>Trajneri humb bastin, i jep makinën futbollistit

>

Trajneri i Partizanit të Beogradit, Aleksandar Stanojevic, i dhuroi makinën futbollisit të ekipit të tij, Prince Tagoe, pasi humbi bastin që kishin vënë para derbit ndaj Crvena Zvezdës.

Stanojevic shpjegoi se i kishte premtuar makinën Renault Coupet futbollistit Tagoe, nëse shënonte dy gola ndaj rivalëve të tyre.

Lojtari shënoi dy golat që i dhanë fitoren Partizanit në takimin e parë të Kupës së Serbisë.

“Ja dhurova makinën. Kur bëri golin e dytë i thashë që basti ishte i vlefshëm nëse do të fitonim ndeshjen dhe në fund po shpresoja që Crvena të barazonte në mënyrë që të ruaja makinën”, u shpreh Stanojevic për mediat serbe pas ndeshjes së fituar me rezultatin 2-1.

Postuar te Kuriozitet, SPORT. Komentet te >Trajneri humb bastin, i jep makinën futbollistit Janë të Mbyllura

>Reali beson te Mourinho, Lyoni në traditë

>

Real Madridi do të mundohet t’i jap fund serisë së zezë kundër Lyonit në garat evropiane dhe fundi i kësaj serie do të thoshte edhe kualifikim për “mbretërit” në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, për herë të parë prej vitit 2004. 

Skuadra e Real Madridit asnjëherë nuk ka mposhtur Lyonin në shtatë ndeshje të zhvilluara në Ligën e Kampionëve, por tani që është nën udhëheqjen e trajnerit Jose Mourinho, beson më shumë se kurrë në fitore dhe në kualifikim. Edicionin e shkuar, Reali u pat eliminuar pikërisht në 1/8 e finales nga francezët.
 
Sulmuesi i Realit, Karim Benzema është rikthyer në formë dhe ky është një lajm i mirë për madrilenët. Falë golit të Benzemas, Reali në muajin e shkuar barazoi 1:1 me Lyonin në Francë në ndeshjen e parë të 1/8 të finales, kurse ndeshja e dytë luhet të mërkurën mbrëma (20:45) në “Santiago Bernabeu”.


“Ajo që ka ndodhur është gjë e mirë, kam gjetur veten time, kam arritur nivelin e vërtetë të lojës dhe kjo më gëzon shumë”, ka deklaruar Benzema, ish-lojtar i Lyonit. “Jam në kulm të karrierës dhe e di se Reali pret shumë nga unë. Do të mundohem t’ia sigurojë fitoren”. 


Benzema 23-vjeçar pati dështuar t’i shpaguajë 35 milionë eurot e investuara në transferimin e tij në verën e vitit 2009 kur kaloi nga Lyoni. Pas mungesës së Gonlazo Hiaguainit, trajneri Jose Mourinho u detyrua t’i besojë Benzemas, i cili shënoi tetë gola në gjashtë ndeshjet e fundit, përfshirë dy golat në fitoren 2:0 ndaj Herculesit në fundjavë.
Benzema u pat transferuar te Reali pasi u tregua i pamdalshëm në Ligue 1 të Francës me Lyonin.


“Tash për tash gjithçka po shkon në favorin tim. Fati po më ndihmon të shënojë shumë gola”, tha Benzema. “Me Lyonin nuk do të jetë aspak ndeshje e lehtë, por besoj se kësaj here ka ardhur koha që Reali të vazhdojë më tutje”.
Lajm i mirë për Real Madridit do të jetë rikthimi i mesfushorit portugez Cristiano Ronaldo, që ishte i lënduar.  


Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas e njeh mirë Benzeman dhe ka thënë se për skuadrën franceze është lajm i keq që ai është kthyer në formën e tij më të mirë. 
“E kam parë duke luajtur për Francën kundër Brazilit në muajin e shkuar në Paris dhe ai tash është një futbollist shumë më i mirë në të gjitha aspektet. Kjo nuk është aspak e mirë për Lyonin”, është shprehur Aulas. “Mendoj se ai i ka dërguar mesazh të qartë Mourinhos në ndeshjen e parë kur shënoi sapo u fut në lojë. Mourinho është i detyruar të startojë me Benzeman, kurse ky ka për detyrë të shënojë gola”. 


Skuadra e Lyonit nuk ka pësuar humbje në shtatë ndeshjet e fundit të të gjitha garave, kurse fundjavën e shkuar mposhti në udhëtim Sochauxin 2:0 në kampionatin francez. 
Sulmuesi argjentinas Lisandro Lopez ka shënuar katër gola në dy ndeshjet e fundit dhe do të jetë rreziku më i madh për Realin. Ai i mungoi Lyonit në ndeshjen e parë. Gjithashtu te Lyoni pritet edhe rikthimi i Yoann Gourcuffit e Crisit, pasi ishin të lënduar, derisa në dyshim mbetet mbrojtësi i majtë Aly Cissokho. 


“Do të jemi në formacionin më të fortë dhe shkojmë për fitore”, ka thënë trajneri francez Claude Puel. 
Ndeshja tjetër, e së mërkurës luhet në stadiumin “Stamford Bridge” ku Chelsea pret Copenhagenin, që e mposhti para tri javëve me rezultatin 2:0./kn

Postuar te SPORT. Komentet te >Reali beson te Mourinho, Lyoni në traditë Janë të Mbyllura

>Inter në çerekfinale

>

Kampioni në fuqi i garës më prestigjioze të futbollit evropian për klube, Inter, ka arritur që në mënyrë sensacionale ta mposhtë Bayern Munichun me rezultat 3-2 para tifozëve bavarezë, për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Takimi i parë i zhvilluar në Giuseppe Meazza kishte përfunduar me fitore minimale të Bayernit, ndërsa pas takimit në Allianz Arena, me rezultat të përgjithshëm prej 3-3, Interi vazhdon garën falë golave të shënuar në terren mysafir.
Zikaltrit e filluan furishëm takimin dhe krijuan epërsi të hershme (4’), kur pas një pasimi të Goran Pandev, Samuel Eto’o mposhti portierin Kraft, ndërsa përkundër pozitës jashtë loje, arbitri e pranoi golin.


Pas goditjes së Arjen Robben nga distanca, portieri Julio Cesar e bëri të njëjtin gabim sikur ne Meazza duke mos e kapur topin të cilin në mënyrë të mrekullueshme e plasoi në rrjet Mario Gomez për të barazuar shifrat (21’).


Robben ishte i përfshirë edhe në golin e dytë të Bayernit pasi ai ishte asistues te Thomas Mueller, i cili me mjeshtri kaloi vendasit në epërsi (31’).


Pa u mbyllur pjesa e parë, bavarezët kanë mundur të shënojnë së paku edhe dy gola, mirëpo për fat të Interit, goditjet e Gomez dhe Robben nuk përfunduan në rrjet.
Humbja e rasteve i kushtoi Bayernit, pasi që pas një kombinimi të Coutinho dhe Eto’o, me një supergoditje nga distanca, Wesley Sneijder barazoi rezultatin (63’).
Kampioni në fuqi i kësaj gare tentoi deri në fund të ndeshjes të shënojë golin që e dërgonte në çerekfinale, dhe këtë e arriti përmes një goli të jashtëzakonshëm të maqedonasit Goran Pandev (88’).

Postuar te SPORT. Komentet te >Inter në çerekfinale Janë të Mbyllura

>Shalke, 6.5 milionë euro për Lorik Canën

>

Që Lorik Cana i ka adhuruesit të shumtë nëpër Europë, kjo u kuptua që në merkaton e verës, kur Lacio, Aston Vila e Fulham
u interesuan të blinin kartonin e kapitenit të kombëtares kuqezi.


Por, joshja për Canën duket se po vazhdon ende. Kësaj radhe është skuadra e Shalkes që është e gatshme të sakrifikojë 6.5 milionë euro, diçka më shumë sesa Gallatasaraji ka paguar te Sandërlendi, si dhe një çek të bardhë lojtarit për pagën, që në Turqi përfiton 2.5 milionë euro në sezon. Me Magath drejt largimit, drejtuesit e klubit duket se kanë vendosur të përforcojnë ekipin me një lojtar që është në gjendje të luajë mjaft mirë, si në mesfushë, ashtu edhe në mbrojtje


Nëse në janar, Lacio ofroi 4.5 milionë euro për kartonin e Canës, të cilën drejtuesit e gjigantit turk e refuzuan, oferta aktuale mund t’i bëjë ata të mendohen. Edhe pse Loriku shpeshherë ka deklaruar se nuk ka ndërmend të lëvizë kaq shpejt nga Turqia, dëshira e tij e vërtetë është të luajë në Bundesligën gjermane, të cilin e sheh si kampionatin ideal./qendra/

Postuar te SPORT. Komentet te >Shalke, 6.5 milionë euro për Lorik Canën Janë të Mbyllura

>Basketbollisti i ri vdes gjatë lojës

>

Basketbollisti i ri, Robert Garza është i treti nga kolegjet amerikane që ka ndërruar jetë brenda një muaji. Garza në një pushim të ndeshjes, e ka pirë një gotë ujë dhe i ka përshëndetur bashkëlojtarët para se të rrëzohej.

Në spital kanë arritur vetëm të konstatojnë vdekjen. Ai me ekipin e tij nga Texasi po merrte pjesë në një turne në Austin, ndërsa gjatë ndeshjes nuk kishte treguar asnjë shenjë të sëmundjes. “Është e papranueshme çfarë na ndodhi. Ai vetëm u rrëzua. E piu një gotë me ujë, u përshëndet me Pablon dhe më nuk mund ta ndihmonim”, tha trajneri i ekipit të tij./qendra/
Postuar te SPORT. Komentet te >Basketbollisti i ri vdes gjatë lojës Janë të Mbyllura

>Mourinho: Nuk i frigohemi historisë

>

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho tha se ekipi i tij nuk i frigohet historisë kur të përballet me skuadrën franceze, Olympique Lyon për të
arritur në qerekfinale të Ligës së kampionëve.


Los Blancos kanë dështuar të kualifikohen në mesin e 8 ekipeve më të mira në 6 vitet e fundit, kurse stinorin e kaluar ishin eliminuat nag Lyon. “Ekipi ynë nuk i frigohet historisë së fundit, statistikat ekzistojnë ashtu që ne të dalim dhe t’i kundërvihemi atyre. 


Sigurisht se Lyoni ka kualitet për t’u kualifikuar, por për këtë ju duhet të na eliminojnë meve. Unë këtë e kam arritur me Porton kur e fitova Kupën e Evropës”, tha Mourinho./Qendra/

Postuar te SPORT. Komentet te >Mourinho: Nuk i frigohemi historisë Janë të Mbyllura

>Schuster largohet nga Beshiktashi

>

Bernd Schuster ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij si trajner i Beshiktashit.

Ekipi turk ka marrë disa rezultate negative në javët e fundit.

Beshiktashi është në vendin e shtatë në kampionatin turk, 21 pikë pas kryesuesve të Fenerbahçes dhe është eliminuar nga Europa League.

Shtypi turk ka kritikuar ashpër teknikun gjerman për rezultatet negative të ekipit nga Stambolli dhe gjatë ditës pritet një konferencë shtypi lamtumire nga ish-trajneri i Real Madridit./TopLajm/

Postuar te SPORT. Komentet te >Schuster largohet nga Beshiktashi Janë të Mbyllura

>Tottenham në “fanella të mençura”

>

Futbollistët e ekipit të Premier Leagues, Tottenham Hotspur nga stinori i ardhshëm do të luajnë ndeshjet në fanella të reja që
teknikut të tyre, Harry Redknap gjatë ndeshjes do t’i ofrojnë aftësitë dhe gjendjen e saktë të secilit lojtar. 


Klubi ka nënshkruar kontratë me kompaninë amerikane, Under Armour e cila në fanella do të instalojë kompjuterë të vegjël nëpërmjet të cilëve me senzorë gajtë ndeshjes do të përcillet zemra, temperatura e trupit, frymëmarrja dhe shpejtësia e lojtarit.


 Shënimet do t’i dërgohen anëtarëve të shtabit teknik të cilët në secilin moment do të binden në aftësitë e lojtarëve, ndërsa është në plan që kjo kontrollë të ndahet me televizionet dhe tifozët. 


“Paramendojeni situatën kur një lojtar i cili shkon të të ekzekutojë penalltinë ose gjuajtjen e lirë, dhe ju në semafor do të shihni se si i punon zemra në ato moment. Mendoj se kjo do të shtojë aspektin e dramës gjatë ndeshjeve”, tha nënkryetari i UA, Mark Dowley./TopLajm/

Postuar te SPORT, Teknologji. Komentet te >Tottenham në “fanella të mençura” Janë të Mbyllura

>Mandanda: Mund ta eliminojmë Man United

>

Portieri i Marseille, Steve Mandanda, është i bindur se ata mund të shkaktojnë befasi duke fituar ose barazuar ndaj Mancester Untited
në ndeshjen e sotme në Old Trafford dhe të kualifikohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.


Kampioni në fuqi i Francës nxori një barazim pa gola ndaj gjigantit anglez në ndeshjen e parë të zhvilluar në shtëpi dhe një barazim me gola në Angli do të thoshte se ata do të kualifikoheshim më tej në garë.


“T’ju them të drejtën ne nuk ndjejmë presion shtesë në prag të kësaj ndeshje, edhe pse është një situatë në të cilën nuk kemi qenë më herët. Ne jemi të gatshëm, jemi të përgatitur dhe ka një atmosferë shumë të mirë në ekip pas fitores ndaj Rennes. Ne nuk jemi të tensionuar, ne jemi bukur dhe të relaksuar”.


“Ne jemi shumë të motivuar, shumë të fokusuar dhe djelmoshat janë të gatshëm. Ne e dimë se do të luajmë kundër një ekipi të shkëlqyeshëm, por e dimë se gjithçka mund të ndodhë”, ka thënë Mandanda. /Tg/

Postuar te SPORT. Komentet te >Mandanda: Mund ta eliminojmë Man United Janë të Mbyllura

>Reali akuzon Barcelonën për doping

>

Reali i Madridit i kërkoi Federatës Spanjolle të Futbollit që të ndërmarrë kontrolle antidoping më serioze ndaj futbollistëve të Barcelonës
, bëri të ditur radio spanjolle “Cadena Cope”.

I menjëhershëm reagimi i gjigantëve kalatanas, të cilët kanë ironizuar duke thënë se pas pamundësisë për t’i mposhtur në fushë, madrilenët po mendojnë për mënyra të tjera të ulta për të goditur katalanasit.

Radio, e njohur për faktin që ndodhet shumë pranë presidentit Perez dhe Realit, akuzoi Barcelonën se punon me mjekë, reputacioni i të cilëve është i dyshimtë. “Cadena Cope” akuzoi edhe Valencian, për të njëjtat arsye.

Katalanasit u përgjigjën menjëherë nëpërmjet një komunikate, ku dënonin lajmin e radios dhe kërcënonin rivalët madrilenë me dërgimin e çështjes në gjykatë për shpifje dhe prishje të imazhit.

Postuar te SPORT. Komentet te >Reali akuzon Barcelonën për doping Janë të Mbyllura