>Benzema drejt Aston Villas?

>

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, raportohet se është i gatshëm t’i bashkohet

Aston Villas si huazim.

Francezi dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu këtë dimër, por i ka thënë menaxherit të Villas, Gerard Houllier, se ai do të largohet vetëm nëse Reali gjen zëvendësim për të.
Kjo mund të hapë rrugë për një transferim të sulmuesit të Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor, i cili ka joshur interesimin e Jose Mourinhos.
Benzema dëshiron të ribashkohet me ish-menaxherin e Lyonit, Houllier, dhe dëshiron të largohet si huazim edhe pse tash ka rastin të tregojë veten te Reali, pasi Gonzalo Higuain është jashtë fushe për shkak të një operacioni në shpinë./topLajm
Advertisements
Postuar te SPORT. Komentet te >Benzema drejt Aston Villas? Janë të Mbyllura

>Në çantë krahu, me 44 500 euro

>

Të  enjten, në orët e pasdites, oficerët doganorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës kanë ndaluar dhe
kanë kontrolluar një udhëtar, te i cili gjatë kontrollit është gjetur një sasi e  konsiderueshme e mjeteve monetare, më saktësisht 44 500 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar fare. Ai të hollat i kishte futur në çantë të krahut. 
Me këtë rast, pala ka bërë kundërvajtje doganore sipas Kodit të Doganës dhe Akcizës  dhe rregullores 2004/02 pika 9.1 dhe 9.4. Me këtë rast palës i është ndalur përkohësisht 25 për qind e shumës totale dhe rasti është denoncuar për hetim të mëtejshëm, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës, por pa përmendur se a ishte ai udhëtar në ardhje apo largim nga Kosova./koha

Postuar te KOSOVË. Komentet te >Në çantë krahu, me 44 500 euro Janë të Mbyllura

>E rrallë, një bebe lind me dhëmbë në gojë

>

Një bebe e sapolindur suprizon prindërit e jo vetëm ata, pasi lindi me 2 dhëmbë të vegjël në gojë. 
Kjo ka habitur prindërit dhe

mjekët, pasi dihet që bebeve procesi i dhëmbëve, shumicës prej tyre u nis nga mosha 6 muajshe e sipër, por Oliver James vetem disa ditësh i sapo ardhur në jetë ka dy të tillë në nofullën e poshtme. 
Prindërit e tij, Joanne Jones, 31 vjec dhe Lee, 32 vjec thanë se takimin e parë të bebes, nuk e bënë me pediatrin, por me dentistin. 
Dentistët thonë se dhëmbët mund ti bien dhe të zëvëndësohen me të rinj, ashtu sic u ndodh fëmijëve të vegjël, por ekziston dhe hipoteza se këta dhëmbë duhen shkulur që më pas të dalin të tjerët. Por, gjithsesi dentistët thonë se këta dhëmbë janë të fortë e të shëndetshëm dhe mund të jenë dhëmbët e qumështit që u dalin zakonisht bebeve. 
Prindërit shprehen se kjo nuk përbën problem për beben e tyre që gëzon shëndet të plotë, madje shprehe ata, bebja u ka sjellë dhe popullaritet, pasi nuk mungojnë vizitat e shumta në shtëpinë e tyre në Haverhill të Britanisë. 

Oliver lindi me operacion cezarian në maternitetin e Cambridge në orën 3 të mëngjesit në datën 30 Dhjetor. 
nëna e bebes shprehet se ka patur një shtatzani shumë të keqe, pasi gjithë kohën e kalonte në spital ngaqë ishte e pafuqishme dhe me tension të lartë. 
Cifti nuk planifikon fëmijë të tjerë, madje shprehen se Oliveri I vogël ka aq kushërinj sa mund të kënaqet me ta./bw

Postuar te Kuriozitet. Komentet te >E rrallë, një bebe lind me dhëmbë në gojë Janë të Mbyllura

>Indonezi, Blackberry bllokon adresat pornografike ne internet

>

Kompania Research In Motion, do të filtrojë përmbajtiet pornografike në Internet për përdoruesit e smartphone BlackBerry në Indonezi, pas presionit nga
qeveria për të kufizuar mundësinë e përdorimit të adresave pornografike. Në të kundërt Research in Motion do të përballet me mbylljen e shërbimit të saj. Kompania kanadeze është goditur nga kërkesa për hyrje në të dhënat e koduara nga një numër i madh shtetesh të shqetësuara për sigurinë dhe zakonet sociale, përfshirë këtu India, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Pajisja wireless e Blackberry është shumë popullore në Indonezi pasi i lejon përdoruesit e saj të hyjnë në Internet, të shkëmbejnë mesazhe, të shkruajnë e-maile dhe aktivitete të tjera të hapësirës kibernetike në një vend që ka një prezencë mjaft të ulët të internetit. Në Indonezi ndodhen rreth 2 milionë përdorues të BlackBerry. ‘Nëse me të vërtetë ka indikacione që tregojnë se këto gjëra negative do të prekin gjeneratën e re, vecanërisht pornografia, unë si prind mbështes fuqimisht bllokimin e këtyre faqeve të internetit,’ tha Lis Adianti, një përdorues i blackberry. Ministria e Komunikimit dhe Informacionit në Indonezi ka bërë thirrje për kontrolle më të mëdha të Internetit dhe kërkon që Research In Motion të bllokojë hyrjen për në adresat pornografike me anë të një ligji kundër pornografisë në vendin më të populluar nga besimtarët myslimanë në botë./bw

Postuar te Teknologji. Komentet te >Indonezi, Blackberry bllokon adresat pornografike ne internet Janë të Mbyllura

>Si të ruani butësinë e lëkurës në dimër?

>

Ngrohësit e përdorur në shtëpi gjatë ditëve të ftohta të dimrit dhe koha e acartë jashtë shkatërrojnë lagështirën e lëkurës suaj, duke shkaktuar tharjen e saj. Çfarë duhet të bëni?
Për të ruajtur ekuilibrin e duhur dhe shëndetin e fytyrës suaj duhet të përdorni zbutës,  njomës të posaçëm për lëkurën, sipas një lajmi të publikuar në adresën “Ehow”. Pastrimi dhe njomja janë rrugët e shkëlqimit të fytyrës në një kohë kur temperaturat ulen. Ja rrugët e njomjes së lëkurës:

1. Uji: është rruga e parë e parandalimit të tharjes së lëkurës në ditë të ftohta duke mundësuar njomësinë dhe ushqyerjen e saj. Qëndroni larg marrjes së tepërt të kafeinës dhe konsumoni shumë lëngje. Pini të paktën 6-8 gota ujë në ditë. 

2. Heqja e qelizave të vdekura: fërkoni fytyrën me përbërje të posaçme pastrimi  një herë në javë para dushit. Fërkimi i fytyrës ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura dhe në krijimin e një shtrese të shëndetshme të saj. Përdorni një përbërje, të cilën mund ta përgatisni vetë në shtëpi. Përzieni gjysmë filxhani sheqer të trashë dhe një filxhan vaj arre kokosi. Lyeni fytyrën lehtë duke e masazhuar me këtë përzierje. Fërkoni gjithë trupin me përzierjen dhe më pas shpërlajeni me ujë të ngrohtë. 

3. Përdorni furçë fytyre: në këtë mënyrë do të shpëtoni nga qelizat e vdekura të fytyrës dhe aktivizoni sistemin limfatik, duke përshpejtuar qarkullimin e gjakut do të keni një lëkurë më të shëndetshme. Pastaj fërkoni gjithë trupin duke filluar nga lart.

4. Përdorni më pak ujë të nxehtë: uji i nxehtë me sapun zhduk yndyrën natyrale të lëkurës. Përpiquni që të laheni me ujë të ngrohtë kur bëni dush. Veçanërisht në muajt e dimrit kufizojeni kohën tuaj në dush në 4-5 minuta.  Mos përdorni shampo me kimikate. Zgjidhni sapunë natyral ose organik.

5. Përdorni një pastrues të mirë me zbutës: shumë firma organike dhe natyrale shesin njomës , të cilët përmbajnë yndyrë dhe pjesë nga bimë të shëndetshme.  Lajini vendet e djersitura dhe të pista me sapun. Këta janë pikërisht duart, këmbët, nënsqetullat. Qëndroni larg sapunëve me deodorant. Këta sapunë mund të thajnë shumë lëkurën.

6. Një njomës i mirë pas dushit: njomësit krem dhe balsam janë të zhvilluar për të mbyllur shtresën e sipërme të lëkurës duke mbajtur brenda lagështirën. Locionet njihen si njomës dhe përthithen nga lëkura. Njomës me aloe vera, arrë kokosi dhe vaj susami mund të jenë të përshtatshëm të përdoren pas dushit. Ndërkohë që njomni lëkurën natën mund të përdorni krem ose balsam, ditën locion.

7. Përdorni njomës për këmbët: përdorni njomës për këmbët tuaja natën dhe vishni çorape. Kështu këmbët tuaja do të qëndrojnë të njomura gjatë gjithë natës dhe në mëngjes do të jenë të njomura dhe të zbutura.

8. Zbusni buzët: lëkura e buzëve thahet më shumë se pjesët e tjera të trupit. Për këtë arsye për të ruajtur njomësinë duhet të përdorni një balsam të mirë për buzë. Nëse keni buzë tepër të thara provoni ekstra balsamin mjekësor. Fërkoni buzët me furçën e lëkurës  një herë në javë për të hequr qelizat e vdekura të buzëve. Pastaj përdorni një njomës të mirë balsam. 

9. Përkujdesuni për fytyrën: pastrimi i tepërt mund të thajë lëkurën. Për këtë arsye pastrojeni fytyrën një here në ditë. Provoni të përdorni një krem pastrues të lehtë për fytyrën në darkë për ta mbrojtur nga papastërtitë. Pasi ta pastroni përdorni njomës. Në mëngjes qëndroni larg sapunit dhe shpërlani fytyrën me ujë të ngrohtë. Kjo praktikë do të parandalojë heqjen e tepërt të yndyrës së fytyrës. Gjatë ditës fytyrën mund ta pastroni me lëng trëndafili. Për të pastruar një fytyrë të thatë dhe të vdekur fërkojeni butësisht një here në javë./gs

Postuar te Studim. Komentet te >Si të ruani butësinë e lëkurës në dimër? Janë të Mbyllura

>15 produktet më të rrezikshme për fëmijët

>

Akademia amerikane e pediatrisë ka publikuar produktet më të rrezikshme, veçanërisht për fëmijët:
1. Salçiçe: akademia pohoi se 17% e rasteve të mbytjes tek fëmijët, lind nga salçiçet dhe këshillojnë që sandviçi me salçiçe të shitet me paralajmërim.

2.Peshku fugu:në peshkun, i cili shitet në feta të holla sa një fletë letre gjendet një lëndë helmuese e njohur si tetrodoksinë. Kuzhinierët që gatuajnë këtë lloj peshku bëjnë kurs ekstra.

3. Fruti ackee:  fruti i kultivuar në Afrikën Perëndimore dhe Xhamajka pritet dhe nuk shitet derisa lëvozhga e tij të marrë ngjyrë të kuqe. Në të kundërt mund të shkaktojë koma dhe vdekje.

4. Kikirikët: 1 për qind e popullsisë është alergjike ndaj kikirikëve. Pjesa  më e madhe e rasteve të alergjisë që përfundojnë me vdekje lidhen me kikirikët.




5. Produktet jeshile: nëse zarzavate jeshile si spinaqi, roka, sallata jeshile, lakra nuk lahen mirë, i hapin rrugë baktereve të zorrëve.

6. Ishgin: nëse kjo lloj bime aziatike konsumohet shumë, mund të shkaktojë helmim nga lëndët toksike që përmban.

7. Peshku ton: megjithëse është një nga peshqit më të konsumuar në botë, në rastet e konsumimit të tepërt rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës duke  dëmtuar sistemin nervor.

8. Manjok: (lloj druri ekzotik): nëse kjo lloj bime, e cila prodhon nisheste nuk konsumohet në masën e duhur mund të shkaktojë helmim duke prodhuar cianur.

9. Kafeja: kjo bimë  krahas shkaktimit të krizave të zemrës mund të shkaktojë dhe pagjumësi dhe zverdhje të dhëmbëve.

10. Kërpudha: kërpudhat e egra mund të shkaktojnë helmime deri në haluçinacione.

11. Patatet e skuqura: për shkak të lëndës akrilamid të gjendur në sasi të mëdha tek patatet e skuqura, në se konsumohen për një kohë të gjatë mund të shohim efekte si forcimit i enëve të gjakut, shëndoshje dhe kancer.

12. Hamburger: tek hamburgerët përdoren vajrat më të dëmshëm për shëndetin dhe konsumimi i tyre shkakton sëmundjet e zemrës.

13. Pijet alkoolike: përdorimi i alkoolit ndikon negativisht në tru dhe sistemin nervor.

14. Rrushi: si një frut me sasi të lartë sheqeri, rrushi është i dëmshëm për diabetikët.

15. Sallami: konsumimi i tepërt i sallamit mund të bëhet shkak i kancerit për arsye të nitratit të sodiumit që përmban./topLajm

Postuar te Studim. Komentet te >15 produktet më të rrezikshme për fëmijët Janë të Mbyllura

>Ylli gjerman në koma, donte një gjoks të madh

>

Një portostare gjermane, e shndërruar në një prej personazheve më të famshme në vend pas pjesëmarrjes së saj në edicionin e fundit të Big Brother gjerman është
duke u përballur me vdekjen, pas një operacioni plastik të shkuar keq.

23-vjeçarja iu nënshtrua disa ditë më parë një ndërhyrje të radhës për zmadhimin e gjoksit, por diçka shkoi keq dhe ajo mundet të marrë frymë për momentin vetëm nëpërmjet pajisjeve.

Në 43 ditët e pjesëmarrjes së saj në Big Brother-in gjerman të vitit 2010, RTL regjistroi një audiencë rekord, ndërsa në me disa filma të saj, ajo fitoi çmime të rëndësishme të kinematografisë pornografike gjatë vitit.

Cora kishte një fiksim, që të rriste gjoksin nga numri pesë, në numrin tetë. Megjithatë, dhënia e narkozës përpara nisjes së ndërhyrjes në Hamburg i shkaktoi një reaksion dhe ajo qëndroi për 15 minuta pa funksione jetike.

Agjenti i saj i kërkoi tifozëve që të luten për shërimin e Cora-s. Sipas mjekëve, shpresat për mbijetesë janë rreth 50%, por edhe nëse ajo do të jetojë, mund të ketë pësuar dëmtime në tru që mund ta lënë një njeri me aftësi të kufizuara deri në fundin e jetës.

Ndërkohë, Prokuroria Gjermane ka nisur hetimet, për të parë në mos është një gabim mjekësor në origjinën e fatkeqësisë./tch

Postuar te Show-Biz. Komentet te >Ylli gjerman në koma, donte një gjoks të madh Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: