>Te princi me 22 puthje

>

Femra në rrugën deri te mashkulli i ëndrrave të saja do të përjeton së paku gjashtë kontakte të tmerrshme, do të ketë gjashtë aventura njënatëshe dhe do të jetë tradhtuar së paku katër herë. 
Femra mesatarisht do të puthë 22 meshkuj, do të ketë katër lidhje më të gjata, ndërsa zemra do t’i “thyhet” së paku pesë herë përderisa nuk gjen “të vërtetin”, tregojnë rezultatet e një ankete që ka zhvilluar shërbimi i internetit për gjetjen e partnerit – meeteez.com.  


Femra gjatë rrugëtimit deri te princi i ëndrrave së paku një partner do ta njoftoj përmes internetit, tre meshkuj do ta marrin në ndonjë rrugëtim më të gjatë, por do të ketë edhe tri lidhje në distancë.  Një nga pesë femrat thotë se do të dëshironte ta ketë një fëmijë para se ka takuar parterin e përjetshëm. Numri më i madh i femrave kanë jetuar me dy meshkuj para se të gjenin “zotëriun e vërtetë”.

Meshkujt më shumë i shfrytëzojnë ditët e beqarisë.  Ai do të puthë 23 femra dhe do të ketë 10 aventura njënatëshe para se të vendosë për martesë. Ndërkaq, zemra e tij më shumë herë do t’i “thyhet”- – madje gjashtë herë, thuhet në anketën ku kanë marr pjesë dy mijë veta.  Për fat të keq, meshkujt më shpesh janë të tradhtuar nga partneret dhe më shpesh marrin “shut”.  Zëdhënësi i këtij shërbimi Dean Adams thotë se ne të gjithë e kemi vështirë të gjejmë partnerin e vërteta,  por duke shfletuar rezultatet realiteti duket shumë më i rëndë se që është.


Për shqetësim është e dhëna se 15 për qind e femrave kanë pasur probleme t’i “kthehen vetes” pas lidhjes se dështuar- këta meshkuj ato nuk i kanë lënë të qeta.  Lajm  i mirë është se në tërë këtë tregim, thotë Adams,. Të gjithë të anketuarit kanë deklaruara se “të vërtetin” e kanë gjetur para mohës 30-vjeçare. Në fund të gjitha ndarjet dhe zemrat e “thyera” vetëm kanë ndihmuar që lumturia të gjendet te partneri tjetër,  përfundon Adams.

Advertisements
Postuar te Hulumtime, Kuriozitet. Komentet te >Te princi me 22 puthje Janë të Mbyllura

>Ja pse meshkujt çmenden pas gjinjve të femrave

>

Fenomeni gjinjtë e femrës dhe vlera e tyre, janë vleresuar gjithmonë dhe këtë fakt nuk mund ta kundërshtoj askush. 
I duan të gjitha llojet, të mëdha, të vogla, të drejta dhe të shtrembëta, por një gjë është e sigurt, para tyre meshkujt, por ndonjëherë edhe femrat, mbesin gjithmonë pa frymë. 

Për fenomenin e gjinjve të femrës është diskutuar me qindra vite, mirëpo sekreti i adutit të femrës asnjëherë nuk do të zbulohet. 

Qarkullojnë mendime të ndryshme pse pikërisht janë gjinjtë e femrës ato të cilët tërheqin vëmendjen e gjithë botës nga pjesët tjera të trupi të femrës. 

Askush nuk thotë sa flokët e bukura, fytyra e ëmbël dhe linjat e mira nuk tërheqin vëmendjen, mirëpo ne krahasim me gjinjtë janë zero. 

Anketat kanë treguar se gjysmës së meshkujve në fillim u bien në sy gjinjtë dhe atë 10 sekonda më shumë i shohin ato se pjesët tjera të trupit. Pse?

Edhe pse kjo anketë mund të duket se është bërë me meshkujt e cekët, sërish nuk është bardhë e zi. Mendohet se femrat me gjinjtë të mëdhenj kanë nivel të lart të estrogenit dhe mendohet se janë më të pjellshme. Kështu janë më shumë tërheqëse për meshkujt. 

Në anketën të cilën e ka bërë një portal i madh amerikan, kanë marrë pjesë një numër shumë i madh i meshkujve të cilët kanë sqaruar se pse gjinjt e femrave i lënë pa frymë./yp

5 arsyet që kanë dhënë me qindra meshkujt

1. Se meshkujt nuk i kanë (egoizëm)

2. Janë zona erogene dhe në të njëjtën kohë i emocionojnë të dy partnerët. 

3. Simbol femëror

4. Femrat me gjinjtë të mëdhenj kanë më shumë hormone që do të thotë më shumë pjellshmëri. 

5. I japin bukuri trupit të femrës, pa marrë parasysh madhësinë. 

Postuar te Hulumtime, Seks dhe Dashuri. Komentet te >Ja pse meshkujt çmenden pas gjinjve të femrave Janë të Mbyllura

>7 fantazi të fshehta seksuale të grave

>

Ashtu si burrat dhe gratë kanë fantazi të fshehura seksuale. Edhe pse shumica prej tyre nuk mund t’i realizojnë në të vërtetë, është emocionuese edhe të ëndërrosh dhe fantazosh. 
Ndërsa burrat fantazojnë për seks në treshe, natë të çmendur me një aktore sexy të mrekullueshme, gratë janë pak më të ndryshme, dhe më shpesh i nxehin gjërat e ndaluara. 

Ju zbulojmë 7 fantazitë e fshehta seksuale të femrave 

Gratë ëndërrojnë për një seks pasionues tërësisht me një të panjohur.


7 fantazi të fshehta seksuale të grave


Ndërsa kuriozitet seksual në jetën e vërtetë mund të jetë jashtëzakonisht të rrezikshme dhe të pamatura, në imagjinatë asgjë nuk është e ndaluar. Fantazitë mund të jenë mjaft zbavitëse dhe gjëja më e mirë është se asgjë nuk është e ndaluar dhe gjithçka është e mundur.

1. Seks me grua tjetër 

2. Seks të shpejtë me një person tërësisht të panjohur në ndonjë vend publik dhe të papritur 

3. Gratë në të tridhjetat dhe të dyzetat fantazojnë për një seks pasionues me person mjaft më të ri me muskuj të trup të fortë 

4. Gratë në të njëzetat shpesh ëndërrojnë për seks me një të moshuar, me përvojë, seksi si: Georgea Clooney, Richarda Gerea apo Bred Pitt etj. 

5. Seks të ashpër dhe të papritur me një “mashkull të keq”.

6. Skenare romantike si: bërja dashuri në një plazh të braktisur me rërë, të mbuluar bukur nën dritën e hënës në ndonjë ishull tropikal.

7. Seks me person të famshëm apo mashkull të huaj.

Postuar te Hulumtime, Seks dhe Dashuri. Komentet te >7 fantazi të fshehta seksuale të grave Janë të Mbyllura

>Atlantida e fundosur nga tsunami

>

Grupi ndërkombëtar i ekspertëve, të udhëhequr nga arkeologët amerikan, mbase në rajonet moçalike të Spanjës, përfundimisht e ka zbuluar-gjetur Atlantidën, qytetin mitik që sipas supozimeve e ka fundosë një tsunami gjigant.

Për ta zgjidhë këtë mister shumëshekullor, ekipi i arkeologëve ka punuar dy vjet dhe është shërbyer më harkime digjitale, radarëve nënujor, teknologjinë nënujore dhe fotografitë satelitore të qytetin të fundosur në afërsi të Cadizit, në jug të pjesës atlantike të Spanjës. Atje, në moçalet e mëdha të parkut nacional Donana, ekspertët vlerësojnë se e kanë gjetur Atlantidën e vjetër.

“Kjo është forca dhe fuqia e tsunamit”, ka deklaruar kërkuesi-hulumtuesi Richard Freund, profesor në Universitetin Hartford në  Connecticutu.

“Është shumë vështirë të kuptohet që tallazi mund të shlyej një ishull me diametër prej 100 km”- ka shtuar ai.
Freund, po ashtu ka thënë se në Spanjën e mesme janë zbuluar edhe një sërë “qytetesh memoriale”, që sipas mostrës së Atlantidës i kanë ndërtuar banorët që kanë ikur nga Atlantida. Kjo dukuri, shkencëtarëve u ka dhënë dëshmi plotësuese dhe besim se në afërsi të Cadizit e kanë gjetur “kryeqytetin”.


Banorët e Atlantidës, të cilat kanë arritur të shpëtojnë, kanë ikur në breg, dhe atje kanë ndërtuar qytete të reja, ka thënë Freund. Zbulimi i grupit të tij do të prezantohet të dielën në mbrëmje në emisionin special “Duke kërkuar Atlantidën”, në Televizionin, National Geographica.

Edhe pse nuk mund të dihet me saktësi se bëhet fjalë pikërisht për Atlantidën, Freund ka thënë se zbulimi i qyteteve- përkujtimor, e ka bindë se ka të drejtë.
“Kemi zbuluar-gjetur diçka që akoma askush nuk e ka parë, diçka që na jep besueshmëri burimore, sidomos në arkeologji, dhe gjithë këtij tregimi i jep kuptim më të madh” ka thënë ai.
Filozofi grek Platoni ka shkruar për Atlantidën, që para 2.600 vjetëve, duke e përshkruar si ishull të vendosur  përpara “Shtyllave të Heraklit”, siç është quajtur në kohërat antike gryka e Gibraltarit. Duke u shërbyer me shënimet dhe përshkrimet e Platonit, shkencëtarët janë fokusuar në bashkimin e Atlantikut me Mediteranin si lokacion shumë i  besueshëm i civilizimit të humbur.

Freund thotë se tsunamit në atë rajon janë mirë të dokumentuar. Një nga më të fuqishmit, me madhësi të një ndërtese dhjetëkatëshe, e ka goditur Lisbonën më 1755.

Debatet se a ka ekzistuar fare Atlantida ose jo, kanë qënë dhe dhe vazhdojnë të mbeten tash e mijëra vite me radhë. “Dialogjet” e Platonit nga viti 360 para epokës sonë, para Krishtit, janë burimi i vetëm i njohur historik për këtë qytet mitik. Platoni ka shënuar se ishulli i quajtur  Atlantida, “brenda një dite e nate është zhdukur në thellësitë e detit”.
Freund dhe grupi që ai udhëheq, planifikojnë gërmime plotësuese ne vendin ku ata besojnë se ndodhet Atlantida dhe rreth qyteteve misterioze 200 km larg në brendinë e Spanjës./topLajm

Postuar te Bota, Hulumtime, Kuriozitet. Komentet te >Atlantida e fundosur nga tsunami Janë të Mbyllura

>Athina, kryeqyteti i dashurisë

>

Parisi është qyteti i dashurisë? Jo ekzaktësisht, pasi në një klasifikim të qyteteve ku flirtohet më shumë, kryeqyteti francez renditet vetëm në vendin e 38.

Duke u bazuar në përfundimin e faqes së internetit të takimeve, badoo.com, është Athina qyteti i vërtetë i dashurisë.

Badoo është një faqe e ngjashme me rrjetet shoqërore, me ndryshimin e vetëm se 100 milion abonentët e saj kanë si qëllim të vetëm dhe të deklaruar njohjet online dhe flirtimet.

Duke marrë shtysë nga numri dhe aktivitetet e vizitorëve, Badoo arriti në përfundimin se numri më i lartë i atyre që arrinin të krijonin një histori pas flirtimeve regjistrohej pikërisht në Athinë.

Në studimin e badoo u studiuan 200 metropole në botë dhe Parisi, i konsideruar gjerësisht si kryeqyteti i dashurisë, u rendit vetëm në vendin e 38.

Në vendin e dytë, për befasinë e të gjithëve ishte një qytet i ftohtë si Moska. Shumë mirë edhe Roma, e teta. Klasifikimi vazhdonte me Madridin (31), Londrën (57), Berlinin (79) dhe Nju Jorkun (89).

Sekreti i Athinës? Sipas drejtuesve të faqes badoo lidhet me natyrën e hapur të grekëve, të cilët komunikimin dhe takimet i kanë pjesë të rëndësishme të kulturës së tyre të përgjithshme.

Postuar te Hulumtime, Kuriozitet. Komentet te >Athina, kryeqyteti i dashurisë Janë të Mbyllura

>Forbs: Meksikani Slim më i pasuri në botë

>

Meksikani Karlos Slim është gjetur në krye të listës së personave më të pasur në botë të hartuar nga revista Forbs.


Biznesmeni meksikan në fushën e telekomunikimeve, Carlos Slim për të dytin vit radhazi është personi më i pasur në botë me një pasuri prej 74 bilionë dollarësh.



Revista “Forbes” thotë se në botë ka gjithsej 1.210 miliarderë. Sipas saj Rusia ka më shumë se 100 miliarderë, dhe se më shumë miliarderë jetojnë në Moskë se në çdo qytet tjetër të botës.

Në raportin vjetor për njerëzit më të pasur në botë, “Forbes” shkruan se numri i miliarderëve në Rusi ka shkuar në 101 nga 65 sa ishte vitin e kaluar.

Vetëm në Moskë jetojnë 79 miliarderë, shkruan revista amerikane, sipas së cilës, miliarderët rusë përbëjnë një të tretën e e miliarderëve në Evropë.
Ndërkohë që Kina ka 115 miliarderë, ndërsa SHBA kanë 413 miliarderë.

Postuar te Bota, Hulumtime. Komentet te >Forbs: Meksikani Slim më i pasuri në botë Janë të Mbyllura

>Maria Serena: Çfarë fshihet pas Zonjës së Parë të Kosovës

>

Asgjë më shumë se sa një foto familjare. Ajo ka munguar gjithmonë në fushatat politike të bashkëshortit Behgjet Pacolli dhe emri i saj u bë i famshëm vetëm 3 ditë më parë; atëherë kur i shoqi u zgjodh kryetar shteti.

Kjo është zonja e parë e Republikës së Kosovës, Maria Serena, ose siç thirret ndryshe në vendlindjen e saj në Rusi, Masha. E martuar me Behgjet Pacollin 8 vite më parë, informacionet rreth saj janë vetëm disa rreshta të shkruara nga bashkëshorti në një intervistë të vitit 2007, dhënë revistës kroate “Nacional”. “Shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën time vitet e fundit.

Kam vajzën e vogël 3 vjeç (tashmë 7), dhe djalin 18 muajsh (tashmë rreth 5). Djali quhet Isë, sipas babait tim, e vajza Hana. Të dy janë të mrekullueshëm. Bashkëshortja ime e re 29-vjeçare (aktualisht 33), më ka dhënë gjënë më të shtrenjtë – fëmijët. Jam ringjallur. Vajza tjetër më e madhe ka karrierën e saj personale, është drejtoreshë në një bankë në Austri. Më vjen shumë mirë për këtë. 
Vajza tjetër studion ekonomikun në Zvicër dhe pretendon që një ditë të bëhet udhëheqëse e kompanive të mia”, ka thënë Pacolli për “Nacional” në atë kohë. Por tashmë familja e tij është shtuar edhe me një tjetër djalë, Diarin. Vogëlushi ka ardhur në jetë muajin e kaluar, për të cilin vetë Pacolli shkroi në profilin e tij personal në Facebook: “Miq të nderuar, ju njoftoj se në familjen time këto ditë kemi momente gëzimi. Zoti na ka gëzuar, ime shoqe ka lindur edhe një djalë, e kemi pagëzuar Diar, i lindur më 26. 01. 2011 në ora 17:56 min, 4.8 kg, 55cm i gjatë”. Me kaq përfundojnë informacionet zyrtare për Zonjën e Parë të Kosovës, por njëkohësisht fillojnë spekulimet e mediave kosovare dhe ruse…


Në Kosovë
Duket se nuk e kanë pritur mirë faktin që Zonja e Parë e Republikës së Kosovës është një vajzë nga San Petersburgu. Menjëherë pas zgjedhjes së Behgjet Pacollit si President, në Facebook është hapur një faqe kundër bashkëshortes së tij, Maria Serena. Fansat që kanë mbështetur këtë nismë janë me qindra, ndërsa në forume të ndryshme po zhvillohen debate nga më degjenerueset. 
Duke zgjedhur fjalitë më elitare, po përzgjedhim disa nga dilemat që shtrohen në forume. “Përfaqësuesit e institucioneve të larta shtetërore dhe pretendentët e këtyre posteve, në vendet demokratike, gjatë veprimtarisë së tyre politike dhe punës institucionale mbështeten fuqishëm edhe nga bashkëshortet e tyre. Kjo praktikë në vitet e fundit ka filluar të funksionojë edhe në Kosovë, por i vetmi që nuk është parë kurrë me bashkëshorten e tij, as gjatë fushatës zgjedhore, e as në aktivitete të  tjera, është Presidenti të Kosovës, Behgjet Pacolli, duke mos u dhënë mundësinë qytetarëve të Kosovës të mësojnë se kush do të jetë zonja e parë e Republikës së Kosovës. 
Nuk duam vetëm një foto, por një CV të plotë se kush është kjo Zonjë që vjen nga Rusia”, thuhet në forum. Një tjetër shton: “Madje as në shkrimet e shumta për biografinë e tij nuk shkruan se kush është bashkëshortja e tij. Rasti i rrallë që Pacolli kishte përmendur bashkëshorten e tij, por pa emër, është njoftimi i janarit që ka bërë në “Facebook” për lindjen e djalit të tij, Diarit”. E ndërsa qytetarët e Kosovës e shohin këtë martesë si të dyshimtë, ata rusë e përgëzojnë.


Mediat në Rusi
Ndryshe nga shumë media në Kosovë, në Rusi është përgëzuar dhe vlerësuar martesa e Pacollit me vajzën nga San Petërsburgu. “Në të vërtetë, shfaqja e Pacollit si president mund të përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë. Martesa e tij me vajzën ruse, Maria Serena, është një dëshmi e dashamirësisë dhe simpatisë së tij për vendin tonë”, thuhet në gazetën ruse “Nasha gazeta”. Në të njëjtën linjë këmbëngul edhe gazeta tjetër “Ino Pressa”, ku ndërkohë bëhet edhe një “skaner” i bizneseve të Pacollit me Rusinë. 
Këto biznese, si dhe martesa e tij me Marian, “përkthehen” nga kjo gazetë si një mundësi afrimi në të ardhmen mes Rusisë e Kosovës, të cilat do të shkojnë më pas deri në zbutjen e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë. Megjithatë, ashtu si edhe në Kosovë, edhe në Rusi nuk jepet asnjë informacion për Zonjën e Parë, përveç emrit të saj dhe fotos së famshme të 3 viteve më parë.
Si i ka përdorur Rusia martesat politike
Komentet dyshuese për ndikimin e gruas së Presidentit Pacolli për marrëdhëniet Kosovë-Rusi duket se e kanë një precedent. Moska njihet për taktikat e martesave politike, sidomos në ish-republikat sovjetike. Për shembull, Uzbekistani, vend i Azisë Qendrore i dalë nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, ka pasur një president që nga pavarësia, gratë e të cilit kanë qenë të gjitha ruse. E njëjta gjë vlen dhe për politikanë të niveleve më të ulëta. 
Martesa me femra ruse është parë si mundësi mbështetjeje nga “nëna” Rusi dhe sipas analistëve e historianëve, ashtu është. Sipas tyre, ndonëse qëndrojnë në hije, gratë e presidentëve në ish-republikat sovjetike kanë luajtur rol kyç në karrierat politike të bashkëshortëve. Kjo bëhet edhe më e vërtetë, nëse gratë e presidentëve të vendeve të dala nga Bashkimi Sovjetik, janë ruse. Kjo i ka ndihmuar bashkëshortët e tyre për raporte të mira me Moskën. 
Abdullah Ogli, analist i pavarur në Uzbekistan, thotë se “motivet pas martesave me gra ruse lidhen me përpjekjet për të ngjitur shkallët e karrierës. Nëse hedh vështrimin në kohë, e sheh se zyrtarët e emëruar nga Moska kanë pasur gra ruse. Përveç kësaj, Moska është përpjekur që dhe udhëheqësit e ish republikave sovjetike të ishin etnikisht të përzier”. Si kundërshembull të kësaj strategjie, mund të marrim ish-republikat sovjetike, Ukrainë dhe Gjeorgji. 
Në të dyja vendet gjatë viteve të fundit kemi pasur revolucionet e portokallta dhe të purpurta, të cilat çuan në vendosjen e pushteteve pro perëndimore dhe shtimin e përplasjeve me Moskën. Bashkëshortja e presidentit ukrainas, Viktor Jushçenko, është amerikane, kurse Zonja e Parë e Gjeorgjisë është holandeze. Ende nuk dihet nëse zgjedhja e bashkëshorteve nga Jushçenko dhe Saakashvili ishte rastësi apo zgjedhje e menduar. Ashtu siç nuk dihet edhe për Pacollin, i cili Marian e ka bashkëshorten e tij të tretë.
Postuar te Hulumtime, KOSOVË. Komentet te >Maria Serena: Çfarë fshihet pas Zonjës së Parë të Kosovës Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: