>Behrami i thotë JO Romës

>

Valon Behrami nuk do të kaloj në rradhët e Romës edhe përkundër dëshirës së madhe të trajnerit Klaudio Ranieri që ai të jetë pjesë e

kësaj skuadre. “

Ujqit” dëshironin ta transferonin atë që gjatë verës së kaluar, megjithatë deri te një transferim i tillë nuk erdhi. 
Pritej që skuadra e Romës te merrte një ofenzivë tjetër për të marrë futbollistin shqiptar, megjithatë një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Arsyeja qëndron në Unicredit – bankë, që është ndër financierët kryesor të kësaj skuadre, por e cila nuk ju ka dhënë dritë jeshile drejtuesve të skuadrës për të transferuar futbollistin e Uest Hamit.
Pronarët e Unicredit-bankës i kanë bërë me dije edhe presidentës së Romës, Rozela Sensi se për momentin prioritet kanë uljen e pagave të futbollistëve dhe se nuk ka mjete për transferim të futbollistëve të ri. Një pengesë tjetër për blerjen e Behramit nga ana e drejtuesve të Romës është edhe fakti se shqiptari me pasaportë zvicerane, në të kaluarën ka qenë pjesë e rivalit të përjetshëm të “ujqve” – Lacios. Një grup tifozësh të kësaj skuadre mbrëmë protestuan kundër blerjes së mundshme të futbollistit shqiptar/infoglobi
Advertisements
Postuar te SPORT. Komentet te >Behrami i thotë JO Romës Janë të Mbyllura

>Facebook arrinë vlerën 50 miliardë dollarë!

>

Një raport i gazetës amerikane, The New York Times, duke cituar burime anonime, njohton se kompania e rrjetit social, Facebook, ka mbledhur fonde nga “Goldman Sachs” dhe një investitor rus, pas një marrëveshjeje që

e ngriti vlerën e FB deri në 50 miliardë dollarë.

E njëjta e përditshme amerikane pohon se Goldman Sachs tashmë ka investuar 450 miliardë $, ndërsa “Digital Sky Technologies” 50 miliardë te tjera.
Këto të dhëna të New York Times-it nxisin spekulimet se kompania Facebook mund të kalojë edhe në tregun e bursës. Një zëdhënës i rrjetit social i ka thënë BBC-së se ata refuzojnë të komentojnë raportin e gazetës prestigjioze The New York Times. Të njejtët refuzim për koment e ka bërë edhe kompania Goldman Sachs.
Nëse lajmi konfirmohet dhe Facebook arrin të vlerësohet 50 miliardë dollarë, atëherë rrjeti social me mbi 550 milionë anëtarë të regjistruar, tejkalon vlerën e “eBay” dhe “Time Warner”.
Investimet pritet të shfrytëzohen për zhvillimin e prodhimeve të reja dhe mundësisht edhe të bashkimit të forcave me një kompani tjetër, raporton më tutje The New York Times. Në të njejtin raport thuhet se një gjë e tillë do të mundësonte që punonjësit e Facebook-ut dhe investorëve të mëhershëm “t’ua nxjerrin paratë” disa prej stoqeve të tyre. Gazeta gjithashtu raporton se Komisioni i Shkëmbimit dhe Sigurisë po vlerëson rritjen e tregut privat për tregtimin me kompanitë si Facebook, Twiter apo LinkedIn.
Rregullatorët janë të shqetësuar në SHBA se me këtë rritje të madhe të tregut privat, kompanitë do të jenë në gjendje që të tejkalojnë kushtet e vëna për cënim të privatësisë.
Deri më tash, krijuesi dhe udhëheqësi i Facebook, Mark Zuckenberg, i cili nga revista Time është shpallur personaliteti i vitit, ka hedhur poshtë zërat se kompania ka plane për kalimin në tregun e bursës./infoglobi
Postuar te Teknologji. Komentet te >Facebook arrinë vlerën 50 miliardë dollarë! Janë të Mbyllura

>Justin Bieber më me ndikim sesa Obama

>

Justin Bieber në mesin e përdoruesve të internetit është me më ndikim sesa Barack Obama dhe Dalai Lama, kanë
treguar kërkimet e sajtit Klout.

Kloun i përcjell Twitter, “like” të Facebookut, kërkimet në Google dhe aktivitetet e tjera në rrjetat sociale dhe i vlerëson personalitetet e famshme, varësisht nga paraqitja e deklaratave të tyre në internet, njoftojnë mediet amerikane.

Justin Bieber është në vendin e parë me 100 pikë maksimale, pasi çdo koment i tij në Twitter është përsëritur mbi 5 milionë herë. 

Kjo ka tejkaluar edhe Barack Obamën me 88 pikë, mesazhet e të cilit në Twitter përdoren më vonë “vetëm” 250 mijë herë, e pak më shumë përdoruesit e internetit citojnë këngëtaren e njohur, Lady Gaga, e cila “fitoi” 89 pikë./yp

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Justin Bieber më me ndikim sesa Obama Janë të Mbyllura

>Top 5 shenjat për të ju parë si mik jo si i dashur

>

Disa herë ju ka ndodhur që të njoftoni një vajzë të zgjuar dhe të bukur dhe keni dashur të keni më të diçka më shumë se shoqëri.kurse ajo ju thotë : Ju jeni tip i
mrekullueshëm ,mirëpo unë ju shoh vetëm si mik .


Magazina e njohur për meshkuj,, Ask Men” ka përpiluar një listë me 5 shenja në të cilën femra nuk ju sheh si dashnor por vetëm si mik.

1. I rreh zemra apo mer frymë ndryshe për ndonjë tjetër tip

Nëse ajo ju flet juve për një tip tjetër ,apo për një ish dhe nëse bën krahasime ndryshe nga tiparet tuaja atëhërë vetvetiu kuptohet se juve nuk ju don dhe nuk jeni personi i zemrës së saj.

2. Nuk ka nevojë për përkdheljet e tua 
Nëse nuk ju lejon ta përkdhelni ,,ëmbëlsisht’’ atëherë ajo dëshiron që juve të ju mbajë në distancë.Kjo tregon se në mes jush nuk mund të ketë më shumë se miqësi.

3. Gjithmonë dikush ju mban në vështim 

Kur del me ju aty ndodhet edhe nji shoqe.Këto truqe femrat i përdorin në dy raste : Ose asaj nuk i pëlqeni dhe dëshiron të sigurohet se nuk do të keni shans që të provoni diçka; Ose nuk është e sigurtë se a i pëlqeni dhe në këtë mënyrë dëshiron t’i ik apo të lirohet nga presioni që sjell biseda në vetmi. 

4. Vazhdimisht ju kërkon ndonjë shërbim

Kjo është edhe një arsye që juve nuk ju sheh si dashnor potencial. Femrat përdorin disa truqe si përshembull ju kërkojnë dvd apo ju kërkojnë ndihmë kur është fjala për ndonjë shpërngulje ,transferim etj .Kur është në pyetje që femra dikend ta bëjë për veti atëherë ajo koncentrohet në një gjë-ta bëje për vete.

5. Mundohet që të mos dukeni si një çift

Nëse ajo nuk është e interesuar për juve atëhërë ajo do të tentoje që most ë ju takojnë tjerët së bashku.

Do të jetë e kujdesshme që të mos ju shohin njerëzit nëpër vende publike në bar,restorante,kinema etj edhe nëse ju e thirni që të del ajo gjithmonë do të doje që të jetë në prani të shokëve dhe shoqëve dhe asnjëherë nuk do të jep përshtypjen se jeni një çift/yp

Postuar te Hulumtime, Seks dhe Dashuri. Komentet te >Top 5 shenjat për të ju parë si mik jo si i dashur Janë të Mbyllura

>Lindin ndjenjat e para në BigBrother

>

Banorët shkojnë në dhomën e gjumit për të fjetur sepse tashmë ka ardhu mëngjesi.
Alma shkon dhe shtrihet pranë Nedës e cila po fle në një krevat me Alkenën dhe fillon që

t’i flasë për Ogrenin, ndërsa të tjerët flenë.

Alma i thotë Nedës se ajo i kishte thënë Ogrenit se Neda ndjen diçka për të dhe Ogreni i ishte përgjigjur se Neda po e orienton në drejtim të Elisës dhe nëse do të ndjente për të nuk kishte pse të thoshte përapara të gjithëve se “Ogrenit i ndriçojnë sytë për Elisën”. Neda thotë se ajo bën shaka, ndërsa Alma i tregon më tej për bisedën që pati me Ogrenin. Ajo i thotë se Ogreni i kishte thënë se përse ajo nuk ia kishte thënë edhe Nedës këto gjëra që po ia thoshte atij dhe Alma i përgjigjet se nuk e kishte bërë vetëm për faktin se ishte një mendim i saji.
Alma thotë se tek Neda dhe Ogreni shef një çift të bukur. Alma i tregon Nedës se i kishte thënë Ogrenit se nuk i kishte thënë gjë Nedës sepse nuk e dinte se si mund ta merrte ajo këtë. Më tej Alma shton se Ogreni kishte kuptur nga Neda se nëpërmjet ngacmimeve për Elisën, Neda kishte dashur t’i thoshte se mes tij dhe saj nuk mund të lindë asgjë.
Kështu vajzat flasin për një kohë të gjatë ku Alma i thotë Nedës se Ogreni i ka thënë se ndjen një simpati për Nedën.
Neda thotë se kur ajo pëlqen një njeri mundahet që t’i shmanget, sidomos për atmosferën dhe ambjentin në të cilin ndodhet.
Neda thekson se Ogreni është një person që ajo e vlerëson, madje dhe e adhuron sepse ai vlen që të të qëndojë afër. Ajo thotë se me Ogrenin e ndjen veten të përafërt. Ajo thotë se e vlerëson shumë si njeri si shok dhe deri në atë pikë do të mbesë për të, por Alma i thotë se ajo nuk e beson këtë. TC

Postuar te Big Brother. Komentet te >Lindin ndjenjat e para në BigBrother Janë të Mbyllura

>Shpiket roboti që bënë seks me njerëzit

>

Një shpikës gjerman ka shpikur robotin seksual më të sofistikuar në botë. 


Ky android seksual ka një zemër e cila
rreh furishëm gjatë aktit seksual me njeriun. 


Këtyre robotëve u shpeshtohet frymëmarrja dhe u rritet temperatura trupore, ndersa këmbët u mbeten të ftohta, njëësoj sikur ke para një partner real. 


Roboti është vështirë të dallohet nga njeriu falë dizajnit dhe një materiali prej silikoni me të cilin është ndërtuar. Modeli bazë shitet 4 mijë dollarë, por çmimi mund të rritet nëse klienti ka kërkesa specifike, në lidhje me disa përmasa të robotit, i cili komandohet me telekomandë

Postuar te Seks dhe Dashuri, Teknologji. Komentet te >Shpiket roboti që bënë seks me njerëzit Janë të Mbyllura

>Kosova, pjesë e Serbisë për qeverinë shqiptare!

>

Tirana skuqet sërish në raport me Prishtinën. Këtë herë nuk është Albana Vokshi që ua përmend shqiptarëve serbët, por Ministria e Shëndetësisë që i fut ata në një vend me serbët.

Portali Indeksonline ka gjetur në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë në kuadër të qeverisë së Shqipërisë, hartën e

cila e bën Kosovën pjesë të Serbisë.


Tek rubrika Projekte, ku flitet për Projektin e Paktit të Stabilitetit është e shfaqur harta që nuk e ndanë dot Kosovën nga Serbia. Madje, ajo është e shfaqur dy herë brenda artikullit.

MSH udhëhiqet nga Petrit Vasili, që është një prej figurave qendrore të Lëvizjes Socialiste për Integrim të Ilir Metës. /indeksonline
Postuar te KOSOVË, RAJONI. Komentet te >Kosova, pjesë e Serbisë për qeverinë shqiptare! Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: