>Prokuroria shqiptare urdheron nisjen e hetimeve

>

Me anë të një deklarate për shtyp, Prokuroria shqiptare njofton se është ngritur një grup hetimor i përbërë nga prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili është angazhuar me kryerjen e veprimeve të menjëhershme hetimore. 

Kjo e gjithë pas situatës së zhvilluar sot në mjediset para

Kryeministrisë, çka solli si pasojë edhe vdekjen e tre shtetasve.

Ndër të tjera thuhet se një pjesë e grupit hetimor është vendosur në vendin e ngjarjes, në mjediset pranë kryeministrisë, me qëllim kqyrjen e vendit, evidentimin dhe sekuestrimin e çdo prove materiale që gjendet aty. Krahas këtyre veprimeve është kryer marrja e librave të gadishmërisë dhe plani i masave pranë Gardës së Republikës si dhe kamerat e instaluara nga Policia e Shtetit në vendin e ngjarjes.
 
Një pjesë e grupit hetimor është vendosur në Spitalin Ushtarak dhe ka realizuar kqyrjen e viktimave, kqyrjen e veshjeve të viktimave dhe sekuestrimin e tyre me cilësinë e provës materiale, kqyrja dhe pyetja e të gjithë personave të plagosur, qofshin këta civilë apo efektiv të policisë. Ndërkohë janë marrë vendimet për kryerjen e të gjitha ekspertimeve kriminalistike të nevojshme.
 
Pjesa tjetër e grupit hetimor është vendosur në komisariatet e Policisë së Tiranës, për marrjen në pyetje të të gjithë personave të shoqëruar në komisariate nga Policia e Shtetit.
 
Ne vijim te deklarates, Prokuroria Shqiptare garanton se është e impenjuar për një hetim objektiv, të plotë e të gjithanshëm të ngjarjeve të ditës së sotme me qëllim individualizimin e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjesise ligjore, jashtë ndikimit te çdo faktori politik. 
Advertisements
Postuar te RAJONI. Komentet te >Prokuroria shqiptare urdheron nisjen e hetimeve Janë të Mbyllura

>Policia shqiptare:Zbatuam ligjin. Po hetohet për autorët e vrasjes

>

Zëdhënësja e Policisë së Shtetit, Laura Totraku, deklaroi se “grupe demonstruesish në prani dhe me nxitjen e drejtuesve dhe organizatorëve të demonstratës goditën me gurë e sende të tjera të forta punonjës të policisë, të cilët ishin të planizuar me shërbim
për të garantuar sigurinë publike.

Në vazhdim këto grupe demonstruesish tentuan të hyjnë me dhunë në ambientet e Këshillit të Ministrave, duke përdorur bomba molotov, mjete të tjera zjarrvënëse dhe shpërthyese, gurë etj.


Gjatë gjithë kësaj kohe Policia e Shtetit ka ruajtur gjakftohtësinë dhe vetëpërmbajtjen dhe ka vepruar me profesionalizëm në zbatim të ligjit duke iu shmangur çdo provokimi të bërë.


Për pasojë janë plagosur 17 (shtatëmbëdhjetë) punonjës policie, të cilët janë dërguar në Spitalin Qendror Ushtarak dhe në Spitalin “Nënë Tereza” për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, si dhe rreth 100 punonjës të tjerë policie janë lënduar.


Janë djegur dhe shkatërruar plotësisht mbi 15 mjete dhe dëmtuar me dhjetëra të tjerë.
Pas largimit nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” grupe vandalesh kanë vazhduar të shkatërrojnë, vjedhin dhe vandalizojnë objekte të ndryshme.


Në këtë moment në Spitalin Ushtarak kanë mbërritur 2 persona të vdekur dhe një i plagosur rëndë, i cili ndërroi jetë më pas. Policia e Shtetit njofton se drejtues të Prokurorisë së Tiranës dhe ekspertë mjeko-ligjorë kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vrasjes dhe autorët e tyre.


Policia e Shtetit ju bën thirrje qytetarëve të distancohen nga aktet e dhunës. Garantojmë qytetarët se Policia e Shtetit është në krye të detyrës për të siguruar rendin dhe qetësinë publike për qytetarët shqiptarë dhe mbrojtjen e institucioneve dhe shtetit ligjor”. Nga ana e policisë nuk u mbajt asnjë përgjegjësi për tre vrasjet e ndodhura.


Postuar te RAJONI. Komentet te >Policia shqiptare:Zbatuam ligjin. Po hetohet për autorët e vrasjes Janë të Mbyllura

>Përqahet Partia Socialiste e Shqipërisë

>

Kastriot Islami, deputet i PS në deklarata te ndara per mediat shqiptare theksoi se përshëndet deklaratën e Ambasadës Amerikane për distancim ndaj dhunës, por në të njëjtën kohë kërkoi një distancim nga ana e PS, pasi përgjegjësitëmbeten tek Partia Socialiste.

Ai ka thene se sot per te paren here eshte ndjere I fyer qe eshte

socialist


Duke e cilësuar se e gjithe kjo situatë kaotike çon në dëmtim të imazhit të vendit, Islami tha më tej se mospjesmarrja e tij në demostratë kishte të bente me kaosin e krijuar, ndërsa e gjithë kjo do të nisej si një protestë paqësore për të shprehur të gjitha hallet e problemet me emediate./toplajm
Postuar te RAJONI. Komentet te >Përqahet Partia Socialiste e Shqipërisë Janë të Mbyllura

>Lista e më të votuarve të AAK-së

>

Sipas një liste të siguruar nga Qendra për Numërimin e Rezultateve (QNR), ku përfshihen edhe rezultatet e votimit në qytetin e Mitrovicës, ku të dielën do të ketë rivotim, personi më i votuar në AAK është lideri i kësaj partie Ramush Haradinaj, me
43,049 vota.


Pas liderit të AAK-së radhitet Ukë Rugova, nga Lista “Ibrahim Rugova”, me 21,285 vota, pastaj vëllai i liderit të partisë Daut Haradinaj me 13,298 vota, Donika Kadak-Bujupi 11,169 vota dhe nënkryetari i parë i AAK-së, Blerim Shala me 11,107 vota…


Meshkujt më të votuar:
Ramush Haradinaj 43049
Uke Rugova 21285
Blerim Shala 11107
Daut Haradinaj 13298
Ardian Gjini 6458
Burim Ramadani 6023
Ramiz Kelmendi 6352
Bali Muharremi 5389.


Femrat më të votuara:
Donika Kadaj 11169
Kimete Bajraktari 4102
Time Kadriaj 3201
Meliza Haradinaj 3182
Teuta Haxhiu 3097


Të tjerë:
Zafir Berisha 4381
Beke Berisha 4139
Ahmet Isufi 4032
Naim Maloku 2929
Zylfije Hundozi 1733
/Zëri

Postuar te KOSOVË, Zgjedhjet 2010/2011. Komentet te >Lista e më të votuarve të AAK-së Janë të Mbyllura

>Një protestues qëllohet. Nuk dihet nga kush (Video)

>

Një video e publikuar në internet tregon se si janë qëlluar protestuesit nga brenda kryeministrisë. Në sekondën e 13 të kësaj video të shkurtër, shikohet një person i cili pasi qëllohet bie përdhe.

Personi mendohet të jetë një nga tre të vrarët e demonstratës së

sotme. Videoja eshte hedhur ne Youtube nga vete protestuesit.


Ne video shihet se grupi i njerezve ndodhet para deres se Kryeministrise. Duke gjykuar nga menyra si ka rene viktima plumbi vjen nga brenda oborrit ose nga brenda nderteses se kryeministrise.



http://www.shekulli.com.al/zotmedia/flv/player.swf

Postuar te RAJONI. Komentet te >Një protestues qëllohet. Nuk dihet nga kush (Video) Janë të Mbyllura

>10 kompanitë më të rrezikshme ajrore nga të cilat duhet të keni kujdes kur të udhëtoni

>

Revista amerikane “Newsweek” ka publikuar 10 kompanitë më të rrezikshme ajrore nga të cilat duhet të keni kujdes kur të udhëtoni nëpër botë. Klasifikimi është

bërë duke u nisur nga një përmbledhje e shkurtër e historikut të aksidenteve të këtyre kompanive. Në këtë listë vihet re se shumica e kompanive ajrore të rrezikshme janë aziatike, por edhe amerikano-latine. Megjithatë këto kompani zhvillojnë shumë fluturime edhe në Evropë.

10. Garuda
Aksidente fatale 4
Viktima 431

Garuda Indonesia është kompania ajrore kombëtare e Indonezisë. Për problemet e saj, është vendosur në listën e zezë të Bashkimit Evropian në vitin 2007 dhe është hequr që andej në vitin 2009, Garuda ka pësuar në vazhdimësi incidente ajrore me pasoja tragjike, ku padyshim aksidenti i ndodhur në vitin 1997 është më i madhi. Ka zhvilluar gjithsej 2 milion fluturime

9. Thai Airway
Aksidente fatale 4
Viktima 352

Thai Airway është kompania ajrore më e madhe e Tailandës me një histori 50 vjeçare. Vitet e fundit ka përmirësuar ndjeshëm performancën e saj, duke marre titullin “Best Airline in the World” në vitin 2006. Por ka pasur një histori të zymtë rreth viteve 1980-1990, ku përmendet dhe tragjedia më e madhe e saj në vitin 1992 me 113 viktima. Ka zhvilluar gjithsej 1. 98 milion fluturime

8. Avianca
Aksidente fatale 4
Viktima 500

Avianca është kompania me historinë më të gjatë të udhëtimeve në hemisferën perëndimore, e cila fillon që nga viti i largët 1919. Ajo ka një nga flotiljet më moderne në Amerikën e Jugut. Por reputacioni i saj është komplikuar me disa tragjedi. Në vitin 1983 ka ndodhur edhe aksidenti më tragjik për këtë kompani, kur një avion i saj u rrezua pranë Madridit duke shkaktuar 181 viktima. Ka zhvilluar gjithsej 1. 47 milion fluturime.

7. Pakistan International Airlines
Aksidente fatale 5
Viktima 440

Pakistan International Airlines si pronë e shtetit pakistanez, kjo linjë kryen udhëtime në mbi 25 vende të botës. Kompania është krijuar në vitin 1950. Në vitin 1992 shënohet aksidenti më i madh ajror, kur një aeroplan i saj ra teksa po fluturonte për në Nepal, duke shkaktuar 167 viktima. Ka zhvilluar gjithsej 1. 43 milion fluturime.

6. Egyptair
Aksidente fatale 4
Viktima 402

Egyptair është kompania më e madhe e Afrikës e cila mbulon me fluturime me rreth 70 vende të botës dhe në vitin 2008 i ka shërbyer rreth 8 milion pasagjerëve. Ka pësuar disa tragjedi, përfshirë edhe akte terroriste, por më i rëndi është fluturimi nga New York për në Kairo, gjatë së cilës aeroplani ra në oqeanin Atlantik duke shkaktuar 217 viktima. Ka zhvilluar gjithsej 1. 07 milion fluturime.

5. Kenya Airways
Aksidente fatale 2
Viktima 283

Kenia Airways është relativisht një kompanie e re e cila e ka fillua aktivitetin në vitin 1977. Sot posedon një flotë me rreth 30 avionë. Dy aksidente me pasoja fatale shënohen në historinë e saj, por për shkak të numrit të pakët të fluturimeve në raport me kompanitë e tjera, e rendisin atë në vendet e para të linjave më të rrezikshme. Ka zhvilluar gjithsej 450. 000 fluturime.

4. Philippine Airlines
Aksidente fatale 6
Viktima 107

Philippine Airlines është themeluar në vitin 1941 dhe është në pronësi shtetërore. Ka qenë në shumë raste viktime e akteve terroriste. Edhe tragjedia më e madhe ajrore e kësaj kompanie lidhet pikërisht me një sulm terrorist që pasoi me shpërthim të avionit, ku si pasojë humbën jetën 36 persona. Ka zhvilluar gjithsej 1. 18 milion fluturime.

3. Iran Air
Aksidente fatale 5
Viktima 708

Iran Air është krijuar nga bashkimi i dy linjave të tjera. Pas revolucionit iranian fluturimet e kësaj linje u zvogëluan. Në aksidentin e viti 1988, mbetën të vrare 300 persona. Ka kryer gjithsej 970. 000 fluturime.

2. China Airlines
Aksidente fatale 6
Viktima 763

China Airlines kompania e ka bazën në Taiwan dhe origjina e saj është viti 1959, kur filloi aktivitetin si pronë shtetërore. Në historinë e saj numërohen shume aksidente, ku i fundit ka ndodhur në vitin 2002, me 225 viktima. Ka kryer gjithsej 910. 000 fluturime.

1. Cubana Airlines
Aksidente fatale 8
Viktima 404

Cubana Airlines ruan rekordin e aksidenteve në botë. Ka në dispozicion aeroplanë të ndërtuar në kohen e Bashkimit Sovjetik të tipit Antonov dhe LLiushin. Kësaj kompanie duhet me të vërtetë t’ia kesh friken. Ka kryer gjithsej 320. 000 fluturime./topLajm

Postuar te Studim. Komentet te >10 kompanitë më të rrezikshme ajrore nga të cilat duhet të keni kujdes kur të udhëtoni Janë të Mbyllura

>Berisha: Dështoi skenari tunizian

>

Kryeministri shqiptar Sali Berisha tha se “bastardët projektuan për qytetarët e Shqipërisë skenarin tunizian të cilin e paralajmëruan për disa ditë me

radhë nën drejtim të Edvin Kristaq Ramës”. “Skenarit tunizian” iu referuar protestave të fundit të dhunshme në Tunizi dhe thirrjeve të Skender Gjinushit, se Shqipëria duhet ta ndjek shembullin e Tunizisë.  

Berisha tha se policia e shtetit tregoi përmbajtje duke mos u implikuar në dhunë ndërsa puçistët dështuan ta marrin pushtetin me dhunë. “Për orë të tëra synuan të pushtojnë kryeministrinë përmes zjarrit dhe ta marrin pushtetin përmes dhunës. Me cdo kusht ishte skenari të merrej kryeministria, parlamenti dhe ministritë”, ka thënë Berisha.
Ai tha se në këto ngjarje tragjike humbën jetën 3 qytetarë, u plagosën 3 dhe dhjetëra policë e protestues.  Ai shtoi se “ të vrarët janë qëlluar me plumba që nuk i bart policia dhe garda e shtetit. Prokuroria duhet të filloj hetimet menjëherë”./topLajm
Postuar te RAJONI. Komentet te >Berisha: Dështoi skenari tunizian Janë të Mbyllura
Këtë e pëlqejnë %d blogues: