>Shqiptarja Edita Abdiu realizon duet me Ricky Martin

>

Ndërsa për shumë këngëtarë të njohur në botë, të realizosh një duet me Ricky Martin, mbetet vetëm ëndërr, për shqiptaren Edita Abdiu, kjo tashmë është bërë realitet. Fituesja e vitit të
kaluar në sezonin e parë të emisionit të njohur muzikor në Gjermani “X Factor”, Edita Abdiu (Abdieski) ka përfunduar duetin me këngëtarin e famshëm Ricky Martin.

Kënga më e re e yllit botëror “The Best Thing About Me Is You” ka kohë që është lansuar nëpër mediet e njohura në botë, por për tregun gjerman, këngëtari nga Porto-Riko ka zgjedhur shqiptaren Abdiu për ta realizuar këtë këngë në duet.

Javë më parë ata janë takuar në Keln të Gjermanisë ku kanë përfunduar incizimet e këngës në studion e suedezit Jorgen Eloffsen, një producent ky i cili ka realizuar këngë edhe për Briteny Spears e shumë këngëtarë të tjerë me nam botërorë. Mediet gjermane i kanë kushtuar vëmendje të posaçme duetit të Ricky-t dhe Editës, ndërsa këngëtaren shqiptare e kanë krahasuar si një nga zërat më të mirë në Gjermani.

Pas përfundimit të këngës, që të dy janë ndarë shumë të kënaqur me punën e përbashkët. “Të falënderoj për bashkëpunimin”, thuhet t’i ketë thënë pop-ylli Ricky Martin këngëtares sonë. Në anën tjetër, Edita e cila në kohën e adoleshencës e kishte si idhullin më të madh, është shprehur shumë e emocionuar për realizimin e ëndrrës së saj, si dhe për takimin që ka pasur me këngëtarin Martin. “Ai është një tip shumë miqësor, njeri i thjeshtë, me të cilin mund të diskutosh për çfarëdo bisede”, ka treguar 26-vjeçarja Edita.

Pasi kanë përfunduar incizimet e këngës, ata janë ndarë, por jo edhe për të ndarë miqësinë e tyre. Të dy këngëtarët pritet që të takohen sërish në Porto-Riko, ku Ricky Martin ka ftuar Editën që të jetë pjesë e miqve për të festuar ditëlindjen e 40-të të tij.

Më 18 mars albumi i Editës në shitje

Edita ka qenë tej mase e angazhuar gjatë këtij viti. Ajo me hapa shumë të shpejt dhe duke punuar me kompozitorët më të njohur në Gjermani dhe jashtë saj, ka arritur që të grumbullojë këngët për të edituar albumin e parë me titull “One”. Albumi do të dalë në treg me datën 18 mars, ndërkaq pjesë e albumit është edhe dueti me Ricky Martin. Ditë më parë ajo ka lansuar edhe videoklipin e këngës “The Kay” që është paraprijëse e albumit.

Edita është e lindur në Bernë të Zvicrës nga babai shqiptar i Maqedonisë dhe nëna shqiptare nga Mali i Zi. Ajo është fëmija më i madh i familjes, ndërkohë babai i saj ka vdekur nga një sëmundje të pashërueshme kur ajo ishte vetëm 11 vjeçe. Shkollën fillore dhe të mesme e ka përfunduar në Bernë të Zvicrës, ndërsa tash e disa vite jeton në Keln të Gjermanisë./yp 

Postuar te Muzike, Show-Biz. Komentet te >Shqiptarja Edita Abdiu realizon duet me Ricky Martin Janë të Mbyllura

>Çiljeta e tradhton “2Po2” me Noizyn

>

Duetet përfliten, por edhe hamendësohen ose mbeten vetëm një ide në sirtarë, pasi edhe midis këngëtarëve të njohur nuk ndodhin

kurrë. Kështu mësuam se Çiljeta e ka tradhtuar Besnikun e 2Po2 dhe ka kaluar për të bërë një bashkëpunim me reperin nga Shqipëria, Noizy.

Ndoshta edhe afërsia me këtë reper ka bërë që t’ia ndryshojë mendjen seksi Çiljetës për këtë duet. 

Postuar te Muzike, Show-Biz. Komentet te >Çiljeta e tradhton “2Po2” me Noizyn Janë të Mbyllura

>“Rina Rina” më e dëgjuara e “Top Fest 8”?

>

Vëmendja e adhuruesve të muzikës për të dëgjuar këngë të reja tashmë është e përqendruar në festivalin modern shqiptar “Top Fest 8”.

Megjithëse ky eveniment është ende në ditët e tij, ku çdo javë prezantohen këngë të reja dhe këngëtarë të rinj dhe me emër, sipas të përditshmes “Kosova Sot”, kënga me titull “Rina Rina”, e grupit nga Kosova, ‘NRG Band’, është më e klikuara në YouTube nga këngët që deri më tani janë paraqitur, megjithëse kjo ishte hedhur në disa versione.


Përveç kësaj kënge që ka më shumë klikime, edhe këngëtarja Eliza Hoxha dhe Samanta Karavello ishin në mesin e më të shikuarave me këngët e tyre konkurruese./tg

Postuar te Muzike, Show-Biz. Komentet te >“Rina Rina” më e dëgjuara e “Top Fest 8”? Janë të Mbyllura

>Korab Shaqiri me këngë të re

>

Kënga e re e Korab Shaqirit titullohet “S’ka me dy lugë”, me muzikë dhe orkestrim nga vetë ai ndërsa me tekst të babait të tij, Ilir Shaqiri. 
“Teksti i kësaj kënge ka të bëjë me një djalë i cili kupton se vajza më të cilën ai ka qenë tashmë dashuron dikë tjetër dhe ka një lidhje tjetër. Muzika dhe orkestrimi janë krijimtari e imja kurse, tekstin e ka bërë babai im, Ilir Shaqiri dhe mix-mastering e ka bërë Anton Nue”, ka thënë Shaqiri për telegrafi.com. 

“Duke u nisur nga titulli ‘S’ka me dy lugë’, e pastaj edhe melodia e saj, kënga është mjaft e këndshme dhe besoj se edhe publiku do ta pëlqejë. Fryma e këngës është vazhdimësi e këngëve të mia”, ka theksuar ai. 

Shaqiri është duke punuar edhe në dy këngë të reja. “Kam gati edhe dy kënge verore. Njërën mendoj ta nxjerr me datën 20 prill e tjetrën më 5 qershor dhe do të jenë të dyja hite verore. Kam një plan të mirë organizuar për këtë vit dhe besoj se do të kemi një verë të nxehtë sivjet”. 

Por, Shaqiri ka edhe plane të tjera. 
“Gjatë këtij viti mendoj të magjistroj në Akademinë e Arteve në Tiranë në Degën e Kompozicionit. Pas magjistraturës mendoj të shkoj edhe më tutje diku në Evropë të doktoroj në muzikë”.

Postuar te Muzike, Show-Biz. Komentet te >Korab Shaqiri me këngë të re Janë të Mbyllura

>Sekreti i zërit të Jackson ishte steriliteti i tij?

>

Ndonëse kanë kaluar dy vjet nga vdekja e Mbretit të muzikës pop, Micheal Jackson, ai vazhdon të fitojë faqet e para të revistave dhe gazetave rozë.

Këtë herë ishte një mjek francez, i quajtur Alain Branchereau, ai që befasoi opinionin me një zbulim të botuar sot në të përditshmen “Le Parisien”.

Sipas specialistit endokrinolog, ka vetëm një shpjegim për aftësinë e mahnitshme të Jacksonit për të zgjatur dhe për të alternuar zërin e tij: ai ishte sterilizuar.

Nuk ekziston asnjë e dhënë për “tredhjen” e Mbretit të popit, por sipas Blanchereau, një mjekim i dëmshëm hormonal për heqjen e puçrave, e kishte lënë seksualisht të paaftë ose kishte ulur ndjeshmërisht potencialin e tij riprodhues.

”Në vitet 1970 ekzistonte një kurë për puçrat, e bazuar në një mjekim që përmbante një molekulë të quajtur ciproteron. Dihet se Michael e ka përdorur shpesh këtë mjekim, i cili më vonë u ndalua kategorikisht, pasi u zbulua se dëmtonte potencialin riprodhues mashkullor.

Në fakt, molekula është në gjendje të përthithë doza të mira testosteroni, duke shkaktuar ndryshime në zë, në pakësimin e qimeve apo në reduktimin e prodhimit të spermatozoidëve. Një kurë e tillë, e përdorur për një kohë të gjatë, rrezikon të shndërrojë në steril mashkullin”, deklaroi mjeku francez.

Sipas Blanchereau, është kjo arsyeja që shpjegon zërin unik të Jackson. Ai ishte në gjendje të këndonte në tre regjistra, ndërsa tenorët janë në gjendje të bëjnë këtë vetëm në dy./tch

Postuar te Muzike, Show-Biz, Spektakel. Komentet te >Sekreti i zërit të Jackson ishte steriliteti i tij? Janë të Mbyllura

>Leonora Jakupi ma sexy se kurre! (foto&video)

>

Ajo nuk lodhet kurrë dhe nuk pozon asnjëherë kot, gjithmonë me një qëllim. Dhe fotot më të reja që qarkullojnë sjellin Leonora Jakupin komplet bionde me veshjet herë të zezë, të kuqe dhe një ngjyrë ulliri. 

Kjo është Leonora në klipin e radhës, atë më të riun ‘Koha s’na fal’ që prej dy ditësh ndodhet ne treg. Por, imazhi i këngëtares në këtë klip ka lënë pa gojë shumë fansa të saj dhe jo vetëm ata, sidomos për stilin e veçantë të veshjes, ku vjen një Norë plot sharm dhe seksi, shkuan BW. 



Postuar te Muzike, Show-Biz. Komentet te >Leonora Jakupi ma sexy se kurre! (foto&video) Janë të Mbyllura

>Genta Ismajli tatuazh ne shpatull

>

Genta Ismajli gjate Koncertit te mbajtur ne Prishtine ne rastin e 3 vjetorit te Pavaresise se Kosoves, tregon ne shenje respekti
atdhedashurine qe ka per flamurin kombetar shqiptar, genta ne kete koncert ka bere nje tatuazh te madh ne shpatull, ku shihet shqiponja dykrenare e flamurit kuqezi./topLajm

Postuar te Muzike, Show-Biz. Komentet te >Genta Ismajli tatuazh ne shpatull Janë të Mbyllura

>Tuna, ngatërron profesionin?!

>

Këngëtarja Tuna Sejdiu, pasi çuditi gjithë njerëzit me tekstin e saj të fundit, në këngën “Pse jo”, ku na thoshte “Do me dit sa herë e bëj në dit” na tregon se ka edhe hobe të tjera.

Kështu, këngëtarja ka vendosur të bëhet edhe kritike mode, në faqet e revistës “Select”. Për veshjet dhe look-un, Tuna meriton vërtetë të lavdërohet. Dhe në këtë drejtim nuk i heqim asnjë pikë, por ama le t’ua lërë specialistëve të modës punën e veshjeve dhe le të merret me këngën, për të cilën edhe njihet. Ndoshta në këtë pikë, këngëtarja do të ketë marrë frymëzimin te një kolege e saj në Shqipëri, që ka lënë muzikën dhe bën këshilltaren e veshjeve të adoleshenteve./topLajm

Postuar te Muzike, Show-Biz. Komentet te >Tuna, ngatërron profesionin?! Janë të Mbyllura

>Busta Rhymes, koncert në Prishtinë

>

Njëri nga reperet më të njohur amerikan ne bote,Busta Rhymes, pritet që të vijë ne Kosovë .
Ai do te mbaje koncert ne Prishtine, me 29 prill, ne organizim te Next Level dhe Full House.

Busta Rhymes, ka lindur me 20 maj 1972, ndersa karrieren muzikore e ka filluar ne moshen 16 vjeçare. Emri i tij i vertete eshte Trevor Tahiem Smith, Jr.
Perveç karrieres ne rep, ai ka aktraar ne disa filma, ndersa eshte edhe producent dhe tekstshkrues.
Me ardhjen e Busta Rhymes ne Kosove, do te shtohet edhe nje emer ne listen e repereve te famshem qe kane performuar ne Prishtine, si 50 Cent, Fat Joe, Snoop Dogg e se fundmi Fatman Scoop./zhurnal

Postuar te KOSOVË, Muzike. Komentet te >Busta Rhymes, koncert në Prishtinë Janë të Mbyllura

>Estrada kosovare, më pak korrupsion e më shumë punë

>

Kosova dhe qytetarët e saj anembanë botës, dje më 17 shkurt, festuan 3-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Restorante dhe klube muzikore kudo në vend kishin organizuar
mbrëmje festive me këngëtarët më të mirë të estradës shqiptare.

Megjithatë, ashtu si gjithë qytetarët tjerë në Kosovë, edhe artistët tanë mendojnë se për këto tre vjet, shteti ynë ka ecur me hapa të ngadalshëm, mirëpo shihen disa përparime në sfera të ndryshme. Ata kërkojnë që Kosova të këtë më pak korrupsion dhe më shumë vende pune.

Këngëtari Veli Sahiti ka thënë për gazetën se ditën e djeshme e ka kaluar me nxënësit e tij në shkollën, ku ai jep mësim në Ferizaj, mbrëmjen në Maqedoni. Ndërsa për këto tre vjet të shtetit tonë, ai mendon se Kosova ka përparuar, por kërkon që të këtë më shumë vende të reja pune. “Për këto tre vjet mendoj se është arritur mjaft.

Nuk do të thotë se ne për tre vjet shtet duhet të krahasohemi më Zvicër apo Gjermani, por mendoj se në të ardhmen do të punohet edhe më shumë për të pasur një mirëqenie më të mirë për të gjithë ne”, ka theksuar ai duke dhënë mendimin e tij se në cilat sfera do të duhej t’i kushtohet më shumë rëndësi në të ardhmen. “Te ne ende ka ngecje te gjendja sociale.

Mendoj se duhet t’i kushtohet më shumë rëndësi ekonomisë, hapjeve të vendeve të reja të punës. Kemi me qindra studentë të cilët përfundojnë studimet dhe mbesin me diplomë në xhep, prandaj do t’iu jepet mundësia që të punësohen dhe që kështu të zhvillohet edhe shteti”, bëri më dije këngëtari Sahiti.

Në anën tjetër, këngëtari Naser Gjinovci, i cili gjatë ditës së djeshme ka shëtitur nëpër disa qytete të Kosovës, ka thënë për “Zërin” se Kosovës i duhet një vullnet dhe durim për t’u ndryshuar gjërat në të mirën e qytetarëve.

“Kosova është vend i vogël dhe nuk duhet të këtë plane shumëvjeçare për të bërë ndryshime radikale, këtu vetëm kërkohet një vullnet dhe durim për të bërë gjëra të mira për qytetarët tanë”, ka thënë solisti i grupit “Minatori”, duke uruar që përvjetori i ardhshëm ta gjejë Kosovën me më shumë vende të lira të punës, me një shëndetësi të fortë dhe me një sundim të ligjit më të mirë, që është edhe parakusht për investimet e huaja në Kosovë.

Më shumë zhvillim ekonomik

Ndërkohë këngëtarja e re Edita Sopjani ka kënduar në koncertin që është mbajtur mbrëmë në qendër të Prishtinës, e më pas ka vazhduar për t’u argëtuar me shoqëri. Sopjani ka mendim që Kosova ka ecur në disa hapa, por ajo kërkon që përvjetorët e ardhshëm Kosovën ta gjejnë si një shtet të pakorruptuar.

“Kosova ka përparime por jo aq sa duhet. Përvjetorët tjerë duhet që Kosovën ta gjejnë të renditur në vendet më të pakorruptuara dhe me një ekonomi të zhvilluar. Shpresoj se qeveria e re e cila pritet te formohet këto ditë të bëjë më shumë që Kosova të hyjë në BE të kemi numër shumë më të madh të njohjeve nga shtetet tjera, si dhe të liberalizohen vizat që të jemi popull më lëvizje të lirë si çdo qytetar tjetër evropian”, ka pohuar këngëtarja Sopjani./yp

Postuar te Muzike, Show-Biz. Komentet te >Estrada kosovare, më pak korrupsion e më shumë punë Janë të Mbyllura