>Shkatërrohet rrjeti i trafikimit të foshnjave

>

Policia bullgare dhe greke kanë zbuluar rrjetin e tregtisë me foshnjat bullgare në Greqi, njoftoi sot ministri bullgar i rendit, Cvetan Cvetanov.

Pesë persona janë arrestuar sot në qytetin e Varnës në lindje të Bullgarisë, ndërsa nëntë persona të tjerë janë arrestuar në Greqi, në një operacion të përbashkët të policive të të dyja vendeve.

Ministri bullgar i policisë Cvetanov theksoi se operacioni ishte përgatitur për gjashtë muaj, derisa po vijonin hetimet e hollësishme.

Autoritetet policore kanë zbuluar 14 raste të shitjes së foshnjave kryesisht nga familjar të komunitetit rom që jetojnë në Bullgari. Policia greke në qytetin Lamia ka gjetur një foshnje e cila po përgatitej të shitej tek një familje greke. Foshnjat po lindnin në një spital në Lamia, ndërsa ata më pas shiteshin nëpër vende të ndryshme të Greqisë si Athinë, Selanik dhe Patras.

Foshnjat janë shitur me një çmim prej 25 mijë euro të gjinisë mashkullore, ndërsa ato të gjinisë femërore prej 18 mijë deri në 20 mijë euro./topLajm

Advertisements
Postuar te Bota. Komentet te >Shkatërrohet rrjeti i trafikimit të foshnjave Janë të Mbyllura

>Adebayor zyrtarizohet tek Real-i

>

Sulmuesi togolez, Emmanuel Adebayor, është shndërruar në futbollistin e ri të Real Madridit, pasi madrilenët arritën një
marrëveshje me Manchester City-n, raportoi e përditshmja sportive spanjolle “AS”.

Togolezi mbërrin në formë huazimi deri në fundin e sezonit, por Reali ka të drejtë të ushtrojë mundësinë e blerjes së tij nëse do të dëshirojë. Aktualisht, klubit anglez i shkojnë dy milion euro, ndërsa e drejta e blerjes është parashikuar për 14 milion.

Në “City of Manchester” nuk kishte mbetur më vend për afrikanin, pas blerjes së boshnjakut Dzeko. Adebayor mund të regjistrohet në Champions League, pasi City ishte pjesëmarrës vetëm në Europa League.

Postuar te SPORT. Komentet te >Adebayor zyrtarizohet tek Real-i Janë të Mbyllura

>Si ta “rinoni” dhe forconi trupin

>


Truri

Edhe truri me kalimin e viteve plaket, dhe atë shumë më shpejt se sa mendojnë shumica. Si ta riktheni në formë? Hulumtimet tregojnë që ushtrimet aerobike mund të ndihmojnë në

funksionimin më të mirë të trurit. Në fakt, këto ushtrime forcojnë rrjedhën e oksigjenit në tru i cili është i domosdoshëm për funksionimin normal. Ekspertët rekomandojnë së paku 30 minuta ushtrime aerobike në ditë për tru të shëndoshë dhe funksional.

Lëkura

Shenjat e plakjes së pari vërehen në lëkurë. Nëse ky organ dëshiron të rinohet, së pari duhet dukshëm të kufizoni ekspozimin në diell. Në fakt, dielli e dëmton lëkurën, ndërsa pasojat mund të paraqiten edhe disa vjet më vonë. Është shumë e rëndësishme që edhe mos të pini duhan, pasi që nikotina është dëshmuar se përshpejton plakjen e lëkurës.

Muskujt

Muskujt me kalimin e viteve po ashtu e humbin fuqinë. Ushtrimet e rregullta janë më shumë se sa të dëshiruara, por nëse për ndonjë arsye këtë nuk e bëni, rinoni muskujt me ndihmën e këtyre ushtrimeve të thjeshta: çdo ditë ushtroni baraspeshën, qëndroni në një këmbë sa të mundeni. Ndërroni, herë të majtën e herë të djathtën. Kjo i forcon muskujt dhe rrit stabilitetin, pohojnë ekspertët.

Sytë

Duke u plakur, shikimi bëhet më i dobët. Kjo ndodh për shkak të ndikimeve të shumta të jashtme, kështu që syri e humb fleksibilitetin dhe vjen deri tek dëmtimi i të pamurit. Shikimin asgjë nuk mund ta rikthejë, por këtë mund ta parandaloni dhe, sipas këshillave të ekspertëve, ndaloni së piri duhan dhe kujdes me ushqimin. Më saktë, ushqimi duhet të jetë i baraspeshuar dhe me plot pemë e perime.

Mushkëritë

Mushkëritë me kalimin e viteve e humbin elasticitetin. Si t’i rinoni? Ekspertët pohojnë që më e rëndësishmja është që peshën trupore ta keni normale. Në fakt, tek personat me mbipeshë mushkëritë duhet të punojnë më fortë në mënyrë që të marrin sasi të mjaftueshme të oksigjenit. Kjo i rëndon shumë, për këtë rekomandohet dobësimi. Janë të mira edhe ushtrimet dhe çdo ditë së paku pesë minuta merrni frymë thellë.

Veshët

Gjatë jetës njeriu dëgjon shumë zhurma kështu që nuk është çudi që me kalimin e viteve të dëgjuarit dobësohet. Nëse nuk dëshironi të shurdhoheni, përpiquni që mos të dëgjoni muzikë me zë të lartë, ndërsa shmangni edhe pajisjet sikur iPod. Dëgjimi i muzikës me zë mesatar (ndërsa më së miri është sa më pak zë) e detyron trurin në njëfarë forme në ushtrime, ndërsa kjo sjell deri tek dëgjimi më i mirë, sqarojnë ekspertët.

Dhëmbët

Nëse dëshironi t’i keni sa më gjatë dhëmbët tuaj, dhe t’i keni të shëndoshë dhe të bukur, do të duhet së paku dy herë gjatë vitit ta vizitoni dentistin. Po ashtu, dhëmbët duhet mirë t’i pastroni me brushë, dhe këtë duhet ta bëni së paku dy herë në ditë. Është e nevojshme që rregullisht ta shfrytëzoni perin e dhëmbëve pasi në këtë mënyrë më së miri i largoni të mbeturat ndërmjet dhëmbëve./topLajm

Postuar te Studim. Komentet te >Si ta “rinoni” dhe forconi trupin Janë të Mbyllura

>Miratohet raporti i Dick Marty-t me vetëm 8 vota kundër

>

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi me shumicë votash raportin e deputetit zviceran Dick Marty.

Raporti akuzon ish-drejtues të UÇK-së, përfshirë edhe
kryeministrin e Kosovës në largim Hashim Thaçi, për përfshirje në krimin e organizuar, përfshirë trafikun e organeve njerëzore.

Për rezolutën kanë votuar 169 deputetë, 8 kanë qenë kundër, dhe 14 të përmbajtur.
Deputetët e KiE miratuan në amendament të Dick Martyt, me të cilët kërkohet që të definohen kompetencat e Eulex-it apo ndonjë gjykate tjetër ndërkombëtare, për t`iu dhënë një mandate për zbatimin e hetimeve.
Nga ana tjetër janë hedhur poshtë 15 amendamentet e propozuara nga delegacioni shqiptar, ndërsa vetëm dy janë miratuar njëri nga aspekti teknik që ka bëjë me përkthimin e një fjalie në memorandum, dhe tjetri ka të bëjë me emërtimin e rezolutës ku në vend të fjalës “Raport” vendoset fjala “Pretendimi”. Me këtë amendament është pajtuar edhe Marty.
Shumica nga eurodeputetët që morën pjesë në debat e mbështetën raportin e Martyt rreth dyshimeve për trafikim organesh në Kosovë nga pjesëtarë të UÇK-së.

Komitetit të Drejtësisë të Këshillit të Evropës i ishin dorëzuar 21 amendamente – katër i kishte dorëzuar Dick Marty dhe që të gjithë ishin miratuar, ndërsa 17 amendamentet tjera i kishin dorëzuar delegacionet e Shqipërisë dhe Turqisë./ina

Postuar te KOSOVË. Komentet te >Miratohet raporti i Dick Marty-t me vetëm 8 vota kundër Janë të Mbyllura

>Edhe NRG në Top Fest

>

Grupi i njohur pejan “NRG Band”, në një intervistë për Kosova Sot kanë thënë se do të marrin pjesë në TOP – Fest. Ata kanë thënë se kënga më të

cilën do të paraqiten titullohet “Rina”.

“Kënga titullohet “Rina”, tekstin e së cilës e ka shkruar Mithat Sadiku, kurse kompozimin e kam bërë unë. Ende nuk kemi vendosur se me cilin produksion do ta punojmë klipin. Kurse me këtë këngë, pra, ‘Rina’, do të marrim pjesë në festivalin ‘Top Fest’, që pritet shumë shpejt të nisë”, ka thënë Besniku Çaka për gazetën Kosova Sot.
Çaka ka folur edhe për bashkëpunimin e mirë të grupit ku ka thënë se ai është shumë i mirë. “Ne e duam dhe e respektojmë muzikën, sepse e kemi profesion, por edhe punë, sepse fitojmë prej saj. Shpresoj se kjo harmoni që është në grup të vazhdojë edhe në të ardhmen”.
Sipas tij këngët e tyre janë të veçanta sepse ata kanë një ritëm të tillë, ndërsa thotë se ata më parë kanë hulumtuar në shumë stile për të arritur atë që kanë dashur.
“Ne shpeshherë kemi hulumtuar për stile të ndryshme, por, prapë e kemi ruajtur elementin tonë dhe kjo na bënë origjinal, ashtu siç jemi. Dhe çdo këngë që e bëjmë e bëjmë me stilin dhe ritmin tonë”, ka thënë Besniku.
Postuar te Show-Biz. Komentet te >Edhe NRG në Top Fest Janë të Mbyllura

>Cila është më e forta në Facebook!?

>

Adelina Ismaili dhe Genta Ismaili mbajnë primatin e këngëtarëve që kanë më së shumti adhurues në Facebook. Pas nuk mbeten edhe këngëtaret e tjera.
Zhvillimi i rrjetit social “Facebook” ka bërë të mundur që shumë këngëtare shqiptare të shtyhen më njëra-tjetrën sa i përket adhuruesve të tyre në Facebook.
Tashmë shumica prej tyre kanë krijuar “Fan Page” e tyre, përderisa edhe “like” nga adhuruesit e tyre nuk mungojnë.
Por, më e kërkuar në këtë rast duket se është këngëtarja Genta Ismajli, e cila në disa faqe që i ka hapur në Facebook, së paku në tri sosh, ka më shumë se 200 000 adhurues .
Në një link Genta ka 183 281 “likes”, përderisa në disa të tjerë ka më shumë se 20 000. Kjo e bën këtë këngëtare mjaft të popullarizuar në këtë rrjet, përderisa këngëtarja publikon edhe lajmet për të në këtë faqe.
Jo shumë larg, e ndoshta edhe më shumë se Genta, është Adelina Ismajli, e cila po ashtu kalon 200 000 klikime në këtë rrjet social. Adelina ka 136 498 në një faqe të Facebook’ut kurse në një tjetër ka 61 872 likes.
Në vendin e tretë është këngëtarja Zanfina Ismaili, motra e Adelinës e cila po ashtu ka një numër të madh adhuruesish. Zanfina deri tani ka 86 497 adhurues, përderisa pasohet nga Dafina Zeqiri, e cila ka disa faqe të adhuruesve në Facebook.
Dafina në një vend ka 43 343 adhurues, kurse në një vend tjetër 29 434 adhurues, por edhe disa faqe të tjera të kësaj këngëtareje që po ashtu kanë adhurues.
Një këngëtare e re, që është befasi e që gjendet në këtë listë, është këngëtarja Dafina Rexhepi, e cila ka më shumë adhurues se Elvana Gjata.
Rexhepi ka 47 871 adhurues në vetëm në një “fan page”, përderisa ka edhe disa fan page me më shumë se 10 000 likes.
Tuna është po ashtu një tjetër këngëtare që i ka punët mirë me adhuruesit e saj në Facebook, pasi që ka më shumë se 67 478 në një “fan page”, përderisa nuk mungojnë edhe faqe të tjera të adhuruesve të saj.
Elvana Gjata po ashtu është njëra prej këngëtarëve që po ashtu është e adhuruar në Facebook. Elvana në një grup ka 47 519 kurse në një tjetër 19,224 “like”.
Punët nuk i ka mirë, ose nuk i ka më mirë sesa këngëtarët e lartpërmendura, Nora Istrefi e cila ka vetëm 26 696 “likes”. Ndërkaq, këngëtarja e re Argjentina Ramosaj ka më shumë adhurues së Vesa Luma. Argjentina ka 23 273, kurse Vesa 23 144. /yp/
Postuar te Show-Biz. Komentet te >Cila është më e forta në Facebook!? Janë të Mbyllura

>Zajmina, “makina” vendi ideal për të bërë seks

>

Në një intervistë dhënë për emisionin e televizionit “Vizion+”, “Zonë e Lirë”, që drejtohet nga Arian Çani, ish Miss Shqipëria dhe Kengetarja, Zajmina Vasjari, flet pa doreza
rreth çdo pyetje që ka të bëjë me seksin. Intervista eshte dhene para 2 vjetesh…. nje rikujtim per te gjithe ato fansa te Zajmines qe ndoshta nuk e dine e se kane lexuar kete interviste.


Çani: Zajmina, keni nevojë të dashuroni për të bërë seks, apo të bëni seks për të dashuruar?


Zajmina: Të dashuroj për të bërë seks.


Çani: Cili është vendi ideal për ta bërë shpejt e shpejt?


Zajmina: Makina.


Çani: Cili është vendi ku do ta kishit të pamundur ta bëni?


Zajmina: Banjoja, sepse është e vogël…


Çani: Ju preferoni 1 mashkull që din ta bëjë dhe që ua dreth (tradhton), apo një që nuk di ta bëjë por është besnik?


Zajmina: Një që e bën mirë dhe që e dreth, por pa e marrë vesh unë.


Çani: Një mashkull që din ta bëjë por që është i shëmtuar, apo një mashkull që nuk di ta bëjë por që është i bukur?


Zajmina: Një që është i shëmtuar…


Çani: Preferoni të gjuani apo të jeni e gjuajtur?


Zajmina: Të jem e gjuajtur.


Çani: Preferoni t’i braktisni ju, apo të ju braktisin ata?


Zajmina: T’i braktis unë, sepse është më pak e dhimbshme.


Çani: Ju preferoni Zajminë t’i përkëdhelni apo të ju përkëdhelin?


Zajmina: Të dyja bashkë


Çani: Preferoni të ju lërë për një mashkull tjetër apo për një femër tjetër?


Zajmina: Për një mashkull.


Çani: Pra preferoni që nëse ju braktis, të deklarojë se e ka bërë me një mashkull tjetër, jo me femër?


Zajmina: Jo për femër, pse habitesh?


Çani: Nuk do ta kishe problem të jetë homoseksual?


Zajmina: (qeshet).


Çani: Zajmina, ju preferoni të ju përkëdhel një mashkull që nuk ju dashuron fare apo një mashkull që ju dashuron si i çmendur?


Zajmina: Të më dashurojë por pa dhunë…


Çani: Pra preferoni një që nuk ju do?


Zajmina: Jo, të jetë i dyti por pa…


Çani: Njërën duhet të zgjidhni…?


Zajmina: Të dytin.


Çani: Pra një mashkull që të rreh, por që të dashuron?!


Zajmina: (qeshet).


Çani: Preferoni që ai të shkojë me një tjetër duke menduar për ju, apo ta bëjë me ju dhe të mendojë për një tjetër?


Zajmina: Me një tjetër dhe të mendojë për mua.


Çani: Zajmina, preferoni ta shikoni atë duke e bërë me një femër tjetër, apo ju ta bëni me një mashkull tjetër?


Zajmina: Ndoshta duke parë atë me një tjetër.


Çani: Cila është fantazia juaj seksuale, që nuk e keni realizuar asnjëherë?


Zajmina: Të gjitha fantazitë që i kam parë, them që i kam realizuar.


Çani: Zajminë, cila është zona më erogjene në trupin tuaj?


Zajmina: I gjithë trupi.


Çani: Jo, jo, se kuptove…


Zajmina: Më shumë varet kush të prek.


Çani: Ju preferoni Zajminë me dritë fikur apo me dritë ndezur?


Zajmina: Varet nga rasti.


Çani: Më trego të puthësh tjetrin, ndërkohë që je me njërin, por e kam fjalën ajo me llape, a është tradhti apo jo?


Zajmina: Normal.


Çani: Po seksi oral është tradhti?


Zajmina: Është. Ndoshta për mashkullin nuk është, por te femrat quhet tradhti.


Çani: Por për femra e kam dhe unë fjalën kur…


Zajmina: (qeshet).


Çani: A mendoni se mund të bëjmë gjithçka në jetë kur jemi të dashuruar?


Zajmina: Jo, ndoshta ka të tjerë por unë jo.


Çani: Me një të panjohur preferoni ta bëni para, apo pas restorantit?


Zajmina: Me një të panjohur, as që do ta kishte shansin.


Çani: Po në qoftë se….


Zajmina: Nuk ekziston në qoftë se.


Çani: Pra duhet ta njihni shumë?


Zajmina: Patjetër./yp

Postuar te Seks dhe Dashuri, Show-Biz. Komentet te >Zajmina, “makina” vendi ideal për të bërë seks Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: