>Roberto Saviano: UÇK-ja u financua nga mafia

>

Njëri prej gazetarëve hulumtues më në zë të Italisë, Roberto Saviano, ka folur edhe për mafian kosovare. Ai ka thënë se mafiozët kosvoarë janë shumë të rrezikshëm,

janë të fortë dhe tepër të organizuar. Gjatë një interviste në emision Shqip, Saviano ka thënë se me paratë e mafias është financuar edhe UÇK-ja, madje njerëzit e saj tashmë udhëheqin edhe me Kosovën.

Gazetari italian që ka kohë që ruhet prej shërbimit sekret italian për shkak të kërcënimeve që ka marrë nga mafia italiane, ka thënë se mafia kosovare dhe ajo shqiptare nuk duan të bashkohen Kosova dhe Shqipëria.
“Tirana dhe Prishtina janë dy kartelë të ndryshëm. Popullsitë duan të bashkohen Kosova dhe Shqipëria por këtë nuk e duan qeveritë dhe grupet mafioze të të dyja vendeve”, ka thënë ai. Saviano ka shprehur frikën se Kosova rrezikon të bëhet një Kolumbi e Ballkanit për transportin e kokainës transgjenike. Saviano ka botuar disa libra, ndër më të njohur është ai për mafianë italiane, Gomorra. Ai është kërkcërnuar vazhdimisht me jetë dhe mbrohet tani nga shteti italian./io
Advertisements
Postuar te KOSOVË. Komentet te >Roberto Saviano: UÇK-ja u financua nga mafia Janë të Mbyllura

>Djali i Beckham, një “lojtar” i keq

>

David Beckham mund të jetë një prej futbollistëve më të famshëm që kanë ekzistuar ndonjëherë, por djali i tij i vogël duket se nuk ka trashëguar shumë nga babai.

Cruz ishte duke u përpjekur që t’i tregonte vëllezërve të tij më të mëdhenj lëvizjet e tij me një skateboard, në një park në Los Anxhelos, të shtunën, por përfundoi në asfalt duke qarë, pasi akrobacia e tij shkoi keq.

Në vend që të kapte skateboard-in në ajër, 6-vjeçari gaboi tërësisht, duke përfunduar me një përplasje në trotuar.

Duke qarë, djali u ngrit në këmbë dhe shkoi të gjente pak ngushëllim në krahët e dados që e shoqëronte, ndërsa vëllai i tij 11-vjeçar, Brooklyn, dukej i pashqetësuar nga ngjarja, ndërsa vazhdonte të argëtohej me skateboardin e tij.

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Djali i Beckham, një “lojtar” i keq Janë të Mbyllura

>Thaçi këmbëngul: Institucionet e reja, legjitime

>

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se objektivi parësor i qeverisë së dytë të drejtuar prej tij do të jetë e ardhmja evropiane.“Mandati i dytë do të jetë mandati i Kosovës evropiane, reformave demokratike, zhvillimit të spektrit politik dhe institucional. Kemi një përkushtim maksimal të institucioneve, presidentit, kuvendit por edhe qeverisë dhe kam besim të plotë në suksesin e ri”, ka pohuar Thaçi.

Duke folur në një intervistë për VOA, Thaçi ka komentuar edhe kundërshtitë në radhët e partisë së tij për zgjedhjen e presidentit, duke i vlerësuar si diçka normale në një demokraci.“Demokracia është diçka që mund dhe duhet të ketë ballafaqim idesh dhe alternativash. Sot Kosova ka një qeveri të qëndrueshme, me vizion evropian, por edhe kundërshtime nga ana e opozitës, gjë që rrit vlerat e Kosovës”, është shprehur Thaçi.
Thaçi ka refuzuar të komentojë zgjedhjen e presidentit, duke e cilësuar atë si një çështje procedurale, por ka theksuar se institucionet e reja të Kosovës janë tërësisht legjitime. “Ato janë çështje procedurale të Kuvendit, por theksoj se institucionet kanë legjitimet të plotë qytetar dhe ligjor. Gjithçka që ka legjitimitet është e pranueshme edhe për qytetarët e Kosovës, si dhe Uashingtonin e Brukselin”, ka nënvizuar Thaçi.
Më tej kryeministri ka shtuar se prioritete të tjera do të jenë vendosja e ligjit dhe konsolidimi i institucioneve, ndërkohë që ka rikonfirmuar qëndrimin se veriu është pjesë e pandashme e Kosovës.
Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >Thaçi këmbëngul: Institucionet e reja, legjitime Janë të Mbyllura

>Keqardhja e Gjinit për vendimin e Malokut

>

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka konfirmuar largimin e kolegut të tij Naim Maloku nga partia. 

Maloku e ka marr këtë vendim pasi presidenti Pacolli i ka ofruar atij postin e këshilltarit për siguri. 
Gjini ka sqaruar se AAK-ja nuk e ka larguar Malokun nga partia, por vendimi ka qenë personal i tij. Ai shprehu  keqardhje  për këtë veprim të Malokut, por pranoi se askush nuk mund të dalë kundër vullnetit personal të tij./io

Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >Keqardhja e Gjinit për vendimin e Malokut Janë të Mbyllura

>Notari Sidni Hoxha, kampion studentor në Amerikë

>

Notari i talentuar shqiptar, Sidni Hoxha është bërë i pari kampion shqiptar në kampionatin amerikan të universiteteve, i quajtur ndryshe Konferencë. 
Përfaqësuesi i Shqipërisë në Lojërat Olimpike “Pekini 2008”, arriti që përtej Atlantikut të shkruajë një histori shqiptare në Amerikë. 

19-vjeçari fitoi garën e 50 jardëve, stil i lirë, sipas njësisë matëse të gjatësisë në SHBA, madje duke dhënë kohën 19 sekonda e 87 të qindtat, vetëm 2 të qindtat më pak sesa rekordi i Universitetit të Old Dominion, ku ai studion. E përkthyer në metra, kjo kohë është 21 sekonda e 73 të qindtat, natyrisht e paarritur ndonjëherë nga ndonjë notar shqiptar. 


Përveç medaljes së artë në 50 jardë, Hoxha fitoi të artën edhe në 100 jardë, me kohën 44 sekonda e 56 të qindtat, që gjithashtu e përkthyer në metra do të thotë 48sekonda e 73 të qindtat. Edhe në këtë rast, Hoxha arriti kohën e dytë më të mirë në historinë e Universitetit Old Dominion. 


Përveç dy garave individuale, Hoxha fitoi edhe dy medalje argjendi dhe një bronzi, si garues i stafetave dhe ai u shpall debutuesi më i mirë në Amerikë. 


19-vjeçari nuk ka qenë në kampionatin e fundit botëror në radhët e përfaqësueses së Shqipërisë, ndërsa mbetet në garë për të qenë në Lojërat Olimpike në Londër, më 2012. 
Megjithë rezultatet e arritura, ai nuk është përfshirë në listën prej 6 sportistëve që Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka përzgjedhur për të marrë bursë për stërvitjet përpara Lojërave Olimpike “Londër 2012”. Sipas KOKSH-it, Hoxhës i është mohuar kjo mundësi për arsye të mosmarrëveshjeve që kanë ekzistuar mes tij dhe Federatës Shqiptare të Notit.

Postuar te SPORT. Komentet te >Notari Sidni Hoxha, kampion studentor në Amerikë Janë të Mbyllura

>Kohen: Veriu i Kosovës, mollë sherri në bisedime

>

Bisedimet Prishtinë-Beograd do të rrjedhin ngadalë, ndërsa ndarja e Kosovës nuk është në tryezë, tha për Radion Evropa e Lirë Lenard Kohen, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Simon Fraser, në Vancouver. 

Në pyetjen e intervistueses se si e sheh qeverinë re të Kosovës, Kohen vlerësoi se kryeministri Thaçi ka humbur shumë nga legjitimiteti, sigurisht më shumë ai se sa Kosova, si për parregullsitë zgjedhore, ashtu dhe për raportin e Martyt. “Ai qartazi nuk e gëzon atë reputacion që e kishte para një viti para zgjedhjeve dhe raportit të Këshillit të Evropës. Kjo në masë të madhe do t’ia vështirësojë prezantimin e Kosovës jashtë, por do t’ia vështirësojë punën edhe në skenën e brendshme politike. Z. Pacolli, i cili do të jetë president i Kosovës, dhe partia e tij hynë në koalicion – kjo do t’ia lehtësojë pak Thaçit kontaktet që i ka në botë, ekonomike, politike, madje edhe të inteligjencës. Por, Thaçi përfundimisht do të ketë më shumë probleme se më parë. Kjo në një masë do t’u hedhë hije bisedimeve të Kosovës me Serbinë që do të fillojnë në mars”, tha Kohen.

Në pyetjen lidhur me atë se çka pret nga dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që mbase do të fillojë në muajin mars, Kohen u përgjigj se beson që procesi i bisedimeve do të shkojë shumë ngadalë. Sipas tij, bisedimet u shtynë për shkak të zgjedhjeve në Kosovë, vitin tjetër mbahen zgjedhjet në Serbi, ndërsa fushata zgjedhore fillon në vjeshtë, gjë që nuk lë shumë mundësi për arritjen e ndonjë përparimi në këto bisedime. 


Ai vlerësoi se disa çështje praktike, si pranimi i targave dhe të ngjashme, do të jenë pjesa e lehtë e punës, por çështja më e rëndësishme dhe problemi i vetëm i vërtetë mbetet çështja e statusit të veriut të Kosovës. 


“Ai do të jetë mollë sherri dhe sfidë e vërtetë e këtyre bisedimeve dhe kjo do të shihet sapo të zgjidhet paketa e çështjeve praktike. Qeveria e Kosovës do të duhet të mendojë seriozisht për paradigmën e re të marrëdhënieve me Serbinë. Kuptohet, kjo do ta vështirësojë dialogun dhe unë nuk pres se kjo do të zgjidhet gjatë këtij viti”, tha Kohen.


Ai vlerësoi se në Beograd gjithsesi ka forca, të cilat ende janë të interesuara për ndarjen e Kosovës. Mirëpo, opsioni i tillë nuk vjen parasysh për bashkësinë ndërkombëtare. Prandaj, nëse ato do t’i bëjnë trysni qeverisë në këtë drejtim, atëherë mund të vijë te ngecja në bisedime. “Për momentin, nuk ka sinjale të tilla. Pra, ndarja e Kosovës nuk është në tryezë. Mendoj se të dyja palët në fund do ta kuptojnë dhe ta pranojnë se duhet të krijohet një situatë e re në veri të Kosovës, një lloj i zgjedhjes së autonomisë, e cila do të ofrojë më shumë se sa ka paraparë Plani i Ahtisaarit”, tha në fund Kohen./kn

Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >Kohen: Veriu i Kosovës, mollë sherri në bisedime Janë të Mbyllura

>Gadafi jep intervistë për miqtë serbë

>

Televizionit serb Pink, i shkoi për dore të bënte diçka që askush nuk ia doli ta bënte deri tash. Të dielën mbrëma ky televizon transmetoi intervistën ekskluzive me liderin libian Moamer Gadafi. Sipas Gadafit, situata në Libi është e qetë dhe pa incidente, ndërsa shteti është nën kontroll. Kjo është intervista e parë që Gadafi ia dha ndonjë mediumi të huaj, ku edhe e paraqiti versionin e tij për situatën në vend. 

Sipas tij, numri i të vrarëve është minimal dhe është gënjeshtër ajo që raportohet në mediat e huaja. Gadafi nuk mundi të mos e kritikonte Këshillin e Sigurimit që vendosi sanksione kundër Libisë. Por, pavarësisht nga ekskluziviteti, Gadafi nuk tha asgjë të re, por vetëm e përsëriti atë që një kohë të gjatë po e thotë për televizionin shtetëror të Libisë.

Ende nuk dihet se si ia doli televizioni Pink ta marrë këtë intervistë, për të cilën mediat botërore kishin paguar miliona dollarë, por besohet se meritat i ka selektori i kombëtares së Libisë në futboll, serbi Branko Smiljanic, i cili ka raporte të mira me djalin e Gadafit, Al Said. Sidoqoftë, nga redaksia e Pink kjo interpretohet vetëm si dëshmi e besimit të madh që ka Gadafi ndaj serbëve.

Postuar te Bota. Komentet te >Gadafi jep intervistë për miqtë serbë Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: