>Facebook më i popullarizuar se pornografia

>

Të dhënat më të reja të kompanisë Hitwise, tregojnë se rrjetet shoqërore online (që në ditët e sotme dominon Facebooku) janë bërë më të popullarizuara madje edhe se pornografia.
Në janar të këtij viti, sipas Hitwise, Facebook së bashku me rrjetet tjera shoqërore kanë përbërë 12.46% të të gjithë qarkullimit online në Britani të Madhe, ndërsa faqet argëtuese, ku përfshihet edhe pornografia, përbënin 12.18% të qarkullimit online.


Kjo është hera e parë rrjetet shoqërore bëhen më të popullarizuara sesa faqet argëtuese, ndërsa Facebooku me 56% të të gjitha vizitave të rrjeteve shoqërore, është gjigant ndërmjet tyre.
Megjithatë, ekziston dilema nëse edhe rrjetet shoqërore duhet të ndahen në kategori, duke marrë parasysh se edhe në to përdoruesit shikojnë fotografi, videoxhirime, luajnë lojëra dhe bëjnë disa gjëra të ngjashme sikur jashtë tyre, megjithatë përmbajtjet pornografike janë të ndaluara në Facebook./tg

Advertisements
Postuar te Teknologji. Komentet te >Facebook më i popullarizuar se pornografia Janë të Mbyllura

>Tottenham në “fanella të mençura”

>

Futbollistët e ekipit të Premier Leagues, Tottenham Hotspur nga stinori i ardhshëm do të luajnë ndeshjet në fanella të reja që
teknikut të tyre, Harry Redknap gjatë ndeshjes do t’i ofrojnë aftësitë dhe gjendjen e saktë të secilit lojtar. 


Klubi ka nënshkruar kontratë me kompaninë amerikane, Under Armour e cila në fanella do të instalojë kompjuterë të vegjël nëpërmjet të cilëve me senzorë gajtë ndeshjes do të përcillet zemra, temperatura e trupit, frymëmarrja dhe shpejtësia e lojtarit.


 Shënimet do t’i dërgohen anëtarëve të shtabit teknik të cilët në secilin moment do të binden në aftësitë e lojtarëve, ndërsa është në plan që kjo kontrollë të ndahet me televizionet dhe tifozët. 


“Paramendojeni situatën kur një lojtar i cili shkon të të ekzekutojë penalltinë ose gjuajtjen e lirë, dhe ju në semafor do të shihni se si i punon zemra në ato moment. Mendoj se kjo do të shtojë aspektin e dramës gjatë ndeshjeve”, tha nënkryetari i UA, Mark Dowley./TopLajm/

Postuar te SPORT, Teknologji. Komentet te >Tottenham në “fanella të mençura” Janë të Mbyllura

>Prezantohet kompjuteri mё i vogёl nё botё

>

Shkencёtarёt kanё krijuar sistemin mё tё vogël kompjuterik pёr ta pёrdorur pёr shёrimin e pacienteve me glaukomё, sёmundje e cila shpesh shkakton verbёrimin.


Pajisja me madhёsi njё milimetёr pёrcjell tensionin dhe implementohet nё sy tё pacientit. Edhe pse ёshtё e vogёl, kjo pajisje posedon mikroprocesor, sensor pёr tension, memorie, bateri tё imёt, qeliza solare, dhe radion pa tela me antenё, e cila transmeton tё dhёnat nё pajisjen e jashtme.

Zbulimin që tashmё konsiderohet revolucion nё industrinë kompjuterike e është realizuar nga shkencёtarёt nё Universitetin e Michigan, ndёrsa nё dispozicion do tё jetё pёr disa vite. 

“Sfida e ardhshme e madhe ёshtё tё krijohen sistemet me madhёsi milimetrash, tё cilat mbajnё shumё aplikacione pёr vrojtimin e trupit, mjedisit dhe ndёrtesave”, kanë deklaruar studiuesit.

Pajisja momentalisht mund tё pёrcjellё tensionin, ndёrsa ёshtё e dizajnuar ashtu qё mund tё implementohet nё sy qё nё mёnyrё tё vazhdueshme tё mund tё pёrcjellё progresin e glaukomёs, sёmundjes e cila shpesh shkakton verbёrimin.

Shkencёtarët janё tё sigurt qё pajisja e tyre nё miniaturё do tё pёrjetojё sukses tё madh. Ata konsiderojnё qё kompjuterёt nё tё ardhmnen do tё jenё gjithnjё mё tё vegjёl nё madhёsi.

”Ky ёshtё sistemi i parё kompjuterik me madhёsinё prej njё milimetri. Puna jonё ёshtё unike, ne mendojmё pёr sistemet, nё tё cilat tё gjithё komponentёt pёrdorin pak energji, dhe kёshtu mund tё qёndrojnё nё çip. Me ndihmёn e tyre mund tё mbledhim tё dhёna, t’i ruajmё dhe transferojmё. Mundёsia e aplikimit tё sistemit tё pajisjes me kёtё madhёsi ёshtё e pakufi”, kanë sqaruar shkencëtarët./bw/

Postuar te Teknologji. Komentet te >Prezantohet kompjuteri mё i vogёl nё botё Janë të Mbyllura

>Japoni, përurohet treni-plumb

>

Mrekullia e fundit e hekurudhave japoneze është i ashtuquajturi “treni-plumb”, Hayabusa, i cili megjithatë është nisur me 7 minuta vonesë.
Nuk ka pasur asnjë problem teknik, por për shkak të turmës, me mijëra të apasionuar që donin të bënin foto, një pasagjer ra tek binarët.

I njohur ndryshe me emrin “hundëmadhi”, treni i ri ka një lokomotivë të gjatë 15 metra, nuk bën zhurmë kur kalon nëpër galeri dhe ka një shpejtësi prej 300 kilometrash në orë.

Ai është parashikuar të udhëtojë dy herë në ditë mes Tokios dhe Aomorit, qytet në ekstremin verior, duke përshkuar 700 kilometra në tre orë e 10 minuta./bw

Postuar te Kuriozitet, Teknologji. Komentet te >Japoni, përurohet treni-plumb Janë të Mbyllura

>Twitter vlerësohet me 7,8 miliardë dollarë

>

Rrjeti social Twitter është vlerësuar me 7,8 miliardë dollarë, më shumë se dyfishi i dhjetorit të shkuar, në një ankand në të cilin investuesit kanë paguar 34,50 dollarë për çdo veprim.

Në ankandin e realizuar në dhjetor, investuesit i kishin vënë Twitter një vlerë prej 3,7 miliardë.

Rrjeti social, bëhet në javët e fundit një prej protagonistëve të revoltave filo-demokratike në botën arabe, numëron më shumë se 175 milionë përdorues.

Në këtë mikroblog, përdoruesit shpërndajnë mesazhe deri në 140 karaktere dhe që shkruajnë mesatarisht një mesatare prej 95 milionë “tweet” në ditë./topLajm

Postuar te Teknologji. Komentet te >Twitter vlerësohet me 7,8 miliardë dollarë Janë të Mbyllura

>Arrin Windows Embedded Compact 7

>

Ka arritur edhe zyrtarisht versioni i posaçëm, i dobësuar, i sistemit operativ Windows 7, pasardhës i sistemit operativ të popullarizuar Windows CE (mes tjerash, Windows Phone 7 shfrytëzon edhe kernelin e WinCE), dhe ka mundësi që të shfrytëzohet edhe në disa modele industriale me specializime të ngushta. 

Ky Windows më i lehtë do të mund të jetë zgjidhje më e mirë se Windows 7 i “plotë”, por kur kihet parasysh që disa prodhues kanë anuluar prodhimet e tyre të bazuara në këtë sistem operativ, ka mundësi që të jenë duke vepruar vetëm duke u bazuar në planet interne të Microsoftit, të cilët kjo kompani shpesh i ndan me prodhuesit partnerë dhe ndoshta është sugjerim i kësaj kompanie që të pritet Windows 8 në fillim të vitit të ardhshëm./kn

Postuar te Teknologji. Komentet te >Arrin Windows Embedded Compact 7 Janë të Mbyllura

>SHBA, dështim spektakolar i misionit hapsinor

>

Misioni amerikan i dërgimit të një sateliti vëzhgues të Tokës në hapësirë përfundoi me një dështim “spektakolar” mesditën e sotme, ndërsa raketa shpërtheu në ajër pak pas nisjes nga një bazë në Kaliforni.

I quajtur ironikisht me emrin “lavdia”, sateliti që do të mblidhte të dhëna të reja rreth klinës së planetit shpërtheu pas gjashtë minutash, si rrjedhojë e një problemi të papërcaktuar ende.

Nga të dhënat paraprake besohet se aksidenti u shkaktua pasi pjesët shkëputëse të raketës nuk u larguan në kohë, duke bërë që raketa të ishte tepër e rëndë dhe e ngadaltë për të dalë nga fusha gravitacionale e Tokës.

Dështimi i NASA-s vjen në një moment të keq për misionet hapësinore botërore, pasi në muajt e shkuar, lëshime të ngjashme satelitësh nga India dhe Rusia gjithashtu dështuan./tch

Postuar te SHKENCË, Teknologji. Komentet te >SHBA, dështim spektakolar i misionit hapsinor Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: