>La Liga shpallet si më e mira e 2010′s

>

Federata Ndërkombëtare për Statistika në Futboll (IFFS) e ka vlerësuar La Ligën spanjolle si ligën më të mirë në botë për vitin 2010.
Liga elitare e kampionatit spanjoll ka mposhtur Ligën Premier të kampionatit anglez për të marrë kreun e renditjes, që është kalkuluar duke mbledhur pikët e fituara nga top pesë ekipet në secilën ligë në garën zyrtare, dhe duke e shumëzuar me koeficient të atribuuar asaj lige të bazuar në renditjen e saj.
La Liga ka mbledhur 1092 pikë gjatë vitit 2010, duke marrë kreun nga Liga Premier e cila mbledh 1039 pikë, derisa Serie A ka ruajtur pozitën e tretë me 1021 pikë.
Top pesëshi është kompletuar nga liga e parë braziliane dhe Bundesliga gjermane.
Top dhjetëshi i ligave më të mira sipas IFFS:
1. Spanja 1092
2. Anglia 1039
3. Italia 1021
4. Brazili 982
5. Gjermania 932
6. Franca 884
7. Argjentina 861
8. Portugalia 789.5
9. Holanda 787.5
10. Ukraina 709
Advertisements
Postuar te SPORT. Komentet te >La Liga shpallet si më e mira e 2010′s Janë të Mbyllura

>Arafat ishte helmuar

>

Arafat ka qenë i helmuar me dozë vdekjepruese të taliumit të hedhur në ujë apo ushqim, ka treguar hulumtimi më i ri
  të cilin e ka bërë të ditur ish këshilltari i Arafatit, Basam Abu Sharif.
Ai ka theksuar se  këtë konkludim e tregojnë raporti i ri i forenzikëve dhe ekspertëve toksikë britanikë, i cili hedh dyshime në Izraelin, dhe ka paralajmëruar se më shumë detaje do të jaë Komiteti për hetimin e Vdekjës së Arafatit.

Abu Sharif edhe më herët ka fajësuar Izraelin, duke theksuar pikërisht se Arafati  është helmuar me ushqim apo me ujë, të marrur derisa ishte i bllokuar nga ushtria izraelite në Ramallah, në Bregun Perëndimor.

Arafati ka vdekur në spitalin ushtarak francez në afërsi të Parisit më 11 nëntor 2004./koha

Postuar te Bota, Hulumtime. Komentet te >Arafat ishte helmuar Janë të Mbyllura

>Alban Skënderaj me Miriamin: Ne mund ta fitonim Eurovizionin

>

Dueti i Alban Skënderajt dhe Miriam Camit ishte në qendër të vëmendjes dhe vazhdon të jetë edhe tani kur jehona e Festivalit të 49-të të RTSH tashmë është shuar.

Aurela Gaçe e mori çmimin e parë në edicionin e 49-të të Festivalit të Këngës në RTSH, duke fituar kështu të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovizion”, ndërsa Alban Skënderaj dhe Miriam Cami, që ishin parashikuar si kandidatë të mundshëm, nuk ia dolën. E gjithë mjegullnaja e fjalëve për “shitje” të çmimit të parë, duket se u mbyll me këtë vendim të jurisë dhe publikut por deklaratat e Alban Skënderajt, në natën finale të ndarjes së çmimeve, tingëlluan si një hakmarrje. “Për ato gojët e liga, ja që ne nuk e fituam” – deklaroi Skënderaj, teksa i jepej çmimi i dytë. Situata aspak normale, që për herë të parë krijohej drejtpërsëdrejti në një skenë festivali, do të pasohej nga një tjetër deklaratë e triumfueses, tashmë Aurela Gaçe, e cila teksa po merrte kupën e çmimit të parë “ngushëlloi” kolegun e saj me fjalët: “Alban, flamurin e ngritëm në Vlorë, sido që të jetë”. Në një intervistë për MAPO-n, Alban Skënderaj komenton intrigat që u thurën për duetin e tij me Miriamin dhe për herë të parë flet për zhgënjimin e tij me pjesëmarrjen në këtë Festival

Si pjesëmarrës në disa festivale, tashme një këngëtar në karrierë, si do ta vlerësonit Festivalin e 49-të të RTSH-së?
Ishte një përsëritje, mund të them, e viteve të kaluara. Më shumë kalon koha dhe më shumë festivali ka tendencë të bjerë në nivel. Kjo nuk është për shkak të drejtorit artistik apo regjisorit, që është çdo vit, sepse ata janë të pafuqishëm për ndryshime radikale, por i një institucioni shumë të vjetëruar tashmë. Ka shumë pak prurje. Fatkeqësisht dëshira e këngëtarëve për të marrë pjesë në festival është gjithmonë dhe më e vogël dhe kompozitorët që marrin pjesë duket sikur e bëjnë për të marrë thjesht lekët e një produksioni, të cilat janë të paguara!!. Përsa i përket organizimit të festivalit janë disa gjëra që më kanë shqetësuar, por mbi të gjitha është fonia që është gjëja më e rëndësishme për performancën e një këngëtari, flas për aspektin muzikor.
Po për Miriamin?
Miriami mori pjesë për herë të dytë dhe të dyja herët ka qenë një zhgënjim total për të. Këtë herë ndjenja për të përfaqësuar shtetin e saj, në shtetin e saj të dytë, Gjermani, ku është rritur i dha forcë të përballonte një mentalitet që është larg nga i saji, por mesa duket kjo nuk ju shpërblye.
Ishit dueti më i përfolur në prag festival. Rezultoi një “shashkë” që u hodh nga një këngëtare e re, por që u mor fatkeqësisht në konsideratë. Pas gjithë kësaj furtune që ju kaluat, si e gjykoni sot gjithë situatën që u krijua?
Çdo vit bëhen thashetheme, por këtë vit shkoi larg me deklarata publike, ndoshta nuk është thjeshtë një rastësi, ndoshta është. Por ajo që di të them, është se kjo na penalizoi dhe kompleksoi shumë, një juri që kishte vetë probleme me komplekset e saj.
A mendoni se ishte kjo një mënyrë për të larguar “vëmendjen” nga dueti juaj, si kandidatë të mundshëm për çmimin?
Është një variant që nuk anashkalohet. Është e pabesueshme se sa seriozisht i marrin intrigat disa njerëz dhe në botën e artit në Shqipëri. Megjithatë nuk është ky problemi bazë. Fakti është që duhet të ndryshohet gjithçka në këtë mentalitet të vjetër e fanatik, ku e mira shihet vetëm nga një këndvështrim.
Ndjeni se u është mohuar pjesëmarrja në Eurovizion?
Jo, kjo s’do të ishte “fair” ndaj këngës fituese, por ndoshta një shans shumë i mirë, i është mohuar Shqipërisë sepse i kishim mundësitë si kurrë më parë për ta promovuar këtë këngë 360 gradë në Gjermani. Ne jetojmë aty dhe Miriami ka plot fansa dhe mbështetje atje, sepse nuk është vetëm kënga që ka vlerë, por është një paketë e tërë ku çdo gjë duhet vlerësuar në detaje. Mediat, shtëpia diskografike, stafi promovues, producenti që ishte mbas këngës tonë, do ta kishte bërë këngën shumë të njohur, që paraprakisht në Gjermani e jo vetëm. Kjo nuk ka asnjë vlerë, nëse Festivali Europian bëhet në Ukrainë apo ku di unë se ku. Ishte pikërisht sepse ishte në Gjermani, që shumë gjëra të pamundura për Shqipërinë do ishin të mundura. Megjithatë nuk i dihet, ne e përkrahim dhe i urojmë shumë suksese këngës që do të përfaqësojë Shqipërinë.
Me këtë që ndodhi, Alban Skënderaj a e ka lënë pas Festivalin e RTSH e bashkë me të edhe dëshirën e çdo këngëtari për të marrë pjesë në Eurovizion, apo sërish do të tentojë në vitet e ardhshme të jetë pjesëmarrës në këtë festival?
Nuk jam natyrë festivalesh, edhe pse kam dalë nga një i tillë (shumë me avanguard se ky kuptohet). Nuk e shoh muzikën time si në konkurrencë me diçka tjetër. Në përgjithësi nuk e shoh muzikën ashtu. Secili artist ka stilin e vet, tekstet e veta dhe zërin e vet dhe mendoj se dhe duhet të krijojë një show të tijin, siç në fund të fundit funksionon në gjithë botën. Ashtu siç dhe thashë, unë mora pjesë këtë herë sepse ishte në Gjermani, aty ku mendoj se më mundësohej me të vërtetë të përfaqësoja denjësisht vendin tim. Në të ardhmen mendoj se do i shoh sa më nga larg skenat shqiptare, por do jem sa më shumë prezent me muzikën time në Shqipëri.
Si përfundim, ndjeheni të zhgënjyer ti dhe Miriami nga ky festival?
Pas punës kolosale dhe dedikimit me gjithë shpirt, mund të them që po. Megjithatë kemi qenë mëse të përgatitur psikologjikisht, kështu e përballuam me qetësi të paktën.
Së fundi, çfarë ishte gjeja e parë që bëtë të dy pas gjithë kësaj që?
Ka drama më të rënda në jetë së kjo. Megjithatë na duhet ta stakonim pak trurin dhe thjesht ishim disa ditë në Gjermani me disa miq në një vend ku kishte shumë borë dhe asgjë tjetër./vi

Postuar te Intervistë, Muzike. Komentet te >Alban Skënderaj me Miriamin: Ne mund ta fitonim Eurovizionin Janë të Mbyllura

>Mungesa e romancës

>

Sipas kërkimeve shkencore, shumicës së femrave iu është thënë se nëse janë super-seksi, do të kursehen nga tradhtia e bashkëshortit. Në disa studime tjera pohohet se tradhtia ka të bëjë me çekuilibrimin emocional. Në anën tjetër femrat tradhtojnë sepse ato ndjehen të lëna pas dore nga partneri. Si rezultat, ato tundohen të kërkojnë diku tjetër për të gjetur ngrohtësinë që e meritojnë.

Një tjetër arsye është se ato tradhtojnë që këtë t’ia kthejnë me të njëjtën monedhë partnerit mashtrues. Sipas Antony De Lorenco, një detektiv nga Nju Xhersi, i cili është specializuar në çështjet e tradhtisë në çift, thotë se numri i grave që kanë afera jashtë martese është gjithnjë në rritje. Për shumë çifte, po, por për disa gra nuk është kështu për shkak se kjo ndikon edhe në intimitet./yp

Postuar te Seks dhe Dashuri, Studim. Komentet te >Mungesa e romancës Janë të Mbyllura

>Hashimi i pari, 12 tjerët më të votuar në PDK

>

Pa votat e rinumëruara në Skenderaj, Drenas e Deçan dhe në vendvotimet ku u përsëritën votimet në Malishevë e Lipjan, jozyrtarisht trembëdhjetë më të votuarit nga lista për deputetë e PDK-së janë:






Hashim Thaçi 114.682, Fatmir Limaj 64.164, Enver Hoxhaj 27.528, Azem Syla 19.677, Jakup Krasniqi 19.416, Ilmi Reçica 14.482, Hajredin Kuçi 14.287, Latif Gashi 13.085, Zenun Pajaziti 11.144, Xhavit Haliti 10.134, Ramë Buja 9.760, Bajram Rexhepi 9.682, Idriz Vehapi  9.487 vota.
Këto të dhëna i bëri publike RTV “Rrokum”, duke u mbështetur në burimet e tij jozyrtare

Postuar te POLITIKË, Zgjedhjet 2010/2011. Komentet te >Hashimi i pari, 12 tjerët më të votuar në PDK Janë të Mbyllura

>Vallëzimi i buldozerëve (video)

>

Dy shoferë të buldozerëve përdorën pasionin e tyre për rokënrol, duke zhvilluar një performancë
të pazakonshme në rrugë. Ajo ishte një shou break-danc në Kinë. 
Shoferët arritën të balancojnë automjetet 20 ton të rëndë në rrotat e tyre, njofton “Telegraph”. 
Atyre iu deshën 6 muaj për të mësuar lëvizjet dhe po, gjatë kësaj kohe, ata thanë se kanë marrë shumë lëndime në kokë./koha

Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Vallëzimi i buldozerëve (video) Janë të Mbyllura

>Alienët ekzistojnë, lajm i gëzueshëm

>

Një studim i psikologut amerikan Albert Harrison zbuloi se shumica e njerëzve në botë nuk do të frikësoheshin nëse lajmi i
ekzistencës së qënieve inteligjente nga planetë të tjerë do të konfirmohej.

Studimi tregon se përceptimi i njerëzve ka ndryshuar në mënyrë drastike që prej vitit 1961, kur administrata amerikane paralajmëroi se provat për alienë mund të ngjallin një panik të përgjithshëm në popullsi.

Jo vetëm që njerëzit nuk do të frikësoheshin, por një pjesë e mirë e tyre do të ishin edhe jashtëzakonisht të lumtur nëse provohet se nuk jemi të vetëm në hapësirë.

”Zbulimi i qënieve jashtëtokësore do të ishte shumë më i pranueshëm tani se sa ka qenë për brezat e shkuar, kryesisht pasi avancimi i ndjeshëm i teknologjisë në dekadat e fundit ka krijuar besim të madh midis njerëzve”, deklaroi Harrison.

Gjysma e popullsisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Europës beson në ekzistencën e jashtëtokësorëve dhe një pjesë e mirë e tyre mendojnë edhe se objekte të painentifikuara fluturuese kanë zbarkuar tashmë.

Për herë të parë, ishte një gazetë nga Nju Jorku e vitit 1840, ajo që raportoi zbarkimin e një UFO-je nga Hëna. Më vonë, shkencëtarët e kohës argumetuan se pothuajse me siguri, mund të provonin për ekzistencën e një civilizimi të vërtetë në Mars./tch

Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Alienët ekzistojnë, lajm i gëzueshëm Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: