>Polici nuk i ndalet kolegëve të tij

>

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, i përkatësisë etnike serbe, i caktuar në detyrë zyrtare në stacionin policor Zubin Potok, është suspenduar të dielen, më 30 janar, pasi ai kishte penguar kolegët e tij në kryerje të detyrës zyrtare. 



Rasti ka ndodhur kur policia ka tentuar të ndalojë një automjet me targa “KM” në fshatin Zhabar të Mitrovicës, por ngasësi i automjetit, i cili po qarkullonte me shpejtësi nga drejtimi i Zubin Potokut në drejtim të Mitrovicës, ka injoruar prezencën e policisë së Kosovës dhe nuk është ndalur. Automjeti i dyshuar, në pamundësi të shmangies nga patrullat e policisë së Kosovës, është ndalur duke goditur njërin nga automjetet zyrtare të policisë së Kosovës. Personi që po drejtonte automjetin ka rezultuar se ishte pjesëtar i PK-së./kn

Advertisements
Postuar te KOSOVË. Komentet te >Polici nuk i ndalet kolegëve të tij Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: