>Mos i shkruani këto dy gjëra në Facebook!

>

Kini kujdes! Shikojeni këtë ndryshim dhe veproni në bazë të tij, përndryshe…

Duke nënvizuar një ndryshim të ri në kushtet e përdorimit të Facebook-ut, specialistë të sigurisë kibernetike bënë të ditur se tek faqet e hapura nuk duhen shkruar as adresa dhe as informacione rreth numrit të telefonit.


Në bazë të një mesazhi të publikuar një ditë më parë në blogun e Facebook-ut, bëhet e ditur se tek informacioni i aplikimeve i kërkuar gjatë abonimit të një personi janë përfshirë dhe informacionet rreth adresës dhe numrit të telefonit. Thënë ndryshe ndërkohë që ti lejon menaxhuesin e Facebook-ut të përdorë një aplikim, në të njëjtën kohë keni dhënë dhe informacione rreth adresës pa e ditur se nga kush dhe si do të përdoren. 


Specialistët e sigurisë kibernetike, të cilët që në fillim kanë kritikuar mos vlerësimin e fshehtësisë së përdoruesit nga ana e Facebook-ut,  paralajmëruan shfaqjen e krimeve serioze të vjedhjeve nga hapja e firmave të treta me qëllim tregtimin e informacioneve të adresave dhe telefonave.


Sipas një lajmi të gazetës angleze  “The Independent” edhe nëse përdoret një proces i hapur dhe i ndarë lejimi për informacionin rreth adresës dhe numrit të telefonit gjatë abonimit, kjo procedure përbën një faktor rrezikues për sa i përket mos dhënies së asnjë lloj sigurie për mënyrën se si do të përdoret ky informacion.


Graham Cluley, një nga përfaqësuesit teknologjikë të firmës informative “Sophos”, këshilloi heqjen e informacioneve të tilla nga faqja përderisa Facebook-u nuk jep asnjë lloj garancie për sa i përket mënyrës se si dhe nga kush do të përdoren.

Advertisements
Postuar te Teknologji. Komentet te >Mos i shkruani këto dy gjëra në Facebook! Janë të Mbyllura

>Edhe me sy mund të dëgjojmë!

>

Prof. Hugo Fastl, pedagog në Universitetin Teknik të Münihut, në përfundim të studimeve të bëra pohoi se “sytë ashtu si veshët ndikohen nga zhurmat dhe mund të dëgjojnë”.

Duke theksuar se sytë luajnë një rol të rëndësishëm në perceptimin e zërit, Prof. Fastl në një eksperiment të realizuar me nxënësit e tij, arriti të provonte se sytë perceptonin më pak  zhurmën e trenit me ngjyrë të gjelbërt dhe atij me ngjyrë të bardhë.


Më pas Fastl ka zhvilluar të njëjtin eksperiment por kësaj radhe i ka ballafaquar nxënësit me një tren me ngjyrë të kuqe të theksuar dhe arriti në përfundimin se nxënësit dëgjonin më mirë zhurmën e këtij treni.


“Sipas rezultateve të marra nga eksperimentet e realizuara, ekziston një lidhje e rëndësishme në mes të shikuarit dhe frekuencës së zërit”, u shpreh  Prof. Hugo Fastl./gs

Postuar te Kuriozitet, Studim. Komentet te >Edhe me sy mund të dëgjojmë! Janë të Mbyllura

>Digjet me açeton duke pastruar thonjtë

>

Një 19-vjeçare është shtruar në spital në gjendje të rëndë pasi ka pësuar djegie të gradës së dytë në 30% të trupit duke pastruar thonjtë me açeton.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Madrid (Spanjë).Açetoni mori flakë në kohën që vajza e re po pastronte thonjtë duke pirë një cigare.

Ambulanca e gjeti vajzën të vetëdijshme, por me djegie në fytyrë, gjoks, duar dhe këmbë. Bashkë me të ndodhej edhe një mashkull i cili kishte djegie të gradës së parë dhe të dytë në duar që i kishte marrë kur po tentonte të ndihmonte vajzën./tch
Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Digjet me açeton duke pastruar thonjtë Janë të Mbyllura

>Si t’i rezistoni tundimit?

>

“Mund t‘i rezistoj gjithçkaje, përveç tundimit”, thoshte shkrimtari irlandez Oscar Wilde. Fraza e thënë në vitet 1800 u shndërrua në moton e epokës sonë. Gjithsesi, shkenca ka zbuluar se vetëkontrolli, aftësia për t‘u vënë frerë impulseve (urisë, seksit, agresivitetit, dëshirës për të shpenzuar, dembelizmit…) është primare, jo vetëm “për të shpëtuar shpirtin”, siç thonë shumë besime, por edhe për arsye të tjera, si për shembull të gëzosh shëndet të mirë dhe të fitosh më shumë.

Efektet anësore 

Vetëkontrolli është shumë i rëndësishëm për projektet që zgjasin gjatë: të diplomohesh, të heqësh dorë nga duhani, të shkruash një libër… Avantazhet janë të mëdha: kush praktikon forcën e vullnetit në një fushë të caktuar (në mbajtjen e një diete) bëhet më i vendosur edhe në fusha të tjera (të mësojë të luajë në piano). Pra, vetëkontrolli mund të ushtrohet. Nuk mund t‘u rezistojmë tundimeve pa bërë pak praktikë. Por për t‘u rezistuar tundimeve nuk mjafton vetëm edukata. Duke hedhur një vështrim mbi studimet e fundit, e përjavshmja angleze “New Scientist” ka zbuluar se vetëkontrolli varet nga faktorë të tjerë të padyshueshëm, nga seksi te rezervat e sheqerit.

Censurimi 

Lobet frontale maturohen rreth moshës 20-vjeçare dhe me kalimin e moshës bëhen më pak funksionuese. Kjo shpjegon faktin se përse adoleshentët nuk janë aq të disiplinuar sa të rriturit, apo që të moshuarit shpesh shprehen pa u menduar.

Drogat 

Një neuroshkencëtar amerikan ka zbuluar se edhe te personat që varen nga kokaina, zonat frontale janë më pak aktive se sa pjesa tjetër. Por nuk dihet ende nëse kjo anomali shkaktohet nga droga, apo se personat me një kontroll të ndryshuar të impulseve janë më të prekshëm nga drogat.

Pritja 

Me kalimin e viteve, fëmijët që kishin ndjekur këshillën e studiuesit (65 për qind), kishin arritur rezultate maksimale për të hyrë në universitet, punonin në një punë me pagë të lartë, kishin një martesë të lumtur dhe gëzonin shëndet të mirë.

Koha 

Mundësia për të shtyrë një dëshirë varet nga faktorë të ndryshëm. Përveçse dëshirës për një çmim (më mirë dy karamele se një), faktorët e tjerë po kaq të rëndësishëm ishin: zgjatja e kohës së pritjes (sa më shumë prisnin, aq më pak rezistonin) dhe mundësia për të parë shpërblimin (pritja bëhet më e thjeshtë kur çmimi shihet menjëherë)./yp
Postuar te Show-Biz, Studim. Komentet te >Si t’i rezistoni tundimit? Janë të Mbyllura

>Shtëpia e re e Mark Zuckerberg-ut në Kaliforni

>

Në faqen e Facebook-ut, Marku, miliarderi 26 vjeçar ka shënuara interesat e tij personale si “Sinqeriteti, Gjëra që i ndihmojnë njerëzit të lidhen dhe të ndajnë atë që është e rëndësishme për ta, Revolucionet, Rrjedhjen e informacionit etj”. 

Nuk e dimë nëse këto parime jetësore ishin ato që në mënyrë indirekte e çuan atë drejt kësaj shtëpi të re me
pesë dhoma gjumi dhe rreth 350 metra katror e vendosur në lagjen Palo Alto, Kaliforni, SHBA. 


Gjëja intriguese është fakti se kjo shtëpi është e huazuar me qira dhe se duket mjaft modeste në krahasim me pallate e të famshmve tjerë. Drejtori gjeneral Mark Zuckerberg aktualisht jeton shumë afër zyreve kryesore të kompanisë së tijë multi milionshe Facebook ku shpenzon rreth 16 orë në ditë duke u siguruar që nevojat tona të rrjetit janë plotësuar – thotë ai.

Dhe po, vetura e zezë Acura e parkuar para shtëpisë i përket Markut. 


Lexues kurioz, jemi të sigurt se të paktën disa nga ju keni pyetur veten, a thua si duket shtëpia e krijuesit të rrjetit më të madhë në botë. Jeni të impresionuar?/toplajm

Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Shtëpia e re e Mark Zuckerberg-ut në Kaliforni Janë të Mbyllura

>Postera qesharake të filmave të njohur botërorë! (të ripërpunuara)

>

E keni paramenduar ndonjëher që artisti juaj i preferuar të luaj në filmin tuaj të preferuar? Atëherë shikoni këto postera ndoshta ai ndodhet në njëren nga ato. 

Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Postera qesharake të filmave të njohur botërorë! (të ripërpunuara) Janë të Mbyllura

>"Fakte për Avdullah Hasanin" – shkruan në Facebook!

>

Avdullah Hasani

Si duket verizioni i vjetër i artistit Chuck Norris, i artistit tonë Halil Budakova dhe së fundmi “Foret me Hashimin” në lidhje me faktet qesharake, për dikë nuk mjaftojnë. Ata kanë vendosur ta fusin në këtë listë edhe KPRK Avdullah Hasanin.


“Avdullah Hasani, aka Kupa Junior, eshte figura me e re ne ‘politiken’ Kosovare. Ai, ne asnje menyre nuk e leshon postin e Kryetarit te Parlamentit Rinor te Kosoves.
Thuhet, se se bashku me truprojen, asistenten dhe shoferin e tij, do ti dalin fer Chuck Norrisit dhe Halil Budakoves se bashku. Avdullahi eshte i yni. Edhe ai eshte Kosove” – shkruan mesazhi i vendosur në faqen e sapo-hapur në Facebook e titulluar “Fakte për Avdullah Hasanin



27 janar 2011 – Ka disa muaj që Avdullah Hasani nga Shtimja është rikthyer në faqet e gazetave dhe edicionet e lajmeve. I riu që sillet rrugëve me veturë zyrtare e truprojë, dhe që ka zyrën afër asaj të Jakup Krasniqit, nuk po heq dorë nga kryetarllëku i të rinjve të Kosovës. Anëtarët e Kuvendit të të Rinjve të Kosovës, në disa mbledhje e kanë shkarkuar për shkak të keqmenaxhimit të parave, ndërsa ai nuk largohet se nuk largohet.


Kulmi ndodhi të mërkurën, kur në një mbledhje të kuvendit, plasën akuzat e ndërakuzat mes të rinjve. Madje në sytë e mysafirëve ndërkombëtarë dhe ambasadorit shqiptar në Prishtinë, Islam Lauka. Pasi mbledhja dështoi, Lauka u shpreh i zhgënjyer me sjelljet e të rinjve. “Më zhgënjyen shumë. Nuk prisja që këta të rinj të bëhen një kopje e keqe e politikanëve të rritur” tha Llauka.


Avdullah Hasani i njohur edhe si Kupa Junior, është kryetar i Kuvendit të të Rinjve të Kosovës. Ky institucion financohet me para të buxhetit, ndërsa ai përdor veturë zyrtare dhe ka shofer personal. Para dy vitesh, Hasani kishte njoftuar mediat se qe takuar me presidentin amerikan, Barack Obama. Fotografia e lëshuar prej tij i vuri në lajthitje mediat, që e publikuan lajmin, por më pas rezultoi të jetë një fotomontazh.

Postuar te KOSOVË, Kuriozitet, POLITIKË. Komentet te >"Fakte për Avdullah Hasanin" – shkruan në Facebook! Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: