>Valëza Bajra, tatuazh në kujtim të Emmyt

>

Megjithëse nuk kishte pranuar të shkonte në asnjë medium në Kosovë, ajo nuk mundi t’i thoshte jo ftesës në programin e natës në “Top Kosova Radio” për të qenë e ftuar. Është fjala për këngëtaren Valëza Bajra, e cila

kishte anuluar edhe atë natë e për disa kohë koncertet pasi vazhdon ta kujtojë me mall dhe shumë dashuri shoqen e saj të ndjerë, këngëtaren Emmy.

Megjithëse nuk donte të fliste shumë për të, sepse kishte dhimbje, ajo nuk e harronte kurrë buzëqeshjen e saj, madje për ta kujtuar gjithmonë atë, Valëza na tha se megjithëse kurrë nuk i ka pëlqyer tatuazhet, ajo premtoi se në shpatull do ta bëjë një me emrin e Emmy, për ta kujtuar gjithmonë. Megjithëse interesimi i dëgjuesve ishte te kjo ngjarje, ajo na ka treguar se ka kohë që i ka lënë dasmat dhe i pëlqen të këndojë në koncerte dhe të ketë në treg klipe interesante./vi

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Valëza Bajra, tatuazh në kujtim të Emmyt Janë të Mbyllura