurisht më e mirë!
Studimet kanë treguar se sa më shumë që 48 për qind e njerëzve nuk do të rinovojë anëtarësimin e tyre në palestër këtë vit, falë recesionit dhe shopingut për festa.

I njëjti sondazh tregon për faqen sextoys.co.uk se si 36 për qind e të anketuarve janë të gatshëm ta dyfishojnë seksin dhe do t’i kompensonin ushtrimet e të njëjtës linjë.

Edhe pse 41 për qind e të anketuarve nuk e krahasojnë seksin me aktivitet aerobike që shkrin kaloritë, por e vërteta është se më shumë që investoni, aq më shumë do t’ju kthehet./yp

Postuar te Kuriozitet, Studim. Komentet te >Seksi është mënyra më e lirë për humbjen e peshës Janë të Mbyllura

>10 qytetet më të nënvlerësuara të botës

>

Destinacione si Londra, Parisi apo Nju Jorku janë vazhdimisht të preferuara prej turistëve në të gjithë botën, por ekziston edhe një listë me qytetet shumë pak të vizituara, ndonëse kanë shumë për të ofruar.

Revista amerikane “Travel and Leisure” ofroi një listë të këtyre destinacioneve të nënvlerësuara, midis të cilave figurojnë emra si Detroiti, Bratisllava apo Gllasgoi.

Detroit – Një qytet i mrekullueshëm, ku gërshetohen në mënyrë të shkëlqyer disa projekte madhështore arkitekturore të stileve të ndryshme. Ndonëse pak i njohur jashtë qytetit, muzeu madhështor i motorëve dhe kafja Mongo, e famshme për muzikën më të mirë jazz në botë nuk duhen humbur.

Taipei – Në vitet 1980-90, kryeqyteti me tre milion banorë i Tajvanit ishte i mbytur nga smogu. Sot, Taipei është një prej qyteteve më të këndshme në botë, i mbushur me hapësira të pafundme të gjelbërta dhe i famshëm për kuzhinën e tij në të gjithë botën.

Tukson – Qyteti me 500 mijë banorë në Arizona është i famshëm për fushat e tij të golfit dhe rodeon, por i ndodhur mes maleve, ai është edhe një qendër e mbushur me bukuri që i përkasin trashëgimisë botërore. Ndërtesat historike dhe rrugët e mbyllura për trafikun në fundjavë, e bëjnë Tuksonin jashtëzakonisht mikpritës, ndërsa restorantet e tij janë ndër më të mirët në botë.

Gllasgou – Londra dhe Mançesteri mund të përthithin të gjithë turistët në Britaninë e Madhe, por është një mëkat të mos vizitosh Muzeun e Arteve në Gllasgou, qëndrën me ndërtime karakteristike skoceze apo miniteatrot e vendosura kudo nëpër qytet.

Nara – I neglizhuar në favor të qytetit fqinj të Kiotos, Nara është ish-kryeqyteti perandorak i Japonisë. Përveç tempujve të lashtë budistë dhe ndërtesave të perandorit, qyteti është i pasur me një kompleks parqesh madhështore që datojnë që nga shekulli VIII.

Bratisllava – Ndërtesa madhështore, sheshe mahnitëse dhe një kështjellë mesjetare në mesin e qytetit. Nuk bëhet fjalë për Pragën, por për “perlën” tjetër përtej Danubit, Bratisllavën. Kryeqyteti i Sllovakisë ka lënë pas imazhin e blloqeve të zymta komuniste, ndërsa që prej aderimit në BE është shndërruar në një qytet dinamik, i mbushur me pabe dhe vende argëtimi.

Providence – I ndodhur pranë Bostonit, qyteti që pret Muzeun më të madh në botë të impresionizmit nuk është shumë i njohur. Njëkohësisht, ai është bërë i famshëm për dyqanet dhe restorantet ku shërbehet me finesën franceze.

Adelaide – I mbiquajtur “qyteti i kishave”, Adelaide në Australi mund të krenohet me një bregdet piktoresk dhe të gjatë, me një respekt të thellë ndaj popullsisë vendase indigjene, me kulturën e saj të kafes, muzetë e artit avangard dhe bienalen e arteve të Adelaidës, e cila realizohet një herë në dy vjet në mars dhe është më e madhja në botë në llojin e saj.

Valparaiso – Kush e njeh Valparaison në Kili? Dy orë me makinë nga kryeqyteti Santiago, Valparaiso është një qytet shumëngjyrësh, i ngritur mbi një seri kodrash që i japin disa harkime madhështore pamjes së qytetit. Qëndra ka një stil bohem, ndërsa hotelet e shekullit XIX mirëpresin vizitorë të shumtë. Gjithashtu, mund të vizitohet muzeu “La Sebastiana” apo shtëpia e fituesit të çmimit Nobel për letërsi, Pablo Neruda./tch

Postuar te Kuriozitet, Studim. Komentet te >10 qytetet më të nënvlerësuara të botës Janë të Mbyllura

>Mali i Zi, shteti që përdor më shumë celularin në Evropë

>

Sipas të dhënave të Institutit Evropian të Statistikave, 1000 persona nga Mali i Zi përdorin 1600 celularë.

Teksa në shtetet e tjera si Kroacia dhe Serbia, 1000 personave u takojnë 1400 celularë, në Bashkimin Evropian kjo shifër bie afërsisht në 1250 celularë. Media serbe e ka cilësuar Malin e Zi, i cili ka një popullsi prej 620 mijë banorësh, si ”Kampion të Evropës për numrin e madh  të telefonave celularë”/


Sipas lajmit të publikuar në gazetën ”Blic”, duke parë të dhënat e publikuara nga Eurostat në muajin shkurt, bëhet e ditur se përqindja e të ardhurave për person në Malin e Zi është më e ulët se mesatarja evropiae, por numri i madh i celularëve e ka cilësuar atë si ”Kampionin e vetëm të Evropës”.


Nga ana tjetër theksohet se mesatarja e papunësisë në Malin e Zi për vitin 2009 është afërsisht 20% duke arritur kështu dyfishin e shifrave të Evropës. Në lajmin ku cilësohet se mesatarja e papunësisë në Kosovë është 45%, në Bosnjë Hercegovinë 40% dhe në Maqedoni 32% bëhet e ditur se Mali i Zi është një nga vendet më të zhvilluara në rajon për sa i përket kësaj çështjeje.


E ndarë nga Serbia me një referendum të organizuar në vittin 2006 dhe me një sipërfaqe prej 13  mijë e 800 km2, Mali i Zi ka një popullsi prej 620 mijë banorësh./topLajm

Postuar te Kuriozitet, RAJONI, Studim. Komentet te >Mali i Zi, shteti që përdor më shumë celularin në Evropë Janë të Mbyllura

>Problemet seksuale

>

Shumë çifte, në një moment apo në një tjetër, kanë probleme me seksin. Problemet seksuale në një lidhje, shpesh janë probleme të vetë lidhjes. Shkaqe të rëndomta janë mungesa e informacionit.
Komunikimi i dobët, pritshmëritë e roleve të mashkullit dhe të femrës, mungesa e besimit ose devotshmërisë ose konfliktet e pazgjidhura. Një partner abuzues mund ta përdorë seksin si armë për të lënduar tjetrin dhe dominuar; në një rast të tillë, problemi e ka emrin “abuzim”.

Për më tepër, historitë e abuzimit seksual, për njërin nga partnerët apo për të dy, mund të prekë edhe lidhjet aktuale. Ajo që mendohet apo ndjehet për veten dhe seksin, prek ndjeshëm edhe mënyrën se si përgjigjen trupat tanë.

Ndjenja e fajit, e turpit, e frikës, konfliktit dhe injorancës, të gjitha këto mund ta bllokojnë ose pengojnë ndjeshmërinë seksuale. Nuk duhet pritur të kaloni në agoni totale para se të fillojmë të kërkoni ndihmë.

Problemet seksuale janë të zakonshme./yp

Postuar te Seks dhe Dashuri, Studim. Komentet te >Problemet seksuale Janë të Mbyllura

>Pesë arsye për të mos hequr dorë nga kafja

>

Ekzistojnë pesë arsye përse përdorimi i kafes është i dobishëm për shëndetin e njeriut. Revista amerikane “Eatwell Magazine” ofroi sot shpjegimet përse është mirë të përdorësh kafen, por gjithmonë në doza të moderuara.

1. Ul riskun për infarkt. Pirësit e moderuar të kafesë, ata që konsumojnë nga një deri në tre kafe në ditë, kanë risk më të ulët për t’u prekur nga infarkti se sa ata që nuk e konsumojnë kafenë. Antioksiduesit që përmban kafja e bëjnë atë të dobishme për zemrën.

2. Lufton diabetin. Antioksiduesit që përmban substanca janë në gjendje të rrisin ndjeshmërinë e qelizave të trupit ndaj insulinës, duke bërë trupin më në gjendje të vetërregullojë nivelin e sheqerit në gjak. Një studim tregon se ata që pinë katër ose më shumë kafe në ditë kanë më pak risk për t’u prekur prej diabetit të llojit të dytë.

3. I bën mirë mëlçisë. Ndonëse në këtë fushë studimet nuk janë shumë të thelluara, ka një statistikë që tregon se përdoruesit e kafesë janë më pak të prekur prej çirozës se sa ata që nuk e përdorin atë.

4. Rrit kapacitetin e trurit. Pirja e një deri në pesë kafe (ndonëse nuk rekomandohet m shumë se tre), shërben për të ulur rrezikun e prekjes nga sëmundja e alzaimerit dhe parkinsonit. Përbërësit e kafes ndihmojnë neurotransmetuesit të funksionojnë më mirë.

5. Qetëson dhembjet. Dihet se mos moskonsumimi i dozës ditore të kafes shkakton dhembje koke, por studimet tregojnë se kafeina e ndodhur në 200 miligramë kafe është në gjendje të qetësojë dhembjet trupore, përfshi atë të migrenës./topLajm

Postuar te Kuriozitet, Studim. Komentet te >Pesë arsye për të mos hequr dorë nga kafja Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: