>Carla Ossa sexy dhe e përkryer. Ngushllim per adhuruesit e Arsenal

>

Carla Ossa, bukuroshja kolumbiane ka xhiruar një editorial shumë sexy me veshje të brendshme, pizhama dhe veshje gjumi për brendin BonPrix. 

Modelja Ossa ka një trup thuajse të përkryer (88-61-91) dhe është e lart 1.79 cm. 

Carla Ossa është fytyrë e shumë kompanive të njohura. Ajo ka marrë pjesë edhe në shumë spote muzikore.

Carla Ossa sexy dhe e përkryer
Carla Ossa sexy dhe e përkryer
Carla Ossa sexy dhe e përkryer
Carla Ossa sexy dhe e përkryer
Carla Ossa sexy dhe e përkryer
Carla Ossa sexy dhe e përkryer
Carla Ossa sexy dhe e përkryer
Carla Ossa sexy dhe e përkryer
Carla Ossa sexy dhe e përkryer
Carla Ossa sexy dhe e përkryer
Carla Ossa sexy dhe e përkryer
Carla Ossa sexy dhe e përkryer
Carla Ossa sexy dhe e përkryerCarla Ossa sexy dhe e përkryer
Postuar te Fashion, Modë. Komentet te >Carla Ossa sexy dhe e përkryer. Ngushllim per adhuruesit e Arsenal Janë të Mbyllura

>Lady Gaga shokon sërish

>

Lady Gaga ka provokuar reagime të forta pas paraqitjes në revynë e modës të Thierry Muglerit në Paris, dhe pas kryerjes së punës dëshiroi të zbavitet pak. Me pjesën tjetër të elitës u nis në një mbrëmje për t’u zbavitur në restorantin parisien “Maxim’s”. Gjatë rrugës, këngëtarja kontroverse ua prezantoi fotografëve kombinimin spektakular të veshjeve, transmetojnë agjencitë. 

Në kostumin me model leopardi, ku i shiheshin mbathjet e bardha, Gaga vazhdoi deri në restorant. Kishte të veshur çizme të pazakonta dhe askush nuk e kishte të qartë sesi mund të ecte. Me një gotë shampanjë në dorë, këngëtarja vazhdoi në daljen e natës. /kn

Postuar te Fashion, Modë, Show-Biz. Komentet te >Lady Gaga shokon sërish Janë të Mbyllura

>Modelja shqiptare Vicky Zeneli pozon nudo

>

Pasi realizoi një shërbim fotografik për revistën e njohur në botë, “Sport Illustrated”, modelja shqiptare në SHBA, Vildane Zeneli nuk i ka rezistuar dot ofertës së fotografit të Victoria’s Secret, Russe James, për të pozuar nudo.

 
Zeshkania është shfaqur më seksi se kurrë në versionin “siç e ka bërë nëna”, duke mos pasur në trup asgjë pos make-up.

E kemi parë shpesh Vildanen të fotografohet me fare pak rroba, por jo si kësaj radhe, ku nën blicin e fotografit ajo ka kaluar çdo fantazi, shkruan gazeta shqiptare “Standard”. /kn

Postuar te Fashion, Modë. Komentet te >Modelja shqiptare Vicky Zeneli pozon nudo Janë të Mbyllura

>Më seksi s’ka ku shkon

>

Bukuroshet e modës tashmë kanë filluar ta paralajmërojnë kohën e nxehtë me prezantimin e koleksioneve të reja të kostumeve të larjes, ndërsa kësaj valleje i është bashkuar edhe bukuroshja Catrinel Menghia, e cila ka
ekspozuar trupin e saj jashtëzakonshëm, për kostumet e reja të firmës “Amarea”.


Postuar te Fashion, Modë. Komentet te >Më seksi s’ka ku shkon Janë të Mbyllura

>Lady Gaga debuton si modele

>

Lady Gaga debutoi ditën e djeshme si modele në javën e modës franceze në Paris.
Veshjet e saj ishin nga stilisti Nicola Formichetti dhe ngjarja u transmetua drejtpërdrejt në FB, transmeton TCH. 
Më parë, këngëtarja 24-vjeçare kishte shkruar në ‘Twitter’: “Do të debutoj si modele në Javën e Modës në Paris. Jam shumë e emocionuar”.

Postuar te Modë, Show-Biz. Komentet te >Lady Gaga debuton si modele Janë të Mbyllura

>Edhe irlandezët kanë vajza gjoksmëdha

>Bukuroshja Georgia jeton në Dublin, ndërsa këtë herë është fotografuar me veshje të brendshme. Lajmi i mirë për të gjithë meshkujt është se
Salpa është singel.


 Më proporcionet të mëdha janë të njohur vajzat britanike, mirëpo ja që edhe irlandezët nuk duan të mbetet pas anglezëve dhe kanë publikuar fotot sexy të irlandezes 25 vjeçare Georgia Salpa. 


Postuar te Modë, Show-Biz, Spektakel. Komentet te >Edhe irlandezët kanë vajza gjoksmëdha Janë të Mbyllura

>Angela Martini, sexy në Esquire-n turk

>Angela Martini, sexy në Esquire-n turkAngela Martini, miss-ja shqiptare më e njohur në botë e cila është duke patur shumë sukses si modele është fotografuar për një edicion special për Esquire Turkey i cili do të botohet në në fillim të shkurtit. Fotot janë bërë nga fotografi turk Mustafa Altay, ndërsa Angela duket më sexy se kurrë. Shijojeni fotot që ka postuar Angela në profilin e saj në Facebook.

Angela Martini, sexy në Esquire-n turk

Angela Martini, sexy në Esquire-n turk

Angela Martini, sexy në Esquire-n turk

Angela Martini, sexy në Esquire-n turk

Angela Martini, sexy në Esquire-n turk
Angela Martini, sexy në Esquire-n turk

Angela Martini, sexy në Esquire-n turk
Postuar te Fashion, Modë. Komentet te >Angela Martini, sexy në Esquire-n turk Janë të Mbyllura

>Modelja tropojane me veshje intime

>

Alketa Musaj ka lindur në Tiranë, por me origjinë është nga Tropoja. Dhe i pëlqen të na e thotë shpesh gjatë bisedës këtë gjë. “E theksoj gjithmonë që jam me origjinë nga Tropoja, këtu në Itali ka shumë raste që nuk tregojnë që janë shqiptarë, kurse unë e them me krenari gjithmonë që jam shqiptare, madje nga veriu i Shqipërisë, TROPOJA, dhe jam 24 karat tropojane, – na thotë Alketa duke qeshur.

Ajo jeton me familjen në Milano prej vitesh dhe ka një karrierë si modele të nisur që në moshën 15 vjeç.Sot është 21 vjeç.”Në Shqipëri kam vetëm tezen,mezi po pres ta vizitoj”,-thotë.Aktualisht Alketa punon tek një firmë e njohur e veshjeve intime për femra, ku ka një kontratë deri në vitin 2012.

Nga një sondazh i zhvilluar nga një portal i madh shqiptar në internet,ku u pyetën shqiptarët kudo që jetojnë se kë do cilësonit si modelen më të mirë shqiptare,nga rezultatet e votimeve,Alketa u shpall modelja më e preferuar.Alketa momentalisht ndodhet në Australi,pjesë e setit të një filmi që flet për mënyrën se si shumë femra nga lindja e Europës,si Rusia, Rumania, Ukraina,Moldavia,Shqipëria përfundojnë prostituta në Itali.

Skenari,sipas atyre që na tregon Alketa flet për një nga këto goca,e cila rastësisht njihet me një producent që merrej me spektakle dhe sfilata mode.Vajza largohet nga jeta e rrugës dhe nis punë si modele, nga ku merr shumë shpejt famë.”Po e xhirojmë ne studentët e regjisë”,-thotë Alketa,e cila është njëkohësisht studente për regjisurë.

Alketa Musaj

Alketa Musaj

Alketa,a keni menduar të sfiloni për ndonjë stiliste shqiptare?

Do kisha shumë dëshirë të sfiloj për stilistë shqiptarë, por për fat të keq jam e kufizuar tashmë nga kontrata me firmën që punoj. Në fakt jam e kufizuar edhe në shumë evenimente të tjera. Para ca kohësh p.sh. kisha mundësi të isha si velinë e “Strizia la notizia” tek Canale 5. Kisha shumë dëshirë të isha velinë atje, vetëm që të thosha që jam shqiptare, sa herë që të më lejonin të flisja gjatë emisionit.

E ka problem i fejuari yt faktin që duhet të pozosh dhe “me veshje intime”?

Jo,i fejuari im është edhe ai fotomodel,kështu që nuk kemi patur të tilla komplekse,as unë për atë,as ai për mua,meqë jemi nga e njëjta fushë.

Një pjesë e publikut shqiptar, ndoshta do tju paragjykonte për këtë punë, ju shqetëson reagimi i tyre?

Po më pyet a më vrasin paragjykimet e të tjerëve për shkak të profesionit që kam? Po të them që mua më pëlqen ajo shprehja shqiptare, që e kam dëgjuar që e vogël dhe që i shkon pikërisht kësaj pyetjeje: “Qentë le të lehin, karvani shkon përpara” (qesh)

Keni pozuar ndonjëherë nudo?

Kam pozuar vetëm një herë nudo, për një pije energjike dhe kam patur shumë oferta nga revista të ndryshme për të pozuar nudo,këtu mund të përmend revistën “Panorama” këtu në Itali,për të cilën pozon dhe shoqja ime e ngushtë, Manuela Arcuri, me të cilën kaloj gjithë kohën e lirë.Gjithashtu,kam patur ofertë edhe nga revista “Playboy” dhe do kisha pozuar nudo me gjithë qejf, por siç e thashë më lart,më kufizon kontrata.Do pozoja me gjithë qejf,madje meqë më jepni rastin të them diçka rreth kësaj,do i ftoja të gjitha gocat që i janë futur fushës së modës,që të çlirohen nga komplekset,se në art nuk ka komplekse, ndryshe,kot sa i futesh artit.

Si e kanë pritur këtë fakt (të të qenit modele, të pozoni gjysmë e zhveshur dhe e zhveshur) të afërmit tuaj në Shqipëri apo Itali?

Se si e kanë pritur të afërmit e mi faktin që pozoj me intimo apo edhe nudo,as e kam fare atë siklet.Pastaj,kur nuk më kanë ndaluar dot prindërit e mi,të cilët janë gjëja më e shtrenjtë për mua,ç’rëndësi kanë të tjerët?Punën si modele,e kisha ëndërr që e vogël.E dija që prindërit do ta kishin pak siklet,por e dija gjithashtu që do ndryshojnë mendje dikur.Mos t’ia mohojmë vetes ëndrrat,do thosha unë, se një jetë kemi dhe nuk e kemi të gjatë 500 vjet..

E gjatë: 1 metër e 94 centimetra
Parametrat e tjerë: 91-60-90
Sytë: jeshilë
Horoskopi: Luani
Pëlqen shumë: kafshët,sidomos qentë.
Pëlqen: klimën malore dhe shumë pak plazhin

Alketa Musaj

yp

Postuar te Fashion, Modë. Komentet te >Modelja tropojane me veshje intime Janë të Mbyllura

>Severina, foto sexy dhuratë 150 mijë adhuruesve në FaceBook

>Këngëtarja kroate Severina ka bërë kalendarin e saj të nxehtë të vitit 2011 dhe në vend se këtë ngjarje ta përjetojnë vetëm partnerët dhe
bashkëpunëtorët e Petrolit,ajo ka vendosur që fotot ti ndaj bashkë me adhuruesit e shumtë që i ka në facebook mbi 150.000 në shenjë falemenderimi.

Më parë ishin publikuar vetëm tre foto ,kurse tash mund të shihet ajo edhe në 12 foto të tjera seksi dhe atë bardhë e zi. 


Postuar te Fashion, Modë, Seks dhe Dashuri. Komentet te >Severina, foto sexy dhuratë 150 mijë adhuruesve në FaceBook Janë të Mbyllura

>Jennah Anderson ,modelja që dëshiron të bëhet aktore

>Ylli Kandez kohëve të fundit ka xhiruar editorial me veshje të brendshme në Niza të Francës.

Ajo është fotografuar për shtëpinë e modës La Senza me veshje të

brendshme dhe me dekollte.

Jennah Anderson përveç si modele ajo dëshiron që të provoje edhe fatin e saj si aktore .



Edhe pse asnjëhërë deri më tani nuk ka luajtur në asnjë rol kryesor dhe në asnjë film të rëndësisshëm ajo është optimiste dhe entuziaste dhe mendon se mund të ja del me sukses edhe botës së filmit.


Postuar te Fashion, Kinematografi, Modë. Komentet te >Jennah Anderson ,modelja që dëshiron të bëhet aktore Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: