>Qëndrimi i tepërt para televizorit rrezikon zemrën

>

Qëndrimi përpara televizorit për më tepër se dy orë në ditë rrit mundësinë e shfaqjes së atakut kardiak dhe sëmundjeve të ndryshme të zemrës.
Një grup studiuesish nga Universiteti i Londrës, më në krye mjekun Emanuel Stamatakis, morën në vëzhgim 4 512 persona nga Skocia, shkruan revista “Journal of the American College of Cardiology”. Për katër vite më radhë, është regjistruar me hollësi cdo minutë i qëndrimit të tyre përpara televizorit, përpara kompjuterit, apo duke luajtur me video.   

Brenda katër viteve të studimit, 325 nga personat e përfshirë në të ndërruan jetë nga ataku kardiak, ndërsa 215 të tjerë arritën t’i shpëtojnë vdekjes megjithëse edhe ata pësuan atak.

Sipas studimit të këtij ekipi, risku i atakut kardiak tek personat që qëndrojnë përpara televizorit mbi 4 orë në ditë, është 48 % më i lartë se i atyre që qëndrojnë rreth 2 orë. Ndërkaq, mundësia që një person që sheh 2 orë televizor të pësojë atak kardiak, është 125 për qind më e lartë se e atyre që nuk shohin fare televizor.

Statistikat tregojnë se një numër i madh personash ulen me orë të tëra përpara televizorit pasi kanë përfunduar punën. Studiuesit këshillojnë që të minimizohet sa më shumë qëndrimi pasiv përpara televizorit, në të kundërt rritet seriozisht mundësia e prekjes së tyre nga sëmundjet e zemrës./topLajm

Advertisements
Postuar te Mjekësi, Studim. Komentet te >Qëndrimi i tepërt para televizorit rrezikon zemrën Janë të Mbyllura

>Kujdes kur përdorni laptop-in!

>

A i përdorim drejt mjetet elektronike, të cilat janë kthyer në një pjesë të pandarë të jetës sonë?
Ja shtatë rregulla që duhen ndjekur gjatë përdorimit të laptop-it dhe Notebook-ut , mjeteve shumë të përhapura në kohët e sotme:

1. Mos e përdorni asnjëherë laptop-in mbi shtrat. Gjatë kohës së përdorimit mbi shtrat, jastëku, jorgani apo objekte tjera të buta të ngjashme me to pengojnë ajrosjen e tij dhe bëhen shkak të nxehjes së tepërt deri në djegie të laptop-it.  

2. Mos e lini aparatin vazhdimisht në prize: lëreni kompjuterin tuaj të ri të zbrazet komplet një ose dy here pastaj mundësoni karikimin e tij. Përdoreni laptop-in me bateri vetëm në rastet kur nuk keni mundësi ta vendosni në prize. Hiqeni nga priza kur kompjuteri nuk është në punë. Në këtë mënyrë do të zgjasni jetën e baterisë.

3. Gjatë ditëve të nxehta të verës mos hapni pjesët e brendshme të laptop-it për ta ajrosur më shumë. Mekanizmi i ftohjes i një aparati të hapur prishet dhe kështu dëmton më shumë aparatin.

4. Mos e harroni mjetin në makinë: gjatë muajve të verës temperatura brenda një makine të lënë në diell mund të arrijë në 60 gradë. Ndërsa tek laptop-ët të pajisur me sipërfaqe plastike kjo temperature mund të shkojë deri në 70 gradë. Kjo përbën një risk të madh për laptop-in. Mund të zbardhë ngjyrën e aparatit  dhe mund ta nxjerrë jashtë përdorimit duke dëmtuar pjesë si ekrani dhe ato elektronike.

5. Muajt e dimrit nuk janë miq të mjeteve elektronike. Mos e vini menjëherë në punë laptop-in, i cili ka kaluar nga një ambient i ftohtë në të nxehtë. Sepse  kalimi i menjëhershëm nga i ftohti në të nxehtë mund ta dëmtojë atë.

6. Mos e rrihni asnjëherë laptop-in! Të gjithë ne e dimë se në rastet kur kompjuteri apo laptop-i nuk punojnë mirë i godasim apo shkundim pak. Kjo mund të ndikojë negativisht tek laptop-i sepse lëkundja mund të dëmtojë hard diskun e aparatit.

7. Si diçka e pandarë e jetës sonë laptop-i merr pjesë dhe në tryezën e mëngjesit. Duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm kur pimë çaj dhe në të njëjtën kohë navigojmë në botën imagjinare. Nëse gabimisht do të derdhni diçka sipër laptop-it, ajo mund ta prishë atë. Kur ju derdhet diçka mundohuni ta thani me makinën tharëse të flokëve. Ky veprim ndihmon edhe në përshpejtimin e tharjes dhe kështu pastroni dhe butonat e tastierës./gs

Postuar te Kuriozitet, Studim. Komentet te >Kujdes kur përdorni laptop-in! Janë të Mbyllura

>Parry çon gjyshen në kazino për ditëlindje

>

Këngëtarja britanike Katy Parry shoqëroi gjyshen e saj në kazino, për t’i bërë kështu një dhuratë për 90-vjetorin e saj të lindjes.

Ylli i muzikës pop dhe bashkëshorti i saj Russell Brand, së bashku me të moshuarën Ann Hudson, u fotografuan duke luajtur poker dhe lojra të tjera bizhozi në kazinonë e quajtur Hollivud, në Las Vegas.

Kazinoja është e famshme edhe për shkak të menusë së saj të veçantë që ofron dhe besohet se mamaja e babait të Parry-t ka shijuar shumë më tepër restorantin se sa bixhozin.

Së bashku me 90-vjetorin e gjyshes, është e qartë se Katy festonte edhe shndërrimin e këngës “California Gurls”, në këngën teke më të shitur të vitit që lamë pas./tch

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Parry çon gjyshen në kazino për ditëlindje Janë të Mbyllura

>Dhunë e egër mes femrave

>

Rrihen dhunshëm, shkulin flokët, grisin rrobat, godasin me grushte, shpulla dhe shkelma.

Protagonistet janë femra dhe

ngjarja ka ndodhur në një pikë karburanti në Ocala të Floridas.

Sipas mediave amerikane, sherri masiv ka ndodhur natën e 30 dhjetorit, por vetëm këto ditë është publikuar videoja.

Rreth 10 femra të moshës 20-30 vjeç, mesa duket pjesëtare të dy bandave rivale, janë ndeshur papritur në një pikë karburanti në mes të natës. Pasi kanë hedhur vështrime kërcënuese, femrat kanë filluar të shahen dhe më pas të godasin njëra-tjetrën. Skenat ngjajnë me një ndeshje “wrestling”.

Skena është xhiruar me një aparat celular dhe shihen qartë flokë, rroba dhe këpucë që “fluturojnë”.

Policia lokale po përpiqet të identifikojë personat përgjegjës për këtë ngjarje./tch

Postuar te Bota, Kuriozitet. Komentet te >Dhunë e egër mes femrave Janë të Mbyllura

>Shpërndante drogë, falet që të ndërrojë seks

>

Një shpërndarës droge i shpëtoi burgimit në Britani, pasi gjykatësi vendosi se kjo do t’i shkatërronte ëndrrën e ndërrimit të seksit, raportoi
e përditshmja “The Sun” gjatë ditë së sotme.

Tranvestiti 41-vjeçar Ian Morris, i cili ka ndryshuar emrin e tij në Jean, pranoi se zotëronte pothuajse dy kilogram ketaminë, një qetësues i fuqishëm për kuajt, të cilin do ta shpërndante në treg.

Megjithatë, mbrojtja e tij argumentoi se burgosja në këtë moment nuk do ta lejonte të niste kurën hormonale, që paraprin operacionin e ndryshimit të gjinisë. Si rrjedhojë, Gjykata e Bristolit pezulloi dënimin e vendosur më parë prej 11 muajsh.

Gjykatësi, i cili iu drejtua me “Zonja Morris”, argumentoi kështu: “Ky trup gjykues kupton vuajtjet e të jetuarit si një transeksual dhe pranon se dënimi i tij do ta detyronte që të vazhdonte të jetonte me makthin që i ka shndërruar ekzistencën në depresive”./tch

Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Shpërndante drogë, falet që të ndërrojë seks Janë të Mbyllura

>Gjërat që nuk do të përdoren më kurrë

>

Shumë objekte të cilat ne i përdorim në jetën tonë të përditshme po pësojnë një rënie të vazhdueshme që
do i çojë në zhdukjen e tyre totale.

Ja disa nga këto objekte, të cilat fëmijët që lindin në vitin 2011 nuk do t’i njohin asnjëherë:

Videokaseta: Flasim për shiritin regjistrues sepse videoregjistruesi është zhdukur me kohë. Televizionet tashmë regjistrojnë gjithçka në dixhital.

Agjensitë e udhëtimeve: Ky lloj shërbimi është vënë në krizë nga interneti. Në web mund të organizosh një udhëtim pa ndihmën e ndërmjetësve (agjensitë e udhëtimeve).

Orët: E vetmja mundësi mbijetese është ekzistenca e tyre si zbukurime. Orën mund ta gjejmë kudo. Në qytet has në çdo moment me ora dixhitale. Kur pyet një kalimtar për orën, gjesti i tij i parë nuk është të shikojë pulsin, por shikon aparatin celular.

Telefoni me kabëll: Edhe sot duken demode. Celularët kanë fituar tërësisht tregun e telefonisë.

Hartat: Do të quhen aplikime, do gjenden në “smartphone” dhe do na tregojnë destinacionin që duam. Lamtumirë luftës me erën për t’i hapur dhe pamjes së turistit të dëshpëruar që mundohet të gjejë rrugën e duhur në një vend të huaj./tch

Postuar te Studim. Komentet te >Gjërat që nuk do të përdoren më kurrë Janë të Mbyllura

>Meshkujt, preferojnë femrat e rrezikshme

>

Femrat e sjellshme, të cilat shumë rrallë krijojnë ndonjë qëndrim dhe nuk e kundërshtojnë partnerin e
tyre, janë më pak të dëshirueshme nga meshkujt.

Shumica e meshkujve kërkojnë nga femrat, jo vetëm të jenë partnerë të barabartë, por edhe të jenë të rrezikshme, të dinë çka duan, të kenë jetën e tyre, punën, ambiciet, qëndrimet e palëkundshme dhe të mos thyhen lehtë.

Femra, e cila nuk i gjunjëzohet mashkullit të saj është më tërheqëse dhe më e dëshirueshme në kohën moderne, në krahasim me femrën e ndjeshme, e cila e pret princin me kalë të bardhë.

Meshkujve u pëlqen konkurrenca

Ata janë krenar nëse kanë një veturë të tipit të veçantë, parfum ose veshje firmato, e njëjta vlen edhe për femrën. Meshkujve u pëlqejnë femrat për të cilat duhet të japin shumë mund për ta bërë për vete. Ata kanë dëshirë që femra e tyre të jetë e veçantë, ndryshe nga tjerat dhe intriguese. Ndërsa shumë më shkurt do të qëndrojnë me një femër, e cila pranon me të parën, pasi do të mërziteshin shumë shpejt. Mashkullit nuk i pëlqen që femra t’i rijë në qafë. Kur del me shoqërinë për të pirë, dhe ajo e telefonon disa herë. Ndërsa nëse partnerja nuk i thotë asgjë dhe përkundër kësaj edhe ajo del me shoqërinë e vet, do ta intrigojë më shumë egon e mashkullit, në këtë rast mashkulli do të jetë ai që do ta thërrasë në telefon. Meshkujt “ndizen” më shumë pas femrave, të cilat qëndrojnë të fshehta, i mbajnë në distancë dhe nuk i lejojnë të kenë kontroll mbi to. Femrat e pavarura, me vetëbesim, nuk e përmendin lehtë martesën, dhe kjo do t’i sjell shumë më shpejt tek altari.

Të gjithë kanë nevojë për siguri në jetën seksuale

Njerëzit shprehen se kanë nevojë për një siguri në jetën e tyre të përditshme, në punë, në çift, etj. Duke u rikthyer në vitet ’80-të, në anketat lidhur me dëshirën femërore vihet re se një femër ka dëshira seksuale, por ajo duhet të ndihet e sigurt. Pra, çiftet duhet të jenë të sigurt. Tashmë nuk mund të pyesim më se deri në ç’masë, kjo siguri mund të bëhet e bezdisshme. Ka një nuancë, ndryshim mes besimit aq sa duhet dhe të mos bërit të mërzitshëm. Për qëndrueshmërinë të gjitha gratë ëndërrojnë një dashuri të madhe dhe të rrish gjithë jetën bashkë. Por jeta është e gjatë. Natyrisht që ato e kanë këtë dëshirë thellë brenda vetes. Por ky detaj zbehet kur ato shohin se jeta në çift nuk zgjat shumë për shumë arsye. Sot i jep fund lidhjes me dëshirë për gjërat që nuk të shkojnë më për shtat, duke përfshirë edhe anën seksuale. Ne kemi nevojë për t’u përmirësuar. Te çiftet e tanishme është shumë e vështirë të realizohet, kështu që shkojnë drejt ndarjes./yp

Postuar te Seks dhe Dashuri, Show-Biz. Komentet te >Meshkujt, preferojnë femrat e rrezikshme Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: