>Zbulimet e mëdha gjeografike

>

Deri në fund të shekullit XV evropianët, përveç Evropës, dinin edhe për Lindjen e Afërt dhe të Largët dhe për disa pjesë të Azisë dhe Afrikës. Mbanin lidhje të mira tregtare me vendet aziatike Indinë dhe Kinën.
Prej andej në Evropë sillnin erëza dhe mëlmesa me të cilat ushqimet i bënin më të shijshme, pastaj mëndafsh, gurë të çmueshëm, parfume, ngjyra etj. Megjithatë, kjo nuk ishte e mjaftueshme, kështu që eksploruesit e ndryshëm filluar të bëjnë kërkime për vende të reja të pazbuluara.

Portugezët të parët filluan të ndërmarrin ekspedita detare, duke e kërkuar rrugën për në Indi dhe për në vendet tjera të pasura lindore. Në të njëjtën kohë edhe spanjollët ndërmorën ekspedita, duke e kërkuar rrugën detare për në Indi. Lundërtari Kristofor Kolumbo ishte i bindur se duke lundruar në perëndim do të arrij në Indi.

Mbreti spanjoll Ferdinandi dhe mbretëresha Izabella u pajtuan ta financojnë planin e Kolumbos. Në fillim të gushtit të vitit 1492, Kolumbo, me tri karavela dhe me rreth 120 marinarë, lundroi nga limani Palos.

Pas dy muaj lundrimi në drejtim perëndimor, më 12 tetor të njëjtin vit, Kolumbo u bind se ka arritur në bregun perëndimor të Indisë, prandaj banorët e atjeshëm u quajtën Indianë. Ai pra nuk ishte në dijeni për zbulimin e një kontinenti të ri dhe vdiq pa e zbuluar këtë.

Ishte vetëm lundërtari Amerigo Vespuçi i cili erdhi në përfundim se Kolombo nuk kishte zbuluar Indinë, por një kontinent tjetër kështu që e quajtën Terra America (Toka e Amerikës), respektivisht Amerikë…

Advertisements
Postuar te Histori, Kuriozitet. Komentet te >Zbulimet e mëdha gjeografike Janë të Mbyllura

>10 gabimet më të mëdha ushtarake

>

Çdo luftë efektive ka nevojë për shumë vendime të rëndësishme. Shumë herë, komandantët enden mes informacioneve të rreme apo gabimeve strategjike. Por, disa
gabime janë të pafalshme dhe rezultojnë në ndryshimin e rrjedhës së ngjarjeve historike. Gabimet ushtarake në listë kanë shkaktuar humbje të panevojshme jetësh dhe mund të ishin shmangur nëse do ishin menduar pak më gjatë.


 I tillë është pushtimi i Rusisë nga Napoleon Bonaparte në vitin 1812. Në këtë pikë të karrierës së tij ushtarake Napoleoni nuk njihte gjë tjetër veç fitoreve. Ai kishte pushtuar pjesën më të madhe të Evropës që refuzonte të bëhej aleate me të dhe kishte ushtrinë më të madhe të mbledhur ndonjëherë në kontinent. Rusët u tërhoqën në territorin e madh të vendit të tyre dhe i vunë flakën çdo gjëje. Napoleoni mbërriti në Moskë për të gjetur vetëm rrënojat e djegura. Gjatë kthimit për në shtëpi nisën telashet. 


Sulmet e vazhdueshme nga njësitë e vogla ruse, uria dhe dimri i keq rezultuan shkatërruese për ushtrinë prej treçerek milioni ushtarësh. Një tjetër gabim strategjik është beteja e Alamos. Gjithë çështja bën fjalë për një fortesë të vogël në një lëndinë. Santa Ana vendosi se garnizonit të përbërë nga teksanët rebelë i duhej mësuar një mësim mbi politikat meksikane, nga ushtria e tij e madhe. Ndërkohë që pamje të parë dukej shumë e lehtë që ky organizon i vogël të mundej qoftë edhe kalimthi, ushtria e madhe meksikane, për shkak të krenarisë së Santa Anna-s kaloi ditë të tëra duke mos sulmuar postën e vogël.


Kjo vonesë e panevojshme i dha mundësinë ushtrisë teksane të përforcohej dhe të merrte pozicion më të mirë. Në Luftën Civile Amerikane, gjeneral George Meade bëri një gabim të pafalshëm duke lënë forcat kundërshtare të gjeneral Lee-së të kalonin pa i sulmuar. Në vend që të sulmonte ai mblodhi forcat dhe priti. Askush s’është i sigurt se për çfarë po priste, por kjo është arsyeja pse më vonë u thirr gjenerali Grant për ta zëvendësuar atë. Nëse Meade do kishte sulmuar rebelët e mundur në atë rast fatlum, Lufta Civile mbase nuk do të ishte stërzgjatur dhe për dy vjet të tjera dhe shumë jetë do të ishin kursyer. 


Në Luftën Civile Amerikane, gjeneral George Meade bëri një gabimet pafalshëm duke lënë forcat kundërshtare të gjeneral Lee-së të kalonin pa i sulmuar. Në vend që të sulmonte ai mblodhi forcat dhe priti. Askush s’është i sigurt se për çfarë po priste, por kjo është arsyeja pse më vonë u thirr gjenerali Grant për ta zëvendësuar atë. Nëse Meade do kishte sulmuar rebelët e mundur në atë rast fatlum, Lufta Civile mbase nuk do të ishte stërzgjatur dhe për dy vjet të tjera dhe shumë jetë do të ishin kursyer. Churchill njihet për aftësitë e tij dhe mendjen e mprehtë. Por, ky s’është shembull i mprehtësisë së tij. 


Churchill propozoi që të hapej një front i tretë në Mesdhe dhe të sulmonte perandorinë osmane nëpërmjet Dardaneleve. Fushata e Galipollit u zhvillua në ishullin me të njëjtin emër në Turqi, nga 25 prilli 1915 e deri më 9 janar 1916. Qëllimi ishte një sulm i përbashkët ndaj Stambollit, por kjo tentative dështoi mjaft keq me humbje të mëdha nga të dy palët duke rezultuar në një plan të llogaritur shumë keq. Luftërat është mirë të menaxhohen nga profesionistët. Lyndon B. Johnson ishte president, por ai nuk ishte ushtar profesionist gjatë luftës së Vietnamit. 


Kjo nuk e pengoi atë hidhte në veprim luftën që do shkaktonte humbjen e 60 mijë ushtarëve. Johnson e zgjeroi përfshirjen amerikane në Vietnam sapo mori detyrën, pas vrasjes së John F. Kennedy-t. Fatkeqësisht për trupat, Lyndon B. Johnson ndiqte vazhdimisht rezultatet e sondazheve dhe një gjë e tillë e bën të vështirë fitimin e një lufte.

Pushtimi i Rusisë
Napoleon Bonaparte, qershor 1812

Në këtë pikë të karrierës së tij ushtarake Napoleoni nuk njihte gjë tjetër veç fitoreve. Ai kishte pushtuar pjesën më të madhe të Evropës që refuzonte të bëhej aleate me të dhe kishte ushtrinë më të madhe të mbledhur ndonjëherë në kontinent. Rusët u tërhoqën në territorin e madh të vendit të tyre dhe i vunë flakën çdo gjëje. Napoleoni mbërriti në Moskë për të gjetur vetëm rrënojat e djegura. Gjatë kthimit për në shtëpi nisën telashet. Sulmet e vazhdueshme nga njësitë e vogla ruse, uria dhe dimri i keq rezultuan shkatërruese për ushtrinë prej treçerek milioni ushtarësh.

Alamo
Gjeneral Santa Anna, shkurt 1836

Gjithë çështja bën fjalë për një fortesë të vogël në një lëndinë. Santa Ana vendosi se garnizonit të përbërë nga teksanët rebelë i duhej mësuar një mësim mbi politikat meksikane, nga ushtria e tij e madhe. Ndërkohë që pamje të parë dukej shumë e lehtë që ky organizon i vogël të mundej qoftë edhe kalimthi, ushtria e madhe meksikane, për shkak të krenarisë së Santa Anna-s kaloi ditë të tëra duke mos sulmuar postën e vogël. Kjo vonesë e panevojshme i dha mundësinë ushtrisë teksane të përforcohej dhe të merrte pozicion më të mirë.

Dhjami i derrat për pushkët
Maj 1857

Kjo ngjarje mund të mos jetë shumë e njohur për disa, por kjo është një nga ato ngjarjet që kanë mbetur në histori. Në vitin 187 nuk ishin prej tunxhi, por prej letre dhe për t’i mbushur ato duhej kafshuar fundi i plumbit dhe të hidhej pudra për të mbushur armën. Ndërkohë, për plumbat ishte i nevojshëm dhjami i derrave, mirëpo ushtria britanike ndodhej në Indi, ku derrat ishin të shenjtë dhe nuk prekeshin. Si rezultat, ushtarët indianë refuzuan të prekin plumbat dhe kur ato u ndëshkuan nga drejtuesit e kolonisë britanike, pjesa e tjetër u ngrit në një rebelim që zgjati 13 muaj duke shkaktuar atë që quhet rebelimi “Sepoy”.

Humbja e planeve të betejës
Robert E. Lee, shtator 1862

Gjatë Luftës Civile Amerikane, një nga cilësitë që e bënte gjeneralin Robert E. Lee të Konfederatës aq efektiv ishte fshehtësia, me të cilën lëvizte dhe vepronte. Trupat e tij dukej sikur shfaqeshin, luftonin dhe zhdukeshin me shpejtësi të jashtëzakonshme. Mirëpo, në vitin 1862 kur gjenerali i forcave kundërshtare, George McLellan po lëvizte për të zënë në befasi Lee-në qëndroi në kampin ku ai kishte qëndruar më parë, u përball me një surprizë. Një ushtar gjeti një copë letër në tokë, ku ishte gjithë plani i betejës.

Mosndjekja e armikut
Gjeneral George Meade, korrik 1863

Në Luftën Civile Amerikane, gjeneral George Meade bëri një gabim të pafalshëm duke lënë forcat kundërshtare të gjeneral Lee-së të kalonin pa i sulmuar. Në vend që të sulmonte ai mblodhi forcat dhe priti. Askush s’është i sigurt se për çfarë po priste, por kjo është arsyeja pse më vonë u thirr gjenerali Grant për ta zëvendësuar atë. Nëse Meade do kishte sulmuar rebelët e mundur në atë rast fatlum, Lufta Civile mbase nuk do të ishte stërzgjatur dhe për dy vjet të tjera dhe shumë jetë do të ishin kursyer.

Injorimi i armës “Gatling”
George A. Custer, qershor 1876

Zakonisht, mes ushtarakëve është ide e mirë që kur armët më të fundit janë të disponueshme të përdoren. Arma e re “Gatling Gun” ishte mitralozi më i hershëm që kaloi testet. Custer kishte dy deri në katër të tillë dhe mjaft municion, kur vendosi të asgjësonte një “fshat të vogël indian” në breg të lumit “Little Bighorn”. Arsyeja pse Custer nuk i përdori ato ishte sepse sipas tij, mitralozat do pengonin marshimin dhe të pengonin lëvizjen. Një arsye tjetër pse ai vendosi të mos i përdorte ishte se nuk donte të turpërohej para indianëve me armë të tilla. Po t’i kishte përdorur, mbase nuk do ishte mundur.

Pushtimi i Gallipoli
Winston Churchill, prill 1915

Churchill njihet për aftësitë e tij dhe mendjen e mprehtë. Por, ky s’është shembull i mprehtësisë së tij. Churchill propozoi që të hapej një front i tretë në Mesdhe dhe të sulmonte perandorinë osmane nëpërmjet Dardaneleve. Fushata e Galipollit u zhvillua në ishullin me të njëjtin emër në Turqi, nga 25 prilli 1915 e deri më 9 janar 1916. Qëllimi ishte një sulm i përbashkët ndaj Stambollit, por kjo tentative dështoi mjaft keq me humbje të mëdha nga të dy palët duke rezultuar në një plan të llogaritur shumë keq.

Pushtimi Sovjetik
Adolf Hitler, shtator 1941

Ky është rasti ky Hitleri mund të zëvendësohet me Napoleonin dhe Rusia me Bashkimin Sovjetik, e në një farë mënyrë paraqitet sërish e njëjta histori. Operacioni “Barbarossa” ishte pa dyshim rasti më i keq i dikujt që nuk ka mësuar asgjë nga historia dhe ka përsëritur gabimin më të rëndë që është bërë në historinë ushtarake. Adolf Hitler ka shumë të ngjarë se ka menduar që ajo që i ndodhi gjeneralit të madh Napoleon Bonaparte nuk mund t’i ndodhte atij dhe vendosi të pushtonte Bashkimin Sovjetik. Rezultatet dihen.

Mikro-menaxhimi i luftës
Lyndon B. Johnson, gusht 1964

Luftërat është mirë të menaxhohen nga profesionistët. Lyndon B. Johnson ishte president, por ai nuk ishte ushtar profesionist gjatë luftës së Vietnamit. Kjo nuk e pengoi atë hidhte në veprim luftën që do shkaktonte humbjen e 60 mijë ushtarëve. Johnson e zgjeroi përfshirjen amerikane në Vietnam sapo mori detyrën, pas vrasjes së John F. Kennedy-t. Fatkeqësisht për trupat, Lyndon B. Johnson ndiqte vazhdimisht rezultatet e sondazheve dhe një gjë e tillë e bën të vështirë fitimin e një lufte.

Pushtimi i Afganistanit
Yuri Andropov, dhjetor 1979

Për shekuj me radhë, vendet jashtë Afganistanit janë përpjekur të vendosin sundimin e tyre mbi afganët. Si rezultat, afganët janë ekspertë në luftën guerile. Në vitin 1979 sovjetikët vendosën të dërgojnë një numër masiv trupash për të rrëzuar qeverinë komuniste në Kabul. Kjo u pasua nga një betejë e përgjakshme 10-vjeçare që shkaktoi shumë vdekje. Për vite më radhe helikopterët sovjetikë gjurmonin luginat për të kapur luftëtarët afganë. Sovjetikët humbën 15 mijë njerëz dhe nuk fituan asgjë si këmbim./topLajm

Postuar te Histori, Kuriozitet. Komentet te >10 gabimet më të mëdha ushtarake Janë të Mbyllura

>30 liderët politikë që kanë qeverisur më gjatë

>

Toplajm  duke marrë shkas nga protestat e përgjakshme të qytetarëve libianë kundër diktatorit Gadafi, ka bërë një listë me 30 liderët politikë (jo mbretërit) që kanë qeverisur më gjatë. Dhe një vend “nderi” në këtë listë ka edhe diktatori shqiptar Enver Hoxha, që renditet i gjashti në këtë listë, duke lënë shumë pas idhullin e tij Stalinin që renditet i 26-ti. Dhe vendin e parë e ka Fidel Kastro i Kubës.

1. Fidel Castro (Kubë): 16 shkurt 1959-24 shkurt 2008, 49 vite e 10 ditë
2. Chiang Kai-shek (Kinë): 10 tetor 1928-5 prill 1975, 46 vite e 179 ditë

3. Kim Il-sung (Koreja e Veriut): 9 shtator 1948-8 korrik 1994, 45 vite e 304 ditë

4. Omar Bongo (Gabon): 2 dhjetor 1967-8 gusht 2009, 41 vite e 190 ditë

5. Muammar al-Gaddafi (Libi): 1 shtator 1969-…, 41 vite e… (këto ditë pritet rrëzimi i tij)

6. Enver Hoxha (Shqipëri): 22 tetor 1944-11 prill 1985, 40 vite e 173 ditë

7. Francisco Franco (Spanjë): 1 tetor 1936-20 nëntor 1975, 39 vite e 53 ditë

8. Gnassingbé Eyadéma (Togo): 14 prill-5 shkurt 2005, 37 vite e 299 ditë

9. Josip Broz Tito (Jugosllav): 29 nëntor 1943-4 maj 1980, 36 vite e 159 ditë

10. António de Oliveira Salazar (Portugali): 5 gusht 1932-25 shtat 1968, 36 vite e 86 ditë

11. Todor Zhivkov (Bullgari): 4 mars 1954-17 nëntor 1989, 35 vite e 27 ditë

12. Paul Biya (Kamerun): 30 gusht 1975-…, 35 vite e (është akoma në pushtet)

13. Félix Houphouët-Boigny (Bregu i Fildishtë): 1 maj 1959-7 dhjetor 1993, 34 vite e 220 ditë

14. Alfredo Stroessner (Paraguaj): 15 gusht 1954-3 shkurt 1989, 34 vite e 172 ditë

15. Ali Abdullah Saleh (Jemen): 18 gusht 1978-…., 32 vite e (akoma në pushtet)

16. Yumjaagiin Tsedenbal (Mongoli): 26 janar-23 gusht 1984, 32 vite e 210 ditë

17. Daëda Jaëara (Gambia): 12 gusht 1962-22 korrik 1994, 32 vite e 42 ditë.

18. János Kádár (Hungari): 25 tetor 1956-27 maj 1988, 31 ditë e 216 ditë

19. Habib Bourguiba (Tunizi): 11 prill 1956-7 nëntor 1987. 31 ditë e 212 ditë

20. Teodoro Obiang Nguema Mbasogo (Guinea Ekuatoriale): 3 gusht 1979-…, 31 vite e… (është akoma në pushtet)

21. Lee Kuan Yeë (Singapor): 5 gusht 1959-28 nëntor 1990, 31 vite e 178 ditë

22. Mobutu Sese Seko (Zaire): 24 nëntor 1965-16 maj 1997, 31 vite e 175 ditë

23. José Eduardo dos Santos (Angola): 10 shtator 1979-…, 31 vite e…(është akoma në pushtet)

24. Hastings Kamuzu Banda (Malavi): 1 shkurt 1963-21 maj 1994, 31 vite e 111 ditë

25. Suharto (Indonezi): 12 mars 1967-21 maj 1998, 31 vite e 72 ditë.

26. Joseph Stalin (Bashkimi Sovjetik): 3 prill 1922-5 mars 1953, 30 vite e 338 ditë

Postuar te Bota, Histori, Shqiperi. Komentet te >30 liderët politikë që kanë qeverisur më gjatë Janë të Mbyllura

>Historia e Shtetit te Kosoves

>

Kosovën për tre vjet prej kur u deklarua pavarësia e kanë njohur si shtet të pavarur e sovran 75 shtete të botës, nga 192 vende anëtare në OKB
Por si rrodhën ngjarjet që dërguan drejt pavarësisë së vendit që nga viti 1912/toplajm

Postuar te Histori, KOSOVË. Komentet te >Historia e Shtetit te Kosoves Janë të Mbyllura

>Aleksandri i Madh fliste shqip

>

Sa e vjetër është gjuha shqipe, në cilat koordinata gjeografike është folur, si ka evoluar, cilët popuj janë marrë vesh përmes saj dhe dialekteve, cilat janë raportet e saj historike me greqishten e vjetër dhe latinishten..? 


Larg pretendimeve hipotetike dhe të paargumentuara, larg dëshirës së ndikuar nga nacionalizmi, më poshtë po japim vlerësimin e disa prej studiuesve më në zë të globit në lidhje me prejardhjen dhe vjetërsinë e gjuhës shqipe. Faktet janë tronditëse nëse do të vihen përballë asaj pjese të pranuar “zyrtarisht” deri tani nga gjuhëtarë, historianë e studiues shqiptarë e të huaj.
As më pak dhe as më shumë historiografia shqiptare përballë fenomenit të vjetërsisë, prejardhjes, mbase edhe kohës së shkrimit të shqipes, ka nevojë të jetë më e qartë dhe këtë e kanë pohuar edhe gjigantë të kalibrit të Çabej. 


Gjithsesi brezi i ri, por edhe i vjetër i studiuesve shqiptarë tashmë ka dhënë shenja se janë duke dalë nga kornizat e vjetra. Fatmirësisht shenjat janë të mira dhe të dukshme. Këtë duket ka pasur parasysh edhe akademiku Shaban Demiraj, kur ka shkruar në veprën e tij monumentale “Gjuha shqipe dhe historia e saj”, se: ”Hulumtimi dhe shpjegimi i elementëve ‘pellasgjike’ (më saktë, para ilire), që shqipja i ka trashëguar nëpërmjet ‘nënës’ së saj, mbeten një nga detyrat e rëndësishme të historisë së gjuhës shqipe”. 


Po le të shohim se në ç’përfundime kanë dalë kolegët e Demirajt në të gjithë globin, kur janë përballur me faktet për shqipen e lashtë.
Franz Bopp-i përcaktoi i pari se gjuha shqipe “i përket në mënyrë të sigurt familjes indoevropiane, por në elementet e saj themelore nuk ka ndonjë lidhje më të ngushtë, ose, aq më pak, ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjërën nga motrat sanskrite (= indoevropiane) të kontinentit tonë”.

Vinçenc Xoberti, filozof italian (1801–1852) nënvizon: “Latinishtja është një gjuhë pellazgjike, që rrjedh nga eolishtja dhe e afërt me ato gjuhë që përdoreshin në Greqi para vërshimeve “Deukalonike”, d.m.th., me ata të huaj që flet Herodoti”.
Nieburi shkruan: “Në latinisht gjendet një fond gjysmë grek dhe se origjina e tij nga pellazgjishtja nuk duket e dyshimtë”.
Johan Seferin Fater (1771–1826) shpreh mendimin se përputhjet e shqipes me latinishten mund të kenë një origjinë të përbashkët të bartësve të këtyre gjuhëve.

Jernei Bartolomeo Kopitar ka arritur në përfundimin: “Kështu, pra, deri në kohën e sotme, në veri të Danubit, në Bukovinë, Moldavi e Vllahi, Transilvani, Hungari, si dhe në anën tjetër të Danubit, në Bullgarinë e mirëfilltë, pastaj në të gjithë vargun e Alpeve të Ballkanit, në kuptimin e vjetër më të gjerë të këtij vargmali, nga njëri det në tjetrin, në vargmalet e Maqedonisë, në Pind dhe përmes Shqipërisë sundon vetëm një formë gjuhësore, por me tri lloje lënde gjuhësore (nga të cilat një është vendase, ndërsa dy të tjerat kanë ardhur nga Perëndimi dhe nga Lindja”.

Xylanderi shkruan: “Fjalët e gjuhës shqipe, pa ndryshime thelbësore e pjesërisht nga rrënja, gjenden edhe në gjuhët e tjera, si në greqishten e vjetër e greqishten e re, në latinishte, në gjuhët romane, gjermanishten e vjetër, të re, suedisht, danisht, anglisht, sllavisht, persisht, arabisht, keltisht, baskisht e indishten e vjetër”. Xylanderi shton se prapashtimi i nyjës shquese dhe fleksioni i saj më i zhvilluar se në baskisht, islandisht, suedisht e danisht, nuk gjendet në ndonjërën prej atyre gjuhëve të popujve që kanë ndikuar mbi shqipen. Përputhjet me sanskritishten tregojnë lidhje afrie të drejtpërdrejtë sesa të ndërmjetme, lidhje të afërt me trungun e përbashkët sesa me popujt që dolën më vonë në histori. Të njëjtën dukuri vë re edhe Franc Bopp-i.

Vicens Dorsa (studiues arbëresh) shkruan se në shqipe ruhen rrënjët e dialektit (digamës) eolik parahomerik.
Jeronim De Rada shkruan: “Analiza gjuhësore e përligj opinionin se në greqishten e vjetër gjendet një shtresë fjalësh, e cila i përgjigjet një periudhe më të vjetër të shqipes. Teza e Blumentalit rezulton e saktë”.
Elia Lates pohon se nuk ka asnjë arsye që të mos pranohet origjina ilire e popujve italikë.
Alfredo Trombeti pohon se fiset ilire u përhapën në tërë Gadishullin Italik, nga Venediku gjer në Pulia e Kalabri.
Ribezzo gjen përputhje të shumta mes onomastikës venete, japigje, ilire e shqiptare.
Jani Vreto thekson se rrënjët e fjalëve shqipe nuk gjenden as tek Homeri dhe as tek Hesiodi, sepse janë më të vjetra se ato.
Eqrem Çabej shprehet se në greqishten e vjetër ka disa fjalë, që shpjegohen vetëm me anë të shqipes. Një degë e shqipes vjen nga Egjeu, është egjeane, por nuk e shtjellon më tej këtë ide.

Adelungu te “Mithridati” shkruan: “Meqë trakishtja është një nga gjuhët e njohura më të lashta, ajo do të ketë ruajtur gjurmë më të shumta të një gjuhe nënë të lashtë, sesa gjuhët e fqinjëve të saj të afërt e të largët. Në gjuhën e mëvonshme greke nuk duken shumë fjalë rrënjë të keltishtes, gjermanishtes…, sepse, pasi u formua gjuha dhe populli i tyre, ata nuk u ndodhën në lidhje të drejtpërdrejtë me këta popuj, ajo duhet parë si një mbeturinë e trakishtes; trakët ishin fqinjët më të afërt të këtyre popujve jo vetëm në Evropë, por edhe në vendbanimin e tyre të parë në Azi, ku duhet të jenë formuar prej një burimi të përbashkët”.

Ëilly Borgeau në veprën “Ilirët në Greqi dhe në Itali” këmbëngul se Beotia, Akarnania, Etolia, mandej Argosi dhe Sparta janë të mbushura me antroponime e toponime ilire, se Boitoia dhe Argosi në zanafillë janë krijime ilire, d.m.th., pellazge. Të njëjtën pikëpamje mbron edhe gjuhëtari italian Bonfante.

Albrech Blumental ka gjetur gjurmë të shumta gjuhësore ilire në territorin e Greqisë. Kretçmeri, Budimiri, Krahe, Bonfante etj., kanë gjetur fosile të shqipes së moçme (të periudhës së bronzit) në Mikenë e më gjerë.

Maks Myler profetizon: “Do të vijë dita kur kjo gjuhë do të bëhet çelësi i shpjegimeve të sekreteve të mëdha”.
Malte-Brun përcakton: “Gjuha e ilirëve të lashtë, ose e shqiptarëve të sotëm është një gjuhë e veçantë, prejardhja e së cilës shkon deri në lashtësinë e thellë e madje në një kohë kur filluan të formoheshin secila në sferën e saj edhe gjuhët greqishte, latinishte, iberishte, keltishte, sllavishte, teutonishte dhe gotishte”.

Johan Georg von Han, hedh idenë e prejardhjes së përbashkët “tireno-pellazgjike” të ilirëve, epirotëve e maqedonasve, të cilët formojnë një degë të veçantë të rëndësishme të lashtësisë, krahas grekëve e romakëve. Hani nga mitologjia greko-romake përqas me gjuhën shqipe këto fjalë: Uranus, Rhea, Kronos, Kyklopea, Venus, Anna, Perenna, Anaitis, Zeus, Ge, Dhemeter, Deukalion, Thetis, Oceanus, Dif, Diel, Kybelle, Atlas, Vulkanus, Tinias, Tina, Ceres, Kore, Hermakes, Turms, Merkuris, Nemesis, Ruana, Pales.

M. Saqellari, gjuhëtar i sotëm grek, pranon se ka mjaft elemente, që dëshmojnë për hierarkinë parahelene, pellazge, të hyjnive të Olimpit”.

N. P. Elefteridhi pohon se greqishtja në pjesën më të madhe u formua gati e tëra nga gjuha pellasgjike.
Jakov Thomopullo dëshmon se ka lexuar mbishkrimet eteo-krete nëpërmjet gjuhës shqipe.
Enzo Gatti shkruan: “Gjeografia e lashtë e Evropës Mesdhetare është pothuaj e gjitha ilire …Emrat gjeografikë të Kretës, Korfuzit, Qipros, Sicilisë, Sardenjës, Baleareve… “.

Historiani francez Kantu shkruan: “…Në përgjithësi është pranuar se shqiptarët i përkasin racës pellasgjike… ata përbëjnë një racë mitike, si titanët dhe ciklopët… Faktet dëshmojnë se pellazgët sollën në Greqi, jo vetëm disa arte, por një sistem të tërë besimi, artesh dhe germash. Ajo ishte një racë po aq sa bujare, edhe e pafat. Gjuha e tyre, më e ngjashme me latinishten se sa me greqishten, u ruajt në dialektin eolian dhe në atë epirot, që helenët i cilësonin si barbarë”.

George Fred Uilliams, studiues amerikan, që në vitin 1914 shprehej se “po të kthehemi në parahistori, para se rapsodët homerikë t’i këndonin hyjnive dhe heronjve mitologjikë, para se të shkruhej gjuha greke, jetonte një popull i njohur me emrin Pellazg. Shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit, e Aleksandërit të Madh dhe e Pirros së Epirit”.

Robert d’Angely shkruan: ”…Shqiptarët janë më të vjetër se grekët, kjo s’ka dyshim, tingulli monosilabik është provë për këtë. Origjina e shqipes dhe e greqishtes nxjerr në pah në mënyrë të padiskutueshme raportin e vërtetë mes tyre, atë të prejardhjes së greqishtes nga gjuha shqipe: nëna e saj”.

Eqerem Çabej vërente me mprehtësi se kontributi i shqipes për gjuhët e tjera ballkanike do studiuar më gjerë. Pyetja trashëgim a huazime shtrohet sot e gjithë ditën për një sërë fjalësh. Ka emra visesh me një pamje mjaft të moçme, fjalë që s’u dihet kuptimi. Nisur nga gjendja e njohurive të atëhershme, Çabej shprehej se ka një kundërvënie mes historisë dhe gjuhësisë përsa i përket vendit dhe kohës së formimit të gjuhës shqipe.

Nuk shohim asnjë kundërvënie mes arkeologjisë, historisë dhe gjuhësisë; këto shkenca përputhen në përfundimet e tyre, duke ndjekur secila rrugën e vet të pavarur të studimit. Çabej shprehte pikëpamjen se prehistoria e shqipes mund të ketë vazhduar në Gadishullin e Ballkanit, veçse gjuhësisht ajo s’mund të ndiqet.

Akademiku Shaban Demiraj në veprën monumentale “Gjuha shqipe dhe historia e saj”, shkruan: ”Hulumtimi dhe shpjegimi i elementëve “pellasgjike” (më saktë, para ilire), që shqipja i ka trashëguar nëpërmjet “nënës” së saj, mbeten një nga detyrat e rëndësishme të historisë së gjuhës shqipe”.

Si përfundim, mund të themi se shqipja përfaqëson zhvillimin gradual të gjuhës së lashtë vendase, autoktone ilire, përgjatë mijëvjeçarëve e dhe shekujve deri në ditët tona. Mendimi i Miklosiçit, gjuhëtar i dëgjuar, se: “…kështu, ne jemi të prirë, që, në mos të gjitha, të paktën shumicën e dukurive të shqyrtuara këtu t’ia atribuojmë elementit të vjetër vendas dhe besojmë që ky element të ketë qenë i një rrënje me shqipen e sotme, të cilën ne e shohim si vazhduese të ilirishtes”, është i bazuar dhe i drejtë.

G. Meyer pranonte se shqipja përfaqëson një fazë të re të ilirishtes së moçme, ose më saktë të njërit prej dialekteve të moçme ilire. Ndërsa Kretchmeri shtonte se kjo është kaq e vërtetdukshme, saqë njeriu duhet të sillte arsye shumë të rëndësishme për ta kundërshtuar atë. Duke bërë një sintezë të këtyre veçorive gjuhësore, Çabej arrin në përfundimin e sigurt se shqipja buron prej shkallës më të lashtë, pavarësisht se me cilën gjuhë jo greke të Gadishullit Ballkanik të kohës antike është identike ajo shkallë e lashtë.

Postuar te Histori. Komentet te >Aleksandri i Madh fliste shqip Janë të Mbyllura

>Fjalimet më të famshme që kanë hyrë në histori

>

Fjalimet e famshme nuk kane pse të jenë të gjatë për të qenë të mëdhenj. Fjalimet e famshme nuk kanë pse të jenë të gjatë për të qenë të rëndësishëm. Këto fjalime të mëdha. Këto fjalime të famshme nuk kanë zgjatur me orë të tëra, por ama kanë lënë gjurmë të paharrueshme në histori, kanë shërbyer për të shembur sisteme, për të thyer dogma e për të zhvilluar marrëdhënie njerëzore.Një prej fjalimeve më të famshme në histori, ai i Winston Churchill, ka qenë një fjalim i shkurtër dhe një ndër fjalimet më frymëzuese në histori.

Po aq mbresëlënës është dhe fjalimi i famshëm i inaugurimit të John Kennedy. Në një fjalim të shkurtër, të cilin ai kaloi dy muaj për t’i dhënë formë, Kennedy 43-vjeçar, presidenti më i ri i zgjedhur dhe i pari katolik, theksoi rëndësinë e shërbimit kombëtar. Ndër vite, ky është konsideruar një si prej fjalimeve më frymëzuese, të cilin janë munduar të përtojnë shumë folës të njohur e të shquar. Rreshtat e tij të famshëm, “Të dashur patriotë amerikanë: mos pyesni se çfarë vendi juaj mund të bëjë për ju, pyesni se çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj”, kanë mbetur në histori. 
Perandori Hirohito:Armiku po përdor një bombë të re dhe më mizore
(Dorëzimi i Japonisë, gusht, 1945)
I drejtohem nënshtetasve tanë të mirë dhe besnikë. Pasi kemi menduar mirë e mirë drejtimet e përgjithshme të botës dhe kushtet aktuale të perandorisë sonë sot, kemi vendosur të bëjmë një marrëveshje të situatës së tanishme duke marrë një masë të jashtëzakonshme. I kemi urdhëruar qeverisë sonë t’i komunikojmë qeverive të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Kinës dhe Bashkimit Sovjetik se perandoria jonë i pranon kushtet e deklaratës së tyre të përbashkët.
Në përpjekjen për prosperitet të përbashkët dhe lumturi për të gjitha kombet si dhe siguri për mirëqenien e subjekteve tona, kemi detyrën solemne që na është dorëzuar nga paraardhësit tanë perandorë, të cilët i mbajmë pranë në zemër.Me të vërtetë, i deklaruam luftë Amerikës dhe Britanisë nga dëshira jonë e sinqertë për të siguruar ruajtjen e Japonisë dhe themelimin e Azisë Lindore. Nuk e bëmë nga mendimi për t’i prekur sovranitetin kombeve të tjera apo për të nisur zgjerimin territorial.
Por tani lufta ka zgjatur gati katër vjet. Përveç më të mirës që kanë bërë të gjithë, lufta fisnike e ushtrisë sonë dhe forcave detare, kujdesi dhe këmbëngulja e shërbëtorëve tanë të Shtetit dhe shërbimi i përkushtuar i 100 milionë njerëzve tanë, situata e luftës është në avantazhin e Japonisë, ndërsa drejtimet e përgjithshme të botës kanë kthyer kundër interesave të saj. Për më shumë, armiku ka filluar të përdorë një bombë të re dhe më gjakatare, fuqia e së cilës për të dëmtuar është e pallogaritshme, dhe mund t’i marrë jetën jetëve të pafajshme. Nëse do ta vazhdojmë luftën, do të shkaktojmë shembjen dhe shuarjen e kombit japonez, por gjithashtu dhe në zhdukjen tërësore të qytetërimit njerëzor. Në një rast të tillë, si mund t’i shpëtojmë me miliona nënshtetas, nëse nuk shlyejmë fajin para shpirtrave të shenjtë të paraardhësve perandorakë? Kjo është arsyeja pse kemi urdhëruar pranimin e kushteve të deklaratës së përbashkët të fuqive të mëdha.Nuk kemi si të mos ndiejmë ndjenjën më të thellë të keqardhjes për kombet aleate të Azisë Lindore, të cilët kanë bashkëpunuar vazhdimisht me perandorinë drejt emancipimit të Azisë Lindore.Mendimi i atyre oficerëve dhe burrave, si dhe atyre të tjerëve që kanë rënë në fushat e betejës, atyre që kanë vdekur në detyrë, apo i atyre që janë përballur me vdekjen e pashmangshme dhe i gjithë familjeve të tyre në fatkeqësi, më pikon në zemër ditë dhe natë. Mirëqenia e të plagosurve dhe të dëmtuarve të luftës dhe e atyre që kanë humbur shtëpitë dhe mjetet e jetesës, janë synimi i shqetësimit tonë. Mundimet dhe vuajtjet të cilave do t’u nënshtrohet kombi ynë janë të mëdha.Jemi sinqerisht të vetëdijshëm për ndjenjat më të thella tuajat, nënshtetasve tanë. Megjithatë, në përputhje me urdhrat e kohës dhe fatit, kemi vendosur të shtrojmë rrugën e një paqeje të gjatë për të gjitha gjeneratat që do të vijnë duke duruar të padurueshmen dhe duke vuajtur barrën më të rëndë. Duke qenë në gjendje të ruajmë dhe të mbajmë strukturën e Shtetit Perandorak, ne jemi gjithmonë me ju, dhe mbështesin sinqeritetin dhe integritetin tuaj.Ruajuni nga shpërthimet e emocioneve që mund të na sjellin ndërlikime të panevojshme, apo nga çdo zënkë vëllazërore që mund të krijojë konfuzion, t’ju ngatërrojë drejtimin apo të bëjë që të humbni besimin në botë.Lëreni gjithë kombin të vazhdojë nga një gjeneratë në tjetrën si një familje, i qëndrueshëm në besimin për pavdekshmërinë e tokës së tij të shenjtë, dhe i ndërgjegjshëm për barrën e rëndë të përgjegjësive, dhe rrugën e gjatë përpara tij. Bashkojeni forcën që keni për t’ia përkushtuar ndërtimit të së ardhmes. Kultivoni rrugën e drejtësisë, fisnikërisë së shpirtit, dhe punës me një vendosmëri që të nxisni lavdinë prej natyre të Shtetit Perandorak dhe të ruani hapin e progresit me botën.
*Perandori i 124-t i Japonisë, kurorëzuar më 1926, shkeli traditën perandorake duke mbajtur fjalimin e dorëzimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore. Ai ishte princi i parë që udhëtoi jashtë vendit kur vizitoi Evropën në 1921. 

Gjeneral George S. Patton Jr:Do ta godas personalisht atë tapicierin Hitlerin

(Fjalim për Ushtrinë e Tretë, 5 qershor, 1944)
Jemi mbledhur këtu për tre arsye. Së pari, sepse jeni këtu për të mbrojtur shtëpitë tuaja dhe të dashurit tuaj. Së dyti, jeni këtu për respektin tuaj, sepse nuk doni të jetë dikush tjetër. Së treti, jeni këtu sepse jeni burra të vërtetë dhe burrave të vërtetë u pëlqen të luftojnë. Kur ju, këtu, çdokush prej jush, ishit fëmijë, të gjithë admironit kampionin e mermerit, garuesin më të shpejtë, boksierin më të fortë, lojtarët e skuadrave më të mëdha, dhe të gjithë lojtarët e futbollit amerikan. Amerikanët e duan një fitimtar. Amerikanët nuk do ta tolerojnë një humbës. Amerikanët i përçmojnë frikacakët. Amerikanët luajnë për të fituar gjatë gjithë kohës. Nuk do ta vrisja mendjen fare për një njeri që humbi dhe qesh. Ja se pse amerikanët nuk kanë humbur asnjëherë dhe asnjëherë nuk do ta humbasin një luftë; sepse ideja e humbjes është e urryer për një amerikan.Nuk do të vdisni të gjithë. Vetëm dy për qind e juve që jeni këtu sot do të vdesin në një betejë të madhe. Nuk duhet të kini frikë nga vdekja. Vdekja, në kohë, i vjen të gjithë njerëzimit. Po, çdo burrë ka frikë në betejën e tij të parë. Nëse thotë se nuk ka, është gënjeshtar. Disa burra janë frikacakë, por luftojnë njësoj si trimat ose frikësohen edhe më shumë kur shohin se si luftojnë burrat që janë po aq frikacakë sa ata. Heroi i vërtetë është një burrë që lufton edhe pse është i frikësuar. Disa burra e kalojnë frikën e tyre në minutën e parë pasi hapin zjarr. Disa, e kalojnë orën e parë. Disave u duhen ditë. Por një burrë i vërtetë nuk do të lejojë që frika nga vdekja ta kalojë nderin e tij, ndjenjën e detyrës ndaj vendit të tij dhe forcën burrërore të lindur prej natyre.
Beteja është gara më e rëndësishme në të cilin mund të përfshihet një njeri. Ajo nxjerr gjërat më të mira dhe heq ato të ulëtat. Mos harro se armiku është po kaq i frikësuar sa edhe ju, dhe ndoshta edhe më shumë. Ata nuk janë supermenë.Të gjithë heronjtë e vërtetë nuk janë luftëtarë të librave me histori. Çdo burrë në këtë ushtri luan një rol thelbësor. Mos u dorëzoni. Mos mendoni se puna juaj është e parëndësishme. Çdo burrë ka një punë për të bërë dhe duhet ta bëjë. Çdo burrë është një hallkë jetësore e zinxhirit të madh. Po sikur çdo shofer të vendosë se nuk i pëlqen rënkimi i plumbave mbi kokë, dhe të hidhet në kanal? Ai frikacaku mund të thotë: “Nuk do t’i marrë malli për mua, jam vetëm një person në një mijë”. Po sikur të gjithë burrat të mendonin kështu? Ku do të ishim ne tani? Ku do të ishte vendi ynë, të dashurit tanë, shtëpinë tona, madje dhe bota? Jo, amerikanët nuk mendojnë kështu. Çdo burrë bën punën e tij. Çdo burrë i shërben tërësisë. Çdo departament, çdo njësi, është e rëndësishme në skemën e gjerë të kësaj lufte.Patjetër që duam të shkojmë në shtëpi. Duam ta përfundojmë këtë luftë. Mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund është t’i zëmë ata bastardë që e nisën. Sa më shpejt të fshihen, aq më shpejt do të shkojmë në shtëpi. Rruga më e shkurtër është përmes Berlinit dhe Tokios. Dhe kur të shkojmë në Berlin, unë do ta godas personalisht atë tapicierin, Hitlerin. Njësoj sikur do të godisja një gjarpër.Vetëm diçka të madhe do të mund të thoni kur kjo luftë të ketë përfunduar dhe të jeni në shtëpi. Do të jini mirënjohës se njëzet vite më pas, kur të jeni ulur pranë oxhakut dhe nipërit në gjunjë dhe ata do t’ju pyesin se çfarë bëtë në Luftën e Dytë Botërore, nuk duhet të kolliteni, të ndërroni pozicion dhe të thoni: “Gjyshi juaj nuk bëri asgjë në Luizianë”. Jo, zotëri, do ta shihni drejt e në sy dhe do t’i thoni: “Bir, gjyshi juaj u bashkua me Ushtrinë e Tretë dhe me një maskara me emrin Georgie Patton!

Charles de Gaulle:Flaka e rezistencës franceze nuk duhet dhe nuk do të shuhet

(Apeli i 18 qershorit, 1940)

Udhëheqësit të cilët, në vitet e kaluara kanë qenë krerët e forcave të armatosura franceze, kanë themeluar një qeveri.Duke nxjerrë si shkak mundjen e ushtrive tona, kjo qeveri ka hyrë në negociata me armikun me qëllim që t’i japë fund armiqësisë. Është e vërtetë se ne ishim, dhe ende jemi të dërrmuar nga forcat e mekanizuara të armikut, nga toka dhe nga ajri njëkohësisht. Ishin tanket, aeroplanët dhe taktikat e gjermanëve, shumë më shumë se faktet ato që kishin përparësi, që bëni që ushtritë tona të mundeshin. Ishin tanket gjermane, aeroplanët dhe taktikat ato që siguruan elementin e surprizës, e cila bëri që udhëheqësit tanë të jenë në këtë ngushticë. Por a është thënë fjala e fundit? A duhet ta braktisim të gjithë shpresën? A është dështimi ynë përfundimtar dhe i pandreqshëm? Përgjigja e këtyre pyetjeve është, jo! Flas duke patur njohuri të plotë të fakteve, ju kërkoj të më besoni kur them se kauza e Francës nuk ka përfunduar. Faktorët e vërtetë që sollën mundjen tonë një ditë do të na çojnë në fitore. Prandaj, kujtoni këtë, Franca nuk është vetëm. Ajo nuk është e izoluar. Prapa saj qëndron një Perandori e gjerë, dhe ajo ka një kauzë të përbashkët me Perandorinë Britanike, e cila komandon detet dhe po vazhdon luftën. Ashtu si Anglia, ajo mund të tërheqë burimet industriale të gjera të Shteteve të Bashkuara.Lufta nuk është e kufizuar vetëm në vendin tonë të pafat. Rezultati i përpjekjeve nuk është vendosur nga Beteja e Francës. Kjo është një luftë botërore. Janë bërë mjaft gabime, ka patur vonesa dhe vuajtje të pathëna, por fakti qëndron se ende ekziston në botë gjithçka që na duhet të shtypim armiqtë tanë një ditë. Sot jemi shtypur nga pesha e forcave të mekanizuara që na janë vërsulur, por ende mund të shohim drejt një të ardhmeje në të cilën një forcë edhe më e madhe do të na sjellë fitore. Fati i gjithë botës është në rrezik.Unë, gjeneral de Gaulle, tani në Londër, i bëj thirrje oficerëve francezë he burrave, të cilët tani janë në tokën britanike, apo që mund të jenë në të ardhmen, me apo pa ushtritë e tyre. I bëj thirrje të gjithë inxhinierëve dhe punëtorëve të aftë nga fabrikat e armatimeve, të cilët tani janë në tokën britanike, apo mund të jenë në të ardhmen, të lidhen me mua.Çfarëdo që të ndodhë, flaka e rezistencës franceze nuk duhet dhe nuk do të vdesë.
*Gjeneral de Gaulle zgjidhet kreu i qeverisë franceze në vitin 1945 dhe President në vitin 1958, 1965 dhe 1968.

Franklin D. Roosevelt:Të vetmes gjë që duhet t’i trembemi është vetë frika

(Fjalimi i përurimit, 4 mars, 1933)
Presidenti Hoover, zoti Komandant, miqtë e mi: kjo është një ditë e shenjtë për kombin, dhe jam i bindur se miqtë e mi amerikanë presin që me rastin e dhënies së postit të Presidentit, t’i drejtohen me sinqeritet dhe një vendim që situata e tanishme e kombit na nxit.Kjo është jashtëzakonisht koha për të thënë të vërtetën, gjithë të vërtetën, sinqerisht dhe me guxim. Nuk duhet të mohojmë kushtet e vendit tonë sot. Ky komb i madh do të durojë ashtu siç ka duruar, do të ringjallet dhe do të begatohet.
Prandaj para së gjithash, më lejoni t’ju shpallë besimin e patundur se të vetmes gjë që duhet t’i trembemi është vetë frika, tmerrit pa emër, pa arsye, dhe të pajustifikuar që paralizon përpjekjet e nevojshme për ta kthyer tërheqjen në përparim.Në çdo orë të zezë të jetës së kombit, një grup drejtues i çiltër dhe i fuqishëm i ka kuptuar dhe i ka mbështetur vetë njerëzit, të cilët janë të rëndësishëm për fitore. Jam i bindur se edhe ju do ta mbështesni lidershipin në këto ditë kritike. Në një frymë, unë dhe ju do të përballemi me vështirësitë e përbashkëta. Falë Zotit ato kanë të bëjnë vetëm me gjëra materiale. Vlera është tkurrur në nivele imagjinare. Taksat janë rritur, aftësia jonë për të paguar ka rënë, qeveria po përballet me shkurtime fondesh, mjetet e shkëmbimit kanë ngrirë në rrjedhën e tregtisë, fshatarët nuk gjejnë dot tregje për prodhimet e tyre, kursimet e shumë viteve të mijëra familjeve janë zhdukur.Më e rëndësishmja, qytetarët e papunësuar përballen me problemin e ekzistencës, dhe një pjesë e madhe prej tyre mundohen pa u shpërblyer. Vetëm një optimist i pamend do ta mohonte realitetin e errët të këtij çasti.Megjithatë, shqetësimi ynë nuk vjen nga dështimi i substancës. Nuk jemi goditur nga ndonjë murtajë apo fatkeqësi. Në krahasim me rrezikun që i pushtoi etërit tanë, për arsye se besonin dhe nuk kishin frikë, ne ende kemi shumë për të qenë mirënjohës. Natyra ende i ofron bujari dhe përpjekjet e njerëzve e kanë shumëfishuar atë. Begatia është në prag të derës, por përdorimi bujar i dobëson prodhimet e tokës.Së pari, kjo ndodh për shkak se drejtuesit e shkëmbimit të të mirave njerëzore kanë dështuar në saj të kokëfortësisë dhe paaftësisë, kanë pranuar dështimet dhe kanë dhënë dorëheqjen. Praktikat e paskrupullta të shkëmbyesve të parave do të dënohen në gjykatën e opinionit publik, janë hedhur poshtë nga mendjet dhe zemra e njerëzve.
E vërteta është se janë përpjekur, por përpjekjet e tyre kanë ndjekur modelin e traditës. Përballë dështimit të mirëbesimit, kanë propozuar të japin më shumë para.Të tërhequr nga epshi i përfitimit, kanë nxitur popullin tonë të ndjekin lidershipin e tyre të rremë, kanë këshilluar, duke u lutur që situata të kthehet në kushtet e mëparshme. Ata dinë vetëm rregullat e një gjenerate vetë-kërkuesish.
Ata nuk kanë vizion, dhe kur nuk ka vizon, njerëzit humbasin.Lumturia nuk vjen thjesht nga posedimi i parave, por është gëzimi i arritjes, emocioni i përpjekjeve krijuese.Gëzimi i stimulit moral të punës nuk duhet harruar në ndjekjen e tërbuar të përfitimeve që zhduken. Këto ditë të errëta do të harrohen nëse na mësojnë se fati ynë i vërtetë nuk është të na shërbejnë, por t’i shërbejmë vetes dhe miqve tanë. Ky komb kërkon aksion, dhe aksion të menjëhershëm.Detyra jonë më e rëndësishme është t’i vëmë njerëzit në punë. Nuk është një problem i pazgjidhshëm nëse përballemi me të me zgjuarsi dhe kuraje.Mund të shoqërohet me një përfshirje të vetë qeverisë; duke e trajtuar detyrën ashtu siç do ta trajtonim urgjencën e një lufte, por në të njëjtën kohë, do të zbatojmë projekte të mëdha për të stimuluar dhe riorganizuar përdorimin e burimeve kombëtare.Së bashku me këtë, duhet të pranojmë me sinqeritet mbi-ekuilibrimin e popullsisë në qendrat tona industriale, dhe duke i rishpërndarë në shkallë kombëtare, të përpiqemi ta përdorim më mirë tokën dhe ta lëmë në duart e të duhurve.
Kjo detyrë do të ndihmohej nga përpjekjet e qarta për të rritur vlerat e produkteve bujqësore, dhe me pushtetin për të blerë prodhimin për qytetet tona.Mund të lehtësohet në shumë mënyra, por asnjëherë nuk mund të ndihmohet vetëm duke folur për të. Duhet të veprojmë, dhe të veprojmë me shpejtësi.Në këtë dedikim të një kombi, kërkojmë me përulësi bekimet e Perëndisë. Le ta mbrojë secilin prej nesh dhe të gjithë ne! Le të më drejtojë mua në ditët që do të vinë.
*U zgjodh President i SHBA-së në vitin 1932 dhe qëndroi tre mandate deri në vitin 1944.

Sër Winston Churchill:Nuk kam asgjë për të ofruar veç gjakut, mundimit, lotëve dhe djersës

(Dhoma e Përfaqësuesve, 13 maj, 1940)
Të premten mbrëma mora nga Madhëria e Tij misionin të formoj një administratë të re. Ishte vullneti i dukshëm i Parlamentit dhe kombit që kjo të konceptohet sa më gjerë të jetë e mundur dhe të përfshijë të gjitha partitë. Unë tashmë e kam përfunduar detyrën më të rëndësishme të kësaj detyre.
Për këtë arsye është formuar një kabinet lufte prej pesë anëtarësh, që përfaqësojnë Laburistët, Opozitën dhe Liberalët, unitetin e kombit. Ishte e nevojshme që kjo të bëhet në një ditë të vetme me urgjencën më të madhe dhe rreptësinë e ngjarjeve. Pozicione të tjera kyçe janë plotësuar dje. Unë do t’ia dorëzoj një listë më të gjerë Mbretit sonte. Shpresoj ta përfundoj caktimin e ministrave kryesorë gjatë ditës së nesërme.Emërimi i ministrave të tjerë zakonisht zgjat pak më shumë. Kam besim se kur Parlamenti të mblidhet përsëri, kjo pjesë e detyrës sime do të jetë përfunduar dhe administrata do të jetë e kompletuar nga të gjitha anët. Mendoj se është në interesin publik të sugjeroj se Folësi i Dhomës duhet të caktohet sot. Në fund të seancave të ditës, mbledhja e Dhomës do të propozohet deri më 21 maj, pra të martën, dhe nëse është e nevojshme të mblidhet edhe më herët. Vendimi do t’i njoftohet anëtarëve të Parlamentit në rastin më të parë.Tani e ftoj Dhomën me anë të një rezolute të regjistrojë miratimin e masave të marra dhe deklarojë mirëbesimin në qeverinë e re.
Rezoluta është: “Se kjo Dhomë mirëpret formimin e një qeverie që përfaqëson vendimin e përbashkët dhe të pandryshueshëm të kombit për të vazhduar luftën me Gjermaninë drejt një konkluzioni fitimtar”.
Formimi i një administrate të kësaj shkalle dhe kompleksiteti është një sipërmarrje në vetvete. Por jemi në një fazë paraprake të një prej betejave më të mëdha në histori. Jemi përfshirë në aksion në shumë pika të tjera, në Norvegji dhe në Hollandë, dhe duhet të përgatitemi në Mesdhe. Por beteja e ajrit po vazhdon, dhe duhet të bëjmë mjaft përgatitje në shtëpi. Në këtë krizë besoj se do të më falni nëse nuk po e zgjas fjalimin me Dhomën edhe më shumë për sot, dhe shpresoj se shumë prej miqve dhe kolegëve apo ish-kolegëve, të cilët janë ndikuar nga rikonstruksioni politik, do të më tolerojnë për mungesën e ceremonisë, e cila ishte e nevojshme. I them Dhomës ashtu si dhe ministrave që janë bashkuar me këtë qeveri, se nuk kam asgjë për të ofruar përveç gjakut, mundimeve, lotëve dhe djersës. Para nesh kemi një torturë, nga lloji më i rëndë.Ju do të pyesni, cila është politika jonë? Unë them të hapim luftë nga toka, deti dhe ajri. Luftë me gjithë pushtetin dhe forcën që Perëndia na ka dhënë, dhe të hapim luftë kundër një tiranie monstruoze. Kjo është politika jonë.Ju do të pyesni, cili është qëllimi ynë? Mund të përgjigjem me një fjalë? Është fitorja. Fitore me të gjitha kostot, fitore pavarësisht nga terrori, fitore, pavarësisht se sa e rëndë dhe e gjatë do të jetë rruga përpara, pasi pa fitore nuk ka ekzistencë.Le të kuptohet nga të gjithë. Nuk ka ekzistencë të Perandorisë britanike, nuk ka ekzistencë për parimet në të cilat ka qëndruar Perandoria britanike, nuk ka ekzistencë për nxitjen, impulsin e të gjitha kohërave, që i gjithë njerëzimi të përparojë drejt qëllimit të tij.
Postuar te Histori. Komentet te >Fjalimet më të famshme që kanë hyrë në histori Janë të Mbyllura

>Historitë më të mëdha të dashurisë ndër shekujt

>

Mark Antoni dhe Kleopatra Faraonja e Egjiptit dhe gjenerali romak
Historia e dashurisë së faraones së fundit të Egjiptit dhe gjeneralit të pashëm romak skandalizoi gjithë shoqërinë romake dhe politikanët romakë. Ata u martuan në vitin 36 para Krishtit, por dashuria e tyre nuk pati fund të lumtur. Pavarësisht të gjitha rreziqeve, Mark Antoni dhe Kleopatra u martuan në vitin 36 Para Krishtit. Në vitin 31 para Krishtit, kur Mark Antoni dëgjoi në fushën e betejës lajmin e rremë se Kleopatra kishte vdekur, ai ra mbi shpatën e tij. E mbetur pa shpresë, Kleopatra vrau veten duke përdorur një gjarpër helmues.


Marie dhe Pier Kurie Partnerë në dashuri dhe në shkencë
Marie kalonte çdo minutë kohë të lirë duke studiuar në laborator. Kështu ajo i ra në sy Pier Kurie, i cili ishte drejtori i një prej laboratorëve ku ajo punonte. Ai i bëri asaj propozime të shumta martese deri sa ajo pranoi. Ata u martuan më në fund, në vitin 1895 dhe filluan kështu lidhjen e tyre të famshme. Tre vite më vonë ato zbuluan poloniumin dhe radiumin. Në vitin 1903 fituan çmimin Nobel. Kur Pier vdiq në vitin 1904, Marie vazhdoi punën e tyre të përbashkët duke u bërë dhe mësuesja e parë femër në Sorbonë.

Alfred Lunt dhe Lin Fontan Çifti që “mbretëroi” 55 vite në Broduei 
Lunt dhe Fontan u shfaqën në pjesën e parë teatrore së bashku, në vitin 1919. Ata u martuan tre vite më vonë. Rrallë ka ndodhur që një histori dashurie teatrale të zgjasë aq shumë ose të ketë një triumf të tillë. Për 55 vite ata ishin të pandashëm nga njëri tjetri. Ata shkëlqyen në Broduei me rolet e tyre në komeditë e sofistikuara të Xhorxh Bernard Shout, Terenc Ratigan dhe Noel Kouard, vepra madhore e të cilit, “Design for living” ishte krijuar enkas për ata të dy. Alfred dhe Lin u larguan nga skena në vitin 1958.

Eni Oaklei dhe Frenk Batler Gjuajtësit e talentuar që frymëzuan “musical” amerikan
Eni Oaklei nga Ohajo ishte një vajzë çapkëne, e cila shumë shpejt u bë e njohur si qitëse e talentuar. Frank Butler, i cili ishte qitës me famë në atë kohë, u habit pa masë kur i thanë se një vajzë e re kishte pranuar sfidën e tij për të mundur këdo. Por në fakt, vajza e re e fitoi konkursin dhe e mundi atë. Ajo fitoi gjithashtu dhe zemrën e tij. Ata u martuan në vitin 1882. Butler braktisi karrierën e tij, për të menaxhuar atë të gruas së tij. Eni vdiq në vitin 1962. Bashkëshorti i saj zemërthyer, vdiq 18 ditë më vonë, ndërkohë që martesa e tyre e lumtur kishte zgjatur 44 vite.

Robert dhe Elizabeth Brouning Një histori dashurie sekrete mes dy poetëve legjendarë
Historia e dy poetëve përmban gjithë elementët e duhur për një histori romantike, shoqërimin e fshehtë me njëri tjetrin, arratisjen, poezitë e dashurisë dhe peizazhin piktoresk italian. Elizbeth shkruante poezi që kur ishte e vogël dhe botoi një libër “Poems” në vitin 1844. Shkrimet e saj tërhoqën vëmendjen e Brouning, i cili ishte poet. Ata u detyruan të arratisen në Itali pas kundërshtimit të babait të Elizabeth për martesën. Poezitë e të dyve u frymëzuan pikërisht nga historia e dashurisë së tyre.

Viktoria dhe Alberti Mbretëresha angleze që vajtoi bashkëshortin për 41 vite
Mbretëresha Viktoria dhe Princi Albert u martuan më 1840. Çifti pati nëntë fëmijë dhe Viktoria ishte shumë e dashuruar pas bashkëshortit të saj. Kur Alberti vdiq më 1861 ajo nuk u shfaq në publik për tre vjet rresht. Izolimi i saj i gjatë shkaktoi kritika publike. Sidoqoftë, nën influencën e kryeministrit Benxhamin Disraeli, Viktoria iu rikthye jetës publike në vitin 1866. Por Viktora, s’reshi kurrë së vajtuari për princin e saj të dashur, duke u veshur me të zeza deri në fund të jetës së saj.

Xhon Alden dhe Prishila Mullins Një prej romancave të para të kolonive në SHBA
Historia e tyre ishte një nga romancat e para në kolonitë amerikane. Historia e tyre e dashurisë është e përjetësuar në një poemë të vitit 1858 të Henry Longfellou. Sipas poemës, Alden u njohu me Mullins, kur kapiteni i tij e dërgoi atë t’i thoshte vajzës së bukur se kishte rënë në dashuri me të. Mirëpo Alden dhe Mullins u dashuruan bashkë, megjithëse nuk mund ta shprehnin nga frika se mos fyenin kapitenin. Së fundmi ata u martuan, lindën 11 fëmijë dhe janë ndër themeluesit e Duksbëri në Masacusets.

Shah Jahan dhe Mumtaz Mahal Perandori që ndërtoi Taxh Mahalin për gruan e tij
Perandori Shah Jahan ishte i dashuruar marrëzisht pas gruas së tij 15-vjeçare, Mumtaz Mahal. Ajo i dhuroi atij 14 fëmijë dhe u bë gruaja e tij e preferuar. Pas vdekjes së saj në 1629, perandori që mbajti zi për një kohë të gjatë për gruan e tij të dashur, vendosi të ndërtonte në nder të saj një monument. U deshën 20 mijë punëtorë, një mijë elefantë dhe rreth 20 vite për përfundimin e monumentit, i cili sot është një destinacion i preferuar i turistëve, Taxh Mahali. Kur Shah Jahan vdiq, e varrosën përkrah gruas së tij në Taxh Mahal.

Abigail dhe Xhon Adams Një histori dashurie gjysmëshekullore gjatë luftës revolucionar.
Edhe pse ajo jetoi në një kohë, kur pjesa më e madhe e grave nuk ishin të arsimuar, Abigail Adams mësoi të lexonte dhe të ishte në kontakt me ngjarjet e momentit në vend. Intelekti i Abigail tërhoqi vëmendjen e avokatit të ri, Xhon Adams dhe ata u martuan në vitin 1764. Ishte një dashuri intelektuale dhe romantike që do të zgjaste për 50 vjet. Gjatë kohës që Adams ishte larg shtëpisë, ata i shkruanin njëri tjetrit letra të gjata romantike. Në vitin 1810 ata lanë Shtëpinë e Bardhë dhe u tërhoqën në fermën e tyre në Masaçusets, ku gëzuan praninë e njëri-tjetrit dhe për 17 vite të tjera.

Abelardi dhe Heloiza Dashuria e një murgu e murgeshe që jetoi ndër shekuj
Historia tragjike e Abelardit dhe Heloziës ka jetuar ndër shekuj. Rrethi vitit 1100, Peter Abelard shkoi në Paris të studionte në shkollën “Notre Dame”. Ai fitoi shpejt si reputacionin si filozof i shquar. Kur meshtari i “Notre Dame” e punësoi atë t’i jepte mësim mbesës së tij, Heloizës, ai u dashurua marrëzisht me mbesën e punëdhënësit të tij, Heloizën me të cilën pati dhe një fëmijë. Mirëpo pasi u mor vesh një gjë e tillë, Heloizën e mbyllën në një kuvend dhe Abelardi vendosi të bëhej murg. Ata vazhduan ta donin njëri tjetrin dhe letrat e tyre janë botuar më vonë/toplajm

Postuar te Histori. Komentet te >Historitë më të mëdha të dashurisë ndër shekujt Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: