>Gjendet fosili më i madh kafshës në histori

>

Shkencëtarët në Angolë kanë gjetur eshtrat e një dinozauri më të madh. Fjala është për bimëngrënësin sauropod, njëri nga krijesat më të mëdha që ka ecur ndonjë herë nëpër tokë. Anëtarët e ekipit të ekspertëve menjëherë pasi zbuluan eshtrat e këmbëve të kësaj krijese, thanë se bëhet fjalë për një lloj dinozauri të panjohur deri më tash.

Fosil u gjet afër dhëmbëve të peshqve e të peshkaqenëve dhe supozohet se peshkaqenët  ndoshta e kanë joshur të hynte në det e pastaj e kanë mbytur. Dinozauri i ri e ka marrë emrin Angolatitan adamastor, që do të thotë Divi nga Angola. Adamasotor është qenie kolosale nga mitologjia portugez, njofton Reuters.

Pothuaj njëkohësisht dhe krejtësisht në anën tjetër të botës është gjetur edhe një lloj tjetër i dinozaurit. Paleontologët kilianë kanë gjetur eshtrat e bimëngrënësit të gjatë tetë metra i cili ka jetuar në rajonet e shkretëtirës Atacama para 70 milionë vjetsh. Zbulimi Ky është zbulim i parë i dinozaurit në Kili. Emrin ia vunë Titanosauri kilean nga Atacama./kn

Advertisements
Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Gjendet fosili më i madh kafshës në histori Janë të Mbyllura

>Te princi me 22 puthje

>

Femra në rrugën deri te mashkulli i ëndrrave të saja do të përjeton së paku gjashtë kontakte të tmerrshme, do të ketë gjashtë aventura njënatëshe dhe do të jetë tradhtuar së paku katër herë. 
Femra mesatarisht do të puthë 22 meshkuj, do të ketë katër lidhje më të gjata, ndërsa zemra do t’i “thyhet” së paku pesë herë përderisa nuk gjen “të vërtetin”, tregojnë rezultatet e një ankete që ka zhvilluar shërbimi i internetit për gjetjen e partnerit – meeteez.com.  


Femra gjatë rrugëtimit deri te princi i ëndrrave së paku një partner do ta njoftoj përmes internetit, tre meshkuj do ta marrin në ndonjë rrugëtim më të gjatë, por do të ketë edhe tri lidhje në distancë.  Një nga pesë femrat thotë se do të dëshironte ta ketë një fëmijë para se ka takuar parterin e përjetshëm. Numri më i madh i femrave kanë jetuar me dy meshkuj para se të gjenin “zotëriun e vërtetë”.

Meshkujt më shumë i shfrytëzojnë ditët e beqarisë.  Ai do të puthë 23 femra dhe do të ketë 10 aventura njënatëshe para se të vendosë për martesë. Ndërkaq, zemra e tij më shumë herë do t’i “thyhet”- – madje gjashtë herë, thuhet në anketën ku kanë marr pjesë dy mijë veta.  Për fat të keq, meshkujt më shpesh janë të tradhtuar nga partneret dhe më shpesh marrin “shut”.  Zëdhënësi i këtij shërbimi Dean Adams thotë se ne të gjithë e kemi vështirë të gjejmë partnerin e vërteta,  por duke shfletuar rezultatet realiteti duket shumë më i rëndë se që është.


Për shqetësim është e dhëna se 15 për qind e femrave kanë pasur probleme t’i “kthehen vetes” pas lidhjes se dështuar- këta meshkuj ato nuk i kanë lënë të qeta.  Lajm  i mirë është se në tërë këtë tregim, thotë Adams,. Të gjithë të anketuarit kanë deklaruara se “të vërtetin” e kanë gjetur para mohës 30-vjeçare. Në fund të gjitha ndarjet dhe zemrat e “thyera” vetëm kanë ndihmuar që lumturia të gjendet te partneri tjetër,  përfundon Adams.

Postuar te Hulumtime, Kuriozitet. Komentet te >Te princi me 22 puthje Janë të Mbyllura

>Trajneri humb bastin, i jep makinën futbollistit

>

Trajneri i Partizanit të Beogradit, Aleksandar Stanojevic, i dhuroi makinën futbollisit të ekipit të tij, Prince Tagoe, pasi humbi bastin që kishin vënë para derbit ndaj Crvena Zvezdës.

Stanojevic shpjegoi se i kishte premtuar makinën Renault Coupet futbollistit Tagoe, nëse shënonte dy gola ndaj rivalëve të tyre.

Lojtari shënoi dy golat që i dhanë fitoren Partizanit në takimin e parë të Kupës së Serbisë.

“Ja dhurova makinën. Kur bëri golin e dytë i thashë që basti ishte i vlefshëm nëse do të fitonim ndeshjen dhe në fund po shpresoja që Crvena të barazonte në mënyrë që të ruaja makinën”, u shpreh Stanojevic për mediat serbe pas ndeshjes së fituar me rezultatin 2-1.

Postuar te Kuriozitet, SPORT. Komentet te >Trajneri humb bastin, i jep makinën futbollistit Janë të Mbyllura

>Fëmija lindet me zemrën jashtë trupit

>

Mjekët kinezë po luftojnë për të shpëtuar jetën e fëmijës dymuajsh Xin Xin zemra e të cilit gjendet pothuaj jashtë trupit të tij.
Zemra e fëmijës vogël është i mbuluar me një membranë të hollë dhe mund të shihet mirë edhe si rrah. 
“Pasi lindi Xin Xin nuk besuam kur mjekët na thanë se njolla e zezë në barkthin tij është në të vërtetë  zemra e tij derisa nuk e pamë duke rrahur “, thanë të pikëlluar prindërit e tij, njoftojnë medie kineze.
Foshnja u dërgua në spitalin Xin Qiao në Chongqingu ku kirurgët po përpiqen të mendojnë si t’i ndihmohet. Ka shumë ide, por asnjë nuk është e parrezik.  Xin Xin ndoshta nuk do të mbijetonte operacionin. “Është një rast shumë i rrallë, zemra e tij është aq e eksponuar sa që çfarëdo kontakti mund të jetë fatal’, thotë dr. Zhang Yuping./kn

Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Fëmija lindet me zemrën jashtë trupit Janë të Mbyllura

>Ja ku ndodhen 60 centralet bërthamore në të gjithë botën

>

Gazeta “Tirana Observer” boton sot të gjithë centralet nukleare që gjenden në gjithë globin. Janë pothuaj të gjithë vendet e Bashkimit Evropian që burimin kryesor të energjisë e sigurojnë nga centralet bërthamorë. Por pas ngjarjeve në Japoni, Evropa ka filluar ti shikojë më dyshimë këto centrale, nga rreziku i ndonjë katastrofe.

Ëndrra shqiptare
Por edhe Shqipëria ka pasur një ëndërr bërthamore. Para dy vitesh kryeministri Berisha deklaroi se kërkon të bëjë Shqipërinë një super-fuqi në rajon për centralet bërthamore. Megjithatë deri tani nuk ka asnjë projekt konkret. Përpara se ideja e hedhur në tregun e medias të kthehet në një projekt konkret, Shqipërisë i duhet plotësojë më parë standarde ndërkombëtare. 



Gjë që do të thotë se duhet licencë nga Organizata e Energjisë Bërthamore. Si dhe duhen ratifikuar një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare për mjedisin dhe sigurinë. Pas kësaj duhet një tjetër studim i vendit dhe verifikimi i kushteve që ka Shqipëria për ndërtimin e një vepre të tillë. Për momentin është folur vetëm për anët pozitive të projektit. Ndërkohë që për efektet anësore të tij, siç është mjedisi, askush nuk ka folur.

Bashkimi Evropian nxjerr mësim nga aksidenti atomik në Japoni 
Bashkimi Evropian nxjerr mësim nga aksidenti atomik në Japoni dhe po i vë nën presion shtetet anëtare. Për herë të parë do të kryhen në të gjithë Evropën teste të njësuara për centralet atomike.


Si pasojë e aksidentit atomik në Japoni, shtetet anëtare të BE do t’ua nënshtrojnë centralet e tyre bërthamore një testi të njësuar sigurie. Për këtë ranë dakord në Bruksel ministrat e Energjisë të BE, në një takim të posaçëm. “Fjala është për një rivlerësim të të gjitha rreziqeve”, tha Komisari i BE për Energjinë, Günther Oettinger. Në “testet e stresit” do të bëhet rivlerësimi i të gjitha rrezikimeve të impianteve në rastin e katastrofave natyrore si tërmetet, përmbytjet ose edhe një sulm terrorist. 



Pikërëndesat e testeve në centrale të veçanta do të jenë gjithsesi të ndryshme: kështu, kur një central atomik është pranë detit, më fort atje do të merret parasysh rreziku i cunamit, se sa te një central në brendësi të vendit. Oettingeri foli për një hap drejt “evropianizimit të sigurisë”. Ai bëri njëkohësisht thirrje për marrjen pjesë në teste të vendeve jashtë BE, si Rusia dhe Turqia. Në të gjithë BE ka 143 centrale bërthamore, 17 prej tyre janë në Gjermani. 


Shumicën e centraleve bërthamore i ka Franca (58). Një datë konkrete për kontrollet e sigurisë sipas komisarit Oettinger nuk ka. Por pas Pashkëve, kriteret do të përcaktohen, që testet të mund të zhvillohen në gjysmën e dytë të vitit. Ekspertë të pavarur do të vinin atëherë nën lupë sistemet e ftohjes, por edhe rreziqet prej ndërprerjes së energjisë.

60 centralet

1. Centrali bërthamor “Darlington”
Vendndodhja: Kanada
“Darlington” konsiderohet një prej centralëve bërthamorë më të avancuar në botë.
Ai mund të prodhojë energji për një qytet me 2 milionë banorë.

2. Centrali bërthamor “Gentilly”
Vendndodhja: Kanada
“Gentilly” është i pozicionuar 100 kilometra në verilindje të Montrealit.
Ai ka dy reaktorë bërthamorë, njëri prej të cilëve është në prag të mbylljes.

3. Centrali bërthamor “Point Lepreau”
Ky central është ndërtuar në vitet 1975-1983 nga korporata “NB Power”.
Në vitin 1990 në këtë central ka ndodhur një aksident, kur tetë punëtorë gëlltitën ujë të ndotur, ujë i cili do të përdorej për t’u testuar.

4. Centrali bërthamor “Daya Bay”
Vendndodhja: Kinë
“Daya Bay” ka dy reaktorë dhe i pari ka filluar të funksionojë në vitin 1992, ndërsa reaktori i dytë më 1994.
Ky central bërthamor pajis me energji një pjesë të madhe të Hong Kongut.

5. Centrali bërthamor “Atucha I”
Vendndodhja: Argjentinë
Ndërtimi i “Atucha I” ka filluar në vitin 1968 dhe në vitin 1974 ka filluar të funksionojë.
“Atucha I” punon me uranium natyror dhe të pasuruar dhe prodhon 2.5 përqind të prodhimit të energjisë në vend.
6. Centrali bërthamor “The Embalse”
Vendodhja: Argjentinë
Ndërtimi ka filluar në vitin 1974 ndërsa puna ka filluar në vitin 1984.
Ky central punon me uranium natyror dhe prodhon rreth 4.5 përqind të elektricitetit në vend.

7. Centrali bërthamor “Metsamor”
Vendndodhja: Armeni
“Metsamor” është ndërtuar gjatë viteve ’70 dhe teknologjia e përdorur në atë kohë nuk është më e pranueshëm sipas standardeve moderne.
“Metsamor” prodhon rreth 40 përqind të elektricitetit të Armenisë.

8. Centrali bërthamor “Angra”
Vendndodhja: Brazil
“Angra” përbëhet nga dy reaktorë, ndërkohë që po punohet për t’i bashkangjitur dhe një të tretë.
Kompleksi është prekur në mënyrë periodike nga çrregullimet, më i madhi në vitin 2001, kur u derdhën 150 litra lëndë radioaktive në oqean.

9. Centrali bërthamor “Kozloduy”
Vendndodhja: Bullgari
Centrali i vetëm bërthamor në vend, ndodhet pranë lumit Danub, pranë kufirit me Rumaninë.
I përbërë fillimisht prej gjashtë reaktorëve, katër prej tyre janë hequr para pranimit të Bullgarisë në Bashkimin Evropian.

10. Centrali bërthamor “Bruce”
Vendndodhja: Kanada
“Bruce” është ndërtuar nga vitit 1970-’87 dhe është kompleksi më i madh bërthamor në Amerikën e Veriut për sa i përket prodhimit.
Aktualisht ai punon me tetë reaktorë.

11. Centrali bërthamor “Tianwan”
Vendndodhja: Kinë
Ky është centrali bërthamor më i madh në Kinë dhe ndodhet në bregun e Detit të Verdhë.
“Tianwan” përbëhet nga dy blloqe, të cilët arrijnë secili 1060 megavat.

12. Centrali bërthamor “Temelin”
Vendndodhja: Çeki
Ky central është në pronësi të shtetit dhe aty janë të punësuar me kohë të plotë rreth një mijë punonjës.
Ky central është hapur në vitin 1987 me dy reaktorë nga katër që ishin planifikuar.

13. Centrali bërthamor “Dukovany”
Vendndodhja: Çeki
Puna për ndërtimin e “Dukovany” filloi në vitin 1970 kur Çekosllovakia dhe Bashkimi Sovjetik ratifikuan kontratën për ndërtimin e tij.
Në vitin 1994 pranë centralit është hapur dhe një qendër turistike.

14. Centrali bërthamor “Loviisa”
Vendndodhja: Finlandë
Centrali bërthamor “Loviisa” përbëhet nga dy reaktorë dhe me nga një kapacitet 488 megavat.
Ai është pajisur nga kompani amerikane dhe ruse.

15. Centrali bërthamor “Olkiluoto”
Vendndodhja: Finlandë
Ky central bërthamor ndodhet në ishullin “Olkiluoto” në perëndim të Finlandës.
Ishulli gjithashtu do të kthehet në vendin e derdhjes së mbetjeve bërthamore të Finlandës.

16. Centrali bërthamor “Cruas”
Vendndodhja: Francë
Ky central është i përbërë nga katër reaktorë që prodhojnë 900 megavat secili, në total 3600 megavat.
Puna për ndërtimin e tij filloi në vitin 1978 dhe aty janë të punësuar 1200 punonjës.

17. Centrali bërthamor “Flamanville”
Vendndodhja: Francë
Ky central përbëhet nga dy reaktorë që prodhojnë 1300 megavat secili dhe kanë filluar punë në fund të viteve ’80.
Centrali “Flamanville” në vitin 2006 prodhonte 4 përqind të energjisë së vendit, ndërkohë që një vit më pas shënonte 3.3 përqind.

18. Centrali bërthamor “Golfech”
Vendodhja: Francë
Ky central punon me dy reaktorë që i përkasin modelit francez “P’4”.
Centrali gjithashtu ka dhe dy kulla ftohjeje që marrin ujë nga lumi Tarn. Ky ujë nuk kthehet më në lumë.
Në këtë central janë të punësuar 700 punonjës.

19. Centrali bërthamor “Gravelines”
Vendndodhja: Francë
Ky central është i vendosur në veri të Francës dhe uji që shërben për ftohje vjen nga Deti i Veriut.
Centrali është i përbërë nga 6 reaktorë bërthamorë dhe është centrali i dytë më i madh në Evropë.

20. Centrali bërthamor “Paluel”
Vendndodhja: Francë
Ky central është pothuajse 40 kilometra larg qytetit Diepe dhe aty janë të punësuar 1250 punonjës.
Uji merret nga Kanali Anglez dhe prodhimi prej 5528 megavat e bën një prej centralëve më të mëdhenj në Francë.

21. Centrali bërthamor “Penly”
Vendndodhja: Francë
Centrali që përbëhet nga dy reaktorë shtrihet 15 kilometra nga qyteti Diepe.
Në centralin bërthamor janë të punësuar rreth 670 punonjës dhe ai prodhon rreth 2764 megavat.

22. Centrali bërthamor “Saint-Laurent”
Vendndodhja: Francë
Ky central përbëhet nga dy reaktorë të cilët filluan punën në vitin 1983 me një fuqi prej 900 megavat secili.
Në këtë central janë të punësuar 670 punonjës.

23. Centrali bërthamor “Tricastin”
Vendndodhja: Francë
Centrali bërthamor “Tricastin” është prej vendndodhjeve teknologjike bërthamore më të rëndësishme në gjithë botën dhe ka të punësuar mbi pesë mijë punonjës.

24. Centrali bërthamor “High Flux”
Vendndodhja: Australi
Ky central është i pari bërthamor në Australi dhe është ndërtuar fillimisht për testim të materialeve bërthamore.
Ai është vënë në punë fillimisht në vitin 1960.

25. Centrali bërthamor “Opal”
Vendndodhja: Australi
Ky central është hapur zyrtarisht në prill të vitit 2007 në jug të Sidneit.
Kompania argjentinase “INVAP S.E” është kontraktoja kryesore dhe është përgjegjëse për funksionin e centralit.

26. Centrali bërthamor “Electrabel”
Vendndodhja: Belgjikë
Ky central është i përbërë nga katër reaktorë me një prodhim total prej 2800 megavat.
“Electrabel” furnizon me energji Belgjikën, Holandën dhe Gjermaninë.

27. Centrali bërthamor “Biblis”
Vendndodhja: Gjermani
Ky central është i ndarë në dy blloqe. Blloku A me fuqi 1200 megavat dhe blloku B me prodhim 130 megavat.
Në dhjetor të vitit 1987 në një aksident, pasi një valvul u hap rastësisht.Ky aksident u bë publik vetëm një vit më vonë.

28. Centrali bërthamor “Brokdorf”
Vendndodhja: Gjermani
Ndërtimi i këtij centrali bërthamor nisi në tetor të vitit 1986 dhe at vite u pasuan nga protesta të dhunshme.
Ky central ka një prodhim prej 1440 megavat.

29. Centrali bërthamor “Brunsbuttel”
Vendndodhja: Gjermani
Ky central filloi punën në vitin 1976 dhe ka një prodhim prej 806 megavat. Në kuadër të projektit të fazës së pezullimit të veprimeve bërthamore ai do të dalë jashtë funksionit në vitin 2009.

30. Centrali bërthamor “Elmsland”
Vendndodhja: Gjermani
Ky central bërthamor është i përbërë nga 193 elementë lëndësh djegëse duke arritur një peshë themelorë prej 103 tonësh.
Ky central mendohet së është një prej më të sigurtëve në Gjermani.

31. Centrali bërthamor “Grafenrheinfeld”
Vendndodhja: Gjermani
Puna për ndërtimin e këtij centrali ka filluar në vitin 1974 dhe aktualisht është i treti më i madh në Gjermani.
Prodhimi neto i centralit është 1345 megavat.

32. Centrali bërthamor “Grohnde”
Vendndodhja: Gjermani
Nga viti 1985-1990 dhe në vitin 1998 ky central prodhonte sasinë më të madhe të elektricitetit për vit në botë.
Nga lëndët ky central përdor është uraniumi i pasuruar.

33. Centrali bërthamor “Gundremmingen”
Vendndodhja: Gjermani
Aktualisht ky central bërthamor ka në punë dy njësi vepruese. Njësia A u dëmtua në mënyrë maksimale gjatë një aksidenti kur temperatura arriti 80 gradë celsius.
Që atëherë u ndërtua njësia B dhe C.

34. Centrali bërthamor “Krummel”
Vendndodhja: Gjermani
Ky central ka filluar punën në vitin 1983 dhe prodhimi i tij arrin 1401 megavat.
Në qershor të këtij viti një qark i shkurtër shkaktoi një zjarr në transformator duke e bërë të detyrueshme mbylljen.

35. Centrali bërthamor “Philippsburg”
Vendndodhja: Gjermani
Ky central është i përbërë nga dy njësi, e para “BËR” dhe e dyta “PËR”.
Pezullimi i dy njësive do të ndodhë përkatësisht në vitin 2011 dhe vitin 2017.

36. Centrali bërthamor “Unterwesser”
Vendndodhja: Gjermani
Kur ky central filloi punën, ai ishte reaktori më i madh bërthamor në botë.
Në vitin 2004, sipas analizave ai lëshonte në ajër një sasi të konsiderueshme ndotjeje bërthamore.

37. Centrali bërthamor “Paks”
Vendndodhja: Hungari
Ky central i përbërë nga katër reaktorë prodhon më shumë se 40 përqind të elektricitetit të prodhuar në vend.
Atij i është instaluar një sistem pastrimi pasi vitet e kaluara ka pasur probleme me lëndë të oksidit të hekurit.

38. Centrali bërthamor “Tarapur”
Vendndodhja: Indi
Ky central është ndërtuar fillimisht nga kompanitë amerikane “Bechtel” dhe “GE”.
Centrali me një fuqi 320 megavat është i përbërë nga dy reaktorë të përpunimit të ujit.

39. Centrali bërthamor “Madras”
Vendndodhja: Indi
Ky është centrali i parë bërthamor i Indisë i ndërtuar plotësisht nga vetë vendi.
Është i përbërë nga dy njësi me një kapacitet 170 megavat secili.

40. Centrali bërthamor “Kakrapar”
Vendndodhja: Indi
Ky central është i përbërë nga dy reaktorë KAPS-1 dhe KAPS-2.
KAPS-1 pësoi probleme në vitin 1992 dhe rifilloi prodhimin e elektricitetit në vitin 1993.
KAPS-2 gjithashtu pësoi dëme në vitin ’95 por rifilloi punën pak kohë më vonë.

41. Centrali bërthamor “Kaiga”
Vendndodhja: Indi
Ky central është në funksion që prej vitit 2000 dhe operohet nga Korporata e Energjisë Bërthamore të Indisë.
Ai është i përbërë nga katër njësi, njëra prej të cilave është akoma në ndërtim.

42. Centrali bërthamor “Koodankulam”
Vendndodhja: Indi
Ky central bërthamor është aktualisht në ndërtim dhe kostoja e tij mendohet të jetë tre miliardë dollarë.
Ndërkohë që njësia e parë mund të vihet në punë shumë shpejt, njësia e dytë do të fillojë punën në vitin 2009.

43. Centrali bërthamor “Fukushima”
Vendndodhja: Japoni
Ky central është i përbërë nga tetë njësi të ndara në zonën ku ndodhet. “Fukushima” është një prej centraleve më të mëdha në botë dhe është pikërisht centrali ku po ndodh tragjedia.

44. Centrali bërthamor “Cernavoda”
Vendndodhja: Rumani
Ky është centrali i vetëm bërthamor në Rumani. Ai prodhon rreth 20 përqind të elektricitetit të vendit.
Ai është i përbërë nga dy njësi dhe është projektuar në Kanada në vitin 1980 gjatë periudhës së komunizmit.

45. Centrali bërthamor “Beloyarsk”
Vendndodhja: Rusi
Ky central është i pari që ka vënë në veprim reaktorë të moderuar grafiti për të prodhuar energji elektrike.
Dy reaktorët e parë u mbyllën në vitin 1983 dhe 1989 dhe sot funksionon vetëm një reaktor.

46. Centrali bërthamor “Bohunice”
Vendndodhja: Sllovaki
Ky central është i përbërë nga dy impiante, të cilët gjithashtu janë të përbërë nga dy njësi.
Për ndërtimin e tyre në vitet ’80 u përdor modeli i përhapur në atë kohë, ai sovjetik.

47. Centrali bërthamor “Mochovce”
Vendndodhja: Sllovaki
Njësitë e këtij centrali u caktua që të viheshin në punë në vitin 1998 dhe 1999. Kjo shkaktoi protesta në Austri, vendi fqinj që kundërshton me forcë përdorimin e energjisë bërthamore në përgjithësi.

48. Centrali bërthamor “Krsko”
Vendndodhja: Slloveni
Ky central e filloi punën në janar të vitit 1983. Ai u ndërtua si ndërmarrje e përbashkët e Sllovenisë dhe Kroacisë, në atë kohë vende përbërëse të Jugosllavisë.

49. Centrali bërthamor “Jose Cabrera”
Vendndodhja: Spanjë
Ky central është i pozicionuar rreth 70 kilometra në lindje të kryeqytetit spanjoll, Madridit.
Ky central është i përbërë nga një reaktor i vetëm, i cili u shpërbë në vitin 2006.

50. Centrali bërthamor “Beznau”
Vendndodhja: Zvicër
Ky central është i pari në Zvicër dhe është i përbërë nga dy reaktorë identikë.
Ai filloi punën në vitin 1957 dhe në vitin 19654 u vendos që të pajisej me opsionin bërthamor.

51. Centrali bërthamor “Chernobyl”
Vendndodhja: Ukrainë
Ky është centrali bërthamor famëkeq që shkaktoi aksidentin më të rëndë në historinë bërthamore në vitin 1986, shpërthimin e Çernobilit.
Për shkak të kërkesës së lartë për energji ai vazhdoi të punonte deri në vitin 2000.

52. Centrali bërthamor “Harlepool”
Vendndodhja: Angli
Ky central bërthamor është përdor një reaktor të avancuar të tipit AGR.
Centrali prodhon energji elektrike për rreth 3 përqind të popullsisë së Britanisë së Madhe.

53. Centrali bërthamor “James A. Fitzpatrick”
Vendndodhja: SHBA
Ky central është i pozicionuar pranë bregut të lumit Ontario, Nju Jork. Ai ka një reaktor të “General Electric”.
Në zonën ku ndodhet ai janë gjithashtu edhe dy njësi të tjera të “Nine Mile Point Nuclear Generating Station”

54. Centrali bërthamor “Peach Bottom”
Vendndodhja: SHBA
Projekti për ndërtimin e këtij centrali filloi në vitin 1958, një vit pasi kishte filluar punë centrali i parë bërthamor në SHBA (Shippingport Reactor”.

55. Centrali bërthamor “Nine Mile
Vendndodhja: SHBA
Ky njësitë e këtij centrali filluan punën në vitin 1969 dhe secila ka një kapacitet prej 609 megavat.
Në tetor të vitit të kaluar ky central mori një licencë të re duke e zgjatur dhe 20 vite të tjera prodhimin.

56. Centrali bërthamor “Three Mile Island”
Vendndodhja: SHBA
Ky central është i pozicionuar në ishullin “Three Mile Island”, Pensilvani.
Ai njihet për aksidentin më të rëndë bërthamor që ka ndodhur në SHBA në vitin 1979.

57. Centrali bërthamor “Ignalina”
Vendndodhja: Lituani
Ky central ka marrë emrin e qytetit, pranë të cilit ndodhet, Ignalina.
Centrali është i përbërë nga dy reaktorë të njëjtë me ato të Çernobilit ndaj Bashkimi Evropian insiston për mbylljen e tyre.

58. Centrali bërthamor “Laguna Verde”
Vendndodhja: Meksikë
Ky central është i vetmi në vend dhe prodhon 4.2 përqind të elektricitetit në vend.
Centrali përbëhet nga dy reaktorë, të cilët që prodhojnë 682.5 reaktorë secili.

59. Centrali bërthamor “Borssele”
Vendndodhja: Holandë
Ky është centrali i vetëm bërthamor, i cili është në funksion akoma për gjenerimin e elektricitetit në Holandë
Prodhim i këtij centrali arrin në 485 megavat.

60. Centrali bërthamor “Vandellos”
Vendndodhja: Spanjë
Ky central është i përbërë nga dy njësi, njëra e projektuar në Francë. Kjo njësi është mbyllur në vitin 1990 pas një zjarri, ndërkohë që mbetet në punë njësia tjetër.

Postuar te Bota, Kuriozitet. Komentet te >Ja ku ndodhen 60 centralet bërthamore në të gjithë botën Janë të Mbyllura

>Seksi është mënyra më e lirë për humbjen e peshës

>

Nëse jeni duke kërkuar mënyrën për të rimarrë trupin tuaj në formë dhe për të humbur kaloritë e akumuluara gjatë sezonit të festave zgjidhja më e mirë është bërja e dashurisë. Sigurisht më e mirë!
Studimet kanë treguar se sa më shumë që 48 për qind e njerëzve nuk do të rinovojë anëtarësimin e tyre në palestër këtë vit, falë recesionit dhe shopingut për festa.

I njëjti sondazh tregon për faqen sextoys.co.uk se si 36 për qind e të anketuarve janë të gatshëm ta dyfishojnë seksin dhe do t’i kompensonin ushtrimet e të njëjtës linjë.

Edhe pse 41 për qind e të anketuarve nuk e krahasojnë seksin me aktivitet aerobike që shkrin kaloritë, por e vërteta është se më shumë që investoni, aq më shumë do t’ju kthehet./yp

Postuar te Kuriozitet, Studim. Komentet te >Seksi është mënyra më e lirë për humbjen e peshës Janë të Mbyllura

>Përse nuk qajnë japonezët?

>

Gjatë ditëve të fundit jemi “bombarduar” me imazhe që tregojnë dëmet që ka shkaktuar tërmeti dhe cunami që pasoi në Japoni.

Kemi parë ndërtesa të shkatërruara, zjarre dhe mbytje, por tërheq vëmendjen fakti që nuk na ka zënë syri asnjë japonez duke qarë.

Kjo ka të bëjë me ndryshimet kulturore të vendeve të ndryshme. Britanikët njihen për kontrollin e emocioneve të tyre, pozitive apo negative qofshin. Kjo gjë për ta është sjellja e duhur për respektimin e tjetrit. Japonezët, nga ana tjetër “fshehin” vetëm emocionet negative për një arsye: respektimi i njerëzve të tjerë që i rrethojnë.

Sipas tyre, dhimbja që ata ndjejnë mund të shtojë dhimbjen e të tjerëve. Të tregosh vuajtjen do të thotë të ngarkosh me energji negative ata që na duan ose që thjesht na rrethojnë.

Kjo është arsyeja që nuk kemi parë imazhe vuajtjeje apo njerëz duke qarë si në rastin e tragjedisë së Haitit apo pas cunamit në Tajlandë.

Të vetmit që janë fotografuar duke qarë janë fëmijët. Ata janë të vetmit që e shprehin hapur vuajtjen e tyre. Ka mundësi që globalizimi po ndikon edhe në Japoni./tch

Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Përse nuk qajnë japonezët? Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: