>Ish-presidenti kroat luan në një komedi

>

Ish-presidenti kroat, Stjepan Mesiq, ka pranuar rolin në komedinë e re të Filip Shovagoviqit, “Tensioni i lartë i modës”, xhirimi i së cilës do të fillojë së shpejti. 
Filmi do të fillojë të xhirohet brenda dy muajve, transmetojnë mediet kroate. 

“Pas konsultimeve të shumta dhe kërkimit të aktorit ideal për rolin e presidentit, u pajtuam midis të tjerave që rolin ‘kryesor’ t’ia besojmë ndonjë aktori të pashëm apo personi interesant. Në statusin e tij aktual, ish-presidenti Stjepan Mesiq kombinon të dy këta personalitete. Ndërsa me pranimin e rolit na ka rritur frymëzimin”, ka thënë regjisori i Filmit, Filip Shovagoviq./kn

Advertisements
Postuar te Kinematografi, Kulturë, Kuriozitet. Komentet te >Ish-presidenti kroat luan në një komedi Janë të Mbyllura

>Madonna “turpëron” vajzën në çmimet Oscar

>

Vajza 14-vjeçare e Madonna-s u duk se përjetoi ëndrrën e saj më të keqe, ndërsa nëna i “prishi” biletën e saj për festën e shumëëndërruar, duke u veshur në mënyrën më të keqe të mundshme.
Të ftuara në Teatrin Kodak, në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “Oscar”, adoleshentja ishte kombinuar në mënyrë të thjeshtë dhe elegante me një fustan të shkurtër dhe këpuçë me taka.

Nga ana tjetër, këngëtarja 52-vjeçare zgjodhi një veshje tejet të çuditshme, e cila më shumë se një fustan i ngjante një robdishani.

Madonna kishte veshur vetëm një fustan të zi që ishte si një kostum plazhi trupor, ndërsa krahët dhe këmbët e saj i mbulonte një si tyl I tejdukshëm.

Falë fantazisë së saj në paraqitjen në ndarjen e çmimeve “Oscar”, Madonna fitoi edhe një vend midis të pranishmëve të veshur më keq./topLajm

Postuar te Kinematografi, Kulturë, Show-Biz. Komentet te >Madonna “turpëron” vajzën në çmimet Oscar Janë të Mbyllura

>Justin Bieber leksion te riturve ne Oscar

>

Yjet e adoleshentëve, Justin Bieber dhe Selena Gomez, konfirmuan lidhjen e tyre në tapetin e kuq të çmimeve “Oscar”, në të njëjtën kohë që i dhanë një leksion të mirë të riturve nëpërmjet veshjeve të tyre.

Ndërsa shumë prej ikonave të Hollivudit zgjodhën fustane dhe veshje jo vetëm të çuditshme, por edhe të shëmtuara, dy adoleshentët treguan një sens të rrallë finese, me veshjet e tyre elegante dhe të thjeshta.

Aktorja 18-vjeçare kishte veshur një fustan të kuq të gjatë të mrekullueshëm, në gjendje për të nxjerrë dukshëm në pah tiparet e saj prej zeshkaneje.

Nga ana e tij, 16-vjeçari aktor dhe këngëtar ishte veshur edhe ai me një kostum të thjeshtë dhe simpatik, ndërsa kishte kombinuar veshjen e partneres me një shirit të kuq në gjoks.

Ndonëse janë parë duke u shoqëruar së bashku që prej nëntorit, ishte mbrëmja e “Oscar” që konfirmoi lidhjen midis adoleshentëve, të cilët në një moment u panë duke u puthur./topLajm

Postuar te Kinematografi, Kulturë, Show-Biz. Komentet te >Justin Bieber leksion te riturve ne Oscar Janë të Mbyllura

>The King Speech triumfon ne OSCAR

>

Filmi The King Speech ka triumfuar duke marr cmimet kryesore. Ky film ka marr OSCAR per Filmin me te mire, Aktorin me te mire- Colin Firth, Regjine me te mire, Tom Hooper dhe per skenarin me te mire.Nderkohe, ashtu sic pritej,  aktorja me e mire eshte shpallur, Natalie Portman per portretizimin e saj ne filmin ” Black Swan”



Cka behet fjale ne filmin “The King Speech”

George i VI, I njohur edhe si Bertie, pa dëshirë merr fronin e Anglisë, kur vëllai I tij, Edward, heq dorë nga kurora mbretërore në vitin 1936. Mbreti i papërgatitur kthehet në një orator radikal, Lionel Logue është shpresa e vetme për të . vetëm ai mudn të ndihmoj që ai të mbaj gojën për të mos I folur nervosa. Ata të dy krijojnë një miqësi të vërtetë./toplajm
Postuar te Kinematografi, Spektakel. Komentet te >The King Speech triumfon ne OSCAR Janë të Mbyllura

>Parashikimet e Naser Rafunes per OSCAR

>

Artistet kosovar e kane fatin qe vetem nga TV-te e shtepise se tyre ta shohin ceremonine e ndarjes se cmimeve OSCAR.


Aktoi i njohur Naser Rafuna ne profilin e tij ne FaceBook ka dhene parashikimet per cmimet OSCAR.

“PARASHIKIMET E MIJA PER OSCAR: Filmi : ‘The Social Network’ . Aktori : Colin Firth ne “The King’s Speech”.Aktorja Annette Bening ne “The Kids Are All Right”.Roli i dyte: Jacki Weaver ne “Animal Kingdom” .Regjisori : “The King’s Speech” Tom Hooperi.”

Postuar te Kinematografi. Komentet te >Parashikimet e Naser Rafunes per OSCAR Janë të Mbyllura

>TopLajm LIVE. Ceremonia e "OSCAR"

Postuar te Kinematografi, Spektakel. Komentet te >TopLajm LIVE. Ceremonia e "OSCAR" Janë të Mbyllura

>Natali Portman triumfon në “Independent Spirit”

>

Trileri psikologjik me elemente të dramës “Black swan” ka fituar në ndarjen e çmimeve të “Independent Spirit”, ndërsa Natali Portman ka fituar statujën për aktoren më të mirë, me çka shanset e saja për fitore në ndarjen e çmimeve Oskar janë shtuar dukshëm. 

“Black swan” i Daren Aronofsk ka fituar katër shpërblime, ndërsa i gjithë ekipi pret me padurim ndarjen e sontme të çmimeve Oskar. 

“Independent Spirit” ndahet kryesisht për artiste të pavarura dhe për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në kinematografi dhe artit filmik. 

Xhejms Franko, i cili do të jetë njëri nga prezantuesit në “Teatrin Kodak” sonte, është shpallur aktori më i mirë për filmin kontrovers “127 orë”. 

Është interesante se filmi britanik “Fjalimi i mbretit” me Kolin Firt në rolin kryesor ka fituar shpërblimin për filmin më të mirë të huaj. 

Postuar te Kinematografi. Komentet te >Natali Portman triumfon në “Independent Spirit” Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: