>Kosova rrezikon humbjen e milionave për pacientët me HIV/AIDS dhe tuberkuloz

>

Kosova rrezikon të humbë 9 milionë euro fonde për trajtimin e pacientëve me HIV/AIDS dhe tuberkuloz. Kjo për shkak se
donatori, Fondi Global, nuk është i kënaqur me punën e Ministrisë së Shëndetësisë, veçanërisht të sekretarit të përhershëm të saj. Ky i fundit nuk ka pranuar të flasë për një gjë të tillë. Nga korrespondencat që ka siguruar KTV-ja, Fondi Global të premten ka njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe partnerët se ka ngrirë këto fonde për Kosovën./kn

Postuar te KOSOVË, Mjekësi. Komentet Mbyllur te >Kosova rrezikon humbjen e milionave për pacientët me HIV/AIDS dhe tuberkuloz
Këtë e pëlqejnë %d blogues: