Ish spiuni Putin

Teatri politik nuk është diçka e re dhe unike për Rusinë, por në këtë vend, hapësira mes fasadës dhe realitetit është shumë më e madhe. Dhe pikërisht stisja e fasadave prej shekujsh ka qenë një nga mënyrat e përdorura nga sundimtarët për t’i hedhur popullit hi syve dhe për t’i dhënë turmës një realitet shumë më të ndryshëm nga ai i vërtetë. 
Ish-spiuni i KGB-së, aktualisht Kryeministër i Rusisë, prej kohësh po jep shfaqje të denja për një djalosh hiperaktiv, duke dashur t’u tregojë bashkatdhetarëve dhe të tjerëve në botë, se sa në formë është, se sa shumë shqetësohet për çështjet e mjedisit, apo sa për zemër ka udhëtimet aventureske në viset e largëta të atdheut të tij të bukur. Javët e fundit, ai e ka shfaqur veten në një sërë rolesh të tillë heroikë. Së pari, si një luftëtar i vërtetë i mbrojtjes së natyrës, u bashkua me një grup natyralistësh, që ishin në ndjekje të një balene gri në Paqësorin e Veriut dhe madje, në këtë ndërmarrje aventureske, ai përdori edhe armët për ta kapur balenën, si një gjuetar i vërtetë balenash në oqean. Më pas, lideri sypatrembur u përpoq që duke marrë rrezikun në sy dhe duke drejtuar personalisht helikopterin të hidhte ujë mbi tokat ruse, të përfshira nga zjarri verën e shkuar dhe nuk kaloi shumë kohë, kur tashmë në rolin e një “njeriu të gjelbër”, ai ndërmori një udhëtim në shkretëtirë, me modelin e ri të Ladas ruse, që është shumë më pro mjedisit. 
Dhe së fundi, u takua me një panel ekspertësh perëndimorë, për të zhvilluar me ta një debat të hapur për problemet ruse të ambientit. Në fund të debatit, ata ranë dakord që Kryeministri i Rusisë ishte duke bërë me të vërtetë një punë të lëvdueshme.
Të paktën këto janë versionet zyrtare të ofruara nga televizionet ruse, të gjitha të vendosura nën kontrollin e shtetit. Realiteti, në fakt, është pak më ndryshe. Lada e Putinit, në fakt, nuk ishte e vetmja makinë që ndërmori udhëtimin në shkretëtirën e Siberisë, siç thanë mediat ruse për të nxjerrë në pah trimërinë e Kryeministrit. Në fakt, ajo shoqërohej nga rreth 100 makina policie, disa makina ambulance dhe dy Lada të tjera rezervë. Ndërsa për sa i takon forumit të debateve me ekspertët perëndimorë të mjedisit, gjithçka ishte e organizuar dhe e orkestruar nga Kremlini me ekspertë “të futur në thes”, të cilët kishin rënë më parë në një mendje me Putinin. Ndërsa për sa i takon balenës, ndjekja ishte një histori e vërtetë dhe Putin realisht qëlloi në drejtim të saj, edhe pse dështoi në shënjestër.
Teatri politik nuk është diçka e re dhe unike për Rusinë, por në këtë vend, hapësira mes fasadës dhe realitetit është shumë më e madhe. Dhe pikërisht stisja e fasadave prej shekujsh ka qenë një nga mënyrat e përdorura nga sundimtarët për t’i hedhur popullit hi syve dhe për t’i dhënë turmës një realitet shumë më të ndryshëm nga ai i vërtetë. Kështu kemi princin Grigory Potemkin, i cili shkoi në ekstrem të këtij fenomeni, duke krijuar fasada të vërteta të pikturuara me fshatra të bukur e plot shkëlqim në rrugën që do të kalonte Perandoresha Katerina e Madhe në vitin 1787. Deri në vitet ‘80, makina e propagandës sovjetike arriti që të bindte botën se Bashkimi Sovjetik shumë shpejt do t’ia kalonte Shteteve të Bashkuara për nga arritjet ekonomike dhe ushtarake edhe pse në fakt, industria dhe ekonomia e vendit ishin në pikë të hallit. Fakti është se edhe sot, në shekullin e 21, në fillim të dhjetëvjeçarit të dytë të tij, fenomeni i Potemkinizmit është ende i gjallë dhe aktiv në Rusi dhe nuk është vetëm sipërfaqësor. Ai është një fenomen shumë i rrezikshëm. Të mendosh se Putin bën aktrime si të ishte një Xhejms Bond është ndoshta për të qeshur dhe për të bërë gallatë, por nga ana tjetër është shumë serioz fakti që për shembull, së fundi, sipas një studimi të bërë nga e përditshmja ekonomike ruse “Vedemosti”, del se media ruse është e lirë dhe e pavarur dhe se bizneset ruse janë të lumtura nga ligjet e vëna nga Kremlini.
Elita ruse beson se duke shpenzuar miliarda dollarë dhe euro në projekte shumë të shtrenjta dhe të kushtueshme e me një hapësirë shumë të madhe reklamuese ndërkombëtare, si ai ndërtimit të qendrës së skive në Sochi, me rastin e Lojërave Olimpike të Dimrit 2014, apo me ndërtimin e qytetit të ri e novator në Skolkovo në afërsi të Moskës, do të arrijë që të mbulojë situatën e rëndë dhe disfatën ekonomike që karakterizon ekonominë dhe industrinë ruse në tërësi. Në fakt, sipas një raporti të fundit të publikuar nga Ministria Ekonomikë ruse, bëhet thirrje për përdorimin masiv të propagandës të tipit sovjetik, për të bindur investitorët e huaj që të derdhin paratë në Rusi. Sepse realiteti rus, pavarësisht nga mediat e superkontrolluara nga Putin, është shumë më ndryshe nga sa paraqitet. Duke iu referuar shifrave, ekonomia e vendit është tkurrur vitin që shkoi me 8%, ndërkohë që prodhimi, nxjerrja e gazit dhe naftës ka rënë në nivelet e epokës sovjetike. Sipas specialistëve dhe analistëve të huaj, kjo situatë është e tillë, sepse mungojnë investimet e huaja dhe shkaku i kësaj mungese është situata ligjore në vendin që përpiqet të rrëfejë një tjetër realitet nga ai ekzistues. Dhe në Rusi nuk është problematike vetëm ekonomia, por në tërësi i gjithë sistemi politiko-shoqëror, në të gjitha detajet e tij duke filluar nga rënia e ndjeshme demografike që vjen si pasojë e lindjeve gjithnjë e më të pakta dhe plakja e popullsisë, e duke vazhduar me stanjacionin ekonomik dhe industrial dhe realitetin e dhimbshëm të një vendi që është duke rënë ndjeshëm në listën e vendeve në zhvillim dhe kjo thuajse në të gjitha fushat.
Sigurisht që është një vend i pasur me naftë dhe gaz dhe me këtë do të mund ta shtyjë edhe për pak kohë, por kjo nuk do të mjaftojë për ta nxjerrë nga një situatë shumë e vështirë në të cilën është futur dhe ndihet pa një rrugëdalje. Njëherazi Kremlini në mënyrë të vazhdueshme ka shpërbërë, goditur dhe asgjësuar të gjitha institucionet e vendit që mund të shndërroheshin në një sfidë të hapur ndaj vendimeve të tij. Kjo fillon që nga goditja vdekjeprurëse që i ka dhënë shtypit të lirë e deri tek asgjësimi i opozitës parlamentare, burgosja e individëve që mund të përbënin një rrezik shumë të madh për Putinin, siç është rasti flagrant dhe i rëndë i burgosjes së ish-pronarit të Jukos, Mikail Kodorkovskit. Ai rrezikon edhe shumë vite të tjera burgimi për akuza të rreme dhe të pavërtetuara vetëm se kështu do Putin dhe klika e tij. Duke folur për këtë rast, mund të përmendim edhe faktin e asgjësimit të lirisë dhe pavarësisë së prokurorisë, gjykatave, guvernatorëve, hetuesve e të tjerë eksponentë të një vendi të lirë e demokratik.
Në këto kushte shumë të rënda për një vend të madh dhe me një popull të mrekullueshëm si Rusia, e vetmja dritare e çelur prej së cilës mund të qarkullojnë lajme është interneti, ose interneti rus i njohur si Runet. Por ndërkohë, më pak se 25% e rusëve e përdorin internetin në mënyrë të rregullt, që do të thotë se pjesa tjetër vazhdon të ushqehet me propagandë dhe gënjeshtra. Lajmet e rreme e tejkalojnë në masë të madhe lajmin e vërtetë, i cili mbytet në detin e propagandës së rreme.
Potemkinizmi i shekullit XXI është një shenjë shumë shqetësuese për Rusinë moderne dhe i ngjan parullës së epokës brezhnjeviane: “Ju bëni sikur punoni, dhe ne bëjmë sikur u paguajmë”. Ajo ishte një periudhë e karakterizuar nga stanjacioni dhe shkatërrimi ekonomik dhe ndërsa kjo periudhë është duke u shfaqur sërish në Rusi, nëse vetë qeveria do të nisë të besojë në gënjeshtrat e veta, gjërat do të përkeqësohen dhe kolapsi është i pashmangshëm. Putin mund të jetë një gjahtar i mirë balenash dhe mund ta ngasë edhe Ladën po aq mirë në shkretëtirë, por në këtë moment liderët rusë po drejtojnë një makinë që është shumë larg realitetit.
Postuar te Tjera. Komentet te Ish spiuni Putin Janë të Mbyllura

Somalia i premton Pacollit njohje te reja

Behgjet Pacolli është ftuar për t’u takuar me përfaqësuesit e Qeverisë së Somalisë, me c’rast z. Pacolli i ka falenderuar autoritetet Somaleze për njohjen e pavarësisë së Kosovës. 

Përfaqësuesit Somalezë shprehen vlerësime të larta për punën lobuese që z. Pacolli po bënë vecanërisht në vendet e Afrikës. Kryeministri, zvkryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Somalisë u zotuan të vazhdojnë ngushtë bashkëpunimin me z. Pacolli, për të lobuar në vendet Afrikane në mënyrë që sa më shpejtë këto shtete ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Presidenti i AKR-së, z. Pacolli në krye të një delegacioni të AKR-së ishin të ftuar mbrëm për të përcjellë Nismën Globele të Clintonit, ku nikoqir ishte ish Presidenti i SHBA-ve, z. Bill Klinton. Prezent ishin ishSekretarja e shtetit, Madeline Albright, Wesley Clark, Chelsea Clinton, Ambasadorja Esther Coopersmith dhe përfaqësues politik nga Nju Jorku. Ky takim u mbajt në Muzeun e Arteve Natyrore, ku Presienti i AKR-se, z. Behgjet Pacolli dhe delegacioni nga AKR, patën shancin të faleneronin z. Bill Klinton për gjithë punën e madhe që ka bërë për Kosovën duke e siguruar atë se populli i Kosovës do ti jetë gjithmonë mirenjohës.

Gjatë ditës z. Pacolli ka zhvilluar takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Tongas në OKB. Kreu i AKR-së e njoftoj Ambasadorin për udhtimin e tij në Tonga në 1982, kur z. Pacolli ishte takur me Mbretin e këtij vendi, me crast Ambasaroi shprehu kënaqësinë që një kosovarë ishte takur me Lartmadhërin e tij Mbretin e Tongas. z. Pacolli informoj gjerësisht Ambasadorin për zhvillimet aktuale politike në Kosovë. Kryeministri i Tongas nuk kishte arritur të marrë pjesë në takimin e OKB-së, por me iniciativën e Ambasadorit te ketij vendi, Kreu i AKR-se,z. Pacolli do të udhëtoj në Tonga, në muajin tetor, për tu takuar me Kryeministrin dhe me Mbretin e Tongas.

Sot z. Pacolli ka planifikaur një sërë takimesh me Ministra të Jashtëm të disa vendeve dhe raporti për këto do të përcillet për media meniheherë pas takimeve.

Postuar te Tjera. Komentet te Somalia i premton Pacollit njohje te reja Janë të Mbyllura

Vetura e 007, 5 milionë $

Një veturë Aston Martin DB5, nga viti 1964, ë cilën e ka vozitur Sean Conery në rolin e Jams Bondit në filmin “Goldfinger”, së shpejti do të gjendet në auksion, ndërsa pritet të arijë çmimin rekord prej 5 milionë dollarëve, shkruan AFP.

Postuar te Tjera. Komentet te Vetura e 007, 5 milionë $ Janë të Mbyllura

Kroatët hanë mbeturinat e Evropes

Mediet kroate para pak kohësh zbuluan parregullsi në industrinë përpunuese ushqimore lidhur me mishin dhe produktet e mishit. 
Mes tjerash u zbulua se një pjesë e mishit që e importon Kroacia, ka qenë e ngrirë që para 10 e më shumë viteve dhe se nëpër rafte të shitoreve gjendet edhe mish me etiketa të rrejshme dhe me afat të skaduar. Mirëpo, përgjegjësit në krye të qeverisë pohuan se gjithçka është në rregull. Pas kësaj, Kroacia po ballafaqohet tashti edhe me “aferën e perimeve dhe pemëve”. 

Televizionit të Kroacisë i ka rënë në duar revista interne (Buzin Buzz) e ambasadës amerikane në Zagreb, në të cilën autori ka konstatuar pos tjerash se mbi 70 për qind e pemëve dhe të perimeve në Kroaci janë të klasës së dytë të cilësisë, që do të thotë pemë dhe perime që në BE do të përdorej për përpunim ose për hedhje në bërllok.

Autori i këij shkrimi shton me ironi se kjo ka së paku një përparësi: Kroacia ndihmon në ulje e sasive të bërllokut evropian. 
Natyrisht, ambasada amerikane në Zagreb u paraqit me kumtesë për të thënë se shkrimi i botuar në revistën interne nuk paraqet qëndrimin e qeverisë amerikane dhe se a është vetëm rezultat i konstatimeve të një qytetari amerikan, i cili momentalisht jeton në Zagreb. Mirëpo, me konstatimet e tij pajtohen shumica në Kroaci.

Postuar te Tjera. Komentet te Kroatët hanë mbeturinat e Evropes Janë të Mbyllura

“Për famë dhe sukses do të kisha vrarë këdo”

Në dëshminë e fundit dhënë para gjykatësve, Mark Champan, njeriu që vrau një prej muzikantëve më të mëdhenj të epokës sonë, i ndryshoi sërish arsyet që e kishin shtyrë për të vrarë John Lennon:

“Nuk isha fans i tij, por ai ishte një objektiv më i arritshëm për mua. Do të kisha vrarë këdo. Nëse nuk do të kishte qenë Lennon do të kishte qenë një tjetër. Kisha në mendje edhe të tjerë, si Liz Taylor, Johnny Carson, por zgjodha Lennon, sepse ishte një objektiv më i arritshëm për mua”. Këto janë fjalët e Mark Champan, njeriu që 30 vjet më parë vrau John Lennon, të thëna në gjykatë për të marrë lirimin me kusht.

Zëri i brendshëm
Disa vjet më parë, kanali NBC në Shtetet e Bashkuara të Amerikës transmetoi një intervistë të re të Mark Chapman, në të cilën u shpreh se vendimin për vrasjen e muzikantit e kishte marrë nën shtytjen e një “zëri” të brendshëm: “Asgjë dhe askush nuk do të më ndalonte, tregoi. Ishte diçka e ngjashme me përkushtimin që kishin kalorësit e bardhë, kryqtarët. Isha në shtëpinë time, i ulur mbi tapet, këmbëkryq me një album të tijin në dorë. I thashë vetes: Po sikur ta vras? Më kujtohet se mendoja që do të mund ta gjeja identitetin vetëm në rast se vrisja John Lennon… E dija që kishte ardhur dita, çasti i duhur. Papritmas në ‘Central Park West’ pashë një limuzinë të afrohej. E dija që ishte ai. Pata këtë ndjesi të pabesueshme. Makina e John Lennon ndali në anë të rrugës. Dëgjova një zë në kokë që më thoshte: Bëje! Bëje! Bëje! Ndërsa më kaloi pranë, nxora armën, mora në shenjë shpinën e tij dhe tërhoqa këmbëzën pesë herë. Të kuptohemi, as që më shkonte nëpër mend se po bëja diçka mizore. Mendova se ishte diçka krejt e drejtë”.

Rrëfimi i Yoko-s

“Po ktheheshim nga studioja e regjistrimit dhe i thashë: Dalim të hamë darkë përpara se të shkojmë në shtëpi? Dhe John tha: Jo, shkojmë në shtëpi se dua të shoh djalin (Sean) përpara se ta zërë gjumi. Dukej sikur nuk donte në asnjë mënyrë të kthehej në shtëpi pasi djalin ta kishte zënë gjumi. Një gjë e tillë e shqetësonte”. Këto fjalë i tregon 77-vjeçarja Yoko Ono, bashkëshortja e John Lennon, në një emision radiofonik i famshëm në Britani. Ajo vazhdoi duke treguar se pas të shtënave nuk kishte dëgjuar asnjë fjalë nga i shoqi. Në rast se do të ishte gjallë, sot John Lennon do të ishte 70 vjeç dhe me shumë gjasa do t‘i kishte dhuruar muzikës botërore perla të tjera të përmasave të “Imagine”, e vlerësuar si kënga e shekullit nga shumica e sondazheve të kryera gjatë mijëvjeçarit të ri. Por 30 vitet e fundit kanë rrjedhur pa të, pa muzikën e tij, pa zemërimin e tij, pa fantazinë e tij. Mbrëmjen e 8 dhjetorit të vitit 1980 u vra në Nju Jork nga Mark Chapman, i çmenduri që pak orë më parë i kishte kërkuar t‘i hidhte një autograf mbi diskun e tij të fundit të sapopublikuar, “Double Fantasy”. E pret më pas për gjashtë orë. Kur në orën 22.40 e sheh të afrohet bashkë me Yoko Ono, nga e cila nuk ndahej për asnjë çast, dhe e qëllon pas shpine. Pesë të shtëna për t‘i dhënë fund makthit të tij dhe jetës së një prej muzikantëve më të mëdhenj të epokës sonë.Sigurisht që rrëfimet e tij nuk mund të konsiderohen shumë të sakta, pasi ai vetë më parë kishte deklaruar se kishte pasur në konsideratë emra të tjerë akoma edhe më të rëndësishëm se të parët, mes të cilëve Jackie Obnassis, një tjetër pjesëtar i grupit “Beatles”, Paul McCartney, aktori George Scott, guvernatori i atëhershëm i ishujve Hawai, George Ariyoshi, madje edhe vetë Presidentin Regan. E ndërsa në të kaluarën kishte deklaruar se ishte i fiksuar pas Lenonn, kësaj here deklaroi se “nuk kishte asnjë motiv personal që fshihej pas kësaj zgjedhjeje. Vrasja u bë thjesht sepse ishte i famshëm, dhe se ky veprim do më kishte bërë njeri të famshëm. Kisha dëgjuar se nëse vrisja Lenonn do të isha bërë dikush. E në të vërtetë u shndërrova në një vrasës dhe vrasësit nuk janë njerëz që pranohen nga shoqëria. Me pak fjalë nuk u bëra askush”. Gjykatësit e Nju Jorkut vendosën disa ditë më parë, që Champan do të qëndrojë akoma në burg, duke i mohuar kështu të drejtën për t’u liruar me kusht për të gjashtën herë. As kësaj here nuk i bindi. Por Champan e tregoi edhe njëherë të vërtetën e tij mbi vrasjen e ish-pjesëtarit të “Beatles”. Zgjedhja për të vrarë Lenonn u bë nga motive praktike: “E gjeta me lehtësi ku banonte. Shkova e pashë dhe kuptova se nuk ishte i paarritshëm si të tjerët”. Bleu një pistoletë dhe shkoi në Nju Jork. Qëllimi ishte të vriste Lenonn në tetor apo nëntor, por humbi kohë për të gjetur “plumba specialë të kalibrit 38”. “Kur mbërrita në Nju Jork mora në telefon gruan time dhe duke qarë i tregova se çfarë doja të bëja. Duke folur me të ndryshova mendim. Dashuria e saj më kishte shpëtuar, vendosa të kthehesha në shtëpi”. U ktheva nga Hawai, por pas disa javësh Champan nisi të mendojë për vrasjen. “Nuk mund të ndalja. U nisa në datën 6 dhjetor dhe në 8 kreva vrasjen”. Pasi kishte gjuajtur Lenonn, Champan, në atë kohë 25 vjeç, u arrestua pa bërë asnjë rezistencë. U shpall fajtor, u dënua për vrasje të shkallës së dytë me mundësinë për të kërkuar lirimin me kusht pas 20 vjetësh. Yoko Ono gjithmonë është shprehur negativisht për lirimin e tij, dhe Chapman nuk arriti kurrë t’i bindë gjykatësit. “Para se të përfundoja në burg, duke menduar për atë që isha, edhe unë do të kisha thënë: lëreni të qëndrojë brenda. Por pas 30 vjetësh kam ndryshuar mendim. Kush është jashtë ka të drejtë që mendon se unë duhet të vazhdoj të qëndroj akoma në burg”.

Postuar te Tjera. Komentet te “Për famë dhe sukses do të kisha vrarë këdo” Janë të Mbyllura

Kosova ngec!

Edhe pse zyrtarët e institucioneve të Kosovës kishin parashikuar se pas mendimit këshillëdhënës të GJND-së dhe pas mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku u miratua rezoluta e Serbisë dhe BE-së për Kosovën, do të ketë një valë të njohjeve për pavarësinë e Kosovën, kjo nuk doli të jetë ashtu, thonë përfaqësuesit e Klubit për Politikë të Jashtme, raporton Radio Evropa e Lirë.

Por, në Mistrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, vazhdojnë të përsërisin se janë duke punuar sa më shumë dhe numri i njohjeve për vendin pritet të rritet.

Qerim Qerimi këshilltar në Ministrinë e Jashtme thotë se ministri i Hyseni ka marrë premtime nga shumë shtete që së shpejti do ta njohin pavarësinë e Kosovës.
“Prej indikacioneve, ose shenjave që kemi, e që mbështeten në mënyrë të konsiderueshme mbi deklaratat e vetë përfaqësuesve të vendeve që nuk e kanë njohur ende, ne presim se do të ketë njohje, por nuk do të mund të themi publikisht dhe jo, e pakta, përpara sesa vendimet të komunikohen nga vetë shtetet që vendosin ta njohin Republikën e Kosovës”, bën të ditur Qerimi.
Megjithatë, Qerimi nuk dëshiron të flasë shumë rreth premtimeve që janë dhënë nga vetë ministri i Jashtëm Hyseni se pas mendimit këshillëdhënës të GJND-së, do të rritet numri i njohjeve për Kosovën.
Por, ai pohon se ministri ka deklaruar atë çka i është premtuar nga përfaqësuesit e shteteve që nuk e kanë njohur deri tash Kosovën.
“Ministri ka marrë një numër premtimesh nga përfaqësuesit e shteteve të ndryshme se pas shpalljes së mendimit këshillëdhënës të GJND-së, do të vendosin për shqyrtim njohjen e Republikës e Kosovës. Dhe, çfardo deklarimi që është bërë sa i përket njohjeve në periudhën e pasmendimit të GJND-së, i referohet këtij fakti, do të thotë deklaratave të përfaqësuesve të vetë shteteve, të cilët kanë deklaruar se do ta vendosin për shqyrtim njohjen pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, shprehet Qerimi.
Ndryshe, gati dy muaj që nga dhënia e mendimit të GJND-së, i cili sqaroi se pavarësia e Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, por edhe pas miratimit të rezolutës së Serbisë dhe BE-së për Kosovën, në OKB, numri i njohjeve vazhdon të mbetet në 70.
Shteti i fundit që e ka njohur pavarësinë e Kosovës është Honduarsi.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Klubit për Politikë të Jashtme konsiderojnë se udhëheqësit e institucioneve të Kosovës nuk janë duke punuar seriozisht për çështjen e njohjeve.
Arritja e njohjeve të reja për vendin, duhet të jetë një nga prioritete kryesore për institucionet e vendit, thotë Ardian Arifaj nga KPJ-ja.
Sipas tij, premtimet se pas GJND-së Kosova do të fitojë një numër të madh njohjesh, siç duket, doli të mos jenë të sakta.
“Thjesht, këto i shohim si qasje jo serioze ndaj një çështjeje shumë serioze për Kosovën. Për fat të keq kemi një qasje joserioze dhe po ashtu edhe deklarata jo serioze, të cilat siç po shihet nuk po përmbushen”.

“Pra, nuk kanë qenë deklarata të bazuara në fakte, në të dhëna të besuara kredibile, po informata jo të sakta të paqëndrueshme, të cilat më shumë i kanë përdorur për një marketing politik brenda Kosovës, sesa për të treguar një realitet ose një sukses të Kosovës”, thotë Arifaj.
Arifaj konsideron se institucionet kosovare, nuk duhet të presin vetëm nga miqtë e tyre që të lobojnë, por një gjë e tillë, sipas tij, duhet të bëhet nga vetë Ministria e Punëve të Jashtme, ambasadorët dhe krerët e shtetit.
“Nuk mjafton që vetëm ata që po i quajmë miq të Kosovës të lobojnë për Kosovën. Është esenciale që vet përfaqësuesit e Kosovës të provojnë të kontaktojnë me vendet që nuk na kanë njohur, edhe t’i bindin me argumente të qarta pse ata duhet ta njohin Kosovën”.
“ Njohja nga pesë vendet e BE-së, që ende nuk na kanë njohur, duhet të jetë një ndër prioritetet e Qeverisë, apo krejt lidershipit politik të Kosovës”, thekson Arifaj.
Presidenti dhe kryeministri i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi, do të udhëtojnë përsëri këtë fundjavë në Nju Jork.
Siç bëhet e ditur nga Kabineti i kryeministrit, pritet që në kuadër të aktiviteteve të lobimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës, presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi të takohen me shumë përfaqësues ndërkombëtarë, të cilët ndodhen në Nju Jork në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Postuar te Tjera. Komentet te Kosova ngec! Janë të Mbyllura

6 Aeroportet e Çmendura

Foto: PR
Aeroporti i Gjibraltarit, Gjibraltar

Nëse ndonjëherë do të ndodheshit në Winston Churchill Avenue dhe vëreni se drita e semaforit është e verdhë duke menduar se ia arrini të kaloni, atëherë besoj se do të pendoheni për një veprim të tillë me që pikërisht në atë udhëkryq prehet rruga juaj me aeroportin e Gjibraltarit kështu që nëse nuk doni të merrni përgjegjësinë për demet e një Boeingu 747, mund të jetë një avantazh për ju që të ndaloni veturen para se të ndizet drita e kuqe. Aeroporti i Gjibraltarit është aeroporti i vetëm në botë që është shumë afër qytetit – aeroporti është vetëm 500 metra nga qendra.

Foto: PR
Courchevel Altiport, France

Nëse mendoni se kjo pistë e çmendur ju duket e njohur, atëherë ndoshta është për shkak se  e keni parë në fillimin i filmit të James Bond “Tomorrow Never Dies”, por aeroporti Courchevel është në të vërtetë dhe ndodhet në Francë. Pista për aterim është vetëm 520 metra e gjatë dhe kjo është e mjaftueshme vetëm për pilotët me nerva gjëra

Foto: PR
Mountain Air Airport, USA

Mountain Air Aeroporti në Karolinën e Veriut (SHBA), ka një pistë aterimi prej 884 metra të gjatë. Po, pikërisht aty është fundi i pistës! Nëse ju harroni të frenoni aeroplanin me kohë do të ndesheni me shkëmbinjtë. Të autorizuara janë vetëm fluturimet e lehta dhe aterimet në mes të ditës – dhe vetëm me aeroplanë të vegjël.

Foto: PR
Aeroporto da Madeira, Portugal

Pista e aterimit në aeroportin Madeira e cila është 1600 metra e gjatë është shumë më e shkurtë se që duhet për ti plotësuar kushtet e një piste të tillë. Në vitin 2000, ishte dy herë më i gjatë pasi që disa inxhinierë të mrekullueshëm kishin kuptuar që mund të zgjerojnë atë duke ndërtuar një urë (!). Garazhin për parkim më poshtë – me një zhurmë të vogël, me sa duket, por megjithatë një garazh për parkim.

Foto: Google Earth
Hartsfield-Jackson Atlanta International Airport, USA
Aeroporti në Atlanta, Gjeorgji nuk është ndoshta më i çuditshëm se disa nga aeroportet që përmendëm më parë – në anën tjetër, është aeroporti më i ngarkuar në botë. Sipas statistikave në vitin 2009, aeroporti përkatës posedon 179 porta dhe jo më pak se 88.000.000 pasagjerë, mbi 970.235 fluturimeve dhe aterime. Siç mund ta shikoni në foto aty kërkohet një përqendrim maksimal sa i përket përcjelljes së fluturimeve të aeroplanëve dhe aterimeve të tyre në pistë.

Foto: PR
Kobe Airport, Japan

Çfarë do të bëni nëse dëshironi të keni një aeroport, por nuk keni mjaft hapësirë për të ndërtuar atë? Thjeshtë, ndërtoni një aeroport në një ishull! Ndërtimi i aeroportit ishte planifikuar tashmë që nga viti 1971, por ishte përfunduar jo më vonë se në vitin 2006 pas një serie të kundërshtimeve për shkak të lokacionit të ngushtë në qendër të qytetit dhe gjithashtu për shkak të çmimit të tij – i cili përfundoi me rreth ¥1000000000000 (1 Trilion Jen), ose rreth 5 bilion euro.
shiko edhe:

6 Reklamat e Ndaluara!

 /AD/

Postuar te Tjera. Komentet te 6 Aeroportet e Çmendura Janë të Mbyllura

Ruset femrat me te zjarrta ne Evrope

Janë pikërisht ato që në fakt udhëheqin klasifikimin në Europë, siç tregon një studim i kryer nga një institut holandez rreth zakoneve seksuale të femrave europiane

Janë pikërisht ato që në fakt udhëheqin klasifikimin në Europë, siç tregon një studim i kryer nga një institut holandez rreth zakoneve seksuale të femrave europiane. Plot 59 për qind e grave ruse kryejnë raporte seksuale të paktën një herë në javë, kundër 38 për qind austriakeve, të cilat kanë më pak aktivitet nën “çarçaf”. Që ruset ishin të nxehta, shumë të nxehta, madje të zjarrta, mes të tjerash ishte treguar shumë kohë më parë në të përmuajshmen
“Esquire”, në të cilën bëhej një klasifikim i pazakontë i “Olimpiadës së seksit”.

Pyetjes për të zgjedhur mes një raporti seksual dhe një përqafimi të ngrohtë, 83 për qind e ruseve që iu përgjigjën sondazhit kishin treguar se preferonin më mirë të kishin një raport të zjarrtë seksual, duke u shkëputur ndjeshëm nga spanjollet me 76 për qind, brazilianet me 72 për qind, gjermanet 69 për qind, anglezet 68 për qind dhe në fund amerikanet me 63 për qind. Kështu, edhe pse Rusia nuk është vendi i të famshmit “Sex and the city” (“Seksi dhe qyteti”), femrat ruse meritojnë medaljen e artë mes të “eturave për seks”. Në vend të dytë, sipas studimit holandez, të cituara në të përditshmen gjermane “Die Welt” renditen gratë e Republikës Çeke (57%). Ndërsa në vend të tretë pozicionohen gjermanet, ku 46 për qind e grave kanë raporte të vazhdueshme seksuale gjatë gjithë javës. Shtetaset e zonjës Merkel, që e kanë moshën mesatare të raportit të parë seksual 16-17 vjeç, nuk duken shumë të informuara ose të interesuara për parandalimin e shtatzënive të padëshiruara dhe vetëm një në pesë gra përdor kontraceptiv. Vendi i fundit u takon austriakeve: vetëm 38 për qind e tyre kanë një ose më shumë raporte seksuale në javë. Megjithatë, domethënia e këtyre rezultateve, sipas ekspertëve, është shumë më komplekse nga sa mund të mendohet. “Të etura për seks” në fakt, për studiuesit nuk është përkufizimi i saktë. Bëhet fjalë pak a shumë për gra që më në fund e kanë mësuar se seksi dhe përkëdheljet janë njëlloj të rëndësishme, ndaj asnjëra nuk mund ta përjashtojë tjetrën. Me pak fjalë, gra të emancipuara dhe më “të lira” në të bërit seks. “Olimpiadat” e “Esquire” kishin marrë shembull konkret se si gratë në përgjithësi tani e kanë ndryshuar konceptin për virgjërinë dhe preferojnë ta humbasin shpejt atë. Mosha mesatare në të cilën humbet virgjëria është 16 vjeç për amerikanet, anglezet, australianet dhe suedezet. Ndërsa presin moshën 17-vjeçare për t‘u bërë “gra” italianet, spanjollet, filipinaset dhe ruset. Kështu, edhe pse më të zjarrta në seks, ruset preferojnë ta nisin këtë aktivitet më vonë se shoqet e tyre. Në sondazhin e bërë nga “Esquire”, në fakt kërkohej të vendosej me një shkallë vlerësimi nga njëshi te dhjeta se sa rëndësi ka për to bukuria e personit me të cilin zgjedhin të ndajnë shtratin. Kështu, ruset u renditën të dytat pas izraeliteve. Ndërsa të fundit në listë ishin femrat polake dhe ato indoneziane. Por nëse femrat ruse djegin nga dëshira për të bërë seks, mos u shqetësoni, meshkujt janë më monogamët në Europë, i mbajnë shumë premtimet dhe arrijnë t‘i kënaqin në çdo aspekt bashkëshortet ose shoqet e tyre. Për pyetjen se “me sa burra keni shkuar në shtrat”, medaljen e artë e kanë marrë brazilianet, ruset dhe izraelitet, me një mesatare prej dhjetë partnerësh, para amerikaneve që kanë pasur rreth nëntë shokë “poshtë” çarçafëve dhe spanjolleve me tetë burra në të kaluarën e tyre. Të fundit në listë kanë qenë italianet dhe polaket, vetëm me pesë burra. Ndërsa për sa u përket raporteve homoseksuale, italianet janë të fundit në një klasifikim të dominuar nga amerikanet (ku 26 për qind kanë pasur raport tresh), ndërsa 43 për qind e femrave australianeve pranonin se kanë pasur raporte lesbike. Në fund, një tjetër fakt interesant: italianet nuk janë të interesuara për pornografinë dhe së bashku me filipinaset janë të vetmet që nuk kanë një vibrator. Në këtë fushë, më “të shkatërruarat” janë amerikanet dhe anglezet, që gjenden në krye të “hit-parade”-it me 46 dhe 45 për qind. Sondazhi tregon gjithashtu se pjesa më e madhe e ruseve pëlqejnë burrat leshtorë dhe të gjitha “vdesin” për frazën “ke sy shumë të bukur”. Por jo vetëm kaq. Femrat ruse janë më të shëndetshmet dhe më të bukurat në Europë. Pas “përqindjes së inteligjencës” vjen edhe “përqindja e mirëqenies” dhe ato që janë në krye janë gratë italiane, të ndjekura më pas nga francezet dhe spanjollet. Ruset dhe italianet i dedikojnë çdo ditë gjysmë ore më shumë kujdesit për veten, sesa shoqet e tyre angleze dhe gjermane. Ato kanë lëkurën më të shëndetshme, flokët që shndrijnë më shumë dhe në mënyrën e ushqyerjes së përditshme nuk kanë asnjë konkurrent. Klasifikimi ka dalë nga një studim i bërë nga shoqëria shumëkombëshe “Calypso”, duke përfshirë në studim 1000 gra nga 10 vende të ndryshme europiane dhe me moshë nga 25 deri në 45 vjeçe. Për sa i përket mirëqenies, “top ten”-i kryesohet nga italianet, të dytat francezet, të tretat spanjollet, të katërtat austriaket dhe të pestat gjermanet. Vazhdojnë renditjen më pas anglezet, suedezet, ruset, zviceranet dhe danezet. Matja e kësaj përqindjeje u përbë nga faktorë të ndryshëm, në gjendje për të vlerësuar kujdesin që gratë tregojnë për sa i përket trupit të tyre dhe në veçanti lëkurës, duarve dhe flokëve. Për sa i përket lëkurës, si ajo e fytyrës, edhe lëkura e trupit te gratë ruse rezultoi e shëndetshme dhe e shndritshme në më shumë se 65 për qind të rasteve; duar të bukura dhe të buta në plot 76 për qind dhe flokë të dendur dhe të shndritshëm plot 80 për qind. Një tjetër parametër i rëndësishëm për të vlerësuar mirëqenien është edhe trupi në përgjithësi. Më shumë për tonifikimin, butësinë dhe atletizmin, sesa për bukurinë dhe rrumbullakësinë e tij, ku francezet dhe spanjollet dominonin. Gjithashtu u vlerësua edhe koha së cilën gratë ia dedikonin çdo ditë kujdesit ndaj vetvetes, ku përfshiheshin edhe zakonet e tyre për trajtimet e ndryshme që bënin. Në vend të parë janë francezet me 65 për qind, gjermanet me 49 për qind, suedezet me 44 për qind, spanjollet me 40 për qind dhe në fund renditen anglezet me 31 për qind. Sipas studimit, femrat italiane i kushtojnë mirëqenies së tyre mesatarisht 40 deri në 50 minuta çdo ditë, kundrejt 45 minutave të francezeve, 35 të spanjolleve dhe holandezeve, 33 të austriakeve, 28 të gjermaneve, 25 të ruseve dhe vetëm 14 minutave të anglezeve. Në fund u pa se italianet pëlqejnë shumë sportin dhe ushqimin e shëndetshëm, ndërsa francezet janë shumë dembele për sa u përket aktiviteteve sportive, spanjollet preferojnë një stil të çrregullt jetese, duke ndenjur jashtë dhe duke u argëtuar deri në orët e para të mëngjesit thuajse çdo fundjavë.

Postuar te Tjera. Komentet te Ruset femrat me te zjarrta ne Evrope Janë të Mbyllura