Prezantohet Raporti për rishikimin e kurrikulumit dhe materialeve mësimore në gjuhën serbe

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith dhe Kryetari i Komisionit të pavarur për rishikimin e kurrikulumit dhe materialeve mësimore në gjuhën serbe Radivoje Xhurin Mançiq, kanë mbajtur sot një konferencë të përbashkët për media, ku kanë prezantuar raportin e Komisionit të Pavarur për Rishikimin e Kurrikulumit dhe materialeve mësimore në gjuhën serbe.

Ministri Enver Hoxhaj, e vlerësoi këtë si një ditë të veçantë “për sistemin tonë arsimor, për Republikën e Kosovës, për shtetin qytetar të Kosovës, por mbi të gjitha është një ditë shumë e veçantë në implementimin e Planit të Ahtisarit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.
“Ne sot fillojmë fazën më të rëndësishme të implementimit të Planit të Ahtisarit, Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila fazë do të duhej të përfundonte me krijimin e një sistemi të përbashkët arsimor dhe tejkalimin e fragmentarizmit, të cilin e kemi aktualisht në sistemin tonë arsimor”, tha ai.
Ministri Hoxhaj, foli më pas për punën e Komisionit, që nga themelimi i tij në prill të vitit 2009 dhe këtu, ai përmendi mbështetjen e fuqishme të z. Feith dhe të ICO-së.
Komisioni përbëhet nga 3 anëtarë që janë përfaqësues nga vendet e rezervuara në Parlamentin Kosovës nga komuniteti serb, 1 anëtar nga ICO-ja dhe 3 anëtarë që vijnë nga MASHT-i.
Përmes punës së tij nga prilli i vitit 2009 deri në qershor të vitit 2010, ky komision ka hartuar një raport të detajuar, i cili nënkupton rishikimin e të gjitha programeve mësimore për shkollat në gjuhën serbe dhe rishikimin e të gjitha teksteve shkollore që përdoren në këto shkolla në Kosovë.
Ministri Hoxhaj theksoi se raporti, i cili është miratuar nga të gjithë anëtarët me pajtim të plotë, sugjeron që për vitin 2010/2011 për tekstet shkollore, mjetet mësimore dhe librat që përdoren në shkollat në gjuhën serbe në Kosovë, MASHT-i do të duhet të hartojë materiale të tjera shtesë për lëndët që kanë të bëjnë me edukatën qytetare, duke ofruar një material i cili shpjegon sistemin politik dhe Kushtetutën e Kosovës. Po ashtu, ai përmendi edhe çështje tjetër të dalë nga raporti se MASHT-i duhet t’iu ofrojë shkollave në gjuhën serbe harta të Republikës së Kosovës, sikur që parashihet që të ketë disa ndryshime në programin e gjuhës dhe të letërsisë serbe, ndërsa në lëndën e muzikës të ofrohet himni i Republikës së Kosovës.
Grupi i dytë të çështjeve që e ngritë raporti ka të bëj me hartimin e programeve mësimore. Ne si MASHT kemi filluar reformën e kurrikulumit, e cila ka përfunduar me fazën e parë të hartimit të Kornizës së Kurrikulumit dhe në bazë të saj parashihet që për të gjitha shkollat në gjuhën serbe në Kosovë, të ketë programet mësimore nga klasa e parë deri në klasën e dymbëdhjetë, të cilat programe do të harmonizohen me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Ndërsa, Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Piter Feith theksoi se ky raport paraqet një hap pozitiv dhe praktik që çdo fëmijë të realizojë të drejtën e tij për t’u shkolluar në gjuhën e vet.
“Obligimet që rrjedhin nga Kushtetuta dhe nga Propozimi Gjithëpërfshirës për Statusin kërkojnë që të hartohet një kurrikulum i plotë në gjuhën serbe në Kosovë. Deri sa të bëhet kjo, mund të autorizohet përdorimi në Kosovë i kurrikulumit dhe materialeve mësimore të Republikës së Serbisë. Unë e përgëzoj Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Komisionin e Pavarur  për punën e tyre të përkushtuar dhe gjithëpërfshirëse në shqyrtimin e tërë kurrikulimit dhe të gjitha teksteve shkollore në gjuhën serbe në Kosovë. Unë besoj se komuniteti serb në Kosovë do të përfitojë nga rekomandimet e Komisionit të Pavarur duke mbështetur një sistem arsimor gjithëpërfshirës. Këto rekomandime janë edhe një pikënisje e mirë për procesin e hartimit të një Kurrikulumi të ri Kosovar në gjuhën serbe si pjesë e Kornizës së Përgjithshme të Kurrikulumit Kosovar për të gjitha komunitetet.
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar e siguroi ministrinë se do të ketë mbështetjen e vazhdueshme të ICO-së në zbatimin e këtyre rekomandimeve.
Kryetari i Komisionit të pavarur për rishikimin e kurrikulumit dhe materialeve mësimore në gjuhën serbe Radivoje Xhurin Mançiq, tha se Komisioni ka qenë i autorizuar që të ofrojë zgjidhje për tekstet që përdoren në shkollat serbe në Kosovë nga lëndët teknike, gjuha dhe letërsia serbe, muzika dhe arti, historia dhe gjeografia.
Ndër të tjera, ai theksoi se çështjet më problematike kanë të bëjnë me tekstet e historisë, ku zakonisht nuk flitet fare për historinë e popullit shqiptar. “Këto tekste janë plot me tema që i paraqesin serbët dhe shqiptarët si ekzekutues dhe viktimë. Ky komision nuk e mbështetë këtë, prandaj këto tekste duhet të tejkalohen derisa të bëhen tekstet e reja për historinë e përgjithshme, ku të gjitha bashkësitë në Kosovë të jenë të përfaqësuara në frymën e paqes, tolerancës dhe bashkëjetesës në të ardhmen evropiane”.
Advertisements
Postuar te Arsim, KOSOVË. Komentet te Prezantohet Raporti për rishikimin e kurrikulumit dhe materialeve mësimore në gjuhën serbe Janë të Mbyllura

A e keni ditur se…


A e keni ditur se cili është i vetmi insekt i zbutur nga njeriu, kush ishte njeriu më i vjetri në botë, sa ka popullsi planeti ynë? Jo?!

Atëherë ne ju sjellim 50 përgjigjet që nuk i keni ditur deri me sot.

Sikur uji i deteve te kthehej ne kripe
Sikur nga te gjithe ujerat e deteve dhe oqeaneve te nxirrej kripa,me te do te mbulohej gjithe siperfaqja e tokes sone me nje shtrese prej rreth 130 metrash.
Prejardhja e emrit “tenis”
Fjala tenis eshte shkruar ne anglisht dhe anglezet e kane marre nga frengjishtja.Kur fillonte loja dhe njeri gjuante me rrakete para se topi te hidhej i thoshte kundershtarit:”tenez” qe do te thote:”mbaje”.Anglezet i dhane fjales formen qe ka sot.
Lotet e krokodilit
Prej kohesh njerezit kishin vene re se krokodilet,pasi hanin gjahun e kapur ne ujin e detit fillonin e lotonin.Kjo dukuri te linte pershtypjen se kjo kafshe qante prene e ngrene.Prandaj dhe lindi shprehja “lotet e krokodilit” qe personifikon hipokrizine e njerezve te ligj. E verteta eshte se krokodilit nuk i vjen keq per kafshen e ngrene,por eshte gjendra e kripes ajo qe prodhon lotet. Dhe pikerisht pasi krokodili ka kollofitur kafshen se bashku me ujin e kripur,fillon veprimin e saj gjendra e kripes qe ndalon sasine e tepert te kripes,e cila del jashte ne formen e pikave te loteve.
Popullsia e botes deri sot
Mendohet se qe nga krijimi i shoqerise njerezore ne bote kane jetuar mbi 80 miliard njerez.
Pse Deti i Zi quhet keshtu?
Perqindja e vogel e kripezimit prej 1.9 perqind i jep Detit te Zi nje ngjyre te erret karakteristike.
Gjuhet e botes
Ne shoqerine e sotme njerezore fliten 2796 gjuhe te ndryshme.Ato ndahen ne 11 grupe kryesore dhe 50 grupe “gjuhesh te vogla”.Njerezit qe flasin keto gjuhe perdorin rreth 8000 dialekte.
Kanguru
Kur u duken per here te pare ne Australi,europianet vune re nje kafshe te cuditshme:ajo ecte me kembet e prapsme ndersa ne bark kishte nje si qese nga nxirrnin koken te vegjlit.C’eshte kjo? i pyesnin ata indigjentet.
Kanguru  pergjigjeshin ata.Qe nga ajo kohe kafsha e cuditshme u quajt kanguru.Kur me vone studjuan gjuhen vendase,evropianet mesuan se “kanguru” do te “nuk kuptoj”.
“Insekti i zbutur”
Bleta eshte i vetmi insekt i zbutur nga njeriu.
Elefanti frikacak
Elefantet i tremben lepujve dhe qenve qofshin këta edhe te vegjel.
Sa kushton 1 kg mjalte?
Per te prodhuar nje kilogram mjalte,nje blete i duhet te thithe nektarin e 12 milion luleve dhe per kete te pershkoje nje rruge me gjatesi rreth 300.000 kilometra.
Numri i gjallesave ne det
Ne cdo liter uje te siperfaqes se detit ka mesatarisht rreth 10.000 gjallesa,ne 100 metra ka 3.000 dhe ne 5.000 metra ka mesatarisht 15 gjallesa.
Thellesia me e madhe e deteve dhe oqeaneve
Thellesia me e madhe e deteve dhe oqeaneve ndodhet ne pjesen perendimore te Oqeanit Perendimor dhe arrin ne 11030 metra.
Floket dhe njeriu
Zakonisht nje njeri ka ne koke rreth 100.000 qime floku.Tek flokekuqte kjo shifer arrin ne 90.000,te bjondet ne 140.000 dhe tek brunet dicka ne mes te ketyre dy shifrave.Mesatarisht,cdo dite bien nga 50 deri ne 100 fije floku.
Njerezit me te gjate e me te shkurter
Njeriu me shtatin me te larte ka qene austriaku Frederik Vinkelmeir,qe ka jetuar ne shek.VII.Ai ishte 2.78 m i gjate.Gruaja me e gjate e te gjitha kohrave ka qene gjermania Mariane Wehler me gjatesi 2.55 m.Njeriu me i shkurter ka qene Xhin Vorenburgu me gjatesi 45 cm dhe konkurrentja e tij Halami Aqube Ton Sinai me gjatesi vetem 38 cm.

Shpikesi i telefonit
Uaston,hajde ketu,me duhesh.Fjala e pare e transmetuar nepermjet telefonit nga shpikesi i tij,Aleksander Graham Bell qe therriste ndihmesin e tij,Uaston.Ai mori patenten e telefonit me numer 174465 ne vitin 1876.
Kuriozitete demografike
Cdo dite ne bote lindin 250.000 njerez.Ne cdo 100 vajza te sapolindura korrespondojne 105 djem te sapolindur.Brenda 50 viteve te ardhshem popullsia e botes do te dyfishohet.

Shpenzimet ushtarake
Ne vitin 1979 u harxhuan per qellime ushtarake 450 miliard $,ne 1985 850 miliard $ dhe sot kalojne shifren prej 1.000.000.000.000 $.
Pabarazite sociale
Ne vitin 1960 1/5 me e pasur e botes kishte te ardhura mbi 20 here me te medha sesa 1/5 me e varfer dhe ne vitin 1960 kjo diference u trefishua.
47 vendet me te pazhvilluara te Afrikes e Azise (qe banohen nga 3 miliard njerez) kane te ardhuara vjetore 500 $ kurse vende te Evropes Veriore kane 20.000 $.
69 Fëmijë të një nëne
Feodor Vasilijev nga Shuya (Rusi), nga gjithsejt 27 lindje gjatë viteve 1725-1765 lindi 16 bineqë, 7 treneqë, dhe 4 katërneqë. Vetëm dy fëmijë prej tyre vdiqën si foshnjë.

James Gill, i biri i Brenda dhe James Gill, lindi 128 ditë para kohës së paraparë. Në lindjen e tij më 20 Maj 1987 në Ottawa, Ontario (Kanadë) peshonte 624 gr.

Nëna më e vjetër
Rosanna Dalla Corta nga Viterbo (Itali) sipas të dhënave në korrik të vitit 1994 në moshën 63 vjeçare lindi një djalë.
Operacioni më i gjatë
Një operacion i cili u zhvillua në vitin 1951 në Chicago, Illinois (USA), gjatë të cilit pacientes Gertrude Levandowski iu mënjanua një cistë nga njëra vezore e saj, zgjati prej 48 Shkurt d.m.th. 96 orë. Gjatë operacionit pesha e pacientes zbriti nga 280 në 140 kg.
Portier apo sulmues
Portieri Jose Luis Chilavert shenoi 49 gola gjatë ndeshjeve në klubin e tij dhe ekipit kombëtar ndërmjet Korrikut 1992 dhe Marsit 2000.

Substanca më e ëmbël
Thaumatin, një protein, i cili fitohet nga mbështjellësi i farës së një bime të quajtur Thaumatoccocus danielli është 61.500 herë më e ëmbël se sheqeri i zakonshëm. Kjo bimë rritet në disa vende të Afrikës perendimore.
Tranzistori më i vogël
Firma Lucent Technologies në Murray Hill, New Jersey (USA), urdhëroi më 15 Nëntor 1999 zhvillimin e një tranzistori me një gjatësi prej vetëm 50 Nanometrash, d.m.th. 1/2000 pjesë e trashësisë së flokut të njeriut. Kjo pjesë quhet edhe “tranzistori vertikal” pasi që të gjitha pjesët e saj janë të rradhitura në një pllakëz silikoni dhe rryma rrjedh në drejtim vertical
Mjekra më e gjatë
Me rastin e vdekjes së Hans Langseth në vitin 1927 në Kensett (USA) mjekra e tij kishte një gjatësi rekorde prej 5,33 m.
Popgrupi i njohur suedez ABBA i formuar më 1972 në Stokholm debitoi në vitin 1970 nën emrin Festfolk në një Restaurant në Göteborger. Pas dy vitesh, pra më 1972 mori emrin e ri nga inicialet e anëtarve të grupit: Agnetha Fältskog, Benny Andersson, Björn Ulvaeus dhe AnniFrid (Frida) Lyngstad.
Helikopteri më i vogël në botë ishte njëulësi Seremet WS8 i cili u prodhua më 1976 në Danimarkë. Ai kishte një motor me 26 KW dhe peshonte pa ngarkesë 53 kg. Rotori i tij kishte një diametër prej 4,5 m.
Shkencëtarët e “Oak Ridge National Laboratory” në Oak Ridge, Tennessee (USA) në Prill 1996 me ndihmën e një superpërçuesi arritën rrymën më të fortë të të gjitha kohrave : 2 milion Amper/cm². Rryma për nevoja shtëpiake ka një forcë me nën 1000 Amper/cm².
Protesta më e madhe kundër luftës u mbajt më 15.11.1969 në Washington D.C. (USA) ku morën pjesë rreth 600.000 pjesmarrës të cilët protestuan kundër vazhdimit të luftës së amerikanëve në Vietnam.
Arusha e bardhë mund të notoj pandërprerë deri 100 km.

Rekordin botëror në qëndrim në një këmbë e theu Arulanantham Suresh Joachim nga Sri Lanka prej 22.05.1997 deri me 25.05.1997 duke qëndruar 76 orë e 40 minuta.

Me 9.06.1996 Walter Arfeuille (Belgjikë) tërhoqi me dhëmbë 8 vagonë treni mbi hekurudhe, me një peshë gjithsejt 223.880 kg në largësi prej 3,2 m.
Më 17.12.1998 kinezi Li Jian Hua në emisionin televiziv Guinnes World Records: Primetime ngriti me vesh peshën 50 kg (tjegulla ndërtimi të lidhura bashkë dhe të kapur në veshin e tij).
Kenguri më i madh (Macropus rufus) në Australinë qendrore, jugore dhe atë lindore, plotësisht i drejtuar është 1,80 m i lartë, dhe gjatësia e përgjithshme (megjithë bisht) është 2,85 m. Pesha e tij rreth 90 kg.

Kilauea në Hawaii (USA) është vullkani më aktiv në botë. Që nga viti 1983 është pandërprerë aktiv dhe vjell 5 m³ llavë në sekondë.
Amerikanja Janice Deveree në vitin 1884 kishte mjekër me gjatësi 36 cm.
Personi më i vjetër i të gjitha kohërave, me datëlindje të vërtetuar, ishte françezja Jeanne Louise Calment. Ajo u lind më 21.02.1875 dhe vdiq më 04.08.1997 në Arles të Francës në moshën 122 vjeçare.
Binjakët më të rëndë në botë ishin Billy Leon dhe Benny Loyd McCrary, alias McGuire, nga Hendersonville (USA) të cilët u lindën më 7.Dhjetor 1946. Deri në moshën 6 vjeçare kishin shtat normal. Në Nëntor 1978 Billy peshonte 337 kg. ndërsa vëllau i tij Benny 328 kg. Billy vdiq në Korrik 1979.
Zbuluesi i parë i fonografit (gramophonit të mëvonshëm) ishte amerikani Thomas Alva Edison në vitin 1877, i cili kishte planifikuar të zbuloj një inçizues diktimi për punë në zyre. Phonographi i asaj kohe kishte formë cilindri, deri në vitin 1887 kur zbuluesi gjerman Emile Berliner zbuloi pllakëphonographin (gramophonin) i cili i zhvillua në një medium artistik.
Gjurmimi më i madh i arit ndodhi në SH B A, ku më 24.01.1848 një pronar i një puntorie të drurit dhe shoku i tij, në Sacramento (sot California) zbuluan ar. Një vit më vonë e vërshuan mbi 80 000 gjurmues të arit të ashtuquajturin fortyniners në këtë regjion. Në vitin 1853 numri i tyre arri mbi 250 000.

Marilyn Monroe, gjegjësisht Norma Jean Mortenson, legjendë e filimit, muzikës dhe bukurisë, e lindur më 01.06.1926, në fëmijërinë e saj ndërroi 12 familje përkujdesëse
Kinezët si Antibiotik natyror më të mirë e përdorin kivin? (Kivi e forcon sistemin e imunitetit duke i shumuar qelizat mbrojtëse deri në dymbëdhjetë herë)
Ushtari japonez Teruo Nakamuro 30 vjet mbas përfundimit të luftës (i cili u gjet në pyjet e pashkelura) nuk dinte asgjë për përfundimin e luftës.
Kafepirësit mendojnë më shpejtë dhe veprojnë më logjikisht se ata që nuk e përdorin kafenë.
Nikotini është një helm i fortë nervor (emrimi i saktë: BetaPyridylNMethylpyrrolidin)?
Kali vrapues australian “Great Fortune” si ndihmë teknike mori një palë syza.
Gangsteri Al Capone më në fund u burgos për shkak të mospagimit të tatimit?
Sahara është më e madhe se Australia?
Romani “Vuajtjet e të riut Werther” i Goethes ishte shkaktar i një serie të vetëvrasjeve?
Postuar te Kuriozitet. Komentet te A e keni ditur se… Janë të Mbyllura

Eliza Hoxha patriote


Eliza vazhdon…


Eliza Hoxha tani ka përfunduar video-spotin e këngës “E dua këtë vend”.

Këngë kjo që tregon brengën për mjedisin kosovar dhe thërret për më shumë dashuri dhe kujdes ndaj këtij mjedisi në mënyrë që të jetë aty për t’iu shërbyer edhe gjeneratave të ardhshme.
“Jam në përfundim të albumit të tretë i cili vërtet më ka marrë kohë për shkak të paraqitjeve në festivale dhe angazhimeve tjera” – tha Eliza duke shtuar se ka bashkëpunime të tjera në këtë album të cilat don  të mbeten befasi.

Postuar te Show-Biz. Komentet te Eliza Hoxha patriote Janë të Mbyllura

Thellohet bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Austrisë, në fushën e sigurisë dhe migracionit

Prishtinë, 30 shtator ’10 – Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, z. Bajram Rexhepi po qëndron për vizitë zyrtare në Vjenë, me ftesë të ministres së Punëve të Brendshme të Austrisë, znj. Maria Fekter.
Gjate vizitës së sotme, ministri Rexhepi pati një takim shumë miqësor me ministren Fekter, ku është diskutuar për bashkëpunimin mes të dyja vendeve në fushën e sigurisë dhe migracionit. Dy bashkëbiseduesit vlerësuan se ka progres në bashkëpunimin policor mes dy vendeve, sidomos në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar dhe trafiqeve ilegale.

Gjatë kësaj vizite, është formalizuar bashkëpunimi në fushën e riatdhesimit, me ç’rast është nënshkruar marrëveshja bilaterale për riatdhesim të shtetasve që qëndrojnë në mënyrë ilegale në territoret e palëve nënshkruese.
Ministrit Rexhepi i është premtuar se Austria do të jetë një avokat i fuqishëm i Kosovës në BE, sa i përket liberalizimit të vizave. Ndërkohë, ministrja Fekter është shprehur e gatshme të ndihmoj MPB-në e Kosovës, në ngritjen e kapaciteteve për integrim evropian në fushën e migrimit legal.
Pas marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e sigurisë, të nënshkruar vitin e kaluar dhe marrëveshjes për riatdhesim, të nënshkruar sot, të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim edhe në të ardhmen, në fushën e partneritetit të migracionit, si dhe fushave të  tjera me interes për të dyja palët.
Postuar te Bota, KOSOVË, POLITIKË. Komentet te Thellohet bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Austrisë, në fushën e sigurisë dhe migracionit Janë të Mbyllura

Trashëgimia kulturore e Kosovës është pasuri e përbashkët për të gjithë qytetarët e Kosovës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës sot në Muzeun e Kosovës bëri përmbylljen e Ditëve të Trashëgimisë Evropiane në Kosovë, të cilat janë organizuar në bashkëpunim me COE, ECLD, OJQ-të, CHWB, Intersos, Derën e hapur  etj.
Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Lirije Kajtazi, falënderoi të pranishmit dhe theksoi se, duke u mbështetur në dispozitat që kemi, MKRS ka në përgjegjësi përkujdesjen ndaj trashëgimisë kulturore, së cilës i jep rëndësi të veçantë.
Synimi  i Ministrisë së Kulturës është ruajtja e trashëgimisë kulturore në kualitet e standardet ndërkombëtare, gjithnjë duke u mbështetur në infrastrukturën ligjore.

Vlerat e trashëgimisë sonë kulturore janë universale dhe si të tilla ato janë vlera të natyrshme të trashëgimisë evropiane dhe botërore. Trashëgimia kulturore e Kosovës është pasuri e përbashkët për të gjithë qytetarët e Kosovës, prandaj krahas angazhimit dhe përkushtimit të Ministrisë së Kulturës nuk duhet të mungojë edhe ngritja e vetëdijes qytetare për mbrojtjen dhe ruajtjen e monumenteve.
Ambasadori i  Ambasadës  Greke,  z .Dimitris Moschopoulus, tha se kam kënaqësinë  t’ ju përgëzoj  për kompletimin e infrastrukturës ligjore .
Ai tha se përfshirjen e kishës serbe në trashëgiminë  kulturore e sheh si të drejtë.
Arbër Hadri , këshilltar i  Ministrit  Haziri, tha se MKRS  ka filluar menaxhimin e  duhur në fushën e trashëgimisë kulturore.
Trashëgimia është një thesar i madh i Kosovës, andaj ne duhet të bëjmë përpjekje të përkujdesemi për trashëgiminë arkeologjike dhe shpirtërore, konservimet dhe restaurimet, masat preventive,  kërkimet shkencore dhe infrastrukturën  ligjore. Një pjesë e madhe  e trashëgimisë kulturore  nuk është trajtuar deri më tani, andaj  këto objekte do të shqyrtohen se a do të hyjnë në mbrojte të përhershme. 
Postuar te KOSOVË, Kulturë. Komentet te Trashëgimia kulturore e Kosovës është pasuri e përbashkët për të gjithë qytetarët e Kosovës Janë të Mbyllura

VETEVENDOSJE: AKSIONI I RADHËS KUNDËR PRIVATIZIMIT TË PTK-SË

Pas pak, në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca ku pritet të shqyrtohet prapë çështja e privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës.
Kur populli i Kosovës pret dhe ka nevojë për zhvillim ekonomik e për mirëqenie sociale, qeveria e kuvendi (qysh po shihet me këtë seancën e sotme) po e vazhdojnë angazhimin e tyre për shkatërrimin e vendit duke shitur çdo gjë të vlefshme që i takon qytetarit.
Kur populli pret dhe ka nevojë për punë e barazi, politikanët e Kosovës e thellojnë papunësinë ndërsa vetë pasurohen pa pikën e turpit.
Shpërputhje më të madhe në mes të një populli dhe qeverisë së tij, zor që mund të ketë.

Populli i Kosovës ka nevojë që t’i hiqen qafesh politikanët e korruptuar që vazhdimisht i shkaktojnë humbje e jo PTK-ja që sjellë vetëm fitim, megjithë menaxhimin e keq që aktualisht ia bënë Qeveria e Kosovës.
Nëse në kompanitë tona publike paska korrupsion, kjo flet për gjendjen e shtetit të Kosovës e jo thjesht të një kompanie të caktuar. Është Qeveria ajo që e zhvillon korrupsionin prandaj, ky i fundit nuk ndalet duke i shitur pasuritë tona por duke e ndërruar Qeverinë e cila ka bërë që shteti të kapet në korrupsion e krim të organizuar nga maja e piramidës shtetërore e poshtë.
Pra, është e qartë që shitja e PTK-së është shumë e dëmshme për Kosovën dhe nga ky privatizim po përfitojnë vetëm politikanët e korruptuar, të cilët e kanë vjedhur PTK –në edhe deri më tani, e tash na thonë: po e shesim sepse aty po vidhet.
Ata nuk e kanë ndërmend ta ndalin privatizimin me PTK-në. Nëse nuk do të ketë angazhim qytetar që do ta largonte nga pushteti këtë klasë politike atëherë këta do ta privatizojnë tërë Kosovën.
Dhe kur për interesa personale të Hashim Thaçit, Ahmet Shalës dhe të tjerëve rrezikohet e mira e përgjithshme e qytetarëve atëherë kemi të bëjmë me një gjendje ku hajnia i zë udhën zhvillimit.
Kemi të bëjmë me një gjendje që urgjentisht duhet ndërruar!
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Prishtinë, 30 shtator 2010
Postuar te KOSOVË, POLITIKË, Vetevendosje. Komentet te VETEVENDOSJE: AKSIONI I RADHËS KUNDËR PRIVATIZIMIT TË PTK-SË Janë të Mbyllura

Facebook në kinema nga 1 Tetori 2010

Facebook në kinema nga 1 Tetori

Nuk mund ti bësh 500 milion miq pa bërë asnjë armik


Historia pas rrjetit social më të madhë në botë Facebook shfaqet në ekran të madhë, prodhuar nga  Columbia Pictures, shkruar nga The West Wings Aaron Sorkin. 

Filmi do të përqëndrohet tek studenti i Harvardit, Mark Zuckerberg duke triumfuar pas krijimit të një senzacioni të madhë në internetit.

Në filmin “The Social Network” luajn Jesse Eisenberg në rolin e Mark Zuckerberg, Justin Timberlake si Sean Parker, Andrew Garfield si Eduardo Saverin,  Rooney Mara e shumë të tjerë. 

Këtë të premte më 1 tetor 2010 nëpër shumë kinema të botës
Shikoni klipin ekskluziv të marrë nga premiera e filmit si dhe “trailer”






http://c.brightcove.com/services/viewer/federated_f9?isVid=1

The Social Network” movie trailer 2010

http://www.youtube.com/v/lB95KLmpLR4?fs=1&hl=en_US&rel=0

.

Postuar te Kinematografi, Show-Biz. Komentet te Facebook në kinema nga 1 Tetori 2010 Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: