>Reese Witherspoon shtatzënë?

>

Reese Witherspoon ka nxitur spekulimet se ajo është shtatzënë! Aktorja, e cila së fundi zbuloi fejesën me të dashurin e saj Jim Toth, ëshë parë duke blerë test të shtatzënisë.

“Reese përfundimisht dëshiron më shumë fëmijë. Jim është pro kësaj ideje. Reese mendon se ajo ka gjetur personin e përkryer në të. Ai është i mençur dhe i këndshëm, dhe asaj i pëlqen që ai është në shou-biznes, por ai nuk është aktor”, ka thënë burimi i afërt me aktoren.

Në anën tjetër, një blerës në një farmaci në Brentwood, Kaliforni, ka thënë se “ajo ishte në linjë për të paguar një test të shtatzënisë”./yp

Advertisements
Postuar te Show-Biz. Komentet te >Reese Witherspoon shtatzënë? Janë të Mbyllura

>VV e ka me Thaçin, e quan imoral

>

Lëvizja Vetëvendosje u bë e gjallë. Jo për rastin e Malishevës, por për një vendim të Qeverisë së Kosvoës për

ngritjen e pagave në disa sektorë publikë. Në një komunikatë për media thuhet se vendimi i kryeministrit në dorëheqje, Hashim Thaçi, anti kushtetues në njërën anë dhe shpërdorim i parasë publike pa asnjë planifikim nga ana tjetër.
“Hashim Thaçi nuk ka të drejtë si kryeministër në dorëheqje që të marrë vendime të këtij lloji në emër të qeverisë, sepse kjo qeveri nuk ka fuqi ekzekutive në situatën në të cilën gjenden institucionet e Kosovës e aq më pak për çështje buxhetore, kur dihet se buxheti nuk mund të miratohet pa u konstituuar Kuvendi i ri Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Vetëvendosje i cilëson vendime të karakteri elektoral. “Lëvizja VETËVENDOSJE! këtë vendim të Hashim Thaçit e konsideron imoral, sepse në këtë mënyrë luhet me varfërinë e qytetarëve të Kosovës, të cilët mezi e lidhin muajin me muaj, pikërisht për shkak të mungesës së politikës ekonomike të ish-qeverisë, e cila e katandisi vendin në gjendjen çfarë është”, thuhet në komunikatë. /indeksonline

Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >VV e ka me Thaçin, e quan imoral Janë të Mbyllura

>Elisa "Lesbike" thotë se kam puthur shumë femra

>

Elisa kërcen në oborr me Klaudian dhe Hënesi e pyet nëse ka puthur ndonjëherë një femër dhe ajo i thotë se ka puthur disa herë.

Torosi dhe Hënesi qeshin.

Hënesi e provokon duke e pyetur se a mund ta puthë Klaudian tani
Por ajo i përgjigjet se ajo gjë ka ndodhur më parë në klube nate, ndërsa tani nuk ndodh më./vi

Postuar te Big Brother. Komentet te >Elisa "Lesbike" thotë se kam puthur shumë femra Janë të Mbyllura

>Alkena preket në pikën e saj të dobët “atdhedashuria për Kosovën”

>

Alkena dhe Kreshniku ndërsa bisedojnë mes tyre lind një debat pasi Alkenës i perket pika e saj e dobët, “atdhedashurira për Kosovën”.

Debati i tyre zhvillohet për serbinë dhe popullin serb, ku Kreshniku tregon një histori ku kishte njohur dy vajza serbe dhe për disa ditë ai nuk u kishte treguar se nga ishte dhe më pas kur u kishte thënë se ishte shqiptar, vajzat kishin reaguar jo mirë sepse nuk e prisnin që ai të ishte shqiptar.

Më pas Niku thotë se ato e njihnin atë dhe se pasi ai u kishte thënë se përse ato duhet të silleshin në atë mënyrë kur është politika ajo që krijon dhe bën luftën, jo populli i thjeshtë dhe vajzat serbe, i kishin dhënë të drejtë dhe janë akoma mikeshat e tij.
Alkena pasi e dëgjon, i thotë se e para atij duhet t’i vijë turp që për disa ditë ka mohuar kombësinë e tij dhe se ajo nuk e beson miqësinë me serbët. Alkena shpjegon sipas saj, arsyet se përse popujt serbë e kosovarë urrehen. Ajo thotë se një pjesë e mirë e taksave të popullit serb shkojnë për ushtrinë dhe luftën dhe se 70% e serbëve e kanë përkrahur luftën në Kosovë. Alkena thotë se nuk mund të kërkohet që kosovarët të duan popullin serb, ku as shteti, as populli serb, nuk ka kërkuar asnjëherë falje për ato që ka bërë në Kosovë. Kreshniku i thotë se Luftën nuk e bën populli, por politika, por Alkena e kundërshton duke thënë se në Kosovë kanë luftuar shumë serbë nga populli jo verëm ushtria serbe.
Alkena thotë se serbët kanë një nacionalizëm shumë të theksuar për vendin e tyre dhe se Kosovën e konsiderojnë ende pikë të tyre. Ajo i thotë Nikut se ai mund të ketë shokë e shoqe serbe sa të dojë, por asaj dhe askujt, nuk duhet t’i thotë se dy popujt serbë e kosovarë duhet të krijojnë mardhënie të mira mes tyre. “Unë nuk po them me kriju luftë, por as miqësi jo, deri në momentin që ata të kërkojnë falje publike”.
Kreshniku mbron mendimin se populli nuk ka faj për veprimet e një politike dhe se nuk duhet që të veprohet duke menduar çfarë kanë bërë të tjerët. Alkena thotë se asaj i vjen keq që ai po mendon në këtë mënyrë dhe se ajo shprehet kështu sepse ka qënë drejtëpërdrejtë e prekur nga shteti, politika dhe “veprat” e popullit serb gjatë luftës në Kosovë.
Kështu gjatë gjithë kohës që kryejnë provën, Alkena debaton me forcë kundër ideve të Kreshikut për miqësinë mes Serbise dhe Kosovës./tch
Postuar te Big Brother. Komentet te >Alkena preket në pikën e saj të dobët “atdhedashuria për Kosovën” Janë të Mbyllura

>Foto të Justin Bieber dhe Selena Gomez duke u puthur

>

Spekulimet për një lidhje të dy superyjeve Justin Bieber dhe Selena Gomez janë duke
u rritur vazhdimisht, me të dy tinejxherët të cilët tani janë parë duke u puthur.
Një ditë më parë kemi raportuar se Bieber dhe Selena janë shumë pranë publikimit të lidhjes së tyre pas fotove të zbuluara, e po këto foto tani ju sjellim. Pamjet sipas të gjitha gjasave nuk kanë nevojë për ndonjë koment të mëtutjeshëm/yp

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Foto të Justin Bieber dhe Selena Gomez duke u puthur Janë të Mbyllura

>Pamje tronditëse nga futbolli (Video)

>

Ndeshja ndërmjet Corinthiansa i Cacerens e vlefshme për Kupën e Sao Paulo është përshkruar me një skenë që ka tronditur të gjithë ata që

e kanë parë. Dy lojtarë kundërshtarë ndërmjet vete, u ndeshën në një duel ajror, ndërkohë lojtari vendas Angel ka humbur vetëdijen pas një goditje të tmerrshme që ka pësuar.

Të dy lojtarëve u është dhënë ndihma mjekësore. Lojtari i Cacarens Leandro ka kaluar me kokë të thyer, ndërsa më keq është ndarë Angelo që u largua nga stafi mjekësor pa vetëdije. Corinthians e fitoi ndeshjen me rezultat të thellë 7 me 1. 
Postuar te SPORT. Komentet te >Pamje tronditëse nga futbolli (Video) Janë të Mbyllura

>"E Diel" me moderatorë të ri!

>

Pas suksesit të tij në emisionin “Albanians Got Talents”, kantautori kosovar Armend Rexhepagiqi tash raportohet se do të jetë pjesë e emisionit “E diell” që transmetohet në “Top Channel”.

Këto ndryshime kanë ndodhur pasi Adi Krasta do të lërë detyrën e tij të prezantuesit për të nisur sfidën e re të “100 Milion”, ndërsa përveç tij pritet të largohet edhe autorja italiane, Alessia.


Edhe pse kontrata e saj përfundonte në maj të këtij viti, drejtuesit e televizionit nuk kanë menduar ta mbajnë atë më gjatë, por ta ndërpresin marrëdhënien e punës me Alessian për të afruar në këtë rol një personazh të njohur të muzikës, dhe pikërisht kantautorin Armend Rexhepagiq, i cili do të jetë autori i programit “E diell”.



Postuar te Show-Biz. Komentet te >"E Diel" me moderatorë të ri! Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: