>Tërmeti në Japoni ka shkurtuar ditën

>

Agjencia amerikane për Gjithësinë NASA ka kumtuar se tërmeti i fuqishëm që të premten ka goditur Japoninë ka shkurtuar vazhdimin e ditës për 1,6 mikrosekonda, ndërsa Instituti italian për
Gjeofizikë dhe vullkanologji ka theksuar se boshti i rotacionit të Tokës ka lëvizur për 10 centimetra.

Gjeofizikani i NASA-s Richard Gros ka llogaritur se tërmeti me fuqi 8,9 të shkallës së Rihterit, e ka shpejtuar rrotullimin e Tokës për 1,6 mikrosekonda, raporton AP. Ky ndryshim i shpejtësisë së rotacionit të Tokës është diçka më e madhe se sa ajo e vitit të kaluar, e shkaktuar nga tërmeti që kishte ndodhur në Kili.

Ndryshimin më të madhe të shpejtësisë së rrotullimit të Tokës e ka shkaktuar tërmeti që ka ndodhur në Sumatra më 2004, i cili e kishte shkurtuar ditën për 6,9 mikrosekonda.

Postuar te SHKENCË. Komentet te >Tërmeti në Japoni ka shkurtuar ditën Janë të Mbyllura

>Aktivitetet vullkanike në Havai

>

Shkencëtarët po i vëzhgojnë nga afër aktivitetet e shtuara të vullkanit Kilauea në Ujdhesën e Madhe në Havait, pasi erupcioni fillestar e hodhi llavën në lartësi deri 20 metra.

Kilauea është në erupcion të vazhdueshëm për 28 vjet.

Por, gjeologu Xhanet Bob nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-ve tha se aktivitetet e fundjavës sinjalizojnë “episode të reja të erupcioneve dhe të panjohura tjera”./topLajm

Postuar te Hulumtime, SHKENCË. Komentet te >Aktivitetet vullkanike në Havai Janë të Mbyllura

>SHBA, dështim spektakolar i misionit hapsinor

>

Misioni amerikan i dërgimit të një sateliti vëzhgues të Tokës në hapësirë përfundoi me një dështim “spektakolar” mesditën e sotme, ndërsa raketa shpërtheu në ajër pak pas nisjes nga një bazë në Kaliforni.

I quajtur ironikisht me emrin “lavdia”, sateliti që do të mblidhte të dhëna të reja rreth klinës së planetit shpërtheu pas gjashtë minutash, si rrjedhojë e një problemi të papërcaktuar ende.

Nga të dhënat paraprake besohet se aksidenti u shkaktua pasi pjesët shkëputëse të raketës nuk u larguan në kohë, duke bërë që raketa të ishte tepër e rëndë dhe e ngadaltë për të dalë nga fusha gravitacionale e Tokës.

Dështimi i NASA-s vjen në një moment të keq për misionet hapësinore botërore, pasi në muajt e shkuar, lëshime të ngjashme satelitësh nga India dhe Rusia gjithashtu dështuan./tch

Postuar te SHKENCË, Teknologji. Komentet te >SHBA, dështim spektakolar i misionit hapsinor Janë të Mbyllura

>Britania publikon dosjet për UFO-t

>

Autoritetet britanike publikuan ditën e enjte dosjet e dokumentet për “objektet fluturuese të panjohura”, (UFO) të cilësuara deri më sot si dosje të klasifikuara.

Bëhet fjalë për 35 dosje të mëdha me rreth 8500 faqe në total, ku janë hedhur raporte nga zyrtarë e ‘dëshmitarë’ të vizitave aliene në planetin tonë që datojnë që nga vitet e para të pas Luftës së Dytë Botërore.

Shumica e dosjeve të publikuara i përkasin periudhës nga viti 1997 deri në vitin 2005 dhe janë kryesisht foto e vizatime sipas syrit të ‘dëshmitarëve’, por edhe letra që ministrat e brendshëm britanikë u kanë dërguar atyre si përgjigje për dyshimet e ngritura.

Mes personave që kanë patur “kontakt” pamor me UFO-t janë edhe policë, ushtarakë e pilotë të Royal Air Force./tch

Postuar te Kuriozitet, SHKENCË. Komentet te >Britania publikon dosjet për UFO-t Janë të Mbyllura

>Sateliti gjerman “kërcënon” Tokën

>

Një satelit gjerman ka humbur kontrollin në hapësirë dhe pritet që të bjerë në Tokë gjatë këtij viti.

Analizat e fundit tregojnë se sateliti “Rosat” do të hyjë në atmosferën tokësore brenda pak muajsh.

Momenti i përplasjes me tokën parashikohet në tetor-dhjetor.

“Rosat”, me peshë 2.4 ton, mendohet se mund të digjet gjatë rënies apo mund të bjerë në det.

Sipas shkencëtarëve, në rastin më të keq, mbetjet e satelitit do të bien në sipërfaqen e Tokës duke shkaktuar dëme të mëdha./topLajm

Postuar te SHKENCË. Komentet te >Sateliti gjerman “kërcënon” Tokën Janë të Mbyllura

>Coca-cola mund të shkaktojë kancer

>

Prej kohësh është e njohur se teprimi i pirjes së coca-cola mund të shkaktojë obezitet, por një studim i ri, i publikuar në një revistë italiane, zbulon se efektet negative të pijes
më të famshme në botë mund të jetë edhe të tjera.

Denoncimi erdhi nga Qëndra e Shkencës për Interesin Publik, një organizatë amerikane që merret me shëndetin publik. Ajo parashtroi një kërkesë zyrtare për ndalimin e përdorimit të ngjyruesit të ëmbël të pijes freskuese.

Sipas Qëndrës, substanca e karamelit ka në përbërje dy substanca, të cilat janë të lidhura me kancerin e mushkërive, mëlçisë dhe tiroides.

Siç shpjegoi drejtori ekzekutiv i Qëndrës, Micheal Jacobson, “bëhet fjalë për një risk minimal të shtuar për shfaqjen e tumorit, por kaq është e mjaftueshme që autoritetet që përkujdesen për shëndetin publik, të alarmohen”.

Nga ana e saj, kompania refuzoi fuqimisht raportin, duke thënë se substancat në fjalë janë studiuar me detaje në shumë vende të botës, por në asnjë prej tyre ato nuk janë shpallur si të dëmshme./yp

Postuar te Kuriozitet, Mjekësi, SHKENCË. Komentet te >Coca-cola mund të shkaktojë kancer Janë të Mbyllura

>Gjendet merimanga e rrallë me fytyrë njeriu

>

Në rezervatin natyror Arna të Anglisë është gjendur një merimangë e rrallë, barku i të cilës i ngjan fytyrës së njeriut, transmeton “Daily Mail”. Në rezervat kanë gjetur vetëm 40 merimanga

të tilla që nga viti 1890.

Kjo është e para që e kemi gjetur në 35 vjetët e fundit. Është rastësi e rrallë të shihet një e tillë. E kemi gjetur në një kuti të ndarë dhe ishim shumë të emocionuar”, ka thënë Mark Sigleton, punëtor në rezervat.
Merimanga që ka emrin latin Philodromus margaritatus nuk është e rrezikshme për njerëzit, dhe qëndron në pemën e mbuluar me likene. Mund të rritët deri në 5.5 centimetra. Gjendet në Evropën qendrore e perëndimore./io
Postuar te Kuriozitet, SHKENCË. Komentet te >Gjendet merimanga e rrallë me fytyrë njeriu Janë të Mbyllura

>Përpjekje të zbulohet më tepër për përhapjen e kancerit

>

Një nga pyetjet më të shpeshta që pacientët me kancer u bëjnë mjekëve është: a do të jetë e izoluar sëmundja e tyre apo do të përhapet më tej? Një studim i kohëve të fundit, i kryer nga
shkencëtarë amerikanë dhe kinezë mund të ndihmojë që shkencëtarët të marrin përgjigje. Duke ekzaminuar materiale gjenetike nga disa lloj tumoresh kancerogjene, shkencëtarët zbuluan se prania e një proteine të veçantë në nivel të lartë, bënte që kanceret të përhapeshin brenda dy vitesh. 

Studimi u bë në popullatën e Azisë, ku hepatiti B dhe kanceri i mëlçisë janë të përhapur. Organizata Botërore e Shëndetësisë llogarit se në Azi kanceri i mëlçisë i shkaktuar nga hepatiti B është një nga tre shkaqet madhore të vdekjeve tek burrat dhe një shkak po aq i rëndësishëm për femrat. 
Tek një e katërta e 2 miliard njerëzve në botë të infektuar me hepatitin B zhvillohet kanceri i mëlçisë dhe ata vdesin. 

Shkencëtarët nga Hong Kongu kanë studiuar mostra të qelizave kanceroze në mëlçi dhe kanë gjetur që disa qeliza përmbajnë nivel të lartë të një varianti të proteinës Karboksipeptidase E ose CPE. 

Në të njëjtën kohë, shkencëtarët në Institutin Kombëtar të Shëndetit të Fëmijëve në periferi të Uashingtonit, po studiojnë proteinën CPE dhe kanë identifikuar variantin e njëjtë, të quajtur tani CPE-Delta N. 

Dr. Peng Loh është neuro – endokrinolog në Instituin Kombëtar. 

“Ne gjetëm se ajo që ishte në qelizat kanceroze në fakt ishte forma CPE- Delta N ndaj nisëm së bashku ta studionim këtë proteinë si proteinë kaceroze”. 

Shkencëtarët në uashington injektuan inde me këtë proteinë tek një kavie dhe konfirmuan se kur ishte e pranishme CPE Delta N , kishte gjasa më të mëdha që kanceri të përhapej në dy vjet. 

CPE- Delta N është identifikuar dhe në kancere të kokës dhe qafës, të zorrës së trashë dhe të gjirit. Testet paraprake tregojnë se ajo mund të jetë e pranishme edhe në kancerin e tiroides. 

Dr. Loh thotë se mund të jenë gjithësej 14 lloj kanceresh ku gjendet CPE- Delta N. 

“Secili kancer duhet të testohet më vehte, por mund të thuhet se numri i kancereve është i madh”. 

Shkencëtarët thonë se ky zbulim mund të çojë në ndryshimin e trajtimit klinik sidomos për pacientët që janë në fazën e parë ose të dytë të kancereve dhe që përmbajnë CPE- Delta N. 

“Këta pacientë janë ata që duhen ndihmuar më shumë, sepse atyre u është thënë se nuk kanë nevojë të trajtohen pas shfaqes së sëmundjes. Nëse arrijmë të zbulojmë këto proteina, mund të shpëtojmë jetë njerëzish”. 
Studimi u publikua në revistën e Vëzhgimeve Klinike./bw

Postuar te SHKENCË, Studim. Komentet te >Përpjekje të zbulohet më tepër për përhapjen e kancerit Janë të Mbyllura

>Shpërthimi i diellit rrezatimi arrin sot Tokën

>

Rrezatimi nga djegja më e madhe diellore në katër vitet e fundit pritet të arrijë Tokën brenda disa orësh. Shkencëtarët thonë se ngjarje të tilla mund të bllokojnë valët e radiove apo
të ndërhyjnë në komunikimin me satelit. Rezultati më i dukshëm do të jenë të ashtuquajturat “Dritat e Veriut”.

Flakët diellore janë të fuqishme dhe lëshojnë energji të madhe. Ato dallohen si zona të ndritshme të Diellit dhe prodhojnë shkallë të lartë rezatimi.
Shpërthimi u informua dje nga agjencia hapsinore amerikane. NASA saktësoi në faqen e saj onlinë se më 15 shkurt dielli prodhoi shpërthimin e tij të parë të kategorisë X (më e larta) që prej mbi katër vjetësh.

Shpërthimi ishte paraprirë ditët e fundit nga disa të tjera më të lehta, të kategorive M,C.Fenomeni u shoqërua me një shpërthim të fuqishëm manjetik të kurorës së diellit, e cila lëshon në hapësirë në rreth 900 kilometra për sekondë plazma të jonizuar.

Shpërthimet diellore të kësaj fuqie mund të shkaktojnë çrregullime të rënda në sistemin e telekomunikacionit në tokë dhe në hapësirë si dhe në sistemin e shpërndarjes elektrike, paralajmëron NASA.

Shërbimet meteorologjike kineze kanë bërë të ditur tashmë se në komunikimet në radio me frekuenca të shkurtra ka patur çrregullime në jug të vendit, sipas agjencisë zyrtare “Hsinhua”.
Në vitin 1972, një stuhi manjetike si pasojë e një vërshimi drite diellore zhyti në errësirë gjashtë milionë banorë në Kebek./topLajm

Postuar te Kuriozitet, SHKENCË. Komentet te >Shpërthimi i diellit rrezatimi arrin sot Tokën Janë të Mbyllura

>Dielli i dytë për Tokën

>

Fjalët se Ylli i Betelges është pranë shpërthimit dhe se në qiellin tonë do të shfaqet një diell i dytë qarkullojnë prej muajsh tashmë,
por një pedagog i universitetit të South Queensland, në Australi, është cituar së fundmi të thotë se eventi do të ndodhë vitin që vjen, pra në vitin 2012.

Betelges, një yll i kuq gjigand në krahun e djathtë të konstelacionit të Orionit mund të shihet pa shumë vështirësi natën në këtë periudhë të vitit. Ai është i dukshëm në lindje, menjëherë pas perëndimit të Diellit si një yll i shndritshëm i kuq.

Shumë shkencëtarë dhe astronomë të tjerë besojnë se shpërthimi i tij në supernova mund të ndodhë në çdo kohë.

Është e ditur tashmë që jeta e këtij ylli mund të përfundojë, por për ekspertët nuk ka asgjë të përcaktuar saktë. Shpërthimi mund të vijë nesër apo pas mijëra vjetësh.

Por, çfarë do të ndodhë nëqoftëse Betelges shpërthen vërtet?

Astronomët parashikojnë se ai nuk do të rrezatojë kaq shumë sa Dielli, por do të jetë më i ndritshëm se hëna e plotë dhe do të shihet edhe gjatë ditës. Por, “Discovery News” thotë se nuk ka arsye për panik. Ylli gjigand është 640 vite dritë larg Tokës dhe shpërthimi i tij nuk paraqet ndonjë rrezik.

Supernova ndodh me yjet masive në fund të jetës së tyre. Ato krijohen nga yjet përmes fuzionit bërthamor duke e kthyer hidrogjenin në helium dhe pastaj heliumin në karbon dhe elementë të rëndë.

Dielli nuk do të jetë në gjendje të gjenerojë një supernova në fundin e jetës së tij për shkak se nuk ka masën e duhur./tch

Postuar te Kuriozitet, SHKENCË. Komentet te >Dielli i dytë për Tokën Janë të Mbyllura