>Vetëvendosja, protesta kundër bisedimeve

>

As pas hyrjes në Parlament, Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i ndahet rrugës. Agjencia e lajmeve dtt.net raporton se lëvizja e Kurtit po planifikon protesta të rregullta në rrugë kundër bisedimeve në pritje me Serbinë.

Partitë opozitare LDK, AAK dhe Vetëvendosja kanë kritikuar qeverinë që ka emëruar Edita Tahirin, për shefe të delegacionit kosovar. Ato kanë thënë se çdo vendim për negociatat duhet të merret me konsensus në Kuvendin e Kosovës. Vetëvendosje konsideron se Kosova as që duhet të nisë bisedimet me Serbinë. /indeksonline
Postuar te KOSOVË, Vetevendosje. Komentet te >Vetëvendosja, protesta kundër bisedimeve Janë të Mbyllura

>"Kurorëzimi i hajnisë" video klipi me i ri i Vetevendosjes! (video)

>

Vetevendosje asesi nuk pajtohet me Koalicionin PDK-AKR. 


Pos postereve qe sot kane shperndare ne rruge ata jane perkujdesur ta pergadisin edhe nje vide klip te cilin e kane emertuar Kurorezimi i Hajnise./toplajm

Postuar te KOSOVË, Vetevendosje. Komentet te >"Kurorëzimi i hajnisë" video klipi me i ri i Vetevendosjes! (video) Janë të Mbyllura

>Vetëvendosje i kërkon llogari Dellit

>

“Votat e qytetarëve të Kosovës më 12 dhjetor, por edhe më 9 janar, ishin skajshmërisht të vjedhura dhe të manipuluara. Deputetët të cilët dolën nga këto vota të vjedhura, ata të PDK-së, të AKR-së dhe të pakicave kombëtare në Kosovë (te të cilët dorën në zemër vjedhja e votës, përmes vendeve të rezervuara, është e mbrojtur me ligj), edhe vet dje iu nënshtruan një procesi të manipulimit të votave. Këtë radhë, përmes kërcënimit dhe shantazhit, manipuloheshin votat e tyre”, thuhet në një kumtesë të Lëvizjes “Vetëvendosje”.

“Në këtë drejtim Presidenti dhe Kryeministri i vendit janë rrjedhojë e një procesi të manipulimit të dyfishtë zgjedhor: ata i morën postet e tyre përmes vjedhjes së votave të qytetarëve dhe manipulimit të votave të deputetëve që dolën nga votat e vjedhura të qytetarëve.. Të dy manipulimet ishin të ‘mbikëqyrura’ mirë nga faktorët ndërkombëtar. Madje ky i dyti kishte ‘mbikëqyrje’ aktive. Shtypi i sotëm i nxori në pah arsyet pse u zgjodh Pacolli president i vendit. Kjo arsye në këtë rast quhet Essad Puskar, një boshjako-amerikan i cili kishte punuar një kohë në USAID në Kosovë dhe është aktualisht kryetar i ‘D’asse Equity Group’. Një lloj Damir Fazlliqi në Kosovë”.


Ndërhyrjet me SMS të këtij personi në procesin e zgjedhjes së presidentit të vendit paraqesin një prej shpërfaqjeje më eksplicite të fytyrës së deligjitimuar dhe deinstitucionalizuar të postit të presidentit por edhe të qeverisë së koalicionit të arritur rishtazi… A ta quajmë këtë demokraci? Kjo mënyrë e pazarllëkut me poste publike nuk len kurrfarë hapësire për asnjë fije dyshimi se krerët institucional po na imponohen. Dhe ky imponim dje ishte thuajse publik. Ne kërkojmë nga ambsadori i ShBA-ve Christopher Dell të tregojë publikisht se çfarë ndodhi dje. Në SMS-at e botuar në gazeta shihej qartë se edhe ai ishte i përfshirë në këtë inxhiniering zgjedhor të presidentit. Dhe ia ka borxh qytetarëve të Kosovës të tregojë se çfarë e shtyu atë të marrë pjesë në këtë proces kaq jodemokratik dhe jopolitik që ia zgjat jetën kryeministrore Thaçit dhe ia nis atë presidenciale Pacollit”. /Telegrafi

Postuar te KOSOVË, POLITIKË, Vetevendosje. Komentet te >Vetëvendosje i kërkon llogari Dellit Janë të Mbyllura

>VV: Qeveria antikushtetuese

>

Levizja Vetvendosje ka reaguar ashper per zgjedhjen e Pacollit per president por edhe per zgjedhjen e Qeverise, duke e quajtur ate kushtetuese.

Ne vazhdim po e sjellim te plote nje komunikate te leshuar nga kjo levizje
“Seanca e sotme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në të cilën u zgjodhën Presidenti dhe Qeveria, ishte dëshmi e demaskimeve të mëdha. Si mund të thirret në demokraci ky koalicion, kur bën veprime jodemokratike ende pa u themeluar institucioni i Presidentit?


Pauza ndërmjet votimit të dytë dhe të tretë, që ishte presion e jo pauzë, ia solli Behgjet Pacollit votat e nevojshme për President. Ata që fillimisht votuan kundër votuan për Pacollin pas kësaj pauze. Kjo krijon një dilemë – pse e ndërruan ata mendjen? Ishte frikësimi i Hashim Thaçit, apo paraja e Behgjet Pacollit? Apo mos ishin të dyjat? Si mund të flitet për demokraci aty ku vota frikësohet dhe blehet? Thaçi e Pacolli nuk mund të jetojnë ndryshe – njëri vetëm duke u shitur e tjetri vetëm duke blerë.

Hashim Thaçi gjatë fushatës zgjedhore thoshte se nuk do të bënte koalicion me titistë. Sot ai bëri koalicion me të vetëquajturin Tito i Kosovës. VETËVENDOSJE!-a është kundër Titos dhe kundër kryeministrit të Titos. Me zgjedhjen e Pacollit President, nuk do të bëhet më i mirë Pacolli, por Kosova do të jetë shtet më i pasigurt.

Në anën tjetër, Jakup Krasniqi, në vend që të sillej si Kryetar i Kuvendit, ai shërbeu si Sekretar i PDK-së, kur tha se pauza e dhënë gjatë votimit ishte antikushtetuese, porn ë të njëjtën kohë vetë e dha këtë pauzë. Ai iu nënshtrua urdhrit të Hashim Thaçit. E kjo do të thotë që institucionet dhe funksionet shtetërore janë partizuar dhe privatizuar. Pra, po vazhdon i njëjti avaz që e kemi pare sa vite, por tashmë në mënyrë më të hapur: që Qeveria e ka në grusht Kuvendin dhe udhëheqjen e tij.

Programi i Qeverisë Thaçi-Pacolli

Programi qeverisës Thaçi-Pacolli i rendit këto prioritete në parathënie:

  • Funksionimi demokratik i institucioneve
  • Kushtetutshmëria
  • Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe
  • Integrimin euroatlantik

Funksionimi demokratik i institucioneve

Politikanët e pushtetit që kanë qeverisur deri sot me institucionet e Kosovës, dhe të cilët po e krijojnë Qeverinë sot, nuk janë karakterizuar aspak nga vullneti politik për demokraci. Përkundrazi. Këta politikanë, e sidomos Hashim Thaçi, demokraci e quan marrjen e votave nga qytetarët. Por ai qëllimisht i përjashton elementet tjera të demokracisë që janë thelbësore për të, e këto janë:

  • Dyshimet e ngritura për legjitimetin e procesit zgjedhor për shkak të manipulimeve të shumta; organizata e njohur ndërkombëtare për monitorimin e zgjedhjeve ENEMO, ka deklaruar se 38% e votës ka qenë e manipuluar. Kurse mandatari për qeveri e quan këtë proces të “mrekullueshëm”.
  • Demokracia nuk është veç grumbullim i votave pavarësisht mënyrave, por edhe llogaridhënie ndaj zgjedhësve.
  • Demokracia nuk është veç përqindje e statistikë, por mbi të gjitha, ushtrim i praktikave demokratike në vendimmarrje, me ç’rast përfshihet populli. Populli sot nuk është pjesëmarrës në vendimmarrje. Ai është veç burim i votës dhe asgjë më shumë. Ia marrin votën, e nuk e pyesin për simbole. Ia marrin votën e nuk e pyesin për Planin e Ahtisaarit. Fshatarit të Stanishorit ia marrin votën, e pastaj nuk e pyesin kur ia ndërrojnë komunën nga Gjilani në Artanë. Kjo nuk është demokraci.
  • Në fund, nuk mund të ketë demokraci me institucione të varura nga instanca tjera vendimmarrëse jollogaridhënëse, siç është EULEX-i.

Kushtetutshmëria
Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk ka qenë në përputhje me demokracinë. Nuk ka pasë fare debat për kushtetutën, dhe ajo nuk është përpiluar nga ne. Kushtetuta nuk është akti më i lartë juridik. Neni 143 i saj e vendos Planin e Ahtisaarit mbi kushtetutë.

Edhe kjo Kushtetutë e Planit të Ahtisaarit që është aktualisht, as kjo nuk është zbatuar. Prej mosfunksionimit të ligjit në veri të vendit, e deri te targat e paligjshme të automjeteve që i lëshon Beogradi, Kushtetuta shkelet për çdo ditë. Kjo kushtetutë, në vend që të jetë dokumenti më i lartë juridik që siguron demokracinë, qëndrueshmërinë institucionale dhe ndarjen e pushteteve, ajo edhe çështjen e Presidentit e ka bërë pazar politik, siç ishte rasti Sejdiu, i cili u lejua ta shkilte Kushtetutën dy vite e gjysmë, dhe u hoq kur i levërdisi Thaçit për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Zhvillimi ekonomik
Tashmë edhe ekspertët e ekonomisë e kanë shpjeguar se mirëqenia e qytetarit po dobësohet. Kjo sepse ngritja e çmimeve është shumë e madhe krahasuar me ngritjen ekonomike e cila është minimale. Kurse, sipas raporteve të njohura ekonomike ndërkombëtare, për shkak të politikave qeverisëse klienteliste, Kosova vazhdimisht po fundoset në nivelet e vendeve me ambientin më të papërshtatshëm dhe joatraktiv të zhvillimit të biznesit. Nuk mund zhvillim të ekonomisë me institucione të korruptuara. E, në anën tjetër, privatizimi pa strategji për zhvillim, ka përfunduar në tjetërsim pronësor, pa kapacitet për zhvillim, që kthehet në punësim dhe mirëqenie. Papunësia dhe varfëria në Kosovë janë në nivele rekorde.

Integrimet evropiane
Kosova mbetet e fundit në procesin e integrimit evropian krahasuar me vendet e rajonit. Shtrohet pyetja pse jemi të fundit. Jemi të fundit, sepse kushtet e integrimit kërkojnë: institucione funksionale, demokraci e qëndrueshme, zbatueshmëri sefektive e ligjit, transparence e llogaridhënie institucionale, reformat të thella në drejtësi dhe ekonomi etj. Prandaj, duke qenë se pushtetet e deritashme nuk kanë pasë vullnet politik për këta hapa, kjo është edhe arsyeja pse jemi kaq prapa edhe në këtë proces.

Këto janë vetëm disa prej arsyeve, por jo të gjitha, pse Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk e votoi këtë qeveri të propozuar. Bile, pasi i pamë manipulimet gjatë votimit të Presidentit, seanca u bë fare e padenjë për pjesëmarrjen tonë aty.”/toplajm

Postuar te KOSOVË, POLITIKË, Vetevendosje. Komentet te >VV: Qeveria antikushtetuese Janë të Mbyllura

>Vetevendosje nuk ka kunderkandidat per President.

>

Visar Ymeri deputet i levizjes Vetevendosje ne nje paraqitje para mediash ka bere te ditur se levizja te ciles i takon nuk do te kete kunderkandidat per President te Kosoves. Kjo duket qe i jep fund spekulimeve se kunderkandidat i Pacollit do te jete Adem Demaqi./toplajm

Postuar te KOSOVË, POLITIKË, Vetevendosje. Komentet te >Vetevendosje nuk ka kunderkandidat per President. Janë të Mbyllura

>Mos më bëj numra – Nga Albin Kurti

>

45% të popullsisë në Kosovë jetojnë me më pak se dy dollarë në ditë kurse 18% të tjerë jetojnë me më pak se një dollar në ditë. Njerëzit nga kategoria e parë konsiderohen të varfër, ndërkaq për njerëzit nga kategoria e dytë thuhet se janë në varfëri të skajshme. Rregullisht i dëgjojmë e lexojmë këto të dhëna të Bankës Botërore në televizionet, radiostacionet e gazetat tona. Që të gjithë i dimë dhe secili i ka mësuar. Por, a i dimë me të vërtet dhe çka në fakt kemi mësuar?

Konstatimi i vazhdueshëm publik i varfërisë në Kosovë në formën e përqindjeve të caktuara e ka krijuar përshtypjen që varfëria është këtu për të mbetur. 45% dhe 18% – kjo është Kosova. 45 me 2 dhe 18 me 1 – këta janë numrat identifikues të Kosovës.  Kosova është e varfër sepse Kosova është kaq e varfër: 45 me 2 dhe 18 me 1. Këta janë numrat e vendit tonë; kështu jemi sepse këta numra i kemi. Nuk ka çka të diskutohet këtu. Është kështu siç është. Ky është realiteti ynë. Ky realitet jemi ne të këtillë çfarë jemi. Ndoshta dikur ka qenë më ndryshe, ndoshta dikur do të bëhet ndryshe, por nuk e dimë këtë. E dimë që jemi kështu: 45% aso dhe 18% këso.

Varfëria e kurthuar kësisoj në brutalitetin e numrave fiksë ngjan si një fakt objektiv që mund ta perceptosh më parë se sa ta ndryshosh, dhe që mund ta përshkruash më parë se sa ta shpjegosh. E sublimuar në numrat përkatës varfëria përjetohet si imanenca e situatës sonë që mund të përdoret si argument në diskutimet politike e të tjera, por jo edhe të diskutohet ajo vetë. Varfëria e kuantifikuar profesionalisht bëhet përgjigje për shumë pyetje që ngrihen duke mos lejuar që ajo vetë të vihet në pikëpyetje. Nga një dukuri me shkaqe politike varfëria është shndërruar në fakt jetësor. Thonë që jemi të paditur e me shëndet të dobët sepse jemi të varfër; që kemi politika të mbrapshta qeveritare sepse jemi të varfër; që kemi institucione shtetërore të dobëta sepse jemi të varfër; që nuk jemi të zhvilluar dhe kemi korrupsion sepse jemi të varfër. Por, nuk thuhet e sqarohet pse jemi të varfër. Ose: qenkemi të varfër sepse jemi të varfër. Kaq. Varfëria na qenka njëfarë mallkimi ynë për të cilin s’ia vlen të debatosh. Ajo është një fakt i kryer kontestimi i së cilës është veçse vajtim i kotë.     

E vërteta është se duhet përmbysur këtë rend alogjik të gjërave. Ne jemi të varfër për shkak se jemi të paarsimuar e me shëndetësi të dobët; ne jemi të varfër për shkak se kemi politika qeveritare të mbrapshta; ne jemi të varfër për shkak se kemi institucione shtetërore të dobëta; ne jemi të varfër për shkak se nuk jemi të zhvilluar dhe kemi korrupcion; dhe, ne jemi të varfër e kemi fare pak – ndonëse jemi të ndershëm – për shkak se dikush tjetër ka tepër shumë në mënyrë të pandershme. Para se të jetë shkaku i shumë fenomeneve shoqërore e kulturore (të shumicës së qytetarëve), varfëria është pasojë e politikave ekonomike (të udhëhequra nga pakica prej pushtetarëve).           

Në anën tjetër, varfëria e shenjuar me numrat e ftohtë të saj 45 me 2 dhe 18 me 1 e mpin trurin e publikut lidhur me mjerimin e përditshëm në të cilin ai është pllakosur. Këta 18% që jetojmë me më pak se një dollar në ditë janë njerëz të uritur për çdo ditë, që as bukë nuk kanë mjaftueshëm. Sigurisht që nuk kanë as ngrohje, rroba, këpucë e pastrim adekuat dhe janë të ngujuar aty ku banojnë, meqë asnjëherë s’kanë para për udhëtim me autobus. Të gjitha këto probleme i kanë edhe ata me shifrën 45 me 2. Dallimi është në nuancë dhe jo në lloj. Me dy dollarë në ditë nuk ke ditë kushedi sa më të mira sesa ai që ka vetëm një dollar në ditë.  

Prandaj, kur politikanët kosovarë flasin për mirëqenien sociale duke iu referuar arsimit cilësor, shëndetësisë së avansuar dhe punësimit sipas profesionit, harrojnë që nuk janë duke i folur shumicës dërrmuese të popullsisë. Aq e rëndë është bërë gjendja në Kosovë me çmimet që sa vie e rriten, saqë mirëqenia sociale për shumicën nuk përkufizohet në terma të jetesës por të mbijetesës. Kemi rënë në rrafshin ekzistencial ku për shumicën e popullsisë mirëqenia sociale nuk matet më me arsimin, shëndetësinë e punësimin, por me ushqimin, veshmbathjen, ngrohjen, higjienën dhe transportin. Nuk mund të bëjnë mësim nxënësit nëpër shkolla nëse janë të uritur. Nuk mund të shërohen pacientët nëpër spitale kur aty s’ka ngrohje dhe as higjienë të duhur. Nuk ka se çfarë i duhet kujt vendi i punës nëse gati gjysmën e pagës ia marrin shpenzimet e udhëtimit. Edhe sa shqiptarë duhet të mbyten në lumin Tisa apo nëpër malet e Bosnjes, duke ikur nga Kosova, që pushteti dhe politikanët e numrave të ftohtë ta kuptojë këtë gjë?! /Vetëvendosje

Postuar te KOSOVË, POLITIKË, Vetevendosje. Komentet te >Mos më bëj numra – Nga Albin Kurti Janë të Mbyllura

>“Të bëmat” e Thaçit nuk mund ta njollosin UÇK-në

>

Lëvizja “Vetëvendosje” ka reaguar ndaj raportit të Dick Martyt, duke vlerësuar se pretendimi për ta njollosur UÇK-në, kësaj radhe nëpërmjet Hashim Thaçit, është tendencë e turpshme dhe e papranueshme, që synon ta degradojë në aktivitet të ulët e kriminal luftën çlirimtare të popullit të Kosovës. 



“UÇK-në nuk mund ta njollosë kush përmes Hashim Thaçit, apo cilitdo individ. Pavarësisht faktit që persona të caktuar mund ta kenë keqpërdor luftën fisnike çlirimtare me qëllime të pastra për përfitime personale, kjo nuk mund të përzihet me përpjekjen e popullit tonë për liri, një përpjekje fisnike për të dalë nga prangat e dhunës e për t’i shpëtuar shtypjes e spastrimit etnik”, thuhet në komunikatën e “Vetëvendosjes”.

UÇK-ja, sipas Vetëvendosjes, i përket sublimimit të luftës dhe sakrificës historike të shqiptarëve për çlirim, 2,500 dëshmorëve të luftës së fundit, familjeve të dëshmorëve, veteranëve e invalidëve të luftës dhe “kushdo që mund ta ketë keqpërdorur UÇK-në, nuk mund të fshihet pas UÇK-së”. 


Në anën tjetër, kjo lëvizje thekson se nëse KE-ja dhe BE-ja dyshojnë në Hashim Thaçin, le të mos e shfrytëzojnë atë vetëm sa për ta njollosur UÇK-në, por në vend që ta trajtojnë atë si partnerin e tyre kryesor strategjik në mbajtjen e stabilitetit në kurriz të popullit të Kosovës, le ta vendosin para drejtësisë. 


“Ne druhemi se këto pretendime të Këshillit të Evropës nuk janë në funksion të drejtësisë, por gjithnjë drejt rritjes së trysnisë ndaj Hashim Thaçit për negociata dhe koncesione të reja me Serbinë për hyrjen e saj sa më të përshpejtuar në BE. Populli i Kosovës nuk ka pse ta paguajë çmimin e makinacioneve të stabilitetit rajonal nëpërmjet figurave politike të lidhura me krimin e organizuar ballkanik. 



Edhe bastisjet e EULEX-it nëpër ministri dhe shtëpitë luksoze të politikanëve kurrë nuk u pasuan me drejtësi, por vetëm me presion politik në shkëmbim të dëgjueshmërisë”, theksohet në komunikatë. 

Vetëvendosje vlerëson se të gjitha këto akuza, të cilat po mbesin vetëm akuza, po bëhen vetëm tash para negociatave me Serbinë. Boris Tadiqi tha se do të bisedojë me Thaçin përderisa nuk janë vërtetuar akuzat e KE-së. 
“Gjithçka po tregon se Tadiqi po ia kthen Hashim Thaçit dashurinë”, vlerëson “Vetëvendosje”.

Postuar te KOSOVË, Vetevendosje. Komentet te >“Të bëmat” e Thaçit nuk mund ta njollosin UÇK-në Janë të Mbyllura

ZGJEDHJET: Duam shtet të ri për kombin shqiptar, e jo komb të ri për shtetin e Kosovës

Në ditën e tretë të fushatës elektorale, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti tubim me qytetarët e Gjilanit. Tubimi u mbajt në palestrën sportive “Bashkim Selishta-Petriti” dhe filloi në ora 13:00.

Hapjen e tubimit e bëri kandidatja Zanita Halimi. Kurse menjëherë pas hapjes fjalën e mori kandidati tjetër, Ismajl Kurteshi. Ai falenderoi qytetarët për pjesëmarrje masive në këtë tubim, dhe iu tregoi atyre idetë dhe qëllimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
“Të irrituar nga qeveritarët  e korruptuar që mungesën e ofertave serioze mundohen ta kompensojnë me ofrimin e drekave e darkave ose të ndonjë thesi me miell që e kan ble me parat tuaja, për ta korruptuar kështu edhe procesin zgjedhor, e në këtë mënyrë për t’u lënë pa ardhmëri. Duhet t’i kundershtojmë ata që marrin vendime pa e rrespektuar vullnetin e popullit. VETËVENDOSJA!, për çështje të rëndësishme do ta aplikojë referendumin. Ajo nuk do te marrë vendime pa qytetarët për:  bashkimin me Shqipërinë, decentralizimin, flamurin, hymnin, privatizimin dhe shumë qështje të tjera me rëndësi”- tha Kurteshi.
Pas tij, qytetarëve gjilanas iu drejtua ambasadori William Walker, i cili shprehu zhgënjimin e tij për qeverisjen e deritashme që ka pasur Kosova. “Dy vite pas pavarsisë së Kosovës, qeveritarët tuaj ju kanë orientuar në drejtim të gabuar. Kosova ka nevojë per fytyra të reja, e për ide të reja. Mendoj se Albin Kurti dhe të gjithë perkrahësit e aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! kanë ide e plane të qarta për të zhvilluar shtetin e Kosovës. Unë besoj në idetë e juaja. Prandaj, më 12 dhjetor, të gjithë duhet të dilni e të votoni, për ta ndryshuar Kosovën”.
Para qytetarëve u prezentuan kandidatët për deputë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! si Liburn Aliu, Besnik Bislimi, Shkurte Aliu, Nexhmedin Shaqiri, Bejtush Isufi, Rexhep Selimi, Avdullah Bajra, Avni Rudaku e Zanita Halimi. Këta i ftuan qytetarët e Gjilanit që të dalin në zgjedhje, dhe me moton “BASHKË ËSHTË E MUNDSHME”, ta ndryshojnë Gjilanin dhe Kosovën.
Me duartrokitje të shumta e me brohoritje “VETEVENDOSJE” dhe “ALBIN KURTI”, fjalën e mori Albin Kurti. Ai u foli qytetarëve të Gjilanit, për  keqqeverisjen e deritashme, dhe konkretisht për proceset që dëmtuan Kosovën, e veçanërisht Anamoravën. “Viti 2008 ishte vit i shpresave të mëdha, kurse viti 2010 u bë vit i zhgënjimeve të mëdha. Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk lejon që ky zhgënjim të kthehet në dëshpërim, por punon që ky zhgënjim të kthehet në një shpresë të re. Kur të pakënaqurit bashkohen, atëherë ata shpresojnë dhe veprojnë për këtë ndryshim të madh, që do nis me 12 dhjetor,  në ditën kur populli do të vendos per vetën. Pavarsia e Kosovës do të mbetet vetëm pavarsi formale, nëse nuk ia shtojmë sovranitetin dhe zhvillimin ekonomik. Sovraniteti Kosovës nuk i shtohet duke shkuar në negociata kronike me Serbinë, e zhvillimi ekonomik nuk arrihet duke i shitur ndërmarrjet publike fitimprurëse. Lëvizja VETËVENDOSJE! do ta bëjë Kosovën sovrane”- u shpreh Albin Kurti.
Ai shtoi se “Ne duam një shtet të ri për kombin shqiptar, e jo komb të ri për shtetin e Kosovës. “30.000 qytetarë të Gjilanit e nënshkruan peticionin kundër decentralizimit, që e coptoi këtë rajon. Lëvizja VETËVENDOSJE! do ta ndërrojë pushtetin që po i bën dëmë qytetarit, e do ta aplikojë peticionin për ta mbrojtur vullnetin e qytetarëve. Lëvizja VETËVENDOSJE! kurrë nuk do t’i tolerojë strukturat paralele të Serbisë në Kosovë, e as mallrat serbe ne tregun e Kosovës. Duhet të mblidhemi të gjithë bashkë, ti largojmë nga pushteti këta që duan votën dhe paratë e qytetarit, e jo qytetarin.  Të bëhemi bashkë, që të vendosim për veten tonë. Më 12 dhjetor së bashku do ta ndryshojmë Kosovën”- perfundoi Kurti.

Postuar te KOSOVË, POLITIKË, Vetevendosje, Zgjedhjet 2010. Komentet te ZGJEDHJET: Duam shtet të ri për kombin shqiptar, e jo komb të ri për shtetin e Kosovës Janë të Mbyllura

VETEVENDOSJE: AKSIONI I RADHËS KUNDËR PRIVATIZIMIT TË PTK-SË

Pas pak, në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca ku pritet të shqyrtohet prapë çështja e privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës.
Kur populli i Kosovës pret dhe ka nevojë për zhvillim ekonomik e për mirëqenie sociale, qeveria e kuvendi (qysh po shihet me këtë seancën e sotme) po e vazhdojnë angazhimin e tyre për shkatërrimin e vendit duke shitur çdo gjë të vlefshme që i takon qytetarit.
Kur populli pret dhe ka nevojë për punë e barazi, politikanët e Kosovës e thellojnë papunësinë ndërsa vetë pasurohen pa pikën e turpit.
Shpërputhje më të madhe në mes të një populli dhe qeverisë së tij, zor që mund të ketë.

Populli i Kosovës ka nevojë që t’i hiqen qafesh politikanët e korruptuar që vazhdimisht i shkaktojnë humbje e jo PTK-ja që sjellë vetëm fitim, megjithë menaxhimin e keq që aktualisht ia bënë Qeveria e Kosovës.
Nëse në kompanitë tona publike paska korrupsion, kjo flet për gjendjen e shtetit të Kosovës e jo thjesht të një kompanie të caktuar. Është Qeveria ajo që e zhvillon korrupsionin prandaj, ky i fundit nuk ndalet duke i shitur pasuritë tona por duke e ndërruar Qeverinë e cila ka bërë që shteti të kapet në korrupsion e krim të organizuar nga maja e piramidës shtetërore e poshtë.
Pra, është e qartë që shitja e PTK-së është shumë e dëmshme për Kosovën dhe nga ky privatizim po përfitojnë vetëm politikanët e korruptuar, të cilët e kanë vjedhur PTK –në edhe deri më tani, e tash na thonë: po e shesim sepse aty po vidhet.
Ata nuk e kanë ndërmend ta ndalin privatizimin me PTK-në. Nëse nuk do të ketë angazhim qytetar që do ta largonte nga pushteti këtë klasë politike atëherë këta do ta privatizojnë tërë Kosovën.
Dhe kur për interesa personale të Hashim Thaçit, Ahmet Shalës dhe të tjerëve rrezikohet e mira e përgjithshme e qytetarëve atëherë kemi të bëjmë me një gjendje ku hajnia i zë udhën zhvillimit.
Kemi të bëjmë me një gjendje që urgjentisht duhet ndërruar!
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Prishtinë, 30 shtator 2010
Postuar te KOSOVË, POLITIKË, Vetevendosje. Komentet te VETEVENDOSJE: AKSIONI I RADHËS KUNDËR PRIVATIZIMIT TË PTK-SË Janë të Mbyllura