>Kosova, temë kryesore në sesionin e Këshillit të Evropës

>

Raporti për pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve nëKosovë do të jetë ndër pikat kryesore të sesionit dimëror të
Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që do të mbahet nga 24-28 janar 2011. 

Në këtë sesion kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe kanë paralajmëruar se do ta marrin fjalën Presidenti i Turqisë Abdullah Gyl, presidenti serb Boris Tadiq, Presidenti i Rumanisë,Traian Bashesku dhe kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.

Në këtë sesion do të ketë edhe debat lidhur me një seri të raportesh për ish Jugosllavinë e që pikë kryesore kanë mbrojtjen e dëshmitarëve si një gur themeli për drejtësinë,detyrimin për të bashkëpunuar në ndjekjen e krimeve të luftës, dhe zotimin që të ketë pajtim dhe dialog mes vendeve të rajonit.

Jane kërkuar edhe dy debate urgjente njëri lidhur me të krishtrerët në Irak dhe Rajonet tjera si dhe situata në Bjellorusi në periudhën e zgjedhjeve presidenciale./topLajm

Advertisements
Postuar te KOSOVË. Komentet te >Kosova, temë kryesore në sesionin e Këshillit të Evropës Janë të Mbyllura

>BB Ermela: “Ogreni, thëngjill i mbuluar”

>

Jonela bisedon me Ermelën dhe pyesin njëra-tjetrën me se merren jashtë dhe fillojnë të njihen. Jonela shprehet për banorët se disa nga banorët janë shumë të mbyllur dhe
Ermela shton se banorët nuk flasin për njëri-tjetrin, por për opinionin e jashtëm. 
Jonela shprehet se disa persona mund të ndihen ne presion për faktin se janë përpara telekamerave njëzet e katër orë, por nuk mund të përkufizojë për të gjithë banorët kështu. 

Jonela pyet Ermelën se si po i duket ajo dhe Ermela përgjigjet se Jonela po aktivizohet dhe është në gjendje të hapë debate dhe është origjinale. Ermela shprehet se me Ogrenin është e pamundur të bisedojë pasi ai nuk e lë të flasë sepse do të shprehet vetëm vetë pa pritur mendimet e të tjerëve. 
Ermela shprehet se Ogreni i përdor bisedat që bën me banorët për tiu kundërvënë dhe Jonela përgjigjet se askush nuk mund t’ia kthejë fjalët e saj kundër sepse është shumë e kujdesshme për ç’ka tregon. Ajo shton se duhet bërë diferenca kur diçka thuhet me seriozitet, e kur me shaka. Ermela shprehet se Ogreni çdo gjë që thotë e bën në funksion të opinionit të piblikut dhe ajo e përkufizon si “thëngjill i mbuluar”. 

Pranë tyre afrohet dhe Algeni e Jonela shprehet se ajo nuk mund të arrijë t’i njohë personat njëqind për qind sepse mbi të gjitha nuk i intereson, pjesa që ajo do të dijë është se si personat sillen me të. Algeni thotë se ai e shpeh çdo gjë që mendon dhe Jonela përgjigjet se me Algenin nuk mendon se do të ketë debate sepse e ka kuptuar karakterin e tij. Algeni thotë se në shtëpinë e BB nuk po bëhet luftë, por do tregohet se si mund të bashkëjetojnë një grup personash me karaktere dhe kultura të ndryshme.

Postuar te Big Brother. Komentet te >BB Ermela: “Ogreni, thëngjill i mbuluar” Janë të Mbyllura

>Nënat gjidhënëse kërkojnë zgjidhje në Facebook

>

Me siguri që keni parë se si rrjetet sociale janë përdorur për punë të dobishme dhe qëllime biznesi. Por diçka të tillë as nuk e keni parë dhe dëgjuar. Nënat që ushqejnë fëmijët e tyre me gji kërkojnë zgjidhje në Facebook.
Sipas lajmit të “Time” gruaja e quajtur, Shell Walker, ka krijuar një faqe të titulluar “Eats on feets” e cila ka për qëllim bashkimin e nënave që nuk kanë qumësht të mjaftueshëm për të ushqyer fëmijët, me ato të cilat kanë me shumicë. Me ndihmën e kësaj faqeje veçanërisht nënat e fëmijëve djem të porsalindur, të cilat nuk kanë qumësht të mjaftueshëm nëpërmjet Facebook-ut lidhen me nënat që kanë shumë qumësht.  

Kjo praktikë, e cila në fillim dukej si një metodë vendase më pas mori përmasa globale.  E përhapur në 98 grupe vendase, brenda një jave kjo praktikë ka filluar të përdoret jo vetëm në  50 qytete të SHBA-së por edhe në 22 shtete të tjera.

Disa nëna preferojnë të nisin qumështin me kavanoza ndërsa të tjera preferojnë ta ushqejnë direkt. 

Shkaku i suksesit të kësaj praktike është shtrenjtimi i bankave të qumështit (100 dollarë për një ditë qumësht) dhe pasterizimi i këtij qumështi. Edhe OBSH-ja sugjeron qumështin e papërpunuar në rastet kur fëmijës nuk i mjafton qumështi. Dhe kjo ndikon në rritjen e kërkesës ndaj një praktike të vjetër që është kërkimi i nënave gjidhënëse. 

Rrjeti ”Eats on Feets” paralajmëron nënat rreth masave që duhen marrë dhe rreziqeve. Një nga masat parandaluese është zierja e qumështit para përdorimit. Sipas studimit të bërë nga Universiteti i Kalifornisë, ngrohja e qumështit në këtë mënyrë zhduk bakteret dhe virusin HIV.

Koha do të tregojë sesa e suksesshme do të jetë kjo praktikë me gjithë avantazhet dhe disavantazhet që sjell.

Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Nënat gjidhënëse kërkojnë zgjidhje në Facebook Janë të Mbyllura

>Mourinho e çart Florentino Perezin

>

Florentino Perez, presidenti i Realit të Madridit, po humbet durimin me ankesat e vazhdueshme të trajnerit  Jose Mourinho rreth nevojës që ka skuadra për afrimin e një

sulmuesi të ri. Njëshi i klubit “merengue” fajëson trajnerin për hapin fals të së dielës, ku barazimi 1-1 me Almerian bëri që diferenca nga Barcelona kryesuese të rritej me 4 pikë.

Ai këmbëngul se tekniku luzitan ka krijuar një problem të panevojshëm, duke folur vazhdimisht për mungesën e alternativave që ka në repartin sulmues. Për të përditshmen “AS”, një person i afërt me Perez deklaroi: “Problemi është se trajneri ka ngritur një çështje, kur në fakt ajo nuk ekziston. Në fund, që të shijojmë duelin për titull me Barçën dhe fitoren me Atleticon e Madridit në Kupën e Mbretit, e kemi pasur mendjen vetëm te vetëshkatërrimi. Është çmenduri të përhapësh një debat kaq të madh për një sulmues i cili do të luajë me skuadrën vetëm për gjashtë muaj. Kjo ka krijuar tension dhe një situatë të pakëndshme, që janë absurde”.
Duke folur rreth mundësisë për të rikthyer në “Santiago Bernabeu” holandezin Rud van Nistelroy, burimi pranë krerëve të klubit shtoi: “Për momentin, blerja e Van Nistelroyt është mjaft e vështirë. Nëse Hamburgu nuk ndryshon qëndrimin që ka, atëherë do të tërhiqemi. Ne e falënderojmë Rudin për përpjekjet e tij, por Reali nuk mund të paguajë lek për një lojtar që gjatë vitit të kaluar u largua me parametër zero nga klubi drejt Gjermanisë”. Holandezi, që tashmë është 34 vjeç, ka shënuar 46 gola në 68 ndeshje të La Ligas për “merengues”, përpara se të largohej drejt Bundesligës një vit më parë. Ai cilësohet si zgjidhja më e mirë afatshkurtër. Alternativa janë edhe Klose e Adebayor, ndërsa së fundmi është përfolur edhe për një ofertë 40 milionë euro për sulmuesin e Manchester Cityt, Karlos Tevez.
Edhe pse drejtuesit madrilenë janë mërzitur me “presionin” e vazhdueshëm që Mourinho ka krijuar për të investuar në merkato, drejtuesi i stolit gëzon mbështetjen e skuadrës. Në fakt, edhe Cristiano Ronaldo ka bërë thirrje se Reali ka nevojë për përforcime në repartin ofensiv, në mënyrë që skuadra të vazhdojë luftën për titull.
“Na nevojitet një sulmues për gjashtë muaj, – deklaroi ylli portugez rreth boshllëkut që është krijuar prej dëmtimit të argjentinasit Gonzalo Higuain. – Janë përfolur emrat e shumë lojtarëve të mëdhenj, siç është Van Nistelroy, dhe kjo më gëzon. Sa më shumë futbollistë të jenë të gatshëm që të ndihmojnë këtë skuadër të fitojë, aq më mirë është”, – nënvijëzoi Ronaldo, i cili ka realizuar 22 gola në gjysmën e parë të sezonit. “Objektivi im është që të fitoj sa më shumë tituj kampionë dhe trofe të Champions League me Realin. Klubi nuk mund t’ia lejojë më vetes që të mbyllë edhe një tjetër sezon pa trofe”. /indeksonline/
Postuar te SPORT. Komentet te >Mourinho e çart Florentino Perezin Janë të Mbyllura

>Kirurgët mendojnë vetëvrasjen

>

Orët e pafundme në sallën e operacionit, impakti i punës në jetën profesionale dhe stabilitetin familjar, gabimet që mund të jenë bërë gjatë operacioneve dhe
abuzimi me pijet alkolike janë arsyet se pse kirurgët mendojnë për vetëvrasjen.

Ky është rezultati i një studimi të disa shkencëtarëve nga Rochester (USA) të cilët dalin në përfundimin se mendimi për vetëvrasjen është më i shpeshtë tek kirurgët në krahasim me njerëzit e profesioneve të tjera.

Sipas tyre, një faktor tjetër i rëndësishëm në idenë për t’i dhënë fund jetës është se kirurgët dinë shumë mirë edhe mënyrat për vetëvrasjen.

Sipas shkencëtarëve amerikanë, “nëse një kirurg fillon të ndjejë një rënie motivimi në jetën e përditshme ose në punë, probleme me gjumin, lodhje dhe trishtim duhet të ketë kujdes. Nëse këto simptoma zgjasin, duhet të konsultohet me ekspertin”.
Në këtë studim janë vëzhguar mbi 8000 kirurgë. 

Postuar te Mjekësi, Studim. Komentet te >Kirurgët mendojnë vetëvrasjen Janë të Mbyllura

>Shumë ushtrime dëmtojnë zemrën

>

Të thuash që tejkalimi i masës është i dëmshëm për shëndetin nuk është diçka e re.

Specialistët thonë gjithmonë se ngrënia e tepërt, pija e tepërt dhe

puna e tepërt kanë pasoja negative për organizmin. Por, pak herë është folur për rreziqet e “stërvitjes së tepërt”.

Një studim nga shkencëtarë spanjollë tregon se praktikimi i ushtrimeve të rezistencës në mënyrë intensive dhe përgjatë shumë viteve sjell probleme në zemër.

Sipas këtij studimi, ushtrime të tilla si biçikleta mund të sjellin shfaqjen e aritmisë.

Dihet se ushtrimet ndikojnë në ndryshimin anatomik të zemrës duke e shndërruar në atë që quhet “zemër atleti”, por ky është studimi i parë që tregon se këto ushtrime mund të çojnë në sëmundje.

Këto rezultate mund të krijojnë shqetësim vetëm për ata që praktikojnë ushtrime të një niveli të lartë (maratonistët ose çiklistët) dhe jo për ata që bëjnë ushtrime të moderuara dhe të rregullta.

Postuar te Kuriozitet, Studim. Komentet te >Shumë ushtrime dëmtojnë zemrën Janë të Mbyllura

>BB: Shtëpia tashmë me një Lider

>

  Edhe pas largimit të Ermelës, Neda dhe Ogreni vazhdojnë të qënrojnë sipër trarëve, duke qënë shumë pranë faktit të qënët lider dhe përfitimit të një privilegji që Big Brother do të japë
për atë që zbret i fundit.Edhe pse tashmë Ermela është tërhequr nga loja, Neda dhe Ogreni vazhdojnë të qëndrojnë në lojë duke biseduar me njëri-tjetrin. Koha kalon dhe ata, të lodhur vendosin që të zbresin. Përpara se të lënë lojën, Ogreni i thotë Nedës se ndjehet shumë i lumtur që ndau këtë eksperiencë me Nedën dhe njëkohësish shprehet “ndjehemm edhe shumë krenar që ti ndenje deri në këto momente në lojë, për të ndenjur dhe buseduar me mua, mbase unë kam dëshirë ta mendoj kështu”. Neda i thotë se ajo ndenji në lojë deri në ato momente sepse donte që të rrinte pranë tij. “Nëse ti do kishe ikur përpara meje, unë nuk do kisha forcën të vazhdoja më shumë se Ermela dhe në mënyrë të pa diskutueshme ke qënë forca dhe arsyeja pse unë kam ndenjur këtu lartë deri tani” i thotë Neda Ogrenit 

Pasi shprehin mirënjohjen dhe lumturinë që ndjenë për ndarjen e këtyre momenteve të fundit të lojës bashkë, Neda dhe Ogreni vendosin që të zbresin nga trarët. Kështu Neda zbret dhe pak pas saj edhe Ogreni i cili ka fituar statusin e liderit brenda familjes Big Brother. Të dy përqafojnë për disa minuta njëri-tjetrin dhe vendosin të futen në shtëpi. Banorët brenda flasin pikërisht për ata dhe çuditen teksa shohin që Ogreni pas një kohe aq të gjatë qëndrimi në të ftohtë, sipër një trari ndodhet në një gjëndje të mirë fizike.
Postuar te Big Brother. Komentet te >BB: Shtëpia tashmë me një Lider Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: