>Mustafa: Hiq bre hiq me PDK-në

>

Isa Mustafa nuk ka lënë hapësirë për t’u folur rreth koalicionit të gjerë, PDK-LDK-AAK. Mustafa ka thënë gjatë fushatës në Mitrovicë se nuk do të bëjë koalicion as të ngushtë e as të gjerë

me PDK-në.  Sipas tij, me një organizim më të mirë, LDK-ja  mund të dalë  fituese në Mitrovicë.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Sabri Hamiti tha se LDK-ja ka hyrë në këto zgjedhje si parti rugoviane, që kërkon një Kosovë të bashkuar, të zhvilluar ekonomikisht dhe me demokraci evropiane.
Ndërsa, kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, Sadri Ferati ka thënë se LDK-ja ishte
e  angazhuar që ky proces të shkojë ashtu si duhet, të jetë demokratik dhe të respektohet ligji, por ishin të tjerët ata që nuk e respektuan ligjin, e lënduan procesin zgjedhor dhe e dëmtuan imazhin e Kosovës.
Mustafa ka përsëritur se këto zgjedhje nuk kanë legjitimitet të plotë, andaj këtë nuk do ta kenë as  institucionet që dalin nga këto zgjedhje. Sipas tij, Kosova duhet të përgatitet për zgjedhje të reja, të lira, pas regjistrimit të popullsisë dhe pas ligjit të ri zgjedhor, që do të eliminojnë mundësitë e keqpërdorimit të votës së lirë të qytetarit. 

Vota për LDK-në është vota për demokracinë e vendit, për perspektivën e zhvillimit të mëtutjeshëm”, ka thënë ai. Mustafa ka takuar lagjeve “Bair” dhe “Shipol” të Mitrovicës, në ditën e dytë të qëndrimit të tij në këtë qytet.  LDK-ja do të angazhohet maksimalisht për realizimin e premtimeve të bëra gjatë fushatës. “Ne kemi një program të veçantë për zhvillimin e Mitrovicës, i cili përfshin integrimin e qytetit dhe shtrirjen e autoritetit të institucioneve tona në të gjithë vendin”, ka premtuar ai/indeksonline
Advertisements
Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >Mustafa: Hiq bre hiq me PDK-në Janë të Mbyllura

>Kate Upton biondina ideale

>

Kate Upton edhe pse e re në botën e manekenizmit ajo me pamjen e bukur dhe me trupin e saj ka fituar shumë adhurues. 

Kjo bukuroshe Amerikane falë vijave trupore më së shumti reklamon veshje të brendshme dhe kostume banjoje.

Tashmë ajo ka xhiruar editorial me bikini për markën e njohur Beach Bunny dhe me siguri stili i saj dhe pamja e buzëqeshur dhe e bukur janë

arsyet që ju lexues të nderuar të ndani kohë dhe ti shihni fotot e kësaj modeleje./yp 



Bjondina e bukur Kate Upton

Kate Upton femër ideale për ju

Bjondina e bukur Kate Upton

Postuar te Fashion. Komentet te >Kate Upton biondina ideale Janë të Mbyllura

>Çmendet Rihanna, “shkurre e kuqe” në kokë

>

Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, befasoi të gjithë me një pamje jashtëzakonisht të çuditshme, ndërsa mbërriti për të kënduar në
një klub mbrëmje hollivudian.

Flokët tmerrësisht të dendur dhe të kuq e mbulonin tërësisht pamjen e këngëtares. Nga ana tjetër, ajo ishte treguar më e kursyer në veshje, duke mbajtur një fustan të thjeshtë të bardhë.

Nga mediat amerikane mësohet se Rihanna ka xhiruar një këngë me këtë pamje, ndërsa klipi do të dalë në treg në javët e ardhshme./tch

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Çmendet Rihanna, “shkurre e kuqe” në kokë Janë të Mbyllura

>Diaz: Kam blerë drogë nga Snoop Dogg

>

Aktorja hollivudiane Cameron Diaz nuk do ta ketë të vështirë të luajë rolin e një mësuese që përdor marjuanë në filmin e saj të ardhshëm, pasi ka përdorur këtë substancë edhe më
parë, ishte deklarata surprizë që 38-vjeçarja lëshoi mbrëmë në një emision amerikan.

Edhe më befasues fakti që personi nga i cili ka blerë drogë në gjimnaz, ka qenë as më pak dhe as më shumë se këngëtari i mirënjohur Snoop Dogg. Gjatë “Lopez Night”, në një prej kanaleve kryesore amerikane, Diaz deklaroi:

”Kam qenë në të njëjtin gjimnaz me Dogg. Ai ishte një vit mbi mua. Ishte shumë i gjatë, i dobët dhe me flokët e kapur me rrica. Nga imazhi isha e sigurt që do të gjeja marjuanë tek ai. Edhe pse nuk njiheshim e pyeta nëse kisha dhe ai më gjeti menjëherë”.

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Diaz: Kam blerë drogë nga Snoop Dogg Janë të Mbyllura

>Divorci rrit trefish vetvrasjet tek fëmijët

>

Fëmijët me prindër të ndarë janë më të ekspozuar ndaj vetvrasjeve, ishte përfundimi i një studimi shkencor, të publikuar sot në faqet e së përditshmes britanike “Daily Mail”.

Studimi, gjithashtu provoi faktin se meshkujt e përjetojnë shumë më keq emocionalisht ndarjen e prindërve. Kërkuesit kanadezë zhvilluan një anketë me më shumë se 6 mijë burra dhe gra, të cilët përjetuan në fëmijërinë e tyre ndarjen e prindërve.

Në të dhënat e krahasuara me ato të njerëzve me prindër të padivorcuar, u arrit në përfundimin se ata që kanë parë prindërit të ndahen, janë tre herë më të ekspozuar ndaj mendimeve serioze, tentativave apo kryerjes së vetvrasjes.

Shpesh herë, tek meshkujt, divorci i prindërve është shoqëruar me rënie në varësinë e drogës, papunësi apo shfaqje të dhunës, elementë që të gjithë kontribuojnë në rënien në depresion dhe rritjen e mundësive për vetvrasje./tch

Postuar te Kuriozitet, Studim. Komentet te >Divorci rrit trefish vetvrasjet tek fëmijët Janë të Mbyllura

>Arrestimet, Balotelli i pari sipas basteve

>

Kampionati anglez njihet për problemet dhe skandalet e vazhdueshme të yjeve që militojnë aty. Sipas rendit kronologjik, lojtari i fundit i arrestuar është

Jack Wilshare, mesfushori premtues i Arsenalit, që u ndalua dhe më pas u lirua me kusht për agresion të mbetur në tentativë.

Tashmë, bastoret në Angli kanë azhurnuar kuotat për ata që cilësohen “bad boys” të Premier League dhe i pari në listë është Mario Balotelli. Arrestimi i tij ka koeficientin 8, ashtu si Joy Barton. Ata ndiqen nga Wilshare (10,00), John Terry (12,00), Stiven Gerrard (13,00) dhe Wayne Rooney (15,00). Shumë më e lartë “oferta” për Frank Lampard (26,00), Nikolas Anelka e Karlos Tevez (të dy 34,00). /indeksonline/
Postuar te SPORT. Komentet te >Arrestimet, Balotelli i pari sipas basteve Janë të Mbyllura

>Majlinda mbron ngjyrat e Azerbajxhanit?

>

Majlinda Kelmendi është në rrugë të mbarë për të siguruar pikët olimpike për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Londër 2012”. Por tashmë Shqipëria dhe Kosova rrezikojnë të humbasin

sportisten elitare. Trajneri Driton Kuka paralajmëroi se kampionia e botës për U-20 mund të përfaqësojë një shtet tjetër, nëse institucionet e Kosovës nuk i sigurojnë buxhet për programin olimpik.

“Gjatë ‘World Masters’ në Baku të Azerbajxhanit jemi takuar me ministrin e këtij shteti, i cili na ofroi, Majlindës dhe mua, nënshtetësinë. Oferta është shumë joshëse: përfshihen rroga mujore 10 mijë euro, si edhe 100 mijë euro për programin olimpik. Shpërblimet për medalje olimpike janë 1 milion euro, ndërsa për medaljen e artë olimpike 2 milionë euro”, tha Kuka.
Postuar te SPORT. Komentet te >Majlinda mbron ngjyrat e Azerbajxhanit? Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: