>Big Brother: Loja me shishe sjell puthje në buzë

>

Pas debateve të gjata me Ermelën dhe bisedave të ndryshme, të gjithë banorët hyjnë brenda në shtëpi. Teksa presin që të vijë
buxheti, ata vendosin që të luajnë. Kështu fillimisht fillojnë që të japin ide nga më të ndryshmet për lojën, por që shpesh bien në kundërshtime. Më në fund të gjithë bien dakort që të luajnë lojën me shishe.

Të gjithë ulen në formë rrethi dhe rrotullojnë një shishe. Personit që i bie pjesa e përparme (nga tapa), ka të drejtën që të të pyesë nëse personit që i bie pjesa e fundëme e shishes,do një pyetje apo një dënim dhe ky i fundit është i detyruar t’i realizojë. 
Kështu shishja në rrotollimin e saj të parë i bie Mirietës dhe Almës. Mirjeta pyet Almën nësë ka bërë ndonjëherë striptizëm përpara një mashkulli dhe Alma i përgjigjet “Po, të fejumit tem”. Pyetja dhe përgjigjja, shkaktojnë të qeshura tek banorët. Më pas banorët vazhdojnë për një kohë të gjatë lojën edhe duke dhënë denime të tipit “laj enët!”, “kërce belly-dance” madje edhe puthje në buzë.Kështu mirjeta puth në buzë Ergysin dhe Marielin, ndërkoë që Marielin e puth në buzë edhe Klodjana

Kjo lojë shkaton shumë të qeshura te banorët të cilët argëtohen për një kohë të gjatë.

Advertisements
Postuar te Big Brother. Komentet te >Big Brother: Loja me shishe sjell puthje në buzë Janë të Mbyllura

>Kur celulari të shpëton jetën…

>

Një i ri, i cili u ndodh në mes të një përplasje me armë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vazhdon të mbetet në jetë falë celularit të tij.
Plumbi i drejtuar për në zemrën e John Garberit, nuk e kaloi dot celularin. Ngjarjen, e cila mund të cilësohet si e tepruar edhe për filmat, e tregon vetë i riu që në një farë mënyre kthehet nga vdekja.

Sikur të mos kishte celularin, plumbi do i ishte futur në zemër 29-vjeçarit, i cili punon në një parking.

Para kamerave, i riu deklaron se nuk do ta ndryshojë më kurrë markën e celularit që përdor./gs

Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Kur celulari të shpëton jetën… Janë të Mbyllura

>Real Madrid fundos ‘nëndetësen’ e verdhë

>

Derbi i javës së 18-të në La Liga, i zhvilluar të dielën mbrëma në Santiago Bernabeu, në mes të Real Madridit dhe Villarrealit, i ka takuar ‘skuadrës mbretërore’
, e cila ka fituar me rezultat 4-2.

Vendasit u gjetën dy herë në disavantazh në pjesën e parë, ndërsa në të dyja rastet arritën ta barazojnë rezultatin.

Mbretërit u ndëshkuan shumë herët (7’) nga Cani, i cili u asistua nga Giuseppe Rossi, për të kaluar mysafirët në epërsi.

Mirëpo nuk kaloi shumë kohë (10’) dhe asi i Los Blancos, Cristiano Ronaldo, barazoi shifrat, pas asistimit të Mesut Ozil.

Nëndetësja e Verdhë sërish krijoi epërsi kundrejt vendasve përmes Marco Ruben (18’), i cili lansoi një goditje të jashtëzakonshme për të mposhtur Casillasin.

Por me këtë nuk u pajtua portugezi Ronaldo, i cili në fund të pjesës së parë (45’+1) barazoi sërish rezultatin, ndërsa kësaj radhe asistoi Xabi Alonso.

Edhe në pjesën e dytë njeriu i ndeshjes ishte i jashtëzakonshmi Ronaldo, i cili ishte më meritori për fitoren e Los Merengues.

Fillimisht ai në mënyrë mjeshtërore kompletoi het-trikun e tij (80’) për epërsinë e parë të Real Madridit në këtë takim. Ndërsa menjëherë pas, asistoi te Ricardo Kaka, i cili vulosi fitoren e skuadrës vendase (82’).
Pas kësaj fitore, Reali vazhdon ta përcjellë Barcelonën nga vendi i dytë, me dy pikë më pak se lideri i Kampionatit spanjoll. /Telegrafi/
Postuar te SPORT. Komentet te >Real Madrid fundos ‘nëndetësen’ e verdhë Janë të Mbyllura

>“Amnestia”, filmi shqiptar që konkuron në Berlin

>

Filmi shqiptar “Amnestia” i regjisorit Bujar Alimani është zgjedhur zyrtarisht për t’u shfaqur premierë botërore, në seksionin “International Forum” të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin. 

“Amnestia” është filmi i parë në gjithë historinë e kinemasë shqiptare që mer pjesë në këtë festival të njohur edhe si

“Berlinale”, i cilësuar si një nga tre festivalet më të rëndësishëm të Evropës dhe me audiencën më të madhe të festivaleve në botë. 


Filmi i Bujar Alimanit, që nsijen e merr nga një ngjarje reale, tregon historinë e një burri dhe një gruaje të cilët takohen një ditë gjatë rrjedhës së jetës së tyre të mërzitshme. Ata dashurohen ndërsa dy bashkëshortët e tyre të dënuar në burg presin të marrin amnistinë. 

Regjisori shqiptar që jeton në Athinë, ka zgjedhur për të interpretuar në filmin e tij aktorët: Luli Bitri, Karafil Shena, Todi Llupi, Mirela Naska, Omer Hamitaj, Orest Arapaj etj. Neritan Zinxhiria dhe Elena Dhimitrakopoulou janë as/regjisorë të filmit, skenograf është Shpëtim Baça ndërsa kostumografe, Ermira Turkeshi. 

Filmi i parë me metrazh të gjatë i regjisorit Alimani është prodhuar nga Qëndra Kombëtare Kinematografike me partnerë Greqinë dhe Francën dhe do të marë pjesë në edicionin e 6-të të “Berlinale”, që shfaqet në datat 10-20 shkurt të këtij viti. 

“Amnestia” i ka filluar xhirimet në fund të muajit shtator 2010 në Tiranë dhe Pogradec, duke shënuar kështu një rekord për kohën tre mujore të përgatitjes së tij. 

Qëndra Kombëtare e Kinematografisë, në njoftimin për shtyp, e cilëson këtë event të rëndësishëm për kinematografinë shqiptare dhe për këtë arsye QKK do të organizojë një konferencë për shtyp në 11 janar, ku do të jetë i pranishëm edhe vetë regjisori Alimani. 
Bujar Alimani është regjisori i disa filmave me metrazh të shkurtër si: “Katoi”, “Gaz”, 
Postuar te Kinematografi. Komentet te >“Amnestia”, filmi shqiptar që konkuron në Berlin Janë të Mbyllura

>Batmani Musliman

>

Një superhero musliman i ngjashëm me Batmanin po ngjall polemika të mëdha në Francë, ku shumë radikalë të djathtë kanë ngritur zërin dhe e kanë quajtur filmin vizatimor si një turp.

Personazhi i kartonit është një francezo-algjerian, i quajtur Bilal Asselah. I aftë të shndërrohet në një lakuriq nate, Bilali është i vendosur të

luftojë të keqen.

Në një prej serive, policia franceze vret mikun e tij më të mirë gjatë protestave dhe Batmani i rrallë në llojin e vet, pasi u këshillua me nënën që është një muslimane e devotshme, vendosi që të mos hakmerrej për vdekjen e tij.

Në një forum ku komentohen filmat e fundit, mund të lexohej: “Duket se për të luajtur Batman-in nuk është gjetur asnjë francez i vërtetë. Në një kohë kur të rinjtë muslimanë terrorizojnë Francën dhe të gjithë botën, shikuesit e filmit do të mbeten të shtangur dhe të hutuar për atë që po ndodh me të vërtetë në botë”.

Forumin amerikan e kundështoi ashpërisht televizioni francez  “France 24”. “Pavarësisht asaj që mund të mendojnë njerëz sipërfaqësorë, një i ri algjerian i lindur në Francë është po aq francez sa edhe ai që këta njerëz e konsiderojnë si imazhi tipik i francezit. Komente të tilla raciste nuk mund të pranohen në një shoqëri të qytetëruar”.

Prodhuesi i filmit vizatimor duket se ka kërkuar të tërheqë një audiencë të madhe muslimane, jo vetëm në vendet perëndimore, por edhe në ato arabe. Sipas prodhuesit, kurioziteti do të shtyjë edhe shumë jomuslimanë që të shikojnë seritë. /tch

Postuar te Kinematografi. Komentet te >Batmani Musliman Janë të Mbyllura

>Zjarr në KTV, por kthehet transmetimi

>

19:02 Televizioni kombëtar KTV ka arritur të kthejë transmetimin e programit të vet në kohë për Lajmet e Mbrëmjes. Në të njëjtën kohë duke sjellur edhe pamje ekskluzive të votimit të

shumëfishtë në një fshat të komunës së Skënderajt.

18: 38 Një zjarr ka shpërthyer në objektin e KTV-së, si pasojë e një prishjeje teknike. Stafi i televizionit kombëtar është evakuuar menjëherë nga ndërtesa, kurse program është ndërprerë.
Po bëhen përpjekje për rinisjen e shpejtë të transmetimeve. KTV u ka kërkuar ndjesë shikuesve të vet për shkak të ndërprerjes së programit. /indeksonline
Postuar te KOSOVË. Komentet te >Zjarr në KTV, por kthehet transmetimi Janë të Mbyllura

>Elisa e Big Brother ka abortuar

>

Elisa tregon për lidhjen e saj të parë dhe thotë se ishte 15 vjeçe, por e ëma e ka ndaluar, pasi ka lexuar ditarin e saj. 


Më pas Elisa tregon se ka pasur eksperienca të tjera pas atij. Ajo thotë “Kolegji është më lirë sepse shkolla mbaronte më
herët dhe mami nuk e dinte dhe unë takova prap atë djalin dhe u lidha për tre muaj”. 


Elisa thotë se u nda me të dashurin sepse ai kërkonte më shumë nga ajo, ndërsa ajo kërkonte vetëm vëmendje. Ajo thotë se ka qenë shumë nervoze dhe u bë shumë keq. 

Më pas ajo tregon se ka pasur një lidhje tjetër kur ka qenë 16 vjeç dhe ka bashkëjetuar me të. Ajo thotë se u dashuruan shumë shpejt. “Unë i tregoja gjithçka mamit”, thotë ajo. “Pas tre takimeve u bë shumë e pjekur lidhja”, thotë ajo. 



Elisa thotë se shkonte në shtëpinë e atij dhe shkonte shumë. “Por ai deshte të krijonte ‘burrërinë’ e tij se e shtynin dhe të tjerët”, thotë ajo. “Më pas u mbush kupa sepse nuk kisha shoqëri, por vetëm atë”, thotë Elisa. Më pas, ajo tregon edhe për lidhjet e tjera të saj.


 Elisa tregon se i dashuri e ka goditur atë në një pub dhe e ka kuptuar se nuk ishte për atë.

Elisa tregon se ka mbetur shtatzënë, por ai nuk mori përgjegjësinë mbi fëmijën pasi kishte probleme dhe Elisa thotë se e ka hequr fëmijën kur ka qenë 2-muajshe/tch

Postuar te Big Brother. Komentet te >Elisa e Big Brother ka abortuar Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: