>Turpi i radhës (Opinion)

>

Shkruan Ilir Deda
 Qysh prej shpalljes së pavarësisë, Kosova përpëlitet për identitetin e vet ndërmjet një demokracie funksionale dhe një shteti të dështuar.
Dhe vazhdimisht miqtë tanë ndërkombëtarë na thonë se kjo do të definohet brenda 4-5 vjetësh. Kësaj radhe, pas zgjedhjeve skandaloze të 12 dhjetorit, na thanë se duhet të zgjedhim një “qeveri me duar të pastra”. Por ajo që pamë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit jokredibil të Kosovës më 22 shkurt, nuk përkon me këto thirrje.


Nuk mund të kemi qeveri me duar të pastra, nëse kemi ndërhyrje jodemokratike në zgjedhjen e përfaqësuesve më të lartë shtetërorë. Nuk mund të jemi demokraci funksionale, nëse ushtrohen presioni e shantazhi ndaj lirisë së shprehjes. 

Praktikat që po i shohim janë gjithçka pos funksionim dhe sjellje demokratike. Në një vend ku klasa e politikës së vjetër mendon se ka superfuqi karshi qytetarëve, e kështu edhe ndaj mediumeve, presioni banal ndërkombëtar mbi këto bëhet tejet i rrezikshëm. Mund të imagjinohet se si do të sillet klasa politike e ardhur në pushtet nëpërmjet manipulimit të votës së lirë me mediat e pavarura, kur një gjë të tillë e bën dikush që të paktën për Kosovën përfaqëson shembullin e demokracisë.


Ne e zgjodhëm presidentin e shtetit. Në fakt, nuk e zgjodhëm ne, e zgjodhën të përzgjedhurit tanë. Por as këta të përzgjedhurit nuk i zgjodhëm ne, sepse ata, nëpërmjet një manipulimi sistematik të zgjedhjeve, e zgjodhën njëri-tjetrin, e zgjodhën veten. Përcjellë në heshtje nga miqtë tanë ndërkombëtarë. E kjo seri zgjedhjesh nuk na bën nder as neve e as atyre.


Në Kuvendin e Kosovës kamerat na treguan zgjedhje të ligë, zgjedhje nën presion, me presion. Na treguan realitetin e hidhur e të gjitha zgjedhjeve të tjera, edhe të atyre lokale, edhe të atyre parlamentare. Na treguan se si, në të vërtetë, zgjidhen bartësit institucionalë. 



Shkelja e rregullores së punës së Kuvendit nga të gjithë aktorët – përfshirë kryetarin e Kuvendit, i cili të paktën e pranon këtë gjë  — dhe SMS-at ndërkombëtarë që në start tregojnë se demokracia, sundimi i ligjit dhe respektimi i tij nuk është prioritet i askujt në Kosovë. Këto parime kanë mbetur vetëm një retorikë e thjeshtë e përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe e atyre që e zgjodhën njëri-tjetrin, duke i shkelur këto parime. Dhe e gjitha kjo ndodhi në një Kuvend gjysmak, pa praninë e opozitës. 

Dëshpërimin e radhës e gjetëm te ambasadori Dell, i cili sulmoi median e pavarur. Një veprim i tillë nuk mund të pritej nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, djepit të demokracisë dhe lirisë, ku liria e mediave dhe respektimi i ligjit janë ndër shtyllat kryesore të qenësisë së kombit amerikan. Atë çka ne e presim nga ambasadori nuk është kacafytja me mediat e pavarura, por me praktikat e këqija qeverisëse, si dhe angazhimi i pakompromis për ndërtimin e shtetit ligjor e demokratik, i cili nuk do të bëhet shtet i dështuar, por një vend funksional me perspektivë zhvillimi dhe qëndrueshmërie. 


Ndërhyrja direkte në zgjedhjen e presidentit, si dhe ndryshimi i dhunshëm i votës së deputetëve, të cilët ishin kundër tij nuk lë shumë hapësirë për shpresë se shteti ynë do të ecë përpara drejt konsolidimit demokratik me këtë qeveri dhe këtë president. Kosova po sharron më thellë në baltë, para syve të miqve tanë. Për më shumë, me vetë ndihmën e tyre. 


Është për keqardhje që deputetët nuk patën guximin t’i qëndrojnë besnik besimit të tyre për zgjedhjen e presidentit dhe u dëshmuan aq joparimorë. E faktori ndërkombëtar tregoi qartë se demokracia në Kosovë nuk është kurrfarë prioriteti për ta, dhe se janë në gjendje t’i sakrifikojnë përsëri të gjitha për “stabilitet”, sado i brishtë dhe joreal që ai mund të jetë. Politika “stabiliteti në kurriz të demokracisë” do të dështojë. E faturën, në fund, do ta paguajmë ne, qytetarët e Kosovës.


Tashmë po e paguajmë këtë faturë jo fort të lirë: kemi një president aspak legjitim, një qeveri të dobët dhe një faktor ndërkombëtar që flet diçka e vepron diçka krejt tjetër. Imazhit të keq të Kosovës në botë iu shtua në mënyrë të hapur edhe zgjedhja e kontestueshme e bartësve të institucioneve. 


E përderisa po kalojmë nga një krizë në një krizë tjetër, assesi nuk po mundemi të prodhojmë lajme të mira për veten. Po sillemi në një rreth vicioz të politikës së vjetër, të politikës së interesit të ngushtë, familjar e klanor. Ky rreth u konvenon më së shumti të zgjedhurve të pazgjedhur, meqë kësisoj, vëmendja e publikut mbetet e përqendruar në krizat e njëpasnjëshme, larg problemeve konkrete, siç janë imazhi i shkatërruar, dialogu me Serbinë, zhvillimi ekonomik, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe njohjet (e harruara) ndërkombëtare./kn



Ky është opinion i Ilir Dedes dhe nuk paraqet qendrimin e redaksisë së TopLajm.



Advertisements
Postuar te Opinione, POLITIKË. Komentet te >Turpi i radhës (Opinion) Janë të Mbyllura

>Dikush do të duhej skuqur në këtë mes (opinion)

>

Shkruan Avni Zogiani


Është shumë e çuditshme si mund të ndodhë që para distancimit nga informacionet që flasin për kërcënime ndaj deputetëve, Dell zgjedh që të bëjë presion ndaj medias që publikon informacion mbi këto kërcënime 
Opinioni kosovar me padurim ka pritur zbardhjen e ditës së mërkurë për të dëgjuar sqarimin e ambasadorit amerikan Christopher Dell mbi disa mesazhe të publikuara nga mediat kosovare të martën. Nuk kishte dyshim se sqarimi do të tregonte të vërtetën rreth përmbajtjes së mesazheve. Shumë njerëz të mërkurën po komentonin me një dozë nervozizmi, por edhe me shpresën se ditën tjetër do merret vesh se tërë kjo nuk ishte veçse një manipulim. Në disa mesazhe të dërguara nga një ndërmjetësues tregohej një ndërhyrje direkte gjatë votimit për president. Mesazhet po ashtu tregojnë se në ambientet e Parlamentit kishte informacione mbi kërcënime të deputetëve.

Ndërhyrja në votim dhe kërcënimi i deputetëve gjatë votimit jo vetëm që nuk është një mënyrë demokratike, por është edhe joligjore. Një kuvend në Kosovë në fund të të tetëdhjetave pati suprimuar autonominë e saj, derisa salla e Kuvendit ishte mbushur më shumë me njerëz që nuk kishin të drejtë votimi. Një pamje e ngjashme ishte ditën kur Pacolli u votua president. Në fundin e viteve tetëdhjetë nuk kanë ekzistuar mesazhet, por flitet që brenda në sallë ishin futur persona që po u bënin presion direkt delegatëve të Kuvendit Krahinor për të votuar për suprimimin e autonomisë.


Duke pasur këto kohëra në kujtesë kosovarët kërkonin me të drejtë sqarimin e asaj që ndodhi ditën e votimit për president. Shumica e deputetëve të Parlamentit të Kosovës ishin kundër zgjedhjes së Pacollit për president dhe kjo u pa qysh në fillim të seancës. Për më tepër, një shikim i thjeshtë në atë që diskutohej në sektorë të tjerë nga politika, në shoqëri civile, në televizione, kudo, tregonte se shoqëria kosovare kishte një konsensus kundër Pacollit president. Këtë e tregoi edhe votimi (joligjor, duke qenë se kur kërkoheshin 2/3 e votave në dy raundet e para nuk ishin kaq deputetë, pra si pritej të merreshin 2/3 e votave kur deputetët nuk ishin në sallë). Me 54 vota pro, 11 kundër dhe dy abstenime, u tregua disponimi madje edhe i deputetëve që ishin detyruar të qëndrojnë në Kuvend.


Të gjithë e dinë se në pauzën mes raundit të parë dhe të tretë, ndodhi diçka e pashpjegueshme. Ata që kishin votuar kundër, për një arsye ose tjetër, votuan pro. Qytetarët supozonin se Pacolli si një biznesmen i pasur mund t’i ketë blerë votat dhe kjo madje ishte shumë e besueshme, kur kihet parasysh se politika parlamentare në Kosovë në një masë është shndërruar në treg votash. Pra, një përmbysje e vullnetit të deputetëve kishte ndodhur në njërën apo tjetrën mënyrë pas pauzës së imponuar nga kryeministri Thaçi e të konstatuar si jokushtetuese nga kryeparlamentari Krasniqi. 



Me një fjalë, Parlamenti i Kosovës, jo për herë të parë, u manipulua.

Megjithëse njerëzit e kishin bindjen se ka qenë pikërisht paraja e Pacollit ajo që theu vullnetin e deputetëve, disa mesazhe që dolën në media shkaktuan një huti të madhe. Nëse mesazhet ishin autentike, ndaj deputetëve ishte ushtruar presion dhe kërcënim dhe për këtë kishte njohuri ambasadori amerikan Chrisopher Dell. Ushtrimi i presionit dhe i kërcënimit ndaj deputetëve është një çështje me rëndësi nacionale. Jo vetëm mediat, por edhe secili qytetar i zakonshëm që është në dijeni të informatave që tregojnë mundësinë e presionit ndaj deputetëve të Parlamentit, si vendin prej nga buron qeverisja legjitime, duhet të informojnë publikun. Kjo nuk është gjithfarë teme, por është fjala për fondamentin e një shteti dhe të një rregullimi shoqëror.
Mirëpo, ditën e enjte kosovarët edhe njëherë u befasuan për keq nga diplomatët ndërkombëtarë. Në vend se ata të jepnin një sqarim mbi informatat që kishin dalë nga mesazhet dhe që flisnin për presione e kërcënime ndaj deputetëve, ata vetëm bartën këtë presion nga Parlamenti tek media. Dell tha se mediat nuk kishin të drejtë të publikonin këto mesazhe. Si amerikan, Dell besoj e di mirë se si do të silleshin mediat atje sikur të hasnin ndonjë mesazh që tregon për presione ndaj ligjvënësve. Presionet ndaj ligjvënësve janë çështje e rëndësisë kombëtare dhe “paligjshmëria” e marrjes së këtyre mesazheve as që do të futej në diskutim në shtetin e zotit Dell. Sepse ndalimi i përgjimit, siç e dimë të gjithë, nuk vlen kur një çështje ka rëndësi të përgjithshme dhe sidomos kur kjo çështje kualifikohet në domenin e çështjes nacionale. Nuk mendoj që presioni potencial ndaj deputetëve në çfarëdo varianti nuk futet në të dyja këto kategori. 


Është shumë e çuditshme si mund të ndodhë që para distancimit nga informacionet për dyshimet për kërcënime ndaj deputetëve, Dell zgjedh që të bëjë presion ndaj medias që publikon informacion mbi këto kërcënime. Në vend që të kemi sot një përgjigje nëse ka pasur ose jo kërcënim ndaj deputetëve dhe në vend se organet e rendit të flisnin për përkushtimin për të hetuar mundësinë e presioneve ndaj deputetëve, ne sot kemi një tendencë për ta heshtur edhe shtyllën e fundit që po funksionon në Kosovë, atë të medias. Nëse ekziston një tendencë për të ushtruar kontroll të plotë të shoqërisë, atëherë pas vendosjes nën kontroll të Parlamentit (këtu as që po flasim për Qeverinë) tjetri në rend është media. 


Kjo tendencë duhet të shqetësojë këdo. Mundësia e ndikimit të pakufizuar i disa diplomatëve në Prishtinë në njërën anë, dhe mungesa e çfarëdo llogaridhënieje për këtë ndikim direkt në qeverisjen e vendit, duket ia ka humbur diplomacisë sensin mbi etikën. Në diplomaci nuk lejohet gjithçka vetëm pse mund ta bësh. Edhe në këtë fushë vlen respektimi i ligjeve dhe integritetit të institucioneve. Jam i sigurt që këtyre diplomatëve as që do t’u shkonte ndërmend presioni ndaj medias në momentin kur dalin informacione të tilla që nëse janë autentike flasin për shantazhe e kërcënime. Nëse këto mesazhe kanë qenë autentike, atëherë publiku kosovar do ta kuptojë se si u bë që Kosovës t’i imponohet një president për kundërshtimin e të cilit kishte një konsensus shoqëror. Botimi i mesazheve është pasqyra e asaj që ndodhi të martën në Parlament. Në vend se diplomatët të kujdesen për përmirësimin e dukjes në këtë rast, ata tentojnë ta thyejnë pasqyrën. Dikush do të duhej skuqur në këtë mes.

(Autori është bashkëthemelues i organizatës ÇOHU!

Postuar te Opinione. Komentet te >Dikush do të duhej skuqur në këtë mes (opinion) Janë të Mbyllura

>Vampirët (opinion)

>

Shkruan Ilir Llonçari
Ilir Llonçari
Krijese e frikshme a po..??

Nëntoke pa diell, zoti i ka nëmur te mbesin aty se ata te kallin friken.
Me ata dhëmbët e tyre gjakpirësit e ndyrë, te pinë gjakun. ha ha… ironike a po…? Po mos te pinë gjakun vdesin..!! Interesante kjo mbijetesa. Po njeriu pse nuk i le ata te çiftëzohen me njeriun te shohin diellin edhe ata.

Egoiste pak a po?

Po nejse kuptohet ata janë te frikshëm të ndyrë, nga nëntoka më.
Po si u bë që ata po mbijetojnë? Të ndyrit kane përjetësinë te cilën me shume se gjithkush e kish dashur… njeriu … a po? Gjë e mire kjo përjetësia. Po ku dreqin nuk ju ra hise njerëzve po vampirëve. Disi çuditshëm si gjaku i tyre te jep përjetësinë po prapë se prapë e ke me një kusht atë përjetësi, duhet te bëhesh një nga ata.

Aq u tremben sa që i kan bere të pa fe, me simbole fetare i trembin. Sa te këqij e te ligë që janë frikohen nga feja nga shëndeti frikohen ashtu të zbehtë të pagjak rrinë sepse punojnë shume për te mbijetuar aq shumë sa janë adoptuar te shërojnë njeri tjetrin me gjakun e tyre. Sa humane kjo puna, me gjakun e vet e ringjall tjetrin, pa ndonjë kërkese për transfuzion. Si u be qe njerëzit duhet ti lusësh aq shume te dhurojnë gjakun e tyre e këta e japin vet dhe të japin jetë, ushqejnë njeri tjetrin me gjakun e vet dhe mbijetojnë, e ruajnë përjetësinë.

Disi si e pështjellur kjo puna a po…?


Si ti bihet ne fije kësaj pune? Si lindi vampiri?
A thua natyra apo mos njeriu e krijoi vet të tillë. E futi nëntoke nga frika edhe pse ai s’ishte i tille kurrë. Po njeriu e beri të tillë.
Kush do të na jenë këta vampirët? Si lindën këta?
Dikur kur njerëzit u frikësuan nga jeta vet, në fillimin e saj dolën ca njerëz te cilët për çudi vizatonin, mendonin, krijonin muzikë (ama më duhet të them kështu n’mes, shpejtë sepse nuk do të ndalëm më te muzika, por nuk mund të mos e përmend. Muzikë jo si muzika e njerëzve me SEMPLA po me NOTA paramendo ka njo ka njo notat i kan shkru ku ku edhe as cullak nuk jon dale me këndu po me tesha veç me përmend a??) dhe qa o ma me rëndësi filozofonin, ju krijuan rituale ne mënyre që njerëzve tua heqin friken. Gjithçka ishte mirë.

Me kalimin e kohës këta njerëz që hoqën frikën te njeriu filluan të mbesin të paktë sepse njerëzit shumohen shume sepse kishin kohe te shumoheshin derisa këta duhet te merreshin me friken e tyre. Kur u bënë njerëzit shume filluan te mos frikësohen më. Atëherë këta që ju hoqën frikën u bënë të panevojshëm si çdo gjë tjetër dhe u hodhën me tutje.
Sepse njeriu tash iu kishte borxh të madh atyre dhe si egoist qe është njeriu i hodhi tutje dhe beri çmos ti shpallte ata si te frikshëm…. ehhhhhh…c’ti besh! Jo që unë nuk frikohesha nga vampirët kur kam qene i vogël por papritmas tani kam filluar te frikësohem nga dielli.
I hedhur tutje i përbuzur dhe si për çudi vetëm natën po ndjej kënaqësinë të dal, vetëm atëherë kur asgjë nuk po shihet mirë. Jo se unë nuk dua te shoh por dua që të mos më shohin. Po jo valla te drejtën te them edhe të mos shoh. Jo njerëzit, se me ta jam mësuar po veprat e tyre veprat qe i bëjnë ata për vete. E kur mendoj se vampirët ç’kane bere për njeriun nuk iu vë faj vampirëve që e ndiejnë vetën disi te përplasur ne një skute nga ta. E pse..? Vetëm se janë…..janë disi… po si janë? Si te gjithë! Por diçka ata te çuditshëm….me siguri duhet te jete se, ata disi nuk janë aq të zbrazët dhe nuk janë sipërfaqësor, nuk dëshirojnë te duken bukur por janë ashtu vet, janë të zbehtë nga netët e pagjumë qe i kalojnë duke mësuar lexuar apo edhe neper bodrume aty ku njerëzit më nuk po rrinë, apo jo?

Nuk dëshirojnë luftën, as te keqen, as fuqinë, as kontrollin, gati asgjë përveç dritës se diellit, ajo është lufta e tyre. Po ja qe është interesante si po i shikojnë si vampirë edhe pse kanë qenë njerëz…. siiiiii…. kanë qene ndonjëherë njerëz ??? Jo por iu ka nevojitur koha të dalin e të shihen në dritën e tyre te vërtete, dritën e erret, në të cilën njerëzit i kane futur. Zotët e mbi tokës, të mikluarit e diellit, ata te cilët janë të fortë sa të durojnë dritën e diellit e cila përcëllon.

Po si ç’do kafshe edhe njeriu lufton, lufton për te drejtën e tij, e cila është e drejtë e pamohueshme e tij. PADITURIA.
Si është e mundur që njeriu të ndërtoje ushtri për tu mbrojtur nga njeriu, të luftojë kundër njeriut? Ndodh kjo sepse me vampirët e kane fituar luftën, luftën e kishin të fituar ata prej fillimit por ja se edhe i kan mbyllur nën tokë se vampirët nuk lejuan njeriun te luftojë, çpiken 1001 mënyra për ti ikur luftës, por ja se njeriut nuk i pëlqyen dhe “pikë”. Donte luftën gjakun te derdhej kot, jo për mbijetesë por veç eh sa për tu derdhur. Të derdhet. Për te treguar se është i fortë, e si na qenkan pra këta vampirët te këqij kur kërkojnë gjakun vetëm për mbijetese jo kot se koti. Po ja qe se vampirët janë te frikshëm bu ha ha haha ha.

Por te kthehemi te filozofia shkurt, ata filozofonin paramendo…!!
FI LO ZO FO NIN, fjalë me 11shkronja fjalë e gjatë për një proces adekuat ta kryej njeriu.


E ne dite të sodit kush po ka kohë për filozofi aiiiiiii a je n’veti filozofi? Dashuri ndaj dijes po qa t’vyn dija, pa pare s’ka qare… qy qy qy

DIJA versus PARJA dhe këtu ndodhi..! Qysh po duket njerëzit murrën paren e vampirët filozofinë dhe me filozofinë e tyre ata varrosen edhe veten. Po ja që kohë pas kohe po del ndonjë vampir mbi tokë po prapë se prapë pak për te ndërruar diçka rrënjësore, pak sa për t’iu bere qejfin njerëzve. Se njeriu nganjëherë si pa ditur ashtu nga paraja e shumte kur nuk di se ç’të bëj, i teket te thërrasë ndonjë vampir t’ia bëj qejfin…. Qejfin, tash jo qejfin në kuptim se ai ka ndonjë qejf por ka dëgjuar diçka, ka rënë diku ne kontakt me ndonjë prej tyre e tash hajt sa për të thënë ja se edhe unë merrem vesh në diçka që bëjnë vampirët ose me saktë te bej diçka që njerëzit nuk bëjnë. Por nejse ti lëmë këto gjëra të parëndësishme se aq janë të pakta sa nuk vlejnë të përmendën.
Të pakta por të përjetshme…

ehhhhh tani si duket dielli po do me dalë e duhna me ikë.
.
.
.
sa shume filma, libra janë bere kundër tyre edhe pse ata ekzistojnë vetëm ne imagjinatë….!! sa flitet kundër, sa e sa fjala kundër tyre po prapë ashtu ne imagjinatë duke ekzistuar prapë njerëzit te frikësuar….

DHE DO TË JENË.

Postuar te Opinione. Komentet te >Vampirët (opinion) Janë të Mbyllura

>Hashim, e ke bo mut me ministrin e kulturës (opinion)

>

Shkruan: Arbëresh Dalipi
Kujt i pengon Nëna Terezë, ka problem fillimisht me ndërgjegjen kombëtare, ka mungesë të njohjes fetare dhe është kundër njerëzimit…

Personalisht, i përkas një besimi tjetër prej atij të Nënës Terezë. I përkas besimit mysliman, tek i cili besim nuk shenjtërohen njerëzit, por ama, fillimisht si njeri dhe së dyti si shqiptar, nuk dua t’a rrënoj atë pak krenari që kemi për prejardhjen e Nënës Terezë si shqiptare. Aq më shumë kur sllavomaqedonasit e qelbur po synojnë ta marrin për vete e India gjithashtu shfrytëzon anën ligjore të shtetësisë së saj etj.

Në këtë kontekst, them që nëse bota kishte nevojë për Nënën Terezë, sot Nëna Terezë ka nevojë për shqiptarët. Ajo, me gjithë mend s’ka nevojë për njerëz pa ndërgjegje si Memli Krasniqi dhe as duhet të ketë. Por për këtë, ky qelbësira i fundit nuk duhet t’ia heq fotografinë! Ne po bëheshim nevrik kur sllavomaqedonasit e qelbur po luanin me identitetin e saj, e këtu na del një sllavoshqiptar të cilit i pengon fotografia e saj.

Nëna Terezë, edhe nëse nuk është e shejtë për islamin, për dallimet apo parimet fetare në islam, për shqiptarin jokrishter është fjala, edhe në mos e shejtë, e respektuar duhet të jetë patjetër. Ky është minimumi nën të cilin nuk guxojmë të shkohet, ndryshe bëjmë turp. 
Gjithashtu, Ibrahim Rugova, sa ishte gjallë, ka mundur t’i pengojë dikujt, për politikën e tij, për qëndrimet e tij, por për së vdekuri i pengon vetëm një psikopati, një rrugaçi që do të futë rrugën në institucionet e kulturës apo do t’i ulë ato në nivel rrugësh… Toleranca fetare, nacionale, racore, partiake etj.,  e përtej kësaj, respekti i këtyre dallimeve, janë ABC-ja në komunikimin publik… Me këtë rast më kujtohet ajo parulla që i bënë Skender Hysenit kur u emërua Ministër i kulturës e cila ishte: “Ta dhefsha ministrin e kulturës”. Këtë patullë, sot, e kisha bërë “update” duke e ndryshuar vetëm pak: “Hashim, e ke bo mut me ministrin e kulturës”!

Ky shkrim eshte opinion i Arbëresh Dalipi dhe nuk pasqyron qendrimin e TopLajm
Postuar te Opinione. Komentet te >Hashim, e ke bo mut me ministrin e kulturës (opinion) Janë të Mbyllura

>Kombi shqiptar

>

Ismail Kadare 


Fati, ndonese na eshte bere zakon ta mallkojme, na ka caktuar ne shqiptareve te jetojme ne nje nga zonat me te bukura te Evropes. Evropa vete, nderkaq se bashku me SHBA eshte tani lagjja me luksoze e botes. Ne e harrojme shpesh kete, harrojme qe ky vend, sharjet ndaj te cilit i kemi ne maje te gjuhes, ky vend pra, i vendosur midis Venedikut, Romes e Athines ka nje skajim gjeografik te mrekullueshem, se ai ka nje klime te admirueshme, se ka pasuri natyrore te shumta, se ka ndoshta plazhet me te bukura te kontinentit.
Ne harrojme c’do te thote ankthi shekullor i vendeve qe nuk kane dalje ne det, pas permendur vendet e izoluara ne thellesi te kontinenteve, pa permendur trojet e gjera te kesaj bote te mbushura me shkurre, shkretetire e trishtim, e mbulojne tri te katertat e rruzullit tokesor. Ne i harrojme keto dhe, meqenese jemi midis nje kopshti plot me shtete pasanike, na pelqen te qahemi qe nuk jemi si ata. 

Ne vuajme nga kompleksi i vogelsise dhe harrojme se shtati i popullit shqiptar, pavaresisht nga prerja e trojeve te tij nuk eshte aspak i vogel ne kete gadishull, se ai eshte perafersisht i barabarte me shtatin e grekeve, te serbeve e te bullgareve. Perseritja gjer ne lodhje e shprehjes “Shqiperia e vockel”, “popull i vogel” s’eshte vecse shprehje e nje deshire per te fshehur per tkurrjen e metejshme te ketij populli. 

Nderkaq, porsa diku del ne pah ndonje mendim, ndonje program ose ndonje pyetje: perse shqiptaret, ndryshe nga popujt e tjere duhet te jetojne te ndare, aty per aty harrohet percmimi per vogelsine dhe buis shprehja “Shqiperi e madhe”. Kjo shprehje perseritet me nje fare tmerri, si dicka e rrezikshme, thua se ne kete bote vetem 8 ose 9 milion shqiptaret qe jetojne bashke behen te rrezikshem per boten ! E nderkaq, askush nuk thote, sipas kesaj logjike, se 90 milion gjermanet e bashkuar jane te rrezikshem, e aq me pak askush nuk thote se 250 milione ruset, bashke me bombat e tyre berthamore jane kercenim per te tjeret. 

Ne qofte se s’duhet te vuajme as nga kompleksi i “vendit te mallkuar”, as nga ai i vogelsise numerike, shqiptaret aq me pak kane njohur kompleksin e races. Jo vetem qe ne boten e sotme te cliruar nga paragjykimet raciste ata paraqiten nje popull i shendetshem, si gjithe te tjeret, por edhe ne kushtet e dallimeve e doktrinave raciste, duke qene nder te rrallet popuj te Evropes qe nuk u preken, perkundrazi u lajkatuan prej ketyre doktrinave, shqiptaret, vetvetiu mbeten jashte ketij trazimi. Merita e tyre eshte se nderkaq ata nuk u dehen nga lajkat raciste dhe pervec theksimit ndoshta te kapardisjes, teoria e racave s’pati pasoje ne Shqiperi. 

Ne sferen shpirterore, ne zoterimin apo krijimin e vlerave shqiptaret s’kane patur kurre arsye t’i kene lakmi apo smire te tjereve, aq me pak kane arsye sot per nje gje te tille. 

Shqiptaret jane krijuesit e bartesit e nje prej gjuheve themelore te njerezimit, nje gjuhe qe ka vendin e saj te paluajtshem midis dhjete – dymbedhjete gjuheve kryesore te botes. Nje nga vendet e para te krishtera te Evropes, Shqiperia ka qene nje rrjedhimisht truall fillestar i qyteterimit perendimor evropian. Nga himni i madh i Krishterimit “Te Deum”, i shkruar nga nje peshkop shqiptar mbi njemije e peseqind vjet me pare, te mbrojtesi i qyteterimit perendimor, Gjergj Kastrioti, personazhi me sublim e me i njohur ne bote, jo vetem i shqiptareve, por i krejt popujve te Ballkanit, i cilesuar si “aleat i Krishtit”, e gjer te murgesha shqiptare Nene Tereza, gruaja shqiptare me e famshme e botes se sotme, kalon si nje fill i ndritur deshmia e ketij qyteterimi, kaq shume e kaq me kembengulje te mohuara nga dashakeqesit e kombit shqiptar. 

Dhe kjo eshte e kuptueshme: duhej fshire kjo deshmi per t’u hapur rruga shpifjeve e shtremberimeve te perbindshme, per te ardhur gjer te teza e mbrapshte se shqiptaret, jo vetem s’kane te bejne me qyteterimin evropian, por jane varrmihes te tij. 

Gjithmone ne kete logjike te mbrapshte shpjegohen sulmet qe iu bene vitet e fundit, prej vete renegateve shqiptare tashme pikerisht gjuhes shqipe, figures sublime te Gjergj Kastriotit, i cili u quajt “hajdut kuajsh dhe agjent i italianeve”, si dhe krejt tradites kulturore shqiptare te djeshme e te sotme. Paradoksizmi i ketyre sulmeve ishte pranvera e vitit 1997, kur turmat e vulgut shqiptar, te nxitur, vec te tjerash, edhe nga keta intelektuale renegate, i vune zjarrin e i vune kazmen deshmive te cmuara te qyteterimit shqiptar, arkivave, teatrove antike, muzeut te Gjergj Kastriotit! 

Per te vazhduar me vlerat shpirterore te krijuara nga ky popull, le te kujtojme poezine orale shume-shekullore, kodet zakonore, ritet antike, muziken, koreografine, kostumet e mahnitshme, per te ardhur gjer te letersia shqipe. Kjo e fundit, duke u futur ne klubin e zgjedhur te letrave te medha te botes, u be vecanerisht e bezdisshme per ithtaret e tezes se shqiptaret jane te paafte per kulture. Ndaj, ashtu si krejt qyteterimi shqiptar, ajo do te pesonte sulmet e deshperuara e vulgare te antishqiptarizmit. Ne kete rast do te ndodhnin veprime te turpshme, aq asnje vend, sadopak dinjitoz, nuk do t’i lejonte kurrsesi. Endacake te huaj, ata qe s’i njeh kush e nuk i pyet kush ne vend te vet, mesues fshati nga Kalabria apo nga Gjermania e Jugut ftohen ne Shqiperi per te hedhur balte mbi letersine shqipe e kulturen shqiptare. 

Ky racizem kulturor antishqiptar, i pashembullt ne boten e sotme, u be i mundur per shkak te kunder-patriotizmit shqiptar. Te dy ata ishin nder faktoret themelore qe mundesuan rrenimin ne menyre te turpshme te shtetit shqiptar, te ushtrise, te policise e krejt ngrehines shteterore. 

Racizmi kulturor antishqiptar merr pamje edhe me te shemtuar e te papranueshme, kur kujtojme se vete shqiptaret s’kane kurrfare percmimi ndaj kultures se te tjereve. Mungesa e racizmit dhe e shovinizmit te shqiptaret, pjelle e natyrshme e mendesise se tyre te hapur e miqesore ndaj te huajve, ndaj mikut, bashke me tolerancen fetare, tolerance e thelle, e vertete, e papudrosur nga kurrfare konformizmi, jane, ashtu sic u tha me lart, cilesi te tjera themelore, qe deshmojne nje nivel qyteterimi te ketij populli kaq te sulmuar per te kunderten. 

Per fat te keq, ashtu si te gjithe popujt, shqiptaret kane cenet dhe veset e tyre, po aq te forta, ndoshta sa virtytet, po ajmè, me spektakolare se ato. 

Ndryshe nga hebrenjte e disa popuj te tjere, qe jane solidare e te lidhur me njeri – tjetrin, shqiptaret mezi c’presin rastin per t’u percare. Natyra e tyre tejet individualiste eshte xehe e pafundme per te pjelle egoizmin, ambicien, smiren e etjen per karriere. Kendej rrjedh vaniteti, kapardisja e neveritshme e sedra e semure. 

Keto cilesi te natyres njerezore, qe ndeshen kudo, behen vecanerisht te rrezikshme te shqiptaret, per shkak te tradites se shkurter te jetes nen nje shtet shqiptar. Prej tyre rrjedh nje keqkuptim tragjik per lirine dhe per shtetin. Pa u pajtuar dot me ate ligj themelor qe lirine e njeriut te vecuar e ve detyrimisht ne raport me lirine e te tjereve, shqiptari shpesh e ka te veshtire te kuptoje se liria njerezore, ndryshe nga liria absolute e kafsheve eshte madheshtore, pikerisht, ngaqe eshte e veshtire, domethene e kufizuar nga ligji. Ketej vijne keqkuptimet per demokracine, per vete shtetin dhe ngrehinat e tij. 

Koncepti i gjymte per shtetin, zbehja e tij perpara terheqjes fisnore apo klanike con disa here ne konceptin po aq te gjymte per kombin, kur krahinarizohet kthehet ne rival te kombit. 

Kjo eshte kushtezuar, me sa duket, nga jetesa shumeshekullore nen perandorine osmane, pra nen nje shtet qe nuk ishte i tyre, rrjedhimisht ndaj te cilit s’mund te kishin as nderim e as dhembshuri. Periudha e Pavaresise, ajo e Republikes ne fillim e pastaj ajo e Mbreterise ishte relativisht e shkurter, kurse gjate sundimit te eger komunist koncepti i shtetit u zbeh perseri nen peshen e dickaje te parrokshme, te huaj e, ne fund te fundit, te shpelare prej cdo ngjyrimi kombetar, qe ishte partia komuniste. 

Sado paradoksale te duket, ishte diktatura komuniste qe i dha goditjen me te pabese shtetit shqiptar. Nje shtet, sado i rrepte, sado i zymte, sado me ngjyrim politik komunist, do te ishte me i pranueshem e per dicka do t’i hynte ne pune Shqiperise, se sa ajo moluske e squllet, pa trajte e pa peshe qe ishte shteti shqiptar. Partia komuniste, e obseduar per te mos e ndare pushtetin me kurrkend, ishte xheloze, madje, edhe ndaj vete shteti te vet. Parulla “partia mbi te gjitha” perseritej dite e nate kudo, si ne ankth. Me te gjitha menyrat jepej te kuptohej se institucionet shteterore: parlamenti, ministrat, madje ligjet themelore te shtetit, duke perfshire edhe kushtetuten, nuk kishin asnje vlere perpara autoritetit te partise. Fjala “shtet”, madje dhe fjala “komb” zevendesohej kudo me fjalen “popull”. Keshtu kishim “ushtri popullore” e jo kombetare, kuvend popullor, teater popullor etj. 

Keshtu ne menyre te perditshme, njerezit, qysh femije mesoheshin te mos e nderonin shtetin, institucionet dhe simbolet e tij, per te ruajtur gjithe devotshmerine, nderimin e friken e tyre per partine. 

Ne subkoshiencen e tyre shqiptaret do te ishin me te kenaqur sikur policia shqiptare te ishte nje polici e vertete, me te gjitha tiparet qe ka nje polici, duke perfshire edhe ashpersine, edhe goditjen, edhe shkopin prej gome, sesa ajo polici qesharake, me uniforma gjysme te zberthyera, qe nuk trembte kurrkend. Shqiptaret e dinin fort mire se pas pamjes prej babloku te policeve dhe pas idilit te marredhenieve popull – polic, kur ky i fundit thirrej prej femijeve “Xhaxhi polici”, fshihej nje realitet tjeter, i frikshem e sketerror: terrori i vertete komunist i ushtruar prej Sigurimit. Ashtu si partia e kishte privuar shtetin shqiptar prej autoritetit, ne shembullin e saj sigurimi kishte bere te njejten gje me policine. Dhe keshtu ndodhte me te gjitha ngrehinat, pa te cilat nje vend nuk mund te jetoje: financat, ligjet, ushtria. Gjysme milione bunkere qe nuk hynin ne pune per asgje, vec per demtim psikik te popullsise deshmojne mosseriozitetin e komunisteve edhe ndaj dickaje qe duhej cmuar fort per ta: ushtrise shqiptare. 

Percmimi komunist ndaj shtetit klasik qe u shfaq haptazi ne Kine gjate revolucionit kulturor dhe qe shkaktoi miliona viktima, ne Shqiperi gjalloi si nje semundje e fshehte sfilitese. Kjo padashuri kembengulese ndaj seriozitetit te shtetit lidhej ne fund te fundit me fillesen jokombetare te komunizmit shqiptar, me faktin qe per nje kohe te gjate ata nuk e fshehen qe atdheu i vertete i komunisteve ishte Bashkimi Sovjetik, me shperfilljen e tyre ndaj dramave te kombit, sidomos ndaj asaj te Kosoves, me mungesen e plote te nje strategjie kombetare. 

Ky rrenim i perditshem i autoritetit shteteror shpjegon ne nje fare mase rrenimin si nje gardh i kalbur te ngrehines shteterore, te ushtrise e te policise ne mars te 1997. 

(*) Marre me shkurtime nga Eseja me te njejten emer, qe eshte botuar vite me pare

Postuar te KOSOVË, Opinione, Shqiperi. Komentet te >Kombi shqiptar Janë të Mbyllura

>Sekretet amerikane dhe sekretet ruse të Behgjet Pacollit

>

Nga Kastriot MYFTARAJ
Behgjet Pacolli është njeriu i sekreteve të mëdha, që kanë të bëjnë me qendrat relevante të pushtetit në botë, që prej Moskës, Beogradit e deri në Washington. Pacolli u bë i famshëm botërisht në vitin 1998, kur Prokurori i Përgjithshëm i Rusisë,
Yuri Skuratov filloi një hetim për një çështje të madhe korrupsioni, dhe e akuzoi Pacollin me emër se ishte pjesë e një skeme abuzimesh gjigande me fondet publike ruse, ashtu që Presidenti rus Jelcin influenconte që kompania e Pacollit Mabetex të fitonte tenderë në shuma tepër të mëdha. Si shpërblim, Pacolli bënte që një pjesë e madhe e parave të kanalizoheshin në llogaritë bankare private të familjarëve të Jelcin, në bankat e huaja.

Hetimet siç dihet u zgjeruan dhe në Zvicër, ku e kishte qendrën kompania e Pacollit, me ç’ rast u bë e famshme botërisht Carla Del Ponte, e cila ishte prokurorja e ngarkuar me këto hetime.

Në botë, rëndom ndodh që aventurierët e llojit Pacolli, pasi përdoren në skema të tilla, vdesin papritur, për shkak se ata që i kanë përdorur e gjejnë krejt të papëlqyeshme vazhdimin e ekzistencës në këtë botë, të këtyre lloj njerëzve. Pacolli është gjallë sot, se ai nuk ka folur dhe as i kanë rrjedhur në ndonjëfarë mënyrë, sekretet që di për të fuqishmit e Kremlinit, në lidhje me këtë aferë dhe të tjera. Aq më tepër kur njeriu kryesor i ngarkuar nga Jelcin në atë kohë, për të ndërmarrë një operacion special për kompromentimin publik të Prokurorit të Përgjithshëm, Skuratov, ishte pikërisht Vladimir Putin, në atë kohë shef i FSB, pasardhëses së KGB. 
Për hir të Pacollit, Putin, në prill 1999, bëri një shfaqje televizive pa precedent në botë, ku ai shfaqi dhe komentoi një videoregjistrim, ku paraqitej Skuratov duke marrë pjesë në një orgji seksuale, me dy femra. Putin dha edhe informacione shtesë se këtë argëtim e kishin paguar kriminelë të cilëve Skuratov u kishte mbyllur problemet me drejtësinë. 
Definitivisht, ky veprim i Putin influencoi që Jelcin ta bënte atë trashëgimtarin e vet të pushtetit. Me këtë ngjarje Vladimir Putin, i cili pak muaj më pas u bë President i Rusisë, do të bëhej për herë të parë i njohur botërisht. 
Pra, ironikisht, ai që sot shihet si njeriu më i fuqishëm i Kremlinit, i cili pasi qëndroi për tetë vite president, aq sa ia lejonte kufizimi kushtetues, dhe që tash është kryeministër, në pritje që, pas ndryshimeve kushtetuese që bëri, të rikthehet në 2012 në postin e Presidentit, për një periudhë të pakufizuar, ia dedikon karrierën e vet një shërbimi që i ka bërë Pacollit, në interes të Jelcinit.
Pacolli i ruan shumë mirë sekretet e veta ruse. 
Dhe që Putin të jetë më i sigurt për këtë gjë, sidomos tash që Pacolli ka hyrë në politikë në Kosovë, dhe ka të bëjë me amerikanët, Putin, si një çekist i kujdesshëm, i ka vënë pranë Mashën, me të cilën Pacolli është martuar. Pacolli ka aq detyrime ndaj Mashës, sa ç’ ka Masha ndaj Putinit. Putini dhe Masha njihen qëkurse Putini ishte shef i FSB dhe Masha ishte njeriu-kyç i tij për organizimin e operacioneve speciale, të llojit të videoregjistrimit kompromentues për Skuratovin. 
Putini në detyrën që kishte ka fituar mirënjohjen e shumë femrave të këtij lloji, të cilat nëse nuk do të kishin qenë nën mbrojtjen e tij, në underworld ruse, do të kishin përfunduar të trafikuara nga mafia ruse në kryeqytetet perëndimore. Edhe Pacolli duhet t’ i jetë përjetë mirënjohës Mashës, se është falë saj që ai sot nuk gjendet në një burg rus, prej 12 vitesh, por është President i Kosovës.
Pacolli i ruan shumë mirë edhe sekretet e veta serbe. Kur Pacolli doli në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, në Tv Klan, në maj 2000, kur Fevziu e pyeti për detaje të takimit me Millosheviçin, në kuadër të misionit që ndërmori Pacolli në 1998, për ndërmjetësim me proveniencë nga Moska, mes Millosheviçit dhe liderëve shqiptarë të Kosovës, Pacolli u përgjigj se nuk mund t’ i zbulonte këto detaje. Çudi, se tashmë kishte kaluar një vit nga çlirimi i Kosovës dhe Millosheviçi gjendej i izoluar në Beograd, në prag të rrëzimit nga pushteti. Por Pacolli duket se edhe këtu ruante, sa një sekret beogradas, aq një sekret moskovit.

Pacolli çuditërisht nuk qenka në gjendje që të ruajë vetëm sekretet amerikane të tij. Kështu që, ky njeri i sprovuar në ruajtjen e sekreteve të mëdha, bëri një “pakujdesi”, duke dekonspiruar për mediat, si padashje, komunikimin që bënte ai me ambasadorin amerikan Dell, nëpërmjet këshilltarit të tij, gjatë seancës për zgjedhjen e Presidentit në Kuvendin e Kosovës. 
Nga sms-të që Pacolli la të duken për median, tashmë është e qartë, jo vetëm se ambasadori amerikan në Kosovë Dell, ishte në krye të operacionit për zgjedhjen e Pacollit President, por se ambasadori Dell, me anë të aparaturave speciale kontrollonte mënyrën se si votonin deputetët e Kuvendit të Kosovës, në votimin e fshehtë për Presidentin. Ndryshe nuk ka si shpjegohet që Dell e informon Pacollin me anë të Pushkar se ata nga të pranishmit që votuan kundër në votimet e para nuk janë disa deputetë serbë, por janë pikërisht disa deputetë të PDK.

Ajo çka doli nga sms-të, nuk është një dhunim i privatësisë, siç u shpreh ambasadori Dell, por dhunim shumë i rëndë i Kushtetutës së Kosovës nga një ambasador dhe një politikan. Çka do të thotë tash Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila ia zuri për të madhe, si shkelje të rëndë, ish-Presidentit Sejdiu, se ai kishte mbajtur dy poste? Komunikimi Dell-Pacolli kompromenton edhe akt-vendimin e Gjykatës Kushtetuese të shtatorit 2010, kundër Presidentit Sejdiu. Publikimi nga media i sms-ve të Pacollit, me kumte të ambasadorit amerikan në Kosovë, Dell, konfirmojnë faktin se Pacolli është njeriu i SHBA-ve. 
Ambasadori Dell para së gjithash krijoi realitetin politik në të cilin Pacolli bëhej njeriu-kyç i politikës kosovare. Në origjinë të kësaj është akt-vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i shtatorit 2010, që shpalli se Presidenti Sejdiu kishte bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës, duke mbajtur dy poste. Në arritjen e këtij akt-vendimi, rolin kryesor e ka pasur gjyqtari amerikan i kësaj Gjykate, Robert Carolan, i cili qëllimisht u caktua gjyqtar-raportues në këtë çështje, ashtu që të influenconte paraprakisht të tjerët. 
Detyrimi i Presidentit Sejdiu që të japë dorëheqjen dhe tërheqja e paevitueshme e LDK nga qeveria, që pasoi, çoi deri tek zgjedhjet e parakohshme, të cilat hapën rrugën për implementimin e skenarit për ngjitjen e Pacollit në postin e Presidentit. Marrëveshja Thaçi-Pacolli për ndarjen e posteve kryesore shtetërore, ishte një gjë e nevojshme në realitetin politik të krijuar nga ambasadori Dell.

Pacolli e dinte se në momentet që po lexonte sms-të ishte nën vëzhgimin e kamerave, se ai qe njeriu ku qe fokusuar vëmendja në sallë, dhe ai qëllimisht nuk veproi në mënyrë që ta pamundësonte kqyrjen e përmbajtjes së sms-ve nga kamerat. Pacolli lejoi qëllimisht që t’ i rrjedhin sekretet amerikane të tij, dhe këtë e bëri për disa arsye që kanë të bëjnë me interesat e veta dhe ato të Rusisë e Serbisë. Së pari, Pacolli e bëri këtë gjë që Serbia të mund t’ i thotë botës se ja se si veprojnë amerikanët në Kosovë. Së dyti, Pacolli e bëri këtë që Rusia të mund të thotë se SHBA-të që shtiren se janë të angazhuara për ndërtimin dhe funksionimin e institucioneve demokratike në botë, në fakt veprojnë në stil kolonial. Së treti, Pacolli e bëri këtë për t’ u thënë shqiptarëve të Kosovës se tashmë ai dhe jo Hashim Thaçi është njeriu i amerikanëve në Kosovë. Kështu, Pacolli llogarit që të fitojë më tepër mbështetës për vete dhe për partinë e vet.

Fakti që ditën kur Pacolli u zgjodh President, falë amerikanëve siç u duk qartë, ai i shpërbleu amerikanët duke i kompromentuar ashtu siç nuk ka ndodhur kurrë në historinë e diplomacisë amerikane në raste të ngjashme në botë, është shumë domethënës. Sikur Pacolli të ishte treguar aq i kujdesshëm kur lexonte sms-të e Dell, aq sa tregohet kur lexon sms-të e Mashës, e gjithë ajo që ndodhi nuk do të kishte ndodhur. Por amerikanët nuk mërziten me Pacollin, se ky i fundit nuk është njeriu i Amerikës që bombardoi Serbinë në 1999 për të çliruar Kosovën, por është njeriu i asaj Amerike që ishte kundër bombardimeve. Komandanti i forcave të NATO gjatë fushatës ajrore kundër Serbisë në 1999, Gjenerali Wesley Clark, në kujtimet e veta rrëfen një ndodhi gjatë fushatës: “M’u afrua mundësia që sërish të shprehem kundër intensifi¬kimit hap pas hapi të fushatës para sekretares së Shtetit, Made¬leine Albright, gjatë një takimi në katër sy, duke ngrënë mën¬gjes, më 12 prill. Kishin kaluar pak më shumë se katër javë nga takimi ynë i fundit para fillimit të luftës.

‘Pra, Wes, e tëra varet nga ti!’, tha ajo, në momentin kur u ul. ‘Kam bërë çdo gjë që ishte e mundur, por ata e kanë cilësuar këtë si luftë timen dhe janë kthyer kundër meje. Tash, ata do të kthehen në drejtim tëndin!’

Nuk dëshiroja të pyesja se kush ishin “ata”; kjo ishte një gjë tejet e dhimbshme”. (Wesley K. Clark, “Të bësh luftë moderne”, Botime “Zëri”, Prishtinë 2003, f. 295)

Kjo bisedë e çuditshme, e bërë në terma që janë versioni i të folmes orwelliane në Washington, mes dy prej njerëzve kryesore në hierarkinë amerikane të pushtetit, është sa konfonduese, aq edhe instruktive. Cilët qenë “ATA”, të cilëve u trembej sekre¬tarja e Departamentit të Shtetit, dhe që i përmendte në të folmen orwelliane të njeriut që të trembur, cilët qenë “ATA”, përme¬ndja e të cilëve e pezmatonte shumë komandantin e NATO? Derisa gjenerali Clark thotë se nuk dëshironte të pyeste se kush qenë “ata”, por njëkohësisht ndjehet shumë i pezmatuar, që “ata” janë vënë kundër tij, atëherë kuptohet se ata qenë një linjë shumë e fuqishme në Washington, një linjë kundër fushatës ajrore ndaj Serbisë. 

“Ata” kërkonin që trupat e NATO të mos dislokoheshin në Kosovë, “Ata” e humbën luftën në 1999, e vazhduan atë në mënyra të tjera, dhe në 2011 bënë Pacollin President të Kosovës. Siç e ka pohuar vetë Pacolli, ndër të tjera edhe në emisionin e Blendi Fevziut, “Opinion”, në maj 2000, në mars 1998, kur kishte filluar lufta në Kosovë, Pacolli shkoi nga Moska në Beograd dhe Prishtinë në një mision kinse ndërmjetësimi midis Millosheviçit dhe liderëve shqiptarë të Kosovës. Në të vërtetë ky nuk ishte një mision ndërmjetësimi, se Pacolli në fakt bisedoi me liderët shqiptarë të Kosovës si një lobist i Millosheviçit, duke u kërkuar atyre që të pranonin ofertën e Millosheviçit që Kosova të ngrihej në statusin e republikës së tretë të Jugosllavisë së mbetur, ndryshe, siç thoshte Pacolli, në Kosovë do të ndodhte ajo që kishte ndodhur në Bosnjë-Herzegovinë.

Millosheviçi, kur e ndjeu rrezikun që lufta në Kosovë të çonte në ndërhyrjen e NATO, deshi që ta evitonte këtë, duke i dhënë Kosovës statusin e republikës. Por oferta e Millosheviçit, e cila mund të duket e ngjashme me atë që u bë një vit më pas në Konferencën e Rambouillet (Rambuje) kishte një ndryshim thelbësor se nuk përmbante dislokimin në Kosovë të trupave të NATO dhe as të drejtën e referendumit për shkëputje nga Jugosllavia, si dhe përjashtonte negocimin ndërkombëtar. Beogradi dhe Moska e dinin se nëse SHBA-të nuk do të mund të ndërhynte në Kosovë në vitet 1998-1999, atëherë nuk do të mund të ndërhynte më kurrë, për shkak se në vazhdim do të ndodhnin ngjarje në pjesë të tjera të botës, të cilat do të kërkonin ndërhyrjen amerikane, çka u verifikua si e vërtetë nga koha.

Pacolli është përpjekur që misionin e tij të vitit 1998 ta krahasojë me takimin që Rugova dhe liderë të tjerë shqiptarë të Kosovës patën me Millosheviçin, pak kohë më pas, në maj 1998. Por këto dy ngjarje nuk mund të krahasohen se Rugova në takimin me Millosheviçin kërkoi bisedime mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësinë ndërkombëtare, duke e kthyer takimin në dëm të Millosheviçit. Derisa Pacolli donte që negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit të fillonin dhe mbaronin në Beograd, Rugova deklaroi se ato mund të fillonin në Beograd por duhet të vazhdonin në një vend të tretë përëndimor, çka për Millosheviçin ishte e papranueshme. Pikërisht Pacolli, njeriu që në 1998 erdhi nga Moska dhe loboi fort në 1998 që shqiptarët e Kosovës të pranonin ofertën e Millosheviçit, në 2011 u bë President i Kosovës, duke pasur në krah një grua ruse, apo shoqe siç thonë në Kosovë.

Nuk është rastësi që pikërisht me zgjedhjen e Pacollit në postin e Presidentit, ndodhi një zhvillim tepër interesant. Pacolli u zgjodh President me 62 vota, nga të cilat vetëm 37 qenë vota të deputetëve shqiptarë! Diferenca prej 25 votash i erdhi Pacollit nga deputetët e minoriteteve, duke përfshirë edhe 13 deputetët serbë. Pacolli është sot President i Kosovës, ku mbi 90% e popullsisë janë shqiptarë, dhe ai është zgjedhur nga një parlament prej 120 deputetësh, duke marrë votat e vetëm 37 deputetëve shqiptarë. Pra, Pacolli është sot President i Kosovës mbi 90% shqiptare, me votat e vetëm 30% të deputetëve shqiptarë. Kjo është Kosova e Re e Pacollit, është Kosova siç dëshiron që të jetë Serbia dhe Rusia, Kosova ku shqiptarët janë një minoritet. Shifrat e zgjedhjes së Pacollit President, zbulojnë planet e fshehta për genocid dhe spastrim etnik të ri ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Është interesante se, shkarkimi i paraardhësit të Pacollit, Fatmir Sejdiu, i cili ishte zgjedhur me votat e pjesës më të madhe të deputetëve shqiptarë, i cili shkarkim i hapi rrugë ngjitjes së Pacollit në postin e Presidentit, u bë me votat e vetëm katër gjyqtarëve shqiptarë, nga nëntë gjyqtarë që ka Gjykata Kushtetuese e Kosovës! Në të dy rastet, shqiptarët janë minorancë! Në 23-24 mars të këtij viti kryeministri rus Putin do të jetë në Beograd, duke qenë kjo hera e parë që një shtetar rus i këtij niveli e viziton Beogradin në këtë ditë të fillimit të fushatës ajrore të NATO ndaj Serbisë. Putin po shkon në Beograd që të shprehë edhe një herë qortimin ndaj fushatës ajrore të NATO kundër Serbisë, e kryer për shkak të Kosovës. Nuk është rastësi që pikërisht në vitin që një shtetar rus i këtij niveli viziton Beogradin pikërisht në këtë ditë, në Prishtinë Pacolli zgjidhet President.

Por koincidenca të tjera i kanë paraprirë zgjedhjes së Pacollit. Në 14 nëntor 2010, në Kosovë hynë nga dy drejtime të ndryshme dy femra, shqiptarja Albana Vokshi, deputete e Kuvendit të Shqipërisë, dhe rusja Masha Pacolli, gruaja e Behgjet Pacollit. Të dyja këto zonja kanë një lidhje historike mes tyre. Albana Vokshi është stërmbesa e Sylejman Vokshit, komandantit të Ushtrisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e cila u krijua për t’ i mbrojtur trojet shqiptare, nga coptimi që u bëri Rusia në Traktatin e Shën Stefanit, pasiqë fitoi Luftën Ruso-Turke në 1877-1878. Masha Pacolli ka ndodhur që të jetë stërmbesa e gjeneralit Mikhail Skobelev, i cili ka marrë pjesë në këtë luftë. Albana Vokshi, edhe pse me status diplomatik u keqtrajtua brutalisht në vendkalimin kufitar të Morinës nga policia e Hashim Thaçit. 
Masha Pacolli, e cila në 14 nëntor zbriti në aeroportin e Prishtinës, nuk kishte status diplomatik, e megjithatë ajo u trajtua nga personeli i aeroportit, i përbërë nga njerëz të Hashim Thaçit, se Pacolli ishte tashmë aleat i Thaçit. Ky është shteti ligjor i standardit të dyfishtë, i cili në fakt nuk e kishte me Albana Vokshin, por me Sylejman Vokshin, i cili i ndaloi shkijetë që të dilnin në Adriatik në 1878. Ajo që ndodhi në 14 nëntor në Morinë ishte paralajmërim i asaj që do të ndodhte në 22 shkurt në Kuvendin e Kosovës. Ajo çka ndodhi në 22 shkurt në Kuvendin e Kosovës, paralajmëron gjëra të këqija, paralajmëron 1998-1999, pa ndërhyrjen e NATO./shm
Ky opinion eshte i Kastriot Myftaraj dhe nuk pasqyron qendrimin e redaksise se TopLajm.
Postuar te Opinione. Komentet te >Sekretet amerikane dhe sekretet ruse të Behgjet Pacollit Janë të Mbyllura

>Pse u ba lufte ne Kosove?! (opinion)

>Opinion nga Zejdush Kastrati 
 Lufta e fundit ne Kosove sipas disa shifrave jozyrtare mori jetën e 13 5oo personave, shkaktoi deme te medha materiale shume milioneshe por edhe afer nje milion kosovare at kohe u detyruan te leshonin Kosoven dhe t’ia mesyenin Maqedonise, Shqiperise, Malit te Zi e gjetiu per te shpetuar koken dhe nderin familjar..Thene shkurt e shqip, kosovaret perjetuan nje tmerr dhe dhune qe eshte veshtire te pershkruhet edhe te besohet sot. Por shume shpejt, pra vetem pas dhjete vitesh, nga kjo lufte ,nga disa si duket eshte harruar apo me qellim po harrohet dhe po injorohet rende vuajtja dhe çmimi qe pagoi populli i Kosoves.Fatkeqesisht po harrohet pikerisht nga ata qe gjate ketyre dhjete viteve na prezentoheshin neper media, tubime perkujtimore para varreve te deshmoreve se kishin sakrifikuar gjithcka dhe se ishin ata qe na sollen lirine , krenarine dhe ne Kosove kthyen dinjitetin qe te tjeret nuk deshen dhe nuk munden ta bejne para 1999. (keshtu thonin krahu i luftes) .Jane ata qe deri diten e Shen Valentinit te ketij viti (disa u besosnin, por shumica jo) se ishin krahu i luftes, ishin çlirimtaret, ishin krenaria per te cilet Kosova duhej të mburrej dhe krenohej, Me 14 shkurt te ketij viti , pikerisht krahu i luftes qe tash e tutje rezikohet të quhet “krahu i turpit” boterisht tregoi fetyren e vertete dhe iu bashkua nje krahu qe udhehiqet nga nje person i cili (ndoshta) do te mund te kishte shpetuar keto 13.5oo viktima te luftes se fundit, te mos beheshin demet shumeilionshe ekonomike por edhe te mos ndodhte ekzodi i nje milion banoreve nga Kosova .

Pa hyre ne detaje, mendoj se Hashim Thaqi i cili deri me 1998 fare pak njihej ne Kosove, po te ishte aq”vizionar”dhe per hire te interesit kombetar ‘,(sikur po paraqitet tash ) te kishte lidhur kooalicion me Behxhet Pacollin I cili ate kohe ishte mik i ngusht i Boro Millosheviqit amabasador ne Moske dhe me vone edhe mike i vellaut te tij Sllobodan Millosheviqit ne Beograd Kosova nuk do ti perjetonte keto pasoja ne njerez dhe deme materiale…….
Cila eshte fëtyra e vertete e Jakup Krasniqit?
Prej 14 shkurtit te ketij viti, pra diten kur “krahu i luftes” iu bashkua krahut të Pacollit, per njerin nder figurat me te respetuara te PDK por edhe me
gjere , pra edhe nga subjektet tjera politike dhe opinioni i gjere u thuren e u lansuan shume tregime, u “hapen “shume “dosje”, u fole e u perfole per te qe veshtire ndonjehere te dihet cila eshte e verteta?
Nje burim thote se Jakup Krasniqi ka pasur kahere marreveshje me Behxhet Pacollin qe te ndodhe kjo qe ndodhi dhe se “Kupa” i ka borgje Behxhetit qe nga viti 1999 apo gjate kohes se bombardimeve meqe ai eshte takuar me Pacollin ne Ajvali per te biseduar dhe per te derguar letra ne drejtim të Millosheviqit.

Nje burim tjeter thote se Jakupi deri ne vitin 2oo4 ka marre rroge nga “Mabetexi” dhe ate qe nga viti 1998 fillimisht 2,5oo marka gjermane e me vone 1,5oo euro dhe se keto fakte i disponojne edhe shërbimet e huaja. Gjithashtu burimi i trete thote se dy dite para mbledhjes se Keshillit Drejtues te PDK “Kupa” ka marre 1 milion euro nga Pacolli për tu tërhequr nga gara per President. Është intersant edhe një e thënë nga nje antar i KD te Partise Demokratike te Kosoves i cili thote se aq sa ai e njeh karakterin e|Jakup Krasniqit ai diten kur nuk u mbeshtet nga Këshilli Drejrues per President , ka prite se do te jepte dorheqje nga partia apo do te ndahej në një fraksion por kjo nuk ndodhi pasi qe ai dukej shume i hutuar dhe nën presion dhe i thyer moralisht.

Cila eshte e verteta eshte mire qe “Kupa” ta prezentoj vet në publik, në të kundërten do të dalin edhe shume “fakte” dhe “tregime” rreth personit qe njihet si zedhenesi i pare i uniformuar i UÇK por edhe personi qe gjate luftes na pate premtuar bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare.
“Bac (su) u kry””Bac u dhi…”
Me 2oo8 , pas 17 shkurtit te ketij viti kur at kohë në Kosovë “krahu i luftes “ shpalli Pavarsine e Kosoves , patëm rastin të shohin nje sllogan te shkruar nëpër fanela , mure fasadash e betoni, objekte sportive por edhe plisa me emërtimin dhe foton e komandantit legjendar Adem Jashari “Bac u krye”. Vetëm disa muaj me vone kur në Kosove ndodhen gjëra shumë të rënda qe cënuar rënd sovranitetin me pasoja qe shihen qartas , u pat paraqit edhe nje slogan tjeter me kete fotografi por me sloganin:”Bac su kry”. Po ate dite kur u arrit kooalicioni mes PDK-se dhe AKR-se kemi pasur rastin te marrim mesazhe përmes telefonit me slloganin”Bac u dhi” (kërkoj falje nga lexuesit për këtë shprehje që nuk është e imja por që po e përcjelli këtu).

Autor i ketij shkrimi eshte Zejdush Kastrati. Qendrimet e tij nuk perfaqesojne edhe ato te TopLajm.

Postuar te Opinione. Komentet te >Pse u ba lufte ne Kosove?! (opinion) Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: