>Sërish dhunë në sportin serb

>

Basketbollistët serbë kanë arritur shumë goditje në një ndeshje, por jo në sport.

Ndeshja në mes të dy ekipeve lokale Napretak dhe Prolleter është kthyer në një dhunë të re në sportin serb. Rrahja ka filluar vetëm 33 sekonda para fundit të ndeshjes për shkak të një gabimi. 

Menjëherë në ndihmë të kolegëve të skuadrave kanë dalë të gjithë lojtarët në trapez. Mediat lokale thonë se edhe gjyqtarët kanë nxitur tensione dhe në fund kanë dërguar të gjithë gjyqtarët në pjesët e pasme të sallës. 

Ndërkaq në fund ka fituar ekipi Prolleter. Ndërkohë ky është incidenti i parë lidhur me sportin serb që nga stadiumi në XHenova të Italisë në ndeshjen e futbollit Serbi-Itali./tch

Advertisements
Postuar te SPORT. Komentet te >Sërish dhunë në sportin serb Janë të Mbyllura

>Ronaldo futbollisti më i paguar në botë

>

Një lajm i publikuar nga revista e sportit ” Sport foot magazine “, tregon se sulmuesi portugez i Real Madridit është

 futbollisti më i paguar në botë. Ronaldo mer 12,000,000 milion euro në vit, gjysmë milioni më shumë se ish sulmuesi i tij i skuadres Wayne Rooney, i cili rradhitet i dyti në listë. I treti rradhitet topi i artë, Leo Messi me 11,000,000 euro në vit.
Në top 10-shen më të paguar rradhitet edhe një lojtar tjetër i Real Madridit, ai është Leite Kaka, i cili paguhet 8 milion euro, dhe rradhitet i teti në listë.

Top 10-ëshja më e paguar në botë:

1- Cristiano Ronaldo (Real Madrid): 12 milion euro.
2- Wayne Rooney (Manchester United): 11,5
3- Lionel Messi (FC Barcelona): 11
4- Yaya Touré (Manchester City): 10,8
5- Samuel Eto’o (Inter Milán): 10,5
6- Bastian Schweinsteiger(Bayern Múnich): 9,7
7- Zlatan Ibrahimovic (Milan AC): 9
8- Kaká (Real Madrid): 9
9- John Terry (Chelsea): 9
10- Emmanuel Adebayor (Manchester City): 8,4

Postuar te SPORT. Komentet te >Ronaldo futbollisti më i paguar në botë Janë të Mbyllura

>Schwarzenegger: Nëna mendonte se isha gay

>

Aktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger, deklaroi se kur ishte adoleshent
nëna e tij mendonte se ishte homoseksual.

Kjo për faktin se aktori mbante në dhomë postera këngëtarësh dhe aktorësh.

“Nëna ime ishte shumë  e shqetësuar për këto foto të varura në mur. I tha mjekut të familjes që të fliste njëherë me mua”, tha Schwarzenegger për një revistë austriake.

Mjeku e qetësoi nënën e aktorit duke i thënë se edhe adoleshentë të tjerë i mbushnin dhomat me foto të ‘Beatles’.

Arnold bëri të ditur gjithashtu se po studion disa skenare dhe se do të rikthehet të interpretojë në filma me buxhet të vogël, por që do të arrijnë t’i japin kënaqësi si aktor.

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Schwarzenegger: Nëna mendonte se isha gay Janë të Mbyllura

>Njerëzit e bukur janë më të zgjuar

>

Një studim i fundit thotë se njerëzit më të bukur janë gjithashtu më të zgjuarit.

Studimi është kryer nga Shkolla Londineze e Ekonomisë.

Shembulli më i mirë është aktorja bukuroshe Natalie Portman, e cila ka studiuar në Harvard për psikologji dhe gjithashtu flet rrjedhshëm gjuhën hebreje, japoneze dhe frënge.

Shkencëtari Satoshi Kanazawa tha: “Ka lidhje mes bukurisë fizike dhe zgjuarsisë. Kjo lidhje është më e fortë tek meshkujt sesa tek femrat. Një mashkull i zgjuar ka më shumë mundësi të arrijë një status të lartë. Duke pasur këtë status mund të martohet me një femër të bukur dhe në këtë mënyrë fëmijët e tyre kanë më shumë mundësi të marrin edhe bukurinë edhe zgjuarsinë.”/tch

Postuar te Studim. Komentet te >Njerëzit e bukur janë më të zgjuar Janë të Mbyllura

>Leao, qeni që ruan varrin e padrones

>

Qeni Leao refuzon t’i japë lamtumirën Maria Cristina Cesario Santanës, padrones së tij.

Ka kaluar dy ditë e

dy net në varrezat e Teresopolis duke ndenjur pranë varrit të padrones së tij, e cila vdiq për shkak të përmbytjeve që kanë përfshirë Brazilin.
Foto e AFP-së në të cilën shfaqet qeni duke qëndruar me padronen e tij edhe pas vdekjes së kësaj të fundit, po bën xhiron e botës./tch
Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Leao, qeni që ruan varrin e padrones Janë të Mbyllura

>Dikur nuk i ka pasur gjinjtë e mëdhenj

>


Christina Hendricks e cila është bërë e famshme me rolin në serialin “Mad Men”, ka pozuar shumë kohë më parë për “Playboy”.

Fatkeqësisht për numrin e madh të adhuruesve, nuk bëhet fjalë për foto lakuriqe, por “Playboy” në profilin e tij në “Twitter” e publikoi fotografinë e vjetër 11 vjet në të cilën, atëherë e panjohura, Christina kishte pozuar me dy lepurushe, një mashkull dhe një palaço.

Edhe pse në vete ka parukën e kaltër dhe shumë grim, adhuruesit e kuptuan se në anën e majtë të fotografisë së realizuar në vitin 1999 gjendet Christina. Edhe një arsye se pse është e vështirë të dallohet është se gjinjtë e saj në këtë foto nuk janë aq të mëdhenj sa në fotografitë e reja.

Ndoshta arsye e kësaj është se aktorja atëherë ka qenë më e dobët, apo ndoshta edhe ka pasur një “ndihmë” të vogël nga kirurgët./yp

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Dikur nuk i ka pasur gjinjtë e mëdhenj Janë të Mbyllura

>Katastrofat më të mëdha muzikore

>

Revista “Rolling Stone” i përzgjodhi 10 gjërat më të këqija që ndodhën në muzikë gjatë vitit të kaluar. Në vendin e parë u rendit Courtney Love, bashkëshortja e të ndjerit Kurt Cobain-it.

“Ribashkimi” i ish grupit të saj “Hole” është gjëja më “katastrofike” e cila ndodhi në muzikë gjatë vitit 2010, dhe kjo pasi që e ka shfrytëzuar vetëm emrin e bendit, derisa ajo i kishte ftuar muzikantë plotësisht tjerë që të punojnë me të.

Zërin nuk e kishte në nivel, ndërsa në albumin rikthyes nuk u gjend asnjë këngë e cila mund të veçohej si hit. Bendi “The Who” gjendet në vendin e dytë për shkak të paraqitjes së tyre në gjysmëfinalen e futbollit amerikan “Super Bowl”. Albumi “Bionic” i këngëtares së mirënjohur, Christina Aguilera u radhit në vendin e tretë, për shkak se pa sukses u mundua ta kopjonte stilin e Lady Gaga-s.

“Biebermania” mbretëron në mesin e adoleshentëve në tërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kështu që solo albumi i parë i Nick Jonas-it, nga “Jonas Brothers” kaloi shumë keq me vetëm 150.000 kopje të shitura. Për këtë u gjend në vendin e katërt.

Në listë gjenden edhe këngët, “Pray“ e Justin Bieber-it, “The time” nga “Black Eyed Peas”, dhe ndarja e grupit “Fall out boy”./yp
Lista e më të këqijve:

1. Ribashkimi i grupit “Hole” 
2. Performanca e bendit “The Who” në “Super Bowl”
3. Albumi “Bionic” i Christina Aguilera-s
4. Solo albumi i Nick Jonas-it
5. Turneu rikthyes i “Stone Temple Pilotsa”
6. Kënga “Bang A Gong” e Santana-s dhe Gavin Rossdale-s
7. Spoti “Hold My Hand” i Jackson-it dhe Akon-it
8. Kënga “Pray” e Justin Bieber-it
9. Ndarja e grupit “Fall Out Boy”
10. Kënga “The Time” e “Black Eyed Peas”

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Katastrofat më të mëdha muzikore Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: