>Neda dhe Alkena bast, kush e lë e para shtëpinë e BB

>

Neda dhe Alkena qëndrojnë në sallon dhe bisedojnë se cila nga ato do ta lërë shtëpinë e para. Alkena shprehet se nëse del ajo,
Neda mund t’i shkojë pas ashtu siç ka thënë Ervini për Ermelën. Neda përgjigjet se ajo nuk do të dalë pas Alkenës, por nëse ajo largohet, do t’ia ndjenjte shumë mungesën dhe shton se vetëm fakti që e mendon e bën të panikohet. Neda shton se ajo do të dalë para Alkenës, e Alkena thotë të anasjelltën. Alkena i kërkon Nedës të vënë një bast se kush do të dalë e para dhe e realizojnë./bb

Advertisements
Postuar te Big Brother. Komentet te >Neda dhe Alkena bast, kush e lë e para shtëpinë e BB Janë të Mbyllura

>Hapet OpenLeaks faqja rivale e WikiLeaks-it

>

Daniel Domsheit Berg, një nga themeluesit e WikiLeaks-it, tha se ka filluar aktivitetin OpenLeaks, një faqe interneti rivale e WikiLeaks-it. 


Faqja e re synon t’i japë më shumë kontroll atyre që sjellin informacionet sekrete. Burimet e informacionit mund të zgjedhin vetë burimet ku duan të publikohen dokumentet. Faqja do të jetë plotësisht funksionale deri në fund të vitit. 

Deklaratat e Domshait-Bergut u bënë sot gjatë forumit vjetor që mbahet në Davos të Zvicrës. Në këtë forum mblidhen figurat kyçe të ekonomisë dhe biznesit botëror./bw


Postuar te Teknologji, Wikleaks. Komentet te >Hapet OpenLeaks faqja rivale e WikiLeaks-it Janë të Mbyllura

>Nëna, dhurata për t’u kujtuar pas vdekjes

>

 Një nënë britanike u përkujdes që dy djemtë e saj të vazhdonin të merrnin rregullisht dhurata dhe letra prej saj edhe kur të vdiste.

Historia e trishtë e një 26-vjeçareje të quajtur Laura Marshall Reid u raportua në numrin e sotëm të së përditshmes “The Guardian”. Ajo ndërroi jetë përpara një jave, pasi humbi një betejë dy-vjeçare me kancerin e gjirit.

Kur Laura mësoi lajmin e tmerrshëm se tumori ishte i paoperueshëm, frika e saj më e madhe ishte harrimi prej dy djemve gjashtë dhe tre vjeçar.

Në këtë mënyrë, në dy vitet që i mbetën për të jetuar, ajo u përkujdes që të zgjidhte dhuratat e përshtatshme deri në ditëlindjen e 21-të të djemve, plus dhuratat për ditët e veçanta të jetës së tyre, si diplomimi apo martesa.

Njëkohësisht, 26-vjeçarja shkroi gjatë të gjithë kohës shënime dhe letra për djemtë, të cilat do t’i dorëzohen atyre në periudha të ndryshme të jetës dhe do të përpiqen t’u tregojnë se nëna është aty, duke i parë nga qielli.

Të gjitha dhurarat dhe letrat do të ruhen me kujdes nga prindërit dhe bashkëshorti i Laurës. Ato do t’i dorëzohen fëmijëve në datën që ajo ka përcaktuar në një listë.

Kanceri i gjirit nuk është i zakonshëm në mosha të tilla kaq të reja. Pasi mësuan se edhe tre teze të saj kishin vdekur nga kanceri i gjirit në moshë të re, mjekët britanikë i kryen një analizë gjenetike të ndjerës.

Nga rezultatet e kuptua se ajo ishte e destinuar të vdiste nga ky lloj tumori, pasi kishte trashëguar një çrregullim të rrallë gjenetik, që favorizonte krijimin e kancerit në moshë të re./tch

Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Nëna, dhurata për t’u kujtuar pas vdekjes Janë të Mbyllura

>Heq dorë nga coca-cola, dobësohet 85 kg

>

Një grua britanike humbi 85 kilogramë pasi hoqi dorë nga coca-cola, pije nga e cila konsumonte të paktën katër kilogramë në ditë.

36-vjeçarja nga Suindon, Britani, arriti të peshonte deri në 170 kilogramë në maksimumin e saj, raportoi “The Sun”,

Ajo nuk mund ta konceptonte jetën pa coca-cola për vite me radhë, deri sa djali i saj Robert e bindi që të hiqte dorë dhe të antarësohej në një klub sportiv.

Falë shpëtimit nga varësia e pijes dhe vrapit çdo ditë, ajo ka arritur që të peshojë tashmë vetëm 85 kilogramë. Ndërkohë, britanikja siguron se nuk do të pijë më asnjë coca-cola, deri në arritjen e peshës ideale./tch



Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Heq dorë nga coca-cola, dobësohet 85 kg Janë të Mbyllura

>Charlie Sheen, nuk i përballon 5 femra, përfundon në spital

>

Çmenduria e aktorit Charlie Sheen nuk ka të ndalur, sidomos argëtimi me porno-aktore dhe konsumimi i drogës. Kështu, ai të martën në pronën e tij kishte

organizuar një ndejë të çmendur për veten dhe pesë mikeshat e tij të reja, mes tyre edhe porno-ylli 22-vjeçe, Kacey Jordan.
Kacey Jordan

Për të Charlie kishte gjurmuar një vit të plotë. “Unë jam adhurues i madh i yti. Të kam kërkuar vitin e fundit dhe më vjen mirë që në fund jemi njohur”, thuhet në porosinë të cilën ia kishte dërguar Charlie.


Mirëpo, kjo ndejë e cila ishte e mbushur përplot alkool, drogë dhe seks, nuk ka përfunduar mirë për aktorin, pasi është dashur të vijë ndihma e shpejtë për ta dërguar në spital, për shkak të dhimbjeve të mëdha në bark, më saktësisht në abdomen.


Se diçka është serioze, tregon fakti se në spital kanë shkuar prindërit e tij dhe ish-gruaja Denise Richards./yp

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Charlie Sheen, nuk i përballon 5 femra, përfundon në spital Janë të Mbyllura

>Cute Babulja, rikthim pas shtatë viteve!

>

Cute Babulja është një projekt muzikal i udhëhequr nga Genc Salihu dhe Enes Bajramliqi të cilët finalizuan albumin e tyre të parë të titulluar “Dukat Mongi”. Video klipi i tyre i parë “Kolateralisht” ka fituar çmimin kryesorë në “Video Fest” edicionin e vitit 2004.



Shtatë vite pas publikimit të projektit Cute Babulja, kantautori Genc Salihu, rikthehet me këngën ‘‘Rrugëve’’.  Ky komponim është pjesë e albumit në përgaditje ‘‘Kangë e Venë’’ i cili do të dalë në treg në fillim të qershorit 2011.  Prodhimi i këtij projekti muzikor u mbështet nga dit’ e nat’./toplajm

Sekuenc nga video klipi i këngës “Rrugëve”




Postuar te Show-Biz. Komentet te >Cute Babulja, rikthim pas shtatë viteve! Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: