>Kinë, përfundon ura më e gjatë në botë

>

Ura më e gjatë në botë u përfundua ditën e sotme pas katër vitesh punë, raportuan gjatë pasdites mediat ndërkombëtare.

Struktura që do të lidhë qytetin e

 Qingdao-s në kinën lindore me provincën e Hungdao-s ka një gjatësi prej 42,5 kilometrash dhe kushtoi 5,5 miliard stërlina.

Kryeinxhinjeri që mbikqyri punimet deklaroi: “Modelet kompiuterike ishin shumë të detajuara dhe llogartjet të bëra disa herë, por nuk mund të ishim të qetë deri në përfundimin e plotë, pasi pak centimetra të gabuar dhe e gjithë struktura mund të shëmbej”. /tch

Advertisements
Postuar te Kuriozitet. Komentet te >Kinë, përfundon ura më e gjatë në botë Janë të Mbyllura

>Vendet në të cilat duhet të bëni seks

>

Seksi kryesisht gjithmonë është i mirë, por mund të jetë edhe më i mirë. Mund ta bëni si përvojë për mbamendje deri në fund të jetës. Si?Shumë thjeshtë, zbuloni disa vende të reja për seks, pasi që tashmë e keni bërë në dhomën e fjetjes, por edhe në të gjitha hapësirat tjera në shtëpi apo banesë? Pra, koha është për përvoja të reja seksuale të cilat do t’i gjeni më lehtë më përzgjedhjen e vendeve të reja për seks. Shumë dëshmojnë për përvojat e paharruara të cilat i kanë zbuluar në vende të pazakonshme. U sjellim disa propozime, ndërsa listën plotësojeni vet.

Shatori 

Disa pjesëtare të gjinisë së bukur ndoshta nuk janë “të çmendura” për fjetje në shator, por kjo do të mund të jetë një përvojë e shkëlqyeshme. Përse? Natyra përreth jush stimulon instinkte primitive dhe ofron dozën e caktuar të sigurisë, ndërsa e gjitha kjo zhvillohet në hapësirën e vogël të shatorit. Nuk keni rrugëdalje tjetër, vetëm që të shtypeni mirë njëri me tjetrin.

Lavatriçja 

Seksin në lavatriçe shumica që e kanë provuar thonë që është përvojë e paharruar. Natyrisht, lavatriçja duhet të jetë e ndezur. Pse? E përcjell ritmin e trupit tuaj dhe emocionet i sjell në kulminacion. Paksa e pazakontë, por shumë e efektshme!

Parku 

Nëse keni shpirt pak më romantik në vete dhe ndizeni në adrenalinë, parku është vend i përshtatshëm dhe adekuat për ju. Seksi në park është shumë emocionues dhe i paparashikueshëm. Gjithmonë dikush mund të arrijë, por në këtë gjë fshihet edhe magjia. Nuk është për gjithkënd, vetëm për trimat.

Dhoma e fjetjes e prindërve tuaj 

Sipas mendimit të shumicës, seksi në dhomën e fjetjes së prindërve ofron përvojë të cilën do ta kujtoni gjatë. Futet në sferën e “pemëve të ndaluara”, dhe dihet që këto janë më të ëmblat. Seksi në dhomën e prindërve u rikthen në fëmijëri, por tani me aktivitete për “të rritur”.

Ballkoni 

Shumica betohen se seksi në ballkon është përvojë e paharruar. Ju dy të zhveshur dhe të emocionuar dhe në botën tuaj të veçantë, derisa jeta reale shumë normalisht zhvillohet rreth jush. Lidhje e përkryer e “të papajtueshmes”. Ndoshta pikërisht për këtë seksi në ballkon është aq i mirë.

Pylli i errët 

Drejtohuni kah pylli kur të fillojë të bie errësira. Tinguj nga pak të tmerrshëm, aroma e pyllit dhe errësira do ta bëjnë të veten. Do të zgjoni të gjitha shqisat, ndërsa seksi do të jetë në skaj të kënaqësisë dhe frikës. Ndoshta kjo nuk është përvojë të cilën duhet ta praktikoni secilën ditë, por së paku njëherë në jetën tuaj duhet këtë vetes t’ia ofroni./yp
Postuar te Seks dhe Dashuri, Show-Biz, Studim. Komentet te >Vendet në të cilat duhet të bëni seks Janë të Mbyllura

>Ndeshjet më mbresëlënëse në kampionatet botërore

>

(1) Italia 3:2 Brazili (1982)

Kjo ndeshje mund të cilësohet jo vetëm si ndeshja më e mirë e të gjitha kohërave e Kampionatit Botëror, por mund të renditet e para në listën e

ndeshjeve më të mrekullueshme që është luajtur ndonjëherë. Brazili në njërën anë, me një futboll elegant dhe ofensivë që shkatërronte mbrojtjen kundërshtare me lehtësi, dhe Italia në anën tjetër, me një stil krejtësisht të kundërt me atë të brazilianëve duke përdorur formacionin e quajtur “catenaccio”, apo siç njihet si “mbrojtja e hekurt”, zhvilluan një futboll të paparë më parë, me sulme dhe kundërsulme të shumta. Mirëpo, fituese e këtij takimi doli Italia, fal tregolëshit të legjendës italiane Paolo Rossi. Golat për Brazilin i shënoi Zico.

(2) Italia 4:3 Gjermania Perëndimore (1970)

Njihet si ndeshja e shekullit, por, në të vërtet, më mirë do të ishte të quhej si koha shtesë më e mirë që keni parë ndonjëherë. Një numër prej pesë golave u shënuan brenda atyre 30 minutave, pasi në kohën e rregullt Italia dhe Gjermania Perëndimore në atë gjysmëfinale të vitit 1970 kishin mbetur baras 1:1. Gjermanët kishin fatin që ta shtynin ndeshjen deri në lojën shtesë. Gjatë atyre 30 minutave italianët e kishin bllokuar plotësisht legjendën gjermane Franz Beckenbauer, por ekipi i tij doli në epërsi për herë të parë në atë takim fal sulmuesit të njohur Gerd Muller, i njohur si “Der Bomber”. Italia u kthye në lojë përmes Tarcisio Burgnich dhe Luigi Rivas, për të dal përsëri në epërsi. Muller barazoi, por Italia përsëri bëri një kthesë duke shënuar golin e fitores përmes Gianni Riveras.

(3) Franca 1:1 Brazili (1986, Franca fitoi 4:3 pas penalltive)

Kjo ishte një ndeshje e mrekullueshme: zhvillohej ndërmjet mbretërve të Evropës dhe gardianëve të Amerikës Latine. Ndeshja filloi me Francën që i tregoi Brazilit se si luhej futbolli me pasime, duke lënë brazilianët të ndiqnin hijet e tyre. Por Franca nuk mundi të shënonte, dhe Brazili përfitoi dhe kaloi në epërsi. Franca u trondit, pasi Michel Platini ua fali brazilianëve golin e epërsisë. Mirëpo, Platini dhe Franca u rikthyen vetëm pak para përfundimit të pjesës së parë duke barazuar rezultatin në 1:1. Pjesa e dytë ishte e barabartë. Mirëpo, zgjidhja e vetme e përfundimit të këtij takimi ishin penalltitë. I pari që nuk qëlloi saktë ishte Platini – në ditëlindjen e tij! Mirëpo, Franca prapëseprapë arriti që të shënoj fitore, fal reagimeve të mira të portierit Joel Bats, i cili bllokoi dy gjuajtje të brazilianëve, duke i dërguar më larg “Les Bleus”.

(4) Brazili 3:2 Holanda (1994)

Kjo çerekfinale e KB SHBA 1994 u gjallërua në pjesën e dytë të ndeshjes. Ishte takimi i parë zyrtar i dy skuadrave që nga viti 1974, dhe Brazili dëshironte që të hakmerrej për humbjen e tyre në gjysmëfinalen e atij viti. Goli i parë u shënua nga Brazili, ku Bebeto përfitoi nga një pasim i dobët e Franck Rijkaardit dhe e kaloi atë tek Romario i cili e futi atë në rrjet. Pak më vonë edhe Bebeto u shënua në listën e golashënuesve, dhe kështu dukej se ndeshja kishte përfunduar. Por jo. Brenda një minute, Holanda ngushtoi epërsinë përmes një depërtimi tronditës individual nga Denis Bergkamp. Rezultatin më vonë e barazoi Aron Winter nga këndi i vdekur. Ndeshja kaloi në lojën shtesë, por fitorja erdhi nga një lojtar që nuk pritej: mbrojtësi Branco shënoi një gol shokuese nga gjuajtja e lirë, 25 metra larg portës, i cili atë ditë luante vetëm si zëvendësim i Leonardos, i cili ishte i suspenduar.

(5) Gjermania Perëndimore 3:2 Hungaria (1954)

Finales së Kupës së Botës 1954 shpeshherë i referohet si “Mrekullia e Bernit”. Por, është gjithashtu edhe njëra prej finaleve më kontroverse që është zhvilluar ndonjëherë. Hungaria hyri së favorite e madhe dhe si skuadër fituese e Olimpikut të vitit 1952, e udhëhequr nga i mrekullueshmi Ferenc Puskas. Ajo kishte arritur t’ia shkaktonte Anglisë humbjen e parë në shtëpi në “Wembley”, dhe atë me rezultat 6:3. Në fazat e hershme të atij kampionati “Hungarezët e Magjishëm” i kishin mposhtur gjermanët bindshëm prej 8:3. Në finale Hungaria ishte e para që doli në epërsi përmes Puskas dhe Zoltan Czibor. Mirëpo, brenda minutave ata e barazuan rezultatin përmes Max Morlock dhe Helmut Rahn. Vetëm pesë minuta para përfundimit të takimit Rahn realizoi golin e dytë të tij në ndeshje për fitoren 3:2 të gjermanëve. Deri në fund Puskas e “barazoi” rezultatin… mirëpo gjyqtari anësor vendosi që ta anulonte golin me pretekstin se ai ishte në pozitë jashtë loje. Kjo çështje sot e asaj dite debatohet./
Ngadhnjim Halilaj

Postuar te SPORT. Komentet te >Ndeshjet më mbresëlënëse në kampionatet botërore Janë të Mbyllura

>Barcelona dy javë pa Puyolin

>

Futbollisti i Barcelonës dhe i Kombëtares spanjolle, Crles Puyol ka lënduar këmbën në duelin miqësor ndërmjet Katalonisë dhe
Hodurasit, të cilin katalunasit e fituan m,e rezultat të thellë 4:0.

Sipas vlerësimeve të para, Puyol do të mungojë në fusha rreth dy javë. Lëndimi nuk është i natyrës serioze, por barcelona nuk dëshiron të ngutet me kthimin e Puyolit në fushë./yp

Postuar te SPORT. Komentet te >Barcelona dy javë pa Puyolin Janë të Mbyllura

>Xabi Alonso, “tradhtar” edhe kur luan për Baskinë

>

Para 38 000 shikuesve “të nxehtë” dhe me diskonim separatist në Bilbao, kombëtarja e Baskisë
mundi në një meç miqësor kombëtaren e Venezuelës me rezultatin 3:1.

Por, ajo që e karakterizoi këtë ndeshje ishin fshikullimat e mëdha ndaj Xabi Alonsos, lojtarit më të mirë të Baskisë.

Kur Alonso hyri në lojë, në pjesën e dytë të ndeshjes me Venezuelën, në tribuna u valvit transparenti me fjalën “Tradhtar”.

Tifozëve baskë u vjen tepër rëndë që Alonso luan në klubin e urryer të baskëve, Real Madrid dhe që me Kombëtaren edhe më të urryer, atë të Spanjës, e ka fituar titullin e kampionit të botës në Afrika e Jugut 2010./yp

Postuar te SPORT. Komentet te >Xabi Alonso, “tradhtar” edhe kur luan për Baskinë Janë të Mbyllura

>Edita Tahiri, presidente?!

>

Nuk ndalen kalkulimet brenda subjekteve politike për krijimin e institucioneve të pritshme të Kosovës, që do të duhej të dalin nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 12 dhjetorit. PDK-ja dhe

kreu i saj, sidomos, që me çdo kusht duan ta udhëheqin Kosovën edhe për një mandat katërvjeçar, janë duke bërë përpjekje dhe llogari natën dhe ditën për të lidhur aleanca, koalicione, miqësi të reja, vetëm e vetëm të sigurojnë edhe një mandat në pushtet.

Paralelisht me përpjekjet për të gjetur partnerë për  koalicione për Qeverinë, kreu i PDK-së dhe kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk rresht së llogarituri e së kalkuluari edhe emrat për president të mundshëm të Kosovës.
Sipas burimeve të sigurta brenda PDK-së, por që në asnjë mënyrë nuk duan të bëhen publikë, së fundi, Thaçi po llogarit seriozisht që kandidate potenciale për presidente të Kosovës të jetë Edita Tahiri, lidere e ADK-së, e cila, kaherë, bashkë me partinë e vet është në koalicion me PDK-në.
Sipas këtyre burimeve, Thaçi po llogarit shumë seriozisht në këtë kandidate, pasi që, në një farë mënyre AAK-ja ka çuar sinjale të sigurta se nuk do të futet në koalicion dhe pasi kanë dalë në shesh rezultatet e votimeve  për AKR-në, dhe pasi që është parë se kjo parti  lideri i saj, Behgjet Pacolli, kanë marrë fare pak vota. Madje, sipas këtyre burimeve, po të mos ishte partia e Drejtësisë e Ferid Aganit, AKR-ja, me votat e fituara as që do të siguronte pragun e domosdoshëm.
Në këtë mënyrë është zvogëluar shumë  mundësia që Pacolli të mbetet pretendent për kreun e shtetit, edhe në rast të variantit të mbetur për koalicion të pritshëm PDK-AKR dhe minoritarët.  Thaçi, siç theksojnë brenda PDK-së, sado që e do Pacollin për president për shkak të lojalitetit të tij,  megjithatë nuk do president me legjitimitet të kontestuar (për shkak të numrit të pakët të votave).
Ndërsa, Edita Tahiri, sipas kalkulimeve të Thaçit, pos lojalitetit të dëshmuar deri më tash ndaj partisë në pushtet e sidomos ndaj liderit të saj, do të ishte edhe më e pranueshme edhe për subjektet e tjera politike, për çka shpresohet që më lehtë do ta kishte edhe kocensualitetin e spektrit politik kosovarë për te.
Burimet theksojnë se Thaçi tashmë e ka “kartë nën mëngë” Edita  Tahirin për kandidate për presidente dhe këtë kartë ka nis ta shpërfaqë aty-këtu para bashkëpunëtorëve të vet. /koha
Postuar te KOSOVË, POLITIKË. Komentet te >Edita Tahiri, presidente?! Janë të Mbyllura

>Real Madrid interesohet për Fabregasin

>

Reali ka kthyer interesimin për Cesc Fabregas, klubi kërkon një organizator për sezonin e ardhshëm dhe në qendër të vëmendjes është Fabregas. Prioritet për të bardhët është

blerja e një mesfushori kreativ, dhe në ditët e sotme kapiteni i Arsenalit i përmbush të gjitha kriteret.

Florentino Perez është gati për të bërë një përpjekje të madhe që ta sjell Fabregasin në Bernabeu, dhe për këtë ai ka pregatitur 40 milionë euro. Perez mendon se Wenger nuk do të jetë një problem për transferimin e mesfushorit Spanjoll.
Fabregas ka 8 vite në Arsenal, mirëpo vitet e fundit titujt po mungojnë.Nëse topqinjtë nuk sigurojnë ndonjë titull në këtë sezon, do ta kenë shumë vështirë mbajtjen e super yllit spanjoll në ekip./Rma-News

Postuar te SPORT. Komentet te >Real Madrid interesohet për Fabregasin Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: