>Katastrofa në Japoni rrezikon SHBA-në

>

Bankrotimi shtetëror i Japonisë  pothuajse është i pamundshëm, ndërsa SHBA-të nga aspekti financiar kanë arsye të brengosen më shumë për pasojat e katastrofale të tërmet në Japoni, shkruan gazeta gjermane “Financial Times Deutschland”.

Duke analizuar situatën financiare në botë dhe në Japoni pas tërmetit, tsunamit dhe avarive në centralin bërthamor, gazeta vë në dukje se “nëse analizohen vetëm shifrat, atëherë Japonia është para bankrotit”. Posaçërisht pse edhe para tërmetit ka mbajtur rekordin për nga shuma  e borxhit në mesin e vendeve industrialist të zhvilluara. 

Shteti japonez është i ngarkuar dy herë më shumë se prodhimi i përgjithshëm vjetorë; dy herë më shumë se SHBA-të dhe dukshëm më shumë se Greqia.  Situata do të përkeqësohet edhe më shumë për shkak të shpenzimeve shtesë për rindërtimin e vendit. 


Shqetësimi se Japonisë mund t’i mungojnë paratë është i pabazë, meqenëse në tregun e atjeshëm të bonove shtetërore situata është krejtësisht ndryshe.  Për dallim nga SHBA-të, apo  Gjermania, japonezët pothuajse fare nuk varen nga kapitali i jashtëm.  Investitorët nga jashtë kanë në pronësi vetëm pesë për qind të bonove shtetërore. Ata edhe nëse e tërheqin tërë këtë kapital, deficiti mund të mbulohet lehtë nga bankat japoneze dhe fondi për pensione. 


NË rrezik më të madh janë financat shtetërore amerikane, të cilat në masë shumë më të madhe varen nga kapitali i jashtëm.  Pas kinezëve, japonezët kanë investimet më të mëdha në bonot e thesarit amerikan.  Po qe se ata tërheqin paratë, me qëllim që t’i investojnë në rindërtimin e vendit, kjo do krijonte një vrimë shumë të madhe në buxhetin SHBA-së./topLajm

Postuar te Bota, EKONOMI. Komentet te >Katastrofa në Japoni rrezikon SHBA-në Janë të Mbyllura

>OKB autorizon zonën e ndalimfluturimit në Libi

>

Këshilli i Sigurmit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që autorizon përdorimin e forcës kundër regjimit të kolonel Moamer Gadafi në Libi. 
Kjo rezolutë u miratua me 10 vota për dhe pesë abstenime ndër të cilat Kina, Rusia, e Gjermania. Rezoluta i jep lejë vendosjes së zonës së ndalimfluturitt mbi Libi. Sulme amerikane, franceze e angleze pritet të bëhen në orët që vijnë si dëshmi regjimit Gadafi për vendosmërinë e bashkësisë ndërkombëtare. Në Bengazi, në bastionin e fundit të kryengritësve, ky vendim u kremtua me të shtëna gëzimi e rënie borish.

Pas miratimit të rezolutës zëvendësministri libian i Punëve ët Jashtme Khaled Kaaim ka thënë se vendi i tij është i për një armëpshim me kusht duke vlerësuar se vendimi i OKB-së ve në rrezik unitetin e saj. 
E çfarë është zona e ndalimfluturimit? 


Çdo gjë varet nga rrethanat. Janë dy lloje zonash të ndalimfluturimit. Në njërin rast ai ka të bëjë me imponimin një armate tjetrës në rast lufte ndërmjet dy vendeve. Në praktikë kjo është paralajmërim i njërës forcë ndërluftuese se avionët do t’i rrëohen nëse ata  fluturojnë nëpër hapësirën e caktuar 
Na rastin tjetër, shumë më i aplikueshëm në Libi, forca e jashtme me epërsi ajrore dërrmuese ndalon fluturimin e mjeteve të vendit në mënyrë që të pengohet lufta civile ose kriza humanitare. 



Kjo taktikë është përdorur në Bosnjë e në Irak në vitet 1990. Zona e ndalimfluturimit ëshët kompromis në situatat në ët cilat bashkësia ndërkombëtare ngulmon në ndalimin e dhunës pa mundur të arsyetojë politikisht një ndërhyrje të vërtetë ushtarake./kn

Postuar te Bota. Komentet te >OKB autorizon zonën e ndalimfluturimit në Libi Janë të Mbyllura

>Njëzet të arrestuar për plagosjen e Tatlises

>

Policia turke ka arrestuar njëzet persona të cilët mund të jenë të përfshirë në sulmin e 13 marsit mbi ikonën turke Ibrahim Tatlises- njofton Hurriyet.
Polica kishte përpiluar një listë me armiqtë e mundshëm të Tatlises dhe ka marrë leje nga gjykata për t’i intervistuar ata.
Faktet e grumbulluara nga policia kanë bërë që të arrestohet edhe armiku i kahershëm i këngëtarit, Abdullah Ucmak, ndërsa, sipas gazetës Hurriyet, kallashnikovi me të cilin është plagosur Tatlises është gjetur tek e dashura e Ucmak.
Ndërkohë, të mërkurën Tatlises është zgjuar nga koma e induktuar dhe ka mundur të flasë me mjekët, porse nuk ka mundur të lëvizë anën e majtë. Kurse sipas mjekëve, rreziku i vdekjes ka rënë në 10%.

Postuar te Bota, Show-Biz. Komentet te >Njëzet të arrestuar për plagosjen e Tatlises Janë të Mbyllura

>Polici qëllon me gjakftohtësi protestuesin në kokë (video)

>

Protestat në Bahrejn po vazhdojnë, ndërsa metodat që po i përdorin autoritetet po bëhen gjithnjë e më brutale. Xhirimet nga qyteti Sitre tregojnë momentin kur një polic qëllon një protestues me gjakftohtësi në kokë nga vetëm disa metra largësi. 

Videoja shfaq një protestues me të kuqe duke protestuar para disa policëve. Njëri prej tyre shtie në gjoks, por ai arrin të ngritët. Polici shkrep edhe një plumb, por këtë herë në kokë. 
Nuk ka informacione zyrtare nëse polici kishte përdorur plumba gome, gat lotsjellës apo plumba të vërtetë. Secili prej këtyre plumbave mund të jetë vdekjeprurës, kur të shkrepet nga një distancë e tillë e afërt. Në video nuk shihet nëse protestuesi ka mbijetuar, transmetojnë agjencitë e lajmeve./kn

Postuar te Bota. Komentet te >Polici qëllon me gjakftohtësi protestuesin në kokë (video) Janë të Mbyllura

>Ja ku ndodhen 60 centralet bërthamore në të gjithë botën

>

Gazeta “Tirana Observer” boton sot të gjithë centralet nukleare që gjenden në gjithë globin. Janë pothuaj të gjithë vendet e Bashkimit Evropian që burimin kryesor të energjisë e sigurojnë nga centralet bërthamorë. Por pas ngjarjeve në Japoni, Evropa ka filluar ti shikojë më dyshimë këto centrale, nga rreziku i ndonjë katastrofe.

Ëndrra shqiptare
Por edhe Shqipëria ka pasur një ëndërr bërthamore. Para dy vitesh kryeministri Berisha deklaroi se kërkon të bëjë Shqipërinë një super-fuqi në rajon për centralet bërthamore. Megjithatë deri tani nuk ka asnjë projekt konkret. Përpara se ideja e hedhur në tregun e medias të kthehet në një projekt konkret, Shqipërisë i duhet plotësojë më parë standarde ndërkombëtare. 



Gjë që do të thotë se duhet licencë nga Organizata e Energjisë Bërthamore. Si dhe duhen ratifikuar një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare për mjedisin dhe sigurinë. Pas kësaj duhet një tjetër studim i vendit dhe verifikimi i kushteve që ka Shqipëria për ndërtimin e një vepre të tillë. Për momentin është folur vetëm për anët pozitive të projektit. Ndërkohë që për efektet anësore të tij, siç është mjedisi, askush nuk ka folur.

Bashkimi Evropian nxjerr mësim nga aksidenti atomik në Japoni 
Bashkimi Evropian nxjerr mësim nga aksidenti atomik në Japoni dhe po i vë nën presion shtetet anëtare. Për herë të parë do të kryhen në të gjithë Evropën teste të njësuara për centralet atomike.


Si pasojë e aksidentit atomik në Japoni, shtetet anëtare të BE do t’ua nënshtrojnë centralet e tyre bërthamore një testi të njësuar sigurie. Për këtë ranë dakord në Bruksel ministrat e Energjisë të BE, në një takim të posaçëm. “Fjala është për një rivlerësim të të gjitha rreziqeve”, tha Komisari i BE për Energjinë, Günther Oettinger. Në “testet e stresit” do të bëhet rivlerësimi i të gjitha rrezikimeve të impianteve në rastin e katastrofave natyrore si tërmetet, përmbytjet ose edhe një sulm terrorist. 



Pikërëndesat e testeve në centrale të veçanta do të jenë gjithsesi të ndryshme: kështu, kur një central atomik është pranë detit, më fort atje do të merret parasysh rreziku i cunamit, se sa te një central në brendësi të vendit. Oettingeri foli për një hap drejt “evropianizimit të sigurisë”. Ai bëri njëkohësisht thirrje për marrjen pjesë në teste të vendeve jashtë BE, si Rusia dhe Turqia. Në të gjithë BE ka 143 centrale bërthamore, 17 prej tyre janë në Gjermani. 


Shumicën e centraleve bërthamore i ka Franca (58). Një datë konkrete për kontrollet e sigurisë sipas komisarit Oettinger nuk ka. Por pas Pashkëve, kriteret do të përcaktohen, që testet të mund të zhvillohen në gjysmën e dytë të vitit. Ekspertë të pavarur do të vinin atëherë nën lupë sistemet e ftohjes, por edhe rreziqet prej ndërprerjes së energjisë.

60 centralet

1. Centrali bërthamor “Darlington”
Vendndodhja: Kanada
“Darlington” konsiderohet një prej centralëve bërthamorë më të avancuar në botë.
Ai mund të prodhojë energji për një qytet me 2 milionë banorë.

2. Centrali bërthamor “Gentilly”
Vendndodhja: Kanada
“Gentilly” është i pozicionuar 100 kilometra në verilindje të Montrealit.
Ai ka dy reaktorë bërthamorë, njëri prej të cilëve është në prag të mbylljes.

3. Centrali bërthamor “Point Lepreau”
Ky central është ndërtuar në vitet 1975-1983 nga korporata “NB Power”.
Në vitin 1990 në këtë central ka ndodhur një aksident, kur tetë punëtorë gëlltitën ujë të ndotur, ujë i cili do të përdorej për t’u testuar.

4. Centrali bërthamor “Daya Bay”
Vendndodhja: Kinë
“Daya Bay” ka dy reaktorë dhe i pari ka filluar të funksionojë në vitin 1992, ndërsa reaktori i dytë më 1994.
Ky central bërthamor pajis me energji një pjesë të madhe të Hong Kongut.

5. Centrali bërthamor “Atucha I”
Vendndodhja: Argjentinë
Ndërtimi i “Atucha I” ka filluar në vitin 1968 dhe në vitin 1974 ka filluar të funksionojë.
“Atucha I” punon me uranium natyror dhe të pasuruar dhe prodhon 2.5 përqind të prodhimit të energjisë në vend.
6. Centrali bërthamor “The Embalse”
Vendodhja: Argjentinë
Ndërtimi ka filluar në vitin 1974 ndërsa puna ka filluar në vitin 1984.
Ky central punon me uranium natyror dhe prodhon rreth 4.5 përqind të elektricitetit në vend.

7. Centrali bërthamor “Metsamor”
Vendndodhja: Armeni
“Metsamor” është ndërtuar gjatë viteve ’70 dhe teknologjia e përdorur në atë kohë nuk është më e pranueshëm sipas standardeve moderne.
“Metsamor” prodhon rreth 40 përqind të elektricitetit të Armenisë.

8. Centrali bërthamor “Angra”
Vendndodhja: Brazil
“Angra” përbëhet nga dy reaktorë, ndërkohë që po punohet për t’i bashkangjitur dhe një të tretë.
Kompleksi është prekur në mënyrë periodike nga çrregullimet, më i madhi në vitin 2001, kur u derdhën 150 litra lëndë radioaktive në oqean.

9. Centrali bërthamor “Kozloduy”
Vendndodhja: Bullgari
Centrali i vetëm bërthamor në vend, ndodhet pranë lumit Danub, pranë kufirit me Rumaninë.
I përbërë fillimisht prej gjashtë reaktorëve, katër prej tyre janë hequr para pranimit të Bullgarisë në Bashkimin Evropian.

10. Centrali bërthamor “Bruce”
Vendndodhja: Kanada
“Bruce” është ndërtuar nga vitit 1970-’87 dhe është kompleksi më i madh bërthamor në Amerikën e Veriut për sa i përket prodhimit.
Aktualisht ai punon me tetë reaktorë.

11. Centrali bërthamor “Tianwan”
Vendndodhja: Kinë
Ky është centrali bërthamor më i madh në Kinë dhe ndodhet në bregun e Detit të Verdhë.
“Tianwan” përbëhet nga dy blloqe, të cilët arrijnë secili 1060 megavat.

12. Centrali bërthamor “Temelin”
Vendndodhja: Çeki
Ky central është në pronësi të shtetit dhe aty janë të punësuar me kohë të plotë rreth një mijë punonjës.
Ky central është hapur në vitin 1987 me dy reaktorë nga katër që ishin planifikuar.

13. Centrali bërthamor “Dukovany”
Vendndodhja: Çeki
Puna për ndërtimin e “Dukovany” filloi në vitin 1970 kur Çekosllovakia dhe Bashkimi Sovjetik ratifikuan kontratën për ndërtimin e tij.
Në vitin 1994 pranë centralit është hapur dhe një qendër turistike.

14. Centrali bërthamor “Loviisa”
Vendndodhja: Finlandë
Centrali bërthamor “Loviisa” përbëhet nga dy reaktorë dhe me nga një kapacitet 488 megavat.
Ai është pajisur nga kompani amerikane dhe ruse.

15. Centrali bërthamor “Olkiluoto”
Vendndodhja: Finlandë
Ky central bërthamor ndodhet në ishullin “Olkiluoto” në perëndim të Finlandës.
Ishulli gjithashtu do të kthehet në vendin e derdhjes së mbetjeve bërthamore të Finlandës.

16. Centrali bërthamor “Cruas”
Vendndodhja: Francë
Ky central është i përbërë nga katër reaktorë që prodhojnë 900 megavat secili, në total 3600 megavat.
Puna për ndërtimin e tij filloi në vitin 1978 dhe aty janë të punësuar 1200 punonjës.

17. Centrali bërthamor “Flamanville”
Vendndodhja: Francë
Ky central përbëhet nga dy reaktorë që prodhojnë 1300 megavat secili dhe kanë filluar punë në fund të viteve ’80.
Centrali “Flamanville” në vitin 2006 prodhonte 4 përqind të energjisë së vendit, ndërkohë që një vit më pas shënonte 3.3 përqind.

18. Centrali bërthamor “Golfech”
Vendodhja: Francë
Ky central punon me dy reaktorë që i përkasin modelit francez “P’4”.
Centrali gjithashtu ka dhe dy kulla ftohjeje që marrin ujë nga lumi Tarn. Ky ujë nuk kthehet më në lumë.
Në këtë central janë të punësuar 700 punonjës.

19. Centrali bërthamor “Gravelines”
Vendndodhja: Francë
Ky central është i vendosur në veri të Francës dhe uji që shërben për ftohje vjen nga Deti i Veriut.
Centrali është i përbërë nga 6 reaktorë bërthamorë dhe është centrali i dytë më i madh në Evropë.

20. Centrali bërthamor “Paluel”
Vendndodhja: Francë
Ky central është pothuajse 40 kilometra larg qytetit Diepe dhe aty janë të punësuar 1250 punonjës.
Uji merret nga Kanali Anglez dhe prodhimi prej 5528 megavat e bën një prej centralëve më të mëdhenj në Francë.

21. Centrali bërthamor “Penly”
Vendndodhja: Francë
Centrali që përbëhet nga dy reaktorë shtrihet 15 kilometra nga qyteti Diepe.
Në centralin bërthamor janë të punësuar rreth 670 punonjës dhe ai prodhon rreth 2764 megavat.

22. Centrali bërthamor “Saint-Laurent”
Vendndodhja: Francë
Ky central përbëhet nga dy reaktorë të cilët filluan punën në vitin 1983 me një fuqi prej 900 megavat secili.
Në këtë central janë të punësuar 670 punonjës.

23. Centrali bërthamor “Tricastin”
Vendndodhja: Francë
Centrali bërthamor “Tricastin” është prej vendndodhjeve teknologjike bërthamore më të rëndësishme në gjithë botën dhe ka të punësuar mbi pesë mijë punonjës.

24. Centrali bërthamor “High Flux”
Vendndodhja: Australi
Ky central është i pari bërthamor në Australi dhe është ndërtuar fillimisht për testim të materialeve bërthamore.
Ai është vënë në punë fillimisht në vitin 1960.

25. Centrali bërthamor “Opal”
Vendndodhja: Australi
Ky central është hapur zyrtarisht në prill të vitit 2007 në jug të Sidneit.
Kompania argjentinase “INVAP S.E” është kontraktoja kryesore dhe është përgjegjëse për funksionin e centralit.

26. Centrali bërthamor “Electrabel”
Vendndodhja: Belgjikë
Ky central është i përbërë nga katër reaktorë me një prodhim total prej 2800 megavat.
“Electrabel” furnizon me energji Belgjikën, Holandën dhe Gjermaninë.

27. Centrali bërthamor “Biblis”
Vendndodhja: Gjermani
Ky central është i ndarë në dy blloqe. Blloku A me fuqi 1200 megavat dhe blloku B me prodhim 130 megavat.
Në dhjetor të vitit 1987 në një aksident, pasi një valvul u hap rastësisht.Ky aksident u bë publik vetëm një vit më vonë.

28. Centrali bërthamor “Brokdorf”
Vendndodhja: Gjermani
Ndërtimi i këtij centrali bërthamor nisi në tetor të vitit 1986 dhe at vite u pasuan nga protesta të dhunshme.
Ky central ka një prodhim prej 1440 megavat.

29. Centrali bërthamor “Brunsbuttel”
Vendndodhja: Gjermani
Ky central filloi punën në vitin 1976 dhe ka një prodhim prej 806 megavat. Në kuadër të projektit të fazës së pezullimit të veprimeve bërthamore ai do të dalë jashtë funksionit në vitin 2009.

30. Centrali bërthamor “Elmsland”
Vendndodhja: Gjermani
Ky central bërthamor është i përbërë nga 193 elementë lëndësh djegëse duke arritur një peshë themelorë prej 103 tonësh.
Ky central mendohet së është një prej më të sigurtëve në Gjermani.

31. Centrali bërthamor “Grafenrheinfeld”
Vendndodhja: Gjermani
Puna për ndërtimin e këtij centrali ka filluar në vitin 1974 dhe aktualisht është i treti më i madh në Gjermani.
Prodhimi neto i centralit është 1345 megavat.

32. Centrali bërthamor “Grohnde”
Vendndodhja: Gjermani
Nga viti 1985-1990 dhe në vitin 1998 ky central prodhonte sasinë më të madhe të elektricitetit për vit në botë.
Nga lëndët ky central përdor është uraniumi i pasuruar.

33. Centrali bërthamor “Gundremmingen”
Vendndodhja: Gjermani
Aktualisht ky central bërthamor ka në punë dy njësi vepruese. Njësia A u dëmtua në mënyrë maksimale gjatë një aksidenti kur temperatura arriti 80 gradë celsius.
Që atëherë u ndërtua njësia B dhe C.

34. Centrali bërthamor “Krummel”
Vendndodhja: Gjermani
Ky central ka filluar punën në vitin 1983 dhe prodhimi i tij arrin 1401 megavat.
Në qershor të këtij viti një qark i shkurtër shkaktoi një zjarr në transformator duke e bërë të detyrueshme mbylljen.

35. Centrali bërthamor “Philippsburg”
Vendndodhja: Gjermani
Ky central është i përbërë nga dy njësi, e para “BËR” dhe e dyta “PËR”.
Pezullimi i dy njësive do të ndodhë përkatësisht në vitin 2011 dhe vitin 2017.

36. Centrali bërthamor “Unterwesser”
Vendndodhja: Gjermani
Kur ky central filloi punën, ai ishte reaktori më i madh bërthamor në botë.
Në vitin 2004, sipas analizave ai lëshonte në ajër një sasi të konsiderueshme ndotjeje bërthamore.

37. Centrali bërthamor “Paks”
Vendndodhja: Hungari
Ky central i përbërë nga katër reaktorë prodhon më shumë se 40 përqind të elektricitetit të prodhuar në vend.
Atij i është instaluar një sistem pastrimi pasi vitet e kaluara ka pasur probleme me lëndë të oksidit të hekurit.

38. Centrali bërthamor “Tarapur”
Vendndodhja: Indi
Ky central është ndërtuar fillimisht nga kompanitë amerikane “Bechtel” dhe “GE”.
Centrali me një fuqi 320 megavat është i përbërë nga dy reaktorë të përpunimit të ujit.

39. Centrali bërthamor “Madras”
Vendndodhja: Indi
Ky është centrali i parë bërthamor i Indisë i ndërtuar plotësisht nga vetë vendi.
Është i përbërë nga dy njësi me një kapacitet 170 megavat secili.

40. Centrali bërthamor “Kakrapar”
Vendndodhja: Indi
Ky central është i përbërë nga dy reaktorë KAPS-1 dhe KAPS-2.
KAPS-1 pësoi probleme në vitin 1992 dhe rifilloi prodhimin e elektricitetit në vitin 1993.
KAPS-2 gjithashtu pësoi dëme në vitin ’95 por rifilloi punën pak kohë më vonë.

41. Centrali bërthamor “Kaiga”
Vendndodhja: Indi
Ky central është në funksion që prej vitit 2000 dhe operohet nga Korporata e Energjisë Bërthamore të Indisë.
Ai është i përbërë nga katër njësi, njëra prej të cilave është akoma në ndërtim.

42. Centrali bërthamor “Koodankulam”
Vendndodhja: Indi
Ky central bërthamor është aktualisht në ndërtim dhe kostoja e tij mendohet të jetë tre miliardë dollarë.
Ndërkohë që njësia e parë mund të vihet në punë shumë shpejt, njësia e dytë do të fillojë punën në vitin 2009.

43. Centrali bërthamor “Fukushima”
Vendndodhja: Japoni
Ky central është i përbërë nga tetë njësi të ndara në zonën ku ndodhet. “Fukushima” është një prej centraleve më të mëdha në botë dhe është pikërisht centrali ku po ndodh tragjedia.

44. Centrali bërthamor “Cernavoda”
Vendndodhja: Rumani
Ky është centrali i vetëm bërthamor në Rumani. Ai prodhon rreth 20 përqind të elektricitetit të vendit.
Ai është i përbërë nga dy njësi dhe është projektuar në Kanada në vitin 1980 gjatë periudhës së komunizmit.

45. Centrali bërthamor “Beloyarsk”
Vendndodhja: Rusi
Ky central është i pari që ka vënë në veprim reaktorë të moderuar grafiti për të prodhuar energji elektrike.
Dy reaktorët e parë u mbyllën në vitin 1983 dhe 1989 dhe sot funksionon vetëm një reaktor.

46. Centrali bërthamor “Bohunice”
Vendndodhja: Sllovaki
Ky central është i përbërë nga dy impiante, të cilët gjithashtu janë të përbërë nga dy njësi.
Për ndërtimin e tyre në vitet ’80 u përdor modeli i përhapur në atë kohë, ai sovjetik.

47. Centrali bërthamor “Mochovce”
Vendndodhja: Sllovaki
Njësitë e këtij centrali u caktua që të viheshin në punë në vitin 1998 dhe 1999. Kjo shkaktoi protesta në Austri, vendi fqinj që kundërshton me forcë përdorimin e energjisë bërthamore në përgjithësi.

48. Centrali bërthamor “Krsko”
Vendndodhja: Slloveni
Ky central e filloi punën në janar të vitit 1983. Ai u ndërtua si ndërmarrje e përbashkët e Sllovenisë dhe Kroacisë, në atë kohë vende përbërëse të Jugosllavisë.

49. Centrali bërthamor “Jose Cabrera”
Vendndodhja: Spanjë
Ky central është i pozicionuar rreth 70 kilometra në lindje të kryeqytetit spanjoll, Madridit.
Ky central është i përbërë nga një reaktor i vetëm, i cili u shpërbë në vitin 2006.

50. Centrali bërthamor “Beznau”
Vendndodhja: Zvicër
Ky central është i pari në Zvicër dhe është i përbërë nga dy reaktorë identikë.
Ai filloi punën në vitin 1957 dhe në vitin 19654 u vendos që të pajisej me opsionin bërthamor.

51. Centrali bërthamor “Chernobyl”
Vendndodhja: Ukrainë
Ky është centrali bërthamor famëkeq që shkaktoi aksidentin më të rëndë në historinë bërthamore në vitin 1986, shpërthimin e Çernobilit.
Për shkak të kërkesës së lartë për energji ai vazhdoi të punonte deri në vitin 2000.

52. Centrali bërthamor “Harlepool”
Vendndodhja: Angli
Ky central bërthamor është përdor një reaktor të avancuar të tipit AGR.
Centrali prodhon energji elektrike për rreth 3 përqind të popullsisë së Britanisë së Madhe.

53. Centrali bërthamor “James A. Fitzpatrick”
Vendndodhja: SHBA
Ky central është i pozicionuar pranë bregut të lumit Ontario, Nju Jork. Ai ka një reaktor të “General Electric”.
Në zonën ku ndodhet ai janë gjithashtu edhe dy njësi të tjera të “Nine Mile Point Nuclear Generating Station”

54. Centrali bërthamor “Peach Bottom”
Vendndodhja: SHBA
Projekti për ndërtimin e këtij centrali filloi në vitin 1958, një vit pasi kishte filluar punë centrali i parë bërthamor në SHBA (Shippingport Reactor”.

55. Centrali bërthamor “Nine Mile
Vendndodhja: SHBA
Ky njësitë e këtij centrali filluan punën në vitin 1969 dhe secila ka një kapacitet prej 609 megavat.
Në tetor të vitit të kaluar ky central mori një licencë të re duke e zgjatur dhe 20 vite të tjera prodhimin.

56. Centrali bërthamor “Three Mile Island”
Vendndodhja: SHBA
Ky central është i pozicionuar në ishullin “Three Mile Island”, Pensilvani.
Ai njihet për aksidentin më të rëndë bërthamor që ka ndodhur në SHBA në vitin 1979.

57. Centrali bërthamor “Ignalina”
Vendndodhja: Lituani
Ky central ka marrë emrin e qytetit, pranë të cilit ndodhet, Ignalina.
Centrali është i përbërë nga dy reaktorë të njëjtë me ato të Çernobilit ndaj Bashkimi Evropian insiston për mbylljen e tyre.

58. Centrali bërthamor “Laguna Verde”
Vendndodhja: Meksikë
Ky central është i vetmi në vend dhe prodhon 4.2 përqind të elektricitetit në vend.
Centrali përbëhet nga dy reaktorë, të cilët që prodhojnë 682.5 reaktorë secili.

59. Centrali bërthamor “Borssele”
Vendndodhja: Holandë
Ky është centrali i vetëm bërthamor, i cili është në funksion akoma për gjenerimin e elektricitetit në Holandë
Prodhim i këtij centrali arrin në 485 megavat.

60. Centrali bërthamor “Vandellos”
Vendndodhja: Spanjë
Ky central është i përbërë nga dy njësi, njëra e projektuar në Francë. Kjo njësi është mbyllur në vitin 1990 pas një zjarri, ndërkohë që mbetet në punë njësia tjetër.

Postuar te Bota, Kuriozitet. Komentet te >Ja ku ndodhen 60 centralet bërthamore në të gjithë botën Janë të Mbyllura

>Ja kush janë 10 postet shtetërore më të paguara në SHBA

>

Më 9 shkurt 1992 kam botuar një shkrim me titull “Veçori të organizimit shtetëror në ShBA” në gazetën e asaj kohe “Tirana”. Shkrimin e pata botuar në prag të zgjedhjeve të dyta pluraliste të 22 marsit 1992 duke marrë si
shembull SHBA, për të vënë në dukje se, ndryshimi i partisë në pushtet në demokraci, nuk sjell detyrimisht ndryshimin të të gjithë aparatit shtetëror.


Gjatë përgatitjes të atij shkrimi u njoha edhe me të dhëna për sistemin e pagave në pozicione të larta të degës ekzekutive dhe legjislative si dhe me përfitimet që kishin punonjësit e shërbimit civil në këtë vend.Këto ditë përmes rrugës elektronike pata rastin të njihem me të dhënat më të fundit të mbledhura nga 24/7 Wall Street (11 mars 2011) në disa burime publike lidhur me shpërblimet e zyrtarëve më të lartë shtetërorë amerikanë duke përshkruar 10 postet më të paguara.Këtu nuk përfshihen shpenzimet për kujdesin shëndetësor dhe të pensionit, përfitimet për sigurimin dhe transportin e përfitime të tjera, që i gëzojnë për shkak të detyrave të tyre.

10. Sekretari i Shtetit: Hilary Klinton
Paga bazë vjetore: $186,600
Maksimumi i qëndrimit në detyrë: Zakonisht 8 vjet.
Detyra e mëparshme: Senatore në Nju Jorku
Përshkrimi i detyrës: Sekretari i Shtetit emërohet nga Presidenti për të shërbyer si shefi diplomatik përfaqësues i SHBA.
Përveç mbikëqyrjes të të gjitha veprimtarive të Departamentit të Shtetit, përfshirë ato të ambasadave dhe përfaqësuesit në OKB, Sekretari i Shtetit është përgjegjës për operacionet e jashtme të CIA-s, Departamentit të Mbrojtjes, dhe Departamentit të Sigurisë Kombëtare. Ky pozicion vjen i katërti në zinxhirin e pasuesit për presidencën.

9. Sekretari i Thesarit: Timothi Geitner
Paga bazë vjetore: $191,300
Maksimumi i qëndrimit në detyrë: Zakonisht 8 vjet.
Detyra e mëparshme: President i Rezervës Federale, Bankë e Nju Jorkut.
Përshkrimi i detyrës: I emëruar nga Presidenti, Sekretari i Thesarit shërben si këshilltar kryesor ekonomik për Presidentin. Sipas Departamentit të Thesarit: “Sekretari i Thesarit është përgjegjës për formulimin dhe rekomandimin e politikave të brendshme dhe të jashtme financiare, ekonomike si dhe politikën e taksave, pjesëmarrjen në formulimin e politikave të gjera fiskale që kanë rëndësi të ndjeshme për ekonominë, dhe menaxhon borxhin publik.”

8. Kryetari i Shumicës në Senat: Harri Reid
Paga bazë vjetore: $193,400.
Maksimumi i qëndrimit në detyrë: Pakufizim, zakonisht 4-8 vjet, ose kur Senati ndërron shumicën.
Detyra e mëparshme: Guvernator i Nevadës.
Përshkrimi i detyrës: Kryetari i Shumicës në Senat nuk ka ekzistuar deri në fillim të shekullit të 20-të. Sipas website-t të Senatit të ShBA: “Kryetari duhet të jetë gjithnjë i informuar për problemet kombëtare dhe ndërkombëtare krahas çështjeve legjislative në shqyrtim e sipër. Në sallën e Senatit ai është i ngarkuar nga anëtarët e partisë së tij të diskutojë për të gjitha çështjet në konsultim me ta dhe organet vendimmarrëse të partisë së tij”. Përveç kësaj, kryetari duhet të jetë në kontakt me komitetet e ndryshme dhe mban linjën e komunikimit midis tyre dhe senatit.

7. Kryetari i Rezervës Federale: Benjamin Bernanke
Paga bazë vjetore: $199,700
Maksimumi i qëndrimit në detyrë: 14-28 vjet.
Detyra e mëparshme: Profesor i Ekonomisë në Universitetin Princeton.
Përshkrimi i detyrës: Kryetari i Rezervës Federale është përgjegjës për sistemin bankar federal në ShBA. Si Kryetari i Rezervës Federale, Bernanke dikton dhe shpjegon drejtimin e politikës fiskale të ShBA dhe bashkëpunon me Departamentin e Thesarit.

6. Kryetari i Gjykatës të Lartë: Xhon G. Roberts

Paga bazë vjetore: $217,400
Maksimumi i qëndrimit në detyrë: Për gjithë jetën.
Detyra e mëparshme: Gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Washington, D.C.
Përshkrimi i detyrës: Si kryetar i 9 anëtarëve të Gjykatës të Lartë (Supreme), Roberts është kryetari i sistemit gjyqësor federal të ShBA, dhe efektivisht lideri i degës juridike të qeverisë. Kryetari është gjithashtu përgjegjës për vendosjen e agjendës të gjykatës.

5. Shefi i Shtabeve të Bashkuara të Ushtrisë: Admiral Majkëll Mulen

Paga bazë vjetore: $220,734
Maksimumi i qëndrimit në detyrë: 8 vjet.
Detyra e mëparshme: Shefi i Operacioneve Detare
Përshkrimi i detyrës: Ndërsa presidenti është teknikisht komandanti i Forcave të Armatosura të ShBA, kryetari i shefave të bashkuar të ushtrisë – panel i kombinuar i Ushtrisë, Forcave Ajrore, dhe Marinës – është drejtuesi funksionar i ushtrisë. Shefi i Shtabeve të Bashkuara të Ushtrisë emërohet nga Presidenti.

4. Kryetari (Spikeri) i Dhomës të Kongresit: Xhon Bohner

Paga bazë vjetore: $223,500
Maksimumi i qëndrimit në detyrë: Potencialisht i pakufizuar, si rregull 4-8 vjet.
Detyra e mëparshme: Anëtar i Dhomës të Kongresit të ShBA nga Ohio.
Përshkrimi i detyrës: Kryetari (Spikeri) i Dhomës të Kongresit nuk është ligjërisht e i domosdoshëm të jetë anëtar i Dhomës të Përfaqësuesve, megjithatë nuk ka ndodhur kurrë që të jetë caktuar nga jashtë saj. Roli i spikerit përfshin kryesimin e dhomës dhe vendosjen e agjendës të partisë së tij. Kryetari i Dhomës është i treti në radhë për të zëvendësuar presidentin në rast fatkeqësie të tij.

3. Zëvendës Presidenti: Jozef Bajden

Paga bazë vjetore: $227,300
Maksimumi i qëndrimit në detyrë: 8 vjet.
Detyra e mëparshme: Senator nga Delaware
Përshkrimi i detyrës: Zv/Presidenti është zv/kryetari i degës ekzekutive, dhe ndihmon presidentin në të gjitha çështjet burokratike dhe diplomatike. Zv/Presidenti është gjithashtu zyrtarisht President i Senatit, dhe kryeson të gjitha mbledhjet, ndonëse roli i tij më i rëndësishëm është të shërbejë si ndërlidhës në rast bllokimi të votimit. Zv/Presidenti është gjithashtu i pari në radhë për të zëvendësuar Presidentin nëse ky humb jetën apo bëhet i paaftë për të kryer detyrën.

2. Drejtori i Përgjithshëm i Postave: Patrik R. Donahoe

Paga bazë vjetore: $245,000
Maksimumi i qëndrimit në detyrë: 8 vjet.
Detyra e mëparshme: Një disa pozicione ekzekutive në Shërbimin e Postave të ShBA.
Përshkrimi i detyrës: Donahoe është kreu i shërbimit postar, një pozicion i cili është më i vjetër se Kushtetuta e ShBA. Dikur një pozicion i kabinetit presidencial, tani emërimi për të vjen nga brenda shërbimit. Drejtori i Përgjithshëm ndihmon vendosjen e tarifave postare dhe të shërbimeve si dhe mbikqyr të gjitha ndryshimet e rregullave kryesore.

1. Presidenti: Barack Obama

Paga bazë vjetore: $400,000
Maksimumi i qëndrimit në detyrë: 8 vjet.
Detyra e mëparshme: Senator nga Ilinois
Përshkrimi i detyrës: Presidenti është kreu ekzekutiv, komandanti i forcave të armatosura, udhëheqësi dhe kryetari i kombit. Obama është përgjegjës për një numër të madh të propozimeve dhe emërimeve të funksionarëve të lartë shtetërorë, përfshirë edhe shumicën e posteve të përmendur në këtë listë.
Nga burime të tjera zyrtare del se paga e Presidentit të ShBA përcaktohet në nenin II, seksionin 1 të Kushtetutës amerikane kurse konkretizimi i mëtejshëm është përcaktuar në Kodin e ShBA (Titulli 3, Kreu 2, pika 102). Vëmë në dukje se paga e Presidentit të ShBA ka mbetur e pa ndryshuar në shifrën 200,000 usd në vit për më shumë se tre dekada, nga viti 1969 deri më 2001. Shifra u dyfishua në kohën e Presidencës të G. W. Bush dhe vazhdon e pandryshuar deri më sot./topLajm

Postuar te Bota. Komentet te >Ja kush janë 10 postet shtetërore më të paguara në SHBA Janë të Mbyllura

>Ibrahim Tatlises filloi të flasë

>

“Ai mund të lëvizë dorën e djathtë dhe këmbën e djathtë, të na japë dorën dhe të flasë me ne. Ky është një progres pozitiv”, ka thënë neurokirurgu Ilhan Elmaci. Mjekët kanë njoftuar të mërkurën se pas heqjes nga aparati për frymëmarrje, Ibrahim Tatlises kishte filluar të flasë. 

Megjithatë, sipas mjekëve, rreziku për jetën ende lëviz nga 10 deri në 80 për qind. “Ai mund të lëvizë dorën e djathtë dhe këmbën e djathtë, të na japë dorën dhe të flasë me ne. Ky është një progres pozitiv”, ka thënë neurokirurgu Ilhan Elmaci. 


Ikona turke u plagos të dielën mbrëma nga, siç thuhet, së paku dy sulmues të paidentifikuar, gjatë largimit nga një studio televizive.Ndërkohë, janë angazhuar dhjetë ekipe policore me nga 30 policë, për gjetjen e agresoreve.

Postuar te Bota, Show-Biz. Komentet te >Ibrahim Tatlises filloi të flasë Janë të Mbyllura

>Akullnajat po shkrihen me shpejtësi

>

Një studim i ri ka konstatuar se akullnajat në Groenlandë dhe Antarktidë po shkrihen me një ritëm më të shpejtë. Rezultatet tregojnë se shkrirja e shtresave të akullit po bëhet kontribuesi kryesor në rritjen e nivelit të detit më shumë se sa pritej. 
Ky ishte një ndër studimet më të gjata të bëra deri tani në lidhje me akullnajat. Bazuar në dy dekada matjesh mujore përmes satelitit dhe duke studiuar modelet klimatike rajonale, rezultatet janë të qarta, thotë autori kryesor i këtij studimi Erik Rigno.

“Ajo që po vërejmë në Groenlandë dhe Antarktidë është humbja më e shpejtë e masës së akullnajave. Dhe këto shtresa jo vetëm që po shkrihen në oqean, por humbja e masës po rritet nga viti në vit.”

Autorët kanë vënë re se shkrirja e akullnajave që mbulojnë pjesë të mëdha toke po ndodh tre herë më shpejt se sa shkrirja e akullit në male. Zoti Rigno, ekspert i akullnajave në Universitetin e Kalifornisë dhe në një Laborator të Nasës, thotë se kjo nuk ishte e papritur.

“Tani ata po ecin me të njëjtin ritëm. Por nëse prirjet si për akullin në male ashtu edhe për akullnajat vazhdojnë, kjo do të thotë se akullnajat do të bëhen kontribuesi kryesor në rritjen e nivelit të detit, meqenëse ato kanë më shumë akull.”

Të dhënat nga studimi parashikojnë se deri në vitin 2050, niveli i detit do të rritet me 32 centimetra, 15 prej të cilave do të jenë nga shkrirja e akullnajave në Groenlandë dhe Antarktidë, në se ky proces vazhdon me ritmin e tanishëm. Zoti Rigno thotë se kjo është shumë më e lartë se sa ishte parashikuar nga Komisioni Ndërqeveritar i OKB-së për Ndryshimin e Klimës.

“Kjo do të thotë se disa nga parashikimet që kanë bërë ata në raportin e tyre të fundit vihen në pyetje dhe se roli i akullnajave nuk është dytësor në studimin e rritjes së nivelit të detit në të ardhmen. Përkundrazi, ky është ndër faktorët kryesorë të rritjes së nivelit të detit dhe ky studim e konfirmon këtë.”

Zoti Rigno thotë se studimi vërteton se ngrohja globale është shqetësim i madh dhe i vërtetë, veçanërisht për njerëzit në zonat bregdetare, të cilëve u jep pak kohë për të reaguar ndaj rritjes së nivelit të detit. Ai thotë se ngrohja e oqeaneve mund të përshpejtojë edhe shkrirjen e akullit në pole.

“Nëse këto oqeane po ngrohen, ne duhet të kuptojmë se çfarë ndikimi do të kenë tek akullnajat dhe tek shkëputja dhe lundrimi i tyre në oqeane. Tani shohim se në vendet ku oqeanet po ngrohen, akulli shkrihet më shpejt dhe akullnajat shkëputen më shpejt.”

Zoti Rigno thotë se është e rëndësishme që të vazhdojë monitorimi i akullnajave dhe duke përdorur këtë informacion të kombinuar me të dhënat historike, të ndërtohen modele që mund të parashikojnë më mirë shkrirjen e akullnajave gjatë shekullit të ardhshëm./bw 

Postuar te Bota, Kuriozitet. Komentet te >Akullnajat po shkrihen me shpejtësi Janë të Mbyllura

>Keshtu vallëzohet në DISCO! (Video)

>

Kjo video ka bere xhiro neper bote. Duke e pasur parasysh qe eshte postuar ne web faqe ruse, dyshohet se ky grup shokesh
qe e “shkrijne” duke vallezuar jane nga rajonet sovjetike./toplajm




http://pics.smotri.com/player.swf?file=u19034754ef3&autoStart=false&str_lang=rus&xmlsource=http%3A%2F%2Fpics%2Esmotri%2Ecom%2Fcskins%2Fblue%2Fskin%5Fcolor%2Exml&xmldatasource=http%3A%2F%2Fpics.smotri.com%2Fskin_ng.xml

Postuar te Bota, FUN. Komentet te >Keshtu vallëzohet në DISCO! (Video) Janë të Mbyllura

>Krasniqi: OJQ-të nuk mund t’i rrëzojnë vëllezërit e Gadafit

>

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë pjesë e të ashtuquajturit plan për rrëzimin e Qeverisë dhe të presidentit të Kosovës, por ky plan për këtë subjekt është një farsë që është bërë me popullin e Kosovës.

Duke i quajtur presidentin dhe kryeministri si vëllezër të liderit libian Moamer Gadaff, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi ka thënë se nuk munden OJQ-të ta rrëzojnë këtë qeveri dhe këtë president.
Postuar te Bota, KOSOVË. Komentet te >Krasniqi: OJQ-të nuk mund t’i rrëzojnë vëllezërit e Gadafit Janë të Mbyllura