>Ushqime për mashkujt: Brokoli, peshk dhe hudhër

>

Cdo ditë e më shumë po zbulohen ushqime që janë të shëndetshme për meshkujt.

Ja se çfarë duhet të konsumojnë ata:

Brokoli lufton qelizat kancerogjene. Tek meshkujt jep efekt në parandalimin e kancerit të prostatës.

Peshku ka shumë proteina dhe duke qenë se meshkujt kanë nivele më të larta kolesteroli se femrat, konsumimi i tij bën të mundur uljen e nivelit të kolesterolit.

Hudhrat ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe kjo gjë ndikon në punën e mirë të zemrës. Gjithashtu, studimet tregojnë se hudhrat ulin probabilitetin e kancerit të prostatës. Për këtë, këshillohet të konsumohen edhe domatet.

Ndërsa vezët ndihmojnë në forcimin e flokut.

Advertisements
Postuar te Ushqim. Komentet te >Ushqime për mashkujt: Brokoli, peshk dhe hudhër Janë të Mbyllura

>Turshitë, pasojat dhe dëmet që i shkaktojnë shëndetit

>

Ekspertë ushqimorë kanë vërtetuar se konsumi i shumtë i turshive është nga faktorët kryesor të kancerit në stomak.

Llojet e ndryshme të turshive sidomos turshia e hudhrave që përmban sasi të mëdha nitrike është një nga faktorët kryesor të krijimit të kancerit sidomos në stomak.
Konsumi i vazhdueshëm i turshive shkakton korrozionin e kockave tek përdoruesit, sedimentin e lëngut të kyçeve dhe tek disa persona krijon dobësi të forta madje edhe epilepsi.
Turshitë krijojnë një oreks të rremë tek përdoruesi dhe pengojnë ngrënien e plotë, shkaktojnë pasoja anësore si probleme me nervat, çrregullime të sistemit të tretjes si plaga në stomak dhe duodenale, dhimbje në kocka, osteoporozën, dobësim të përgjithshëm të trupit dhe dobësim të sistemit nervor. /Telegrafi/
Postuar te Studim, Ushqim. Komentet te >Turshitë, pasojat dhe dëmet që i shkaktojnë shëndetit Janë të Mbyllura

Ushqimet që ndikojnë në jetën seksuale

Prostati, pezmatimi i rëndë i prostatës, ndonjëherë i shoqëruar me dhimbje dhe dobësim, mund të mbahet nën kontroll nga ushqime si arra, fara apo mielli integral, nënprodukte të thekrës. 


Këto prodhojnë hormone bimore si vajra dhe substanca të tjera që ulin pezmatimin e prostatës. 

Farat e kungullit, në veçanti kanë vajra që lehtësojnë ndjesinë e sikletit dhe trysninë në legen të shkaktuar nga fryrja e prostatës. 

Një prostatë problematike mund të zvogëlojë mundësinë për të pasur ereksion, duke u bërë pengesë e madhe në jetën seksuale. 

Lakra Kineze

Mund t’iu ndihmojë edhe dieta orientale: nënproduktet e sojës, orizi dhe lakra kineze, mund të ulin efektet e dihidrosteronit, një nënprodukt i testosteronit i ardhur nga hipertrofia prostatike. 
Uthulla ka cilësi shumë të mira mjekësore, por ajo mund të shkaktojë të vjella, impotence temporale mbasi ftoh gjakun.







Postuar te Mjekësi, Ushqim. Komentet te Ushqimet që ndikojnë në jetën seksuale Janë të Mbyllura

Kaloritë dhe shëndeti i tepërt

Kaloria është energjia që marrim përmes ushqimit. Nëse  marrim shumë kalori, pasoja është shëndoshja. Deri këtu  të gjithë janë të një mendjeje. Po sa kalori kanë produkte  të ndryshme ushqimore?  


Kur jemi në supermarket, apo në çdo vend që shitet ushqim, gjëja e parë që bëjmë, kur marrim në dorë një produkt të caktuar është të shohim se sa kalori përmban.
Jemi apo nuk jemi në dietë kjo nuk ka shumë rëndësi, sepse thuajse gjithmonë njerëzit janë të prirur që të blejnë ushqimet që kanë më pak kalori duke menduar se kanë bërë zgjedhjen e duhur. Por sipas disa ekspertëve mund të ndodhë që pikërisht numërimi, apo marrja në konsideratë e kalorive mund të na shëndoshë më shumë. Kjo sepse mënyra aktuale e numërimit të kalorive ka shumë të meta në vetvete dhe si pasojë numri i kalorive që gjendet në etiketat e produkteve ushqimore dhe në librat e dietave është gabim në masën 25%. 


Po të hani ushqime me 20 kalori më shumë në ditë do të thotë që brenda një viti do të shtoni pa frikë 2 kilogramë. Tani bëni një llogaritje që këto 20 kalori më shumë i merrni nga çdolloj ushqimi. Në këtë rast kemi një efekt të shumëfishuar dhe një shtim në peshë në dukje të pa shkak dhe të pajustifikuar. Nëse kjo teori është e drejtë, ajo mund të shpjegojë se përse ata që përpiqen me të gjitha forcat që të bien në peshë duke llogaritur kaloritë e ushqimeve që konsumojnë, vazhdojnë që të shëndoshen dhe të çuditen nga një gjë e tillë. Mos vallë dietologët i kanë bërë më kot llogaritë e kalorive. Le të shohim se çfarë thotë studimi në fjalë. 




Kaloria është energjia që marrim përmes ushqimit. Nëse marrim shumë kalori, pasoja është shëndoshja. Deri këtu të gjithë janë të një mendjeje. Po sa kalori kanë produkte të ndryshme ushqimore? Mënyra aktuale e numërimit të kalorive të ushqimit bazohet në tabelat e krijuara 100 vjet më parë nga një kimist bujqësor që quhej Wilbur Olin Atwater. Ai përdori një pajisje që quhej kalorimetër dhe funksionimi i saj konsistonte në djegien e porcioneve të caktuara ushqimore dhe më pas në matjen e sasisë së energjisë që përftohej. Më pas ai llogariste sasinë e energjisë që përdorte trupi, përmes llogaritjes së energjisë së ushqimit të patretur në jashtëqitje apo mbetjet e tjera. Kështu ai arriti në përfundimin se çdo gram karbohidrati prodhonte 4 kalori, një gram yndyrë prodhonte 9 kalori dhe 1 gram proteinë prodhonte 4 kalori. Këto shifra janë konsideruar si “të shenjta” deri më sot. Megjithatë, sipas studimit të fundit të sapobotuar në revistën “New Sientists”, disa ekspertë të të ushqyerit e kanë vënë në dyshim këtë mënyrë përllogaritjeje të kalorive që përmbajnë produkte të ndryshme ushqimore. Disa prej tyre janë partizanë të një mënyre të re të llogaritjes së kalorive. Në bazë të kësaj përllogaritjeje të re yndyra ka 8.7 kalori për gram (jo 9) dhe karbohidratet kanë 3.8 (jo 4) dhe së fundi proteinat kanë 3.2 (jo 4). Kjo diferencë tregon se për vite të tëra ne kemi nënvleftësuar numrin e kalorive të disa ushqimeve në masën 25%. 


Një nga kritikat kryesore ndaj mënyrës aktuale të përllogaritjes së kalorive të ushqimeve që përzgjedhim është që trupat tanë e shpërbëjnë ushqimin në mënyrë mekanike dhe djegia e kalorive në organizmin njerëzor nuk mund të matet me të njëjtën mënyrë me të cilën kimisti Atwater mati kaloritë 100 vjet të shkuara. Sipas mënyrës së re të matjes së kalorive të produkteve të caktuara ushqimore, kjo është një nga arsyet që tregon se metoda e deritanishme nuk është plotësisht e saktë dhe mund të konsiderohet më shumë si një vlerë e përafërt. Ndërkohë, sasia e energjisë e domosdoshme për të zhbërë, apo copëtuar ushqimin kimikisht është e ndryshme. Kjo sepse përbërja e ushqimeve është e ndryshme dhe përbërja ndikon në sasinë e energjisë së harxhuar për tretjen e tyre. Ushqimet me përbërje të butë nuk kërkojnë ndonjë përpjekje të madhe për t’u shpërbërë e për t’u tretur, ndaj organizmi në këtë rast përdor shumë më pak kalori se në rastin e ushqimeve me përbërje të fortë që kërkojnë më shumë përpjekje dhe si pasojë harxhojnë më shumë. Dy vjet të shkuara, një studim i Universitetit të Tokios testoi 450 gra të reja dhe vlerësoi dietën e tyre në varësi të vështirësisë së ndryshme që i duhej organizmit për të tretur ushqimin. Sipas këtij rezultati gratë që hanin sasi më të madhe “ushqimesh të forta” kishin dukshëm një bel më të hollë se ato që hanin ushqime të buta, pra që treten pa shumë sforco nga organizmi. Përbërja e ushqimeve mund të jetë një nga faktorët më të rëndësishëm të parandalimit të obezitetit. Në një tjetër studim japonez, shkencëtarët ushqyen një grup minjsh me ushqim me përbërje të fortë dhe një grup me ushqim me përbërje të butë për të parë nëse lloji i ushqimit kishte apo jo ndikim në sasinë e kalorive të konsumuar nga trupi për tretjen e tyre. Në përfundim të eksperimentit ata zbuluan se minjtë që ishin ushqyer me ushqim të butë kishin më shumë prirje për t’u bërë obezë, krahasuar me grupin tjetër. Dhe të mendosh se të dy grupeve iu dhanë vërtet ushqime me përbërje të ndryshme, por me kalori të njëjta. Sipas shkencëtarëve, shumë e rëndësishme është edhe mënyra e gatimit të ushqimit që ndikon dukshëm si në përftimin e kalorive, ashtu edhe në kaloritë e përdorura për tretjen e ushqimit. Gatimi e tjetërson strukturën e ushqimit, duke e zbutur atë dhe duke e reduktuar kohën që i duhet organizmit për ta tretur. Ai mund ta bëjë ushqimin më të këndshëm dhe të shijshëm, por nga ana tjetër duke e zbutur ul “përpjekjen” e organizmit për ta tretur. Në fakt, mësimi i gatimit të ushqimit u mundësoi paraardhësve tanë që të kursenin shumë kohën dhe energjinë që u duhej për ta mbllaçitur dhe më pas tretur ushqimin gjallë. Kur njeriu i parë nisi që të gatuajë ushqimin energjia që deri në atë kohë shpenzohej për përtypje dhe tretje mund të kanalizohej për gjëra të tjera, për shembull për të zhvilluar më tej trurin dhe për të kryer veprimtari të tjera fizike. E ndërsa në këtë rast i fituari ishte truri, trupi doli i humbur, ose më mirë beli që nisi të bëhej gjithnjë e më i trashë. Në ditët tona pjesa më e madhe e ushqimeve tona është e gatuar, pra e butë, e parapërgatitur, madje në disa raste shumë e gatuar, çka do të thotë që ne nuk shpenzojmë shumë energji për ta përtypur dhe tretur. Rezultati i kësaj është beli ynë gjithnjë e më i trashë. Sipas një profesori të dietologjisë, paraardhësit tanë shpenzonin 5 orë në ditë, ose 425 të kohës së tyre për përtypjen dhe tretjen e ushqimit. Sot një person normal në botën perëndimore shpenzon një mesatare prej 36 minutash për tretjen e ushqimit. Ndikimi i gatimit të ushqimit është konfirmuar edhe në disa studime që i janë bërë disa pitonëve, një gjarpër që nuk lëviz për ditë të tëra pasi ka ngrënë, pasi këtë kohë e kalon me përtypjen dhe tretjen e ngadaltë të ushqimit. Profesorët matën sasinë e kalorive që pitoni shpenzonte për të tretur një copë mishi të gjallë, të grirë dhe të gatuar. Nëse bëhej fjalë për mish të gatuar energjia që shpenzohej për përtypjen dhe tretjen reduktohej në 13%. Nëse mishi do të ishte i grirë, ose i gatuar atëherë trupi do të harxhonte 23.4% kalori më pak për ta tretur. 


Një tjetër test është bërë me karotat dhe zarzavatet e tjera. Kur kafshët konsumonin karota, që janë të forta harxhonin shumë më tepër kalori se në rastin kur konsumonin zarzavate të tjera të buta. Pyetja që lind është: çfarë ndodh me kaloritë që nuk harxhohen për tretjen e ushqimit të gatuar? Ato thjesht magazinohen rreth trupit dhe shtojnë dhjamin e yndyrat. 


Sipas një kërkimi shkencor për trupin është shumë më e lehtë që të marrë kalori nga ushqimet e përpunuara që kanë në përbërje të tyre miell të pastër. Sipas sistemit konvencional të përllogaritjes së kalorive mendohet se 10% e ushqimit që kalon nëpër zorrë është e patretshme. Megjithatë, sasia e tretjes së disa ushqimeve ndryshon. Rreth 30% e miellit jo të rafinuar nuk tretet, ndërsa produktet që kanë miell të rafinuar treten pothuajse tërësisht. Kjo do të thotë që veçanërisht të gjitha kaloritë në ushqimet e përpunuara treten dhe kaloritë që nuk harxhohen ruhen në trup në formën e rezervave dhe shtresave të dhjamit. Sistemi i llogaritjes së kalorive duhet të japë realisht vlerat që reflektojnë mënyrën e tretjes së ushqimit dhe llojin e ushqimit. Sipas tij, përmbajtja kaloritike e ushqimeve duhet që të rillogaritet sipas një mënyre të re ose sipas energjisë së tretur neto. Ajo përfaqëson sasinë e kalorive që mbeten në trup pasi ky ka harxhuar kaloritë e tretjes. Ndërkaq, një tjetër teori rekomandon edhe këshillimin për mënyrën e gatimit të ushqimeve për të optimizuar sasinë e energjisë që duhet përdorur për ta tretur ushqimin me sa më shumë kalori. Për shembull një këshillë është që ushqimi nuk duhet të zihet shumë, kur bëhet fjala për zarzavatet. Ato duhet të lihen në gjendje sa më të papërpunuar që të jetë e mundur. Në vitin 2002 u mbajt një konferencë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë e cila hetoi në lidhje me mundësinë e ndryshimit të etiketave të kalorive dhe zëvendësimin e tyre me sistemin e ri të përllogaritjes në të cilin përfshihen edhe kaloritë e harxhuara për tretjen e ushqimit. Në mbyllje të konferencës u dol në përfundimin se “problemet që do të dilnin nga një ndryshim i tillë do të ishin shumë më të mëdha se përfitimet që do të përftoheshin nga ndryshimi”.

Postuar te Mjekësi, Ushqim. Komentet te Kaloritë dhe shëndeti i tepërt Janë të Mbyllura

Më pak mish për të shpëtuar 45 mijë jetë çdo vit

Studimi më i fundit britanik tregon se duhet reduktuar konsumi i mishit në 2 ose tri herë në javë, për të ulur numrin e vdekjeve nga kanceri dhe sëmundjet kardiake.


Të hash shumë mish tashmë konsiderohet si rrezik jo vetëm për të pasur një jetë të shëndetshme, por edhe për ambientin. Kështu thonë në studimin e tyre të fundit ekspertët britanikë të “Friends of the Earth” (FoE), që mbështesin  se, nëse do të kufizohet konsumi i mishit
në 2 ose tri herë në javë, mund të shpëtohen rreth 45 mijë jetë njerëzish çdo vit. Ndjekja e një diete ushqimore me pak mish do të evitonte vdekjen e parakohshme të 31000 personave për shkak të sëmundjeve kardiake, 9000 nga kanceri dhe 5000 nga iktusi. Këto llogaritje mbi zakonet e reja ushqimore të britanikëve janë bërë nga një ekspert i shëndetit publik, doktor Mike Rayner. Studimi, ashtu siç raporton “Guardian”, është publikuar në “FoE report” dhe ka një rëndësi vërtet të madhe. Për sa u përket pikëpamjeve ambientale, kujtojnë ekspertët e “FoE”, reduktimi në mënyrë drastike i konsumit të mishit do të çonte në kursimin e 1.2 miliardë sterlinave, do të zbuste ndryshimet klimaterike dhe shpyllëzimin në Amerikën e Jugut, ku pyjet priten për të kultivuar kullota për ushqimin e lopëve që eksportohen në Europë. Sipas ekspertëve, nuk është e nevojshme të mos hash asnjë gramë mish, por të kufizosh konsumin e tij, ku maksimumi nuk duhet të jetë më shumë se 210 gramë në javë. Në veçanti duhen evituar mishrat e përpunuar, si sallamet dhe derivatet e tij, që konsiderohen nga ekspertët akoma më të rrezikshëm për shëndetin. Në këtë mënyrë vlerësohet se mund të shpëtohen 45361 jetë njerëzish çdo vit, nënvizon Rayner dhe kolegët e “British Heart Foundation” në Universitetin e Oksfordit. Nga llogaritjet e bëra gjatë studimit, shihet se të hash më pak mish, domethënë maksimumi tri herë në javë, do të evitonte 32352 vdekje. Megjithatë, 2509 njerëz në vit do ta humbin jetën brenda vitit 2050 nëse mënyrat aktuale të konsumit të mishit do të vazhdojnë. Në situatën aktuale, numri i të vdekurve në vit shkon në 228000 dhe kjo lidhet me tre kushte kryesore, ku ushqimi luan një rol kyç: sëmundjet kardiake, iktusi, apo tumoret e lidhura me dietën ushqimore, si kanceri i zorrës së trashë. “Nuk kemi nevojë të bëhemi vegjetarianë për të shpëtuar veten dhe planetin, por kemi nevojë të reduktojmë konsumin e madh të mishit”, ka deklaruar Craig Bennett, drejtor i fushatës së nisur nga “FoE”. “Ndërsa qeveria ka injoruar aspektin ambiental të konsumit të madh të mishit dhe produkteve të tij, nuk mund të injorojë jetët e njerëzve që mund të shpëtohen duke kaluar në një reduktim dhe konsumim më të mirë të mishit”, përfundon Craig. Ashtu siç ishte parashikuar, polemika dhe dyshime ka pasur pa fund, sidomos nga kompanitë e prodhimit të produkteve të mishit dhe derivateve të tij. Chris Lamb, një nga përfaqësuesit e tyre, tregon: “Është shumë e lehtë të thuhet se po të ndryshosh një element të vetëm të dietës, mund të ketë një rezultat kaq të madh. Mishi luan një rol të rëndësishëm si pjesë e dietës së shëndetshme dhe të balancuar”. Nga ana tjetër, Jen Elford i “Vegetarian Society”, mendon se një organizatë si “Friends of the Earth” duhet t’i këshillojë njerëzit të kalojnë menjëherë në një dietë vegjetariane.


Rreziqet

Studimet kanë treguar se eskimezët, që kryesisht jetojnë me mish dhe me dhjamëra, plaken shpejt dhe jetojnë mesatarisht 27-28 vjet. Kirgezët, një fis lindor rus shtegtarësh që jetojnë kryesisht me mish, maturohen shpejt dhe në të njëjtën kohë vdesin herët. Ata rrallë e kalojnë moshën e të dyzetave. Nga ana tjetër, studimet nga antropologët e kulturave jomishngrënëse kanë dokumentuar shëndetin, qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë që gëzojnë njerëz të tillë si fisi Hunzas në Pakistan, tribuja Otomi (vendasit e Meksikës) dhe popujt vendas të jugperëndimit amerikan. Nuk është e pazakontë për fise të tilla të kenë individë të shëndetshëm dhe aktivë që jetojnë 110 vite e më shumë. Statistikat botërore të shëndetit, në mënyrë të vazhdueshme tregojnë që kombet të cilat konsumojnë më shumë mish, kanë prekshmëri më të madhe nga sëmundjet (e zemrës, kancerit), ndërsa grupet e vegjetarianëve në vende të ndryshme kanë shkallë prekjeje më të vogël nga to.


Historia
Fillimet e historisë së shkruar tregojnë se dieta vegjetariane konsiderohej si dieta më natyrore për njerëzimin. Grekët e hershëm, egjiptianët dhe hebrenjtë i përshkruanin qeniet njerëzore si frutangrënës, ndërsa priftërinjtë e mençur të Egjiptit nuk hanin kurrë mish. Shumë filozofë të mëdhenj grekë, duke përfshirë Platonin, Sokratin dhe Pitagorën, ishin mbrojtës të fuqishëm të dietës vegjetariane. Hindutë e hershëm në Indi gjithmonë e ndalonin ngrënien e mishit ndërsa Manu, ligjvënësi i parë i tyre, shkruante: “Mishi asnjëherë nuk mund të përdoret pa shkaktuar dëm te krijesat e gjalla, dhe nëse njeriu dëmton qeniet e vetëdijshme, ai nuk mund të fitojë lumturinë qiellore. Pra, si rrjedhim, largojuni mishit”. Libri i shenjtë i islamit, Kurani, ndalon ngrënien e “kafshëve të ngordhura, gjakut dhe mishit”. Kështu, gjatë gjithë historisë shumë njerëz kanë përshtatur dietën vegjetariane dhe i kanë nxitur të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Pas shumë studimeve dhe kërkimeve të kohëve të fundit, shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se paraardhësit tanë të hershëm ishin vegjetarianë, të cilët nuk e hanin mishin, përveç periudhave kur kishte kriza të skajshme. Kjo ndodhi gjatë periudhës së fundit të akullnajave, kur dieta e tyre normale e frutave, arrave dhe perimeve mungonte dhe qenieve të hershme njerëzore u duhej të fillonin të hanin mish kafshësh, me qëllim që të mbijetonin. Për fat të keq, ky zakon i të ngrënit mish vazhdoi edhe pas kësaj periudhe, nga domosdoshmëria (si eskimezët dhe fiset që banonin në Veriun e largët), ose për shkak të zakonit, kushtëzimit apo mungesës së njohurive të duhura.

Postuar te Ushqim. Komentet te Më pak mish për të shpëtuar 45 mijë jetë çdo vit Janë të Mbyllura

Kujdesuni për lëkurën pa marrë parasysh stinët

Mbrojtja e lëkurës


Gjithmonë kujdesuni për lëkurën pa marrë parasysh stinët që vijnë e shkojnë. Duajeni atë, prej mëngjesit deri në mbrëmje dhe jepini shkëlqimin e duhur. 


Trajtojeni atë në mënyrën që trajtoni fytyrën, konsumoni fruta dhe perime, shkoni më shpesh në palestër e po ashtu përdorni edhe kremra të ndryshme.

Duhet pasur shumë kujdes lëkurën nga rrezet e diellit. Rrezet ultra vjollcë shkaktojnë rreth 90% të rrudhave dhe shenja të tjera që tregojnë plakjen. Nëse lëkura juaj është shumë e ndjeshme, atëherë kujdesi duhet të jetë jo i pjesshëm por i përgjithshëm.
Për arsye se ajri gjatë stinës së ngrohtë të verës është paksa më i lagësht në krahasim me stinët tjera të vitit, natyrisht se lëkura juaj do të pësojë pakëz hidratim. Nëse dëshironi një kujdes ditor për lëkurën tuaj, atëherë ju preferojnë kremra si ‘Aveeno Active Naturals Positively Ageless Multi-Defense Daily Moisturizer’. Kjo do t’ju pastrojë dhe do t’ju mbrojë fytyrën nga rrudhat që ju shfaqen në fytyrë.


Pas disa muajsh, kur do të përfundojë stina e ngrohtë e verës dhe do të fillojë ajri i ftohtë i dimrit, njomësia e fytyrës suaj do të fillojë të humbet. Kështu mendon Marsha Gordon, dermatologe në qytetin e Nju Jorkut. Gjatë natës vendosni lëngun për fërkim SPF, por gjithsesi edhe gjatë natës vendosni kremra të pasura që lëkurën tuaj ta mbajnë të zhdërvjellët. Përdorni kremrat si ‘Payot Hydrating Cleansing Milk’, dhe e përdorni tri herë brenda javës (apo dy herë, nëse lëkura juaj është e ndjeshme). Po ashtu provoni ‘Nia 24 Rapid Exfoliating Serum’, ngase përmban acidin nikotinik që i ndihmon lëkurës ta mbajë lagështinë.


“Lëkura juaj mesatarisht rigjenerohet çdo 28 ditë, por ky proces e ngadalëson atë, madje edhe në moshën e viteve të 20-ta”, thotë Dejvid Bank, dermatolog në Mont Kisko, Nju Jork. Kjo largon qelizat e vdekura nga fytyra që shtrihen në sipërfaqen e lëkurës.
Për trup: Lëkura këtu është më e hollë në krahasim me qafën dhe fytyrën, pra, kujdesuni për gjithë trupin dhe lëkurën duke filluar herët në mëngjes dhe deri vonë në mbrëmje.


Plani kundër plakjes do të duhej të shndërrohej në një shprehi që duhet përcjellë dy herë brenda një dite të vetme, pra sikurse që e keni shprehi pastrimin e dhëmbëve. Një rutinë si kjo ju mban më të shëndetshëm dhe do të dukeni më të ri edhe pas 10, 20, e 30 vjetëve, thotë Xhefri Dover, bashkautor i “The Youth Equation”.


Për kohën e natës ku do të stimuloni kolagjenët atëherë provoni ‘Try Philosophy Miracle Worker Miraculous Anti-Aging Retinoid Pads and Solution’, ngase edhe çmimi nuk është mjaft i lartë, derisa me fytyrën tuaj bën mrekulli.
“Gjatë kohës sa jeni në gjumë, trupi juaj liron hormonet e stresit kortizol”, thotë Marianna Blumin-Karasik, dermatologe në Majami. Sipas saj, kortizoli është i lidhur ngushtë me aknet dhe është shumë i ndjeshëm në kontakt me lëkurën e thatë. Përcillni disa këshilla gjatë natës, që të nesërmen të keni lëkurë më të bukur.


Largojeni televizorin nga dhoma juaj e fjetjes. Shikimi i tepërt i TV-së vetëm sa do t’jua dëmtojë sytë dhe lëkurën. Në vend të kësaj shikojeni të nesërmen në mëngjes, ose të njëjtën natë, por shumë më përpara se në dhomën e gjumit.
Shkurtojeni kafeinën. Hulumtimet tregojnë se madje edhe një gotë që përmban kafeinë, mjafton ta çrregullojë gjumin gjatë gjithë natës, duke i lënë ata më të lodhur.

Ushtrimet ju ndihmojnë në kujdesin rreth lëkurës
Nëse ushtroni dhe merreni me palestër kjo do të ndikojë në rregullimin e hormoneve të stresit, të cilat janë të lidhura me ankthin dhe depresionin, e po ashtu edhe me aknet. Sipas shumë hulumtimeve është vërtetuar se ushtrimet për 12 orët e ardhshme në përgjithësi ju bëjnë edhe më të lumtur, pra disponimi do të jetë në nivelin e duhur. Pra kjo është vërtetuar nga hulumtuesit e universitetit të Vermontit në Barlington, dhe e mban lëkurën të duket e freskët, gjithashtu.

Konsumoni fruta, perime dhe peshk
Hulumtimet më të reja tregojnë se një dietë e shëndetshme mund t’i zmbrapsë armiqtë kryesorë të lëkurës. Fitokemikalet dhe antioksiduesit (në karota, domate etj.) mbrojnë lëkurën nga dëmtimet.

Postuar te Mjekësi, Studim, Ushqim. Komentet te Kujdesuni për lëkurën pa marrë parasysh stinët Janë të Mbyllura

Çfarë të bëni nëse fëmiu juaj nuk don të ushqehet

Nëse nuk e dini se si ta bindni fëmijën tuaj që ta hajë atë që ju ia keni vënë në pjatë, atëherë duhet dëgjuar këshillat e Lusi Tomas, e cila ka specializuar për prezantimin e ushqimit të shëndoshë për fëmijë. 


Ajo thotë se është vonë atëherë kur ushqimi është i vendosur në pjatë. “Fëmijët duhet njoftuar me ushqimin e ri kur jeni duke e blerë apo duke e përgatitur atë”, këshillon Lusi Tomas. “Para darkës pyeteni fëmijën a ka dëshirë të hajë bizele apo misër me pure patatesh, dhe pastaj lavdërojeni atë për zgjedhjen e mirë që ka bërë.
Më vonë i tregoni prapë se çka ka për darkë. Ashtu do ta përfshini atë në vendimmarrje, e fëmija, duke u nisur nga fakti se vetë ka zgjedhë se çka dëshiron të hajë, me dëshirë edhe do ta hajë atë”, shpjegon ajo. Ajo që është shumë me rëndësi është që ju të uleni me fëmijën derisa ai ushqehet. Do të ishte e dëshirueshme që edhe ju të hani, e nëse nuk mundeni, gjithsesi duhet të jeni me të. Problemi qëndron aty se prindërit më së shpeshti kryejnë punë të tjera derisa fëmijët hanë, e fëmijët nuk kanë dëshirë të hanë vetëm, dhe për këtë arsye jo rrallë do të provojnë që vëmendjen tuaj ta tërheqin me sherre të ndryshme.

Refuzimi i ushqimit për shkak të kontrollit
Fëmijët refuzojnë të hanë, sepse kjo është një prej gjërave të rralla të cilat mund t’i kontrollojnë. Nëse refuzon të hajë darkë, lejojeni të ngrihet nga tavolina, por mos i jepni ëmbëlsirën. Sapo të ketë uri fëmija do të kërkojë ushqim, por atëherë mos i jepni diçka tjetër, por ushqimin e darkës.
Fshehja e ëmbëlsirave është karrem edhe më i madh
Prej dëshirës që fëmijët e tyre të hanë ushqim të shëndoshë, shumë prindër kanë zakon t’i fshehin ëmbëlsirat. Mirëpo atë që ju ua merrni, atë do ta dëshirojnë edhe më shumë. Lusi Tomas konsideron se nuk ka arsye që fëmijët mos të hanë ëmbëlsira, por ato duhet të përgatiten në mënyrë të shëndoshë, me jo shumë sheqer.

Gjella kryesore nuk bën të jetë negative
Nëse i kërcënoheni fëmijës suaj se nuk do ta marrë ëmbëlsirën nëse nuk e han gjellën kryesore, fëmija do ta konsiderojë gjellën kryesore si gjë të keqe për të mundur të fitojë diçka si për shembull një shpërblim. Në vend të kësaj taktike, duhet t’i thoni se prej perimeve do të bëhet i fortë dhe i madh, që do të shihet edhe në lojën e tyre.

Postuar te Ushqim. Komentet te Çfarë të bëni nëse fëmiu juaj nuk don të ushqehet Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: